Category: Lajme

  • Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

    Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

    Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

    Panik te Milani për shkak dëmtimesh. Pas mungesës së Samuel Chukwueze për një problem në kofshë, kuqezinjtë kanë humbur edhe sulmuesin Gonçalo Ramos.

    Portugezi pësoi një mbingarkesë muskulore në pulpë gjatë stërvitjes në “Milanello”. Sulmuesi ka lënë menjëherë qendrën stërvitore dhe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit.

    Si rrjedhojë, ai do të mungojë në përballjen e Europa League kundër Bournemouthit. Në këtë sfidë do të mungojnë gjithashtu Gabbia dhe Alexis Saelemaekers, me këtë të fundit që u rikthye në stërvitje pas operacionit në kyçin e këmbës. Ramos po ashtu rrezikon edhe derbin me Interin.

    Trajneri Ruben Amorim po përgatit disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Atalantës.

    Tekniku portugez pritet t’u japë një fanellë titullari nga minuta e parë lojtarëve si Camarda, Cisse, Hutchinson dhe Tomori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Problems with Milan injuries, Amorim loses two attackers before significant challenges

    Panic at Milan because of injuries. After the absence of the Chukweese Samuel for a problem in the thigh, the Reds have also lost attacker Gonchalo Ramos.

    Portuguese suffered a muscle overload in the belly during his training at K.Milanello. The attacker has immediately left the training center and will undergo medical examinations to learn the extent of the injury.

    As a result, he will be absent in facing Europe League against Bournemouth. Gabbia and Alexis Salemackers will also be missing in this challenge, with the latter returning to training after surgery on the ankle. Ramos also risks derby and Inter.

    Coach Reuben Amorim is preparing some changes in formation compared to the latest match against Atalanta.

    Portuguese technician is expected to give a title fan from the first minute players like Camarda, Cisse, Hutchinson and Tomory.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nga Monaco te Real Madridi, Mbappe thyen rekordin e legjendave franceze me gola

    Nga Monaco te Real Madridi, Mbappe thyen rekordin e legjendave franceze me gola

    Kylian Mbappe vazhdon të shkëlqejë në futbollin evropian, duke lënë pas edhe legjendat franceze me një rekord të veçantë. Sulmuesi i Real Madridit shënoi sërish në Ligën e Kampionëve, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon.

    Real Madridi u përball me Leipzigun në “Santiago Bernabéu”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

    Mbappé realizoi golin e tretë të madrilenëve në minutën e 83-të, pas një pasimi nga Jan Diomande, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë.

    Sipas statistikave të publikuara nga rrjeti “Stats Foot”, ky ishte goli i 25-të i Mbappés për Real Madridin gjatë vitit kalendarik 2026.

    Ky realizim e bëri francezin lojtarin e parë nga vendi i tij që shënon të paktën 25 gola për një klub në njërën prej pesë ligave kryesore evropiane në dhjetë vite kalendarike radhazi.

    Seria e Mbappés nisi në vitin 2017, kur ai ishte pjesë e Monacos. Po atë verë, sulmuesi u transferua te Paris Saint-Germaini, ku vazhdoi të shënonte rregullisht për gjashtë vite të tjera.

    Pas kalimit te Real Madridi, Mbappé e ka vazhduar këtë ecuri edhe në kryeqytetin spanjoll, duke e regjistruar për të tretin vit radhazi këtë arritje me fanellën e gjigantit madrilen.

    Në moshën e tij, Mbappé vazhdon të shkruajë histori dhe të ndërtojë një karrierë që e vendos mes sulmuesve më të spikatur të futbollit modern. /Telegrafi/

  • From Monaco to Real Madrid, Mbppe broke the record of French legends with goals

    Julian Mbpee continues to shine on European football, leaving French legends behind with a special record. The Real Madrid striker again scored in the Champions League, confirming the brilliant form he’s going through.

    Real Madrid faced Leipzig at the Saniago Bernabéu, under the third lap of the league stage at the Champions League.

    Mupé achieved the third madrill goal in the 83rd minute, following a pass by Jan Diomande, sending the ball to the net with an exact shot.

    According to statistics published by the network ʹStats Foot) this was Mbppé’s 25th goal for Real Madrid during the 2026 calendar year.

    This realisation made French the first player from his country to score at least 25 goals for a club in one of the top five European leagues in ten calendar years.

    The Mbppés series began in 2017 when it was part of Monaco. That same summer, the assailant moved to Paris Saint-Germain, where he continued to score regularly for another six years.

    After crossing to Real Madrid, Mbppé has continued his performance in the Spanish capital, recording it for the third year in a row with the giant Madrill’s fan.

    At his age, Mbppé continues to write stories and build a career that puts him among the most prominent attackers of modern football. /Telegraphy/

  • “Më bëhet qejfi që është mërzitur”, Kylian Mbappe komenton largimin e zemëruar të Vinicius Jr

    “Më bëhet qejfi që është mërzitur”, Kylian Mbappe komenton largimin e zemëruar të Vinicius Jr

    Kylian Mbappe ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Vinicius Junior, pas fitores 4-1 ndaj RB Leipzigut, duke komentuar reagimin e brazilianit pas zëvendësimit.

    Vinicius u shfaq i zemëruar kur u largua nga fusha, por sulmuesi francez nuk e konsideron këtë si diçka negative. Përkundrazi, ai beson se ky reagim dëshmon dëshirën e brazilianit për të dhënë edhe më shumë për ekipin.

    “Është gjë e mirë që është i mërzitur, sepse kjo do të thotë se dëshiron të japë edhe më shumë dhe të luajë edhe më mirë”, deklaroi Mbappe pas ndeshjes.

    Francezi pati edhe fjalë inkurajuese për bashkëlojtarin e tij, duke theksuar cilësitë që posedon anësori brazilian.

    “Por ai duhet të jetë krenar për atë që është, sepse i ka të gjitha cilësitë”.

    Deklaratat e francezit tregojnë mbështetjen që Vinicius gëzon brenda skuadrës madrilene, ndërsa Real Madridi po vazhdon me rezultate pozitive në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

  • Clinton citon Kuranin: Allahu i krijoi njerëzit të ndryshëm që të njihen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri

    Clinton citon Kuranin: Allahu i krijoi njerëzit të ndryshëm që të njihen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri

    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka kritikuar paragjykimet ndaj myslimanëve, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim, respekt dhe njohje të ndërsjellë mes njerëzve me besime të ndryshme fetare.

    “Jam lodhur nga njerëzit që i përçmojnë myslimanët vetëm pse janë myslimanë”, ka deklaruar ai, duke iu referuar mesazhit të Kuranit për bashkëjetesën dhe rëndësinë e njohjes së ndërsjellë mes popujve.

    Clinton tregoi se këtë mesazh e kishte dëgjuar fillimisht nga vajza e tij, e cila e kishte lexuar Kuranin nga fillimi deri në fund kur ishte 15-vjeçare dhe i kishte kërkuar edhe atij ta lexonte.

    “Kurani thotë se Allahu i vendosi njerëzit e ndryshëm në Tokë jo që ta përçmojnë njëri-tjetrin, por që të njihen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”, ka thënë Clinton.

    Ai theksoi se në çdo besim fetar mund të ketë individë që veprojnë keq, pasi, sipas tij, të gjithë njerëzit kanë të metat e tyre.

    “Ka njerëz që bëjnë keq në çdo besim, sepse të gjithë jemi qenie njerëzore me të meta”, u shpreh ish-presidenti amerikan.

    Clinton kritikoi gjithashtu luftërat fetare dhe përplasjet kulturore, duke shprehur lodhjen e tij nga ndasitë që krijohen në emër të fesë dhe identitetit kulturor.

    “Luftërat fetare, luftërat kulturore – jam thjesht lodhur nga kjo”, deklaroi ai.

    Mesazhi i 80-vjeçarit vë në pah rëndësinë e tolerancës fetare dhe të dialogut mes komuniteteve, në një kohë kur dallimet fetare dhe kulturore shpesh shfrytëzohen për të nxitur ndasi dhe armiqësi. /Telegrafi/

  • Kim Kardashian tregon pse ndalohet shpesh nga policia

    Kim Kardashian tregon pse ndalohet shpesh nga policia

    Kim Kardashian ka zbuluar se është ndaluar nga policia “pa numër herësh” për tejkalim të shpejtësisë dhe mosrespektim të shenjës së ndalimit të detyrueshëm, STOP.

    Rrëfimin e bëri gjatë një bisede me koleget e saj Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash-Betts, në kuadër të turneut promovues në Los Angeles për sezonin e dytë të serialit “All’s Fair”.

    Në një video të publikuar në TikTok, aktoret kanë biseduar prapa skenave për zakonet e tyre gjatë drejtimit të veturës.

    Biseda nisi kur Naomi Watts tregoi se kishte parë në ëndërr sikur ishte gjobitur për tejkalim të shpejtësisë. Sarah Paulson reagoi duke thënë se policia nuk e kishte ndaluar kurrë gjatë vozitjes.

    “Vërtet? Asnjëherë nuk të kanë ndaluar?”, e pyeti Kardashian, ndërsa Niecy Nash-Betts shtoi me shaka: “Po ti, a vozit fare?”.

    Pasi Paulson konfirmoi se drejtonte veturë, Kardashian vendosi të tregonte përvojën e saj.

    “Oh, mua më kanë ndaluar kaq shumë herë”, tha ajo.

    Kur Paulson e pyeti për arsyet, Kardashian shpjegoi se bëhej fjalë për tejkalim të shpejtësisë ose mosndalim të plotë te shenja STOP.

    “Ngasja me shpejtësi të madhe. Ose, për shembull, kaloj te shenja STOP pa u ndalur plotësisht”, sqaroi ajo, duke iu referuar rasteve kur vetëm e ngadalësonte veturën në vend që të ndalej tërësisht.

    Më pas, edhe Naomi Watts pranoi se ishte ndaluar nga policia. Sarah Paulson e ngacmoi duke i thënë: “Bast vë që vozit keq, apo jo?”.

    Watts iu përgjigj me humor: “Ik pirdhu! Nuk jam shoferе e keqe. Vozis vërtet mirë dhe i respektoj rregullat”.

    Zakonet e Kim Kardashian në trafik kanë qenë edhe më parë temë e mediave.

    Në nëntor të vitit 2013, ajo u gjobit për tejkalim të shpejtësisë në autostradën 101 në Los Angeles, në një kohë kur po ndiqej nga paparacët. Sipas gazetës Los Angeles Times, policia rrugore kishte regjistruar të paktën tre fotografë që po vozisnin me shpejtësi nga 130 deri në 135 kilometra në orë.

    Disa muaj më herët, portali TMZ raportoi se Kardashian ishte ndaluar në Calabasas për shkak të xhamave të errësuar të veturës, por atëherë kishte marrë vetëm një paralajmërim.

    Në nëntor të vitit 2024, ajo u ndalua sërish nga policia, këtë herë teksa po voziste në Malibu. Oficeri i kërkoi të hiqte filmin e errët nga xhami i përparmë i veturës, pasi ishte tepër i errësuar.

    Megjithatë, brenda familjes Kardashian, Kim nuk konsiderohet si shoferja më e keqe.

    Në një episod të serialit “The Kardashians”, të transmetuar më 15 tetor, Kourtney Kardashian u cilësua si anëtarja e familjes që vozit më keq.

    “Ajo nuk vozit mirë”, kishte thënë Kim për motrën e saj, sipas revistës People. “Mendoj se është thjesht tepër e shkujdesur dhe nuk i kushton vëmendje rrugës”.

    Edhe Khloé Kardashian ka pasur një përballje me policinë përpara se të merrte patentën e shoferit.

    Në podcastin e saj, në mars të vitit 2025, ajo tregoi se ishte ndaluar nga policia në moshën 15-vjeçare, teksa drejtonte veturën fuoristradë të Caitlyn Jenner.

    Kur policët i kërkuan dokumentet, Khloé u përpoq të paraqitej me emrin e motrës së saj Kourtney dhe datën e lindjes së Kim-it.

    “Sigurisht, ata menjëherë më thanë: ‘Po gënjen, dil nga vetura’”, tregoi ajo.

    Sezoni i dytë i serialit “All’s Fair” nis transmetimin në platformën Hulu më 4 nëntor. Sezoni i parë regjistroi 3.2 milionë shikime gjatë tri ditëve të para, duke shënuar, pavarësisht kritikave negative, debutimin më të suksesshëm të një seriali të ri me skenar në këtë platformë gjatë tri viteve të fundit. /Telegrafi/

  • Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

    Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

    Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

    Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar lidhur me protestat dhe tensionet në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtën e qytetarëve për protesta paqësore, të parandalojë përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe të ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit.

    Përmes një reagimi në platformën X, Slotkin ka shprehur shqetësimin për situatën në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

    Senatorja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pranuar telefonata të shumta nga qytetarë të shqetësuar të shtetit të Michiganit, të cilët kanë ngritur shqetësime për zhvillimet në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane.

    “Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe t’u kërkojë llogari zyrtarëve të zgjedhur prej tij”, ka deklaruar Slotkin.

    Ajo ka theksuar se autoritetet shqiptare kanë përgjegjësi të sigurojnë respektimin e shtetit të së drejtës dhe të mbrojnë qytetarët nga përdorimi i tepruar i forcës policore gjatë protestave.

    Sipas Slotkin, qeveria duhet të angazhohet seriozisht në luftimin e korrupsionit dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.

    Në fund të reagimit, senatorja amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të punojnë për uljen e tensioneve, duke theksuar nevojën që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe rrugëve paqësore.

    “U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara”, ka përfunduar senatorja amerikane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • US Senator for Protests in Albania: Government Stops Police Violence

    US Senator Eliza Slotkin has reacted to protests and tensions in Albania, calling on the Albanian government to respect citizens’ right to peaceful protests, prevent excessive use of force by police and take concrete steps in fighting corruption.

    Through a response to the X platform, Slotkin has expressed concern about the situation in Albania, stressing that citizens have the right to seek accounts from their elected representatives.

    The senator has announced that over the past few days, she has received numerous calls from concerned citizens of the state of Michigan, who have raised concerns about developments in Albania and other European countries.

    The Albanian people have the right to protest peacefully and to hold accountable to elected officials from him, Slotkin has declared.

    It has stressed that Albanian authorities have the responsibility to ensure respect for the rule of law and protect citizens from excessive use of police force during the protests.

    According to Slotkin, the government must engage seriously in fighting corruption and respond to citizens’ concerns.

    At the end of the response, the US senator has called on all sides to show restraint and work on reducing tensions, stressing the need for the situation to be resolved through dialogue and peaceful routes.

    I call on both sides to do everything they can to reduce tensions and find a peaceful way forward, the US senator has concluded.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vetura përfshihet nga flakët në Llozicë të Malishevës

    Vetura përfshihet nga flakët në Llozicë të Malishevës

    Vetura përfshihet nga flakët në Llozicë të Malishevës

    Një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Llozicë të Malishevës.

    Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, zjarri ka përfshirë tërësisht veturën.

    Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa mbetet i panjohur edhe shkaku që çoi në shpërthimin e zjarrit.

    Pamje:

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali