Category: Lajme

  • Ish-punonjësi i Kadastrës mashtron një grua nga Shkupi me rreth 2.000 euro për privatizimin e tokës

    Ish-punonjësi i Kadastrës mashtron një grua nga Shkupi me rreth 2.000 euro për privatizimin e tokës

    Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 14:00 në SPB Shkup, një 24-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga dy persona për shumën prej 117.000 denarësh.

    Sipas raportit, më 21 të muajit të kaluar, ajo u takua me individët, njëri prej të cilëve u prezantua si punonjës i Kadastrës, dhe ata i premtuan asaj se do ta ndihmonin familjen e saj të blinte dhe privatizonte tokën që po përdornin, e cila është në pronësi të shtetit.

    Siç raportohet, ajo i pagoi individit paratë disa herë, dhe më pas i kërkoi Kadastrës ta njoftonte për rastin, pas së cilës iu tha se individi nuk ishte punësuar prej tyre për më shumë se dy vjet dhe ajo e kuptoi se ishte mashtruar.

    Po merren masa për të sqaruar rastin.

  • Former Kadastra employee cheats a woman from Skopje with about 2,000 euros for land privatisation

    The Interior Ministry reports that yesterday afternoon at 2: 00 p.m. in SPB Skopje, a 24-year-old from Skopje has reported being deceived by two persons for the 117,000 denarius.

    According to the report, on the 21st of last month, she met with individuals, one of whom was introduced as a cadastra employee, and they promised her that they would help her family buy and privatise the land they were using, which is owned by the state.

    She reportedly paid the individual’s money several times and then asked Cadastra to report the case, after which it was said that the individual had not been hired by them for more than two years and she realized that she had been deceived.

    Measures are being taken to clarify the case.

  • Hasan Krasniqi tregon arsyen e shkarkimit nga KRU “Gjakova”: Ose nënshkruaje, ose jep dorëheqje

    Hasan Krasniqi tregon arsyen e shkarkimit nga KRU “Gjakova”: Ose nënshkruaje, ose jep dorëheqje

    Hasan Krasniqi tregon arsyen e shkarkimit nga KRU “Gjakova”: Ose nënshkruaje, ose jep dorëheqje

    Hasan Krasniqi, i cili është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, ku ka përshkruar atë që pretendon se ndodhi gjatë mbledhjes së Bordit.

    Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar ndërprerja e kontratës së operatorit ekonomik “Liqeni i Dukagjinit”, ndërsa ai ka kërkuar që për këtë çështje të merret një vendim formal nga aksionarët ose nga Bordi.

    Në postimin e tij, Krasniqi ka shkruar se kryesuesi i Bordit i kishte thënë: “Ju duhet të ndërpreni kontratën e operatorit ekonomik ‘Liqeni i Dukagjinit’.”

    Ai pretendon se është përgjigjur duke kërkuar një vendim zyrtar, me arsyetimin se ndërprerja e kontratës mund të ketë pasoja të mëdha juridike dhe ekonomike.

    “UNË: Kryesues, unë kam kërkuar dhe po kërkoj edhe tani një vendim nga Aksioneri ( Ministri e Ekonomisë) ose nga ju Bordi me vetëm dy rreshta të shkruar dhe po e ndërpres tani menjëherë kontratën.”, ka shkruar Krasniqi.

    Sipas tij, kryesuesi i Bordit më pas i kishte kërkuar të nënshkruante ndërprerjen e kontratës ose të jepte dorëheqje.

    “KRYESUESI I BORDIT: Ose nënshkruaje prishjen e kontratës ose jep dorëheqje.”, ka cituar Krasniqi në postimin e tij.

    Ai ka pretenduar se u kishte kërkuar anëtarëve të Bordit një vendim të shkruar, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme financiare dhe juridike të ndërprerjes së kontratës.

    Në fund të postimit, Krasniqi ka thënë se kryesuesi i Bordit i kishte komunikuar shkarkimin dhe i kishte kërkuar të largohej nga salla.

    “KRYESUESI I BORDIT:
    Je i shkarkuar , liro sallën.
    Mirret vendimi për shkarkim , antarët tjerë të bordit nuk lëvizin dhe nuk e qelin gojën.”, ka shkruar ai.

    Krasniqi ka përfunduar rrëfimin duke thënë se është larguar nga salla e takimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hasan Krasniqi points to the reason for the dismissal by KRU yakova: Either sign it or quit.

    Hasan Krasniqi, who has been dismissed from the position of chief executive of the Regional Water Company éjakova, has reacted publicly through a Facebook post, describing what he claims happened during the Board’s meeting.

    Krasniqi has indicated that during the meeting, a formal decision has been discussed by shareholders or the Board is taken on the issue.

    In his post, Krasniqi wrote that the board’s leader told him: You must abort the contract of the economic operator Dukagjin Lake. )

    He claims he has responded by demanding an official decision, with the argument that contracting can have major legal and economic consequences.

    NU IN: Chief, I’ve been looking for a decision by the Stock Exchange (U.S. Minister) or by you, with just two lines of writing, and I’m breaking the contract right now, Krasniqi wrote.

    According to him, the board’s leader had later asked him to sign off the contract or resign.

    ) BORDICH CHOSE: Either sign the contract break or resign.) has quoted Krasniqi in his post.

    He has claimed he had asked members of the Board for a written decision, warning of possible financial and legal consequences of the dispute.

    At the end of the post, Krasniqi has said the board’s leader had communicated the dismissal and had asked him to leave the hall.

    ) BORDICH CHOSE:
    You’re fired, free the hall.
    The decision to fire, other board members don’t move and don’t shut up.

    Krasniqi has completed the confession, saying he left the meeting hall.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar

    Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe në mërgatë, që më 25 tetor të votojnë për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17, në zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë.

    Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e Serbisë, duke pretenduar se ata vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe shkelje të të drejtave.

    Ajo ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe se të drejtat e tyre nuk duhet të mbeten jashtë vëmendjes së institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    “Përballë diskriminimit sistematik, mohimit të të drejtave dhe padrejtësive të vazhdueshme nga shteti serb, përfaqësimi sa më i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë është domosdoshmëri”, ka shkruar Gërvalla.

    Sipas saj, çështja e të drejtave të shqiptarëve në këto tri komuna nuk është vetëm çështje lokale, por edhe përgjegjësi për të mos lejuar që padrejtësitë ndaj tyre të mbeten pa zë.

    Gërvalla u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë do ta fuqizonte zërin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

    “Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bashkoheni si kurrë më parë, nga Lugina e deri në mërgatë, që më 25 tetor të shfrytëzoni të drejtën tuaj të votës”, ka deklaruar ajo.

    Në fund, Gërvalla ka përsëritur thirrjen për votimin e listës së përbashkët shqiptare me numrin 17, Koalicionit Shqiptar.

  • As kafe, as bordo: Xhaketa që po bëhet hit këtë vjeshtë vjen me një detaj krejt të papritur

    As kafe, as bordo: Xhaketa që po bëhet hit këtë vjeshtë vjen me një detaj krejt të papritur

    Frymëzuar nga vitet ’70, ky model me pelush rozë po rikthehet në një version që ndërthur elegancën retro me guximin modern. Ja si ta kombinoni për një pamje që tërheq vëmendjen

    Gardërobën e vjeshtës zakonisht e lidhim me nuancat e karameles, çokollatës dhe të gjelbrës së errët. Mirëpo, këtë sezon, xhaketat më interesante sjellin një detaj që vështirë se mund të kalojë pa u vënë re – pelushin luksoz në ngjyrë rozë.

    Ky trend shfaqet më së shumti te modelet e frymëzuara nga vitet ’70, me jaka të mëdha, mëngë me funde të theksuara dhe siluetën karakteristike të stilit boho. Bëhet fjalë për një version modern të xhaketave të famshme Penny Lane, të cilave ngjyra rozë u jep një pamje më romantike dhe shumë më të guximshme.

    Rikthimi i xhaketës Penny Lane

    Xhaketat Penny Lane e kanë marrë emrin nga personazhi i filmit Almost Famous dhe dallohen për prerjen retro dhe detajet prej pellushi. Tradicionalisht, ato prodhohen në nuancat e konjakut, ngjyrës bezhë të devesë, kamoshit dhe çokollatës së errët.

    Versioni rozë e ruan karakterin vintage, por nuk duket më si një veshje e nxjerrë nga gardëroba e viteve ’70. Një jakë në rozë të ndezur ose në nuancë të butë pastel e ndryshon tërësisht pamjen e xhaketës, duke e shndërruar në elementin kryesor të kombinimit.

    Si ta kombinoni pelushin rozë gjatë vjeshtës?

    Zgjidhja më e thjeshtë janë xhinset me prerje të drejtë, një pulovër e zezë me jakë të lartë dhe çizmet prej lëkure. Xhaketa është mjaftueshëm tërheqëse, ndaj nuk ka nevojë për bizhuteri të mëdha, çanta shumëngjyrëshe apo aksesorë të shumtë.

    Ngjyra rozë kombinohet veçanërisht bukur me disa nga nuancat karakteristike të vjeshtës: bordo, kafe çokollatë, gri, të zezë dhe xhinsin e errët.

    Kombinimi me tonet kafe krijon një pamje më të ngrohtë dhe sjell atmosferën e viteve ’70, ndërsa e zeza dhe grija i japin xhaketës një karakter më modern dhe urban.

    Një xhaketë që mund ta vishni edhe në mbrëmje

    E njëjta xhaketë që gjatë ditës e kombinoni me xhinse dhe mokasina, në mbrëmje mund të vishet mbi një fustan të thjeshtë të zi.

    Ajo përshtatet po aq bukur edhe me pantallona elegante, një bluzë të ngushtë dhe këpucë me majë të theksuar.

    E rëndësishme është që pjesa tjetër e veshjes të jetë më e thjeshtë, veçanërisht nëse xhaketa ka jakë shumë voluminoze, nuancë të ndezur rozë apo detaje të tjera dekorative. Në këtë mënyrë, një veshje e vetme mund të bëhet pika qendrore e gjithë stilit.

    Pelushi rozë mund të mos jetë zgjedhja më e zakonshme për ditët e ftohta, por pikërisht këtu qëndron edhe tërheqja e tij.

    Pas disa sezonesh të dominuara nga xhaketat me ngjyra neutrale, ky trend rikthen gjallërinë, ngjyrat dhe lojën me stilin në kombinimet e vjeshtës, pa qenë nevoja të ndryshoni të gjithë gardërobën. /Telegrafi/

  • Halil Kastrati dhe Bekim Jashari me mesazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës

    Halil Kastrati dhe Bekim Jashari me mesazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës

    Humanisti Halil Kastrati, së bashku me Bekim Jasharin, kanë përcjellë një mesazh për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke theksuar rëndësinë e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit të tyre.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kastrati ka bërë të ditur se mesazhi është i përbashkët dhe u drejtohet shqiptarëve të Kosovës Lindore.

    “Së bashku me vëlla Bekim Jasharin, me një mesazh të përbashkët për vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka shkruar Kastrati.

    Ai ka theksuar se bashkimi dhe përfaqësimi i shqiptarëve kanë rëndësi.

    “Bashkimi, dinjiteti dhe përfaqësimi i shqiptarëve kanë rëndësi!”, thuhet në mesazhin e tij.

  • Halil Kastrati and Bekim Jashari with message to Albanians of the Presevo Valley

    Humanist Halil Kastrati, along with Bekim Jasharin, have conveyed a message to the Albanians of Presevo, Bujanovac and Medvedja, stressing the importance of joining, dignity and representation.

    Through a social networking post, Kastrati has announced that the message is shared and addressed to the Eastern Kosovo Albanians.

    along with Brother Bekim Jasharin, with a joint message for our brothers and sisters in Presevo, Bujanoc, Medvedja, wrote Kastrati.

    He has stressed that the unification and representation of Albanians matter.

    The union, dignity and representation of Albanians matter!

  • Dardanet e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

    Dardanet e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

    Vashat e Kosovës e dëshmuan epërsinë e tyre që nga minutat e para të takimit, duke dominuar lojën dhe duke mbajtur vazhdimisht kontrollin e rezultatit.

    Pjesa e parë u mbyll me epërsi të thellë të Kosovës, 19:10, ndërsa në pjesën e dytë hendbollistet kosovare vazhduan me paraqitje të sigurt, duke e thelluar edhe më shumë diferencën deri në rezultatin përfundimtar 39:22.

    Kjo fitore përbën një nisje pozitive për Kosovën në rrugëtimin kualifikues drejt Botërorit 2027, me synimin për të vazhduar me rezultate të mira edhe në sfidat e ardhshme.

    Kosova dhe Estonia do të përballen nesër mbrëma sërish në Prishtinë, në sfidën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2027.

    Burimi: RTKLive

  • Dardanians launch furiously, declassify Estonia

    Kosovo girls have witnessed their supremacy since the first minutes of the meeting, dominant the game and constantly maintaining control of the outcome.

    The first part was shut down with Kosovo’s deep supremacy, 19:10, while in the second part, Kosovo handball players continued with certain presentations, deepening the difference to the final score 39:22.

    This victory represents a positive start for Kosovo on the qualifying journey to the 2027 World, with the aim of continuing with good results even in future challenges.

    Kosovo and Estonia will face another challenge tomorrow evening in Pristina, at the second qualifying challenge for the 2027 World Cup.

    Source Layer: RTKLive