Category: Lajme

  • Confrontation in the Kuka, Teuta Haxhiu does not release the speaker after his speech is complete

    Alliance MP Teuta Haxhiu has not released the Kosovo Assembly speaker after having completed the previous time for the speech.

    She has demanded that the time continue to complete the word, but Parliament Speaker Albulen Haxhiu has not allowed the speech to continue, giving the word to Vetvendosje Movement MP Sylejman Meholli.

    After completing the specific minutes for her speech, Teuta Haxhiu insisted that additional time be given to complete the speech, but did not leave the speaker even after the Speaker of the Parliament continued.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Musliu-Shoshi: Qeveria nuk ka dëshmuar se ka strategji për mbrojtjen e historisë së UÇK-së

    Musliu-Shoshi: Qeveria nuk ka dëshmuar se ka strategji për mbrojtjen e historisë së UÇK-së

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të një strategjie të koordinuar diplomatike për mbrojtjen e historisë së shtetit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Duke folur në foltoren e Kuvendit, Musliu-Shoshi tha se, sipas saj, vetëm Ambasada e Kosovës në Holandë ka reaguar publikisht ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo ngriti pikëpyetje për mungesën e reagimeve nga përfaqësitë e tjera diplomatike të Kosovës.

    “​​Atë që do duhej ta bënte diplomacia e shtetit, sot po detyrohen ta bëjnë studentët shqiptarë nëpër botë, konkretisht studentët shqiptarë në Francë arritën të ndikojnë në tërheqjen e një publikimi për Hashim Thaçin dhe UÇK-në. Pa paga nga shteti, pa buxhet diplomatik, pa ambasada, por me guxim, dinjitet dhe përgjegjësi kombëtare. Me 16 shtator në Hagë u mor një vendim i padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së dhe historisë sonë që shkundi themelet e këtij shteti. Kosova ka plotë 34 ambasada dhe 12 konsultata të përgjithshme nëpër botë. Pra, 46 përfaqësi diplomatik edhe konsullore dhe nga reagimet publike që i kam identifikuar vetëm një ambasadë ka reagim të konfirmuar dhe kjo është Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, çka kanë bërë 45 tjera, përderisa Serbia vazhdon përpjekjet për ta deformuar historinë tonë, Qeveria jonë ende nuk ka dëshmuar se ka një strategji të koordinuar diplomatike për ta mbrojtur atë”, tha ajo.

    Musliu-Shoshi vlerësoi se studentët shqiptarë jashtë vendit po ndërmarrin veprime që, sipas saj, do të duhej të ishin përgjegjësi e diplomacisë kosovare. Ajo përmendi rastin e studentëve shqiptarë në Francë, të cilët, sipas saj, ndikuan në tërheqjen e një publikimi për Hashim Thaçin dhe UÇK-në.

    Deputetja e PDK-së theksoi se Kosova ka 34 ambasada dhe 12 konsullata të përgjithshme, por pretendoi se vetëm njëra prej tyre ka reaguar publikisht lidhur me këtë çështje. Ajo kërkoi llogaridhënie për veprimet e përfaqësive të tjera dhe kritikoi Qeverinë për mungesë të një strategjie të qartë diplomatike për mbrojtjen e historisë së Kosovës dhe të UÇK-së.

    Burimi: Dukagjini

  • Mourinho kërkon përforcime, Real Madridi piketon yllin e ri të Aston Villës

    Mourinho kërkon përforcime, Real Madridi piketon yllin e ri të Aston Villës

    Real Madridi ka nisur të monitorojë Johan Manzambin, mesfushorin ofensiv të Aston Villës, për afatin kalimtar të dimrit.

    Plani për transferimet e ardhshme të Real Madridit është të vazhdojë rinovimin e pozitave kyçe dhe t’i ofrojë më shumë alternativa Mourinhos.

    Sipas Football Insider, Florentino Perez e sheh reprezentuesin zviceran të Aston Villës si një alternativë strategjike, në pritje të largimeve të pritshme të Brahim Diazit dhe Rodrygos, lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e Mourinhos për sezonin e ardhshëm.

    Sulmuesi 21-vjeçar iu bashkua Ligës Premier nga Freiburgu në korrik të vitit 2026, për një shumë bazë transferimi prej 60 milionë eurosh, e cila me bonuse mund të arrijë deri në 70 milionë euro.

    Në gjashtë ndeshjet e para nën drejtimin e Unai Emeryt, lojtari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime. Këtyre u shtohen edhe tre gola dhe dy asistime në katër paraqitje gjatë Kupës së Botës 2026, ku ai arriti deri në çerekfinale me Zvicrën.

    Në skemën taktike të Mourinhos, transferimi i futbollistit zviceran do të sillte një profil të mesfushorit qendror ose ofensiv, me aftësi për të përparuar me topin, për të depërtuar në linjat kundërshtare dhe për të hyrë në zonën e kundërshtarit nga pozita më të tërhequra.

    Kjo do t’i ofronte Real Madridit më shumë alternativa taktike në tranzicionet e shpejta.

    Ardhja e mesfushorit do të ndihmonte në mbushjen e boshllëkut që do të linin Brahim Diaz dhe Rodrygo në krahun e djathtë ose në pozitën e mesfushorit ofensiv, duke plotësuar punën e lojtarëve si Jude Bellingham dhe Arda Guler./Telegrafi/

  • KRM “Pastrimi” lë qytetin me mbeturina dhe del të pastrojë shkollat e Prishtinës, Azemi: Është shkelje ligjore

    KRM “Pastrimi” lë qytetin me mbeturina dhe del të pastrojë shkollat e Prishtinës, Azemi: Është shkelje ligjore

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për mospërmbushjen e obligimeve financiare ndaj kompanive që menaxhojnë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet.

    Në një intervistë për Telegrafin, ai ka thënë se gjatë ditës së 21 tetorit ka zhvilluar kontakte me pronarët e kompanive për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar, ndërsa ka theksuar se disa prej tyre janë detyruar t’i mbulojnë pagesat e punëtorëve nga buxheti i tyre.

    “Dje gjatë gjithë ditës kemi pasur kontakte me pronarë të kompanive që i menaxhojnë këta punëtorë, të shkollave filloreve dhe shkollave të mesme, njëfarë forme edhe në gjendje të rëndë, sepse ka kompani që nga buxheti i vetë ka paguar mjete për të cilat komuna e Prishtinës nuk ia ka bartë dhe fajtori kryesor dihet, që është Komuna e Prishtinës”, tha Azemi.

    Azemi ka bërë të ditur se sindikata ka diskutuar me pronarët e kompanive për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme, por ka insistuar se synimi i tyre është zgjidhja afatgjatë e problemit.

    “Dje i kemi dëgjuar hallat e pronarëve të kompanive. Kemi menduar me gjet një zgjidhje që përkohësisht mund të gjendet, por megjithatë ne duam që kjo zgjidhje të jetë afatgjate, përndryshe në orët e vona të pasditesh jemi takuar edhe me shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, ku kemi biseduar për këtë çështje”, potencoi kreu i SPSPK-së.

    Ai ka treguar se gjatë takimit me shefin e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, përfaqësuesit e sindikatës kanë kërkuar hapa konkretë për zgjidhjen e problemit.

    “Në fakt, ne kemi shkuar shumë komod, sepse u kemi thënë që ne nuk kemi çka të shtojmë më shumë, nëse keni të na ofroni diçka, nëse jo – ditën e mirë dhe nëse juve ju vjen mirë që shkollat janë në këtë gjendje, atëherë vazhdoni”, shtoi Azemi.

    Sipas tij, në këtë takim është diskutuar mundësia që komuna t’ua bartë kompanive obligimet financiare që nga 1 korriku, ndërsa këto të fundit t’ua përcjellin mjetet punëtorëve.

    “Ata thonë se e kemi marrë këtë problem me seriozitet dhe do të gjendet një zgjidhje, përndryshe kemi dashur diçka konkretë, konkrete thanë se të gjitha obligimet që i ka nga 1 korriku Komuna e Prishtinës do t’i përcjelle te kompanitë, ndërsa kompanitë do t’i përcjellin tek punëtorët”, bëri të ditur ai.

    Kryetari i sindikatës ka thënë se është planifikuar edhe një takim tjetër për të parë nëse do të ketë zgjidhje konkrete nga ana e Komunës së Prishtinës.

    “Përndryshe jemi dakorduar që të martën në orën 10:00 do të kemi prapë një takim, do të shohim se a do të përfundon ky proces në Komunën e Prishtinës”, zbuloi Azemi.

    Azemi kundërshton pastrimin e shkollave nga KRM “Pastrimi”

    Përveç çështjes së obligimeve financiare, Azemi ka ngritur shqetësime edhe lidhur me veprimet e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Pastrimi”, e cila më 21 tetor njoftoi se po zhvillonte aktivitete të pastrimit në shkollat fillore të kryeqytetit.

    Ai ka deklaruar se kompania ka ndërhyrë në shkolla gjatë kohës kur punëtorët kanë qenë në pushim, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje ligjore.

    “Megjithatë kemi edhe informacione që gjatë natës së kaluar, kur punëtorët kanë shkuar në pushim, kompania KRM ‘Pastrimi’ ka shkuar nëpër disa shkolla që ta bëjë pastrimin e këtyre shkollave, kur dihet se pastrimi në çfarë gjendjeje kundërmon qytetin, ai nuk po mund me i kry detyrat e veta, apo shkon e po i kryen detyrat tjera. Është shkelje ligjore”, deklaron Azemi.

    Azemi ka bërë të ditur se sindikata e ka çështjen në gjykatë dhe se, sipas tij, veprimet e fundit të KRM “Pastrimi” do t’i bashkëngjiten lëndës përkatëse.

    “Ne e kemi lëndën në gjykatë dhe normal që këtij materiali, këto veprime që i kanë bë dje do t’ia bashkëngjisim edhe lëndës kur të kemi çështjen e gjykimit”, tha ai.

    Kryetari i SPSPK-së ka folur edhe për një rast në shkollën “Naim Frashëri”, ku, sipas tij, kanë shkuar punëtorë të KRM “Pastrimi” ose të Ndërmarrjes Publike Banesore. Azemi ka thënë se nuk janë ende të sigurt se cilës ndërmarrje i përkisnin ata, ndërsa ka potencuar se në shkollë kishte pasur konflikt mes punëtorëve dhe se në vendin e ngjarjes kishte shkuar policia.

    “Sot në shkollën ‘Naim Frashëri’ kanë shkuar punëtorët e KRM ‘Pastrimi’ ose të Ndërmarrjes Publike Banesore, nuk jam i sigurt, por që do ta verifikojmë, pasi i kemi të incizuar. Dhe aty duket se ka pas një konflikt mes punëtorëve, me çka edhe ka ndërhyrë policia, mirëpo nuk jemi një dijeni të situatës, por që më vonë do t’i kemi informatat e plota. Ta bësh thyerjen e grevës në këtë formë, gjithkush duhet ta japë llogari për këto thyerje që po bëhen”, shtoi ai.

    Azemi ka theksuar se punëtorët nuk duhet ta ndërpresin grevën pa u shlyer të gjitha obligimet ndaj tyre. Ai ka thënë se, sipas informatave që ka marrë nga shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, komuna i njeh të drejtat e punëtorëve, por ka probleme financiare.

    “Këta punëtorë, është normale që mund të dalin nga greva vetëm kur të shlyhen të gjitha obligimet ndaj këtyre punëtorëve. Nga informacionet që i kemi nga shefi i kabinetit i kryetari të Prishtinës, thuhet: ‘Ne i njohim të gjitha të drejtat e këtyre punëtorëve. E dimë që ata kanë të drejtë, por ne kemi probleme financiare’, por ne kemi obligim me punua me i mirëmbajtë shkollat dhe jo me u marrë me probleme të financave të Komunës së Prishtinës”, përfundoi Azemi.

    Ndërkaq, KRM “Pastrimi”, në njoftimin e publikuar më 21 tetor, ka bërë të ditur se po vazhdonte pastrimin e klasave në shkollat fillore të kryeqytetit, me qëllim që objektet shkollore të ishin të pastra për nxënësit dhe mësimdhënësit.

    “Po i pastrojmë klasët e shkollave fillore në Kryeqytet në mënyrë që objektet mësimore të jenë të pastra për mësim”, thuhej në njoftimin e kompanisë.

    Telegrafi do të përcjellë zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje, me fokus nga takimi i së martës, për të parë se a do të gjendet një zgjidhjes mes komunës së Prishtinës dhe punëtorëve teknikë të shkollave. /Telegrafi/

  • Liverpooli synon talentin meksikan, Iraola: Ta shohim

    Liverpooli synon talentin meksikan, Iraola: Ta shohim

    Për këto zëra ka reaguar edhe Andoni Iraola, duke zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt për një futbollist që aktualisht nuk është pjesë e klubit anglez.

    18-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te Tijuana, ku ka thyer disa rekorde të klubit, duke u bërë debutuesi, golashënuesi dhe asistuesi më i ri në historinë e tij.

    Talenti meksikan është përmendur edhe në raportimet për interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane. Sipas lajmeve të publikuara së fundmi, Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të tij për një shumë që mund të arrijë në 35 milionë funte. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për arritjen e marrëveshjes.

    I pyetur nga gazetarët për këto raportime, pas fitores 4-3 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, Iraola u tregua i rezervuar në komentet e tij.

    “Ta shohim. Nuk ka të bëjë vetëm me atë që po bën lojtari”, deklaroi fillimisht ai.

    Trajneri shtoi se preferon të mos flasë publikisht për futbollistët që nuk janë pjesë e skuadrës së tij, duke theksuar rëndësinë e respektit ndërmjet klubeve.

    “Ka raste kur më pyesni për lojtarë, por nuk mund të flas për futbollistë që nuk janë tanët, apo jo? Në fund të fundit, duhet të ketë respekt ndërmjet klubeve. Natyrisht, unë kam mendimin tim, por preferoj të mos komentoj për lojtarët që nuk janë pjesë e Liverpoolit”, u shpreh Iraola.

    Pavarësisht interesimit të raportuar, e ardhmja e Morës mbetet e hapur. Talenti meksikan pritet të vazhdojë të jetë në vëmendjen e klubeve evropiane, ndërsa një transferim i mundshëm te Liverpooli do të përbënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

    Burimi: RTKLive

  • Liverpool targets Mexican talent, Irala: Let’s see.

    Andon Iraola has also reacted to these voices, choosing not to comment directly on a footballer who is currently not part of the English club.

    The 18-year-old has called attention to his appearances in Tijuana, where he has broken several club records, becoming the debut, goalist, and newest assister in his history.

    Mexican talent has also been mentioned in reports on the interest of several major European clubs. According to recently released news, Liverpool is considering the possibility of his transfer for a sum that could reach 35 million pounds. However, so far there is no official confirmation of reaching the agreement.

    Asked by journalists for these reports, following a 4-3 victory over Villareal in the Champions League, Irala was reserved in his comments.

    Let’s see. It’s not just about what the player is doing, he said first.

    Coach added that he prefers not to speak publicly of footballers who are not part of his team, stressing the importance of respect among clubs.

    There are times when you ask me about players, but I can’t talk about footballers that aren’t ours, right? After all, there must be respect between clubs. Of course, I have my opinion, but I prefer not to comment on the players who are not part of Liverpool, Irala said.

    Despite reported interest, Mora’s future remains open. Mexican talent is expected to continue to be in the attention of European clubs, while a possible transfer to Liverpool would represent an important step in his career.

    Source Layer: RTKLive

  • Merz: Nevojitet përparim në dialogun Prishtinë-Beograd, po i pengon të gjithë

    Merz: Nevojitet përparim në dialogun Prishtinë-Beograd, po i pengon të gjithë

    Merz i bëri këto komente në fjalën hyrëse në Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Mal të Zi.

    “Në vitin 2018, në samitin e Procesit të Berlinit në Londër, ne e hodhëm poshtë bashkërisht përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, nuk duhet t’i hedhim benzinë zjarrit, por të ecim përpara mbi bazën e vlerave evropiane. Kjo vlen edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në gjendjen aktuale, ky proces po i pengon të gjithë. Prandaj, ne bëjmë thirrje urgjente për përgjegjësi dhe përparim”, tha Merz.

    Kancelari gjerman theksoi se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm, paqësor dhe ekonomikisht dinamik është thelbësor për të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për rajonin dhe Procesin e Berlinit.

    Gjatë fjalimit, Merz u ndal edhe te rëndësia e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së, duke vlerësuar se anëtarësimi është një objektiv realist nëse vendet e rajonit janë të vendosura dhe zbatojnë reformat e nevojshme.

    Ai theksoi se integrimi gradual në BE duhet të mbetet i bazuar në merita, ndërsa reformat dhe vullneti politik duhet të vijnë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Merz foli edhe për protestat në rajon dhe në vendet e BE-së, duke theksuar se dhuna nuk duhet të jetë opsion nga asnjëra palë. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër retorikës përçarëse, polarizimit dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës.

    Sipas tij, bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe respektimi i vlerave evropiane janë thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë.

    Kancelari gjerman vlerësoi se gjatë 12 vjetëve të Procesit të Berlinit janë arritur rezultate në lëvizjen e lirë të punëtorëve, investime, turizëm, agjendën e gjelbër dhe shërbimet digjitale.

    Ai përmendi gjithashtu përparimin e procesit të zgjerimit, duke theksuar se Mali i Zi është afër përfundimit të procesit të anëtarësimit.

    Merz siguroi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Procesin e Berlinit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Ndërkohë, pas përfundimit të fjalimit të kancelarit Merz, punimet e Samitit të Procesit të Berlinit po vazhdojnë pa praninë e mediave.

    Burimi: RTKLive

  • Merz: Progress Needed in Pristina-Belgrade Dialogue, Overcoming All

    Merz made these comments in the opening address at the Berlin Process Summit, which is being held today in Montenegro.

    In 2018, at the Berlin Process summit in London, we jointly rejected the use of hate language and the legalisation of war criminals. If we want to create a better future for our children, we should not throw fire fuel, but move forward on the basis of European values. That is also true of dialogue on normalising relations between Pristina and Belgrade. In the current situation, this process is hindering everyone. Therefore, we call urgent for responsibility and progress, Merz said.

    The German Chancellor stressed that a stable, peaceful and economically dynamic Western Balkans is essential for the future of the European Union, reaffirming Germany’s support for the region and the Berlin Process.

    During the speech, Merz also focused on the importance of continuing the EU enlargement process, praising that membership is a realistic goal if countries in the region are committed and implementing necessary reforms.

    He stressed that gradual EU integration should remain based on credit, while reforms and political will should come from the countries of the Western Balkans themselves.

    Merz also spoke of protests in the region and in EU countries, stressing that violence should not be the option from either side. He also warned against divisive rhetoric, polarisation and legalisation of war criminals.

    According to him, regional co-operation, reconciliation and respect of European values are essential for building a more secure and prosperous future.

    The German Chancellor estimated that, during the 12 years of the Berlin Process, results have been achieved in the free movement of workers, investments, tourism, green agenda and digital services.

    He also cited the progress of the enlargement process, stressing that Montenegro is close to completing the membership process.

    Merz assured that Germany will continue to support the Berlin Process and the Western Balkan countries.

    Meanwhile, after the end of Chancellor Merz’s speech, the works of the Berlin Process Summit are continuing without media presence.

    Source Layer: RTKLive

  • ​Haradinaj: Kthimi prapa i Ligjit për Specialen do të ishte ofendim, kjo është lojë e ndytë

    ​Haradinaj: Kthimi prapa i Ligjit për Specialen do të ishte ofendim, kjo është lojë e ndytë

    Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si ofendim kthimin eventual të ligjit për Gjykatën Speciale. Megjithatë, ai tha se nuk kanë informacion që ligji do të kthehet prapa.

    Haradinaj kritikoi mungesën e komunikimit dhe dialogut strategjik të Kosovës, si dhe ngecjen në proceset integruese. Sipas tij, këto zhvillime paraqesin rrezik për vendin.

    “Kjo po e shpjegon edhe atë se çka po ndodh Kosovës, po edhe te ligji, është një sinkronizim me lëshua Kosovën më poshtë sesa që është. Edhe mungesa e komunikimit, mungesa e dialogut strategjik, mungesa e përparimit në proces për anëtarësim Këshillën të Evropës, qoftë në BE, por në NATO, gjitha këto janë rrezik për Kosovën”, tha ai.

    Duke folur për mundësinë e kthimit të ligjit, Haradinaj tha se kjo do të përbënte një ofendim pas përpjekjeve dhe përplasjeve që e kanë shoqëruar atë.

    “Po edhe loja me ligjin, pra është një ofendim tani kthimi prapa i ligjit, nuk e kuptoj këtë. Pse duhet me na ndodh kjo? Pra, pas gjithë atyre përpjekjeve, përplasjeve, vërtet është një ofendim i radhës kthimi i ligjit prapa. Nuk e kuptoj prapë pse duhet me ja bë Kosovës, vendit, pse duhet me kaluar tema të tjera, pse duhet ende me vazhduar kjo tallje me ne, me parlamentin, me qytetarë”, theksoi Haradinaj.

    Haradinaj theksoi se ligji është votuar nga mbi 2 të tretat e deputetëve të Kuvendit. Ai shtoi se koha po kalon, ndërsa proceset e apelimit vazhdojnë.

    “Ligji tani është i Kosovës, e kanë votuar mbi dy të tretat e deputetëve të Kuvendit. Nuk kemi ndonjë informatë që kthehet ligji prapa. Unë mendoj se kjo është një lojë e ndytë. Nga kushdo që e bën këtë lojë, është një lojë e ndytë edhe është turp për ata që janë përfshirë në këtë lojë, kush do qofshin. Për shkak se koha po ecë, sikurse e dini, proceset rreth apelimit vazhdojnë me shpejtësinë e vet”, tha ai. /kp/

  • QDTI dhuron pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve në Kamenicë

    QDTI dhuron pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve në Kamenicë

    Komuna e Kamenicës ka njoftuar se organizata QDTI ka dhuruar pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të kapaciteteve për reagim në situata emergjente.

    Sipas njoftimit, nënkryetarja e Komunës së Kamenicës ka vizituar Njësinë e Zjarrfikësve, ku është njohur nga afër me punën, angazhimin dhe sfidat me të cilat përballen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

    Gjatë vizitës u diskutua për nevojat e kësaj njësie, përmirësimin e kushteve të punës dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente.

    Komuna e Kamenicës ka shprehur mirënjohje për organizatën QDTI për këtë kontribut, duke vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së zjarrfikësve në përmbushjen e detyrave të tyre për mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

    Po ashtu, komuna ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e shërbimeve emergjente dhe në krijimin e kushteve më të mira për punonjësit që angazhohen në mbrojtjen e qytetarëve. /Telegrafi/