Category: Lajme

  • Jashari e Kastrati u bëjnë thirrje shqiptarëve në Serbi të votojnë të dielën në mbështetje të partive shqiptare

    Jashari e Kastrati u bëjnë thirrje shqiptarëve në Serbi të votojnë të dielën në mbështetje të partive shqiptare

    Bashkim Jashari dhe Halil Kastrati u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë që të dalin në votime në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

    Nëpërmjet një videoje të përbashkët, Jashari e Kastrati u bën thirrje shqiptarëve në Serbi që në zgjedhjet parlamentare të dielën ta mbështesin koalicionin e partive shqiptare atje, njofton Dukagjini.

    “Bashkimi, dinjiteti dhe përfaqësimi i shqiptarëve kanë rëndësi”, thanë mes tjerash.

    Burimi: Dukagjini

  • Kashar and Kastrati call on Albanians in Serbia to vote Sunday in support of Albanian parties

    Bashkim Jashari and Halil Kastrati have called on Albanians in Presevo, Bujanoc and Medvedja to come to the polls in the 25 October elections in Serbia.

    Through a joint video, Jashar and Kastrati urged Albanians in Serbia to support the coalition of Albanian parties there in parliamentary elections on Sunday, Duguagjini reports.

    The union, dignity and representation of Albanians matter, they said, among other things.

    Source Layer: Dukeagini

  • HIV në Maqedoninë e Veriut: Tetë raste të reja brenda një muaji

    HIV në Maqedoninë e Veriut: Tetë raste të reja brenda një muaji

    Tetë raste të reja me HIV-SIDA janë regjistruar gjatë muajit shtator. Katër nga të prekurit i përkasin grup moshës 30-39 vjeç dhe të tjerët të moshës nga 15 deri në 59 vjeçare.

    Deri më fund të muajit të kaluar numri i përgjithshëm i të prekurve me HIV-SIDA në vendin tonë është 49.

    Numri total i të prekurve që nga viti 1987 në Maqedoninë e Veriut është 778, nga të cilët 144 persona kanë ndërruar jetë kurse 520 prej tyre vazhdojnë të jetojnë me këtë sëmundje.

    Vdekja e fundit e regjistruar nga kjo sëmundje ka qenë në vitin 2018.

  • Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, protestat përhapen në disa vende të Europës

    Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, protestat përhapen në disa vende të Europës

    Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, protestat përhapen në disa vende të Europës

    Franca do të angazhojë rreth 70 mijë efektivë policie në të gjithë vendin të shtunën, në përpjekje për të parandaluar trazira të reja pas dhunës dhe grabitjeve që shpërthyen fundjavën e kaluar gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës.

    Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi se në operacionin e sigurisë do të përfshihen edhe njësi speciale, të trajnuara për luftën kundër terrorizmit dhe shpëtimin e pengjeve. Sipas tij, në rrjetet sociale janë bërë thirrje për dhunë nga grupe të së majtës ekstreme.

    “Jemi të përgatitur të veprojmë me vendosmëri maksimale dhe nuk do të tolerojmë asgjë”, deklaroi Nuñez pas një takimi me zyrtarë të lartë të qeverisë, të drejtuar nga presidenti Emmanuel Macron.

    Përveç 10 mijë efektivëve shtesë, autoritetet do të përdorin topa uji, automjete të blinduara, helikopterë, dronë dhe policë të hipur mbi kuaj për të garantuar rendin dhe sigurinë.

    Qeveria franceze po përballet me një situatë të vështirë, pasi protestat e fundjavës së kaluar përfunduan në përleshje, grabitje dhe shkatërrime në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin. Në qytetin e Limoges, ndërtesa e bashkisë u përfshi nga flakët dhe u dëmtua rëndë.

    Autoritetet kanë pranuar se humbën kontrollin gjatë trazirave të së shtunës, kur grupe protestuesish të dhunshëm u shkëputën nga demonstratat kryesisht paqësore dhe nisën sulmet ndaj bizneseve dhe ndërtesave publike.

    Protestat pritet të zhvillohen sërish të shtunën në disa qytete të Francës, por në disa zona ato janë ndaluar ose janë vendosur kufizime për itineraret e marshimeve. Në Paris është lejuar një marshim sindikal në pjesën lindore të kryeqytetit, ndërsa kërkesat për tubime nga sindikata studentore UNEF dhe lëvizja e “jelekëve të verdhë” janë refuzuar.

    Përfaqësuesit e sindikatave dhe opozitës kanë kritikuar qeverinë për kufizimin e protestave. Marylise Léon, sekretarja e përgjithshme e sindikatës CFDT, akuzoi presidentin Macron për shpërdorim të pushtetit, duke argumentuar se ndalimi i tubimeve nuk do ta zgjidhë situatën.

    Edhe partia e majtë radikale “La France Insoumise”, e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon, reagoi ashpër, duke deklaruar se vendimet e qeverisë rrezikojnë të shtojnë tensionet dhe kaosin.

    Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, bëri të ditur se që nga e shtuna janë burgosur 217 persona, gjysma e të cilëve janë ndëshkuar për herë të parë për shkelje të ligjit.

    Tensionet në Francë vijnë në një kohë kur pakënaqësitë sociale po përhapen edhe në vende të tjera europiane. Demonstrata janë paralajmëruar të shtunën në Itali, Austri, Spanjë, Portugali, Irlandë dhe Shqipëri. Protestuesit kundërshtojnë rritjen e çmimeve, vështirësitë për të përballuar kostot e banimit, shkurtimet në sektorin publik dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.

    Situata është rënduar edhe nga një ngjarje e rëndë në qytetin Trappes, në perëndim të Parisit, ku një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, mes tyre një vajzë 12-vjeçare, gjatë një sulmi me armë zjarri të premten. Policia po heton mundësinë që sulmi të ketë pasur motive raciste.

    Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se nuk do të tolerojnë akte dhune dhe grabitje, ndërsa vendi përgatitet për një tjetër ditë protestash dhe masa të shtuara sigurie.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • France mobilises 70 thousand police officers after riots, protests spread to several European countries

    France will engage about 70 thousand effective police officers across the country on Saturday, in efforts to prevent new riots after violence and robberies that erupted last weekend during protests against rising cost of living.

    French Interior Minister Laurent Nuñez said special units, trained for the fight against terrorism and the rescue of hostages, will be involved in the security operation. According to him, violence by extreme leftist groups has been called on in social networks.

    We are prepared to act with maximum determination and will tolerate nothing, Nuñez said after a meeting with senior government officials, led by President Emmanuel Macron.

    In addition to the additional 10,000 effectives, authorities will use water cannons, armoured vehicles, helicopters, fears and policemen riding horses to ensure order and security.

    The French government is facing a difficult situation as last weekend’s protests ended in clashes, robbery and destruction in some of the country’s largest cities, including Paris, Marseilles and Lyons. In the city of Limog, the city was engulfed in flames and seriously damaged.

    Authorities have admitted they lost control during Saturday’s riots, when violent groups broke off from largely peaceful demonstrations and launched attacks on businesses and public buildings.

    Protests are expected to take place again Saturday in several French towns, but in some areas they have been banned or restrictions on marching routes have been imposed. In Paris a union march is allowed in the eastern part of the capital, while calls for gatherings by the student union U The NEF and the movement of yellow angels have been rejected.

    Union and opposition representatives have criticised the government for limiting the protests. Marylie Léon, secretary general of union CFDT, accused President Macro of abuse of power, arguing that the ban on rallying would not resolve the situation.

    Even the radical leftist party La France Insoumesė, led by Jean-Luc Mélenchon, reacted sharply, claiming government decisions are at risk of increasing tensions and chaos.

    Meanwhile, Justice Minister Gérad Darman announced that as of Saturday, 217 persons have been imprisoned, half of whom have been convicted for the first time for violations of the law.

    Tensions in France come at a time when social discontent is spreading to other European countries. The demonstrations have been warned Saturday in Italy, Austria, Spain, Portugal, Ireland and Albania. Protesters oppose price hikes, difficulties in coping with housing costs, public sector cuts, and worsening public services.

    The situation is also burdened by a serious event in the town of Trappes, west of Paris, where one person was killed and four others injured, among them a 12-year-old girl, during a firearm attack Friday. Police are investigating the possibility that the attack had racist motives.

    French authorities have warned they will not tolerate acts of violence and robbery, as the country prepares for another day of protests and increased security measures.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Cybercab without driver, Tesla targets first shipments of 2026

    Tesla plans that by the end of 2026, first customers can purchase Cybercab robotics, a two – seat autonomous vehicle, without steering and pedaling.

    Lars Moravy, deputy head of engineering in Tesla, confirmed that the first shipments would be limited, as the company would initially use vehicles for its autonomous transport fleet.

    However, fully autonomous direction still depends on software development.

    The current Full Self-Driving system requires a person’s supervision.

    Tesla is also facing a review by US security authorities, who are praising whether Cybercab meets federal standards despite lack of traditional controls.

    The company aims to initially expand robotic services before Cybercab becomes more available to private buyers. /Telegraphy/

  • Cybercab pa shofer, Tesla synon dërgesat e para para fundit të 2026

    Cybercab pa shofer, Tesla synon dërgesat e para para fundit të 2026

    Tesla planifikon që deri në fund të vitit 2026, klientët e parë të mund të blejnë robotaksinë Cybercab, një automjet autonom me dy vende, pa timon dhe pedale.

    Lars Moravy, nënkryetar i inxhinierisë në Tesla, konfirmoi se dërgesat e para do të jenë të kufizuara, pasi kompania do t’i përdorë fillimisht automjetet për flotën e saj të transportit autonom.

    Megjithatë, drejtimi plotësisht autonom ende varet nga zhvillimi i softuerit.

    Sistemi aktual Full Self-Driving kërkon mbikëqyrjen e një personi.

    Tesla po përballet gjithashtu me një shqyrtim nga autoritetet amerikane të sigurisë, të cilat po vlerësojnë nëse Cybercab përmbush standardet federale, pavarësisht mungesës së kontrolleve tradicionale.

    Kompania synon të zgjerojë fillimisht shërbimin e robotaksive, përpara se Cybercab të bëhet i disponueshëm në numër më të madh për blerësit privatë. /Telegrafi/

  • VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

    VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

    Në mbledhjen e mbajtur në zyrën qendrore të Lëvizjes morën pjesë kryetari i saj, njëherësh kryeministri Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, koordinatori i qendrave Salih Zyba dhe anëtarë të Kryesisë Qendrore.

    Sipas njoftimit të VV-së, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të partisë për periudhën e ardhshme.

    Kurti falënderoi strukturat organizative, drejtuesit e qendrave, aktivistët dhe anëtarësinë në Kosovë e në mërgatë për punën dhe përkushtimin e tyre.

    “Angazhimi i tyre, nga secila lagje e fshat, në çdo komunë të Kosovës dhe gjithandej mërgatës sonë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të forcës politike dhe organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim.

    Sipas VV-së, përgjegjësitë e saj në periudhën e ardhshme lidhen me punën institucionale, zbatimin e zotimeve programore dhe avancimin e reformave.

    “Me konsolidimin e institucioneve të Republikës, synimet dhe përgjegjësitë tona janë të qarta, punë e përditshme, e ndershme dhe e palodhshme në shërbim të qytetarëve, zbatim i zotimeve tona programore dhe avancim i reformave që fuqizojnë shtetin, zhvillojnë ekonominë dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

    Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, veçanërisht procesit të zgjedhjeve të brendshme. Pas diskutimeve me drejtuesit e qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, u arrit dakordim në parim për shpalljen e këtij procesi.

    Në njoftim, zgjedhjet e brendshme cilësohen si një proces i rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen dhe fuqizimin e strukturave partiake.

    “Ato janë mundësi për mobilizim më të fuqishëm organizativ, për zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, për avancimin e kuadrove dhe për forcimin e lidhjes së drejtpërdrejtë të Lëvizjes me qytetarët në çdo nivel të organizimit”, thuhet në njoftim.

    VV-ja thekson se synon që përmes këtij procesi t’i forcojë qendrat e saj në komuna dhe të përgatitet për angazhimet e ardhshme politike, veçanërisht në nivel lokal.

    “Qytetarët tanë kanë nevojë për qeverisje lokale që vendos interesin publik mbi interesat e ngushta, që sjell zhvillim të barabartë, shërbime cilësore, transparencë dhe përgjegjshmëri”, thuhet në njoftim.

    Në përfundim, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka theksuar synimin për forcimin e organizimit dhe shtimin e angazhimit në shërbim të qytetarëve.

    “Organizim më i fortë, angazhim më i madh dhe më shumë punë për qytetarët, në çdo komunë të Republikës, në secilën lagje e fshat”, përfundon njoftimi.

     

    Burimi: RTKLive

  • Një orë pune në Gjermani kushton 45 euro

    Një orë pune në Gjermani kushton 45 euro

    Kostot e punës në Gjermani u rritën gjatë vitit 2025, ndonëse më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian. Që nga viti 2020, kostoja për një orë pune është rritur për më shumë se një të pestën. Ndërkohë, kompanitë po intensifikojnë planet për shkurtimin e vendeve të punës.

    Kostot e punës në Gjermani, të cilat tashmë janë të larta krahasuar me vendet e tjera evropiane, u rritën ndjeshëm edhe gjatë vitit të kaluar. Një orë pune në sektorin e prodhimit dhe të shërbimeve kushtoi mesatarisht 45 euro, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Krahasuar me një vit më parë, kostot e punës u rritën për 3.6 për qind, pak më pak se mesatarja e BE-së prej 4.1 për qind, shkruan Tagesschau.

    Kostot e punës përbëhen nga pagat bruto dhe kostot shtesë të pagave, siç janë kontributet e punëdhënësit për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet për trajnim. Pagat bruto përfshijnë pagesën për orët e punuara, bonuset, planet e kursimeve të punonjësve dhe kompensimin për ditët e papunuara, siç janë ditët e pushimit.

    Vetëm disa vende të BE-së janë më të shtrenjta

    Krahasuar me mesataren e BE-së prej 34.90 eurosh, kompanitë në Gjermani paguan 29 për qind më shumë për një orë pune. Kjo e rendit Gjermaninë ndër vendet me kostot më të larta të punës në Evropë. Vetëm Luksemburgu (56.80 euro), Danimarka (51.70 euro), Holanda (47.90 euro) dhe Austria (46.30 euro) kishin kosto më të larta të punës në vitin 2025.

    Megjithatë, për Belgjikën, e cila ishte renditur e treta një vit më parë, ende nuk kishte të dhëna të disponueshme. Vendi me kostot më të ulëta të punës në BE gjatë vitit 2025 ishte Bullgaria, me 12 euro për orë, e ndjekur nga Rumania me 13.60 euro dhe Hungaria me 15.20 euro, transmeton Telegrafi.

    Rritjet më të mëdha në Evropën Lindore

    Në vitin 2025, kostot e punës në Gjermani u rritën me një ritëm nën mesataren e Eurozonës dhe të Bashkimit Evropian, shkroi Ulrike Stein, eksperte e tregut të punës në Institutin për Makroekonomi dhe Kërkime të Ciklit të Biznesit (IMK), pranë Fondacionit Hans Böckler, i cili është i lidhur me sindikatat.

    “Ndërsa kostot e punës në sektorin privat të shërbimeve mbetën në nivelin mesatar, rritja në sektorin e prodhimit ishte dukshëm nën mesataren”, tha ajo.

    Rritja më e madhe e kostove të punës në vitin 2025 u regjistrua në Bullgari, me 13.1 për qind, e ndjekur nga Kroacia me 11.6 për qind dhe Polonia me 10.5 për qind. Kostot e punës u rritën më pak në Francë, me 2 për qind, në Danimarkë me 3 për qind dhe në Itali me 3.2 për qind. Në Maltë, kostot e punës madje shënuan një rënie të lehtë.

    Pak ka ndryshuar në pozicionin konkurrues

    Në një periudhë afatmesme, kostoja për një orë pune në Gjermani është rritur për 22.3 për qind që nga viti 2020, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Rritja më e madhe, prej 30 për qind, u regjistrua në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë. Megjithatë, hendeku me mesataren e BE-së ka ndryshuar shumë pak.

    Në vitin 2020, kostot e punës në Gjermani ishin 30 për qind mbi mesataren e BE-së, ndërsa në vitin 2025 ishin 29 për qind më të larta. Sipas ekspertes Stein, kjo tregon se pozicioni konkurrues i Gjermanisë sa i përket kostove të pagave ka ndryshuar pak. Shoqatat e biznesit vazhdojnë të kërkojnë reforma për uljen e kostove të larta të punës në vend.

    Shkurtime të vendeve të punës në të gjithë sektorët

    Për shkak të krizës globale, kompanitë në Gjermani planifikojnë të shkurtojnë më shumë vende pune, sipas Institutit ifo. Barometri përkatës i punësimit ra në mars në nivelin më të ulët në pothuajse gjashtë vjet.

    “Pasiguria gjeopolitike po ndikon në planifikimin e personelit të kompanive”, tha Klaus Wohlrabe, drejtues i anketave në institutin ifo. “Po shkurtohen më shumë vende pune sesa po krijohen.”

    Konflikti i pazgjidhur në Lindjen e Mesme po rëndon ndjeshëm ekonominë globale. Përfundimi i bllokadës pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit, e cila është thelbësore për furnizimin me naftë, nuk duket në horizont. Si pasojë, çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm dhe zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë. Edhe Instituti për Kërkime në Punësim (IAB) kishte shprehur më herët një vlerësim pesimist.

    Sipas institutit ifo, pothuajse asnjë sektor nuk po i shpëton humbjes së vendeve të punës. Treguesi për situatën në tregun e punës është përkeqësuar në sektorin e prodhimit, si dhe në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

    Te ofruesit e shërbimeve, treguesi përkatës ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i krizës së koronavirusit. Sektori i logjistikës po përballet me rritjen e kostove, ndërsa humbje të vendeve të punës po regjistrohen edhe në sektorin e turizmit./Telegrafi/

  • Nuk po e njihni më veten? Gjashtë shenja në sjelljen tuaj mund të zbulojnë se jeni nën stres të madh

    Nuk po e njihni më veten? Gjashtë shenja në sjelljen tuaj mund të zbulojnë se jeni nën stres të madh

    Nervozizmi, harresa, shqetësimi i vazhdueshëm dhe ndryshimet në jetën intime mund të kenë një shkaktar të përbashkët. Ja si ndikon stresi i zgjatur në mendje, emocione dhe marrëdhënie

    Ka periudha kur nuk e njohim më veten. Gjërat që dikur na gëzonin nuk na sjellin kënaqësi, shqetësohemi për situata të zakonshme, humbasim durimin për gjëra të vogla ose nuk arrijmë të përqendrohemi në punë.

    Shpesh këto ndryshime ia atribuojmë lodhjes, përgjegjësive apo mungesës së gjumit. Megjithatë, pas tyre mund të qëndrojë stresi i zgjatur, i cili ndikon jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në gjendjen emocionale, sjelljen dhe marrëdhëniet me të tjerët.

    Ja gjashtë ndryshime që meritojnë vëmendje.

    1. Trishtimi dhe humbja e interesimit për gjërat që dikur ju gëzonin

    Stresi është reagim natyror ndaj sfidave, por kur zgjat shumë, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien emocionale.

    Disa njerëz fillojnë të ndihen të trishtuar, të pafuqishëm ose humbasin interesimin për aktivitetet që më parë u sillnin kënaqësi.

    Një punim shkencor i botuar në revistën Current Directions in Psychological Science shpjegon se ngjarjet stresuese dhe mënyra si reagojmë ndaj tyre mund të ndikojnë në zhvillimin dhe vazhdimësinë e simptomave depresive.

    Megjithatë, trishtimi i përkohshëm nuk është i njëjtë me depresionin klinik. Nëse gjendja vazhdon dhe pengon funksionimin e përditshëm, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë profesionale.

    2. Shqetësimi i vazhdueshëm dhe ndjenja se diçka e keqe do të ndodhë

    Një tjetër shenjë është vështirësia për t’u qetësuar, edhe kur nuk ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm.

    Mendimet shqetësuese përsëriten, ndërsa personi mund të përjetojë tension të brendshëm, rrahje të shpejta të zemrës ose djersitje.

    Këto simptoma ndonjëherë krijojnë një rreth vicioz: shqetësimi i përforcon reagimet fizike, ndërsa ato e shtojnë frikën.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, situatat stresuese mund të nxisin ose përkeqësojnë simptomat e ankthit dhe depresionit.

    3. Nervozizmi dhe reagimet e tepruara ndaj gjërave të vogla

    A ju ndodh të zemëroheni për diçka që më parë nuk do t’ju shqetësonte?

    Kur jemi nën presion të vazhdueshëm, toleranca ndaj vështirësive zvogëlohet. Mund të humbasim durimin më shpejt, të përfshihemi në debate ose të reagojmë ashpër ndaj njerëzve të afërt.

    Mungesa e gjumit e rëndon më tej kontrollin emocional.

    Një pauzë para përgjigjes, frymëmarrja e ngadalshme dhe biseda pasi tensioni të jetë ulur mund të ndihmojnë në shmangien e konflikteve.

    foto: westend61

    4. Përqendrimi i dobët dhe harresa e shpeshtë

    Stresi mund ta vështirësojë përqendrimin, organizimin e mendimeve dhe mbajtjen mend të informacioneve të reja.

    Kur mendja është vazhdimisht e zënë me shqetësime, mbeten më pak burime mendore për detyrat e përditshme.

    Një studim i botuar më 2023 në JAMA Network Open, me 24.448 pjesëmarrës të moshës 45 vjeç e lart, zbuloi një lidhje ndërmjet nivelit më të lartë të stresit të perceptuar dhe vështirësive njohëse.

    Megjithatë, studimi nuk dëshmon se stresi është shkaktari i drejtpërdrejtë.

    Gjumi i rregullt, pushimet e shkurtra dhe përqendrimi në një detyrë mund të ndihmojnë. Harresa që përkeqësohet kërkon vlerësim mjekësor.

    5. Ulja e dëshirës seksuale dhe shmangia e afërsisë

    Stresi i vazhdueshëm mund të ndikojë edhe në jetën intime.

    Lodhja, shqetësimet emocionale dhe tensionet në marrëdhënie mund të zvogëlojnë dëshirën seksuale dhe interesimin për afërsi fizike.

    Megjithatë, ulja e libidos nuk është gjithmonë pasojë e stresit. Ajo mund të lidhet edhe me ndryshime hormonale, sëmundje ose përdorimin e barnave të caktuara.

    Komunikimi i hapur me partnerin, pa presion për marrëdhënie seksuale, mund të ndihmojë. Nëse problemi vazhdon, rekomandohet konsultimi mjekësor.

    6. Nevoja për të kontrolluar ose përsëritur vazhdimisht veprime

    Te disa njerëz, tensioni emocional shoqërohet me nevojën për të përsëritur veprime të caktuara, si kontrollimi i derës, pajisjeve elektrike apo larja e shpeshtë e duarve.

    Këto sjellje ndonjëherë shërbejnë si përpjekje për ta zvogëluar shqetësimin.

    Megjithatë, jo çdo veprim i përsëritur është shenjë e çrregullimit obsesiv-kompulsiv.

    Kur këto sjellje marrin shumë kohë, shkaktojnë vuajtje emocionale ose pengojnë jetën e përditshme, nevojitet vlerësim profesional.

    Çfarë mund të bëni për ta zvogëluar stresin?

    Hapi i parë është identifikimi i burimeve të presionit dhe përcaktimi i asaj që mund të ndryshoni.

    Aktiviteti fizik, gjumi i mjaftueshëm, kufizimi i angazhimeve të tepërta dhe marrëdhëniet mbështetëse janë ndër mënyrat që ndihmojnë në menaxhimin e stresit.

    Ushtrimet e relaksimit, meditimi, joga dhe qëndrimi në natyrë gjithashtu mund të jenë të dobishme.

    Por nëse ndryshimet emocionale dhe të sjelljes vazhdojnë, përkeqësohen ose ndikojnë në punë, gjumë dhe marrëdhënie, kërkimi i ndihmës nga psikologu, psikiatri apo mjeku është një hap i rëndësishëm.

    Stresi nuk shfaqet gjithmonë me shenja të dukshme fizike. Ndonjëherë, sinjali më i rëndësishëm është pikërisht ndjenja se nuk jeni më ai person që keni qenë. /Telegrafi/