Category: Lajme

  • Stuhia “Austen” godet Francën dhe Britaninë, qindra mijëra banesa mbesin pa rrymë

    Stuhia “Austen” godet Francën dhe Britaninë, qindra mijëra banesa mbesin pa rrymë

    Stuhia “Austen” godet Francën dhe Britaninë, qindra mijëra banesa mbesin pa rrymë

    Stuhia e fuqishme “Austen” ka goditur Francën dhe Britaninë e Madhe, duke lënë pa energji elektrike afro 300 mijë banesa në Francë dhe rreth 12 mijë në Britani. Erërat e forta dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar ndërprerje të transportit hekurudhor dhe ajror, si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

    Erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 179 kilometra në orë, duke rrëzuar pemë dhe duke shpërndarë mbeturina në rrugë. Kushtet e vështira atmosferike kanë penguar trafikun, ndërsa lëvizja në disa ura është vështirësuar.

    Kompania franceze e shpërndarjes së energjisë, Enedis, njoftoi se afro 300 mijë abonentë kishin mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet më të mëdha u regjistruan në Bretanjë, në perëndim të Francës, dhe në Normandi, në veri të vendit.

    Në Britaninë e Madhe, operatori National Grid bëri të ditur se ekipet e tij po punonin për të rikthyer furnizimin me energji elektrike në më shumë se 12 mijë banesa.

    Ndërprerje të transportit hekurudhor dhe ajror

    Pasojat e stuhisë janë ndier edhe në transport. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, paralajmëroi për ndërprerje të konsiderueshme në linjat hekurudhore që lidhin Parisin me zonat përreth, ndërsa qarkullimi i trenave në Normandi u pezullua plotësisht.

    Probleme janë regjistruar edhe në transportin ajror. Disa fluturime që duhej të uleshin në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit u devijuan drejt aeroportit Orly. Sipas Tabarot, priteshin edhe devijime të tjera drejt aeroporteve në Francë dhe vende të tjera evropiane.

    Shërbimi meteorologjik francez ka lëshuar alarme portokalli për pjesën më të madhe të veriperëndimit të vendit, duke paralajmëruar se erërat e forta dhe stuhitë do të vazhdojnë deri të premten në mbrëmje.

    Britania përgatitet për stuhinë e radhës

    Ndërkohë, Britania e Madhe po përgatitet për një tjetër stuhi, të quajtur “Boelo”, e cila pritet të prekë Irlandën e Veriut, Skocinë dhe disa zona të Anglisë veriore gjatë fundjavës.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik britanik, reshjet e dendura do të përhapen nga perëndimi gjatë së shtunës, ndërsa pritet edhe forcimi i erërave. Në zonat më të ekspozuara, shpejtësia e tyre mund të arrijë nga 112 deri në 129 kilometra në orë, duke rritur rrezikun e përmbytjeve, dëmtimeve materiale dhe ndërprerjeve të transportit.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë udhëtimeve. Ndërkohë, ekipet e emergjencës dhe punonjësit e kompanive të energjisë po vazhdojnë punën për të menaxhuar pasojat e stuhisë dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The storm ‘%Austen strikes France and Britain, hundreds of thousands of dwellings remain without power

    The mighty storm of Austen has hit France and Great Britain, leaving about 300 thousand residences in France and about 12,000 in Britain without power. Strong winds and heavy rainfall have caused disruptions of railway and air transport, as well as difficulties in road flow.

    Winds have reached speeds of up to 179 miles per hour, dropping trees and scattering debris on the street. Difficult weather conditions have hampered traffic, while moving on some bridges has been difficult.

    The French power distribution company Enedis announced that approximately 300 thousand subscribers had lost electricity. Larger disruptions were recorded in Brettany, west of France, and in Normandy, north of the country.

    In Great Britain, the National Grid operator announced that his teams were working to restore electricity supplies to more than 12,000 residences.

    Railway, air transport break

    The effects of the storm have also been felt in transportation. French Transport Minister Philippe Tabarot warned of considerable disruptions in railway lines linking Paris to surrounding areas, while the flow of trains in Normandy was completely suspended.

    Problems are also recorded in air transport. Several flights to Paris’s Charles de Gaulle airport headed for Orly Airport. According to Tabarots, further deviations to airports in France and other European countries were expected.

    The French meteorological service has issued orange alarms for most of the country’s northwest, warning that strong winds and storms will continue until Friday evening.

    Britain prepares for next storm

    In the meantime, Great Britain is preparing for another storm, called Boeolo, which is expected to affect Northern Ireland, Scotland, and some areas of northern England over the weekend.

    According to the British Meteorological Service, heavy rainfall will spread from the west on Saturday, while it is also expected to strengthen the winds. In the most exposed areas, their speed can reach between 70 and 129 miles [112 and 129 km] an hour, increasing the risk of flooding, material damage, and transportation cuts.

    Authorities have called on citizens to attend official reports and be cautious during the trips. Meanwhile, emergency teams and energy company employees are continuing to manage the effects of the storm and restore electricity supply.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse - detaje të reja rreth dështimit të ekzekutimit të Christa Pike

    I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse – detaje të reja rreth dështimit të ekzekutimit të Christa Pike

    Ekipi përgjegjës për ekzekutimin e Christa Pike në Tennessee të SHBA-së kishte frikë se vena e saj mund të çahej gjatë procedurës, por megjithatë vazhdoi me administrimin e injeksionit vdekjeprurës, sipas deklaratës së avokatit të saj.

    Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi përpjekjes për ekzekutim më 30 shtator, pasi procedura me injeksion vdekjeprurës dështoi. Ajo u shtrua në spital për dhjetë ditë dhe më pas u kthye në burg.

    Avokati Randy Spivey, i cili ishte i pranishëm si dëshmitar, përshkroi në një deklaratë gjyqësore përpjekjet e ekipit për t’ia gjetur venën. Sipas tij, procesi zgjati gati një orë dhe u përdorën dhjetë gjilpëra.

    Gjatë procedurës, anëtarët e ekipit shprehën disa herë shqetësimin se vena mund të ishte dëmtuar. Ata diskutuan edhe për gjatësinë e gjilpërave, ndërsa përpjekjet për krijimin e një linje intravenoze nuk dhanë rezultat, shkruan theguardian.

    Pavarësisht vështirësive, ekipi besoi se kishte arritur ta vendoste linjën intravenoze dhe vazhdoi me administrimin e pentobarbitalit, substancës që përdoret në injeksionet vdekjeprurëse. Megjithatë, Pike mbeti gjallë.

    Sipas përshkrimit të avokatit, pas përfundimit të procedurës, ajo lëshonte tinguj që ngjanin me gërhitje dhe mbytje. Më vonë, ajo u ankua për dhimbje dhe ndjesinë se krahu po i shpërthente.

    Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të protokollit të ekzekutimit në Tennessee. Guvernatori i shtetit, Bill Lee, pezulloi ekzekutimet deri në përfundimin e shqyrtimit të procedurave.

    Avokatët e të dënuarve me vdekje kanë argumentuar se protokolli paraqet rrezik për vuajtje të rënda dhe të panevojshme.

    Ata përmendën edhe rastin e Tony Carruthersit, ekzekutimi i të cilit dështoi në maj, pasi ekipit iu deshën më shumë se 30 minuta për t’ia gjetur venën.

    Pike u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995, kur ishte 18 vjeçe. Ajo u dënua në vitin 1996, në moshën 20-vjeçare.

    Nëse ekzekutimi do të kishte përfunduar me sukses, ajo do të ishte gruaja e parë e ekzekutuar në Tennessee në rreth 200 vjet.

    Avokatët e saj kanë kërkuar më herët falje, duke argumentuar se Pike kishte përjetuar keqtrajtim gjatë fëmijërisë dhe se problemet në zhvillimin e saj kishin ndikuar në sjelljen dhe kontrollin e impulseve. /Telegrafi/

  • He survived two deadly injections &#82/11; new details about Christa Pike’s failure to execute.

    He survived two deadly injections &#82/11; new details about Christa Pike’s failure to execute.

    The team responsible for Christa Pike’s execution in Tennessee, U.S.A., feared her veins could break during the procedure, but continued with the management of the lethal injection, according to her lawyer’s statement.

    Piquet, 50, survived the execution attempt on September 30th after the lethal injection procedure failed. She was hospitalized for ten days and later returned to prison.

    Lawyer Randy Spivey, who was present as a witness, described in a judicial statement the team’s efforts to locate the vein. According to him, the process lasted about an hour and ten needles were used.

    During the procedure, team members expressed concern several times that the widow might have been damaged. They also discussed the length of needles, and efforts to create an information line did not work, writes the U.S. Theuardia.

    Despite the difficulties, the team believed it had managed to establish the intravenous line and continued with the administration of pentobarbital, the substance used in lethal injections. However, Pike remained alive.

    According to the lawyer’s description, after completing the procedure, it produced sounds similar to snoring and drowning. Later, she complained about pain and the feeling that her arm was erupting.

    The case has raised questions about the way the execution protocol is implemented in Tennessee. State Governor Bill Lee suspended the executions until the completion of the procedure review.

    Lawyers for the death sentences have argued that the protocol poses a threat to severe and unnecessary suffering.

    They also cited the case of Tony Carruthers, whose execution failed in May, after the team took more than 30 minutes to locate the vein.

    Piquet was sentenced to death for the 1995 murder of Colleen Slemmer, when she was 18. She was sentenced in 1996 at the age of 20.

    If the execution had been successfully completed, she would have been the first woman executed in Tennessee in about 200 years.

    Her lawyers have earlier apologized, arguing that Pike had experienced abuse during childhood and that problems in her development had influenced behavior and control of impulses. /Telegraphy/

  • Water supply out of Pristina areas today

    Several Pristina areas will face water supply shortages today, due to projects that will be realised on the water supply network.

    The announcement was made by the Regional Water Company Pristina, which has announced that the suspension will last until the completion of the works.

    The areas where water supplies will be cut off are:

    Nic neighborhood

    Caglavica

    quarter

    Part of the Veternik, towards Rezonance

    Hyvalia

    The KRU Pristina has appealed to citizens of affected areas of understanding until the completion of the works and the restoration of water supply.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndërpritet sot furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

    Disa zona të Prishtinës do të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve që do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit.

    Njoftimi është bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.

    Zonat ku do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë janë:

    Lagjja Nic

    Çagllavica

    Lagjja Qëndresa

    Një pjesë e Veternikut, në drejtim të Rezonancës

    Hajvalia

    KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të zonave të prekura për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ky robot demonstron lëvizje “kung-fu”, mund të punojë deri në tetë orë

    Ky robot demonstron lëvizje “kung-fu”, mund të punojë deri në tetë orë

    Roboti humanoid kinez, Unitree H2-X demonstron lëvizje të arteve marciale dhe potencial për përdorim në siguri, mbrojtjen e njerëzve dhe operacionet e shpëtimit.

    Sipas raportimeve, në një video demonstrimi roboti kryen një sërë lëvizjesh të frymëzuara nga artet marciale, ndërsa paraqiten edhe aftësitë e tij në situata të simuluara emergjente.

    Në mesin e demonstrimeve është edhe ngritja e pjesës së përparme të një veture, si dhe reagimi ndaj një aksidenti trafiku.

    Sipas kompanisë, roboti mund të funksionojë deri në tetë orë, krahasuar me tri orë te modeli standard H2.

    Prezantimi i robotit të ri ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale kineze, ku përdoruesit kanë diskutuar mundësinë e përdorimit të robotëve humanoidë për sigurinë në shtëpi, mbrojtjen e njerëzve dhe ndërhyrjet në situata emergjente.

    Disa përdorues vlerësuan se robotë të tillë mund të përdoren në të ardhmen për mbikëqyrjen e objekteve dhe për të ndihmuar në situata të rrezikshme. Të tjerë theksuan se përdorimi i tyre praktik do të varet nga besueshmëria, siguria dhe aftësia për të marrë vendime në mënyrë autonome.

    Kompania Unitree më herët ka prezantuar edhe robotin humanoid G1. Sipas kompanisë, që nga lansimi i tij në maj të vitit 2024, janë prodhuar rreth 10 mijë deri në 20 mijë njësi.

    Zhvillimi i robotëve humanoidë po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga demonstrimet laboratorike drejt përdorimit në industri, logjistikë, siguri dhe shërbime të shpëtimit.

    Megjithatë, funksionimi i besueshëm në situata të paparashikueshme mbetet një nga sfidat kryesore për përdorimin e gjerë komercial të kësaj teknologjie. /Telegrafi/

  • This robot demonstrates the drive, can work for eight hours.

    The Chinese humanoid robot, the H2-X Unite demonstrates martial arts movements and potential for safety, protection of people and rescue operations.

    According to reports, in a video, the robot performed a series of martial arts inspired movements while presenting its skills in simulating emergency situations.

    Among the demonstrations is the establishment of the front of a car and the reaction to a traffic accident.

    According to the company, the robot can function for up to eight hours, compared to three hours in the standard H2 model.

    The presentation of the new robot has prompted numerous reactions to Chinese social networks, where users have discussed access to humanoid robots for home security, protection of people, and interference in emergency situations.

    Some users estimated that such robots could be used in the future to supervise objects and help in dangerous situations. Others stressed that their practical use will depend on credibility, security, and the ability to make decisions autonomously.

    The Unitree Company earlier introduced the G1 humanoid robot. According to the company, from its launch in May 2024, about 10,000 to 20,000 units have been produced.

    The development of humanoid robots is increasingly shifting from laboratory demonstrations to industry, logistics, safety and rescue services.

    However, the reliable functioning in unpredictable situations remains one of the main challenges to the widespread commercial use of this technology. /Telegraphy/

  • Në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur të lehtësojë disa nga tarifat doganore prej 50 për qind për mallrat kanadeze, vetëm dy javë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Vendimi vjen pasi senatorja republikane Susan Collins, e cila po garon për të ruajtur ulësen e saj në Senat, deklaroi se kishte lobuar për këtë ndryshim.

    Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, lehtësimet do të hyjnë në fuqi më 30 tetor dhe do të përfshijnë produkte si kompensata, disa produkte letre, makineri dhe pajisje ftohëse.

    Collins tha se përjashtimet nga tarifat do të ndihmojnë industrinë bujqësore të shtetit të Maine, ku ajo po përballet me një garë të ngushtë zgjedhore. Sipas saj, masat përfshijnë produkte me rëndësi për prodhuesit e boronicave, patateve, mollëve dhe algave të detit.

    SHBA-ja kishte vendosur tarifa prej 50 për qind për rreth 20 miliardë dollarë mallra kanadeze, pas dështimit të negociatave tregtare mes dy vendeve në gusht. Në përgjigje, Kanadaja vendosi masa kundër tarifave amerikane, të cilat kryeministri Mark Carney i cilësoi si të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve kanadezë.

    Megjithatë, lehtësimi nuk do të zbatohet për të gjitha produktet. Shtëpia e Bardhë njoftoi se tarifat do të hiqen për disa artikuj, përfshirë arka dhe kuti të caktuara ambalazhimi, ndërsa do të vendosen për produkte të tjera, si qilimat dhe disa lloje mbetjesh.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Matthew Middleton, deklaroi se vendimi është pjesë e përpjekjeve të Trumpit për të mbrojtur punëtorët amerikanë dhe për të siguruar tregti të drejtë.

    Ndërkohë, kundërshtari demokrat i Collinsit, Troy Jackson, kritikoi vendimin dhe përgjegjësinë e senatores për politikën tregtare të administratës Trump.

    “Luftërat tregtare të Trumpit ua kanë vështirësuar jetën dhe ua kanë rritur kostot banorëve të Maine. Susan Collins e mundësoi këtë kaos, votoi për konfirmimin e njerëzve që qëndrojnë pas tij dhe tani kërkon meritat për sjelljen e një gote me ujë për të shuar zjarrin”, deklaroi Jackson.

    Shteti i Maine kufizohet me provincat kanadeze New Brunswick dhe Quebec, ndërsa ekonomia e tij është e lidhur ngushtë me tregtinë me Kanadanë. Edhe shtete të tjera kufitare amerikane janë ndikuar nga përplasjet tregtare të muajve të fundit.

    Të premten, Trump deklaroi se Kanadaja po punon intensivisht për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në. Nga ana tjetër, Carney tha se vendi i tij mbetet i hapur për një marrëveshje që u sjell përfitime të dyja palëve, por nuk do të nxitojë për të arritur një marrëveshje që nuk i mbron interesat kanadeze.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • On the eve of the Muslim elections, the White House lifts tariffs for some Canadian goods

    US President Donald Trump’s administration has decided to ease some of the 50 per cent customs tariffs for Canadian goods, just two weeks before the US Muslim elections. The decision comes after Republican senator Susan Collins, who is racing to preserve her seat in the Senate, said she had lobbied for this change.

    According to the White House’s announcement, reliefs will come into force on October 30th and include products such as plyens, several paper products, machinery and cooling devices.

    Collins said exemptions from tariffs would help the Maine State agricultural industry, where it is facing a tight electoral race. According to it, the measures include products of importance for blueberries, potatoes, apples and sea algae producers.

    The US had imposed a $50 per cent fee for about $20 billion Canadian goods, following the failure of trade negotiations between the two countries in August. In response, Canada imposed measures against American tariffs, which Prime Minister Mark Carney described as necessary for the protection of Canadian workers.

    However, relief will not apply to all products. The White House announced that the tariffs will be removed for several items, including crates and certain boxes of ambaljation, while being allocated for other products, such as carpets and certain types of waste.

    White House spokesman Matthew Middleton, said the decision is part of Trump’s efforts to protect American workers and secure fair trade.

    Meanwhile, Collins’ democratic opponent, Troy Jackson, criticised the senator’s decision and responsibility for the administration’s trade policy, Trump.

    The merchant wars of Trump have made life difficult and cost – greater to the people of Maine. Susan Collins enabled this chaos, voted to confirm the people behind him, and now wants credit for bringing a glass of water to put out the fire, Jackson said.

    The state of Maine borders on Canadian provinces New Brunswick and Quebec, while its economy is closely linked to trade with Canada. Other American border states have also been affected by commercial clashes in recent months.

    On Friday, Trump said Canada is working intensively to reach a trade agreement with the US. On the other hand, Carney said his country remains open to an agreement that benefits both sides, but would not rush to reach an agreement that does not protect Canadian interests.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal