Category: Lajme

  • Tragedy in Low Livoc, QKUK provides details about the state of Mazum Boguyevci, who remained seriously injured

    The signal newspaper has reported that Mazlum Bogujevci is the person who was seriously injured by the shooting at Livoc of the Low Gjilan on October 9th, where two people lost their lives.

    The signal newspaper had reported that Mazlum Bogujevci was wounded in the incident where Valon Ramushi allegedly killed his wife, Nafije Bogujevci, and her brother, Egzon Bogujevci.

    Regarding the situation of the wounded, the Signal newspaper has contacted the University Clinical Centre in Kosovo ( QKUK), where the Intensiv Medicine Director has announced that the patient has been transferred to further medical treatment at the Abdominal Surgery Clinic.

    Other details concerning his state of health have not been disclosed so far.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hyundai Tucson i ri thyen rekordin, mbi 15 mijë porosi brenda ditës

    Hyundai Tucson i ri thyen rekordin, mbi 15 mijë porosi brenda ditës

    Gjenerata e pestë e Hyundai Tucson ka regjistruar 15.045 porosi paraprake në ditën e parë në Korenë e Jugut, duke thyer rekordin e modelit paraardhës, i cili në vitin 2020 kishte siguruar 10.842 porosi.

    Modeli i ri vjen me një dizajn tërësisht të ri, përmasa më të mëdha dhe një kabinë moderne, me ekran multimedial por edhe me kontrolle fizike.

    Ndërkohë, modeli aktual po vazhdon të shitet me sukses.

    Gjatë vitit 2026, shitjet kanë arritur në 181.687 njësi, 10 për qind më shumë se një vit më parë.

    Hyundai Tucson i ri pritet të dalë në shitje në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027.

    Çmimet zyrtare ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

  • A duhet ta ndiqni vendndodhjen e fëmijës përmes telefonit? Ja çfarë këshillojnë psikologët

    A duhet ta ndiqni vendndodhjen e fëmijës përmes telefonit? Ja çfarë këshillojnë psikologët

    Telefonat inteligjentë dhe orët me GPS u japin prindërve më shumë qetësi, por mbikëqyrja e vazhdueshme mund të ndikojë në marrëdhënien me fëmijët. Ekspertët shpjegojnë si të gjendet ekuilibri ndërmjet sigurisë, privatësisë dhe pavarësisë

    Teknologjia ua ka bërë më të lehtë prindërve të dinë se ku ndodhen fëmijët e tyre. Telefonat inteligjentë, orët me GPS dhe pajisjet për gjurmimin e vendndodhjes përdoren gjithnjë e më shpesh, veçanërisht kur fëmijët fillojnë të shkojnë vetëm në shkollë ose të takohen me shokët.

    Sipas të dhënave të cituara nga revista amerikane Parents, 86 për qind e prindërve të përfshirë në një anketim deklarojnë se e ndjekin vendndodhjen e fëmijëve, ndërsa 71 për qind e bëjnë këtë shpesh.

    Megjithëse këto pajisje mund të ofrojnë siguri shtesë, psikologët paralajmërojnë se përdorimi i tyre pa marrëveshje mund të krijojë ndjenjë kontrolli dhe të cenojë besimin.

    Kur teknologjia u jep fëmijëve më shumë liri

    Psikologia për fëmijë, dr. Rupa Robbins, themeluese e organizatës Tech Positive Parenting, shpjegon se pajisjet e gjurmimit mund të jenë të dobishme për të dyja palët.

    Prindërit ndihen më të qetë, ndërsa fëmijët mund të fitojnë më shumë liri për të lëvizur në mënyrë të pavarur.

    Edhe terapisti familjar, dr. David Simonsen, vëren se teknologjia mund të shmangë shqetësimet e panevojshme.

    Ai përmend rastin e një nëne që arriti ta gjente djalin adoleshent te një mik, pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi në kohën e caktuar. Në vend të panikut, situata përfundoi me një bisedë për komunikimin dhe përgjegjësinë.

    Jo të gjitha pajisjet tregojnë vendndodhjen në kohë reale

    Ekspertët theksojnë se prindërit duhet të kuptojnë kufizimet teknologjike të pajisjeve që përdorin.

    Për shembull, AirTag është krijuar kryesisht për gjetjen e sendeve personale, si çelësat apo çantat, dhe jo për ndjekjen e vazhdueshme të fëmijëve.

    Vendndodhja e tij përditësohet në varësi të pajisjeve të afërta të rrjetit Apple, prandaj informacioni mund të mos jetë gjithmonë aktual.

    Telefonat dhe orët inteligjente me GPS dhe lidhje të përshtatshme mund të jenë alternativa më funksionale, megjithëse as ato nuk garantojnë saktësi të pandërprerë.

    Asnjë pajisje nuk e zëvendëson edukimin për sigurinë

    Dr. Robbins thekson se gjurmimi nuk duhet t’i zëvendësojë bisedat me fëmijët për rreziqet e përditshme.

    Fëmijët duhet të mësojnë si të reagojnë ndaj personave të panjohur, kujt t’i drejtohen për ndihmë dhe çfarë të bëjnë kur humbasin orientimin.

    Ata duhet të dinë gjithashtu si të respektojnë marrëveshjet familjare dhe të komunikojnë kur ndryshojnë planet.

    Për fëmijët e vegjël, një pajisje gjurmimi nuk mund ta zëvendësojë mbikëqyrjen e një të rrituri përgjegjës.

    Should you follow your child’s location over the phone? Consider the advice of psychologists

    Gabimi që mund të dëmtojë besimin ndërmjet prindit dhe fëmijës

    Problemet fillojnë sidomos kur prindërit aktivizojnë gjurmimin pa dijeninë e fëmijës.

    Nëse fëmija zbulon se po ndiqet fshehurazi, mund ta përjetojë këtë si mungesë besimi dhe shkelje të privatësisë.

    Sipas dr. Robbins, ndjenja e mbikëqyrjes së vazhdueshme mund ta bëjë fëmijën më pak të gatshëm t’u tregojë prindërve për vështirësitë që përjeton.

    Prandaj, para përdorimit të teknologjisë, prindërit duhet ta pyesin veten nëse ekziston një shqetësim konkret për sigurinë apo nëse vendimi buron kryesisht nga ankthi i tyre.

    Gjurmimi i vazhdueshëm nuk është domosdoshmërisht zgjidhje për frikën prindërore.

    Si t’ia shpjegoni fëmijës nevojën për gjurmim?

    Psikologët këshillojnë që pajisja të paraqitet si mundësi për më shumë pavarësi, jo si ndëshkim apo shprehje mosbesimi.

    Në vend që t’i thoni fëmijës se nuk i besoni, shpjegojini se ende po mësoheni me faktin që ai po lëviz gjithnjë e më shumë pa shoqërimin tuaj.

    Është e rëndësishme edhe ta përfshini në vendimmarrje. Pyeteni në cilat situata do të ndihej rehat me ndarjen e vendndodhjes dhe cilat kufizime do t’i konsideronte të drejta.

    Disa familje zgjedhin ta ndajnë vendndodhjen në të dyja drejtimet, në mënyrë që edhe fëmijët të shohin ku ndodhen prindërit. Të tjera e aktivizojnë vetëm gjatë rrugës për në shkollë ose në udhëtime.

    Marrëveshja duhet të ndryshojë me rritjen e fëmijës

    Sipas psikologëve të cituar nga Parents, është e dobishme që familja të caktojë një periudhë prove dhe më pas të bisedojë për përvojën.

    Pas një jave ose një muaji, prindërit dhe fëmijët mund të vlerësojnë nëse gjurmimi është ende i nevojshëm dhe nëse marrëveshja duhet ndryshuar.

    Me rritjen e fëmijës, duhet të rritet edhe hapësira për pavarësi dhe përgjegjësi personale.

    Qëllimi nuk është që prindërit ta dinë çdo çast ku ndodhet fëmija, por ta ndihmojnë atë të mësojë të jetë i sigurt edhe kur ata nuk janë pranë. Sepse teknologjia mund të tregojë vendndodhjen, por besimi ndërtohet përmes komunikimit. /Telegrafi/

  • Should you follow your child’s location over the phone? Consider the advice of psychologists

    Should you follow your child’s location over the phone? Consider the advice of psychologists

    Smart phones and GPS watches give parents more peace, but constant supervision can affect their relationship with their children. Experts explain how to find the balance between security, privacy and independence

    Technology has made it easier for parents to know where their children are. Smart phones, GPS watches, and location tracking devices are used more and more frequently, especially when children start going to school only or meet friends.

    According to data quoted by American magazine Parents, 86 percent of parents involved in a survey claim to follow their children’s whereabouts, while 71 percent do so often.

    Although these devices may offer additional security, psychologists warn that their use without agreement can create a sense of control and violate trust.

    When Technology Gives Children More Freedom

    Child psychologist Dr. Rupa Robbins, founder of the organisation Tech Posive Parenting, explains that tracking equipment can be useful for both sides.

    Parents feel calmer, and children can gain more freedom to move independently.

    Family therapist Dr. David Simonsen notes that technology can avoid unnecessary worries.

    He mentions a mother who was able to find her teenage son in a friend because he had not returned home at the appointed time. Instead of panic, the situation ended with a conversation about communication and responsibility.

    Not all devices indicate location in real time

    Experts stress that parents should understand the technological limitations of equipment they use.

    For example, AirTag has been created primarily for finding personal items, such as keys or bags, rather than for the ongoing pursuit of children.

    Its location is updated according to nearby Apple network equipment, so information may not always be current.

    GPS phones and smart watches and appropriate connections can be more functional, even though they do not guarantee constant accuracy.

    No Safety Education Replaces

    Dr. Robbins points out that tracking should not replace conversations with children about daily dangers.

    Children need to learn how to react to strangers, to whom to turn for help, and what to do when they lose their orientation.

    They should also know how to respect family agreements and communicate when plans change.

    For young children, a tracking device cannot replace the oversight of a responsible adult.

    Should you follow your child’s location over the phone? Consider the advice of psychologists

    A error that could damage trust between parent and child

    Problems are especially common when parents activate their child’s tracking.

    If a child finds that he is secretly being pursued, he may experience this as a lack of trust and a lack of privacy.

    According to Dr. Robbins, a feeling of constant oversight, may make the child less willing to tell parents about the challenges you experience.

    Hence, before using technology, parents need to ask themselves whether there is a real security concern or whether the decision stems primarily from their anxiety.

    Continued tracking is not necessarily the solution to parental fears.

    How Can You Explain Your Child’s Need for Tracking?

    Psychologists recommend that the device be presented as an opportunity for more independence, not as punishment or an expression of disbelief.

    Instead of telling your child that you do not believe him, explain that you are still getting used to the fact that he is moving more and more without your association.

    It is also important to include your decision – making. Ask him what situation he would feel comfortable with sharing his whereabouts and what restrictions he would consider right.

    Some families choose to divide their location in both directions so that children can see where their parents are. Others activate only on their way to school or on trips.

    Agreement must change with child rearing

    According to psychologists quoted by Parents, it is helpful for the family to set up a trial period and then discuss the experience.

    After a week or a month, parents and children can evaluate whether tracking is still necessary and whether the agreement needs to be changed.

    As a child grows, so should room for independence and personal responsibility.

    The purpose is not to let parents know where the child is but to help him learn to be secure even when they are not near. Because technology can indicate location, but trust is built through communication. /Telegraphy/

  • Protesta në disa vende të Evropës, përleshje me policinë dhe arrestime

    Protesta në disa vende të Evropës, përleshje me policinë dhe arrestime

    Protesta janë zhvilluar në Francë, Belgjikë, Itali, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi, ku në disa qytete janë regjistruar përleshje me policinë, arrestime dhe përdorim i gazit lotsjellës.

    Francë: Gati 1,000 të arrestuar gjatë protestave

    Protestat në Francë janë shoqëruar me incidente në disa qytete, përfshirë Parisin, Marsejën, Nantën, Grenoblen dhe Tuluzën.

    Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, njoftoi se deri në orën 19:30 ishin ndaluar gati 1,000 persona në të gjithë vendin. Më herët, deri në orën 13:00, autoritetet kishin raportuar 135 arrestime.

    “Për krahasim, në të njëjtën kohë gjatë protestave të 17 tetorit, pati 385 arrestime”, tha Nunez, sipas televizionit BFM TV.

    Sipas Ministrisë së Brendshme, në protestat e ditës morën pjesë rreth 410,000 persona, ndërsa sindikata CGT vlerësoi se numri i demonstruesve arriti në rreth 800,000.

    Në Paris, protestuesit dëmtuan xhamat e një koncesionari automjetesh në zonën e Porte de Vincennes. Prefektura e policisë deklaroi se më shumë se 500 persona sulmuan efektivët në Cours de Vincennes.

    Në Nantë u grabit dhe u dëmtua një dyqan, ndërsa policia arrestoi gjashtë persona. Në Grenoble, një grup prej rreth 400 personash të maskuar sulmoi policinë me mjete piroteknike dhe objekte të tjera. Në Tuluzë, një person pësoi dëmtime të rënda në dorë pas përfundimit të demonstratës.

    Ministri Nunez tha se kolonat e protestuesve ishin kryesisht paqësore, por shtoi se grupe të caktuara u përpoqën të shkaktonin trazira dhe të kryenin akte kriminale.

    Protestuesit kërkuan ruajtjen e lirive civile, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe investime më të mëdha në shërbimet publike. Në demonstrata morën pjesë studentë, sindikalistë dhe mbështetës të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”.

    Policia përdor gaz lotsjellës dhe sprej me piper në Bruksel

    Policia belge përdori gaz lotsjellës dhe sprej me piper gjatë protestave në Bruksel, ku demonstruesit kundërshtuan reformat në arsim, rritjen e kostove të studimit dhe dhunën policore.

    Sipas televizionit flamand VRT, tensionet u përshkallëzuan pasi një grup protestuesish provokoi policinë dhe theu një kordon policor.

    Policia përgatiti gjithashtu një top uji dhe u bëri thirrje demonstruesve të largoheshin drejt pjesës jugore të kryeqytetit belg.

    Disa qindra persona u mblodhën në Sheshin Albertina, ndërsa policia kontrolloi protestuesit dhe sekuestroi sende që, sipas autoriteteve, mund të përdoreshin për të shkaktuar dëme materiale.

    Pjesëmarrësit brohoritën slogane antifashiste dhe kundër asaj që e cilësuan si shtet policor. Protestat u organizuan nga disa organizata dhe grupe studentore.

    Një javë më parë, më 17 tetor, qindra persona kishin protestuar në Bruksel kundër rritjes së kostove të arsimit dhe reformave që, sipas organizatorëve, mund ta vështirësojnë qasjen në arsimin e lartë.

    Arrestime në Romë, masa të shtuara sigurie në Milano

    Në disa qytete italiane u zhvilluan protesta kundër qeverisë, rritjes së kostos së jetesës dhe përfshirjes së Italisë në konflikte ndërkombëtare.

    Në Milano, disa qindra protestues u mblodhën në Piazza Cairoli, duke brohoritur slogane kundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj. Në Torino, protestuesit dogjën një fotografi të madhe të kryeministres në Piazza Castello.

    Në Romë, marshimi me sloganin “Italia jashtë luftës” nisi në Piazza della Repubblica dhe vazhdoi drejt Via dei Fori Imperiali. Pjesëmarrësit mbanin flamuj palestinezë, kubanë, libanezë dhe italianë, si dhe pankarta kundër luftës dhe NATO-s.

    Sipas agjencisë italiane Adnkronos, numri i të rinjve të ndaluar ose të kontrolluar nga policia në Romë kaloi 100, ndërsa 23 persona të tjerë u ndaluan në disa sheshe. Autoritetet raportuan se gjatë kontrolleve u gjetën sende të tilla si sprej, doreza, maska dhe kapuçë që mbulojnë fytyrën.

    Në Padova, policia ndaloi katër të mitur, të moshës 14 deri në 17 vjeç, në çantat e të cilëve u gjetën tri kuti me fishekzjarrë.

    Ndërkohë, Milano u vu në gatishmëri të lartë pas incidenteve dhe grabitjeve të raportuara gjatë fundjavës së kaluar.

    Arrestimi i Youssef Siherit në Milano

    Në një zhvillim tjetër, Youssef Siher u ndalua të shtunën në mëngjes dhe u mor në pyetje nga policia në Milano.

    Sipas raportimeve, hetuesit dyshojnë se ai administronte një faqe në Instagram dhe se mund të ketë nxitur kryerjen e veprave penale dhe organizimin e akteve të dhunshme gjatë tubimeve publike. Po hetohen gjithashtu dyshime për rrethana rënduese të lidhura me qëllime terroriste dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit.

    Hetimi drejtohet nga departamenti antiterrorizëm i prokurorisë së Milanos. Dyshimet e raportuara janë objekt hetimi dhe nuk përbëjnë konstatim fajësie.

    13 persona të plagosur gjatë protestave në Tiranë

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se 13 persona u plagosën gjatë protestave në Tiranë, përfshirë protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias.

    Sipas ministrisë, nëntë persona u trajtuan në Klinikën Universitare të Traumatologjisë, mes tyre shtatë protestues dhe dy përfaqësues të medias.

    Njëri prej protestuesve pësoi dëmtim në sy dhe iu nënshtrua ekzaminimeve shtesë, por, sipas njoftimit, jeta e tij nuk ishte në rrezik. Pesë persona u larguan nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa katër protestues vazhduan ekzaminimet dhe trajtimin.

    Një protestues tjetër dhe një efektiv policie u trajtuan në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas u liruan. Dy efektivë të tjerë, me dëmtime në sy, morën trajtim në Poliklinikën e Shërbimeve të Specializuara Nr. 2.

    Protestat e udhëhequra nga studentët kanë vijuar prej 12 ditësh, fillimisht për shkak të pakënaqësisë me gjendjen e arsimit, kostot e studimit dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë. Më pas, ato janë zgjeruar në demonstrata kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesa për dorëheqjen e tij.

    Gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, mbështetës të Partisë Demokratike hodhën gurë drejt ndërtesës, ndërsa disa demonstrues u vunë flakën kontejnerëve.

    Spanjë: Dhjetëra mijëra protestojnë kundër privatizimit të pensioneve

    Në Madrid u zhvillua një protestë e madhe në mbrojtje të sistemit publik të pensioneve dhe kundër përpjekjeve për privatizimin e tij.

    Sipas organizatorëve, në marshim morën pjesë rreth 50,000 persona, ndërsa delegacioni qeveritar vlerësoi numrin e pjesëmarrësve në rreth 25,000, raportoi transmetuesi publik RTVE.

    Protesta u organizua nga Koordinimi Shtetëror për Mbrojtjen e Sistemit Publik të Pensioneve (COESPE). Pjesëmarrësit marshuan nga stacioni i trenit Atocha drejt rrugës Alcalá, duke mbajtur pankarta me mesazhet “Pensione të Garantuara” dhe “Mbroni Pensionet”.

    Zëdhënësja kombëtare e organizatës, Francisca Lopez, kërkoi që pensionet të përshtaten me indeksin real të çmimeve të konsumit, me qëllim ruajtjen e fuqisë blerëse të pensionistëve.

    Sistemi i pensioneve, kostoja e jetesës dhe kriza e strehimit mbeten ndër temat kryesore të debatit politik në Spanjë.

    Turqi: Mijëra qytetarë protestojnë kundër presionit ndaj mediave

    Mijëra persona u mblodhën në Stamboll dhe Ankara për të protestuar kundër asaj që organizatorët e cilësojnë si rritje të presionit ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura.

    Sipas portalit Turkish Minute, të paktën 3,000 persona morën pjesë në një tubim në pjesën aziatike të Stambollit. Protestuesit mbanin fotografi të gazetarëve të burgosur dhe brohoritën slogane kundër censurës dhe ndalimit të gazetarëve.

    Protestat u organizuan nga disa shoqata profesionale, përfshirë Unionin e Gazetarëve Turq (TGS), Shoqatën e Gazetarëve Turq (TGC), Këshillin e Shtypit dhe Shoqatën e Gazetarëve Bashkëkohorë (CGD).

    “Ne, organizatat profesionale të gazetarisë që përfaqësojmë gazetarë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtën e publikut për informacion dhe kërkimin e së vërtetës, themi: ‘Mjaft më! Nuk marrim dot frymë!’”, thuhet në deklaratën e përbashkët të organizatorëve.

    Ata kundërshtuan arrestimet e gazetarëve, mbylljen e mediave dhe kufizimet ndaj raportimit të pavarur, duke theksuar se liria e medias është një e drejtë e të gjithë shoqërisë.

    Sipas Unionit të Gazetarëve Turq, 11 gazetarë janë burgosur gjatë dy muajve të fundit, ndërsa disa media janë mbyllur.

    Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) shprehu solidaritet me gazetarët dhe punonjësit e medias që morën pjesë në protesta.

    Burimi: RTKLive

  • Bes Kallaku reagon pas plagosjes së mikut të tij në protestë, dyshohet se u godit në sy me plumb gome

    Bes Kallaku reagon pas plagosjes së mikut të tij në protestë, dyshohet se u godit në sy me plumb gome

    Aktori Bes Kallaku ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

    Kallaku bëri të ditur se i riu është mik i tij i afërt dhe shprehu shqetësimin për gjendjen e tij.

    Në reagimin e publikuar në Instagram, aktori e përshkroi Vishkullin si një nga djemtë më të mirë që ka njohur, duke theksuar se ai kishte marrë pjesë në protestë për bindjet dhe vlerat e tij patriotike.

    Sipas raportimeve, 28-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në sy, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome.

    Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

    Ndërkohë, pretendimet se Vishkulli mund të ketë humbur syrin nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

    Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor. /Telegrafi/

  • Videoja që po bën bujë, roboti demonstron aftësi mbresëlënëse luftarake

    Videoja që po bën bujë, roboti demonstron aftësi mbresëlënëse luftarake

    Kompania kineze Unitree Robotics ka prezantuar robotin e ri humanoid H2-X Kung Fu Legend Guardian, përmes një videoje që tregon aftësitë e tij fizike.

    Në video, roboti shihet duke shqelmuar dyert e veturave, duke rënë nga një lartësi prej rreth katër metrash, duke çarmatosur një person me thikë dhe duke ngritur një veturë për të shpëtuar një person të bllokuar poshtë saj.

    Sipas kompanisë, roboti ka autonomi në gjendje gatishmërie deri në rreth tetë orë.

    Megjithatë, Unitree nuk ka bërë të ditur çmimin apo datën e lansimit, ndërsa mbetet e paqartë nëse demonstrimet janë kryer plotësisht në mënyrë autonome.

    Videoja ka marrë miliona shikime, duke nxitur reagime të shumta.

    Ndërsa disa përdorues kanë shprehur habi për lëvizjet gjithnjë e më të ngjashme me ato të njeriut, të tjerë kanë ngritur shqetësime për përdorimin e robotëve në veprime luftarake.

    Kompania e prezantoi robotin me mesazhin se ai synon të ofrojë performancë të fuqishme për mbrojtje dhe siguri, duke bërë thirrje që të përdoret në mënyrë të sigurt dhe miqësore. /Telegrafi/

  • Studimi britanik zbulon: Humbja e vetëm 5% të peshës pas moshës 50-vjeçare mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

    Studimi britanik zbulon: Humbja e vetëm 5% të peshës pas moshës 50-vjeçare mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

    Studimi britanik zbulon: Humbja e vetëm 5% të peshës pas moshës 50-vjeçare mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

    Humbja e një sasie relativisht të vogël të peshës trupore gjatë moshës së mesme mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Një studim i ri nga studiuesit e University College London (UCL) ka gjetur se personat që humbën të paktën 5 për qind të peshës së tyre rreth moshës 50-vjeçare dhe arritën ta ruanin këtë rezultat, kishin tregues të shëndetit kardiovaskular të krahasueshëm me ata të personave që kishin mbajtur peshë të shëndetshme gjatë gjithë jetës së rritur.

    Në studim u analizuan të dhënat e më shumë se 6.000 personave të lindur në Britaninë e Madhe në vitin 1958, duke përcjellë ndryshimet në peshën dhe gjendjen e tyre shëndetësore për disa dekada.

    Sipas rezultateve, rreth 6 për qind e pjesëmarrësve kishin humbur të paktën 5 për qind të peshës trupore deri në moshën 50-vjeçare dhe e kishin ruajtur këtë reduktim deri në moshën 55-vjeçare.

    Kur arritën moshën 62-vjeçare, këta persona shfaqën tregues të tensionit të gjakut, kolesterolit dhe inflamacionit të krahasueshëm me ata të njerëzve që kishin mbajtur peshë të shëndetshme gjatë pjesës më të madhe të jetës së rritur.

    Në të kundërt, personat që kishin vazhduar të shtonin peshë, veçanërisht ata që kishin kaluar në kategorinë e obezitetit, shfaqnin tregues më pak të favorshëm të shëndetit kardiovaskular dhe metabolik.

    Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar

    Kardiologu Francesco Lo Monaco, i specializuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, vlerësoi se rezultatet japin një mesazh inkurajues për personat që dëshirojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre pas moshës 50-vjeçare.

    Sipas tij, edhe ndryshimet modeste dhe të qëndrueshme në peshë mund të jenë një objektiv i vlefshëm për personat me mbipeshë, ndërsa dietat ekstreme duhen shmangur.

    Eksperti rekomandon që vaktet të përmbajnë proteina, perime dhe karbohidrate të pasura me fibra, pasi ky kombinim mund të ndihmojë në ruajtjen e ndjenjës së ngopjes dhe kontrollin e oreksit.

    Ai sugjeron gjithashtu zëvendësimin e një pjese të karbohidrateve të rafinuara me bishtajore, konsumimin e frutave të plota në vend të lëngjeve dhe shtimin e perimeve në vaktet e përditshme.

    Ruajtja e muskujve dhe aktiviteti fizik kanë rëndësi

    Kardiologu thekson se dobësimi nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri që tregon peshorja. Me kalimin e moshës, ruajtja e masës dhe forcës muskulore bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për lëvizshmërinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

    Për këtë arsye, ndryshimet në ushqyerje rekomandohet të shoqërohen me aktivitet fizik të rregullt, ecje dhe ushtrime force të përshtatura me aftësitë dhe gjendjen shëndetësore të secilit person.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se analiza ishte vëzhguese dhe nuk provon se humbja e peshës ishte shkaku i drejtpërdrejtë i përmirësimit të treguesve shëndetësorë. Faktorë të tjerë, përfshirë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, mund të kenë ndikuar gjithashtu në rezultate.

    Gjetjet sugjerojnë se për disa persona me mbipeshë, humbja e rreth 5 për qind të peshës trupore dhe ruajtja e saj mund të lidhet me përfitime afatgjata për shëndetin e zemrës. Mesazhi kryesor është se ndryshimet pozitive janë të mundshme edhe pas moshës 50-vjeçare, veçanërisht kur bëhen gradualisht dhe mbahen në vazhdimësi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nesër mbahen homazhet për artisten kosovare Rinesancë

    Pas ndarjes nga jeta në moshë të re të artistes kosovare Rinesancë, familjarët e saj kanë njoftuar për organizimin e homazheve në nderim të saj.

    Sipas njoftimit të familjes, homazhet do të mbahen të dielën, më 25 tetor, duke filluar nga ora 17:00.

    Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Erb&Good, në adresën 171 King Street South, Waterloo, Ontario, në Kanada.

    Familjarët kanë bërë publike detajet e ceremonisë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë dhe t’i japin lamtumirën e fundit artistes.

    Ndarja e saj nga jeta në moshë të re ka lënë pikëllim te familjarët dhe ata që e kanë njohur dhe vlerësuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo artist Ringesca’smazes held tomorrow

    Following the break-up from the young life of Kosovo artist Ringesca, her family has announced that the organisation of holidays in her honour.

    According to the family’s announcement, the views will be held on Sunday, October 25, starting at 5:00.

    The ceremony will take place at the Erb&Good facilities at 171 King Street South, Waterloo, Ontario, Canada.

    Family members have made public the details of the ceremony for all who want to participate and bid final farewell to the artist.

    She has left grief for her family and for those who have known and appreciated her.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal