Category: Lajme

  • “Pse pikërisht unë?", Kvaratskhelia prek zemrat me mesazhin pas lëndimit të rëndë

    “Pse pikërisht unë?”, Kvaratskhelia prek zemrat me mesazhin pas lëndimit të rëndë

    Khvicha Kvaratskhelia ka përcjellë një mesazh emocionues për tifozët e tij pas lëndimit të rëndë që pësoi në përballjen e Paris Saint-Germainit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

    Ylli gjeorgjian premtoi se do ta përballojë rikuperimin, me gjithë dhimbjet dhe lotët që e shoqërojnë, për t’u rikthyer më i fortë se kurrë më parë.

    Përmes një postimi në Instagram, Kvaratskhelia foli për tronditjen që përjetoi nga lëndimi, i cili do ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave. Ai zbuloi se para çdo ndeshjeje lutej që Zoti ta ndihmonte të largohej nga fusha pa pësuar ndonjë lëndim.

    “Ende nuk ka kaluar shumë kohë, por një pyetje vazhdon të më sillet në mendje: pse pikërisht unë? Nuk kam kursyer asgjë për këtë lojë dhe, ndoshta, isha përgatitur për këtë ndeshje më mirë se për çdo tjetër në jetën time. Mendoja se isha gati për gjithçka, por për këtë nuk isha i përgatitur”, shkroi gjeorgjiani.

    Ai tregoi se tashmë po përpiqet ta pranojë atë që ndodhi si një pjesë të fatit të përcaktuar nga Zoti.

    “E kuptoj se Zoti më zgjodhi mua për këtë dhe, nëse në këtë mënyrë kam mbrojtur lojtarët e tjerë që ishin në fushë, atëherë jam gati t’i kaloj këta muaj mes punës, dhimbjes dhe lotëve”, shpjegoi ai.

    Ylli i PSG-së theksoi se synimi i tij është të rikthehet edhe më i fortë, për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    “E di se duhet të rikthehem më i fortë se më parë, për hir të tifozëve të mi që qëndrojnë gjithmonë pranë meje. Nuk do t’ju zhgënjej, jua premtoj këtë, dhe nuk do të kursej asnjë përpjekje, as edhe për një çast të vetëm”, u shpreh Kvaratskhelia.

    Në fund, ai falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe la një mesazh shprese për rikthimin e tij.

    “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të shihemi sërish së shpejti”, përfundoi ai./Telegrafi/

  • Asfaltohen rrugë në Podujevë dhe në fshatin Dumnicë

    Asfaltohen rrugë në Podujevë dhe në fshatin Dumnicë

    Në qytetin e Podujevës dhe në fshatin Dumnicë po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave, në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Urbanizmit.

    Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, të mërkurën është shtruar shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Dëshmorët Babatinca”, në qytet. Në këtë pjesë është ndërtuar edhe një trotuar i ri, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët.

    Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit janë asfaltuar edhe disa rrugë dhe rrugica në fshatin Dumnicë, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit për banorët.

    Komuna ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në pjesë të tjera të territorit të saj, me synimin e përmirësimit të infrastrukturës rrugore. /Telegrafi/

  • Roads in Podujevo and the village of Dumnica

    In the town of Podujevo and in the village of Dumnica, street asphalt and alleys are continuing under projects by the Urban Directorate.

    According to the Podujevo municipality’s announcement, on Wednesday the second layer of asphalt has been laid on the street of the Papinica street in the city. A new sidewalk has been built in this section, with the aim of improving infrastructure and increasing safety for pedestrians.

    Meanwhile, several roads and alleys have also been paved in the village of Dumnica during the last days, improving the circulation conditions for residents.

    The municipality has announced that the work will continue in the coming days, in other parts of its territory, with the aim of improving road infrastructure. /Telegraph/

  • Studimi zviceran: Pacientët që shtrohen përmes urgjencës janë më pak të kënaqur me kujdesin në spital

    Studimi zviceran: Pacientët që shtrohen përmes urgjencës janë më pak të kënaqur me kujdesin në spital

    Pacientët që shtrohen në spital përmes departamenteve të urgjencës në Zvicër e vlerësojnë përvojën e tyre më negativisht sesa ata që kanë shtrim të planifikuar. Problemet kryesore lidhen me mungesën e informacionit për kohën e pritjes, shpjegimet për shtrimin në spital dhe komunikimin me mjekët.

    Pacientët që paraqiten në urgjencë për shkak të dhimbjeve apo problemeve shëndetësore presin të marrin sa më shpejt informacion për gjendjen e tyre dhe hapat e mëtejshëm. Megjithatë, pikërisht në këtë fazë, spitalet zvicerane duket se kanë vështirësi në përmbushjen e pritshmërive të pacientëve, raporton 20minuten.

    Këtë e tregon një studim i ri i Shoqatës Kombëtare për Zhvillimin e Cilësisë në Spitale dhe Klinika (ANQ), në të cilin u analizuan përvojat e rreth 46 mijë pacientëve. Prej tyre, afro 18 mijë ishin shtruar përmes urgjencës, ndërsa gati 28 mijë kishin pasur shtrim të planifikuar. Anketa u zhvillua nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025.

    Mungesa e informacionit për kohën e pritjes

    Dallimet më të mëdha mes dy grupeve u vunë re në fazën fillestare të qëndrimit në spital. Pacientët e shtruar përmes urgjencës kishin 14 pikë përqindjeje më pak gjasa ta vlerësonin informacionin për kohën e pritjes me notën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, mundësia për një vlerësim veçanërisht negativ ishte rreth shtatë pikë përqindjeje më e lartë, transmeton Telegrafi.

    Rezultate më të dobëta u regjistruan edhe sa i përket shpjegimeve të kuptueshme për shtrimin në spital. Mundësia që pacientët e urgjencës ta vlerësonin këtë aspekt me notën më të mirë ishte 10,9 pikë përqindjeje më e ulët. Ndërsa dallimi në vlerësimin e saktësisë së informacionit arriti në 8,3 pikë përqindjeje.

    Problemet nuk kufizohen vetëm te koha e pritjes dhe informimi. Pacientët e urgjencës e vlerësuan më pak pozitivisht edhe komunikimin mes mjekëve dhe pacientëve, disponueshmërinë e mjekëve, si dhe mënyrën se si trajtohen shqetësimet dhe frikërat e tyre.

    Dallimet vërehen në të gjitha fushat e studiuara

    Sipas studimit, dallimet mes pacientëve të shtruar përmes urgjencës dhe atyre me shtrim të planifikuar janë të pranishme në të tetë fushat e analizuara.

    Ky rezultat mbetet edhe pasi merren parasysh faktorë të tillë si mosha, gjendja shëndetësore, gjinia, klasa e sigurimit dhe spitali ku trajtohet pacienti.

    Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se pacientët që vijnë përmes urgjencës shpesh ndodhen në gjendje më të vështira shëndetësore. Për shembull, përqindja e pacientëve mbi 80 vjeç në këtë grup është më shumë se dyfishi i asaj te pacientët me shtrim të planifikuar.

    Studimi nuk jep një shpjegim përfundimtar për arsyet e përvojës më pak pozitive të pacientëve të urgjencës. Autorët nënvizojnë se faza e parë e qëndrimit në spital është veçanërisht e ndjeshme: pacientët kanë nevojë për përgjigje dhe siguri sa më shpejt, ndërsa personeli mjekësor duhet t’u japë përparësi rasteve sipas urgjencës së tyre mjekësore./Telegrafi/

  • Grimaldo s’ka dyshime: Alvarez është lojtari më i mirë i Atletico Madridit

    Grimaldo s’ka dyshime: Alvarez është lojtari më i mirë i Atletico Madridit

    Pavarësisht rezultatit, lajmi pozitiv për skuadrën e Diego Simeones ishte rikthimi te goli i Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas realizoi në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar shifrat dhe duke i dhënë skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në udhëtim.

    Atletico Madridi u detyrua ta zhvillonte minutat e fundit me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Morten Hjulmandit, ndërsa nuk arriti ta vazhdonte serinë e rezultateve pozitive.

    Goli ndaj Stuttgartit ishte i pari për Alvarezin me fanellën e Atletico Madridit këtë sezon. Argjentinasi po synon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të fitojë sërish një rol të rëndësishëm në planet e trajnerit Simeone, pasi gjatë verës ishte përfolur për një largim të mundshëm drejt Barcelonës.

    Megjithatë, rëndësia e tij për skuadrën madrilene mbetet e padiskutueshme. Këtë e konfirmoi edhe bashkëlojtari Alex Grimaldo, i cili e vlerësoi lart sulmuesin pas ndeshjes.

    “Julian është lojtari ynë më i mirë. Ai ka krijuar raste në disa ndeshjet e fundit dhe kishte nevojë për atë gol”, deklaroi Grimaldo.

    Ai shprehu gjithashtu shpresën që ky të jetë vetëm fillimi i një serie realizimesh për sulmuesin argjentinas.

    “Shpresojmë që ky të jetë goli i parë nga shumë të tjerë për të këtë sezon”, përfundoi ai.

    Për Alvarezin, ky realizim mund të jetë një shtysë e rëndësishme për vazhdimin e sezonit, ndërsa Atletico Madridi synon të rikthehet te fitoret dhe të mbetet konkurrues në Ligën e Kampionëve.

    Burimi: RTKLive

  • Grimaldo has no doubts: Alvarez is the best player of Atletico Madrid

    Despite the result, the positive news for Diego Simeones’ team was the return to Julian Alvarez’s goal. The Argentinian striker realised at the beginning of the second part, equalising the figures and giving his team an important point on the journey.

    Atletico Madrid was forced to develop the last few minutes with a player, following Morten Huylmand’s red card, while failing to continue the series of positive results.

    The goal of Stutgart was the first for Alvarez with the fan of Atletico Madrid this season. Argentina is aiming to return to its best form and to regain an important role in coach Simeone’s plans again, as during the summer it was talked about a possible departure towards Barcelona.

    However, his importance for the madrile team remains indisputable. Fellow Alex Grimaldo confirmed that, who highly praised the attacker after the match.

    Julian is our best player. He has created cases in the last few matches and needed that goal, Grimaldo said.

    He also voiced hope that this will only be the beginning of a series of realisations for the Argentinan assailant.

    We hope this will be the first goal of many for him this season, he concluded.

    For Alvarez, this realisation could be an important impetus for the continuation of the season, while Atletico Madrid intends to return to the victories and remain competitive in the Champions League.

    Source Layer: RTKLive

  • Prime Minister Kurti participates in Berlin Process Summit

    Under the summit, Prime Minister Kurti will hold bilateral meetings with directors and representatives of international institutions, as with senior officials and heads of state.

    Earlier, the German Embassy in Pristina through a Facebook post has highlighted the importance of the Berlin Process for strengthening regional co-operation. According to the embassy, Germany’s clear aim is for all six Western Balkan partners to draw close to EU membership.

    Source Layer: RTKLive

  • Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

    Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

    Sipas njoftimit, në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.

    Më herët, Ambasada Gjermane në Prishtinë përmes një postimi në Facebook ka vënë në pah rëndësinë e Procesit të Berlinit për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Sipas ambasadës, synimi i qartë i Gjermanisë është që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të afrohen me anëtarësimin në BE.

    Burimi: RTKLive

  • Ndalohen dhjetë shoferë në Maqedoni, shtatë vozitnin pa leje

    Ndalohen dhjetë shoferë në Maqedoni, shtatë vozitnin pa leje

    MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

    Prej tyre, shtatë drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: D.A. (41), Sh.Xh. (23), E.L. (20) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi; F.I. (45) dhe S.K. (56), të dy nga një rrethinë e Shkupit, si dhe S.H. (44) nga Tetova.

    “Me masë aktive “ndalim për drejtimin e automjetit” vozitnin B.D. (45) nga Velesi dhe S.B. (25) nga Gostivari. Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit, voziste T.N. (37) nga Gostivari. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale”.

    “U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë” thonë nga MPB Maqedoni.

  • Kurti udhëton drejt Malit të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit

    Kurti udhëton drejt Malit të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit

    Kurti udhëton drejt Malit të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Procesit të Berlinit.

    Gjatë qëndrimit atje, Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali