Category: Lajme

  • Trazirat e javës së kaluar alarmojnë Italinë, ushtarët dalin në rrugë

    Trazirat e javës së kaluar alarmojnë Italinë, ushtarët dalin në rrugë

    Autoritetet italiane kanë vendosur qindra ushtarë shtesë dhe kanë rritur sigurinë në qytetet kryesore, ndërsa një valë e re demonstratash ngjall frikën për dhunë të mëtejshme pas përleshjeve të fundjavës së kaluar midis protestuesve dhe policisë.

    Protesta janë planifikuar në Milano, Romë, Torino, Napoli dhe disa qytete të tjera, me demonstruesit që shprehin zemërim për rritjen e kostove të jetesës, pagat e ulëta, shpenzimet ushtarake dhe politikat qeveritare.

    Milano është në gatishmëri të lartë pas trazirave të dhunshme më 17 dhe 18 tetor, kur përleshjet me policinë, vandalizmi dhe plaçkitjet shkaktuan dëme të mëdha në qendër të qytetit.

    Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka urdhëruar vendosjen e 500 ushtarëve shtesë në Milano, duke përforcuar forcat e sigurisë që janë tashmë të stacionuara në qytet.

    Autoritetet kanë futur gjithashtu mbikëqyrje me dronë, kontrolle në stacionet hekurudhore dhe njësi reagimi të shpejtë për të parandaluar çrregullime të mëtejshme.

    Policia italiane kreu më shumë se 150 kontrolle në Milano, Monza dhe rreth 20 qytete të tjera, si pjesë e hetimeve për dhunën e fundjavës së kaluar.

    Sipas njoftimeve, bastisjet kishin në shënjestër individë të dyshuar për përfshirje në trazira, përfshirë studentë dhe të mitur. /Telegrafi/

  • Arsenali fiton ndaj Evertonit dhe vazhdon ndjekjen e kreut në Ligën Premier

    Arsenali fiton ndaj Evertonit dhe vazhdon ndjekjen e kreut në Ligën Premier

    Arsenali ka shënuar fitore 2-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Ligës Premier, duke vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës.

    Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e zhbllokoi rezultatin që në minutën e shtatë, kur Ezri Konsa shënoi pas një goditjeje nga këndi, duke kaluar londinezët në epërsi prej 1-0.

    Arsenali vazhdoi të kërkonte golin e dytë dhe krijoi disa mundësi të mira, por Mikel Merino dhe Noni Madueke nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.

    Në fund të pjesës së parë, Merino rrezikoi sërish me kokë pas një goditjeje dënimi të Declan Rice, por topi përfundoi mbi traversë.

    Në pjesën e dytë, Evertoni tentoi të rikthehej në lojë, por Arsenali arriti ta dyfishonte epërsinë në minutën e 68-të.

    Ben White dërgoi një top të mirë në zonë, ndërsa Gabriel e dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke vulosur epërsinë 2-0.

    Pas golit të dytë, të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

    Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 21 pikëve dhe mban vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier, duke vazhduar ndjekjen e kreut./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Nga nesër mot i paqëndrueshëm, me shi, mjegull dhe erë të fortë në disa zona

    Nga nesër mot i paqëndrueshëm, me shi, mjegull dhe erë të fortë në disa zona

    Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka informuar se nga nesër, vendi do të ketë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu.

    Nga DPHM thonë se mjegulla gjatë orëve të paradites mund të vështirësojë dukshmërinë në disa lugina, ndërsa sipas tyre as pasditja nuk do të jetë plotësisht e qetë, pasi në disa zona priten reshje të herëpashershme.

    DPHM bëri të ditur se në Shkup, dita do të nisë me mundësi për mjegull, ndërsa më vonë priten reshje lokale shiu dhe se do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. DPHM për ditën e hënë theksoi se moti do të jetë kryesisht me vransira të ndryshueshme.

    “Mot me vranësira të ndryshueshme. Gjatë paradites, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 50 km/h”, thuhet në njoftimin e DPHM-së.

    Ditën e martë moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të lehta lokale.

  • By tomorrow’s unstable, rainy, fog, and strong wind in some areas

    The Directorate for Hydrometeological Work informed us that tomorrow, the country will have unstable weather, rainfall.

    DHM says that fog during morning hours can make it difficult to see in some valleys, while they feel that afternoon will not be completely calm, as occasional rainfall is expected in some areas.

    The DPHM announced that in Skopje, the day will start with opportunities for fog, while local rainfall is later expected and that it will blow weak to average from southeastern direction. Monday’s DHM stressed that the weather will mostly be with variable scars.

    Mot with variable clouds. During the morning, there will be conditions in some valleys for the appearance of fog. Mostly in the mountainous areas, there will be poor rainfall. It will blow a weak wind to the average, while in some parts along the Vardar Valley, occasionally there will be a reinforced wind from the northern direction, with speed over 50km/hʹ, it is said at the DHM report.

    On Tuesday weather is expected to be sunny and light local clouds.

  • iPhone Duo, koncepti që të lejon të luash Subway Surfers dhe të shikosh TikTok-un njëkohësisht

    iPhone Duo, koncepti që të lejon të luash Subway Surfers dhe të shikosh TikTok-un njëkohësisht

    iPhone Duo, koncepti që të lejon të luash Subway Surfers dhe të shikosh TikTok-un njëkohësisht

    Një koncept i pazakontë i telefonit të quajtur iPhone Duo po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale, me një ide që kombinon lojën Subway Surfers dhe videot e shkurtra të TikTok-ut në të njëjtën kohë.

    Ideja luan me mënyrën se si përdoruesit konsumojnë përmbajtje në telefonat inteligjentë, duke kaluar vazhdimisht nga një aplikacion te tjetri. Në vend që të zgjedhin mes lojës dhe videove, koncepti u mundëson t’i shijojnë të dyja paralelisht.

    Kombinimi i dy formave të njohura të argëtimit është edhe një koment humoristik për shpërqendrimin e vazhdueshëm dhe përdorimin intensiv të telefonave.

    Megjithatë, iPhone Duo nuk duhet ngatërruar me një produkt zyrtar të Apple. Pa një njoftim nga kompania, ai mbetet një koncept që satirizon zakonet e përdoruesve të telefonave inteligjentë, e jo një pajisje e konfirmuar për treg.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • iPhone Duo, the concept that allows you to play Subway Surfers and watch TikTok simultaneously

    An unusual concept of the phone called iPhone Duo is drawing attention to social networks, with an idea that combines the Subway Surfers and TikTok shorts at the same time.

    The idea plays with the way users consume content on intelligent phones, constantly moving from one app to another. Instead of choosing between play and video, the concept allows them to enjoy both in parallel.

    The combination of two popular forms of recreation is also a moody comment on constant distractions and intense use of telephones.

    However, iPhone Duo should not be confused with an official Apple product. Without an announcement from the company, it remains a concept that satirizes the habits of intelligent phone users, not a confirmed market device.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Protesta në Tiranë, 8 persona kërkuan ndihmë mjekësore në QSUT dhe Trauma

    Protesta në Tiranë, 8 persona kërkuan ndihmë mjekësore në QSUT dhe Trauma

    Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin Universitar të Traumës pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të të lënduarve, bazuar në të dhënat e mbledhura deri në orën 16:30.

    Sipas njoftimit zyrtar, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë ndihmën e parë një deputet, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.

    Ministria bën me dije se gjendja e tyre është mbajtur nën kontroll dhe se “të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit”.

    Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

    Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se gjendja e personave të trajtuar në të dyja strukturat spitalore paraqitet e stabilizuar.

    Bilanci paraprak i të lënduarve:

    QSUT: 6 persona, mes tyre një deputet, një përfaqësuese e medias dhe 4 protestues.

    Spitali i Traumës: 2 persona, një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

    Ministria e Shëndetësisë thekson se “gjendja shëndetësore paraqitet stabël”, ndërsa të gjithë personat e trajtuar në QSUT kanë dalë nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore.

    Burimi: RTKLive

  • Protest in Tirana, 8 people sought medical assistance at QSUT, Trauma

    Eight people have received medical assistance at the QSUT and the University Trauma Hospital after the protest held today in Tirana.

    The Ministry of Health and Social Management has published the initial balance of the injured, based on data collected by 16:30.

    According to the official announcement, at Mother Teresa’s University Hospital Centre they received first aid from an MP, a media representative and four protesters.

    The ministry suggests that their situation is kept under control and that all injured have left the hospital after receiving treatment.

    Meanwhile, an effective police and a media representative have been treated at the University Trauma Hospital.

    Health authorities confirm that the state of persons treated in both hospital facilities is presented as stabilised.

    The initial balance of the injured:

    QSUT: 6 people, among them an MP, a media representative and 4 protesters.

    Trauma Hospital: 2 people, an effective police officer and a media representative.

    The Health Ministry stresses that the health situation is presented stable, while all persons treated at the QSUT have left the hospital after receiving medical aid.

    Source Layer: RTKLive

  • Të lënduar gjatë protestës në Shqipëri, tetë persona morën ndihmë mjekësore

    Të lënduar gjatë protestës në Shqipëri, tetë persona morën ndihmë mjekësore

    Tetë persona kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme në Shqipëri, sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

    Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë trajtuar gjashtë persona: një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.

    Ministria njoftoi se të gjithë kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.

    Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas njoftimit zyrtar, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

    Burimi: Dukagjini

  • Injured during protest in Albania, eight persons received medical assistance

    Eight people have received medical treatment after injuries suffered during today’s protest in Albania, according to data released by the Ministry of Health and Social Health.

    Six people have been treated at the University Hospital Centre Mother Teresa: a Albanian Parliament MP, a media representative and four protesters.

    The ministry announced that everyone left the hospital after receiving medical aid.

    Meanwhile, an effective police and a media representative have been treated at the University Trauma Hospital. According to the official announcement, their state of health is stable.

    Source Layer: Dukeagini