Category: Lajme

  • Who will lead the Special Department at the Court of Appeals in Pristina? K JCH Makes the Decision

    Kosovo Judiciary Council ( The KCJ has decided on the appointment of Special Department chief to the Court of Appeals in Pristina.

    Judge Mentor Bajraktari, who will head the special department of this court, has been appointed to this position.

    The decision comes under the organisation and functioning of the judicial system, while Bajraktari will have leadership responsibilities in the department dealing with some of the most sensitive criminal cases.

    The Special Department of the Court of Appeals is responsible for reviewing complaints about first-instance decisions in cases that fall into its competence, including cases of organised crime, corruption and other serious criminal acts.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të grabitjes.

    Sipas njoftimit të Policisë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, t’i ndajnë me organet e rendit.

    Qytetarët që posedojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police call for citizens’ help in identifying a man suspected of robbery

    Kosovo police have called for citizens’ help in identifying a person suspected of involvement in criminal robbery.

    According to the Police report, the Capital Investigation Division, with authorisation of the competent prosecution, has published a picture of the person and has appealed to citizens that, if they have information that can help identify it, they share with law enforcement.

    Citizens who possess information can contact police in 192 or via electronic addresses info@kosovo police.com.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vitia: Invalidët e luftës do të përfitojnë subvencionim të plotë për proteza

    Vitia: Invalidët e luftës do të përfitojnë subvencionim të plotë për proteza

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se çdo invalid i luftës, qoftë ushtar apo civil, që paraqet kërkesë në Fondin për Sigurime Shëndetësore, do ta ketë lëndën e trajtuar dhe do të përfitojë subvencionim të plotë për proteza.

    Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, ka krijuar një sistem që garanton trajtimin e kërkesave të invalidëve të luftës.

    “Me shoqatat e dala nga lufta, e kemi bërë një sistem dhe tani as edhe një invalid i luftës nuk ka shansë të mos i përgjigjet ministria me subvencionim të plotë”, deklaroi Vitia.

    Ai theksoi se deri në vitin 2024, mbulimi i shpenzimeve për proteza është bërë në një mënyrë që, sipas tij, nuk ka qenë plotësisht institucionale, pasi ka varur nga vendimet e qeverive për ndarjen e fondeve.

    “Deri në vitin 2024, mbulimi i protezave ka ndodhur në një mënyrë pak a shumë jo institucionale, që ka qenë në vullnetin e qeverive për të ndarë apo jo fonde për t’i mbuluar shpenzimet e këtyre personave që kanë dhënë gjymtyrët për vendin tonë”, tha ministri.

    Vitia u garantoi invalidëve të luftës se çdo kërkesë e paraqitur në Fondin për Sigurime Shëndetësore do të shqyrtohet, duke theksuar se sistemi i krijuar synon të sigurojë mbështetje të plotë për këtë kategori. /Telegrafi/

  • Ukraina zbulon detaje nga operacioni në Kupiansk, forcat përparuan mbi 15 kilometra përmes rrugëve nëntokësore

    Ukraina zbulon detaje nga operacioni në Kupiansk, forcat përparuan mbi 15 kilometra përmes rrugëve nëntokësore

    Trupat ukrainase Khartiia kanë bërë të ditura detaje nga operacioni “Veles”, i zhvilluar në drejtimin e Kupianskut, ku forcat ukrainase përparuan më shumë se 15 kilometra përmes rrugëve nëntokësore, duke depërtuar në prapavijën e forcave ruse.

    Sipas korpusit Khartiia, operacioni përfshiu përdorimin e një tubacioni kryesor të gazit, tuneleve dhe rrugëve të tjera të kalimit nëntokësor. Përparimi u mbështet edhe nga forcat që vepronin në sipërfaqe dhe nga dronët, të cilët ndihmuan në koordinimin dhe mbështetjen e operacionit.

    Ushtria ukrainase pretendon se kjo ndërhyrje pengoi përpjekjet ruse për të depërtuar në prapavijën e Kupianskut, duke synuar të kufizonte lëvizjet dhe mundësitë e avancimit të trupave kundërshtare në këtë sektor të frontit, transmeton Telegrafi.

    Sipas të dhënave të publikuara nga korpusi, gjatë operacionit u kapën më shumë se 30 ushtarë rusë, ndërsa humbjet e forcave ruse tejkaluan 100 persona. Këto shifra janë bërë publike nga pala ukrainase dhe nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Operacioni “Veles” tregon përdorimin e rrugëve nëntokësore si pjesë të taktikave ushtarake në zonat urbane dhe pranë vijës së frontit. Në drejtimin e Kupianskut, kontrolli i rrugëve të furnizimit dhe i qasjes në prapavijë mbetet një element i rëndësishëm i luftimeve mes forcave ukrainase dhe ruse. /Telegrafi/

  • Ulpiana synon rikthimin në Ligën e Parë, Fadil Ademi: Duam t’ia kthejmë namin e dikurshëm

    Ulpiana synon rikthimin në Ligën e Parë, Fadil Ademi: Duam t’ia kthejmë namin e dikurshëm

    Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi, ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku lipjanasit aktualisht renditen në vendin e parë dhe synojnë inkuadrimin në Ligën e Parë.

    Ademi në një intervistë për Telegrafin është shprehur i kënaqur me paraqitjet e futbollistëve, duke theksuar se organizimi i klubit dhe angazhimi i lojtarëve kanë qenë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rezultatet pozitive të deritanishme.

    Sa i përket garës për inkuadrim, trajneri i Ulpianës ka theksuar se konkurrenca është e madhe dhe se skuadra duhet të ruajë përqendrimin në çdo ndeshje, ndërsa ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

    Ulpiana po kalon një sezon shumë të mirë dhe aktualisht prin në tabelën e Ligës së Dytë. Si e vlerësoni rrugëtimin e skuadrës deri më tani dhe cilët kanë qenë faktorët kryesorë që ju kanë sjellë në këtë pozitë?

    Ademi: Kemi pasur një ecuri shumë të mirë deri më tani, falë paraqitjeve pozitive të futbollistëve dhe organizimit të klubit, veçanërisht nën udhëheqjen e re të vëllezërve Dragaqina. Këta faktorë kanë ndikuar që skuadra të ketë rezultate të mira dhe të jetë në krye të tabelës.

    Duke qenë se Ulpiana shihet si një nga pretendentët kryesorë për inkuadrim në Ligën e Parë, sa besoni se skuadra ka potencialin për ta arritur këtë objektiv dhe çfarë do të jetë vendimtare në vazhdim të kampionatit?

    Ademi: Po, jemi pretendentë për inkuadrim, por krahas nesh janë edhe të paktën pesë skuadra të tjera që synojnë të njëjtin objektiv. Megjithatë, ende është herët për të bërë parashikime, pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Besoj se kemi potencialin e duhur për ta arritur këtë synim, por është e domosdoshme të jemi të përqendruar dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje, sepse Liga e Dytë është një garë shumë e paparashikueshme.

    Gara për vendin e parë mbetet e hapur, sidomos me Sharrin që ju ndjek nga afër. Sa e vështirë do të jetë ta ruani kreun e tabelës dhe si po përgatitet skuadra për sfidat e ardhshme?

    Ademi: Gara mbetet e hapur, jo vetëm me Sharrin, por edhe me Drinin, Besën e Artë dhe F.Kosovën, si dhe skuadra të tjera që synojnë pozitat e para. Ne do të mundohemi ta ruajmë vazhdimësinë e rezultateve dhe këtë qasje që futbollistët po e tregojnë në çdo ndeshje.

    Angazhimi, vullneti dhe dëshira e tyre për të dhënë kontributin maksimal janë shumë të rëndësishme për ne dhe shpresojmë t’i ruajmë këto elemente deri në fund të kampionatit.

    Si trajner, sa jeni i kënaqur me angazhimin dhe nivelin e futbollistëve deri më tani, dhe a mendoni se Ulpiana ka ende hapësirë për përmirësim në lojë dhe rezultate?

    Ademi: Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Nga 11 ndeshje të zhvilluara, kemi arritur 10 fitore dhe një barazim, pa pësuar asnjë humbje, që është një ecuri shumë e mirë. Do të mundohemi që kjo atmosferë pozitive dhe buzëqeshja e futbollistëve të vazhdojnë sa më gjatë. Natyrisht, gjithmonë ka hapësirë për përmirësim dhe duhet të punojmë vazhdimisht për t’u bërë edhe më të mirë.

    Cili është mesazhi juaj për tifozët e Ulpianës, të cilët presin që skuadra të vazhdojë me këto rezultate dhe ta sigurojë inkuadrimin në Ligën e Parë në fund të sezonit?

    Ademi: I falënderoj pa masë tifozët që na mbështesin dhe vijnë të na përcjellin në çdo ndeshje, si në Lipjan, ashtu edhe në udhëtimet jashtë tij. I siguroj se skuadra do të vazhdojë të tregojë shpirt garues deri në momentin e fundit, me synimin e vetëm që Ulpianës t’ia kthejmë namin e dikurshëm. /Telegrafi/

  • Kolumbia sekuestron 7.6 tonë kokainë të destinuara për Holandën, vlera kalon 200 milionë dollarë

    Kolumbia sekuestron 7.6 tonë kokainë të destinuara për Holandën, vlera kalon 200 milionë dollarë

    Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar 7.6 tonë kokainë në portin e Kartagjenës, në një operacion të përbashkët me Administratën Amerikane për Luftën kundër Drogave (DEA).

    Presidenti i vendit, Abelardo de la Espriella, e cilësoi këtë si sekuestrimin më të madh të drogës në Kolumbi gjatë 10 viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

    Duke folur në Kartagjenë më 20 tetor, presidenti bëri të ditur se ngarkesa ishte e destinuar për Holandën. Operacioni u realizua përmes bashkëpunimit mes autoriteteve kolumbiane dhe agjentëve amerikanë, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

    Sipas de la Espriellës, sasia e sekuestruar kishte një vlerë prej 43 miliardë pesos kolumbiane në tregun vendas. Megjithatë, vlera e saj do të ishte shumë më e lartë në tregun evropian, ku, sipas presidentit, ngarkesa do të kapte vlerën e më shumë se 200 milionë dollarëve nëse do të mbërrinte në destinacion.

    Sekuestrimi i 7.6 tonëve kokainë përbën një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji në vend gjatë dekadës së fundit, sipas vlerësimit të presidentit.

    Porti i Kartagjenës, nga ku ishte nisur ngarkesa, është një pikë e rëndësishme e transportit detar, ndërsa destinacioni i saj tregon përmasat ndërkombëtare të rrjeteve të trafikut të drogës.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për personat e përfshirë në transportin e ngarkesës apo për mënyrën se si kokaina ishte fshehur.

    Megjithatë, operacioni nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit mes Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara në identifikimin dhe ndalimin e dërgesave të mëdha të narkotikëve drejt tregjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/

    www.youtube.com

  • ​Publikimi i pamjeve në kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Ramadani: U shkel siguria, skandal i madh

    ​Publikimi i pamjeve në kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Ramadani: U shkel siguria, skandal i madh

    Lidhur me publikimin e disa pamjeve ku një person ka hyrë dhe ka xhiruar në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se në pamje të tilla nuk do të duhej të ketë qasje askush.

    “Ai ka vendosë në Youtube pjesë që jo veq që nuk duhej të filmoheshin, por nuk duhej që asesi dikush të ketë qasje në to. S’po flasim për një park publik, po flasim për një objekt të rëndësisë se veqantë të infrastrulturës kritike dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, tha ai.

    “Çka nëse ky ka qenë një testim armiqësor, rezultati dihet dhe shihet. Është qartë, siguria është shkelë dhe ky është skandal fort i madh dhe kërkon hetim serioz”, tha Ramadani.

    Deputeti u shpreh se në këto raste nuk ka reagim e sipas tij, kur nuk ka reagim, nuk ka as plan e si rrjedhojë s’ka as rezultate./kp/

  • Gervailla: Faton Peci to Be Remembered for Fighting Crime and Corruption

    Justice Minister Donika Grovalla has defended the figure of Mitrovica Chairman Faton Peci, saying she will be remembered not only for transforming agriculture but also for fighting crime and corruption.

    Gervala, referring to criticism against Peci, has said he was among the most courageous ministers of the Kurti II Government.

    To lower the density and propaganda level. Minister Faton Peci, former agriculture minister, today’s chairman of Mitrovica. It will be remembered for transformation of agriculture, as one of the ministers for fighting negotiation of crime and corruption, and will be remembered as one of the most courageous ministers of the Kurti II Government. And what is spoken in this room should also be in accordance with what we heard from family members, from neighbors and from the citizens of our Republic, who every day and every country will repeat this very thing already, she said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit

    Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit

    Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mbrojtur figurën e kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, duke thënë se ai do të mbahet mend jo vetëm për transformimin e bujqësisë, por edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

    Gërvalla, duke iu referuar kritikave ndaj Pecit, ka thënë se ai ishte ndër ministrat më të guximshëm të Qeverisë Kurti II.

    “Për ta ulur pak nivelin e dezinformit dhe propagandës. Ministri Faton Peci, ish-ministri i bujqësisë, kryetari i sotëm i Mitrovicës. Do të mbahet mend për transformimin e bujqësisë, si një prej ministrave për luftimin e pakompromis të krimit dhe të korrupsionit, dhe do të mbahet mend si një prej ministrave më të guximshëm të Qeverisë Kurti II. E çka flitet në këtë sallë duhet të jetë edhe në përputhje me atë çka dëgjonim nga familjarët, nga fqinjët edhe nga qytetarët e Republikës tonë, të cilët çdo ditë dhe në çdo vend do t’ia përsërisin pikërisht këtë gjë tashmë”, tha ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali