Category: Lajme

  • Simulohet situatë emergjente me zjarr evakuim dhe shpëtim të personit të lënduar në Gjakovë

    Simulohet situatë emergjente me zjarr evakuim dhe shpëtim të personit të lënduar në Gjakovë

    Komuna e Gjakovës ka njoftuar se në objektin e KEDS-it në Gjakovë është realizuar një simulim ndërinstitucional për reagim në situata emergjente, me skenar të zjarrit, evakuimit të personave dhe shpëtimit të një personi të lënduar nga kati i dytë i objektit.

    Sipas njoftimit, aktiviteti kishte për qëllim testimin e gatishmërisë së ekipeve për reagim në raste emergjente, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, si dhe avancimin e aftësive për evakuim, shpëtim dhe ofrim të ndihmës së parë.

    Simulimi u organizua nga KEDS-i në kuadër të “Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

    Përmes këtij aktiviteti u synua vlerësimi i reagimit të institucioneve në situata të rrezikut, si dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet ekipeve përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave.

    Komuna e Gjakovës ka theksuar rëndësinë e gatishmërisë institucionale dhe reagimit profesional në situata emergjente, me synim mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe ofrimin e një reagimi sa më efektiv në raste të tilla. /Telegrafi/


  • Simulated emergency situation with fire escape and rescue of injured person in Gjakova

    The Gjakova municipality has announced that an interinstitative simulation for response in emergency situations, with fire scenarios, evacuation of persons and rescue of a person injured by the second floor of the facility has been carried out.

    According to the announcement, the event was aimed at testing team readiness for response in emergency cases, strengthening co-operation and co-ordination between institutions, as well as advancing the capabilities for evacuation, rescue and offering first aid.

    The simulation was organised by KED within the European Week for Security and Health at Work, in co-operation with the Gjakova municipality, the Professional Unit of Fire and Salvation, the Kosovo Police and emergency medical teams.

    Through this activity, the assessment of the response of institutions to risk situations was aimed at improving co-ordination among emergency management teams.

    The Gjakova municipality has stressed the importance of institutional readiness and professional responses in the emergency situation, with the aim of protecting the lives of citizens and providing an effective response in such cases. /Telegraphy/


  • Ambasadori gjerman do “hapa konkretë” nga Kosova për themelimin e Asociacionit

    Ambasadori gjerman do “hapa konkretë” nga Kosova për themelimin e Asociacionit

    Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëj “hapa konkretë” në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

     “Ka edhe hapa të veçantë që mund të ndërmerren nga ana e Kosovës, për shembull, zbatimi i marrëveshjes për krijimin e një forme të vetorganizimit për pakicën serbe. Se si do të realizohet kjo, do ta shohim, por padyshim që ka shumë punë për t’u bërë nga të dyja vendet”, tha Rudolph.

    Ambasadori gjerman ka theksuar se konfirmimi i institucioneve dhe formimi i një qeverie me mandat të plotë janë parakushte për ecjen përpara të Kosovës, ndërsa ka vlerësuar se procesi ka ecur tepër ngadalë gjatë viteve të fundit.

    “Së pari, dua të them se jam shumë i kënaqur që institucionet tashmë janë konfirmuar dhe se vendi ka një qeveri me mandat të plotë. Ky është parakushti i parë që Kosova të ecë përpara. Tani, mendoj se ajo që dëshironi të shihni janë hapa konkretë, për shembull, miratimi i legjislacionit që do të mundësonte disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes për Kosovën. Ky është vetëm një nga hapat që duhet të ndërmerren. Rruga është plotësisht e qartë. Në të njëjtën kohë, qeveria ime e ka konfirmuar këtë në shumë raste dhe do ta rikonfirmojë edhe në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi. Por, po, është e vërtetë se ky proces ka ecur tepër ngadalë prej disa vitesh”, shto ai.

    Ai ka shtuar se në vend të diskutimit për arsyet e vonesave, duhet të ketë përqendrim në hapat e ardhshëm dhe në mënyrën se si mund të çohet përpara procesi për Kosovën, teksa ka kërkuar angazhim të qartë nga Kosova dhe qeveria e saj e sapo formuar.

    “Mendoj se nuk ia vlen të diskutojmë arsyet pse ka ndodhur kjo, por duhet të shohim përpara dhe të kuptojmë se si mund ta çojmë procesin përpara për Kosovën. Mendoj se duhet të shohim një angazhim të qartë nga Kosova dhe nga qeveria e saj e sapomandatuar. Gjithashtu, është e vërtetë se ka hapa që duhet të ndërmerren edhe nga ana e Bashkimit Evropian, siç është përcjellja e aplikimit për anëtarësim në Komisionin Evropian, në mënyrë që procesi të mund të vazhdojë”, potencoi.

    Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rudolph ka thënë se nuk bëhet fjalë për presion nga Bashkimi Evropian, por për nevojën që të dyja vendet të angazhohen në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja përmes përfaqësuesit të saj të posaçëm.

    “Epo, mendoj se nuk bëhet fjalë për presion nga Bashkimi Evropian, por për nevojën që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të punojnë në kuadër të këtij procesi, të cilin BE-ja e lehtëson përmes përfaqësuesit të saj të posaçëm. Por ne nuk po ushtrojmë presion”, u shpreh ai.

    Diplomati gjerman shtoi se një nga hapat konkretë përpara në dialog do të ishte mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    “Shikoni, padyshim që kjo është pjesë e procesit të dialogut, të cilin dëshirojmë ta çojmë përpara. Një hap konkret do të ishte, për shembull, mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet të dyja vendeve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ky do të ishte një hap konkret”, sqaroi Rudolph.

    Marrëveshja për Asociacionin u arrit fillimisht më 19 prill 2013 (Marrëveshja e Parë e Brukselit), ndërsa parimet shtesë u dakorduan në gusht të vitit 2015. Pjesë e zbatimit të saj u rikonfirmua edhe në Marrëveshjen e vitit 2023.

    Marrëveshja e Ohrit (Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit) u dakordua në takim në Ohër më 18 mars 2023, pasi marrëveshja bazë ishte bërë publike dhe pranuar verbalisht nga palët më 27 shkurt 2023 në Bruksel./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Moti në fundjavë - vranët dhe me diell

    Moti në fundjavë – vranët dhe me diell

    Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë parashikimin e motit për fundjavë.

    IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale nga 16°C deri në 19°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s.

    Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 6°C, ndërkaq ato maksimale: 15°C deri në 18°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1–3 m/s.

    Gjatë vikendit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve.

    Temperaturat e ulëta të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme. Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur. /Telegrafi/

  • Love, emotions and surprises find out what the horoscope says today

    Dude Saturday invites you to slow down and pay more attention to the people around you. In love, a sincere conversation can clarify a small misunderstanding. Financially, avoid hasty spending, and think carefully before making a decision.

    Demi ) This day can bring you more peace and opportunity to enjoy small things. In a couple, a special moment can strengthen your relationship, while single people may be attracted to someone who understands them without much. Don’t let your work concerns ruin your weekend.

    Twins Communication will be your strength on this Saturday. You can receive a message or have a conversation that changes your outlook on a situation. In love, be clear about your feelings, and make no room for misunderstandings. A meeting of friends will help to relieve stress.

    crab Emotions can be stronger than usual, and you will feel the need to draw close to people of the heart. It is a fitting day to spend time with family and to leave behind the disappointments of the past. If you have an unresolved issue in love, try to treat it calmly and with understanding.

    Lion The desire to go out, enjoy, and be in the limelight will be strong. You may receive an assessment or realize that someone values your presence more than you thought. In a couple, avoid insisting on always being right. A little more compromise will make day more beautiful.

    Virgin This Saturday is a good opportunity to reorganize plans and deal with the things you neglected. However, do not turn each detail into a concern. In love, try not to analyze your partner’s every word. Single people may have an interesting acquaintance through their social circle.

    Weight Personal relations will be in the first place. A warm conversation may draw you close to someone who has recently been somewhat distant. If you are in a relationship, take time to do something different together. On the other hand, do not take on more obligations than you can handle.

    Scorpion Your intuition may help you better understand a situation that has disturbed you. But try not to draw conclusions without clear facts. In love, sincerity will be the key to overcoming any uncertainty. Use the weekend to relax and get rid of thoughts that weigh you down.

    Archer The desire for adventures and new experiences will accompany you during this day. A spontaneous invitation or an unexpected plan can change your mood for good. In love, do not be afraid to express what you feel, but also listen to the person’s needs in front. An activity in nature can help you regain energy.

    Capricorn You may feel the need to put more order on your personal plans. While you are focused on responsibilities, do not forget to give yourself time to rest. In sentimental relations, a small gesture may be more important than large words. Finances require discretion, so avoid hasty decisions.

    Aquarius ) This day may move you out of your routine and try something new. Your ideas will be many, but try to give priority to those who matter most. In love, an unexpected conversation can bring a new perspective. Crossing time with friends will help you to feel more liberated.

    Fish The empathy and imagination will accompany you on this Saturday. You may feel the need for more emotional closeness and quiet moments away from daily noise. In a couple, express your feelings openly, and do not expect your partner to understand everything without a word. Pay attention to your own needs too, and do not always place yourself in the latest.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dashuri, emocione dhe surpriza – Zbuloni çfarë thotë horoskopi për sot

    Dashuri, emocione dhe surpriza – Zbuloni çfarë thotë horoskopi për sot

    Dashuri, emocione dhe surpriza – Zbuloni çfarë thotë horoskopi për sot

    Dashi – E shtuna ju fton të ngadalësoni ritmin dhe t’u kushtoni më shumë vëmendje njerëzve që ju rrethojnë. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sqarojë një keqkuptim të vogël. Në aspektin financiar, shmangni shpenzimet e nxituara dhe mendoni me kujdes përpara se të merrni një vendim.

    Demi – Kjo ditë mund t’ju sjellë më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar gjërat e vogla. Në çift, një moment i veçantë mund të forcojë lidhjen tuaj, ndërsa beqarët mund të tërhiqen nga dikush që i kupton pa shumë fjalë. Mos lejoni që shqetësimet e punës t’ju prishin fundjavën.

    Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj e fortë gjatë kësaj të shtune. Mund të merrni një mesazh ose të zhvilloni një bisedë që ju ndryshon këndvështrimin për një situatë. Në dashuri, tregohuni të qartë për ndjenjat tuaja dhe mos lini vend për keqkuptime. Një takim me miqtë do t’ju ndihmojë të largoni stresin.

    Gaforrja – Emocionet mund të jenë më të forta se zakonisht dhe do të ndieni nevojën për t’u afruar me njerëzit e zemrës. Është një ditë e përshtatshme për të kaluar kohë me familjen dhe për të lënë pas pakënaqësitë e së kaluarës. Nëse keni një çështje të pazgjidhur në dashuri, përpiquni ta trajtoni me qetësi dhe mirëkuptim.

    Luani – Dëshira për të dalë, për t’u argëtuar dhe për të qenë në qendër të vëmendjes do të jetë e fortë. Mund të merrni një vlerësim ose të kuptoni se dikush e çmon më shumë nga sa mendonit praninë tuaj. Në çift, shmangni këmbënguljen për të pasur gjithmonë të drejtë. Pak më shumë kompromis do ta bëjë ditën më të bukur.

    Virgjëresha – Kjo e shtunë është një mundësi e mirë për të riorganizuar planet dhe për t’u marrë me gjërat që i keni lënë pas dore. Megjithatë, mos e ktheni çdo detaj në një shqetësim. Në dashuri, përpiquni të mos analizoni çdo fjalë të partnerit. Beqarët mund të kenë një njohje interesante përmes rrethit të tyre shoqëror.

    Peshorja – Marrëdhëniet personale do të jenë në plan të parë. Një bisedë e ngrohtë mund t’ju afrojë me dikë që ka qenë disi i largët kohët e fundit. Nëse jeni në një lidhje, gjeni kohë për të bërë diçka ndryshe së bashku. Nga ana tjetër, mos merrni përsipër më shumë detyrime sesa mund të përballoni.

    Akrepi – Intuita juaj mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë një situatë që ju ka shqetësuar. Megjithatë, përpiquni të mos nxirrni përfundime pa pasur fakte të qarta. Në dashuri, sinqeriteti do të jetë çelësi për të kapërcyer çdo pasiguri. Shfrytëzojeni fundjavën për t’u çlodhur dhe për të larguar mendimet që ju rëndojnë.

    Shigjetari – Dëshira për aventura dhe përvoja të reja do t’ju shoqërojë gjatë kësaj dite. Një ftesë spontane ose një plan i papritur mund t’ju ndryshojë humorin për mirë. Në dashuri, mos kini frikë të shprehni atë që ndieni, por dëgjoni edhe nevojat e personit përballë. Një aktivitet në natyrë mund t’ju ndihmojë të rifitoni energjinë.

    Bricjapi – Mund të ndieni nevojën për të vendosur më shumë rregull në planet tuaja personale. Edhe pse jeni të përqendruar te përgjegjësitë, mos harroni t’i jepni vetes kohë për pushim. Në marrëdhëniet sentimentale, një gjest i vogël mund të ketë më shumë rëndësi sesa fjalët e mëdha. Financat kërkojnë maturi, ndaj shmangni vendimet e nxituara.

    Ujori – Kjo ditë mund t’ju nxisë të dilni nga rutina dhe të provoni diçka të re. Idetë tuaja do të jenë të shumta, por përpiquni t’u jepni përparësi atyre që kanë më shumë rëndësi. Në dashuri, një bisedë e papritur mund të sjellë një këndvështrim të ri. Kalimi i kohës me miqtë do t’ju ndihmojë të ndiheni më të çliruar.

    Peshqit – Ndjeshmëria dhe imagjinata do t’ju shoqërojnë gjatë kësaj të shtune. Mund të ndieni nevojën për më shumë afërsi emocionale dhe për momente të qeta larg zhurmës së përditshme. Në çift, shprehini hapur ndjenjat tuaja dhe mos prisni që partneri t’i kuptojë të gjitha pa fjalë. Kushtojini vëmendje edhe nevojave tuaja dhe mos e vendosni gjithmonë veten të fundit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

    Temperatura më e ulët minimale do të shënohet në Dragash, me 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat më të larta maksimale pritet të regjistrohen në Prizren, Gjakovë dhe Istog, me nga 19 gradë Celsius.

    Në Prishtinë dhe Pejë, temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 18 gradë Celsius, në Ferizaj dhe Gjilan nga 1 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në Mitrovicë nga 1 deri në 17 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme.

    Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur.

    Burimi: RTKLive

  • Sunlight weather and clouds scattered today in Kosovo

    Minimum temperatures will be moved from 0 to 3 degrees Celsius, while maximum temperatures are expected to range from 16 to 19 degrees Celsius.

    The lowest minimum temperature will be recorded in Dragash, at 0 degrees Celsius, while the highest maximum temperatures are expected to be recorded in Prizren, Gjakova and Istog, with 19 degrees Celsius.

    In Pristina and Pec, temperatures will range from 2 to 18 degrees Celsius in Ferizaj and Gjilan from 1 to 17 degrees Celsius, while in Mitrovica from 1 to 17 degrees Celsius.

    The wind will blow from the northeast, at speeds of 1 to 4m per second.

    According to the IHPC, biometeorological conditions will generally be favourable to most people. Morning temperatures, especially in lower areas, can cause a sense of cold, so appropriate clothing is recommended.

    During the day, relatively pleasant temperatures and mild wind will provide good conditions for open – air activities.

    Source Layer: RTKLive

  • Izraeli nis operacion të madh ushtarak në Bregun Perëndimor, Netanyahu paralajmëron bllokadë

    Izraeli nis operacion të madh ushtarak në Bregun Perëndimor, Netanyahu paralajmëron bllokadë

    Izraeli ka nisur një operacion ushtarak kundër terrorizmit në zonën e Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një sulmi të armatosur ku u vranë dy ushtarë izraelitë, njoftuan ushtria dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.

    Forcat izraelite kanë nisur kontrolle të hollësishme në zonë, me qëllim identifikimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës që, sipas tyre, përdoret nga grupet terroriste, si dhe sekuestrimin e armëve dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve.

    Në operacion janë përfshirë ushtria, shërbimet e inteligjencës, policia kufitare dhe administrata civile. Sipas autoriteteve izraelite, aksioni do të përqendrohet në zonën nga ku vepruan sulmuesit dhe pritet të zgjasë disa ditë, shkruan timesofisrael.

    Sipas ushtrisë izraelite, dy ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri pranë Hebronit të premten. Dy palestinezët e dyshuar për sulmin u vranë gjithashtu.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se forcat e sigurisë kanë parandaluar një sulm të rëndë dhe njoftoi masa të reja kufizuese ndaj territorit palestinez.

    Ai urdhëroi bllokimin e Hebronit dhe përgatitjen për mbylljen e të gjitha pikëkalimeve drejt Bregut Perëndimor.

    Netanyahu paralajmëroi gjithashtu se ushtria do të hyjë në vendbanimin nga vijnë sulmuesit, do të evakuojë banorët dhe do të kontrollojë shtëpitë një nga një, me synimin për të shkatërruar atë që Izraeli e cilëson si infrastrukturë terroriste.

    Masat përfshijnë edhe vendosjen e pikave të kontrollit në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në zonën e Hebronit dhe Halhulit. Banorëve të zonës së prekur do t’u lejohet të largohen përmes tri daljeve të caktuara, pasi të merren në pyetje.

    Ushtria izraelite bëri të ditur se po zhvillon operacione kundër terrorizmit edhe në dhjetëra lokacione të tjera në Bregun Perëndimor.

    Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967. Sot, në këtë territor jetojnë rreth tre milionë palestinezë dhe afërsisht 700 mijë kolonë izraelitë.

    Situata e sigurisë është përkeqësuar pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe luftës që pasoi në Rripin e Gazës.

    Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nga ajo kohë, më shumë se 1.100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor gjatë operacioneve ushtarake izraelite, përleshjeve të armatosura dhe sulmeve.

    Operacioni i ri po zhvillohet pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, ku siguria dhe konflikti me palestinezët janë ndër temat kryesore të fushatës. Politikanët e krahut të djathtë po kërkojnë masa më të ashpra ndaj dhunës palestineze, ndërsa sulmet e kolonëve radikalë izraelitë ndaj palestinezëve vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim. /Telegrafi/

  • Israel launches major military operation in the West Coast, Netanyah warns blockade

    Israel has launched a military operation against terrorism in the Hebron area, in the occupied West Coast, following an armed attack that killed two Israeli soldiers, military and intelligence service Shin Bet announced.

    Israeli forces have launched detailed checks in the area, aimed at identifying and destroying the infrastructure that, according to them, are used by terrorist groups, as well as sequenting weapons and questioning suspects.

    Army, intelligence services, border police and civilian administration are involved in the operation. According to Israeli authorities, the action will focus on the area from which the attackers acted and is expected to last several days, writes mysophytrael.

    According to the Israeli Army, two soldiers were killed and three others were injured during a shootout near Hebron on Friday. The two Palestinians suspected of the attack were also killed.

    Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu claimed security forces have prevented a serious attack and announced new restrictive measures against Palestinian territory.

    He ordered the blocking of Hebron and preparation for closing all crossings to the West Coast.

    Netanyahu also warned that the army will enter the settlement from which the attackers come, evacuate residents, and search houses one by one, with the aim of destroying what Israel describes as terrorist infrastructure.

    Measures include setting the checkpoints on the road and limiting movement in the area of Hebron and Halhul. Residents of the affected area will be allowed to leave through three separate exits after questioning.

    The Israeli Army announced that they are conducting anti-terrorism operations in dozens of other locations in the West Coast.

    Israel conquered the West Coast and East Jerusalem during the Six – Day War of 1967. Today, some three million Palestinians and approximately 700 thousand Israelite settlers live in this territory.

    The security situation has deteriorated following Hamas’ attack on Israel on 7 October 2023 and the war that followed at the Gaza Strip.

    According to reports by the Palestinian Health Ministry, since then more than 1,100 Palestinians have been killed in the West Coast during Israeli military operations, armed clashes and attacks.

    The new operation is under way a few days before parliamentary elections in Israel, where security and conflict with Palestinians are among the main topics of the campaign. Right-wing politicians are demanding tougher measures against Palestinian violence, while attacks by radical Israeli settlers against Palestinians continue to cause concern. /Telegraphy/