Category: Lajme

  • Islami: Banjska dhe Ibër-Lepenci, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

    Islami: Banjska dhe Ibër-Lepenci, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë dhe në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

    Në një reagim pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Islami ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për përpjekjet që, sipas tij, ta minimizojë sulmin në Banjskë dhe ta paraqesë atë si një incident të izoluar.

    Islami ka theksuar se armatimi i konfiskuar në vendin e ngjarjes, i prodhuar në fabrikat ushtarake serbe, ngre pikëpyetje për pretendimet e Gjuriqit se institucionet shtetërore të Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në këtë ngjarje.

    Ai ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai ndaj kanalit të Ibër-Lepencit plotësojnë kushtet për t’u cilësuar si akte terroriste, duke pretenduar se pas tyre qëndron shteti serb me mekanizmat e tij.

     

    Burimi: RTKLive

  • Islam: Banjska and Iber-Lepenci, terrorist acts behind which Serbia stands

    Security Science Professor Avni Islami has accused Serbia of involvement in the armed attack on Banjska and of attacking Iber-Lepenci Canal.

    In a response following the UN Security Council meeting, Islam has criticised Serbia’s Foreign Minister Marko Djurovic for efforts, according to him, to downplay the attack in Banjska and present it as an isolated incident.

    Islam has stressed that the weapons confiscated at the scene, produced in Serbian military factories, raise questions about Djuric’s claims that Serbia’s state institutions have not been involved in the event.

    He has said the attack on Banjska and the one on the Iber-Lepenci Canal meet the conditions to be described as terrorist acts, claiming that the Serbian state is behind them with its mechanisms.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Protestuesit përmbysin karriget e Ramës, refuzojnë dialogun

    Protestuesit përmbysin karriget e Ramës, refuzojnë dialogun

    Protesta e studentëve në Tiranë ka vijuar për të nëntën ditë radhazi, ndërsa në tubim u janë bashkuar edhe pedagogët e universiteteve në Shqipëri.

    Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë përmbysur karriget e vendosura këtë mëngjes nga kryeministri Edi Rama, si shenjë e gatishmërisë së tij për dialog.

    Pavarësisht ftesës së kreut të qeverisë për bisedime, studentët kanë këmbëngulur në kërkesat e tyre, përfshirë dorëheqjen e Ramës.

    Përmbysja e karrigeve ka tensionuar situatën para godinës së Kryeministrisë, ku ka ndërhyrë edhe policia për qetësimin e situatës.

    Ndërkohë, pedagogët kanë dalë në protestë në mbështetje të studentëve dhe nxënësve, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.

    Përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) kanë njoftuar edhe bojkotimin e mësimit, në shenjë reagimi ndaj situatës së krijuar dhe pretendimeve për dhunë ndaj studentëve dhe protestuesve.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Protesters overturn Rama’s chairs, reject dialogue

    The students’ protest in Tirana has continued for the ninth day in a row, while university professors in Albania have joined the gathering.

    Protesters gathered before the prime minister have overturned the chairs imposed this morning by Prime Minister Edi Rama, as a sign of his readiness for dialogue.

    Despite the government’s invitation for talks, students have insisted on their demands, including Rama’s resignation.

    The loss of chairs has strained the situation in front of the prime minister’s building, where police have stepped in to calm the situation.

    Meanwhile, professors have staged protests in support of students and students, in front of the Polytechnic University of Tirana.

    Representatives of Albania’s University Workers Union ( The SPUSH has also announced the boycott of instruction, indicating the response to the created situation and allegations of violence against students and protesters.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Goditje e rëndë për Barcelonën para El Clasicos, ylli i ekipit pritet të mungojë për pesë javë

    Goditje e rëndë për Barcelonën para El Clasicos, ylli i ekipit pritet të mungojë për pesë javë

    Barcelona ka marrë një goditje të mundshme para El Clasicos, pasi Dani Olmo pritet të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Real Madridit, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit.

    Sipas raportimit të mediumit spanjoll AS, mesfushori ofensiv nuk pritet të rikuperohet në kohë për duelin e fundjavës, duke i shkaktuar një tjetër problem trajnerit Hansi Flick në përzgjedhjen e skuadrës.

    Megjithatë, shkalla e lëndimit ende nuk është konfirmuar, pasi Barcelona duhet t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

    Olmo ishte titullar ndaj PSG-së, me Flickun që e preferoi para Fermin Lopezit në mesfushë. Megjithatë, ndeshja e tij përfundoi në minutën e 27-të, pas një përplasjeje me mesfushorin e PSG-së, Vitinha.

    Futbollisti spanjoll u rrëzua në fushë dhe e kuptoi shpejt se nuk mund të vazhdonte, duke kërkuar zëvendësimin. Në vend të tij u inkuadrua Fermin Lopez, ndërsa pamjet televizive treguan Olmon dukshëm të dëshpëruar nga lëndimi.

    Sipas AS, një rezonancë magnetike e planifikuar për të mërkurën në Barcelonë pritet të përcaktojë diagnozën e saktë dhe të japë një pasqyrë më të qartë për kohën e rikuperimit.

    Nëse konfirmohet dyshimi për një çarje muskulore, Olmo mund të qëndrojë jashtë fushave për katër deri në pesë javë.

    Kjo do të ishte një goditje e madhe për Flickun, i cili do të humbiste një tjetër alternativë të rëndësishme në një periudhë me ndeshje të shumta dhe kërkuese./Telegrafi/

  • Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, nuk kalon amendamenti për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

    Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, nuk kalon amendamenti për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës, në kuadër të shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

    Amendamenti, i propozuar nga Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Personat e Pagjetur, nuk mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit të Buxhetit, me pesë vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime.

    Kryetari i Komisionit, Enver Haliti, tha se amendamenti synon të sigurojë mjete financiare për pajisjet dhe protezat për invalidët e luftës.

    “Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksualetë Luftës dhe për Persona të Pagjetur në nenin 6 të projektligjit ka bërë që ka të bëjë me nenin 32 të ligjit bazik të paragrafit 2, neni 32a, në fund të tekstit shtohet teksti si në vijim. Të shtohet edhe 1 milion euro për pajisjet, protezat dhe mjetet tjera mjekësore për invalidët e luftës”, tha ai.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se kjo çështje tashmë është e rregulluar institucionalisht përmes një udhëzimi administrativ të miratuar në mars të vitit 2024, i cili mundëson mbulimin e shpenzimeve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

    “Në lidhje me këtë çështje, tashmë ka rregullim institucional, pra që prej marsit të vitit 2024 është miratuar udhëzimi administrativ, i cili e mbulon këtë këst përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Pra, është miratuar udhëzimi nga Ministria e Shëndetësisë, kështu që kjo çështje tashmë ka zgjidhje, nuk e shoh që është e nevojshme të bëhet një amandament i tillë”, tha ai.

    Haliti bëri të ditur se, sipas informatave të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, përmes vendimeve të vitit 2024 është mundësuar mbulimi financiar për ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës dhe invalidët civilë të luftës.

    “Unë kam marrë një informatë nga Ministria e Shëndetësisë ku na kanë njoftuar që me vendim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në vitin 2024 janë nxjerrë dy vendime të veçanta që kanë të bëjnë me personat me status të invalidit të luftës, UÇK-së, dhe me personat me status të invalidit civil të luftës, ku përmes këtyre vendimeve është përcaktuar edhe mundësia e mbulimit financiar për ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezës sipas kërkesave individuale të aplikuesve, duke respektuar rregullat dhe procedurat e legjislacionit në fuqi.

    Sipas raporteve të trajtimit dhe rimbursimit, deri më tani nga këto vendime kanë përfituar 103 persona. Do të thotë, janë 58 invalidë të luftës, UÇK-së, dhe 45 invalidë të civilë të luftës. Çka do të thotë që të gjitha kërkesat që kanë ardhur në për mbulimin e shpenzimeve të gjitha rastet 100% janë zgjidhur dhe janë ofruar me përjashtim të një rasti që është në shqyrtim e sipër. Përndryshe, të gjitha kërkesat janë mbuluar dhe kanë marrë zgjidhje”, tha ai.

    Megjithatë, nënkryetari në këtë komision nga PDK, Mergim Lushtaku, mbështeti amendamentin, duke thënë se vazhdimisht ka ankesa nga invalidët e luftës për mbulimin e shpenzimeve të protezave.

    “Ky amendament besoj që është i qëlluar. Për vetë faktin, kemi qytetarë kemi këtë rast edhe invalidë të luftës, veteranë të luftës, që na paraqiten vazhdimisht, edhe kanë ankesa në këtë pjesë të pjesës së protezave. Nuk është e vërtetë që janë të mbuluar me të gjitha domethënë financimet për për proteza. Prandaj, besoj është e bazuar edhe kërkesa e komisionit në këtë drejtim dhe mbështetjen time e ka në këtë drejtim. Nuk është shumë e madhe që besoj që ndikon në në buxhet edhe besoj që kjo kategori duhet edhe duhet vlerësohet më shumë në mbështetjen edhe të buxhetit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Edhe deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e konsideroi të nevojshëm amendamentin.

    “Është amandament i qëlluar. Është një realitet i dhimbshëm nëpër çka kanë kaluar invalidët e luftës, njerëz të cilët ndërrimin e protezave shpesh herë e kanë bërë përmes miqve, shokëve në diasporë, të cilët ju kanë ndihmuar vazhdimisht duke u përkujdesur për shëndetin e tyre, kanë qenë kategoria që kanë qenë anash komplet nga institucionet e vendit” tha ajo.

    Ndërsa deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme përmes buxhetit të rregullt të Klinikës së Ortopedisë në QKUK.

    “Unë këtë amendament e përkrah. Mendoj që diskutimi për këtë çështje tregon dështimin tonë si shoqëri dhe si institucione për me e adresuar një herë e përgjithmonë këtë çështje. Qeveri pas qeverie kemi dështuar që ta institucionalizojmë kujdesin për këta njerëz. Në kohën e pandemisë kemi ndarë plot atëherë kur kemi qenë në qeveri ne kemi ndarë plot mbështetje për grupe të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe për organizatat e dala nga lufta. Atëherë, në vitin 2020, kemi bërë një marrëveshje të shkruar me Organizatën e Veteranëve të Luftës, që kjo çështje të institucionalizohet, të bëhet pjesë e buxhetit të rregullt në klinikën e ortopedisë në QKUK, ata të evidentojnë të gjitha rastet që kanë nevojë për proteza, cilat mund t’i kryejnë vetë, dhe cilat duhet t’i dërgojnë jashtë për trajtim, dhe të futet si pjesë e buxhetit të rregullt të QKUK-së dhe të klinikës së ortopedisë, që të mos ketë nevojë as për amandamente shtesë në komision, as për vendime ekzekutive të qeverisë ose të ministrit të Shëndetësisë.

    Unë mendoj që kjo është qasje që një herë e përgjithmonë duhet me e adresuar këtë çështje. Unë e përgëzoj ministrin që e ka marrë një vendim në vitin 2024, por nuk është zgjidhje përfundimtare. Nuk mund t’i lëmë këta njerëz nën mëshirën, si me thënë, të vendimeve ekzekutive të qeverisë e të ministrave, ose të amandamenteve në komision. Unë besoj që me buxhetin e vitit 2027, kur të vjen, ta adresojmë ne. Nëse qeveria nuk e sjell të tillë, ta adresojmë ne dhe ta zgjidhim një herë e përgjithmonë atë çështje. Pra, protezat të bëhen pjesë e buxhetit të rregullt të klinikës së ortopedisë, jo të fondit për sigurime shëndetësore, se nuk ka nevojë të shkojnë aty”, tha Hoti.

    Gjatë shqyrtimit të projektligjit, anëtarët e Komisionit diskutuan edhe për nenin 5, i cili lidhet me mundësinë e pagesës së kompensimeve retroaktive, përfshirë ato që burojnë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, kërkoi sqarime lidhur me formulimin “Qeveria mund të miratojë pagesën e kompensimeve retroaktive.

    “Po më interesonte neni 5, se kemi pasur diskutime edhe në mbledhjet e kaluara të legjislaturës së kaluar. Që realisht është dashur me pasur një kompensim të përvojës së punës dhe gjykata kushtetuese vetëm pse e ka marrë vendimin për atëherë nuk ishte në planifikim. Tash, ju me këto po mundoheni me i vendos në planifikim. Por përveç kësaj, po më interesonte fjala te fjala te rreshti i parë me propozim të ministrit të financave, “qeveria mund të miratojë pagesën e kompensimeve retroaktiv”. Domethënë, pse fjala “mund” kur besoj që deri sot është nen i ligjit duhet të jetë, duhet të miratojë. Po sigurisht, ndoshta kjo është çështje e fjalive, por besoj që është e rëndësishme edhe teknikisht e përmirësuar”, tha deputeti Lushtaku.

    Ministri Murati tha se formulimi synon të krijojë bazën ligjore për realizimin e pagesave, duke mundësuar njëkohësisht që ato të bëhen në përputhje me qëllimin e përcaktuar dhe pa tejkalime buxhetore.

    “Kjo është çështje më shumë juridike, do të thosha, sesa financiare. Është gjuhë që përdoret zakonisht, nëpër ligje të tilla, ideja është pra që të krijohet mundësia dhe baza ligjore. Dhe me këtë rast, kjo fjali e krijon bazën ligjore, pra për t’u bërë ky kompensim retroaktiv. Ndërkaq, tek fjala “duhet”, zakonisht nuk hezitojnë edhe juristët, pra që të shtojnë fjalë të tilla obligative marrë parasysh që shpesh herë mund të ketë edhe nuanca në pjesën e mbetur të fjalisë.

    Edhe nëse ka një gabim, pastaj ai bëhet obligim, pavarësisht nëse është, nëse ka qenë qëllimi i tillë apo jo. Prandaj, çdo herë është fjala “mund” që përgjatë rrugës, pra nëse shihet se mund të, le të themi, përshtatet dhe të mos ketë tejkalime buxhetore apo të mos ketë tejkalime të asaj që është paraparë qëllimi fillestar, pra që është kompensimi sipas gjykimit të gjykatës kushtetuese, kjo veçse e krijon bazën ligjore. Pra, është më se e mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai.

    Në anën tjetër, Hoti argumentoi se, kur bëhet fjalë për zbatimin e një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, pagesa nuk duhet të mbetet në diskrecionin e ekzekutivit.

    “Besoj që në rastin konkret të fjali- fjalia duhet të jetë: “Duhet” ose “Qeveria ndan mjete për pagesën e tjera tjera”. Jo “mund”. Sepse tash, duke qenë se është akt gjykimi i gjykatës kushtetuese, nuk është më diskrecion. Unë e kuptoj gjuhën afirmative si shkruhen nenet, por në rastin konkret është obligim për ekzekutivin për zbatimin e këtij akt gjykimi. Pra, ose bëjmë “duhet” ose themi “Qeveria ndan mjete për pagesën e tjera tjera”, tha Hoti.

    Përfaqësuesja e Zyrës Ligjore të Kuvendit tha se formulimi mund të rishikohet, duke propozuar që fjala “mund” të hiqet dhe dispozita të përcaktojë se Qeveria miraton pagesën e kompensimit retroaktiv.

  • Zvicra ka mungesë mjekësh, por universitetet refuzojnë qindra studentë që duan të studiojnë mjekësi

    Zvicra ka mungesë mjekësh, por universitetet refuzojnë qindra studentë që duan të studiojnë mjekësi

    Zvicra po përballet me një mungesë serioze të mjekëve, veçanërisht në kujdesin shëndetësor parësor. Megjithatë, pavarësisht nevojës në rritje për profesionistë shëndetësorë, universitetet zvicerane vazhdojnë të refuzojnë çdo vit qindra studentë që dëshirojnë të studiojnë mjekësi

    Sipas një raportimi të World Radio Switzerland, të publikuar më 19 tetor 2026, sistemi i arsimit të lartë në Zvicër po përballet me një paradoks: ndërsa vendi ka nevojë për më shumë mjekë, kriteret e rrepta të përzgjedhjes universitare po kufizojnë numrin e studentëve që mund të vazhdojnë studimet në këtë fushë.

    Një nga shembujt është Universiteti i Lozanës, ku procesi i përzgjedhjes gjatë vitit të parë të studimeve është veçanërisht kërkues. Si pasojë, shumë studentë detyrohen ta përsërisin vitin akademik, ndërsa të tjerë heqin dorë plotësisht nga studimet në mjekësi.

    Studentët që janë të vendosur të ndjekin këtë profesion shpesh zgjedhin të largohen nga Zvicra dhe të studiojnë në universitete jashtë vendit.

    Zvicra gjithnjë e më e varur nga mjekët e huaj

    Kjo situatë po e shton varësinë e sistemit shëndetësor zviceran nga mjekët që kanë përfunduar shkollimin dhe specializimin në vendet fqinje, transemton Telegrafi.

    Në vend që të përgatisë një numër më të madh profesionistësh brenda vendit, Zvicra vazhdon të mbështetet në personelin mjekësor të kualifikuar jashtë kufijve të saj.

    Problemi është veçanërisht shqetësues në sektorin e kujdesit parësor, ku nevoja për mjekë të përgjithshëm po bëhet gjithnjë e më e madhe.

    Nevoja për ndryshime në sistemin e arsimit mjekësor

    Mospërputhja ndërmjet kërkesës për mjekë dhe mundësive për studime ngre pyetje për kapacitetet e universiteteve dhe mënyrën e përzgjedhjes së studentëve.

    Zgjerimi i mundësive për studime në mjekësi mund të jetë një nga rrugët për të përballuar mungesën e profesionistëve shëndetësorë në të ardhmen.

    Situata tregon sfidën me të cilën përballet Zvicra: të sigurojë një numër të mjaftueshëm mjekësh për popullsinë, duke ruajtur njëkohësisht standardet e larta të arsimit dhe të kujdesit shëndetësor./Telegrafi/

  • Switzerland Has a Lack of Doctors, but University Turns Down Hundreds of Students Who Want to Study Medicine

    Switzerland is facing a serious lack of doctors, especially in primary health care. However, despite the growing need for health professionals, Swiss universities continue to reject hundreds of students who want to study medicine every year

    According to a report World Radio Switzerland, published on October 19, 2026, the Swiss higher education system is facing a paradox: while the country needs more doctors, strict university selection criteria are limiting the number of students who can continue their studies in this area.

    One example is the University of Lausanne, where the selection process during the first year of studies is particularly demanding. As a result, many students are forced to repeat the academic year, while others give up their medical studies altogether.

    Students who are determined to pursue this profession often choose to leave Switzerland and study at universities abroad.

    Switzerland increasingly dependent on foreign doctors

    This situation is adding to Swiss health dependence on doctors who have completed schooling and specialisation in neighboring countries, transmit Telegram.

    Instead of preparing a larger number of domestic professionals, Switzerland continues to rely on qualified medical personnel outside its borders.

    The problem is particularly disturbing in the primary care sector, where the need for general doctors is growing.

    The Need for Changes in the Medical Education System

    Incompatibility between request for doctors and study opportunities raises questions about university capacities and student selection.

    Enhancing access to medical studies can be one of the ways to cope with the lack of health professionals in the future.

    The situation shows the challenge facing Switzerland: to provide a sufficient number of doctors for the population, while simultaneously maintaining high standards of education and health care./Telegraphy/

  • Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

    Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

    Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

    Dantella rikthehet këtë vjeshtë-dimër në një version më të guximshëm, ku romantizmi ndërthuret me sensualitetin dhe elegancën moderne. 

    Nga fustanet e tejdukshme dhe fundet elegante, te bluzat e veçanta dhe aksesorët që tërheqin vëmendjen, ky material klasik merr një frymë të re dhe bëhet një nga detajet më të spikatura të modës së sezonit, shkruan living.al.

    E zezë, misterioze apo me ngjyra të ndezura, dantella premton t’i japë çdo veshjeje më shumë karakter, duke krijuar kombinime interesante me pambukun, kadifenë dhe lëkurën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dante comes back strong: The most beautiful models of clothing and accessors

    Dantela returns this autumn-day into a more bold version, where romance is combined with modern sensuality and elegantity. 

    From transparent dresses and elegant skirts to special T – shirts and attention – drawing accessors, this classic material takes a new breath and becomes one of the most remarkable details of the season fashion, writes liveing.al.

    Black, mysterious, or bright – colored, lace promises to give each of its clothing more character, creating interesting combinations of cotton, brocade, and skin.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal