Category: Lajme

  • Pas më shumë se një jave me rrjedhje të kanalizimit në Rrugën B, Komuna e Prishtinës nis punimet për sanim

    Pas më shumë se një jave me rrjedhje të kanalizimit në Rrugën B, Komuna e Prishtinës nis punimet për sanim

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë nisur punimet për sanimin e rrjetit të kanalizimit në Rrugën B, pas shqetësimeve të qytetarëve për rrjedhjet dhe erën e rëndë që është përhapur në këtë pjesë të kryeqytetit.

    Përmes një postimi në Facebook, komuna ka bërë të ditur se ekipet e saj, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, janë duke punuar në terren për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e funksionimit të rrjetit.

    “Kanë nisur punimet për sanimin e kanalizimit në rrugën B! Ekipet e Kryeqytetit, në bashkëpunim me KRU ‘Prishtina’, po punojnë në terren për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e funksionimit të rrjetit”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Problemi në këtë pjesë të Rrugës B kishte vazhduar për më shumë se një javë, ndërsa rrjedhjet e kanalizimit kishin shkaktuar erë të rëndë dhe shqetësim te qytetarët që frekuentojnë zonën.

    Qytetarët kishin ngritur shqetësime edhe për përsëritjen e problemit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e tij.

    Njoftimi i komunës vjen pas publikimit të raportimit për gjendjen në këtë pjesë të kryeqytetit. Megjithatë, komuna nuk ka bërë të ditur se kur pritet të përfundojnë punimet dhe nëse do të ndërmerren masa për të parandaluar përsëritjen e problemit. /Telegrafi/

  • After more than a week of sewer leaks on B Street, Pristina municipality starts works for sanim

    After more than a week of sewer leaks on B Street, Pristina municipality starts works for sanim

    The Pristina municipality has announced that they have started working on a channeling network on B Street, following citizens’ concerns about the flow and severe wind spreading to this part of the capital.

    Through a Facebook post, the municipality has announced that its teams, in co-operation with the Regional Water Company, are working on the ground to resolve the problem and restore the operation of the network.

    They’ve started work for channeling on B Street! Capital teams, in co-operation with KRU Pristina, are working on the ground to solve the problem and restore the operation of the network, the municipality’s announcement says.

    The problem in this section of B Street had continued for more than a week, while sewer leaks had caused severe wind and concern among citizens who frequent the area.

    Citizens had also raised concerns about repeating the problem, calling for intervention by institutions responsible for its solution.

    The municipality’s announcement comes after reporting on the situation in this part of the capital. However, the municipality has not indicated when the work is expected to be completed and whether measures will be taken to prevent repeating the problem. /Telegraph/

  • Jose Mourinho mbetet i mahnitur nga ajo që Bellingham bën çdo ditë te Real Madridi

    Jose Mourinho mbetet i mahnitur nga ajo që Bellingham bën çdo ditë te Real Madridi

    Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur nga qëndrimi dhe etika e punës së Jude Bellinghamit në qendrën stërvitore të Real Madridit.

    Trajneri portugez është rikthyer për një aventurë të dytë te Los Blancos gjatë verës dhe është përballur me sfidën e menaxhimit të disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Kylian Mbappen, Vinicius Juniorin dhe Bellinghamin.

    Megjithatë, sipas raportimeve, ajo që e ka impresionuar veçanërisht Mourinhon është përkushtimi i mesfushorit anglez në stërvitje.

    Sipas Marcos Benitos nga emisioni El Chiringuito, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit po tregon një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, duke kaluar rregullisht deri në tetë orë në ditë në kompleksin stërvitor të klubit në Valdebebas.

    Mourinho thuhet se ka mbetur i habitur nga përkushtimi i Bellinghamit, i cili shpesh është lojtari i fundit që largohet nga qendra stërvitore, pasi qëndron më gjatë se bashkëlojtarët e tij.

    Edhe futbollistët e tjerë të Real Madridit janë mahnitur nga dedikimi i 23-vjeçarit, ndërsa shembulli i tij konsiderohet se ka ndikim pozitiv në të gjithë grupin.

    Bellingham pati një sezon të vështirë vitin e kaluar, kur luajti edhe përkundër dhimbjeve fizike. Megjithatë, ai është rikthyer në formë, duke regjistruar shtatë kontribute në gola në 11 paraqitje.

    Paraqitjet dhe rëndësia e tij për skuadrën pritet të shpërblehen me një kontratë të re, me kushte të përmirësuara, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2031.

    Zgjatja e kontratës pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke e lidhur Bellinghamin me kampionët 15-herë të Evropës deri në moshën 28-vjeçare./Telegrafi/

  • Kaos në Francë, vendoset shtetrrethimi – SHBA paralajmëron qytetarët për këto qytete

    Kaos në Francë, vendoset shtetrrethimi – SHBA paralajmëron qytetarët për këto qytete

    Kaos në Francë, vendoset shtetrrethimi – SHBA paralajmëron qytetarët për këto qytete

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Francë i ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të shmangin vendet ku po zhvillohen protesta të dhunshme në atë vend, pasi trazirat, plaçkitjet dhe përdorimi i gazit lotsjellës çuan në futjen e orës policore në disa qytete, raportoi sot Fox News.

    Paralajmërimi pasoi protestat e 17 tetorit, të cilat u shndërruan në të dhunshme në disa qytete franceze, përfshirë Parisin, Lionin dhe Lilin. Ambasada amerikane deklaroi se kufizime të pjesshme të lëvizjes janë futur në disa qytete, me mundësinë e futjes së masave shtesë, si dhe se protestat sporadike mund të vazhdojnë.

    Në Paris, autoritetet vendosën një shtetrrethim gjatë natës në disa pjesë të qytetit, duke përfshirë zonat përreth Place de la République dhe lagjes tregtare Le Al. Gjatë konfliktit, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa djegia e automjeteve dhe zjarret në rrugë e bënë situatën edhe më të vështirë.

    Turistët që vizitojnë kryeqytetin francez këshillohen të shmangin vendet ku mbahen shpesh protesta, duke përfshirë Place de la République, Place de la Bastille dhe Place de la Nation, si dhe Boulevard Voltaire.

    Dhuna preku edhe pjesë të tjera të Francë. Në Lyon, gjatë demonstratave, zyra turistike në Place Belcourt u dogj, ndërsa në Limoges, një zjarr shpërtheu në ndërtesën historike të bashkisë. Kryetari i bashkisë së Bordeaux tha se deri në 100 dyqane u plaçkitën gjatë demonstratave.

    Pavarësisht trazirave, trafiku ajror për në dhe nga Parisi po zhvillohet kryesisht rregullisht, sipas Fox News. Megjithatë, udhëtarëve u këshillohet të kontrollojnë ndryshimet e mundshme në funksionimin e metrosë dhe formave të tjera të transportit publik, të konfirmojnë orarin e fluturimeve direkt me linjat ajrore dhe të planifikojnë kohë shtesë për mbërritjen në aeroport.  Ambasada gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe njoftimet zyrtare në lidhje me situatën e sigurisë dhe kufizimet e mundshme në lëvizje.

    Të martën, disa vende evropiane dhe aziatike i paralajmëruan qytetarët e tyre që jetojnë në Francë ose planifikojnë të udhëtojnë në Francë të jenë vigjilentë për mundësinë e trazirave dhe demonstratave të dhunshme të mëtejshme, duke rekomanduar që të shmangin tubimet protestuese dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

    Sipas France24, Ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi se trazirat e reja nuk mund të përjashtohen në ditët në vijim dhe u bëri thirrje qytetarëve gjermanë të ndjekin udhëzimet e policisë.

    Italia u kërkoi qytetarëve të saj të regjistrojnë qëndrimin e tyre në Francë përmes një faqeje interneti ose aplikacioni për ta bërë më të lehtë gjetjen e tyre në rast nevoje, ndërsa Republika Çeke u rekomandoi qytetarëve të saj të shmangin demonstratat, marshimet protestuese dhe tubimet publike.

    Paralajmërime të ngjashme u lëshuan nga Polonia dhe Holanda, të cilat i këshilluan udhëtarët të shmangin zonat ku po zhvillohen protesta.

    Danimarka, Suedia, Finlanda dhe Norvegjia gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve të tyre të shmangin demonstratat dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

    Vendet aziatike kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës dhe misionet diplomatike të vendit në Francë u bënë thirrje qytetarëve kinezë të jenë të kujdesshëm, të marrin masa shtesë sigurie dhe të shmangin zonat ku po zhvillohen protesta, raportuan mediat shtetërore kineze.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Malajzisë tha se po monitoronte situatën dhe tha se udhëtimi për në Francë nuk ishte i kufizuar, por i këshilloi qytetarët të merrnin në konsideratë shtyrjen e udhëtimeve jo thelbësore derisa situata të përmirësohet.

    Vala e protestave masive në Francë filloi në mesin e shtatorit si një grevë dhe rebelim lokal nga nxënësit dhe mësuesit në një shkollë të mesme në një periferi më të varfër të Parisit, dhe shkaku ishin kushtet e këqija në arsim, mungesa kronike e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe ndërtesat shkollore të lëna pas dore. Protestat janë përhapur në shkollat ​​e mesme dhe kolegjet në të gjithë vendin, dhe janë pasuar nga bllokada masive dhe përplasje me policinë, shkruan euronews.al.

    Demonstratave iu bashkuan sindikatat, prindërit dhe aktivistët e ish-lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, dhe kërkesat fillestare për reformën në arsim u shoqëruan nga protesta masive në rrugë për shkak të kostos së lartë të jetesës, rritjes së çmimeve të karburantit dhe masave shtrënguese të qeverisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Studentët në takim: Jemi të gatshëm për protesta, provimi i Jurisprudencës 100% shqip

    Studentët në takim: Jemi të gatshëm për protesta, provimi i Jurisprudencës 100% shqip

    Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Nënë Tereza” sot kanë mbajtur takim informues pas mosdakordimit për çështjen e Jurisprudencës dhe provimeve tjera të mbahen në gjuhën shqipe.

    Përfaqësuesi i UNT-së Besar Sejdi, tha se studentët janë të mendimit se nuk ka nevojë të shkelet ligji, ndërsa shtoi se janë të gatshëm për protesta.

    “Disponimi te studentët është që nuk ka nevojë të shkelet ligji. Provimi i Jurisprudencës garantohet me ligj dhe kushtetutë, duhet të bëhet 100% në gjuhën shqipe. Nuk ka nevojë të shkohet me përqindje”.

    “Jam i gatshëm për protestë, kurdo herë që ministri na e refuzon kërkesën tonë që provimi i Jurisprudencës të jetë 100% shqip”, tha studenti Besar Sejdi.

    Ndryshe, në takimin e mbajtur me ministrin e Drejtësisë Jeton Shasivari, ditën e hënë, studentët u ndanë të pakënaqur pasi ministri ua prezantoi zgjidhjen ligjore për çështjen e Jurisprudencës, i cili parasheh që provimi të mbahet në gjuhën shqipe, ndërsa praktika në atë maqedonase./Telegrafi/

  • “Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

    “Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

    Pedagogët dhe studentët kanë nisur që të mblidhen para Universitetet Politeknik që më pas të nisin marshimin paqësor, në mbështetje të protestave studentore.

    Ditën e sotme, studentët kanë shpalosur në Universitet një banderolë të madhe, në të cilën shkruhet:

    “Rroftë rinia e lirë. Sot vendosim ne”. /Tch/

    – YouTube www.youtube.com

  • Today we decide, students share banners at Polytechnic University: Long live Free Youth

    Pedagogs and students have started gathering before the Polytechnic Universities to start the peaceful march in support of student protests.

    Today, students have opened a large banner in college, where they read:

    Long live free youth. Today we decide. /Tch/

    YouTube www.youtube.com

  • Golden Eagle sjell një tjetër arsye për ta zgjedhur

    Golden Eagle sjell një tjetër arsye për ta zgjedhur

    E njihni Golden Eagle, por këtë version ende jo!

    Brendi i njohur i pijeve energjike sapo ka prezantuar LOW CALORIE, risinë më të fundit që sjell një alternativë me më pak kalori për të gjithë ata që duan ta shijojnë pijen e tyre të preferuar.

    Me një prani të suksesshme në treg, kompania vazhdon të zgjerojë gamën e produkteve, duke iu përshtatur preferencave të konsumatorëve. Varianti i ri është menduar për ata që dëshirojnë t’i kushtojnë më shumë vëmendje konsumit të kalorive, duke pasur një mundësi tjetër zgjedhjeje krahas produkteve ekzistuese.

    Kanaçja e re vjen me një dizajn modern, ku shqiponja karakteristike e kuqe ruan identitetin e njohur të brendit. Ky lansim shënon një tjetër hap në zhvillimin e kompanisë, e cila vazhdon të sjellë risi dhe të pasurojë ofertën e saj në treg.

    Më pak kalori, më shumë zgjedhje. Provoje risinë nga Golden Eagle!

  • Golden Eagle brings another reason to choose

    You know him. Golden EagleBut this version is not yet!

    The well-known brand of energy drinks he just introduced HAW CALORIE, the most recent innovation that brings a less – calories alternative to all who want to enjoy their favorite drink.

    With a successful presence on the market, the company continues to expand the range of products, adapting to consumer preferences. The new version is thought of by those who wish to pay more attention to calories, with another choice than existing products.

    The new canning comes with a modern design, where the characteristic red eagle preserves its known inside identity. This launch marks another step in the development of the company, which continues to bring innovation and enrich its market bid.

    Less calories, more choices. Try Golden Eagle’s innovation!

  • “Dhunën nuk e bëjnë studentët – Rama: Persona me maska duan të na imponojnë me gur dhe zjarr

    “Dhunën nuk e bëjnë studentët – Rama: Persona me maska duan të na imponojnë me gur dhe zjarr

    “Dhunën nuk e bëjnë studentët – Rama: Persona me maska duan të na imponojnë me gur dhe zjarr

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, teksa edhe bankat kanë rënë pre e sulmeve gjatë protestave të dhunshme.

    Në fjalën e tij, Rama deklaroi se dhunën në protesta nuk e bëjnë studentët.

    Kreu i qeverisë deklaroi se persona me maska duan të imponojnë me gur dhe zjarr, dhe përballen me Policinë e Shtetit, shkruan abcnews.al.

    “Këta elementë, nuk janë studentët, nuk kanë pjesa e shoqërisë që kanë të drejtë të protestojnë, ajo pjesë nuk është as nxitëse dhe as mbështetëse e dhunës. Ka njerëz, si pedagogët e universitetit, një pjesë shumë e vogël, që i bëjnë jehonë, i japin mbështetje dhe nuk bëjnë asgjë për t’u distancuar nga dhuna. Sot, jetojmë në një botë paralele njerëzish, të cilët duan të na imponojë me gur, zjarr, kërcënime, sharje atë botën e tij, në një perimetër të qendrës së Tiranës, ku shfaqen njerëz të maskuar dhe përballen me Policinë e Shtetit. Jashtë këtij perimetri, ka një Shqipëria që ka halle, probleme dhe me të drejtë të kërkojë që gjërat të shkojnë më mirë”, theksoi ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali