Category: Lajme

  • Seria 7 e blinduar e re e BMW-së është ndërtuar për t'i bërë ballë armëve të lehta të zjarrit

    Seria 7 e blinduar e re e BMW-së është ndërtuar për t’i bërë ballë armëve të lehta të zjarrit

    BMW prezanton Concept 7 Protection, një sedan luksoz i blinduar i projektuar për të ofruar mbrojtje ndaj sulmeve me armë zjarri.

    Modeli i ri ruan pamjen elegante të Serisë 7, duke u dalluar nga versionet më të rënda të blinduara për dizajnin diskret dhe karakteristikat e ngjashme me një automjet standard.

    Automjeti është pajisur me xhama antiplumb, çelik balistik dhe materiale të përforcuara për të mbrojtur pasagjerët nga plumbat e armëve të shkurtra.

    Për siguri shtesë, koncepti përfshin sistem komunikimi të brendshëm dhe alarm kundër sulmeve.

    Pavarësisht blindimit, BMW ka ruajtur luksin e kabinës, me lëkurë premium, elemente Alcantara dhe pasqyra dixhitale.

    Ndërkohë, një konsolë e pasme e palosshme me tavolinë dhe kuti frigoriferike pritet të ofrohet në gamën e Serisë 7 gjatë gjysmës së dytë të vitit 2027. /Telegrafi/

  • Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja në QKMF

    Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja në QKMF

    Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja në QKMF

    Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal dhe se sot ka nisur shpërndarja e tyre në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

    Sipas njoftimit, vaksinimi do të fillojë pas përfundimit të shpërndarjes së vaksinave në QKMF dhe njësitë e tyre.

    Qytetarët që dëshirojnë të marrin informacione më të hollësishme për fillimin e vaksinimit mund të kontaktojnë institucionin më të afërt të kujdesit parësor shëndetësor në komunën e tyre.

    MSH-ja dhe IKShPK-ja u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, me theks të veçantë te personat që bëjnë pjesë në grupet me rrezik të lartë.

    Në mesin e kategorive që rekomandohet të vaksinohen me prioritet janë personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët me sëmundje kronike, personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë, si dhe profesionistët shëndetësorë.

    Vaksinimi rekomandohet edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë të mbrohen nga gripi sezonal.

    Sipas institucioneve shëndetësore, vaksinimi është një nga masat më të rëndësishme për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve, formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimit në spital.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Consumptions against seasonal flu reach, launch distribution at QKMF

    Ministry of Health ( MSH) and the Kosovo National Public Health Institute ( IKKPK has announced that they have reached vaccines against seasonal flu and that today they have started distribution into all leading Family Medicine Centres ( QKMF.

    According to the announcement, the vaccine will begin after the end of the vaccine distribution at the QKMF and their entities.

    Citizens wishing to receive more detailed information on the beginning of the vaccine can contact the nearest institution of primary health care in their municipality.

    MSH and IKKPK have called on citizens to be vaccinated, with particular emphasis on those who are part of high-risk groups.

    Among the categories recommended to be vaccinated are people over 65, those with chronic illnesses, pregnant women, chronically ill children, people living in long – term care institutions, and health professionals.

    The vaccine is recommended for other citizens who want to protect themselves from the seasonal flu.

    According to health institutions, the vaccine is one of the most important measures to reduce the risk of complications, severe forms of disease, and hospitalization.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lajm i keq për Barcelonën, Olmo pritet të mungojë një muaj

    Lajm i keq për Barcelonën, Olmo pritet të mungojë një muaj

    Mesfushori Dani Olmo ka pësuar një lëndim muskulor gjatë ndeshjes në Paris, duke u detyruar të largohet nga fusha pas rreth 30 minutash lojë.

    Sipas informacioneve të bëra publike, futbollisti spanjoll ka pësuar një këputje të muskulit aduktor në këmbën e majtë. Ky dëmtim pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth katër javë.

    Mungesa e Olmos përbën një shqetësim shtesë për Barcelonën, e cila përveç rezultatit negativ ndaj PSG-së, duhet të përballet edhe me mungesën e një prej lojtarëve të saj në javët e ardhshme.

    Stafi mjekësor i klubit do të ndjekë procesin e rikuperimit të mesfushorit, me synimin që ai të rikthehet në dispozicion të skuadrës pasi të jetë shëruar plotësisht.

    Burimi: RTKLive

  • Bad news for Barcelona, Olmo is expected to be missing a month

    Midfielder Danny Olmo has suffered a muscle injury during the Paris game, forcing him to leave the field after about 30 minutes of play.

    According to information made public, the Spanish footballer has suffered a break in the educational muscle in the left leg. This damage is expected to keep it out of the fields for about four weeks.

    Olmos’ absence represents an additional concern for Barcelona, which, in addition to the negative outcome of the SPG, must also face the lack of one of its players in the coming weeks.

    The club’s medical staff will follow the midfielder recovery process, with the goal of returning it to the team’s disposal after it is fully healed.

    Source Layer: RTKLive

  • Shkolla “Shaban Hashani” në Ferizaj pajiset me 15 kamera sigurie

    Shkolla “Shaban Hashani” në Ferizaj pajiset me 15 kamera sigurie

    Në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj është inauguruar sistemi i kamerave të sigurisë, projekt ky që synon parandalimin e incidenteve dhe rritjen e sigurisë për nxënësit, mësimdhënësit dhe personelin e shkollës.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, në kuadër të këtij projekti janë vendosur gjithsej 15 kamera sigurie.

    Projekti është iniciuar nga Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP), në bashkëpunim me Policinë e Stacionit të Ferizajt, ndërsa është financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

    Sipas Policisë, ky projekt dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve arsimore për forcimin e sigurisë në shkolla dhe në komunitet. /Telegrafi/

  • Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në Kosovë, i bashkohet misionit të KFOR-it

    Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në Kosovë, i bashkohet misionit të KFOR-it

    Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka bërë të ditur se kanë nisur kontingjentin e parë të helikopterëve nga Shqipëria për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë.

    Nufi në një postim nga baza ajrore në Farkë tha se pjesëmarrja e 13 efektivëve tanë të Forcave të Armatosura është dëshmi e profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s.

    “Përcollëm me krenari kontingjentin e parë të helikopterëve nga Shqipëria për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

    Pjesëmarrja e 13 efektivëve tanë të Forcave të Armatosura është dëshmi e profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s.

    Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”, thuhet në postim. /Telegrafi/

  • Barcelona po rishqyrton përforcime në mbrojtje gjatë janarit pas humbjes nga PSG

    Barcelona po rishqyrton përforcime në mbrojtje gjatë janarit pas humbjes nga PSG

    Humbja e Barcelonës kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë) nxori në pah dobësitë e tyre mbrojtëse.

    Gjigantët katalunas hynë në ndeshje me Pau Cubarsin si të vetmin qendërmbrojtës të gatshëm, pasi Jules Kounde, Eric Garcia dhe Andreas Christensen nuk ishin të disponueshëm për shkak të lëndimeve. Partneri mbrojtës i Cubarsit, Gerard Martin, nuk ishte në 100% formë fizikisht.

    Parisienët shfrytëzuan dobësitë e Barcelonës dhe sulmuan me shpejtësi mbrojtjen e tyre, duke regjistruar 14 gjuajtje në portë.

    Barcelona është alarmuar, pasi nuk mund të mbështetet në këtë mbrojtje kundër ekipeve më të mira të Evropës.

    Sipas gazetës Sport, Barça do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe do të eksplorojë tregun e transferimeve për përforcime në mbrojtje në janar.

    Gjithashtu, ka shqetësime në rritje përpara El Clasicos këtë fundjavë, pasi Real Madridi do të kërkojë të marrë shembull nga PSG-ja.

    Vendimi i Barcelonës për të mos rekrutuar një mbrojtës qendror gjatë verës, pavarësisht largimit të Ronald Araujos, ka pasur efekt të kundërt. Tani, ata mund të ndreqin gabimet gjatë janarit. /Telegrafi/

  • Family and gender-based violence Qavolli holds meeting with EULEX representative

    National Co-ordinator for Family Violence cases Ersan Qavolli has held a meeting with Sabine Dinger, thematic leader for gender-based violence within the European Union’s Mission Monitoring Unit for Kosovo Law Endim ( EULEX).

    According to the State Chief Prosecutor’s Office’s announcement, during the meeting Qavolli has notified EULEX’s representative of the chief state prosecutor’s priorities and the dedication of the prosecutorial system to seriously handling cases of domestic violence and violence on gender grounds.

    The focus of the discussion was strengthening inter-institutional co-operation, exchanging professional experiences and harmonising labour practices, with the aim of improving the treatment of these cases and increasing the effectiveness of institutional response.

    Similarly, the parties discussed the importance of professional support and monitoring institutional practices, such as mechanisms that help identify challenges and continued improvement in the work of institutions.

    According to the State Chief Prosecutor’s Office, continued co-ordination with international partners remains important for strengthening professional practices, protecting victims and increasing accountability in dealing with cases of domestic violence.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, Qavolli zhvillon takim me përfaqësuesen e EULEX-it

    Dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, Qavolli zhvillon takim me përfaqësuesen e EULEX-it

    Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, ka zhvilluar një takim me Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Njësisë së Monitorimit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë takimit Qavolli e ka njoftuar përfaqësuesen e EULEX-it me prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

    Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe harmonizimi i praktikave të punës, me synim përmirësimin e trajtimit të këtyre rasteve dhe rritjen e efektivitetit të reagimit institucional.

    Po ashtu, palët diskutuan për rëndësinë e mbështetjes profesionale dhe monitorimit të praktikave institucionale, si mekanizma që ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës së institucioneve.

    Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, koordinimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë mbetet i rëndësishëm për forcimin e praktikave profesionale, mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e llogaridhënies në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

    Burimi: Dukagjini