Category: Lajme

  • FIFA ndëshkon Spanjën pas thirrjeve anti-islame nga tifozët në ndeshjen ndaj Egjiptit

    FIFA ka ndëshkuar Federatën Spanjolle të Futbollit pas thirrjeve antiislame të një grupi tifozësh gjatë ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Egjiptit, të zhvilluar në mars, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026.

    Sipas BBC-së, Spanja do të duhet ta zhvillojë miqësoren e radhës me vetëm 15 për qind të kapacitetit të stadiumit të mbyllur, kryesisht në tribunat prapa portave, si dhe të paguajë një gjobë prej 20 mijë dollarësh.

    Ndeshja mes dy përfaqësueseve përfundoi me rezultat 0:0, por u shoqërua me thirrje diskriminuese nga një pjesë e tifozëve spanjollë, të cilët brohoritën sloganin “Kush nuk kërcen është mysliman”.

    Në përpjekje për të kundërshtuar këto sjellje, në ekranet e stadiumit u shfaqën mesazhe kundër diskriminimit. Megjithatë, një pjesë e tifozëve reaguan duke fishkëllyer.

    Federata Spanjolle e Futbollit i dënoi publikisht thirrjet, ndërsa përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, i cilësoi ato si “të patolerueshme”.

    Megjithatë, në mbrojtjen e paraqitur para FIFA-s, federata argumentoi se thirrjet nuk përbënin sjellje diskriminuese. Komiteti disiplinor i FIFA-s e hodhi poshtë këtë pretendim dhe vendosi masat ndëshkuese.

    Edhe Federata Egjiptiane e Futbollit i dënoi thirrjet, duke i cilësuar ato si një akt racist të papranueshëm.

    Ndëshkimi vjen në kuadër të përpjekjeve të futbollit ndërkombëtar për të luftuar racizmin dhe diskriminimin në stadiume.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • FIFA punishes Spain after anti-Islamic calls from fans in the match against Egypt

    FIFA has punished the Spanish Football Federation following anti-Islamic calls by a group of fans during the friendly match between Spain and Egypt, held in March, under preparations for the 2026 World Cup.

    According to the BBC, Spain will have to develop its next friend with only 15 per cent of its closed stadium capacity, mainly in behind the gates, and pay a fine of $20 thousand.

    The match between the two representatives ended with a score of 0:0, but was accompanied by discriminating calls from a part of Spanish fans who cheered the slogan “Who Doesn’t Dance is Muslim.”

    In an effort to counteract such behavior, messages against discrimination appeared on stadium screens. However, part of the fans reacted by whistling.

    The Spanish Football Federation publicly condemned the calls, while Spain’s selective Louis de la Fuente described them as unacceptable.

    However, in the defence presented before FIFA, the federation argued the calls did not constitute discrimination behaviour. FIFA’s disciplinary committee rejected that claim and imposed punitive measures.

    The Egyptian Football Federation also condemned the calls, naming them an unacceptable racist act.

    Punishment comes under international football efforts to combat racism and discrimination in stadiums.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Analistët: Serbia nuk mund të ushtrojë autoritet zgjedhor në Kosovë

    Analistët: Serbia nuk mund të ushtrojë autoritet zgjedhor në Kosovë

    Nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Glauk Konjufca, paralajmëroi se Kosova nuk do ta lejojë organizimin e zgjedhjeve serbe në territorin e saj, ndërsa analistët vlerësojnë se sovraniteti i Kosovës është çështje e mbyllur dhe e panegociueshme.

     “Republika e Kosovës ka Kushtetutën e vet dhe kornizën e vet ligjore që qeveris organizimin e zgjedhjeve dhe ushtrimin e autoritetit publik brenda territorit të saj. Nëse Serbia dëshiron të organizojë zgjedhje në Kosovë duke shkelur, duke cenuar dhe duke poshtëruar shtetin tonë, më vjen keq nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë Konjufca.

    Disa ditë më parë një tubim elektoral i ngjashëm, u ndërpre nga Policia e Kosovës në ambientet e Shkollës Teknike, ku ishin mbledhur mbi 200 persona.

    Sipas Policisë, në tubim ishin të pranishëm edhe deputetë të Listës Serbe, përfshirë Igor Simiqin dhe zyrtarin e kësaj partie, Ivan Zaporozhac, që janë të lidhur direk me ish-presidentin e Serbisë Vuçiq.

    Në kuadër të kësaj, analistët dhe profesorët vendorë thonë se Serbia në asnjë formë nuk mund ta ushtrojë autoritetin e saj zgjedhor në territorin e një shteti tjetër. Sovraniteti i Kosovës është çështje e mbyllur.

    “Është e kryer tashmë është e vendosur seria s’mund të mbaj zgjedhje në Kosovë Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe natyrisht ka mekanizma dhe procedura tjera që si mund të ushtrohet kjo e drejt nga ata të cilët bartin dy shtetësi. Kjo është çështje e kryer dhe etabluar tashmë…”, ka thënë Dorajet Imeri, analist dhe profesor i gjeoplotikës.

    Imeri thotë se, pavarësisht mesazheve nacionaliste të fushatës, sovraniteti i Kosovës dhe e drejta e saj për të vendosur mbi organizimin e zgjedhjeve brenda territorit të vet mbeten të panegociueshme.

    Burimi: RTKLive

  • Analyst: Serbia cannot exercise electoral authority in Kosovo

    From the UN Security Council, Glauk Konjufca, warned that Kosovo would not allow the organisation of Serbian elections on its territory, while analysts estimate Kosovo’s sovereignty is a closed and non-negotiable issue.

     The Republic of Kosovo has its own Constitution and its legal framework governing the organisation of elections and the exercise of public authority within its territory. If Serbia wants to organise elections in Kosovo by violating, violating and humiliating our country, I am sorry we will not allow that, Konjufca has said.

    A few days ago, a similar electoral rally was interrupted by Kosovo Police at the facility of Technical School, where over 200 people had gathered.

    According to the police, deputies from the Serbian List were also present at the gathering, including Igor Sinqi and the party’s official, Ivan Zaporozhac, who are tied to former Serbian president Vuciq.

    Under that, local analysts and professors say Serbia in no form can exercise its electoral authority on the territory of another state. The sovereignty of Kosovo is a closed issue.

    It’s already carried out, it’s set up that the series can hold elections in Kosovo is an independent and sovereign state and of course there are mechanisms and other procedures that can be exercised by those who carry two citizenships. This is a case already carried out and stabbered…

    Imer says that, despite nationalist campaign messages, Kosovo’s sovereignty and its right to decide on organising elections within its territory remain non-negotiable.

    Source Layer: RTKLive

  • Topalli rrëfen arrestimin në Turqi: Shqipëria na tha se nuk mund të na mbronte, do t’i prishnim raportet me turqit

    Topalli rrëfen arrestimin në Turqi: Shqipëria na tha se nuk mund të na mbronte, do t’i prishnim raportet me turqit

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka rrëfyer përpjekjet për t’i shpëtuar arrestimit në Turqi, ku kishte shkuar bashkë me Abdullah Prapashticën në vitin 1981, si dhe ndihmën që, sipas tij, u kishte ofruar diplomacia shqiptare.

    Në intervistën në Debat Plus në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka treguar se, pasi kishin dyshuar se po përcilleshin nga autoritetet turke, ai dhe Prapashtica kishin shkuar në ambasadën e Shqipërisë në Ankara për të kërkuar ndihmë dhe për të shpjeguar se rrezikonin të arrestoheshin.

    Sipas tij, Bujar Hoxha, me të cilin u takuan në ambasadë, u kishte thënë se Shqipëria nuk mund t’i mbante aty, pasi kjo do t’i dëmtonte marrëdhëniet me Turqinë.

    “Shikoni djema ne nuk mundemi me iu ndalë këtu sepse i prishim raportet me Turqinë po kemi me u kujdes që mos me iu ndodh gjë”, ka rrëfyer Topalli se u kishte thënë Hoxha.

    Topalli ka deklaruar se më pas ai dhe Prapashtica ishin arrestuar nga autoritetet turke dhe ishin mbajtur për dy javë në një burg, para se të liroheshin me kushtin që të largoheshin nga Turqia brenda një jave.

    Ai ka thënë se Shqipëria u kishte ofruar edhe ndihmë materiale, ndonëse jo në masën që do t’u mundësonte të jetonin pa vështirësi.

    “Shiko nuk është që na kanë ndihmuar aq sa me mujt me jetu, por për ne ka qenë jashtëzakonshme nuk kemi kërkuar diçka tjetër. Kemi qenë pa mbështetje, paramendoje me qenë vetëm në Stamboll”, ka deklaruar Topalli.

    Burimi: Dukagjini

  • Topalli rrëfen arrestimin në Turqi: Shqipëria na tha se nuk mund të na mbronte, do t’i prishnim raportet me turqit

    Topalli: Bashkimi i organizatave ilegale shqiptare nuk u arrit më 17 janar 1982

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka deklaruar se bashkimi i organizatave ilegale shqiptare nuk mund të konsiderohet i arritur më 17 janar 1982, ditën kur u vranë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

    Në vazhdimin e intervistës në emisionin “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka thënë se, ndonëse kishte pasur bisedime për bashkim, nuk ekziston ndonjë dokument që dëshmon se ai ishte arritur në atë datë.

    “Shiko për bashkimin unë nuk di pse ka një përpjekje sikur me paraqit se bashkimi ka ndodhur me 17 janar, nuk ka ndodhur me 17 janar sepse edhe sikur të kishte ndodhur me 17 janar nuk ka prodhuar asnjë dokument asnjë organizatë”, ka deklaruar Topalli.

    Ai ka theksuar se vrasja e tre veprimtarëve e përshpejtoi procesin e bashkimit, por ka kundërshtuar që 17 janari të paraqitet si dita kur ai u arrit.

    “Kjo vrasja e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut e ka shpejtu procesin e bashkimit nuk ka diskutim”, ka thënë Topalli.

    Sipas tij, bashkimi formal i organizatave u bë më 17 shkurt 1982, në një takim ku, sipas Topallit, ishte i pranishëm edhe Bujar Hoxha, përfaqësues i diplomacisë shqiptare.

    Burimi: Dukagjini

  • “Hidrodrini” vazhdon aksionin për shkyçjen e borxhlinjve në Dubovë, Lug të Drinit dhe Novosellë

    “Hidrodrini” vazhdon aksionin për shkyçjen e borxhlinjve në Dubovë, Lug të Drinit dhe Novosellë

    Inspektorët e KRU “Hidrodrini”, me asistimin e Policisë Rajonale të Pejës, kanë vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që kanë borxhe ndaj kompanisë në rajonin e Dubovës, Lugut të Drinit dhe Novosellës.

    Sipas njoftimit të KRU “Hidrodrini”, gjatë ditës së sotme inspektorët kanë trajtuar rastet e konsumatorëve borxhlinj në këto zona, ndërsa rastet përkatëse janë proceduar.

    Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet e tyre financiare ose të paraqiten për të lidhur marrëveshje për riprogramimin e borxhit me këste.

    Nga “Hidrodrini” theksojnë se përmbushja e obligimeve me kohë ndihmon në shmangien e shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit dhe të shpenzimeve shtesë.

    “Paguani borxhin ose riprogramojeni me këste, shmangni shkyçjen dhe shpenzimet shtesë!”, thuhet në thirrjen e kompanisë drejtuar konsumatorëve.

    Në fund, KRU “Hidrodrini” ka rikujtuar rëndësinë e ruajtjes, pagesës dhe përdorimit racional të ujit. /Telegrafi/

  • Ka luajtur në seriale të famshme dhe tani po kërkon punë në një restorant: Nuk ka më rol për mua

    Ka luajtur në seriale të famshme dhe tani po kërkon punë në një restorant: Nuk ka më rol për mua

    Aktorja amerikane Asia Kate Dillon ka bërë të ditur se po kërkon punë jashtë industrisë së filmit dhe televizionit, pasi vitet e fundit e ka pasur gjithnjë e më të vështirë të sigurojë role të reja.

    Përmes një postimi në Instagram, aktorja ka njoftuar se është në kërkim të një pune në sektorin e gastronomisë ose në shërbime të tjera, duke theksuar se është e gatshme të punojë me orar të plotë ose të pjesshëm.

    Dillon ka treguar se aktrimi ka qenë burimi i saj i vetëm i të ardhurave për 11 vjetët e fundit, por situata aktuale e ka detyruar të shqyrtojë mundësi të tjera punësimi.

    “Për momentin, pothuajse nuk ka fare punë në aktrim, ashtu siç po ndodh edhe me shumë kolegë të mi, veçanërisht me ata prej nesh që jemi transgjinorë, jobinarë ose nuk përshtatemi me kategoritë tradicionale gjinore. Për këtë arsye, më duhet të kërkoj sërish punë në sektorin e shërbimeve”, ka shkruar aktorja.

    Dillon ka shpjeguar se ka përvojë të mëparshme në gastronomi dhe në punën me klientët. Gjatë viteve, ajo ka ushtruar detyra të ndryshme, nga larja e enëve dhe shërbimi i ushqimit, deri te menaxhimi i ndërrimeve të punës.

    Aktorja ka shtuar se është e gatshme të punojë edhe me orar të pjesshëm, përfshirë ndërrimet e natës dhe fundjavat.

    “Më pëlqen të punoj me njerëz. Më pëlqen të krijoj një atmosferë të këndshme, ku njerëzit mund të çlodhen dhe të shoqërohen. Më pëlqejnë ushqimi dhe pijet. Jam e përkushtuar ndaj punës, kam kureshtje dhe bashkëpunoj shumë mirë në ekip”, ka shkruar ajo.

    Asia Kate Dillon është e njohur për rolin e Taylor Mason në serialin e suksesshëm televiziv “Billions”, ku interpretoi një prej personazheve të parë jobinarë në televizionin amerikan.

    Ajo gjithashtu luajti rolin e Brandy Epps në serialin e Netflix-it “Orange Is the New Black” dhe u shfaq në filmin aksion “John Wick 3: Parabellum”, të publikuar në vitin 2019.

    Përtej karrierës profesionale, Dillon identifikohet si person jobinar, që do të thotë se nuk e përkufizon identitetin e saj gjinor ekskluzivisht si mashkull apo femër. Ajo ka folur publikisht edhe për panseksualitetin, një orientim seksual që nënkupton mundësinë e tërheqjes ndaj personave me identitete të ndryshme gjinore.

    Në gjuhën angleze, aktorja përdor përemrat neutralë ndaj gjinisë “they/them”, në vend të përemrave “he” ose “she”.

    Njoftimi i saj vë në pah vështirësitë me të cilat mund të përballen aktorët në një industri gjithnjë e më konkurruese, ndërsa Dillon ka treguar se është e gatshme të shfrytëzojë përvojën e saj edhe në fusha të tjera për të siguruar të ardhura. /Telegrafi/

  • Gurët në tëmth: Kur duhet operuar dhe pse vonesa mund të shkaktojë komplikime serioze?

    Gurët në tëmth: Kur duhet operuar dhe pse vonesa mund të shkaktojë komplikime serioze?

    Jo çdo gur në fshikëzën e tëmthit kërkon operacion, por dhimbjet e përsëritura, inflamacioni akut dhe bllokimi i rrugëve biliare mund të rrezikojnë shëndetin. Diagnostikimi i saktë, ndërhyrja në kohën e duhur dhe siguria kirurgjikale janë vendimtare për trajtimin

    Prof. Ass. Dr. Skënder A. Zatriqi, MD, PhD, FACS
    Kirurg abdominal
    Tel: +377 44110925

    Dhimbja në pjesën e sipërme të barkut, sidomos nën brinjët e djathta, shpesh i atribuohet ushqimit të rëndë, fryrjes ose çrregullimeve të zakonshme të tretjes. Megjithatë, pas këtyre shqetësimeve mund të fshihet një sëmundje e fshikëzës së tëmthit, e cila në disa raste kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

    Gurët në tëmth, të njohur si kolelitiazë, përbëjnë një nga patologjitë më të shpeshta të kirurgjisë abdominale. Te disa persona zbulohen rastësisht dhe nuk shkaktojnë probleme, ndërsa te të tjerët mund të provokojnë dhimbje të forta, inflamacion akut, bllokim të rrugëve biliare dhe pankreatit.

    Nga këndvështrimi i kirurgut abdominal, rëndësi ka jo vetëm diagnostikimi i gurëve, por edhe përcaktimi se cilët pacientë kanë nevojë për operacion dhe kur duhet të kryhet ndërhyrja.

    Pse formohen gurët në fshikëzën e tëmthit?

    Fshikëza e tëmthit, ose kolecista, është një organ i vogël në formë dardhe, i vendosur poshtë mëlçisë. Ajo grumbullon dhe përqendron tëmthin, lëngun që prodhon mëlçia për të ndihmuar tretjen e yndyrave.

    Kur prishet ekuilibri i përbërësve të tëmthit ose fshikëza nuk zbrazet siç duhet, formohen kristale që gradualisht shndërrohen në gurë.

    Më të zakonshmit janë gurët e kolesterolit, ndërsa gurët pigmentorë mund të lidhen me sëmundje të gjakut ose infeksione të rrugëve biliare.

    Faktorët e rrezikut përfshijnë trashëgiminë, moshën, gjininë femërore, shtatzëninë, mbipeshën, diabetin dhe humbjen e shpejtë të peshës.

    Si dallohet dhimbja e tëmthit nga problemet e tjera të tretjes?

    Simptoma karakteristike është kolika biliare, një dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë ose në qendër të barkut, e cila mund të përhapet drejt shpinës apo shpatullës së djathtë.

    Shpesh shfaqet pas ushqimit, veçanërisht pas vakteve të yndyrshme, dhe mund të zgjasë nga 30 minuta deri në disa orë. Ndonjëherë shoqërohet me të përziera dhe të vjella.

    Megjithatë, fryrja, urthi dhe rëndesa në stomak nuk janë shenja specifike të gurëve në tëmth. Ato mund të shkaktohen edhe nga gastriti, refluksi ose sëmundje të tjera të tretjes.

    Prandaj, vendimi për operacion kërkon përputhjen e simptomave me gjetjet klinike dhe diagnostikuese.

    A duhet të operohet çdo pacient me gurë në tëmth?

    Jo. Shumë persona kanë gurë pa simptoma dhe mund të mos kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

    Nëse gurët zbulohen rastësisht, pacienti nuk ka ankesa dhe fshikëza e tëmthit funksionon normalisht, zakonisht rekomandohet ndjekja.

    Situata ndryshon kur shfaqen dhimbje karakteristike të përsëritura, inflamacion ose komplikime. Në këto raste, kolecistektomia, pra heqja e fshikëzës së tëmthit, është trajtimi standard.

    Kolecistiti akut: Kur problemi bëhet urgjencë?

    Kolecistiti akut është inflamacioni i fshikëzës së tëmthit, zakonisht si pasojë e bllokimit të kanalit cistik nga një gur.

    Bllokimi rrit presionin brenda organit dhe shkakton inflamacion të murit të tij. Pacienti zakonisht ka dhimbje të vazhdueshme, temperaturë, ndjeshmëri gjatë prekjes së barkut dhe ndonjëherë të vjella.

    Nëse sëmundja përparon, mund të zhvillohen grumbullim qelbi, gangrenë, perforim dhe përhapje e infeksionit në zgavrën e barkut.

    Këto komplikime kërkojnë vlerësim dhe trajtim urgjent.

    Tri shkallët e kolecistitit akut

    Sipas udhëzimeve ndërkombëtare Tokyo Guidelines 2018, kolecistiti akut ndahet në tri shkallë ashpërsie.

    Në shkallën e lehtë, inflamacioni është i kufizuar dhe pacienti zakonisht mund t’i nënshtrohet kirurgjisë laparoskopike të hershme.

    Në shkallën e moderuar, inflamacioni është më i theksuar, simptomat mund të zgjasin mbi 72 orë dhe mund të shfaqen komplikime lokale. Operacioni varet nga gjendja e pacientit dhe përvoja e ekipit kirurgjikal.

    Në shkallën e rëndë, shfaqet mosfunksionim i një ose më shumë organeve. Këta pacientë kërkojnë stabilizim dhe trajtim të individualizuar. Në raste të përzgjedhura mund të nevojitet fillimisht drenazh i fshikëzës së tëmthit.

    Si vendoset diagnoza?

    Ultratingulli abdominal është ekzaminimi i parë për zbulimin e gurëve dhe vlerësimin e fshikëzës së tëmthit.

    Ai mund të tregojë trashjen e murit, praninë e gurëve, grumbullimin e lëngut përreth dhe zgjerimin e kanaleve biliare.

    Megjithatë, diagnoza e kolecistitit akut nuk mbështetet vetëm në ultratinguj. Kirurgu vlerëson edhe simptomat, ekzaminimin fizik dhe analizat laboratorike, përfshirë hemogramin, CRP-në, bilirubinën dhe enzimat e mëlçisë.

    Kur dyshohen gurë në kanalin kryesor biliar, mund të nevojitet rezonanca magnetike (MRCP) ose procedura endoskopike ERCP, e cila mundëson edhe largimin e gurëve.

    Kur është koha më e mirë për operacion?

    Në trajtimin bashkëkohor të kolecistitit akut, përparësi i jepet kirurgjisë së hershme, kur gjendja e pacientit e lejon.

    Operacioni brenda 72 orëve shpesh është i favorshëm, por kjo periudhë nuk përbën kufi absolut.

    Udhëzimet e Shoqatës Botërore të Kirurgjisë Emergjente rekomandojnë, kur ekzistojnë kushtet dhe ekspertiza e nevojshme, ndërhyrjen sa më shpejt, brenda shtatë ditëve nga pranimi në spital dhe dhjetë ditëve nga fillimi i simptomave.

    Te pacientët në gjendje të rëndë mund të nevojiten fillimisht lëngje intravenoze, antibiotikë dhe, në raste të caktuara, drenazh i fshikëzës së tëmthit.

    Kolecistektomia laparoskopike: Si kryhet operacioni?

    Kolecistektomia laparoskopike është metoda e preferuar për shumicën e pacientëve që kanë nevojë për operacion.

    Ndërhyrja realizohet nën anestezi të përgjithshme, përmes tri ose katër prerjeve të vogla në bark. Kirurgu përdor kamerën dhe instrumentet e posaçme për të identifikuar strukturat anatomike, për të mbyllur kanalin dhe arterien cistike dhe për të hequr fshikëzën e tëmthit.

    Operacioni zakonisht zgjat rreth një orë, por mund të jetë më i gjatë në rastet me inflamacion të rëndë ose ngjitje.

    Përparësitë janë dhimbja më e vogël pas operacionit, qëndrimi më i shkurtër në spital dhe rikuperimi më i shpejtë.

    Pse identifikimi i anatomisë është vendimtar për sigurinë?

    Një nga rreziqet më serioze të kolecistektomisë është dëmtimi i rrugëve kryesore biliare.

    Për këtë arsye, kirurgjia moderne zbaton parimin Critical View of Safety, që kërkon identifikimin e qartë të kanalit dhe arteries cistike përpara prerjes së tyre.

    Kur anatomia është e paqartë për shkak të inflamacionit ose ngjitjeve, kirurgu mund të përdorë kolangiografinë gjatë operacionit, heqjen e pjesshme të fshikëzës ose të kalojë në kirurgji të hapur.

    Kalimi në operacion të hapur nuk përbën domosdoshmërisht komplikim apo dështim, por mund të jetë vendim i rëndësishëm për sigurinë e pacientit.

    Komplikimet që mund të rrezikojnë jetën

    Gurët mund të kalojnë në kanalin kryesor biliar dhe të shkaktojnë verdhëz, infeksion të rrugëve biliare ose pankreatit akut.

    Pankreatiti biliar mund të ketë ecuri të lehtë, por në raste të rënda shkakton dëmtim të pankreasit dhe komplikime sistemike.

    Më rrallë mund të shfaqen sindroma Mirizzi, ku një gur shtyp kanalin biliar, ose ileusi biliar, kur një gur kalon në zorrë dhe shkakton bllokim.

    A mund të hiqen vetëm gurët dhe çfarë ndodh me polipet?

    Në trajtimin standard të gurëve simptomatikë, zakonisht hiqet fshikëza e tëmthit, sepse ekziston rreziku i formimit të gurëve të rinj nëse ajo ruhet.

    Gurët e kanalit kryesor biliar, ndërkaq, shpesh mund të largohen me ERCP.

    Në fshikëzën e tëmthit mund të shfaqen edhe polipe. Shumica janë beninje, por polipet me madhësi 10 milimetra ose më shumë, apo ato me karakteristika të dyshimta, mund të kërkojnë operacion. Polipet më të vogla vlerësohen sipas faktorëve individualë të rrezikut.

    Rikuperimi dhe jeta pas operacionit

    Pas kolecistektomisë laparoskopike, shumë pacientë largohen nga spitali po atë ditë ose të nesërmen dhe kthehen gradualisht në aktivitetet e zakonshme brenda një deri në dy javësh.

    Organizmi funksionon normalisht edhe pa fshikëzën e tëmthit, sepse mëlçia vazhdon të prodhojë tëmth.

    Në javët e para mund të shfaqen fryrje ose jashtëqitje më të shpeshta, sidomos pas ushqimeve të yndyrshme. Shumica e pacientëve nuk kanë nevojë për kufizime të përhershme ushqimore.

    Megjithatë, temperatura, verdhëza, dhimbja e fortë ose të vjellat e vazhdueshme pas operacionit kërkojnë kontroll të menjëhershëm.

    Kur duhet kërkuar ndihmë urgjente?

    Dhimbja e fortë dhe e vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut, veçanërisht kur shoqërohet me temperaturë, të dridhura, të vjella ose zverdhje të syve dhe lëkurës, kërkon vlerësim urgjent mjekësor.

    Këto simptoma mund të paralajmërojnë inflamacion akut, bllokim të rrugëve biliare ose pankreatit.

    Trajtimi në kohën e duhur mund të parandalojë komplikime serioze

    Jo çdo pacient me gurë në tëmth ka nevojë për operacion, por pacientët me simptoma të përsëritura ose komplikime duhet të vlerësohen në kohë.

    Kirurgjia laparoskopike ofron trajtim efektiv dhe rikuperim të shpejtë, ndërsa rezultati varet nga diagnostikimi i saktë, përzgjedhja e pacientit, përvoja kirurgjikale dhe respektimi i parimeve të sigurisë.

    Qëllimi është që pacienti që ka nevojë për ndërhyrje të trajtohet në kohën e duhur, përpara se një sëmundje e menaxhueshme të shndërrohet në urgjencë kirurgjikale. /Telegrafi/

  • E bija e Jakup Krasniqit: Babai ka refuzuar kontrollin mjekësor në Hagë, nuk do të pranojë më kujdes nga mjekët

    E bija e Jakup Krasniqit: Babai ka refuzuar kontrollin mjekësor në Hagë, nuk do të pranojë më kujdes nga mjekët

    Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar publikisht një muaj pas dënimit të babait të saj me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Përmes një postimi, ajo ka bërë të ditur se gjatë një bisede telefonike, babai i saj i ka treguar se ka refuzuar kontrollin nga mjekët dhe se nuk do të pranojë më kujdes mjekësor nga institucionet ku po mbahet.

    “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre”, ka cituar ajo fjalët e babait të saj.

    Gresa ka shprehur shqetësimin për gjendjen dhe shëndetin e Krasniqit, duke theksuar se ai është në një moshë kur ka nevojë për përkujdesje të veçantë.

    “Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka shprehur gjithashtu ndjenjën e pafuqisë përballë situatës në të cilën ndodhet babai i saj, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare.

    “Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?”, ka shkruar Krasniqi.

    Sipas saj, gjatë bisedës telefonike, ajo ka arritur t’i thotë vetëm disa fjalë mbështetëse.

    “Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm”, ka cituar ajo fjalët që ia kishte drejtuar babait.

    Në fund të reagimit, Gresa Krasniqi e ka cilësuar dënimin e babait të saj si padrejtësi.

    “Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi!”, ka përfunduar ajo./Telegrafi/