Category: Lajme

  • “Rifillim i bisedimeve dhe tema e Kosovës” – Koopman flet për zhvillimet politike në Serbi pas fitores së opozitës

    “Rifillim i bisedimeve dhe tema e Kosovës” – Koopman flet për zhvillimet politike në Serbi pas fitores së opozitës

    “Rifillim i bisedimeve dhe tema e Kosovës” – Koopman flet për zhvillimet politike në Serbi pas fitores së opozitës

    Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Gert Jan Koopman, ka diskutuar rreth ndryshimeve politike në Serbi dhe fitores së Listës së Studentëve, në një intervistë dhënë për Atlantic Council.

    Koopman ka theksuar se ekziston një sërë çështjesh të rëndësishme që do të diskutohen me përfaqësuesit e shumicës së re në Kuvendin e Serbisë, duke veçuar posaçërisht çështjen e Kosovës.

    Krahas dialogut, zyrtari i lartë evropian ka vënë theksin edhe te nevoja e rreshtimit të Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

    Megjithatë, ai ka bërë të ditur se ende nuk është formuar një qeveri e re në Beograd, duke shtuar se është thelbësore të ndërtohet besimi i ndërsjellë mes ekzekutivit të ri dhe BE-së për t’i dhënë shtytje proceseve përpara.

    ”Unë shoh një rrugë për rifillimin e bisedimeve. S’ka ende qeveri, ka çështje që janë sa i përket pasjes së një politike të jashtme dhe sigurisë dhe për temën e Kosovë. Nëse mund të startojmë me gjërat themelore, progresi mund të bëhet aty shpejt, dhe mund të ndërtohet besimi për të lëvizur gjërat përpara”, ka deklaruar Koopman.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Resumption of Kosovo talks and topic Koopman talks about political developments in Serbia following opposition victory

    European Union Director General for Neighborship and Negotiata Gert Jan Koopman has discussed political changes in Serbia and the victory of the Students’ List in an interview given to Atlantic Council.

    Koopman has stressed that there is a series of important issues that will be discussed with representatives of the new majority in Serbia’s Parliament, specifically isolating the Kosovo issue.

    Besides dialogue, the top European official has also stressed Serbia’s need for alignment with European Union foreign and security policy.

    However, he has indicated that a new government has not been formed in Belgrade yet, adding that it is essential to build mutual confidence between the new executive and the EU to give impetus to the processes ahead.

    I see a way to resume negotiations. Sjka still government, there are issues that are related to having a foreign policy and security and on the topic of Kosovo. If we can start with the basics, progress can be made there soon, and trust can be built to move things forward, Koopman declared.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus

    Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus

    Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Dux, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, mbështetjen hungareze për Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

    Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti që nga periudha e luftës, gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përpjekjet për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, një nga çështjet e ngritura në takim ishte edhe rëndësia e vazhdimit të mbështetjes së Hungarisë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për avancimin e perspektivës evropiane të vendit.

    Presidentja theksoi gjithashtu rëndësinë e përkrahjes për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Në fokus të diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve. Shiroka Pula vuri në pah nevojën për zbatimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe organizimin e takimit të radhës të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

  • ShBA në alarm pas një vale defektesh teknologjike, Rubio: Nuk jemi nën sulm

    ShBA në alarm pas një vale defektesh teknologjike, Rubio: Nuk jemi nën sulm

    ShBA në alarm pas një vale defektesh teknologjike, Rubio: Nuk jemi nën sulm

    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë shqetësimet e përhapura në internet se ndërprerjet e shumta të shërbimeve teknologjike gjatë javës së fundit janë të ndërlidhura, duke deklaruar se nuk ka “asnjë dëshmi” për një lidhje mes tyre.

    “Ne nuk jemi nën sulm sistematik. Këto ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk janë të ndërlidhura”, deklaroi Rubio.

    Të gjitha kompanitë dhe institucionet e prekura kanë deklaruar se problemet nuk kanë qenë të natyrës kibernetike dhe nuk janë shkaktuar nga ndonjë aktor i jashtëm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ai tha se mënyra më e mirë për të luftuar këto frika është që qeveria amerikane të ndajë me qytetarët të gjitha informacionet që disponon.

    Sekretari amerikan i Transportit deklaroi se problemi ishte teknik dhe kishte ardhur si pasojë e përditësimit të një kablloje bakri dhe pajisjeve të vjetruara.

    Përdoruesit e Apple u prekën të martën nga ndërprerjet e shërbimeve iCloud dhe Apple Pay. Kompania deklaroi se problemi nuk ishte shkaktuar nga ndonjë sulm kibernetik, por nga një përditësim i brendshëm i sistemeve.

  • The US on alert after a wave of technological defects, Rubio: We’re not under attack.

    SState official Marco Rubio has dismissed widespread concerns on the Internet that numerous disruptions of technological services during the past week are interlocked, claiming there is no evidence of a connection.

    We are not under systematic attack. These events have nothing to do with each other and are not related, Rubio said.

    All affected companies and institutions have claimed that problems have not been of cyber nature and are not caused by any foreign actor, reports the report. BBCKlankosova broadcast.tv.

    He said the best way to fight these fears is for the US government to share with citizens all the information you have.

    The U.S. Secretary of Transport stated that the problem was technical and was due to the update of an old copper cable and equipment.

    Apple users were affected Tuesday by the disruptions of the Clouud and Apple Pay services. The company said the problem was not caused by cyberattacks, but an internal update of systems.

  • Akili i premton Valdetit: Nëse më pranon Antoneta, do të jesh i ftuar nderi në dasmë (VIDEO)

    Akili i premton Valdetit: Nëse më pranon Antoneta, do të jesh i ftuar nderi në dasmë (VIDEO)

    Akili i premton Valdetit: Nëse më pranon Antoneta, do të jesh i ftuar nderi në dasmë (VIDEO)

    Gjatë një bisede me djemtë në shtëpinë e BBVK5 rreth pëlqimit të Akilit për Antonetën, “dhëndri” i ka premtuar Valdetit se nëse do ketë dasmë mes tyre, do të jetë i ftuar nderi.

    Valdeti ka shprehur dyshimet e tij, duke thënë se mendon që Akili po e trajton pëlqimin për Antonetën si një lojë, por kjo është kundërshtuar nga Akili.

    “Në pamje të jashtme nuk e sheh, por ti më njeh. Nëse ndodh që Antoneta Koci të pranojë diçka me mua, të jap fjalën se ti do të jesh i ftuar nderi në dasmën tonë në Kalanë e Shkodrës”, i ka premtuar Akili Valdetit.

    Për bisedën e plotë:

  • Dokumenti/ Si dështoi përpjekja e Bashkim Ulajt për të marrë 61 hektarë tokë shtetërore në Koplik për 99 vjet

    Dokumenti/ Si dështoi përpjekja e Bashkim Ulajt për të marrë 61 hektarë tokë shtetërore në Koplik për 99 vjet

    Dokumenti/ Si dështoi përpjekja e Bashkim Ulajt për të marrë 61 hektarë tokë shtetërore në Koplik për 99 vjet

    Me Urdhrin Nr. 125, ish-ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, kishte nisur procedurën për dhënien e 61 hektarëve tokë shtetërore në Koplik, kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt, për një periudhë 99-vjeçare. Procedura u zhvillua me vetëm një ofertues, ndonëse, sipas dokumentit, ligji kërkonte më shumë se dy oferta. Projekti u kundërshtua nga përfaqësuesit e tri ministrive dhe, në mbledhjen e 29 gushtit 2023, komisioni vendosi ta anulonte.

    Përveç 150 hektarëve tokë në Rrjoll të Velipojës, Bashkim Ulaj kishte synuar të merrte edhe 61 hektarë tokë shtetërore në zonën e Koplikut të Sipërm, në Bashkinë Malësi e Madhe.

    Projekti, me objekt “TEDA – Ndërtim i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Koplik për veprimtari prodhuese, industriale, turistike, hotelerie, agro-përpunim, tregtim, argëtime e shërbime të ndryshme”, ishte iniciuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Për zhvillimin e procedurës ishte angazhuar ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila kishte krijuar një komision të posaçëm për pranimin dhe vlerësimin e ofertave. Sipas legjislacionit, në këtë procedurë duhej të kishte më shumë se dy oferta.

    Megjithatë, procedura u zhvillua me kompaninë “Gener 2” të Bashkim Ulajt si të vetmen pjesëmarrëse, në kundërshtim me kriterin ligjor që kërkonte më shumë se një ofertë.

    Gjithçka nisi me Urdhrin Nr. 125, të datës 26 maj 2023, të nënshkruar nga ministrja e atëhershme e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Përmes këtij urdhri ishte nisur procedura për përzgjedhjen e subjektit zhvillues të projektit “TEDA – Zona e Teknologjisë dhe Ekonomisë në Koplik-Malësi e Madhe”, me afat deri më 10 korrik 2023.

    Më 10 korrik, ditën kur duhej të dorëzoheshin ofertat, komisioni, përmes një procedure të cilës dokumenti i referohet si formale dhe fiktive, shpalli fituese kompaninë “Gener 2” për realizimin e projektit “TEDA-Koplik”, në një sipërfaqe prej 61 hektarësh.

    Megjithatë, sipas ligjit, procedura duhej të organizohej dhe zhvillohej nga Njësia e Hartimit të Dokumenteve të Projekteve TEDA, ku duhej të kishte përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Në vend të kësaj, procedurën e zhvilloi vetëm Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Kjo ministri shpalli fituese kompaninë “Gener 2”, ndërsa, sipas procesverbalit të datës 10 korrik, vendimi u regjistrua në Zyrën e Protokollit.

    Por, sipas procesverbalit të 9 gushtit 2023, vetë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pasi kishte kuptuar se procedura ishte në kundërshtim me ligjin, kërkoi që shpallja e fituesit të shtyhej për 20 ditë. Po ashtu, komisioni kërkoi konsultime me përfaqësuesit e tri ministrive, me synimin që kontrata të mbetej në fuqi.

    Sipas dokumentit, marrëveshja për t’ia dhënë tokën kompanisë së Bashkim Ulajt ishte iniciuar nga Edi Rama dhe ishte zbatuar përmes ish-ministres Delina Ibrahimaj, në kundërshtim me ligjet. Megjithatë, procedura u kundërshtua nga përfaqësuesit e tri ministrive, të cilët ishin anëtarë të komisionit. Sipas dokumentit, kundërshtimi erdhi edhe nga frika e tyre, pasi ishin informuar se procedura e kundërligjshme ishte denoncuar në SPAK.

    Më 29 gusht 2023, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u mbajt mbledhja e Komisionit të Projektit dhe Ofertave. Në rend dite ishte shqyrtimi i dokumentacionit dhe rivlerësimi i kompanisë së shpallur fituese.

    Gjatë kësaj mbledhjeje, përfaqësuesit e ministrive shprehën qëndrimet e tyre për projektin dhe kompaninë “Gener 2”.

    Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, zonja Gj.A., u shpreh pro projektit dhe kompanisë fituese “Gener 2” sh.p.k. Ajo argumentoi se bëhej fjalë për një projekt me rëndësi për zhvillimin ekonomik kombëtar dhe se kompania kishte kapacitetet e nevojshme për realizimin e investimit.

    Ndërkaq, përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë, zonja M.Sh., u shpreh kundër projektit, me arsyetimin se ai nuk ishte në përputhje me legjislacionin për Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht zonat TEDA.

    Sipas saj, projekti ishte në kundërshtim me VKM-në nr. 463/2016, e cila përcakton llojet e veprimtarive të lejuara në zonën e Koplikut, si dhe me ligjin për administrimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e tokës.

    Edhe përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja M.K., u shpreh kundër projektit. Ajo argumentoi se nuk kishte bazë ligjore për zhvillimin e tij sipas dokumenteve të planifikimit në fuqi, pasi funksioni agro-fotovoltaik nuk ishte i përcaktuar si përdorim i lejuar në asnjërën prej kategorive.

    Kundër projektit u shpreh edhe përfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, zonja B.C. Ajo vlerësoi se projekti për krijimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik TEDA në Koplik nuk ishte në përputhje me legjislacionin për këto zona.

    Në fund, përballë kundërshtimit të përfaqësuesve të tri ministrive, të cilët përbënin shumicën e votave në komision, kryetari i tij, zoti A.B., përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shpalli të anuluar projektin dhe kontratën me kompaninë “Gener 2” të Bashkim Ulajt.

    Burimi: Insajderi

  • Document/ How the Ulaj Union’s bid to get 61 hectares of state land in Coplic for 99 years failed

    With Order No. 125, former Finance Minister Delina Ibrahimaj, had launched the procedure for providing 61 hectares of state-owned land in Coplik, the Romanian Union’s company, with a 99-year period. The procedure was developed with only one bidder, though, according to the document, the law required more than two offers. The project was rejected by representatives of the three ministries, and at the August 29, 2023 meeting, the commission decided to cancel it.

    In addition to the 150 hectares of land on the Coral of Velipoja, the Ulaj Union had been aiming to obtain another 61 hectares of state land in the Upper Coplic area of Baskina Great.

    Project, object TEDA ) Building the technology area and economic development in Coplic for production, industrial, tourist, hotels, agro-processing, trading, entertainment and various services was initiated by Albania’s prime minister, Edi Rama.

    Former Finance and Economy Minister Delina Ibrahimaj was committed to the development of the procedure, which had established a special commission for accession and assessment of bids. Under the legislation, there should be more than two offers in this procedure.

    However, the procedure was developed with the Union’s ‘%Gener 2’ company Ulaj as the only participating one, contrary to the legal criteria requiring more than one bid.

    It all started with Order No. 125, on May 26th 2023, signed by then Finance and Economy Minister Delina Ibrahimaj. Through this command procedure was initiated to select the development subject from the project TEDA Technology and Economics Area in Coplic-Malley the Great, by the deadline of July 10, 2023.

    On July 10th, the day the bids were to be submitted, the commission, through a procedure that the document refers to as formal and molative, announced the company “Gener 2ʹ to implement the project TEDA-Coplikʹ, on an area of 61 hectares.

    According to the law, however, the procedure had to be organised and developed by the T Projects Documents Unit. The EDA, where it should have representatives from the Ministry of Finance and Economy, the Ministry of Tourism and Environment, the Ministry of Agriculture and the Ministry of Infrastructure and Energy.

    Instead, only the Ministry of Finance and Economy developed the procedure. This minister declared the company ‘%Gener 2л while, according to the report on July 10th, the decision was recorded in the Protocol Office.

    But, according to the August 9th 2023 process, the Bid Rating Commission itself, after realizing that the procedure was contrary to the law, demanded that the winner’s announcement be postponed for 20 days. The commission also called for consultations with representatives of the three ministries, with the aim of having the contract stand in place.

    Under the document, the deal to give land to the Union Company Ulaj was initiated by Edi Rama and implemented through former Prime Minister Deline Ibrahimaj, contrary to the laws. However, the procedure was rejected by representatives of the three ministries, who were members of the commission. According to the document, opposition also stemmed from their fears, having been informed that the illegal procedure had been denounced in the SPAK.

    On August 29, 2023, the meeting of the Project and Offering Commission was held at the Ministry of Finance and Economy. In turn, it was a review of the documentation and re-evaluation of the announced winning company.

    During this meeting, ministry representatives expressed their positions on the project and the company Gener 250.

    The representative of the Ministry of Finance and Economics, Mrs. G.A., spoke in favour of the project and the winning company, Wiener 2H.g. She argued it was about a project of importance for national economic development and that the company had the capacities needed to realise investment.

    Meanwhile, Agriculture Ministry representative Ms. M.S. said against the project, with the argument that it was not in line with legislation on the Technology and Economic Development Areas, respectively. EDA.

    According to her, the project was in conflict with the NKM No. 463/2016, which defines the types of activities allowed in the Coplic area, as well as the law on management, development and land protection.

    Even the representative of the Ministry of Infrastructure and Energy, Miss M.K., said against the project. She argued there was no legal basis for its development according to the planning documents in force, as the agro-fotovoltaic function was not defined as allowed in either of the categories.

    The representative of the Ministry of Tourism and Environment, Mrs. B.C., also indicated against the project. She estimated that the project to create the Economic Technology and Development Zone T The EDA in Coplic was out of line with legislation for these areas.

    Finally, in the face of opposition from representatives of the three ministries, who made up the majority of the votes in the commission, its chairman, Mr. A.B., representative of the Ministry of Finance and Economy, announced the project and contract with the Union’s CHAGener 2C.

    Source Layer: Insander

  • Udhëtoi 32 orë drejt Turqisë me 20 mijë dollarë të lidhura pas trupit

    Udhëtoi 32 orë drejt Turqisë me 20 mijë dollarë të lidhura pas trupit

    Influencuesja australiane Courtney Babic (37) udhëtoi drejt Turqisë për t’iu nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike, ndërsa gjatë udhëtimit 32-orësh mbajti të lidhura pas trupit 20 mijë dollarë në para të gatshme.

    Ajo kishte nevojë për paratë për ndërhyrjet estetike në fytyrë, qafë dhe buzë, të cilat planifikonte t’i kryente në Stamboll.

    Shpjegoi pse mori me vete aq shumë para të gatshme

    Influencuesja nga Newcastle, në shtetin australian Uellsi i Ri Jugor, publikoi të hënën në Instagram një video, në të cilën u tregoi ndjekësve përgatitjet për udhëtimin.

    Ajo tha se më në fund kishte ardhur dita e ndërhyrjeve, duke pranuar se ishte shumë e frikësuar.

    Në video tregoi edhe një tufë të madhe parash, të cilat vendosi t’i merrte me vete në vend që t’i paguante ndërhyrjet me kartelë bankare.

    “M’u desh të udhëtoja me 20 mijë dollarë të lidhura pas trupit”, tha ajo.

    Sipas saj, në Turqi është e zakonshme që kirurgët plastikë të kërkojnë edhe 10 për qind shtesë nëse pagesa bëhet me kartelë ose transfertë bankare.

    “John më tha që thjesht të paguaja me kartelë, por sipas matematikës sime femërore, tani më kanë mbetur edhe tre mijë dollarë për t’i shpenzuar si të dua”, u shpreh influencuesja.

    U përshëndet me bashkëshortin dhe katër fëmijët

    Courtney u nis e vetme drejt Turqisë, ndërsa bashkëshorti dhe katër fëmijët e saj mbetën në Australi.

    Ajo pranoi se ndarja nga familja ishte shumë më e vështirë nga sa kishte pritur. Veçanërisht e emocionoi gjesti i djalit të saj, Landon, i cili për t’i uruar fat i dhuroi një lodër të vogël në formë qeni të racës dachshund, të quajtur Lucky.

    Pjesa e parë e udhëtimit ishte fluturimi drejt Dubait, i cili zgjati 14 orë e gjysmë. Atje ndërroi aeroplanin për të vazhduar drejt Stambollit.

    Për ta bërë udhëtimin më të rehatshëm, ajo pagoi shtesë për një ulëse me më shumë hapësirë për këmbët, për të cilën tha se ia kishte vlejtur plotësisht.

    Udhëtimi zgjati gjithsej 32 orë

    Me të mbërritur në Stamboll, atë e priti një shofer i organizuar nga kirurgu i saj, i cili e dërgoi në një hotel të dedikuar për pacientët që udhëtojnë për ndërhyrje mjekësore.

    Courtney tregoi se nga momenti kur ishte larguar nga shtëpia e saj në Australi deri në mbërritjen në hotelin në Turqi kishin kaluar gjithsej 32 orë.

    Në fund të udhëtimit, ajo publikoi një video nga shtrati i hotelit, duke ngrënë vaktin e fundit para ndërhyrjeve të planifikuara. /Telegrafi/

  • Miliona fansash dhe rikthimi në Vice City - çfarë solli GTA 6, video-loja më e pritur e dekadës

    Miliona fansash dhe rikthimi në Vice City – çfarë solli GTA 6, video-loja më e pritur e dekadës

    Trembëdhjetë vjet pritje, miliona fansa në mbarë botën dhe rikthimi në një prej qyteteve më të njohura në historinë e videolojërave.

    Video-loja GTA VI pritet të dalë më 19 nëntor, ndërsa pjesa e re e serisë legjendare sjell një histori për një çift të përfshirë në botën e krimit, një ambient të frymëzuar nga Miami dhe shumë detaje që tashmë kanë zgjuar interesim të madh në komunitetin e lojërave.

    Se GTA VI nuk është thjesht një tjetër videolojë, e dëshmon fakti se paraardhësja e saj, GTA V, është shitur në më shumë se 230 milionë kopje, ndërsa e gjithë seria ka kaluar shifrën prej 470 milionë kopjesh të shitura. Prandaj, nuk është për t’u habitur që çdo trailer i ri i GTA VI shndërrohet në një ngjarje më vete, ndërsa fansat prej muajsh analizojnë edhe detajet më të vogla.

    Këtë herë, lojtarët rikthehen në Vice City, qytetin e frymëzuar nga Miami, i njohur për dritat neoni, veturat luksoze, plazhet dhe jetën e natës. Megjithatë, aventura nuk kufizohet vetëm në rrugët e qytetit. Ngjarjet zhvillohen edhe në shtetin imagjinar amerikan Leonida, i cili përfshin zona tropikale, këneta dhe shumë lokacione të tjera që presin të eksplorohen.

    Një prej risive më të mëdha është prezantimi i dy personazheve kryesore, Lucia Caminos dhe Jason Duval. Lucia është personazhi i parë femër në rolin kryesor në epokën moderne 3D të serisë GTA. Historia e tyre, e frymëzuar nga dinamika e çifteve kriminale si Bonnie dhe Clyde, sjell një kombinim të dashurisë, rrezikut, grabitjeve dhe kthesave të papritura.

    Një tjetër risi lidhet me mënyrën e lojës. Pamjet e publikuara tregojnë mundësinë e kalimit nga njëri personazh kryesor te tjetri, reagime më dinamike të ambientit dhe aktivitete të shumta jashtë historisë kryesore.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe muzikës. Për kolonën zanore origjinale është angazhuar dyshja franceze e muzikës elektronike Justice, ndërsa në emrat e lidhur me kolonën zyrtare muzikore përfshihen edhe SZA dhe Tame Impala.

    Një tjetër detaj interesant është se GTA VI, në ditën e lansimit, nuk do të jetë e disponueshme për PlayStation 4, por vetëm për konsolat PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S. Për këtë arsye, PlayStation 5 konsiderohet një prej kombinimeve më të dëshiruara për adhuruesit e aventurës së re GTA.

    Ndërkohë, kompania MaxBet ka organizuar një lojë shpërblyese në Serbi, përmes së cilës pjesëmarrësit mund të fitojnë 100 konsola PlayStation 5, të shoqëruara me lojën GTA VI.

    Loja shpërblyese zhvillohet nga 17 nëntori deri më 31 dhjetor 2026. Përveç pakove për lojëra, fondi i shpërblimeve përfshin edhe 100 telefona iPhone Duo dhe një veturë Ford Mustang si çmimin kryesor. Vlera e përgjithshme e 201 shpërblimeve tejkalon 54 milionë dinarë.

    Pjesëmarrja është e dedikuar për përdoruesit madhorë, të regjistruar dhe të verifikuar në platformën MaxBet, të cilët regjistrohen në promocion. /Telegrafi/