Category: Lajme

  • Nga nevoja e tregut te trajnimi profesional – aftësitë në CNC hapin mundësi të reja

    Nga nevoja e tregut te trajnimi profesional – aftësitë në CNC hapin mundësi të reja

    Në episodin e radhës të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, të ftuar ishin Ylber Gjocaj, QA Coordinator në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “SHEHU Academy”, dhe Aleksandër Bllagiq, bashkëthemelues dhe drejtor i Gracanica Innovation Centre (GIC), të cilët folën për rëndësinë e trajnimeve profesionale, aftësimin në teknologjinë CNC dhe krijimin e më shumë mundësive për komunitetet joshumicë.

    Në partneritet me projektin Matching Skills to Jobs – MSJ, SHEHU Academy dhe Gracanica Innovation Centre kanë bashkuar ekspertizën e tyre për të ofruar trajnime profesionale që lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e tregut të punës, me fokus të veçantë në përfshirjen e komuniteteve joshumicë.

    Programi nuk është ndërtuar rastësisht. Para fillimit të trajnimeve, Gracanica Innovation Centre kishte analizuar nevojat e komunitetit dhe kishte identifikuar nevojën për ngritje profesionale dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi me kompanitë kishte treguar se tregut i nevojiteshin persona të aftësuar për vende konkrete të punës.

    Sipas Gjocajt, pikërisht rezultatet e këtij hulumtimi kanë përcaktuar edhe drejtimin e bashkëpunimit.

    “Kjo vjen si rezultat i një hulumtimi paraprak të cilin e ka bërë Gracanica Innovation Centre. Duke e analizuar mikroregionin ku kandidatët jetojnë, është vërejtur se kandidatët që vijnë nga ato zona kanë një mungesë të theksuar të kompetencave dhe shkathtësive në këtë drejtim. Andaj, Aleksandri me stafin e vet na ka propozu që do të ishte shumë e dobishme për komunitetin e tyre që ne të ofrojmë shërbimet tona, sidomos në sferën e programimit dhe operimit me makineri CNC.”

    CNC, apo Computer Numerical Control, është teknologji që mundëson kontrollimin e makinerive përmes programeve kompjuterike.

    Në sektorin e përpunimit të drurit, përdorimi i këtyre sistemeve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Gjocaj shpjegon se kompanitë që duan të konkurrojnë në tregun vendor, rajonal apo evropian po përdorin linja moderne të prodhimit, të udhëhequra në mënyrë numerike. Për këtë arsye, krahas investimit në teknologji, nevojiten edhe punëtorë që dinë ta programojnë dhe operojnë atë.

    Për Aleksandër Bllagiq, bashkëpunimi ka nisur pikërisht nga lidhja mes dy nevojave: të rinjve që kërkojnë aftësim dhe punësim dhe kompanive që kërkojnë staf me shkathtësi profesionale. GIC ka siguruar hapësirën dhe qasjen te të rinjtë e komunitetit, ndërsa SHEHU Academy ka kontribuar në pjesën profesionale të trajnimit. Swisscontact, sipas tij, ka mundësuar lidhjen e këtyre hallkave dhe funksionimin e iniciativës.

    Bllagiq thekson se organizimi i trajnimeve brenda komunitetit ka qenë veçanërisht i rëndësishëm, pasi shumë programe të aftësimit profesional zhvillohen në qytete më të mëdha, duke krijuar pengesa për pjesëmarrësit e komuniteteve joshumicë për shkak të transportit dhe gjuhës.

    “Shumica e trajnimeve profesionale mbahen në qytete më të mëdha, gjë që ua vështirëson pjesëmarrjen pjesëtarëve të komunitetit tonë joshumicë, veçanërisht për shkak të pengesave gjuhësore dhe transportit. Ne e pamë këtë si një mundësi për t’ua ofruar të rinjve këtë rast dhe për ta organizuar të gjithë trajnimin brenda komunitetit të tyre.”

    Programi ka ndikuar edhe në ndryshimin e perceptimit për industrinë e drurit. Gjatë vizitave në kompani, pjesëmarrësit kanë parë nga afër se sektori sot është shumë më i automatizuar dhe teknologjik sesa perceptimi tradicional për të.

    Sipas Bllagiq, kjo ka ndihmuar në thyerjen e paragjykimit se industria e drurit lidhet vetëm me punën fizike dhe mjetet tradicionale. Një tjetër rezultat që ai veçon është pjesëmarrja e grave: rreth 30 për qind e pjesëmarrësve në trajnimin e parë ishin gra, duke sfiduar edhe perceptimin se ky sektor është vetëm për burrat.

    Grupi i parë që ka kaluar nëpër program nuk kishte njohuri të avancuara paraprake për programimin dhe operimin me CNC. Kjo bëri që programi të përshtatej me nivelin e kandidatëve dhe të ndërtohej hap pas hapi.

    Për Gjocajn, pikërisht progresi i arritur nga ky grup është një prej rezultateve më të rëndësishme të projektit.

    “Për një kohë relativisht të shkurtër kemi arritur t’i aftësojmë kandidatët. Ne e kemi ditur prej ditës së parë dhe javës së parë se në çfarë niveli kanë qenë, ndërsa pas disa muajve, duke kaluar nëpër projektin tonë, kemi vërejtur një avancim të jashtëzakonshëm të të gjithë kandidatëve.”

    Programi ka synuar edhe që njohuritë të mbeten brenda komunitetit. Për këtë arsye, dy prej pjesëmarrësve janë aftësuar më tej për të zhvilluar të njëjtin trajnim në të ardhmen. Kjo krijon mundësi që programi të mos përfundojë me një grup të vetëm, por që ekspertiza e fituar të vazhdojë të përcillet edhe te kandidatët e ardhshëm.

    Në këtë rast, bashkëpunimi mes një institucioni të aftësimit profesional, një organizate që njeh nga afër nevojat e komunitetit dhe një projekti që mbështet zhvillimin e aftësive tregon se trajnimi profesional është më efektiv kur nis nga një nevojë konkrete dhe përfundon me aftësi që mund të përdoren drejtpërdrejt në tregun e punës.

    Matching Skills to Jobs është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

    youtu.be


  • Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

    Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

    Vetëm pak ditë pasi Donald Trump e largoi Katie Zacharian nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, ish-komentatorja televizive është fotografuar në Kaliforni, teksa po bënte vrap.

    Në fotografitë e publikuara, Zacharia shfaqet e veshur me një sytjena sportive blu dhe streçe portokalli, ndërsa flokët e saj të gjatë i kishte lidhur gërshet.

    Zacharia, nënë e katër fëmijëve, mori detyrën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë më 9 tetor. Megjithatë, qëndrimi i saj në këtë post ishte shumë i shkurtër. Pas konferencës së parë për media, gjatë së cilës u duk e pasigurt dhe iu përgjigj pyetjeve vetëm nga tri media konservatore, Trump e largoi nga detyra më 13 tetor.

    Para se të emërohej në Shtëpinë e Bardhë, Zacharia kishte punuar si komentatore dhe si zëvendësndihmëse e sekretarit për çështjet e marrëdhënieve me publikun në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

    Foto: Profimedia

    Përveç paraqitjes së saj para gazetarëve, ajo u kritikua edhe për mënyrën se si kishte prezantuar kualifikimet e saj juridike. Ndonëse kishte përfunduar studimet në fakultetin juridik, ajo nuk e kishte kaluar provimin e jurisprudencës, ndërsa pas përfundimit të studimeve ishte zhvendosur në Kinë.

    Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Zacharia reagoi për herë të parë më 17 tetor, përmes një postimi në platformën X.

    “Presidenti Trump është një njeri i sjellshëm, i mrekullueshëm, zemërgjerë, i vëmendshëm, entuziast dhe punëtor. Do të doja që më shumë amerikanë ta vlerësonin. Askush nuk do ta bëjë ndonjëherë Amerikën të madhe ashtu siç e ka bërë ai dhe vazhdon ta bëjë. Ishte nder të punoja për të”, shkroi ajo.

    Për përvojën e saj të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Zacharia foli më gjerësisht edhe për gazetën The New York Post, duke thënë se për të kishte qenë e rëndësishme ta pranonte ofertën, pavarësisht kritikave që pasuan.

    “Ishte nder t’i përgjigjesha thirrjes së presidentit për të shërbyer dhe fëmijët e mi patën mundësinë ta shihnin nënën e tyre duke marrë një nga detyrat më të lakmuara në botë”, deklaroi ajo.

    Foto: Profimedia

    “Jam krenare që e pranova këtë detyrë, që qëndrova besnike ndaj bindjeve të mia dhe që vazhdova ta mbështes presidentin, edhe kur rrethanat nuk ishin në favorin tim. Në këtë mënyrë, u tregova fëmijëve të mi se çfarë do të thotë të jesh i guximshëm përballë kritikave”, shtoi Zacharia.

    Ajo tha se nga kjo përvojë e shkurtër kishte nxjerrë edhe një mësim të rëndësishëm.

    “Mësimi më i madh është të qëndrosh besnik ndaj karakterit tënd, të përqendrohesh te puna që bën dhe të mos lejosh që kritikët të përcaktojnë se kush je”, u shpreh ajo.

    Foto: Profimedia

    Pas largimit të Zacharias, Trump u tha gazetarëve se kishte biseduar me të për të parë nëse kjo detyrë e vështirë ishte e përshtatshme për të.

    “Thjesht e pyeta: ‘A është kjo punë për ty?’”, tha Trump.

    “Ajo është një person i dashur. Do ta lë të marrë vetë vendimin. I thashë: ‘Sinqerisht, po të isha në vendin tënd, do ta mendoja edhe një herë’. Ndoshta kjo punë nuk është për të”, shtoi presidenti amerikan.

    Trump hodhi poshtë gjithashtu idenë se Zacharia ishte punësuar në Shtëpinë e Bardhë për shkak të kualifikimeve të saj juridike.

    Foto: Profimedia

    “Nuk e punësova si avokate. Ajo ka qenë besnike ndaj meje që nga dita e parë, prej një kohe të gjatë. Por kjo nuk është një punë e lehtë”, deklaroi ai.

    Me largimin e saj, Zacharia u bë personi i gjashtë që ka mbajtur postin e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Trumpit. Para saj, këtë detyrë e kanë ushtruar Sean Spicer, Stephanie Grisham, Kayleigh McEnany, Sarah Huckabee Sanders dhe Karoline Leavitt.

    Leavitt u largua nga posti në gusht, me qëllim që, sipas Trumpit, “të kalonte më shumë kohë me fëmijët e saj të mrekullueshëm dhe familjen”. Ajo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në muajin maj. /Telegrafi/

  • Deliu-Kodra kërkon monitorim të pavarur të Speciales

    Deliu-Kodra kërkon monitorim të pavarur të Speciales

    Deliu-Kodra kërkon monitorim të pavarur të Speciales

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të mbështesin krijimin e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Gjatë adresimit të saj në seancën e Kuvendit, ajo ka theksuar se monitorimi duhet të bëhet në përputhje me kornizën ligjore dhe duke garantuar pavarësinë e gjyqësorit.

    Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Deliu-Kodra ka thënë se shqetësimet e ngritura lidhur me të drejtat e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kërkojnë trajtim serioz dhe veprim institucional.

    “Kur institucioni kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngre shqetësime të kësaj peshe, Kuvendi ka detyrim t’i shqyrtojë ato dhe të kërkojë veprim nga institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?

    Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?

    Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?

    Personat që jetojnë me obezitet duhet të kryejnë kontrolle të rregullta shëndetësore për të vlerësuar rrezikun e komplikacioneve dhe për të ndërhyrë në kohë, përpara se të shfaqen probleme më serioze. Vlerësimi i peshës, indeksit të masës trupore, perimetrit të belit, sheqerit dhe yndyrnave në gjak, si dhe tensionit arterial, janë disa prej kontrolleve të rëndësishme.

    Endokrinologia Dr. Sara Zavalani, e ftuar në ciklin e podcasteve “Obeziteti – Le të flasim për të”, shpjegoi se kontrollet duhet të nisin që në momentin kur diagnostikohet obeziteti, ndërsa shpeshtësia e tyre përcaktohet në varësi të gjendjes shëndetësore dhe komplikacioneve të mundshme.

    Sipas mjekes, hapi i parë është matja e peshës dhe gjatësisë për të llogaritur indeksin e masës trupore (BMI), si dhe matja e perimetrit të belit. Këto të dhëna ndihmojnë në vlerësimin e shpërndarjes së masës dhjamore dhe të rrezikut shëndetësor.

    Një tjetër kontroll i rëndësishëm është matja e hemoglobinës së glukozuar (HbA1c), e cila ndihmon në vlerësimin e nivelit mesatar të sheqerit në gjak gjatë muajve të fundit. Dr. Zavalani shpjegoi se, te pacientët me diabet, ky test mund të kryhet çdo tre muaj, ndërsa te personat pa diabet, sipas saj, mund të vlerësohet një herë në vit, në varësi të rrezikut individual dhe rekomandimit të mjekut.

    Kontrollet përfshijnë gjithashtu lipidogramën, për të vlerësuar yndyrnat në gjak. Nëse evidentohen çrregullime, analizat mund të përsëriten pas tre muajsh, ndërsa në rastet pa probleme, monitorimi mund të bëhet çdo vit, sipas vlerësimit mjekësor.

    Kontrolli i tensionit arterial është gjithashtu thelbësor. Dr. Zavalani rekomandoi vlerësim të rregullt kardiologjik, të paktën një herë në vit, ndërsa personat që kanë tension të lartë ose probleme të tjera shëndetësore mund të kenë nevojë për kontrolle më të shpeshta, për shembull çdo gjashtë muaj, ose sipas udhëzimeve të mjekut.

    Për personat me obezitet që nuk kanë ende komplikacione, kontrollet vjetore shërbejnë për të monitoruar gjendjen shëndetësore dhe për të parandaluar shfaqjen e problemeve të tjera. Nëse diagnostikohen komplikacione, nevojitet trajtim dhe ndjekje më e shpeshtë, në varësi të rastit.

    Sipas endokrinologes, qëllimi kryesor është identifikimi dhe trajtimi i obezitetit përpara se masa e tepërt dhjamore të shkaktojë dëmtime në organe të ndryshme të trupit. Për këtë arsye, kontrollet nuk duhen shtyrë deri në momentin kur shfaqen simptoma apo sëmundje shoqëruese, shkruan living.al.

    Shpeshtësia e analizave dhe konsultave duhet të përshtatet me gjendjen e secilit pacient, faktorët e rrezikut dhe udhëzimet e mjekut, pasi jo të gjithë personat me obezitet kanë të njëjtat nevoja për monitorim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • How often should people with obesity do checks, and when should they begin?

    Obessibly living people must conduct regular health checks to assess the risk of complications and to intervene in time before more serious problems arise. Weight value, body mass index, waist perimeter, sugar, and fat in the blood, as well as arterial tension, are some of the important controls.

    Endocrinologist Dr. Sara Zavalan, invited to the podcasts cycle ‘%Obesity Let’s talk about it, explained that checks should start as soon as obesity is diagnosed, while their frequency is determined depending on the state of health and potential complications.

    According to the doctor, the first step is to measure weight and length to calculate body mass index ( BMI, as well as measuring the waist perimeter. This data helps to assess the distribution of fat mass and health risk.

    Another important checkout is the measurement of glucose hemoglobin (HbA1c), which helps to assess the average level of blood sugar in recent months. Dr. Zavalan explained that this test can be carried out in patients with diabetes every three months, and it may be estimated in individuals without diabetes once a year, depending on individual risk and doctor recommendation.

    Controls also include lipidograms, to assess fats in blood. If disorders are identified, tests may be repeated after three months, while in trouble free cases, monitoring can be conducted annually, according to medical assessment.

    Arterial tension control is also essential. Dr. Zavalan recommended regular cardiological evaluation at least once a year, while those with high blood pressure or other health problems may need more frequent checks, such as every six months or according to medical guidelines.

    For people with obesity that have no complications yet, annual controls serve to monitor their health and prevent other problems from being exposed. If complications are diagnosed, treatment and more frequent pursuit are needed, depending on the case.

    According to endocrinologist, the main goal is to identify and treat obesity before excess obesity causes damage to various body organs. Hence, checks should not be postponed until symptoms or accompanying diseases appear, writes Living.al.

    The frequency of tests and consultation should be adjusted to the condition of each patient, risk factors, and medical guidelines, since not all people with obesity have the same needs for monitoring.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Deliu-Codra seeks independent Special Monitoring

    Democratic Party of Kosovo MP ( The PDK, Blerta Deliu-Codra, has asked Kosovo institutions to support the creation of a professional and independent mechanism for monitoring procedures near Specialised Chambers in The Hague.

    During her address at the Assembly session, she has stressed that monitoring should be conducted in line with the legal framework and guaranteeing the independence of the judiciary.

    Referring to the ombudsman’s report on Specialised Chambers and Specialised Prosecutor’s Office, Deliu-Codra has said concerns raised over the rights of former Kosovo Liberation Army leaders ( U ndo CK) requires serious treatment and institutional action.

    When the constitutional institution for human rights protection raises concerns of this burden, the Parliament has the obligation to review them and seek action by responsible institutions, Deliu-Kodra has declared.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së përpiqen të pengojnë votimin

    Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së përpiqen të pengojnë votimin

    Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet nën një tension të madh nga deputetët e opozitës.

    Për shkak të tensionit, u kalua direkt në votim pas propozimit të mazhorancës.

    Teksa votohet, deputetët e opozitës po mundohen forcërisht të pengojnë votimin, duke tentuar të çajnë gardhin e gardës dhe të shtyjnë deputetët e Partisë Socialiste.

    Siç raporton Top Channel, në një moment deputeti Fidel Kreka goditi me një shishe plastike drejt deputetëve të PS, teksa gjatë gjithë kohës Berisha duket të qëndrojë i tërhequr.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Deliu kërkon monitorim të pavarur të Speciales: Shqetësimet për të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë përgjigje

    Deliu kërkon monitorim të pavarur të Speciales: Shqetësimet për të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë përgjigje

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës mbështetjen e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Deliu-Kodra tha se shqetësimet e ngritura lidhur me të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së duhet të trajtohen seriozisht nga institucionet e vendit.

    “Kur institucioni kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngre shqetësime të kësaj peshe, Kuvendi ka detyrim t’i shqyrtojë ato dhe të kërkojë veprim nga institucionet përgjegjëse”, deklaroi ajo.

    Sipas deputetes së PDK-së, raporti ngre shqetësime për transparencën, llogaridhënien, barazinë e palëve dhe garancitë për një gjykim të drejtë e të paanshëm. Ajo e cilësoi veçanërisht shqetësues vlerësimin se mandati i Dhomave të Specializuara ka devijuar nga qëllimi fillestar.

    Deliu-Kodra ngriti edhe çështjen e mbikëqyrjes demokratike, duke theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi reale për të ushtruar mbikëqyrje dhe për të kërkuar llogaridhënie për funksionimin e këtij institucioni.

    Ajo përmendi gjithashtu shqetësimet për respektimin e jetës private dhe familjare gjatë vizitave në paraburgim, kohën në dispozicion të mbrojtjes dhe barazinë e palëve në proceset gjyqësore.

    Deputetja kërkoi që të sqarohet nëse mbrojtjes i është ofruar qasje e plotë në informacionet lidhur me origjinën dhe besueshmërinë e materialeve të përdorura në procedura, veçanërisht atyre që vijnë nga Serbia.

    “Për PDK-në, drejtësia për krerët e UÇK-së mbetet një përgjegjësi e përhershme. Kjo përgjegjësi kërkon punë të organizuar, argumente profesionale dhe angazhim shtetëror të vazhdueshëm”, tha Deliu-Kodra.

    Ajo theksoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë të drejtë në respektimin e plotë të garancive procedurale, ndërsa kërkoi që institucionet e Kosovës ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe vendosmëri.

    Në emër të PDK-së, Deliu-Kodra kërkoi që shqetësimet e paraqitura t’u adresohen zyrtarisht Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, me kërkesë për një vlerësim të pavarur dhe respektim të standardeve të të drejtave të njeriut.

    “Parimi i parë dhe themelor i ndërtimit të demokracisë në një vend është llogaridhënia”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe Dhomat e Specializuara duhet t’i respektojnë parimet demokratike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

  • Bruno Fernandes kritikoi taktikat ndaj Comos, Carrick i kundërpërgjigjet ashpër portugezit

    Bruno Fernandes kritikoi taktikat ndaj Comos, Carrick i kundërpërgjigjet ashpër portugezit

    Manchester United ka përjetuar një tjetër mbrëmje të tmerrshme të mërkurën, pasi humbja turpëruese 4-1 ndaj Comos shkaktoi një përplasje publike mes Michael Carrickut dhe Bruno Fernandesit.

    Kjo humbje e rëndë në Ligën e Kampionëve ka shtuar dyshimet për të ardhmen e trajnerit, pas një paraqitjeje ku skuadra dështoi si në aspektin taktik, ashtu edhe në angazhimin fizik.

    ‘Djajtë e Kuq’ kaluan një mbrëmje për t’u harruar në stadiumin ‘Giuseppe Sinigaglia’, duke pësuar humbjen e pestë në vetëm 11 ndeshje këtë sezon. Rezultati zhgënjyes në Evropë e zgjati gjithashtu në shtatë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore në të gjitha garat.

    Kapiteni i Unitedit u zëvendësua në minutën e 67-të, në një mbrëmje kur gjigantët e Ligës Premier u dominuan plotësisht nga kundërshtari. Pas ndeshjes, situata u tensionua edhe më shumë, pasi kapiteni dhe trajneri shkëmbyen kritika publike për arsyet e kolapsit në Itali.

    Pas zëvendësimit, Fernandes ia drejtoi gishtin stafit teknik, duke vënë në pikëpyetje planin e lojës.

    “Ishte një vendim i stafit që të mos ushtronim presion lojtar më lojtar dhe, në disa raste, të linim hapësira prapa”, deklaroi mesfushori portugez.

    Kur u pyet për këto komente gjatë konferencës për media pas ndeshjes, trajneri 45-vjeçar nuk i pranoi kritikat pa reaguar. Përkundrazi, Carrick iu kundërpërgjigj Fernandesit, duke vënë në dyshim angazhimin dhe vrapimin e lojtarëve të tij.

    “Në fakt, në pjesën e dytë ushtruam presion pjesërisht lojtar më lojtar dhe më pas pësuam gol pikërisht nga kjo mënyrë e lojës”, shpjegoi Carrick.

    Më pas, trajneri dha një mesazh të drejtpërdrejtë për skuadrën, duke theksuar se taktikat nuk mjaftojnë nëse lojtarët nuk angazhohen në fushë.

    “Çfarëdo sistemi apo taktike që të përdorësh, nëse nuk vrapon, nëse nuk lëviz përpara dhe nuk kthehesh prapa, nuk do të fitosh”, përfundoi ai./Telegrafi/

  • ​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

    ​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

    Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur rreth procedimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Presidencë.

    Para seancës së kuvendit Nagavci tha se VV ka insistuar që të mos ngutej në procedimin e këtij ligji të rëndësishëm, shkak sipas saj, është shmangia e situatave te tilla.

    “Është e rëndësishme të përmendet edhe njëherë fakti që pikërisht për të shmangur situata të tilla, ne kemi insistuar që të mos ngutemi në procedimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm dhe ndoshta, për fat të keq, është një shembull se si kur temat të cilat janë me interes shtetëror e strategjik përdoren për përfitime partiake, na sjellin situata të tilla”, tha ajo.

    Siç njofton kp, ajo përmendi edhe ish presidenten, Vjosa Osmani e cila kishte kthyer dy ligje të cilat ishin miratuar në kuvend.

    “Duhet pasur parasysh edhe faktin që tashmë ka praktikë, domethënë gjatë legjislaturës së kaluar, në kohën sa ishte presidente zonja Vjosa Osmani, ajo kishte kthyer dy prej ligjeve të cilat ishin miratuar në Kuvend, dhe me sa jam në njohuri, të dyja ato prej ligjeve domethënë akoma nuk janë miratuar, janë kthyer në pikën zero”, tha ajo.

    Tutje ajo tha se Presidentja Shiroka Pula do ta shqyrtoj me kujdes dhe të merr vendimin e duhur.

    “Ka pasur raportime në media, besoj që presidentja, meqenëse edhe ka qenë fillimi i mandatit të saj edhe konsolidimi i ekipit edhe të tjerat, siç e tash, e shqyrton me kujdes që e meriton këtë temë dhe ky projektligj edhe te merr vendimin e duhur”, ka thënë Nagavci.

    Ligji për Dhomat e Specializuara i është përcjellë presidentes Justina Shiroka-Pula më 15 tetor.

    Në bazë të nenit 80 të Kushtetutës së Kosovës, presidentja ka 8 ditë afat për ta shpallur ligjin ose për ta kthyer në Kuvend për rishqyrtim.

    Nëse presidentja nuk vepron brenda afatit, ligji konsiderohet i shpallur edhe pa nënshkrimin e saj.