Videoja që po bën bujë, roboti demonstron aftësi mbresëlënëse luftarake

Videoja që po bën bujë, roboti demonstron aftësi mbresëlënëse luftarake

Written by

in

Kompania kineze Unitree Robotics ka prezantuar robotin e ri humanoid H2-X Kung Fu Legend Guardian, përmes një videoje që tregon aftësitë e tij fizike.

Në video, roboti shihet duke shqelmuar dyert e veturave, duke rënë nga një lartësi prej rreth katër metrash, duke çarmatosur një person me thikë dhe duke ngritur një veturë për të shpëtuar një person të bllokuar poshtë saj.

Sipas kompanisë, roboti ka autonomi në gjendje gatishmërie deri në rreth tetë orë.

Megjithatë, Unitree nuk ka bërë të ditur çmimin apo datën e lansimit, ndërsa mbetet e paqartë nëse demonstrimet janë kryer plotësisht në mënyrë autonome.

Videoja ka marrë miliona shikime, duke nxitur reagime të shumta.

Ndërsa disa përdorues kanë shprehur habi për lëvizjet gjithnjë e më të ngjashme me ato të njeriut, të tjerë kanë ngritur shqetësime për përdorimin e robotëve në veprime luftarake.

Kompania e prezantoi robotin me mesazhin se ai synon të ofrojë performancë të fuqishme për mbrojtje dhe siguri, duke bërë thirrje që të përdoret në mënyrë të sigurt dhe miqësore. /Telegrafi/