Category: Lajme

  • Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat paraprake: Tetë të lënduar në protestë, mes tyre një deputet

    Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat paraprake: Tetë të lënduar në protestë, mes tyre një deputet

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc paraprak lidhur me personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë zhvillimeve dramatike të protestës së sotme, sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 16:30.

    Sipas njoftimit zyrtar, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë marrë ndihmën e parë “një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues”. Struktura spitalore bën me dije se situata e tyre ka qenë nën kontroll dhe se “të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit”.

    Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë trajtuar “një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias”. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se për të gjithë personat e shtruar në të dyja spitalet, “gjendja shëndetësore paraqitet stabël”.

  • The Health Ministry provides preliminary data: Eight injured in protest, among them an MP

    The Ministry of Health and Social Management has published a preliminary balance concerning those who have sought medical assistance during the dramatic developments of today’s protest, according to data collected by 16:30.

    According to official announcement, at Mother Teresa’s University Hospital Centre ( QSUT has received first aid A Albanian Parliament MP, a media representative, and four protesters. Hospital facility suggests their situation has been under control and that Everyone injured left the hospital after receiving treatment.

    Meanwhile, at the University Trauma Hospital ( SUT) have been treated A police effective and media representative. Health authorities confirm that for all people laid down in both hospitals, Health situation presented stable.

  • Katër shenjat e horoskopit që thonë “po” pa u menduar dy herë: Aventurat e papritura janë dobësia e tyre

    Katër shenjat e horoskopit që thonë “po” pa u menduar dy herë: Aventurat e papritura janë dobësia e tyre

    Një udhëtim i papritur, një ftesë në minutën e fundit apo një përvojë krejtësisht e re? Këto shenja të zodiakut parapëlqejnë emocionet e çastit dhe besojnë se kujtimet më të bukura krijohen pikërisht atëherë kur nuk ka plane

    Ndërsa disa njerëz dëshirojnë të planifikojnë çdo hollësi të ditës, të organizojnë udhëtimet me javë përpara dhe të dinë saktësisht çfarë i pret, të tjerëve u mjaftojnë vetëm disa minuta për të marrë një vendim. Një telefonatë e papritur, një propozim interesant ose një mundësi për të provuar diçka të re mund të jenë arsye të mjaftueshme për të ndryshuar të gjitha planet.

    Për këta njerëz, spontaniteti nuk është mungesë organizimi, por mënyrë për ta shijuar jetën. Ata nuk dëshirojnë të humbasin kohë duke analizuar çdo skenar të mundshëm, sepse besojnë se përvojat më të bukura shpesh lindin nga vendimet e papritura.

    Sipas interpretimeve astrologjike, katër shenja të horoskopit dallohen veçanërisht për gatishmërinë për të pranuar sfida, për të ndryshuar planet dhe për t’u përfshirë në aventura të reja. Bëhet fjalë për Dashin, Binjakët, Shigjetarin dhe Ujorin, të cilët, secili në mënyrën e vet, e vendosin lirinë dhe përvojën përpara rutinës.

    Dashi: Fillimisht pranon sfidën, pastaj mendon për hollësitë

    Dashi njihet në astrologji për energjinë, vendosmërinë dhe dëshirën për veprim. Kur i paraqitet një mundësi interesante, rrallë dëshiron të humbasë kohë duke menduar gjatë. Për të, më e rëndësishme është të provojë sesa të pendohet më vonë për një mundësi të humbur.

    Një udhëtim i organizuar papritur, një dalje e paplanifikuar apo edhe një ofertë e re profesionale mund ta nxisin të thotë menjëherë “po”, pa i ditur ende të gjitha hollësitë.

    Personat e kësaj shenje parapëlqejnë situatat që kërkojnë reagim të shpejtë dhe guxim. Vetëbesimi i ndihmon të përballen me rrethana që të tjerëve mund t’u duken të pasigurta.

    Megjithatë, nxitimi ndonjëherë mund t’i vendosë përpara vështirësive të panevojshme. Për Dashin, sfida është të ruajë spontanitetin pa harruar pasojat e vendimeve.

    foto: africaimages

    Binjakët: Çdo mundësi e re zgjon kureshtjen e tyre

    Binjakët lidhen me kureshtjen, komunikimin dhe aftësinë për t’u përshtatur me rrethana të ndryshme. Rutina mund t’u bëhet shpejt e mërzitshme, sidomos kur ditët fillojnë t’i ngjajnë njëra-tjetrës.

    Pikërisht për këtë arsye, një ftesë e papritur, një takim me njerëz të rinj ose një aktivitet që nuk e kanë provuar më parë mund t’ua ndryshojë menjëherë humorin.

    Binjakët zakonisht nuk e refuzojnë një propozim interesant vetëm sepse nuk ishte në programin e tyre. Përkundrazi, ndryshimet e minutës së fundit shpesh ua bëjnë ditën më tërheqëse.

    Ata mund të vendosin të dalin për një kafe dhe ta përfundojnë mbrëmjen në një qytet tjetër, të njohin njerëz të rinj ose të përfshihen në një aktivitet krejtësisht të paplanifikuar.

    Megjithatë, dëshira për të përjetuar gjithçka ndonjëherë i shtyn të marrin më shumë angazhime sesa mund t’i përmbushin. Kur gjejnë ekuilibrin mes kureshtjes dhe përgjegjësisë, spontaniteti bëhet një nga cilësitë e tyre më tërheqëse.

    Shigjetari: Kujtimet më të bukura krijohen pa plane të mëdha

    Në astrologji, Shigjetari është simbol i lirisë, udhëtimeve dhe eksplorimit. Personat e kësaj shenje dëshirojnë të zbulojnë vende të reja, të njohin kultura të ndryshme dhe të përjetojnë situata që ua zgjerojnë horizontin.

    Nëse dikush u propozon një udhëtim të papritur, Shigjetarët shpesh tregojnë interes përpara se të pyesin për organizimin, akomodimin apo itinerarin.

    Ata besojnë se shumica e problemeve mund të zgjidhen gjatë rrugës dhe se jo çdo përvojë duhet të kontrollohet deri në hollësinë më të vogël.

    Për ta, pasiguria nuk është domosdoshmërisht pengesë. Ndonjëherë, pikërisht ajo e bën aventurën më emocionuese.

    Megjithatë, dëshira për liri mund t’i bëjë të paduruar ndaj detyrimeve dhe planeve të përcaktuara nga të tjerët.

    Ujori: E tërheq më shumë ajo që askush nuk e kishte parashikuar

    Ujori përshkruhet si shenjë e pavarur, origjinale dhe e hapur ndaj ideve të pazakonta. Nuk e ndien të nevojshme të ndjekë gjithmonë rrugën që zgjedh shumica.

    Një aktivitet i pazakontë, një hobi i ri apo një ftesë në një ngjarje krejtësisht ndryshe mund t’ia zgjojë menjëherë interesimin.

    Ujorët i tërheqin veçanërisht situatat që u mundësojnë të dalin nga përditshmëria dhe të përjetojnë diçka që nuk e kanë menduar më parë.

    Ndryshe nga Dashi, i cili shpesh vepron nga entuziazmi, Ujorin mund ta nxisë vetë ideja e një përvoje të pazakontë.

    Për të, spontaniteti është mundësi për të zbuluar këndvështrime të reja dhe për të jetuar sipas ritmit të vet.

    Natyrisht, këto janë përshkrime astrologjike dhe jo karakteristika të vërtetuara shkencërisht. Megjithatë, ato na kujtojnë se ndonjëherë përvojat më të bukura fillojnë me një vendim të thjeshtë: të thuash “po” edhe kur nuk e di saktësisht çfarë të pret. /Telegrafi.

  • Pronar i një kompanie të tekstileve dhe me pesë projekte muzikore, Durim Morina në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes call center-ave

    Pronar i një kompanie të tekstileve dhe me pesë projekte muzikore, Durim Morina në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes call center-ave

    Pronar i një kompanie të tekstileve dhe me pesë projekte muzikore, Durim Morina në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes call center-ave

    Durim Morina, pronar i kompanisë “POSE BOUTIQUE SH.P.K.”, e cila merret me tregtinë e veshjeve, tekstileve dhe këpucëve, është në mesin e nëntë personave të arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për mashtrim të shtetasve të huaj përmes qendrave të thirrjeve (call center).

    Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e nëntë personave të dyshuar, të cilët u arrestuan gjatë një aksioni policor të zhvilluar më 23 tetor në Prishtinë dhe Obiliq.

    Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, Morina, rreth 36-vjeçar, përveç aktivitetit në biznes, ka qenë i angazhuar edhe në muzikë. Në kanalin e tij në YouTube ai ka publikuar pesë projekte muzikore.

    Morina është njëri nga nëntë personat që dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke shfrytëzuar qendrat e thirrjeve për të kontaktuar shtetas të huaj dhe për t’i mashtruar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

    Hetimet policore kanë përfshirë bastisjen e katër lokacioneve, ku janë sekuestruar 39 kompjuterë, 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD), telefona celularë, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro e 100 franga zvicerane.

    Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ariana Plakici, dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re, Toni Salihu.

    Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e nëntë të dyshuarve për 48 orë. Rasti po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rolin e secilit person dhe përmasat e dyshuara të veprimtarisë.

    Deri më tani nuk është bërë e ditur vlera e dëmit financiar që dyshohet se u është shkaktuar shtetasve të huaj. Të gjithë të arrestuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Owner of a textile company and five musical projects, Durim Morina, among those arrested for fraud through call cents

    Patience Morina, owner of the company Yeah. SE BOUTIQUE SH.P.K.A., which deals with the trade in clothing, textiles and shoes, is among nine people arrested by Kosovo police under suspicion of defrauding foreign citizens through call centres (call centire).

    The signal paper has secured the names of nine suspected persons who were arrested during a police action held on 23 October in Pristina and Obilic.

    According to data provided by the signal, Morina, about 36-year-old, in addition to business activity, has also been engaged in music. In his channel in YouTube He published five musical projects.

    Morina is one of nine people allegedly operating in co-operation, using call centres to contact foreign citizens and deceive with the intention of illegal financial gain.

    Police investigations have included the raid on four locations, where 39 computers, 12 external data storage equipment ( HDZ), mobile phones, a car, a six – bullet gun, as well as 850 euros and 100 Swiss francs.

    Among those arrested are former Bag Brother resident V IP Albania, Ariana Plakici, and former KF New Pristina football player Tony Salihu.

    After the interview, the State Prosecutor has ordered the detention of nine suspects for 48 hours. The case is being investigated for the criminal act ‘%Fal, while investigations are continuing to clarify each person’s role and the alleged size of the event.

    So far, the value of financial damage allegedly caused to foreign citizens has not been disclosed. All of those arrested are declared innocent until their guilt is proven by decision of form.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LSDM: Në Evropë po paralajmërohet krizë e re dhe rritje e çmimeve, ndërsa Qeveria e Mickoskit nuk po ndërmerr asgjë

    LSDM: Në Evropë po paralajmërohet krizë e re dhe rritje e çmimeve, ndërsa Qeveria e Mickoskit nuk po ndërmerr asgjë

    Maja Serafimovska Borozan, nga LSDM ka theksuar se nga viti i ardhshëm paralajmërohen edhe rritje të reja të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.

    Serafimovska tha se në Evropë po paralajmërohet një krizë e re për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe se shumë vende tashmë po ndërmarrin masa, ndërsa sipas saj, vetëm Qeveria e Mickoskit nuk bën asgjë.

    Serafimovska deklaron se kostoja e jetesës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është rritur për 4.000 denarë nga janari deri më tani. Serafimovska bëri të ditur se shporta minimale sindikale në tetor ka kaluar 70 mijë denarë, ndërsa me qira arrin gati 90 mijë denarë.

    “Pagat nuk i ndjekin rritjet e çmimeve. Standardi i jetesës është në nivelin e një të tretës së standardit në Bashkimin Evropian. Jo ekonomia e tretë në Evropë, por vetëm një e treta e standardit evropian. Hulumtimet ekonomike tregojnë se Maqedonisë do t’i duheshin 52 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian për sa i përket mirëqenies. Rreth 180.000 punëtorë marrin paga më të ulëta se 31.200 denarë në muaj, ndërsa paga minimale mbetet e pandryshuar në 26.000 denarë”, tha ajo.

  • LSDM: New crisis and price hikes are being warned in Europe, while Mickoski Government is taking nothing

    Maja Serafimovska Borozan, from LSDM, has stressed that new increases in the price of electricity and central heating are also warned by next year.

    Serafimovska said that a new crisis is being warned in Europe due to increased energy costs and that many countries are already taking measures, while according to her, only the Mickoski Government does nothing.

    Serafimovska claims that the cost of living for citizens of northern Macedonia has increased for 4,000 denars from January to now. Serafimovska announced that the minimum union basket in October has exceeded 70 thousand denars, while renting to nearly 90 thousand denars.

    Payers do not follow price hikes. The standard of living is at the level of one third of the standard in the European Union. Not the third economy in Europe, but only one third of the European standard. Economic research shows that Macedonia would take 52 years to reach the European Union average in terms of prosperity. About 180,000 workers receive salaries lower than 31,200 denars per month, while the minimum wage remains unchanged at 26,000 denars, she said.

  • Bulevardi nën pushtetin e policëve, autoboti përparon drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej”

    Bulevardi nën pushtetin e policëve, autoboti përparon drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej”

    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me forca të Policisë së Shtetit, kryesisht të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

    Një autobot ujëhedhës po përparon në drejtim të turmës së protestuesve të mbledhur pranë lulishtes në sheshin “Skënderbej”. Policia po përdor ujë me presion ndaj protestuesve, ndërsa në bulevard shihen gurët e hedhur gjatë përplasjeve dhe bombolat e gazit lotsjellës të përdorura nga efektivët.

    Përballë forcave të FNSH-së janë pozicionuar disa protestues të maskuar, ndërsa kanë nisur hedhjet e gurëve në drejtim të policisë. Ndërkohë, kazanët e mbeturinave vijojnë të digjen në disa zona.

    Pjesa më e madhe e protestuesve është zhvendosur në sheshin “Skënderbej”, ku po qëndron në distancë nga retë e tymit dhe forcat e policisë të vendosura përgjatë bulevardit. Efektivët kanë krijuar kordonë përpara ministrive, ndërsa një pjesë e forcave është pozicionuar pranë Ministrisë së Brendshme, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

    Disa të rinj në sheshin “Skënderbej” po thyejnë stolat e vendosur si instalacion në shesh, për të siguruar gurë dhe sende të forta, të cilat po i përdorin për të qëlluar në drejtim të forcave të policisë./Top Channel

  • Nga Liga e Kampionëve, Topi i Artë dhe derbit e fundjavës – gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka në Arena e Yjeve

    Nga Liga e Kampionëve, Topi i Artë dhe derbit e fundjavës – gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka në Arena e Yjeve

    Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet më të rëndësishme në futbollin evropian, me fokus te Liga e Kampionëve, gara për Topin e Artë, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

    Gjatë bisedës, Shkumbin Pireva jep parashikimin e tij se cilin ekip duhet mposhtur për ta fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa Bardh Maxhuni analizon befasitë më të mëdha të këtij edicioni të garës më prestigjioze evropiane për klube.

    Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe një klubi anglez që po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, pavarësisht largimeve të lojtarëve. Shkumbin Pireva analizon suksesin e skuadrës dhe ndikimin e trajnerit në rezultatet e arritura deri më tani.

    Një tjetër temë e diskutimit është gara për Topin e Artë. Gazetari Lavdim Pireva shpjegon se cili futbollist e meriton çmimin prestigjioz, duke vlerësuar jo vetëm numrin e golave, por edhe kontributin në lojën ekipore.

    Në analizën e garës për trofeun e Ligës së Kampionëve, Lavdim Pireva ndalet edhe te forma e Paris Saint-Germainit, duke diskutuar dominimin e kampionëve dhe paraqitjet e tyre ndaj rivalëve.

    Biseda përfundon me një nga përballjet më të mëdha të futbollit botëror, El Clasicon mes Real Madridit dhe Barcelonës. Gazetarët Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva ndajnë të njëjtin mendim për këtë derbi, duke diskutuar pritshmëritë dhe mundësitë e skuadrës madrilene për ta vazhduar ecurinë pozitive ndaj rivalit të përbetuar.

    Përveç këtyre temave, gazetarët e Telegrafit diskutojnë edhe për zhvillimet në Superligën e Kosovës dhe derbit që pritet të zhvillohen gjatë fundjavës, duke sjellë analiza dhe mendime për futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar.

    Episodin e plotë të podcastit “Arena e Yjeve” me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

  • A do të bëhet 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Ministri shqiptar demanton raportimet

    A do të bëhet 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Ministri shqiptar demanton raportimet

    Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për rritjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke bërë të ditur se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.

    Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se informacionet e publikuara ditëve të fundit për një rritje të mundshme të tarifës nuk janë të vërteta.

    “Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”, ka deklaruar Karakaçi.