Category: Lajme

  • Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams për homazhin emocionues ndaj Heath Ledger

    Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams për homazhin emocionues ndaj Heath Ledger

    Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams përpara se t’i kushtonte një homazh emocional Heath Ledger në spektaklin “Dancing with the Stars”.

    Aktorja 45-vjeçare, e cila luajti përkrah Ledger në filmin “10 Things I Hate About You” të vitit 1999, zbuloi se kishte kontaktuar paraprakisht me Williams, partneren e ndjerë të aktorit dhe nënën e vajzës së tij. Ajo mori miratimin e saj për performancën kushtuar kujtimit të Ledger.

    Stiles dhe partneri i saj në kërcim, Ezra Sosa, interpretuan një koreografi nën tingujt e këngës “Can’t Take My Eyes Off You”, të cilën personazhi i Ledger ia këndonte asaj në film, shkruan DailyMail.

    Në fund, në ekran u shfaq një fotografi e dy aktorëve, ndërsa në skenë iu bashkuan edhe disa prej kolegëve të tyre nga filmi, mes tyre Joseph Gordon-Levitt, Gabrielle Union dhe Andrew Keegan.

    Performanca u mbyll me një përqafim të përbashkët dhe mori 36 pikë nga 40 të mundshme.

    Gjatë rrëfimit për miqësinë e tyre, Stiles e përshkroi Ledger si një person plot jetë, që e bënte atmosferën në sheshxhirim më të bukur për të gjithë.

    Ajo tregoi se kishte mësuar shumë prej tij dhe se do të dëshironte të mund ta telefononte sërish për të biseduar si dikur.

    Homazhi emocionoi publikun dhe fansat, të cilët ndanë reagimet e tyre në rrjetet sociale. Stiles shpjegoi gjithashtu se kishte dashur që në këtë moment të përfshihej i gjithë kasti i filmit, për të nderuar së bashku kujtimin dhe trashëgiminë artistike të aktorit, i cili ndërroi jetë në vitin 2008. /Telegrafi/

  • Pas një ore me sherr fizik dhe përplasje verbale, mbyllen punimet e Kuvendit të Shqipërisë

    Pas një ore me sherr fizik dhe përplasje verbale, mbyllen punimet e Kuvendit të Shqipërisë

    Është mbyllur seanca plenare pas më shumë se një ore tensionesh dhe sherri fizik mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së.

    Pasi nisi me tensione që në fillim, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, kaloi direkt në votim për shkak të situatës.

    Ndërsa ai lexonte me shpejtësi nenet dhe projektligjet për votim, mazhoranca mbante në duar kartonët jeshilë, ndërsa opozita përmbysi karriget, bllokoi foltoren dhe më pas nisi të hidhte kartonë dhe shishe uji drejt karrigeve të PS-së.

    Përplasja fizike ndodhi mes deputetit të PD-së, Fidel Kreka, dhe ish-ministrit Ervin Hoxha. Mes kaosit, Peleshi ia doli të drejtonte këtë seancë dhe të kalonte për votim të gjitha pikat. /tch/

  • After an hour of physical strife and verbal confrontation, Albania’s Parliament works close

    The plenary hearing is closed after more than an hour of tension and physical squabble between DP and SP deputies.

    After starting with tensions from the beginning, the head of the Assembly, Niko Pelesi, went directly to the polls because of the situation.

    As he read the articles and voting bills quickly, the majority held green cartons in its hands, while the opposition overturned the chairs, blocked the speaker and then started throwing cardboard and bottles of water to the SP chairs.

    The physical clash occurred between DP deputy Fidel Kreca and former Prime Minister Ervin Hoxha. Among the chaos, Pelesh managed to run this session and pass all points for voting. /tch/

  • Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani-Qeverisë: Ende asnjë tullë s’i është vendosur

    Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani-Qeverisë: Ende asnjë tullë s’i është vendosur

    Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani-Qeverisë: Ende asnjë tullë s’i është vendosur

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të planit dhe rezultateve, duke ngritur shqetësime për reagimin e diplomacisë kosovare ndaj deklaratave të bëra në Kremlin dhe për vonesat në projektin e fabrikës së municionit në Gjakovë.

    Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ramadani ka thënë se diplomacia kosovare nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit në Kremlin, të cilat, sipas tij, kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e Kosovës.

    Ai ka kritikuar gjithashtu pushtetin për mosrealizimin e premtimit për nisjen e prodhimit të municionit në Gjakovë deri në fund të vitit 2026, duke pretenduar se deri më tani nuk është bërë asnjë hap konkret drejt realizimit të projektit.

    “Ivica Daciq shkoi në Rusi dhe Maria Zaharova e Kremlinit e përsërit kërcënimin ndaj sigurisë sonë kombëtare, por nuk pamë reagim të diplomacisë sonë e kur nuk shohim reagim kuptojmë që nuk ka plan e kur nuk ka plan kuptojmë që nuk mund të ketë rezultate. Për rezultate duhet të flasim për të gjitha temat, edhe për fabrikën e municionit në Gjakovë për të cilat dhjetëra herë na është thënë se në fund të vitit 2026 prodhohet municioni. A e dini që asnjë tullë nuk është bërë, nuk ka rezultat aty vetëm fjalë”, ka thënë Ramadani.

    Deputeti i AAK-së ka ngritur kritika edhe për çmimin e peletit në komuna të ndryshme, duke krahasuar kostot për ton në Podujevë dhe Rahovec. Ai ka akuzuar Komunën e Podujevës, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, se po e paguan peletin më shtrenjtë për shkak të procedurës së ndjekur për prokurim.

    “Në Podujevë çmimi i peletit po kushtojke 520 euro toni, e në Rahovec kushton 400 euro toni. Në Rahovec që udhëhiqet prej Aleancës është me procedurë të hapur, e në Podujevë që udhëhiqet prej Lëvizjes Vetëvendosje është me procedurë të mbyllur, përkatësisht me negocim. A po e shihni sa shtrenjtë po i kushtoni popullit të Kosovës?”, ka përfunduar Ramadani.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjakova ammunition factory, Ramadani-government: Still no brick has been set

    Alliance MP Burim Ramadani has criticised Kosovo government for lack of plan and results, raising concerns about Kosovo diplomacy’s response to statements made in the Kremlin and delays in the Gjakova ammunition factory project.

    During his speech at the Kosovo Parliament session, Ramadani has said Kosovo diplomacy has not responded to Ivica Dacic’s statements in the Kremlin, which, according to him, have questioned Kosovo’s security.

    It has also criticised the powers for failing to realise the promise to launch ammunition production in Gjakova by the end of 2026, claiming that no concrete steps have been made to realise the project so far.

    Ivica Dacic went to Russia, and Maria Zaharova of the Kremlin repeats the threat to our national security, but we saw no reaction from our diplomacy, and when we see no reaction, we understand that there is no plan, and when there is no plan, there is no plan. We have to talk about all the topics, even the Gjakova ammunition factory, which we’ve been told dozens of times that by the end of 2026, ammunition is produced. Did you know no brick was made, no result there was only words, Ramadan said.

    The AAK MP has also raised criticism of the price of the diaper in various municipalities, comparing the tonne costs in Podujevo and Rahovec. He has accused the Podujevo municipality, which is led by the Vetevendosje Movement, of paying the most expensive diaper because of the procedure followed for procurement.

    In Podujevo the price of a diaper is costing 520 euros of ours, and in Rahovec it costs 400 euros of ours. In Rahovec, who is led by the Alliance, there is open procedure, and in Podujevo, which is led by the Vetevendosje Movement, is under closed procedure, respectively. Do you see how expensive you are costing the people of Kosovo?

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tom Cruise do të marrë çmimin për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit: Ai është një ikonë globale

    Tom Cruise do të marrë çmimin për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit: Ai është një ikonë globale

    Tom Cruise do të nderohet me një Çmim për Arritje të Jetës nga Instituti Amerikan i Filmit.

    Çmimi do t’i dorëzohet atij në një darkë gala në Los Angeles, në Teatrin Dolby, më 24 prill të vitit të ardhshëm.

    Kathleen Kennedy, kryetare e bordit të AFI-së, tha se Cruise la gjurmën e tij në kinemanë bashkëkohore.

    “Tom Cruise është një ikonë globale”, tha ajo në një deklaratë, duke vlerësuar përkushtimin e tij si aktor dhe producent dhe besimin e tij në aftësinë e filmave për të lidhur njerëzit.

    Cruise, 64 vjeç, ka qenë në industrinë e filmit për më shumë se katër dekada, duke luajtur në “Risky Business”, “A Few Good Men”, “Jerry Maguire”, “Minority Report” dhe serialin “Mission: Impossible”.

    Tom Cruise will receive the award for life achievement by the American Film Institute: It is a global icon Foto: Tom Cruise/Instagram

    Ai është nominuar për tre çmime Oskar për punën e tij si aktor: për Aktorin më të Mirë në filmat “Born on the Fourth of July” dhe “Jerry Maguire”, dhe për Aktorin më të Mirë Mbështetës në filmin “Magnolia”. Ai u nominua si producent kur “Top Gun: Maverick” ishte në garë për Filmin më të Mirë.

    Vitin e kaluar, Cruise mori një Oscar nderi në Çmimet e Guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit. Çmimi AFI për Arritje Jetësore u krijua në vitin 1973 dhe u jepet individëve, puna e të cilëve ka çuar përpara filmin dhe i ka qëndruar provës së kohës.

    Cruise do t’i bashkohet një liste të nderuarish që përfshin John Ford, Bette Davis, Sidney Poitier, Steven Spielberg, Denzel Washington, Nicole Kidman dhe Eddie Murphy, të cilët e morën këtë nder më herët këtë vit. Të ardhurat nga gala do të shkojnë në dobi të iniciativave edukative dhe artistike të AFI-së. /Telegrafii/

  • Tom Cruise will receive the award for life achievement by the American Film Institute: It is a global icon

    Tom Cruise will receive the award for life achievement by the American Film Institute: It is a global icon

    Tom Cruise will be honoured with a Life Achieving Award from the American Film Institute.

    The award will be delivered to him at a Gala dinner in Los Angeles at the Dolby Theatre on April 24th of next year.

    Catherine Kennedy, chairman of the AFI board, said Cruise left his mark on contemporary cinema.

    Tom Cruise is a global icon, she said in a statement, praising his commitment as an actor and producer and his belief in the ability of films to connect people.

    Cruise, 64, has been in the film industry for more than four decades, playing in Rysky Business, A Few Good Men’s, Jerry Maguire’s, MPority Reporting and the series “Mission: Impossible.

    Tom Cruise will receive the award for life achievement by the American Film Institute: It is a global icon Photo: Tom Crusoe. Instagram

    He’s nominated for three Oscar awards for his work as an actor: for Best Actor in Films éBorn on the Four of Julie and Jery Maguire, and Best Supporter in the film cepgoguelia. He was nominated to be a producer when Top Gun: Maverick was in competition for Best Film.

    Last year, Cruise received an Oscar honour at the Governors Awards of the Academy of Arts and Film Sciences. The AFI Award for Lifetime AFI was established in 1973 and given to individuals whose work has promoted the film and stuck to the test of time.

    Cruise will join a list of honoured John Ford, Bette Davis, Sidney Poiter, Steven Spielberg, Denzel Washington, Nicole Kidman and Eddie Murphy, who received this honor earlier this year. Revenues from the galaxy will benefit the educational and artistic initiatives of the AFI. /Telegraphy/

  • Skandal në Ligën e Kampionëve: Tifozët e Lensit hodhën fishekzjarrë drejt personave me aftësi të kufizuara, plagosën një roje sigurie

    Skandal në Ligën e Kampionëve: Tifozët e Lensit hodhën fishekzjarrë drejt personave me aftësi të kufizuara, plagosën një roje sigurie

    Policia belge ka nisur një hetim pas trazirave të tifozëve në një ndeshje të Ligës së Kampionëve midis Club Brugge dhe Lens. Tifozët mysafirë ndezën disa fishekzjarrë dhe i hodhën ato drejt zonave të stadiumit Jan Breydel gjatë ndeshjes, të cilën Brugge e fitoi 3-0. Klubi francez tani përballet me një penalizim të rëndë nga UEFA.

    Disa nga fishekzjarrët u hodhën edhe në tribunat e destinuara për personat me aftësi të kufizuara, dhe një zyrtar i Lens u plagos gjatë incidentit, i cili u trajtua në stadium. Ndeshja u ndërpre për pak kohë për shkak të trazirave.

    Policia po shqyrton pamjet filmike

    Policia e Bruges po kryen një hetim të detajuar dhe njësia e tyre speciale e futbollit do të shqyrtojë pamjet e kamerave të mbikëqyrjes për të identifikuar personat përgjegjës, raporton gazeta belge Het Nieuësblad.

    Një zëdhënëse e policisë konfirmoi se një raport zyrtar do të hartohej pas analizës. Nuk u bënë arrestime në stadium sepse policia vlerësoi se një përpjekje për t’i ndaluar ata në mes të kaosit mund të përshkallëzonte konfliktin.

    Është interesante se para ndeshjes nuk pati incidente. Ndeshja u shpall me rrezik të lartë, por mbërritja e tifozëve francezë, të cilët u shoqëruan në stadium me autobusë të shoqëruar, ishte paqësore.

    Lens tashmë ka një dënim me kusht

    Situata e Lens ndërlikohet edhe më tej nga fakti se ata tashmë kanë një ndalim me kusht nga UEFA për incidente të mëparshme me tifozët. Pas përdorimit të piroteknikës në një ndeshje jashtë fushe kundër Slavia Pragës në shtator, klubi u gjobit me 15,000 euro. Ata gjithashtu u ndaluan me kusht për t’u shitur bileta tifozëve të tyre për një ndeshje evropiane jashtë fushe.

    Për shkak të incidenteve të reja në Brugge, klubi francez kërcënohet me aktivizimin e këtij ndalimi, si dhe masa shtesë disiplinore. Vendimi përfundimtar do të merret nga UEFA pas shqyrtimit të raportit të ndeshjes. /Telegrafi/

  • Eksperimenti sadist në burg që i shndërroi burrat e zakonshëm në përbindësha

    Eksperimenti sadist në burg që i shndërroi burrat e zakonshëm në përbindësha

    Korridoret e sterilizuara të Netflix-it dhe narrativa e stilit të spektaklit [reality-TV] nuk mund të mbërthejnë rrezikun e simulimit origjinal të Stanfordit.

    Nga: Joseph May / The Telegraph
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Shënim për autorin: Joseph May kaloi 19 muaj në paraburgim, para se të shpallej i pafajshëm vitin e kaluar, periudhë gjatë së cilës shkroi për The Telegraph si I burgosuri sekret [The Secret Prisoner].

    Eksperimenti i ri i burgut të Stanfordit [The New Stanford Prison Experiment], që transmetohet këtë javë, është përpjekja e Netflix-it për t’iu rikthyer Eksperimentit famëkeq të Burgut të Zimbardos të vitit 1971 – këtë herë me një shkallë më të lartë autenticiteti të burgut, megjithëse edhe me një dozë më të madhe të marifeteve të spektaklit

    Philip Zimbardo ishte profesori i Stanfordit i cili kërkoi, përmes një njoftimi, 24 vullnetarë meshkuj për të marrë pjesë në një eksperiment simulimi burgu, në të cilin, në mënyrë të rastësishme, gjysma do të ishin roje dhe gjysma të burgosur. Rojet nuk kishin përvojë të mëparshme dhe të burgosurit nuk ishin kriminelë: askush nuk e dinte se çfarë po bënte dhe, ndoshta jo për habi, pasoi kaosi. Pavarësisht se u dokumentua në film (për qëllime studimore dhe jo për një audiencë televizive), eksperimenti origjinal i Stanfordit ende përbën një shfaqje më tërheqëse sesa ringjallja e tij nga Netflix-i.

    Profesori i Stanfordit, Philip Zimbardo, drejtoi eksperimentin origjinal të simulimit të burgut, në të cilin gjysma e pjesëmarrësve ishin roje dhe gjysma të burgosur(Getty Images/San Francisco Chronicle/Hearst Newspapers)

    Zimbardo, i cili e vendosi burgun e tij të improvizuar në bodrumin e fakultetit të psikologjisë ku punonte, mund të mos ketë rikrijuar asgjë që t’i ngjante burgut autentik, por çfarëdo që krijoi u dëshmua vërtet e rrezikshme për pjesëmarrësit. Unë, si ish-i burgosur, do të thosha se kishte më rrezik sesa burgu i vërtetë. Me kalimin e ditëve, të burgosurit u bënë histerikë dhe u bashkuan kundër njëri-tjetrit; disa prej rojeve (njëri në veçanti) u bënë gjithnjë e më sadistë, duke ua mohuar të burgosurve ushqimin dhe gjumin dhe duke i zhveshur lakuriq; të tjerët bënin një sy qorr. Vetëm në ditën e gjashtë të eksperimentit – që ishte parashikuar të zgjaste dy javë – Zimbardo u detyrua ta ndërpriste. Në ditën e shtatë të këtij eksperimenti të Netflix-it, paneli i penologëve që mbikëqyr spektaklin e uron njëri-tjetrin meqë e kishin kaluar pikën në të cilën Zimbardo e ndërpreu eksperimentin e tij.

    Edhe gjatë eksperimentit të tij, por veçanërisht pas tij, Zimbardo u qortua nga psikologët e tjerë dhe ishte i vetëdijshëm se po e tepronte. Në një rast, madje i zhvendosi të burgosurit në një pjesë tjetër të ndërtesës për të shmangur hetimin dhe mbylljen e eksperimentit. Por, ndonëse është e dyshimtë nëse Zimbardo po kryente shkencë plotësisht të besueshme, është krejt e sigurt se ky pseudo-studim i Netflix-it nuk do t’i shqetësojë revistat serioze të psikologjisë.

    Eksperimenti i ri i burgut të Stanfordit në Netflix synon të vlerësojë deri në ç’masë pushteti korrupton(Netflix)

    Qëllimi i deklaruar i këtij eksperimenti të ri është – ashtu si i të vjetrit – jo aq të simulojë jetën në burg, sa të vlerësojë deri në ç’masë pushteti korrupton. Komentuesit e tij ekspertë, duke bërë një aludim ndaj politikës bashkëkohore amerikane, këmbëngulin se kjo pyetje është më urgjente se kurrë. Jo tamam e vërtetë.

    Puna e Zimbardos pasqyronte një shqetësim mbizotërues në psikologjinë e pas-Luftës së Dytë Botërore përkitazi me mënyrën se si, përse ose nëse qeniet njerëzore – pa prirje në dukje keqdashëse apo kriminale – mund të shtyheshin të bënin gjëra të tmerrshme: me pak fjalë, si ia kishin dalë Hitleri dhe nazistët ta bënin popullin gjerman të vepronte sipas tekave të tyre?

    Më kujtohet se gjyshërit e mi, brezi i luftës, ishin të prirë t’i konsideronin si gjermanët, ashtu edhe japonezët, në thelb më të anuar për t’iu nënshtruar autoritetit. Por, në vitet ’60 të shekullit XX, psikologët filluan të kryenin eksperimente të cilat sugjeronin se shumica e qenieve njerëzore do t’u përshtateshin situatave ku do t’u kërkohej të vepronin me mizori. Në Jejl, Stanley Milgram arriti t’i bindte amerikanët e zakonshëm t’u jepnin bashkëqytetarëve të tyre goditje elektrike, potencialisht vdekjeprurëse, nëse nuk u përgjigjeshin saktë pyetjeve. Fenomeni i bashkëpunimit me udhëzimet e figurave të pranuara të autoritetit – sado moralisht të papranueshme të ishin ato – dukej se ishte një tipar pothuajse universal njerëzor. Por, ndërsa Milgrami kishte përdorur aktorë që shtireshin për agoninë e goditjes elektrike, Zimbardo përdori njerëz të vërtetë. Si rezultat, eksperimenti i tij i doli nga kontrolli.

    Gabimi në eksperimentin e Zimbardos ishte përdorimi i njerëzve të vërtetë në vend të aktorëve(Philip Zimbardo)

    Studimi i Zimbardos është kopjuar edhe më parë – në spektaklin e BBC-së të vitit 2002, Eksperimenti [The Experiment]. Vëllai i Madh [Big Brother] ishte transmetuar për herë të parë vetëm dy vjet më herët dhe emisioni përdorte elemente si “rrëfimi” individual (Dhoma e Ditarit), të cilin e shohim sërish në Eksperimentin e ri të burgut të Stanfordit.

    Larg nga vërtetimi i përfundimeve të Zimbardos, Eksperimenti fillimisht e zbehu dallimin mes autoritetit dhe nënshtrimit, kur të gjithë pjesëmarrësit – si rojet, ashtu edhe të burgosurit – ranë dakord të jetonin në një kolektiv vetëqeverisës. Megjithatë, në fund, në një kthesë më të errët, ata persona (formalisht të burgosurit më kundërshtues) të cilët refuzuan të ndanin detyrat kolektive, kryen më pas një puç duke u bërë roje. Nuk është për t’u habitur që Alex Haslamit dhe Steve Reicherit – psikologë britanikë që mbikëqyrën zhvillimet – iu deshën katër vjet për t’ju dhënë kuptim të gjitha gjërave në një punim akademik.

    Zimbardo e vendosi burgun e tij të improvizuar në bodrumin e fakultetit të psikologjisë ku punonte(Philip Zimbardo)

    Nuk kam ekspertizë si psikolog, por kam ekspertizë si i burgosur. Dhe, ndonëse kam shqetësime serioze për abuzimet me pushtetin nga policia britanike, rojet e vërteta të burgut mu dukën pothuajse pa përjashtim të arsyeshëm dhe të ndershëm, dhe mes nesh të gjithëve ekzistonte një mirëkuptim i ndërsjellë se burgu ishte njëkohësisht shtëpia jonë dhe vendi i tyre i punës – më mirë që askush të i mos trazonte ujërat.

    Pra, dinamika më absurde dhe më shkatërrimtare e këtyre burgjeve televizive është kohëzgjatja. Dy javë nuk janë burg, por më shumë një lloj pakete pushimesh në një resort nën standard, nga i cili, sado e rëndë të jetë përvoja, së shpejti do të kthehesh. Largimi dyjavor e bën më të lehtë mizorinë dhe nxit prapësitë – pasojat e asnjërës nuk duhen përballuar për shumë gjatë. Burgu i vërtetë ndoshta ka të bëjë më pak me ndalimin dhe më shumë me vuajtjen e dënimit. Të një dënimi të gjatë.

    Zimbardo u përpoq ta kompensonte kohën e shkurtër duke e çuar shthurjen në ekstrem. Të burgosurit detyroheshin të mbanin thasë në kokë, të ecnin të lidhur me zinxhirë dhe, në rast të një sjelljeje të pretenduar të keqe, dërgoheshin në izolim në një qeli të errët të quajtur “vrima” (një dollap kancelarie i përshtatur për këtë qëllim). Eksperimenti i tij doli se kishte ngjashmëri profetike me Guantanamon dhe Abu Grejbin, për të cilin Zimbardo u thirr në vitin 2004 për të dhënë dëshmi eksperti – në mbrojtje të rojës që po gjykohej nga një gjykatë ushtarake.

    Ndryshe nga eksperimenti i shkurtër i Zimbardos, burgu i vërtetë ka të bëjë më pak me ndalimin dhe më shumë me vuajtjen e një dënimi të gjatë(Philip Zimbardo)

    Pamjet, si nga burgu i simuluar i Zimbardos, ashtu edhe nga Eksperimenti i ri i burgut të Stanfordit, më sjellin ndër mend jo aq përvojën time në burg, sa përvojën time si prind: duke parë mënyrën se si civilët e rritur marrin spontanisht rolet e rojeve dhe të të burgosurve, dallon të njëjtën mënyrë se si fëmijët luajnë duke u bërë nëna dhe baballarë, mjekë dhe infermierë, kauboj dhe indianë. Por, të rriturit luajnë më rrezikshëm se fëmijët dhe, në eksperimentin e Zimbardos, rojet e kuptuan se ai donte që t’i frikësonin dhe t’i poshtëronin të burgosurit që kishin nën mbikëqyrje.

    Megjithatë, asnjë nga këto eksperimente – madje as ai i Zimbardos – nuk ka mundur (për arsye të qarta ligjore dhe etike) të përfshijë tri përbërës jetikë të jetës në burg. Së pari, përdorimin e drogës dhe ekonominë e dyshimtë të frikës dhe favoreve që e rrethon atë. Së dyti, faktin shumë të qartë se burgjet e vërteta përmbajnë kriminelë, prania e të cilëve në numër të madh krijon një tension pothuajse elektrik pabesie dhe kërcënimi. Së treti, dhe më thelbësorja, është domosdoshmëria e dhunës.

    Në burg më goditi me grusht – dy herë – një vrasës që kishte vrarë dikë me një goditje të vetme, në krahun ku ndodhesha; disa herë më “mbërthyen” grupe rojesh të urdhëruara t’u jepnin fund protestave të mia të pafuqishme – i vetëm, kundër shkurtimit të kohës së shëtitjes. Pata fat që nuk u lëndova rëndë, por pashë roje që u sulmuan egërsisht prej të burgosurve dhe më shumë se një të burgosur që pësoi një dëmtim që ia ndryshoi jetën (përfshirë dëmtime të rënda të trurit).

    Sado e çuditshme të tingëllojë, është kërcënimi i vazhdueshëm i dhunës dhe gatishmëria e rojeve për t’u hedhur në numër të madh mbi të burgosurit, për t’i nënshtruar, ajo që vendos kufij dhe krijon njëfarë kujdesi dhe respekti të ndërsjellë në burg. Pra, në një burg të vërtetë.

    E gjithë shfaqja e Zimbardos ishte pashmangshëm teatrale. Ai mori vetë një rol kryesor – drejtorin e burgut – dhe i caktoi rekuizita secilit anëtar të kastit të tij. Rojeve të tij iu dha syze aviatori me xhama pasqyrues dhe shkopinj gome, ndërsa të burgosurve kapuça çorapesh. Roja më mizore e Zimbardos, i cili më vonë u tha kamerave se po kryente eksperimentet e veta, kishte përvojë në teatër dhe më vonë u shpjegoi realizuesve të dokumentarit se syzet pasqyruese që ia kishin dhënë e frymëzuan të imitonte një gardian sadist burgu nga filmi i vitit 1967, Cool Hand Luke. Ndërsa, i burgosuri më i brishtë i Zimbardos, i cili dukej se pësoi një krizë në ditën e tretë të eksperimentit, shpjegoi më vonë se vetëm ishte shtirur sikur po çmendej sepse, ndryshe nga sa kishte pritur, pjesëmarrja në studim e kishte penguar të përgatitej për një provim që po afrohej.

    Një nga rojet e Zimbardos tha se syzet pasqyruese e frymëzuan të imitonte një gardian sadist burgu(Philip Zimbardo)

    Është e vërtetë se luajtja e roleve nxit sjellje të caktuara: vihet re se sa shpejt – të veshur me uniforma burgu ose me uniforma të rregullta rojesh, me jaka dhe rripa – ata që i veshin marrin instinktivisht qëndrime dhe sjellje të ndryshme. Më kujtohet se edhe unë, në burg, u bëra aktor: mësova shpejt t’i mbaja shpatullat pak më të gjera, të merrja një qëndrim prej “s’më bëhet vonë”, vetëm që të dukesha më shumë si një i burgosur që dinte të mbahej. Dhe, ndërsa gardianët mund të të trajtonin ftohtë kur kishte mbyllje ose kur shpërthente diçka e shëmtuar, shpejt mësoje se edhe uniforma e tyre ishte një fasadë – se poshtë saj ishte një njeri me të cilin mund të lidheshe përmes një shakaje ose një pyetjeje të sjellshme.

    Po, Eksperimenti i ri i burgut të Stanfordit është i rremë, ndonëse ndoshta më pak se origjinali i Zimbardos. Por, edhe në burgun e vërtetë ne po luanim role. E gjithë bota është një skenë. /Telegrafi/

  • Ramadani kritikon Qeverinë: Na u premtua municion në fund të vitit, por asnjë tullë nuk është vendosur

    Ramadani kritikon Qeverinë: Na u premtua municion në fund të vitit, por asnjë tullë nuk është vendosur

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se mungesa e një plani po reflektohet në mungesën e rezultateve.

    Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ramadani kritikoi edhe diplomacinë kosovare, për të cilën tha se nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit në Kremlin, të cilat ai i cilësoi si kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

    Ai foli edhe për fabrikën e municionit në Gjakovë, duke rikujtuar premtimet e partisë në pushtet se prodhimi do të niste deri në fund të vitit 2026. Sipas Ramadanit, deri më tani nuk ka pasur zhvillime konkrete në këtë projekt.

    “Ivica Daciq shkoi në Rusi dhe Maria Zaharova e Kremlinit e përsërit kërcënimin ndaj sigurisë sonë kombëtare, por nuk pamë reagim të diplomacisë sonë e kur nuk shohim reagim kuptojmë që nuk ka plan e kur nuk ka plan kuptojmë që nuk mund të ketë rezultate. Për rezultate duhet të flasim për të gjitha temat, edhe për fabrikën e municionit në Gjakovë për të cilat dhjetëra herë na është thënë se në fund të vitit 2026 prodhohet municioni. A e dini që asnjë tullë nuk është bërë, nuk ka rezultat aty vetëm fjalë”, ka thënë Ramadani.

    Burimi: Dukagjini