Category: Lajme

  • Bournemouth-Milan, superndeshja e sontme që transmetohet në RTK

    Bournemouth-Milan, superndeshja e sontme që transmetohet në RTK

    Në mesin e përballjeve më interesante të mbrëmjes veçohet dueli ndërmjet Bournemouthit dhe Milanit, të cilin shikuesit në Kosovë do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

    Përballja pritet të tërheqë vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh emrin dhe historinë e skuadrës italiane, si dhe ambiciet e Bournemouthit për të bërë paraqitje sa më të mirë në arenën evropiane.

    Programi i ndeshjeve të sontme nis në orën 18:45, kur janë planifikuar tetë përballjet e para. Ndërsa në orën 21:00, në fushë zbresin skuadrat e tjera për dhjetë duelet e radhës.

    Mbrëmja pritet të sjellë emocione dhe përballje interesante për adhuruesit e futbollit evropian, me vëmendjen kryesore te ndeshja Bournemouth – Milan, që transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

    Sonte takohen:

    Burimi: RTKLive

  • Bournemouth-Milan, tonight’s superstuff on RTK

    Among the most interesting evening confrontations is the duel between Bournemouth and Milan, which Kosovo viewers will be able to follow directly to Kosovo Radio Television ( RTK.

    The confrontation is expected to draw particular attention, given the Italian team’s name and history, as well as Bournemouth’s ambitions to make the best presentation in the European arena.

    Tonight’s match program starts at 18:45, when the first eight encounters are planned. And at 9: 00 a.m., the other teams drop down for the next ten duels.

    The evening is expected to bring excitement and interesting encounters for European football fans, with the main attention of the Bournemouth Milan game, broadcast live on RTK.

    Tonight they meet:

    Source Layer: RTKLive

  • Deliu-Kodra kërkon mekanizëm të pavarur për monitorimin e Dhomave të Specializuara

    Deliu-Kodra kërkon mekanizëm të pavarur për monitorimin e Dhomave të Specializuara

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar krijimin e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, duke u bazuar në shqetësimet e ngritura në raportin e Avokatit të Popullit.

    Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Deliu-Kodra tha se raporti ngre shqetësime për pavarësinë, mbikëqyrjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut të katër ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Ajo veçoi vlerësimin se mandati i Dhomave të Specializuara ka devijuar nga qëllimi fillestar, si dhe shqetësimet për transparencën, llogaridhënien, barazinë e palëve dhe të drejtën për gjykim të drejtë.

    Deliu-Kodra përmendi edhe çështjet që lidhen me jetën private dhe familjare gjatë vizitave në paraburgim, kohën në dispozicion të mbrojtjes dhe qasjen në informacione për origjinën dhe besueshmërinë e materialeve të përdorura në proces, veçanërisht atyre që kanë ardhur nga Serbia.

    Ajo kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria të ndërmarrin hapa për adresimin e këtyre shqetësimeve, si dhe që ato të përcillen te mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

    “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë plotësisht të drejtë në respektimin e plotë të garancive të tyre procedurale, familjet e tyre kanë të drejtë të presin që institucionet e Kosovës të përmbushin detyrën e vetë me seriozitet dhe vendosmëri. Prandaj në emër të PDK kërkojmë që ky Kuvend dhe Qeveria të mundësojnë mbështetjen e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurës pranë Dhomës së Specializuar në përputhej të plotë me kornizën ligjore dhe garancitë për pavarësi të gjyqësorit”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

    Burimi: Dukagjini

  • Deliu-Codra seeks independent mechanism for monitoring Specialised Chambers

    PDK MP Blerta Deliu-Codra has called for the creation of a professional and independent mechanism for monitoring procedures near Specialised Chambers in The Hague, based on concerns raised in the Ombudsman’s report.

    Speaking in the Kosovo Assembly, Deliu-Codra said the report raises concerns about independence, supervision and respect for the human rights of four former KLA leaders being tried at The Hague.

    It singled out the assessment that the mandate of the Specialised Chambers has deviated from the original goal, as well as concerns about transparency, accountability, equality of parties and the right to fair judgment.

    Deliu-Codra also cited issues related to private and family life during visits to detention, time available for defence, and access to information about the origin and reliability of materials used in the process, especially those coming from Serbia.

    She demanded that Parliament and Government take steps to address these concerns, as well as that they be forwarded to international mechanisms, including the Council of Europe and the European Union.

    Heashim Thaci, Kadri Veselini, Jakup Krasniqi and Rexhep Selimi are fully right in respecting their procedural guarantees, their families have the right to expect Kosovo institutions to fulfil their duty with seriousness and determination. Therefore, on behalf of the PDK we demand that this Parliament and Government enable support of a professional and independent mechanism for monitoring the procedure near the Specialised Chamber in full compliance with the legal framework and guarantees for judicial independence, Deliu-Codra has declared.

    Source Layer: Dukeagini

  • Sa larg është Mali i Zi nga anëtarësimi në BE? Flet Marta Kos

    Sa larg është Mali i Zi nga anëtarësimi në BE? Flet Marta Kos

    Jemi javë ose muaj larg përfundimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), deklaroi sot Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

    Njoftimin e bëri para gazetarëve në Miloçer në prag të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit.

    Kos përsëriti se Mali i Zi është lider i procesit të zgjerimit në rajon.

    Ndër tjera, përpara samitit ajo tha se Mali i Zi është vendi që ka vizituar më së fundmi.

    Mali i Zi sot pret Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, duke përmbyllur kryesimin e këtij viti të kësaj iniciative të rëndësishme.

    Siç është njoftuar nga Qeveria, Samiti bashkon të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe organizatave ndërkombëtare.

    Pjesë e tij është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Telegrafi do ta mbulojë nga afër Samitin, duke sjellë deklaratat e liderëve, zhvillimet kryesore dhe vendimet që lidhen me Kosovën dhe rajonin. /Telegrafi/

    www.youtube.com

  • Selimi: Gjuriqi në OKB foli për sundimin e ligjit në Kosovë, por heshti për Radoiçiqin

    Selimi: Gjuriqi në OKB foli për sundimin e ligjit në Kosovë, por heshti për Radoiçiqin

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për deklaratat e tij në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku foli për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

    Selimi ka thënë se Gjuriq nuk foli për Milan Radoiçiqin, të cilin e cilësoi si organizator të sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    “Marko Gjuriq foli për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, por nuk foli për Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Selimi.

    Ajo ka ngritur çështjen e qëndrimit të Radoiçiqit në Serbi dhe ka kërkuar përgjegjësi për mosdorëzimin e tij para drejtësisë në Kosovë.

    “Nuk foli pse Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pse nuk i dorëzohet drejtësisë në Kosovë”, është shprehur deputetja.

    Sipas saj, në vend që të jepte përgjigje për përgjegjësinë e shtetit serb lidhur me sulmin në Banjskë, Gjuriq zgjodhi të fliste për familjen e presidentit të Serbisë.

    Selimi ka kritikuar edhe qëndrimin e përfaqësuesit të Rusisë në të njëjtën mbledhje, duke thënë se ai vazhdoi ta mohonte Republikën e Kosovës.

    “Rusia nuk mund të jetë autoritet moral për respektimin e sovranitetit, derisa po vazhdon luftën në Ukrainë”, ka thënë ajo.

    Deputetja e Vetëvendosjes ka theksuar gjithashtu se, nëse Serbia kërkon të diskutojë për të drejtat e komuniteteve, atëherë duhet të trajtohet edhe gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    “Nëse Serbia kërkon të flasë për të drejtat e komuniteteve, atëherë duhet të flasim për shqiptarët në Luginë, për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe problemet e tjera me të cilat përballen ata”, ka deklaruar Selimi. /Telegrafi/

  • Gjykata merr vendimin për vilën luksoze të Xabi Alonsos, ja çfarë u vendos

    Gjykata merr vendimin për vilën luksoze të Xabi Alonsos, ja çfarë u vendos

    Gjykata merr vendimin për vilën luksoze të Xabi Alonsos, ja çfarë u vendos

    Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Vendit Bask (TSJPV) ka vendosur që vila në pronësi të trajnerit aktual të Chelseat, Xabi Alonso, e ndërtuar në malin Igeldo në San Sebastián, përputhet me “parametrat e ndërtimit të përcaktuar nga rregulloret”.

    Në një vendim në të cilin EFE ka pasur qasje, TSJPV mbështet ankesat e paraqitura nga Këshilli i Qytetit të San Sebastiánit dhe kompania Tavaro XXI kundër vendimit të shkallës së parë në të cilin një gjykatë e San Sebastiánit vendosi që licenca e dhënë për ndërtesën nuk ishte në përputhje me Ligjin për Tokën dhe Planifikimin Urban të Vendit Bask, shkruan Marca.

    Kjo gjykatë shpjegoi në vendimin e saj fillestar se vila e ndërtuar në Igeldo duhej të ishte në përputhje me parametrat e licencës së dhënë për rindërtimin e një shtëpie fshatare të shpronësuar në një pjesë tjetër të qytetit për punimet e trenit me shpejtësi të lartë, me ” respektin më të madh të mundshëm ” ndaj banesës origjinale, diçka që, sipas mendimit të saj, nuk ndodhi “në asnjë mënyrë” në këtë rast, transmeton Sinjali.

    Ai gjithashtu theksoi, ndër argumente të tjera, se çatia e ndërtesës duhej të kishte qenë “e pjerrët me dy, tre ose katër shpate “, transmeton sinjali, ndërsa ajo që u krye përfundimisht ishte “e sheshtë”.

    E gjithë kjo është në përgjigje të një padie të ngritur nga disa grupe mjedisore kundër Këshillit Bashkiak për ” lejimin e ndërtimit ” të kësaj shtëpie, të cilën e konsideronin “të paligjshme” dhe për të cilën ata kishin kërkuar që në vitin 2022 shembjen e kësaj ndërtese, pezullimin e punimeve, anulimin e licencave dhe “restaurimin total të zonës”.

    Megjithatë, Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Vendit Bask tani vendos, në një rezolutë të re, se Ligji i Tokës ” nuk imponon kërkesën për një aspekt specifik të ndërtesave “, por vetëm tregon se “duhet të sigurohet që tipologjia e ndërtimit të ri të përshtatet me arkitekturën tradicionale të zonës, të paktën në lidhje me materialet e përdorura, përbërjen e fasadës dhe vëllimin e ndërtesës”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The court decides for the luxurious villa of Xabi Alonso, that’s what’s decided

    Supreme Court of Bask Justice ( TSJPV has decided that the villa owned by the current Chelsea coach, Xabi Alonso, built on Mount Igeldo in San Sebattian, matches construction parameters defined by regulations.

    In a decision the EFE had access to, SJPV supports complaints filed by the San Sebattián City Council and the Tavaro XXI company against the first degree decision on which a San Sebattán court ruled that the license granted to the building was not in line with the Law on Earth and the Bask Place Urban Planning, Marca writes.

    This court explained in its initial decision that the villa built at Igeldo should be in line with the license parameters provided for the reconstruction of a peasant house pierced into another part of the city for high-speed train work, with the highest possible respect for the original residence, something that, in its opinion, did not happen in any way in this case, the signal broadcast.

    He also pointed out, among other topics, that the roof of the building should have been steep with two, three or four slopes, broadcast the signal, while what was eventually accomplished was flat.

    All this is in response to a lawsuit filed by some environmental groups against the Municipal Council for allowing the construction of this house, which they considered illegal and for which they had been demanding since 2022 the collapse of this building, suspension of the work, cancellation of the licenses, and total rehabilitation of the area.

    However, the Supreme Court of Justice of Bask now decides, in a new resolution, that the Earth Law does not impose the demand for a specific aspect of the buildings, but only shows that CHA should make sure that new construction types adapt to the traditional architecture of the area, at least in terms of materials used, the composition of the facade and volume of the building.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar në Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    “Do të kemi javë dhe muaj që do të jenë përcaktues, sidomos për Malin e Zi, drejt përmbylljes së proceseve të integrimit”, u shpreh Kos para mediave.

    Ajo theksoi se kjo periudhë do të jetë vendimtare edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, duke veçuar për Kosovën rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të obligimeve që ka marrë përsipër.

    Për Kosovën, Kos nënvizoi se rëndësi të veçantë kanë “përmbajtja kundrejt të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kos: Next months, determining for Kosovo, region countries

    European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has declared at the Berlin Process Summit, which is being held in Montenegro, that the coming weeks and months will be determining for the European integration process of Western Balkan countries.

    We will have weeks and months that will be determining, especially for Montenegro, towards completing integration processes, Kos said in front of the media.

    She stressed that this period will also be crucial for Albania and Kosovo, isolating for Kosovo the importance of respecting international law and the obligations it has taken over.

    For Kosovo, Kos underlined that particular importance is in keeping with international law and international obligations he has taken over.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal