Category: Lajme

  • Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin

    Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin

    Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të destabilizuar Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës.

    Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi se përshkallëzimi i dhunës, me përdorimin e gurëve dhe zjarrit, përbën një fenomen që, sipas tij, lidhet me zhvillimet edhe në vende të tjera evropiane.

    Rama premtoi paketë masash ndihmëse për studentë që i plotësojë kriteret, që nga pagesa e 50 për qind të qirasë e deri te kreditë me interes zero për çiftet e reja. Por nga ana tjetër kreu i qeverisë përsëriti kërcënimin për studentët që ushtruan dhunë ndaj institucionet dhe bankat të cilët siç tha do të shlyejnë çdo dëm të shkaktuar.

    “Ne do të nxjerrim një për një detyrat. Detyrat për ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, ku do na duhet edhe bashkëpunimi me ju. Është një ligj që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë, e hodhëm këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marr frymën prindërve, qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet. Kjo është vetëm njëra anë e medalje, ana tjetër është që të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë”, njoftoi Rama. /euronews.al/

  • Rama sërish i nxori karriget për dialog, protestuesit i thyejnë ato

    Rama sërish i nxori karriget për dialog, protestuesit i thyejnë ato

    Protestuesit kanë vepruar njësoj si ditën e djeshme me karriget e vendosura përballë Kryeministrisë.

    Pasi kryeministri Edi Rama i nxori sërish karriget duke ftuar për dialog këdo që dëshironte, protestuesit kanë hedhur karriget njësoj si dje.

    Protestuesit më pas qëndruan para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. /Telegrafi/

  • ​Dita e Gruas Rurale, Muja: Vetëm 5 për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave

    ​Dita e Gruas Rurale, Muja: Vetëm 5 për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave

    Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është organizuar panair me rastinin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, i organizuar nga EcoKosWomen dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës.

    Në këtë aktivitet u vu në pah roli dhe kontributi i grave rurale në bujqësi, blegtori, prodhimin dhe përpunimin e produkteve ushqimore, si dhe në zhvillimin e bizneseve familjare.

    Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Naser Bajraktari, tha se puna e grave rurale është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, por shpesh nuk vlerësohet sa duhet.

    “Gratë rurale kanë një rol të pazëvendësueshëm, jo vetëm në sektorin e prodhimit të qumështit dhe blegtorisë, por edhe në bujqësi, në përpunimin e produkteve ushqimore, në bizneset familjare dhe në shumë veprimtari të tjera që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.E dimë se puna e tyre shpesh është e vështirë dhe nuk vlerësohet gjithmonë sa duhet. Prandaj, si Shoqatë e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen për gratë rurale, duke promovuar punën e tyre dhe duke krijuar mundësi për fuqizimin dhe zhvillimin e tyre ekonomik”, ka deklaruar Bajraktari.

    Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, tha se 15 për qind e përfituesve në skemat e Ministrisë janë gra, ndërsa si një nga barrierat kryesore përmendi çështjen e pronës.

    “Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, 15 për qind e përfituesve në skemat tona janë gra. Por një nga problemet që ky komunitet ballafaqohet është prona. Siç e dimë, vetëm rreth 5 për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave. Kjo është barriera e parë strukturore, të cilën dëshirojmë ta tejkalojmë, dhe nga viti tjetër ministria e Bujqësisë do te ndërmarr masa afirmative qe e vlerësojnë ketë si sfidën numër një”, ka thënë ai.

    Në anën tjetër, drejtoresha e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, theksoi se gratë fermere janë shtyllë e rëndësishme e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.

    “Gratë fermere janë shtyllë e rëndësishme e bujqësisë, e zhvillimit ekonomik dhe e mirëqenies së shoqërisë sonë. Me punën, përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e tyre, ato kontribuojnë çdo ditë në prodhimin vendor, sigurinë ushqimore, ruajtjen e traditave dhe mirëqenien e familjeve e komuniteteve të tyre. Megjithatë, kontributi i grave në bujqësi duhet të shoqërohet me më shumë mundësi, me më shumë mbështetje konkrete dhe qasje më të lehtë në investime, teknologji moderne dhe tregje” ,tha Rafuna.

    Në panair morën pjesë edhe gra fermere e pronare të bizneseve të vogla, të cilat prezantuan dhe shitën produktet e tyre. Ato folën për sfidat me të cilat përballen gjatë punës së tyre, por edhe për përpjekjet për zhvillimin dhe promovimin e produkteve vendore.

    Ardita Kastrati ka treguar vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

    “Ka vështirësi, ne jemi pak të varur prej kushteve atmosferike, vështirësitë janë në çdo lloj pune qe e bene por ne bujqësi janë me te shpeshta”- tha Kastrati

    Ndërkaq, Njomza Bata tregoi se biznesin e ka nisur vetëm para një viti dhe se përmes panaireve po përpiqet të promovojë produktet e saj dhe ta zhvillojë më tej aktivitetin.

    “Ja kemi nis qetash jemi fillestare, qe një vit jo me shume, është fillimi i biznesit”, tha Bata

    Ndërsa Ganimete Sejdiu, e cila është përfituese e një sere nga Komuna e Podujevës, tha se ka marrë pjesë në panaire dhe trajnime të ndryshme, ndërsa së fundmi ka përfituar edhe një grant që, sipas saj, pritet t’ia lehtësojë punën.

    “Jam përfituese e një sere 3 ari prej komunës së Podujevës, marrë pjesë në panaire te ndryshme dhe trajnime, vështirësia është e bollshme, tash e kam fitu një grand “woman for woman” besoj që ka me ma lehtesu punen”- tha Sejdiu

    Aktiviteti ka vazhduar gjatë tërë ditës në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku gratë rurale po prezantojnë produktet e tyre dhe po promovojnë punën që bëjnë në bujqësi, blegtori dhe përpunimin e produkteve ushqimore. /KP/

  • Rural Woman’s Day, Muja: Only 5 per cent of property in Kosovo is owned by women

    The fair is organised in Pristina on the occasion of the International Rural Woman Day, organised by EcoKosWomen and the Association of Kosovo Milk Producers.

    The role and contribution of rural women to agriculture, livestock, food production and processing products were highlighted, as well as the development of family businesses.

    The chairman of the Kosovo Milky Producers Association, Naser Bajraktari, said the work of rural women is important for economic development, but often is not valued enough.

    rural women have an irreplaceable role, not only in the milk and livestock production sector, but also in agriculture, in food production, in family businesses, and in many other activities that contribute to economic development. We know that their work is often difficult, and it is not always valued enough. Therefore, as Kosovo Milky Producers Association, we are committed to continue supporting rural women, promoting their work and creating opportunities for strengthening and developing their economic development, Bajraktari has declared.

    And Agriculture Minister Amend Muja said 15 percent of the beneficiaries in the Ministry’s schemes are women, while as one of the main barriers mentioned the property issue.

    Based on the Department of Agriculture data, 15 percent of the beneficiaries in our schemes are women. But one of the problems this community faces is property. As we know, only about 5 percent of property in Kosovo is owned by women. This is the first structural barrier we want to overcome, and by next year the Ministry of Agriculture will take affirmative measures that assess this as the number one challenge, he said.

    On the other hand, the director of Agriculture in the Pristina municipality, Life Rafuna, stressed that farmer women are an important pillar of agriculture and economic development.

    Farmer women are an important pillar of agriculture, economic development, and the welfare of our society. With their work, dedication and stability, they contribute daily to local production, food security, the preservation of traditions, and the welfare of their families and communities. However, women’s contribution to agriculture should be accompanied by more opportunities, with more concrete support and easier access to investments, modern technology and markets, Rafuna said.

    The fair also featured farmers and owners of small businesses who introduced and sold their products. They talked about the challenges they face during their work, but also about efforts to develop and promote local products.

    Ardita Kastrati has shown the challenges they face.

    There are difficulties, we are a little dependent on weather conditions, the difficulties are in any kind of work that they did, but the agriculture is more frequent. – Kastrati said.

    Meanwhile, Njomza Bata indicated that business started only a year ago and that through fairs she is trying to promote her products and further develop the activity.

    We’ve started quietly, so one year no more, it’s the beginning of business, Bata said.

    While Ganimete Sejdiu, who is the beneficiary of a series from the Podujevo municipality, said she has participated in various fairs and trainings, while recently also received a grant that, according to her, is expected to facilitate her work.

    I’m the beneficiary of a three-year series from the Podujevo municipality, participate in various fairs and trainings, the difficulty is abundant, now I’ve won a grand business for the woman, I believe it’s easier to work. Sejdiu said.

    The event has continued throughout the day in the Zahir Pajazitı Square, where rural women are presenting their products and promoting the work they do in agriculture, livestock and food processing. / KP/

  • Dardanet avancojnë për dy pozita në renditjen e FIFA-s

    Dardanet avancojnë për dy pozita në renditjen e FIFA-s

    Në renditjen e publikuar të martën, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me renditjen e 16 qershorit, kur ishte në vendin e 85-të. Në prill, Kombëtarja ishte renditur e 81-ta.

    Ky avancim vjen pavarësisht dy humbjeve në ndeshjet e “play-off”-it kualifikues për Kampionatin Botëror, ku Kosova u përball me Austrinë. Pozita e kundërshtarit dhe rezultatet e kombëtareve të tjera kanë ndikuar në ndryshimet e renditjes.

    Edhe Austria, megjithëse i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, ka rënë për dy pozita në ranglistën e FIFA-s.

    Në krye të renditjes botërore vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. 

    Burimi: RTKLive

  • Dardans advance for two positions in FIFA rankings

    In the ranking released Tuesday, Kosovo has noted progress compared to the June 16th ranking, when it was 85th. In April, the National was ranked 81st.

    This advance comes despite two losses in the ‘%play-off/Kypoff contests for the World Championship, where Kosovo faced Austria. The opponent’s position and the results of other nationals have affected changes in the ranking.

    Austria, though winning both matches against Kosovo, has also fallen for two positions in FIFA’s ranking.

    Spain continues to be at the top of the world ranking, followed by the United States and Germany. 

    Source Layer: RTKLive

  • “Do t’i ndjekim këmba-këmbës”, Rama paralajmëron izolimin e protestuesve: Do t’u mbyllim aksesin në aeroporte, hotele, transport e vendet e BE

    “Do t’i ndjekim këmba-këmbës”, Rama paralajmëron izolimin e protestuesve: Do t’u mbyllim aksesin në aeroporte, hotele, transport e vendet e BE

    Në takimin me drejtuesit e bankave, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi një paketë masash ndaj protestuesve të dhunshëm, duke nisur nga kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që shkatërrojnë pronën e të tjerëve, deri te ndalimi i aksesit në aeroporte, hotele dhe mjete transporti.

    Sipas tij qeveria ka nisur bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Europian për t’u kufizuar hyrjen personave të përfshirë në akte dhune.

    Ai paralajmëroi gjithashtu përdorimin e teknologjisë për identifikimin e protestuesve të maskuar.

    “Ata që u turrën me gurë e me zjarr mbi banka, me një skenar djallëzor për të nxitur panik, ndërkohë që në sportelet e bankave nuk kanë asgjë për të marrë, duke shkulur ATM-të për të marrë brenda tyre para. Ndërkohë që ato janë në shërbim të të gjithëve dhe duhet të kthehen një orë e më parë. Ne do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë. Largohuni nga ajo dhunë një orë e më parë. Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna s’ka për të pasur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja, të cilat mund të na shërbejnë, siç na shërbyen në protestën e 2018-ës”, tha Rama.

    Burimi: Dukagjini

  • We’ll follow the leg-leg, Rama warns the protest isolation: We will close access to airports, hotels, transport and EU countries

    At the meeting with bank executives, Albania’s prime minister, Edi Rama, warned a package of measures against violent protesters, ranging from restricting state services for juvenile families that destroy other people’s property, to preventing access to airports, hotels and vehicles.

    According to him, the government has launched co-operation with European Union countries to limit access to persons involved in acts of violence.

    He also warned of the use of technology for identifying masked protesters.

    Those who lashed out at banks with stones and fire, with a diabolic scenario to cause panic, while in bank sports they have nothing to take away, uprooting The ATMs to get inside them before. While they are all in service, they must return an hour and so on. We will extract the package of measures, but by investing rapidly in technology, we will launch anonymously anonymous profiles that promote violence. We’re gonna find out those in the hood, even if they’re wearing a hood, even if they’re all over their faces, that we’re going to follow their feet, besides the eyes of technology. Get away from that violence an hour ago. There will be bills in the family, family will pay. The family of a child who comes and burns another’s property will receive state service. We’ll put violent people in the register, shut down a lot of access to airports, hotels, trains, all means of transportation. And we will co-operate, and we have started working with EU countries to stop accessing those countries as violent people. Violence is not to have place in this country. Dialogue, exchange of ideas, democratic confrontation, sit on the table to find new ways that can serve us, as they served in the 2018 protest, Rama said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Sulm me dron në rajonin e kontestueshëm afrikan të Abyeit, të paktën 153 të vdekur

    Sulm me dron në rajonin e kontestueshëm afrikan të Abyeit, të paktën 153 të vdekur

    Të paktën 153 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dron në një treg, në rajonin e kontestuar të Abyeit, mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut.

    Sulmi goditi një depo karburanti pranë tregut, duke shkaktuar një zjarr të madh që vazhdonte të digjej edhe të martën, raporton CNN.

    Yohanna Akol Ngor, ministri në detyrë i Informacionit në administratën e Abyeit, fajësoi ushtrinë sudaneze për sulmin e së hënës.

    Ai deklaroi se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

    Një zyrtar i lartë ushtarak sudanez konfirmoi se ushtria kishte kryer një sulm me dron, duke pretenduar se objektiv ishin cisternat e karburantit që vinin nga Sudani i Jugut dhe që, sipas tij, ishin të destinuara për Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), një grup paramilitar që është në konflikt me ushtrinë sudaneze.

    Burimi: Dukagjini

  • Momenti që vodhi vëmendjen, Enrique i dha udhëzime taktike Raphinhas gjatë ndeshjes PSG-Barcelona

    Momenti që vodhi vëmendjen, Enrique i dha udhëzime taktike Raphinhas gjatë ndeshjes PSG-Barcelona

    Luis Enrique siguroi një nga momentet më interesante të përballjes së Paris Saint-Germain me Barcelonën në Parc des Princes, pasi u duk sikur i dha Raphinhas disa udhëzime taktike nga vija anësore.

    Trajneri i Paris Saint-Germain dukej se e stërviste me shaka sulmuesin e Barcelonës gjatë ndeshjes së nxehtë, duke e zënë brazilianin në befasi.

    Raphinha nuk mundi të mos shpërthente në të qeshura nga instruksionet e papritura të trajnerit spanjoll.

    Ndërveprimi argëtues ofroi një pushim të shkurtër nga intensiteti i një përplasjeje evropiane me rreziqe të larta.

    Pamjet e shkëmbimit të fjalëve janë bërë virale në rrjetet sociale, me fansat që po shijojnë momentin e hareshëm mes të dyve. /Telegrafi/