Category: Lajme

  • Dështon mbledhja e Komisionit për Komunitete dhe Kthim, shkak mungesa e kuorumit

    Dështon mbledhja e Komisionit për Komunitete dhe Kthim, shkak mungesa e kuorumit

    Dështon mbledhja e Komisionit për Komunitete dhe Kthim, shkak mungesa e kuorumit

    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit.

    Si pasojë, komisioni nuk ka mundur të vazhdojë me shqyrtimin e pikave të parapara në rendin e ditës.

    Kryetari i këtij komisioni, Fahrush Rexhepi, në një prononcim për Ekonomia Online u shpreh se anëtarët e kanë marrë me kohë ftesën, mirëpo shtoi se edhe moskompletimi i anëtarëve nga Lista Serbe e bën më të vështirë situatën.

    “Nuk e di, do të thotë, prej anëtarëve të komisionit të cilët kanë pranuar ftesat me kohë për mbledhjen e komisionit për të drejtat e komuniteteve.Nuk kemi marrë ndonjë arsyetim, përveç se mungojnë. Komisioni, si Komision për Komunitete, ka pak a shumë vështirësi për të funksionuar me faktin se ende komisioni nuk është kompletuar. Mungojnë katër anëtarë të komunitetit serb, të cilët, do të thotë, ende nuk i kanë kaluar procedurat në seancë parlamentare”, tha ai.

    “Dhe gjithherë në start kemi katër anëtarë të komisionit në mungesë. Pastaj, nëse mungon ndonjë tjetër, sigurisht se, do të thotë, kuorumi bie. Domethënë, nuk kemi kuorum, edhe për shkak të mos-ekzistencës së kuorumit, natyrisht mbledhja nuk mund të vazhdojë. Ndonjëherë disa anëtarë të komisionit mungojnë ndoshta edhe me arsye, ose mund të mungojnë vetëm në fillim e pastaj i bashkëngjiten mbledhjes, për shkak se janë anëtarë edhe të komisioneve të tjera dhe ka mundësi që mbledhjet nëpër komisione ku janë ata, të zgjasin më tepër sesa është parashikuar. Po, problemi nuk është me ata që janë këtu, se ata zakonisht ndërkohë bashkëngjiten, por problemi është për ata anëtarë të komisionit të cilët nuk janë prezent fare”, tha Rexhepi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti takon shefin e Zyrës së BE-së, të EULEX-it dhe ambasadorë

    Kurti takon shefin e Zyrës së BE-së, të EULEX-it dhe ambasadorë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

    Kryeministri Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.

    Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u ri-konfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

    Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

    Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, është dënuar nga gjykata me 10 vjet burgim.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës, dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

    Ai akuzohet edhe për plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

    Burimi: RTKLive

  • Dyshohet se goditi një grua në Pejë, policia jep detaje

    Dyshohet se goditi një grua në Pejë, policia jep detaje

    Dy persona (një burrë dhe një grua) janë shoqëruar në polici pas pranimit të një video-incizimit ku shihet burri duke sulmuar fizikisht një grua.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezi.

    Sipas tij, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

    “Sot me datë 21.10.2026, pas pranimit të një video-incizimi, në të cilin shfaqen pamje që tregojnë ushtrimin e dhunës ndaj një femre, njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Gjatë këtyre veprimeve janë identifikuar personat e përfshirë në rast, një burr dhe një grua, të cilët janë shoqëruar në polici. Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezi.

    Lidhur me rastin edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se prokuroria ka qenë në dijeni për videon dhe se ka autorizuar policinë të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    “E kemi pranuar më herët këtë video. Pasi e kemi pranuar, menjëherë prokurorja kujdestare ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve”, ka deklaruar Nikçi.

    Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë për të marrë më shumë informacione dhe është në pritje të një përgjigje.

    Pamjet tregojnë një burrë dhe një grua të ulur në një ulëse në shëtitoren pranë lumit, ku burri shihet duke e goditur gruan.

    Për rastin pritet të zhvillohen veprimet e mëtejshme nga organet kompetente, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/


  • Dënohet me 10 vjet burgim Millorad Gjokoviqi për krime lufte në rajonin e Pejës

    Dënohet me 10 vjet burgim Millorad Gjokoviqi për krime lufte në rajonin e Pejës

    Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është shpallur aktgjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në rajonin e Pejës.

    Gjykata e ka dënuar Gjokoviqin me 10 vjet burgim.

    Lajmi në përditësim…

  • Protestat në Tiranë “janë dhunë e orkestruar”, Rama i lidh me lëvizjen anarko-komuniste

    Protestat në Tiranë “janë dhunë e orkestruar”, Rama i lidh me lëvizjen anarko-komuniste

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar lëvizjen “Antifa” për nxitjen e dhunës gjatë protestave të fundit në Tiranë, thënë se pas akteve të dhunshme qëndrojnë forca të huaja që synojnë destabilizimin e Evropës.

    Në një takim me drejtuesit e sistemit bankar, të mbajtur pas dëmtimit të 38 degëve bankare dhe 42 bankomateve në Tiranë, Rama deklaroi se qeveria nuk do të bëjë lëshime përballë protestuesve të dhunshëm.

    Sipas tij, ngjarjet në Tiranë janë pjesë e një fenomeni më të gjerë që po shfaqet edhe në kryeqytete të tjera evropiane, të cilin ai e cilësoi si lëvizje “marksiste neokomuniste”.

    “Kjo është një dhunë e orkestruar, e lidhur me elementë të jashtëm. Po ndodh edhe në kryeqytete të tjera të Evropës përmes një lëvizjeje marksiste neokomuniste që quhet ‘Antifa’”, deklaroi Rama.

    Ai shtoi se në protestat e dhunshme janë përfshirë të rinj të ekstremizuar, të cilët, sipas tij, po përdoren nga forca që synojnë destabilizimin e Evropës. Rama gjithashtu foli për përfshirjen e elementëve kriminalë dhe mbështetjen e mundshme nga krimi i organizuar.

    Megjithatë, kryeministri bëri dallim mes protestuesve të dhunshëm dhe studentëve, duke thënë se këta të fundit nuk janë nxitës apo mbështetës të dhunës.

    “Vajza dhe djem të ekstremizuar që bëjnë thirrje si në kohën e mesjetës për të burgosur e syrgjynosur këdo që sipas tyre përfaqëson të keqen dhe nga ana tjetër është komponenti i kriminalitetit. Kriminaliteti i vogël i lagjeve mblidhet me sponsorizimin e krimit të organizuar. Pastaj ato kanë një mbështetje nga forca të huaja që kanë synim destabilizimin e Evropës. Këta elementë nuk janë studentë. Ajo pjesë nuk është nxitëse e mbështetëse e dhunës”, tha Rama.

    Kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar më herët për atë që e cilëson si kërcënim nga rrjetet ndërkombëtare të ekstremit të majtë, ndërsa administrata amerikane ka shtuar vëmendjen ndaj grupeve të lidhura me lëvizjen “Antifa”.

    Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shpallur para një viti lëvizjen “Antifa” organizatë terroriste vendore, duke e akuzuar për organizimin e akteve të dhunës, sulmeve ndaj forcave të rendit dhe përpjekjeve për të penguar zbatimin e ligjeve në Shtetet e Bashkuara.

    Në urdhrin ekzekutiv, Trump e përshkruan Antifën si një lëvizje militante dhe anarkiste, që sipas tij synon rrëzimin e qeverisë amerikane, kundërshtimin e autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe përmbysjen e sistemit ligjor.

    Sipas dokumentit, kjo lëvizje përdor mjete të paligjshme për të organizuar dhe zbatuar një fushatë dhune në shkallë vendi. Mes veprimeve të përmendura janë përplasjet e armatosura me policinë, trazirat e organizuara, sulmet ndaj agjentëve të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe zyrtarëve të tjerë të zbatimit të ligjit, si dhe publikimi i të dhënave personale të figurave politike dhe aktivistëve për t’i ekspozuar ndaj kërcënimeve.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Protests in Tirana are orchestrated violence, Rama connects with the anarcho-communist movement

    Albania’s prime minister, Edi Rama, has accused the movement of promoting violence during recent protests in Tirana, said that foreign forces are behind violent acts aimed at destabilizing Europe.

    At a meeting with the management of the banking system, held after the damage to 38 bank branches and 42 ATMs in Tirana, Rama said the government would not make concessions in the face of violent protesters.

    According to him, events in Tirana are part of a wider phenomenon that is also emerging in other European capitals, which he described as the neo-communist Marxist movement.

    This is an orchestrated violence connected to external elements. It’s also happening in other European capitals through a neo-communist Marxist movement called Antifa, Rama said.

    He added that violent protests include extreme young people who, according to him, are being used by forces aimed at destabilizing Europe. Rama also spoke of involvement of criminal elements and possible support from organised crime.

    However, the prime minister contrasted violent protesters and students, saying they are not promoters or supporters of violence.

    Terrified girls and boys who are calling back as in the Middle Ages to imprison and exile anyone they think represents evil and on the other hand is the component of criminality. The small crime of neighbourhoods meets with sponsorship of organised crime. Then they have support from foreign forces aimed at destabilizing Europe. These elements are not students. That part is not a promotion and supporter of violence, Rama said.

    We remember that US Secretary of State Marco Rubio has earlier warned of what he describes as a threat to extreme left-wing international networks, while the US administration has increased its attention to groups linked to the movement of Anatifha.

    Meanwhile, US President Donald Trump has announced the movement a year ago — “Antifha local terrorist organisation — accusing him of organising acts of violence, attacks on law enforcement and efforts to undermine law enforcement in the United States.

    In the executive order, Trump describes Antiphat as a militant and anarchist movement, which, according to him, targets the U.S. government’s collapse, the rejection of law enforcement authorities and the overthrow of the legal system.

    According to the document, this movement uses illegal means to organise and implement a country-wide violence campaign. Among the actions cited are armed clashes with police, organised riots, attacks on immigration and Customs Service agents ( ICE) and other law enforcement officials, as well as the publication of personal data of political figures and activists to expose them to threats.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Adrianne Curry kritikoi Kylie Jenner për paraqitjen në sfilatën e modës Victoria's Secret: Nuk ka trup modeleje

    Adrianne Curry kritikoi Kylie Jenner për paraqitjen në sfilatën e modës Victoria’s Secret: Nuk ka trup modeleje

    Ish-modelja Adrianne Curry ka kritikuar ashpër vendimin e Victoria’s Secret për të përfshirë Kylie Jenner në sfilatën e këtij viti, duke deklaruar se ajo ‘nuk e ka trupin e një modeleje’.

    Fituesja e sezonit të parë të “America’s Next Top Model” shprehu pakënaqësinë e saj veçanërisht për faktin që Jenner u shfaq në pasarelë me sytjenat e famshme “Fantasy Bra”, të zbukuruara me 4.410 diamante natyralë dhe me vlerë prej 50 milionë dollarësh.

    Sipas Curry, ky aksesor duhej t’i jepej një prej engjëjve më të spikatur të Victoria’s Secret, duke e krahasuar vendimin me dhënien e një titulli të rëndësishëm dikujt që nuk e ka fituar atë.

    Adrianne Curry criticised Kyle Jenner for presenting Victoria’s Secret: No model body. Kylie Jenner

    Ajo kritikoi edhe drejtimin e ri të markës, duke pretenduar se dikur Victoria’s Secret krijonte yje të mëdha të modës, ndërsa sot mbështetet më shumë te fama e personazheve të njohur.

    Si shembull të modeleve që, sipas saj, përfaqësojnë më mirë markën, Curry përmendi Adriana Limën, duke theksuar se ajo u zbulua nga industria e modës pa qenë më parë një influencuese e famshme.

    Deklaratat e ish-modeles shkaktuan reagime të ndara në rrjetin social X. Disa përdorues e mbështetën, ndërsa të tjerë e akuzuan për xhelozi.

    Sfilata e këtij viti u mbajt në Los Angeles, ku morën pjesë edhe emra të njohur të modës si Gigi Hadid, Barbara Palvin dhe Alessandra Ambrosio.

    Adrianne

    Në event performoi edhe këngëtarja Tate McRae, ndonëse Kylie u ndoq nga partneri i saj, aktori Timothee Chalamet dhe nëna e saj, Kris Jenner. /Telegrafi/

  • Adrianne Curry criticised Kyle Jenner for presenting Victoria’s Secret: No model body.

    Adrianne Curry criticised Kyle Jenner for presenting Victoria’s Secret: No model body.

    Former model Adrianne Curry has sharply criticised Victoria’s Secret decision to include Kyle Jenner in this year’s studio, claiming she doesn’t have the body of a model.

    The winner of the first season of America, Next Top Model, expressed its disappointment especially with the fact that Jenner appeared in the desert with the famous bras of Fantasi Braé, decorated with 4,410 natural diamonds and worth $50 million.

    According to Curry, this accessory was to be given one of Victoria’s most prominent angels, comparing the decision with giving an important title to someone who did not win it.

    Adrianne Curry criticised Kyle Jenner for presenting Victoria’s Secret: No model body. Kyle Jenner

    She also criticised the brand’s new direction, claiming that Victoria’s Secret once created big fashion stars, while she now relies more on the fame of popular characters.

    As an example of the models that, according to her, best represent the brand, Curry mentioned Adriana Lima, stressing that it was discovered by the fashion industry without ever being a famous influenceer.

    The former model’s statements prompted separate reactions to the social X network. Some users supported him, while others accused him of jealousy.

    This year’s film was held in Los Angeles, where popular names such as Gigi Hadid, Barbara Palvin, and Alessandra Ambrósio participated.

    Adrianne

    At the event, singer Tate McRae also performed, though Kylie was attended by her partner, actor Timothy Chalamet and her mother, Chris Jenner. /Telegraphy/

  • Sadiku i jep fund karrierës si futbollist, nis një kapitull të ri në Zvicër

    Sadiku i jep fund karrierës si futbollist, nis një kapitull të ri në Zvicër

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-reprezentuesi i Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionet për fundin e kësaj aventure me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Faleminderit futboll! Do të më mungosh!”

    Sadiku lë pas një karrierë të pasur, gjatë së cilës ka luajtur në disa kampionate të ndryshme, përfshirë ato të Zvicrës, Polonisë, Turqisë, Spanjës, Bolivisë dhe Indisë. Në Shqipëri, ai ishte pjesë e Gramozit dhe Elbasanit, përpara se të vazhdonte karrierën jashtë vendit.

    Momenti më i veçantë i karrierës së tij me Kombëtaren shqiptare mbetet goli i shënuar kundër Rumanisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016. Ai realizim historik i siguroi Shqipërisë fitoren e parë në një Evropian dhe mbetet një prej momenteve më të paharrueshme për tifozët kuqezi.

    Me fanellën e Shqipërisë, Sadiku regjistroi 38 paraqitje dhe shënoi 12 gola, duke lënë gjurmë në historinë e përfaqësueses.

    Megjithatë, largimi nga fushat e lojës nuk nënkupton fundin e lidhjes së tij me futbollin. Sadiku do të vazhdojë angazhimin në këtë sport në një rol të ri, pasi është emëruar drejtor sportiv i klubit zviceran Bellinzona.

    Kështu, pas shumë vitesh si sulmues, Sadiku nis një etapë të re në karrierë, këtë herë jashtë fushës së blertë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e klubit nga pozita e drejtuesit sportiv.

    Burimi: RTKLive