Category: Lajme

  • 450 mijë euro investime në infrastrukturën rrugore në Dresnik dhe Dollc

    450 mijë euro investime në infrastrukturën rrugore në Dresnik dhe Dollc

    Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka inspektuar punimet në rrugën “Dardania” në Dresnik, në kuadër të projektit infrastrukturor në vlerë prej 450 mijë eurosh, që përfshin disa segmente rrugore në Dresnik dhe Dollc.

    Gjatë vizitës në terren, Elezaj ishte i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Enver Berisha, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Qëndrim Millaku.

    Sipas njoftimit të kryetarit, aktualisht punimet janë të përqendruara në realizimin e infrastrukturës nëntokësore, ndërsa në fazën e ardhshme parashihet asfaltimi i rrugës.

    Projekti “Ndërtimi i segmenteve të rrugëve me infrastrukturë nëntokësore në rrugët Qyteti Antik, Dardania, Malë Bashota dhe Martirët e Dollcit në Dresnik dhe Dollc” përfshin shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, vendosjen e ndriçimit publik dhe asfaltimin e segmenteve rrugore.

    Përmes këtij investimi synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe krijimi i kushteve më të mira për banorët e këtyre lokaliteteve. /Telegrafi/

  • Apeli rikthen në rigjykim rastin e Vanja Gjorçevskës, babai i saj duhet të jep edhe disa informacione për rastin

    Apeli rikthen në rigjykim rastin e Vanja Gjorçevskës, babai i saj duhet të jep edhe disa informacione për rastin

    Gjykata e Apelit në Shkup ka arsyetuar vendimin për anulimin e aktgjykimit lirues për babanë e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, duke theksuar se disa prova dhe rrethana nuk ishin shqyrtuar mjaftueshëm gjatë procedurës së shkallës së parë.

    Një nga çështjet kryesore për të cilat gjykata kërkon përgjigje është se nga kishte ardhur informacioni për kohën kur Vanja do të dilte nga shtëpia dhe do të nisej drejt shkollës.

    Sipas arsyetimit të Apelit, Gjykata Themelore Penale në Shkup nuk i kishte vlerësuar plotësisht provat që lidhen me sjelljen e Gjorçevskit para dhe pas rrëmbimit të vajzës së tij.

    Për këtë arsye, gjatë rigjykimit duhet të shqyrtohen në detaje dëshmitë e Velibor Manevit, Vllatko Keshishev dhe Bore Videvskit, si dhe rrethanat në të cilat ishin marrë vendimet për rrëmbimin.

    Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet ngjarjeve të 24 dhe 27 nëntorit 2023, përkatësisht lidhjes kohore mes përpjekjes së mëparshme të pasuksesshme për rrëmbim dhe ditës kur vajza u rrëmbye dhe u vra.

    Gjatë procesit të mëparshëm gjyqësor, të akuzuarit pretenduan se Ljupço Palevski – Pallço u kishte përcjellë informacionin se Vanja do të shkonte vetë në shkollë, duke pohuar se ky informacion dyshohej se kishte ardhur nga babai i saj.

    Pikërisht këto pretendime dhe provat që lidhen me to duhet të shqyrtohen përsëri, pa u paragjykuar faji i Gjorçevskit.

    Avokati i Aleksandar Gjorçevskit, Vlladimir Tufegxhiq, nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Apelit.

    Sipas tij, gjykata mund të kishte ndërhyrë në arsyetimin e aktgjykimit, nëse konsideronte se kishte paqartësi, në vend që ta kthente çështjen në rigjykim.

    Tufegxhiq pretendon se Apeli ka konfirmuar mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të lidhjes mes Gjorçevskit dhe të akuzuarve të tjerë. Ai konsideron gjithashtu se nuk është dëshmuar motivi që Prokuroria e kishte lidhur më herët me pronën e paluajtshme.

    Avokati kundërshton edhe vlerësimin e sjelljes së babait gjatë periudhës kur vajza ishte zhdukur, duke theksuar se duhet të merret parasysh gjendja në të cilën ndodheshin prindërit.

    Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevskin – Pallço, Velibor Manevin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishevin, të dënuar për rrëmbimet dhe vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

    Aleksandar Gjorçevski, i cili më parë ishte liruar nga akuza për ndihmë në rrëmbimin e vajzës së tij, do të përballet përsëri me procedurë gjyqësore.

    Anulimi i aktgjykimit lirues nuk nënkupton shpalljen e tij fajtor, por do të thotë se gjykata duhet t’i shqyrtojë përsëri provat dhe të marrë një vendim të ri.

  • Asambleja e Përgjithshme e EOQ-së mbahet në UBT, në fokus Kongresi i 67-të në Kosovë

    Asambleja e Përgjithshme e EOQ-së mbahet në UBT, në fokus Kongresi i 67-të në Kosovë

    Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ) është mbajtur në UBT, në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e 67-të të kësaj organizate, i cili mbahet në Kosovë më 21–23 tetor 2026. Ky organizim merr rëndësi të veçantë pasi përkon me 70-vjetorin e themelimit të EOQ-së dhe 20-vjetorin e organizatës “Quality Kosova”, duke e vendosur Kosovën në qendër të një ngjarjeje me rëndësi ndërkombëtare në fushën e cilësisë.

    Gjatë Asamblesë, përfaqësuesit e organizatave kombëtare anëtare diskutuan për përgatitjet dhe koordinimin e kongresit, i cili do të mbledhë ekspertë, akademikë, profesionistë dhe përfaqësues institucionalë nga vende të ndryshme të botës.

    Takimi shërbeu gjithashtu për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e cilësisë.

    Kongresi i 67-të i EOQ-së do të mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, nën temën “Shaping Quality for a Smart, Sustainable and Resilient Future – Quality, Growth, Human Values and Trust in the Age of AI”.

    Diskutimet do të përqendrohen në rolin e cilësisë në zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin dhe transformimin digjital, me theks të veçantë në ndikimin e inteligjencës artificiale dhe rëndësinë e besimit e të vlerave njerëzore.

    Për EOQ-në, ky vit shënon 70 vjet nga themelimi i saj në vitin 1956. Gjatë këtyre dekadave, organizata ka kontribuar në avancimin e standardeve, zhvillimin e kulturës së cilësisë dhe ndërtimin e një rrjeti ndërkombëtar të ekspertëve dhe organizatave profesionale.

    Në të njëjtën kohë, 20-vjetori i “Quality Kosova” shënon dy dekada angazhim në promovimin e cilësisë në Kosovë dhe në forcimin e lidhjeve me komunitetin evropian të kësaj fushe.

    Organizimi i kongresit në vend përbën një mundësi për të rritur dukshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe për të prezantuar kapacitetet e saj në cilësi, inovacion dhe zhvillim institucional.

  • Bashkimi lufton deri në fund, por mposhtet nga skuadra estoneze

    Bashkimi lufton deri në fund, por mposhtet nga skuadra estoneze

    Bashkimi ka pësuar humbje në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup, pasi u mposht nga skuadra estoneze Bigbank Kalev me rezultat 88-84, në një përballje të ngushtë që u vendos në minutat e fundit.

    Skuadra nga Prizreni e nisi ndeshjen me një disavantazh minimal, pasi çereku i parë përfundoi 20-19 për estonezët. Bashkimi reagoi në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin e fitoi 21-19, duke shkuar në pushim me epërsi të lehtë.

    Megjithatë, Kalev u rikthye fuqishëm në çerekun e tretë, duke triumfuar 28-24 dhe duke krijuar epërsinë që në fund rezultoi vendimtare. Në çerekun e fundit, të dyja skuadrat zhvilluan lojë të barabartë, me estonezët që fituan 21-20 dhe e mbyllën takimin me katër pikë epërsi.

    Lejson Zeqiri ishte basketbollisti më efikas te Bashkimi me 23 pikë, ndërsa Divine Myles kontribuoi me 20 dhe Shannon Shorter me 15 pikë. Adrio Bailey e përfundoi ndeshjen me 10 pikë.

    Te skuadra fituese, Hugo Toom shkëlqeu me 22 pikë, kurse Damian Forrest dhe Kevaughn Allen realizuan nga 15 pikë secili.

    Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi ka regjistruar një fitore dhe një humbje në këtë garë, ndërsa i mbetet për t’u zhvilluar edhe ndeshja e shtyrë ndaj Manchester Basketball.

    Në xhiron e ardhshme, prizrenasit do të kenë përparësinë e parketit vendas, ku do të përballen me ekipin francez Elan Chalon, me synimin për t’u rikthyer te fitorja në garat evropiane. /Telegrafi/

  • SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina drejt negociatave të reja, e konfirmon i dërguari i Trump

    SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina drejt negociatave të reja, e konfirmon i dërguari i Trump

    SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina drejt negociatave të reja, e konfirmon i dërguari i Trump

    I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Shën Petersburg kanë qenë konstruktive dhe se negociatat do të vazhdojnë në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Witkoff, i cili në këto takime shoqërohej nga Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, tha se gjatë vizitave në Oslo dhe Shën Petersburg janë zhvilluar takime me përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe vendeve evropiane, me synimin për të avancuar përpjekjet e presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës.

    Sipas tij, takimi me Putinin u përqendrua në vazhdimin e përparimit të arritur gjatë bisedimeve në Oslo me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe në diskutimin e një kornize të mundshme për marrëveshjen e paqes.

    Witkoff e falënderoi gjithashtu presidentin rus për lirimin e shtetasit amerikan Stephen Hubbard, i cili, sipas tij, mundi të kthehej pranë familjes së tij.

    Ai theksoi se, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë, administrata Trump është e përkushtuar për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

    Sipas Witkoffit, një marrëveshje e tillë duhet të garantojë siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm.

    Ndërkohë, raundi i fundit i negociatave trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u mbajt në shkurt të vitit 2026, në Gjenevë të Zvicrës. Këto bisedime pasuan dy raunde të zhvilluara në Abu Dhabi, në janar dhe shkurt të po atij viti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • US, Russia, Ukraine towards new negotiations confirmed by Trump envoy

    US President Donald Trump’s envoy, Steve Wtkoff, has indicated that talks with Russian President Vladimir Putin in St Petersburg have been constructive and that negotiations will continue within the framework of efforts to reach a peace agreement between Russia and Ukraine.

    Witkoff, who was accompanied by Jared Kouchner, Trump’s son-in-law, said that meetings have been held during visits to Oslo and St Petersburg with representatives of Russia, Ukraine and European countries, with the aim of advancing the American president’s efforts to end the war.

    According to him, the meeting with Putin focused on continuing progress achieved during talks in Oslo with Ukrainian President Volodymyr Zelensky, as well as discussing a possible framework for the peace agreement.

    Witkoff also thanked the Russian president for the release of US national Stephen Kubard, who, according to him, could also return to his family.

    He stressed that, although much work remains to be done, the Trump administration is committed to ending the war and achieving a comprehensive and lasting peace.

    According to Witkoff, such an agreement should ensure security and prosperity for future generations.

    Meanwhile, the final round of trilateral negotiations between Ukraine, Russia, and the United States was held in February 2026 in Geneva, Switzerland. These talks followed two rounds held in Abu Dhabi, in January and February of the same year.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Panduri ekskluzivisht tregon se Presidentja nesër e kthen ligjin në Kuvend

    Panduri ekskluzivisht tregon se Presidentja nesër e kthen ligjin në Kuvend

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që nesër ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të Dukagjinit brenda Presidencës.

    Para kthimit të ligjit në Kuvend, pritet të mbahet një takim mes presidentes dhe përfaqësuesve të partive politike.

    Pas këtij takimi, ligji pritet t’i kthehet Kuvendit për shqyrtim.

    Detajet për këto zhvillime i ka bërë të ditura autori dhe moderatori i Debat Plus-it, Ermal Panduri në TV Dukagjini.

    Burimi: Dukagjini

  • Indecisively, it shows that the President returns the law to the Parliament tomorrow.

    Kosovo President Justina Shiroka-Pula is expected to return the Law for Specialised Chambers to the Parliament tomorrow, according to Dukagjin sources within the presidency.

    Prior to the law’s return to the Parliament, a meeting between the president and representatives of political parties is expected to be held.

    After this meeting, the law is expected to return to the Assembly for review.

    Details on these developments have revealed the author and moderator of Debat Plus Ermal Pandur on TV Dukajni.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mashtrimet më të shpeshta gjatë blerjes së tokës ose banesës: Çfarë duhet të dini para se të paguani?

    Mashtrimet më të shpeshta gjatë blerjes së tokës ose banesës: Çfarë duhet të dini para se të paguani?

    Blerja e një prone mund të jetë investimi më i madh i jetës, por edhe burim i konflikteve serioze juridike. Hipotekat, bashkëpronësia, kontratat e dyfishta dhe dokumentet e parregullta mund të shkaktojnë humbje financiare dhe procese gjyqësore që zgjasin me vite

    Ardita Morina,
    Avokate

    Në praktikën juridike në Kosovë, qytetarët përballen me raste kur, pas pagesës, zbulojnë se prona ka bashkëpronarë, hipotekë, kufizime juridike, mospërputhje në sipërfaqe ose se e njëjta pronë u është premtuar apo shitur edhe personave të tjerë.

    Në raste të tilla, ajo që fillimisht dukej si një investim i sigurt mund të shndërrohet në një kontest gjyqësor që zgjat me vite. Prandaj, njohja e rreziqeve dhe verifikimi i dokumentacionit para blerjes janë të domosdoshëm.

    Verifikimi i pronës para nënshkrimit të kontratës

    Një nga gabimet më të shpeshta është besimi vetëm në fjalën e shitësit. Para se të nënshkruhet kontrata dhe, sidomos, para se të paguhet shuma e plotë, duhet të verifikohet gjendja juridike e pronës në regjistrat zyrtarë.

    Duhet të kontrollohet kush figuron si pronar, numri i parcelës, sipërfaqja dhe nëse mbi pronën ekziston hipotekë, ndalesë, barrë apo ndonjë e drejtë tjetër.

    Dokumentacioni duhet të jetë aktual dhe të përputhet me të dhënat zyrtare, sepse dokumentet që i paraqet shitësi nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të vërtetuar gjendjen juridike të pronës.

    Bashkëpronësia dhe rreziku i kontesteve gjyqësore

    Një rrezik i madh paraqitet kur prona është në bashkëpronësi. Një person mund të pretendojë se po shet tërë tokën ose banesën, ndërkohë që juridikisht është vetëm njëri nga bashkëpronarët.

    Në raste të tilla, blerësi mund të përfundojë në një kontest gjyqësor për të përcaktuar se çfarë ka blerë realisht dhe nëse bartja e pronësisë mund të realizohet.

    Një pronë mund të duket e përshtatshme për blerje, por mbi të mund të jetë e regjistruar hipotekë ose ndonjë kufizim tjetër. Prandaj, para pagesës, duhet të kontrollohet gjendja aktuale e pronës dhe jo vetëm dokumentet që i paraqet shitësi.

    Kur e njëjta pronë u premtohet disa blerësve

    Në praktikën juridike mund të paraqiten edhe raste të premtimeve ose kontratave të dyfishta, kur e njëjta pronë i ofrohet më shumë se një blerësi.

    Për këtë arsye, blerësi nuk duhet të mbështetet vetëm në një kontratë private apo në një dëftesë pagese, por duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin juridik të transaksionit.

    Vetëm fakti se një shumë parash është paguar nuk garanton se blerësi e ka fituar të drejtën e pronësisë. Është e rëndësishme që procedura e bartjes së pronësisë të zhvillohet në përputhje me kërkesat ligjore dhe të përfundojë me regjistrimin përkatës.

    Banesat në ndërtim dhe dokumentacioni juridik

    Gjatë blerjes së banesave në ndërtime të reja duhet të kontrollohen statusi juridik i parcelës, investitori, dokumentacioni ndërtimor dhe mundësia e regjistrimit të pronësisë.

    Premtimet se dokumentet do të rregullohen më vonë nuk duhet të zëvendësojnë verifikimin juridik para pagesës.

    Një tjetër problem është mospërputhja e sipërfaqes së reklamuar me sipërfaqen e regjistruar. Për tokën duhet të kontrollohen numri i parcelës, zona kadastrale dhe sipërfaqja, ndërsa te banesat duhet të krahasohen të dhënat e dokumentacionit me gjendjen faktike.

    Veçanërisht e rëndësishme është të sqarohet nëse ekzistojnë pengesa që mund ta vështirësojnë regjistrimin e banesës në emër të blerësit pas përfundimit të ndërtimit.

    Pagesa e kaparit dhe detyrimet e palëve

    Qytetarët shpesh japin shuma të konsiderueshme si kapar, vetëm mbi bazën e një marrëveshjeje të thjeshtë. Në kontratë duhet të përcaktohen qartë shuma, afatet, detyrimet e palëve dhe pasojat nëse njëra palë tërhiqet nga marrëveshja.

    Është e rëndësishme që të përcaktohet edhe mënyra e pagesës, si dhe kushtet në të cilat kapari mund të kthehet ose të mbahet, në përputhje me marrëveshjen dhe dispozitat ligjore.

    Mungesa e këtyre përcaktimeve mund të krijojë mosmarrëveshje për shumën e paguar dhe për detyrimet që palët kanë marrë përsipër.

    Dokumentet e vjetra dhe premtimet që mund ta rrezikojnë blerësin

    Një tjetër situatë që mund të krijojë probleme serioze është kur blerësit i paraqiten dokumente që, në pamje të parë, duken të rregullta, por nuk e pasqyrojnë gjendjen aktuale juridike të pronës.

    Në praktikë mund të ndodhë që shitësi të mbështetet në dokumente të vjetra, kontrata paraprake apo dëshmi të ndryshme, ndërsa pronari aktual ose gjendja e pronës në regjistrat zyrtarë është krejt tjetër.

    Veçanërisht problematike janë rastet kur shitësi premton se prona do të regjistrohet, hipoteka do të hiqet, trashëgimia do të rregullohet ose leja e ndërtimit do të merret pas pagesës.

    Për blerësin, këto nuk duhet të mbeten vetëm premtime gojore. Çdo detyrim duhet të jetë i përcaktuar qartë dhe të verifikohet para se të dorëzohet shuma e parave.

    Një tjetër rrezik është edhe blerja e pronës që nuk mund të bartet apo të regjistrohet në emër të blerësit për shkak të një pengese juridike. Në këto raste, blerësi mund të ketë paguar tërë shumën, por më pas të detyrohet të kërkojë mbrojtje në procedurë gjyqësore.

    Roli i noterit dhe rëndësia e regjistrimit të pronësisë

    Një aspekt i rëndësishëm gjatë blerjes së pronës është respektimi i procedurave ligjore për lidhjen e kontratës dhe bartjen e pronësisë.

    Kontrata për bartjen e pronësisë mbi një paluajtshmëri duhet të përmbushë kërkesat ligjore për formën noteriale. Megjithatë, formalizimi i kontratës nuk duhet të ngatërrohet me përfundimin e të gjitha procedurave për fitimin e pronësisë.

    Për bartjen e pronësisë kërkohet edhe regjistrimi i ndryshimit të pronarit në regjistrin përkatës të të drejtave mbi pronën e paluajtshme.

    Prandaj, blerësi duhet të sigurohet se dokumentacioni është i përshtatshëm për regjistrim dhe se nuk ekzistojnë pengesa juridike që mund ta pamundësojnë përfundimin e kësaj procedure.

    Pse është i rëndësishëm këshillimi juridik para blerjes?

    Para nënshkrimit të kontratës, sidomos kur bëhet fjalë për prona me vlerë të konsiderueshme ose me dokumentacion të paqartë, është e këshillueshme që blerësi të kërkojë këshillim nga një avokat.

    Shqyrtimi paraprak i dokumentacionit mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve që nuk vërehen lehtë, siç janë bashkëpronësia, çështjet e pazgjidhura të trashëgimisë, barrët mbi pronën ose pengesat për regjistrimin e pronësisë.

    Një këshillim i tillë mund ta ndihmojë blerësin të kuptojë detyrimet që merr përsipër dhe pasojat juridike që mund të lindin nga kontrata.

    Çfarë duhet të bëjë blerësi kur dyshon për mashtrim?

    Në rast se ekziston ndonjë dyshim për mashtrim, blerësi duhet t’i ndalojë pagesat e mëtejshme dhe të kërkojë këshillim juridik para se të ndërmarrë hapa të tjerë.

    Varësisht nga rrethanat konkrete, çështja mund të ketë pasoja civile dhe administrative, ndërsa në rastet kur plotësohen elementet e veprës penale, mund të paraqitet edhe kallëzim penal në prokurorinë kompetente ose në polici.

    Duhet pasur parasysh se jo çdo mosmarrëveshje pronësore apo mospërmbushje e kontratës përbën domosdoshmërisht mashtrim penal. Kualifikimi juridik varet nga faktet dhe rrethanat e secilit rast.

    Prona nuk blihet vetëm me besim

    Para se të paguani, verifikoni pronarin, dokumentet, hipotekat dhe barrët, sipërfaqen, statusin e ndërtimit dhe mënyrën e regjistrimit të pronësisë.

    Blerja e tokës ose banesës nuk duhet të mbështetet vetëm në besimin ndaj shitësit apo në premtimin se çështjet e pazgjidhura do të rregullohen më vonë.

    Një kontroll juridik para blerjes mund të parandalojë humbje financiare dhe një proces gjyqësor që mund të zgjasë me vite. /Telegrafi/

  • "4 euro metri kator", Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

    “4 euro metri kator”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh për metër katror, duke drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

    Bajrami ka rikujtuar premtimet që, sipas saj, LVV-ja kishte bërë para ardhjes në pushtet lidhur me funksionimin e AKP-së, duke akuzuar partinë në pushtet për mospërmbushjen e tyre.

    Ajo ka kritikuar gjithashtu praktikat e prokurimit, duke pretenduar se janë shmangur procedurat e tenderimit në favor të negocimit të drejtpërdrejtë.

    “Të nderuar qytetarë, veç shihni çfarë bëjnë. A e dini me çfarë premtimesh kanë ardhë në pushtet? A e dini çfarë thoshin për AKP-në? Këta edhe tenderin e hoqën, direkt me negocim”, ka deklaruar Bajrami.

    Deputetja e LDK-së ka rikujtuar edhe sloganin e dikurshëm të LVV-së, “Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur”, duke e përdorur atë për të kritikuar qeverisjen e kësaj partie.

    “‘Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’, thoshin. Tani, pas 6 viteve të LVV-së në pushtet, jemi edhe të varfër edhe të vjedhur”, është shprehur ajo.

    Bajrami ka ndërlidhur kritikat e saj edhe me emigrimin e qytetarëve, duke pretenduar se rreth 45 mijë persona largohen nga Kosova çdo vit për shkak të gjendjes në vend.

    “Këto janë arsyet pse rreth 45 mijë qytetarë po ikin nga vendi çdo vit. Përgjegjësi”, ka përfunduar Bajrami./Telegrafi/