Category: Lajme

  • Pothuajse gjysma e ligjvënësve holandezë përdorën tekst të gjeneruar nga IA në fjalimet parlamentare

    Pothuajse gjysma e ligjvënësve holandezë përdorën tekst të gjeneruar nga IA në fjalimet parlamentare

    Pothuajse gjysma e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës përdorën mjete të inteligjencës artificiale (IA) për të përgatitur fjalimet e mbajtura në parlament vitin e kaluar, sipas një hetimi nga e përjavshmja De Groene Amsterdammer dhe platforma e gazetarisë investigative Investico.

    Hetimi zbuloi se 68 nga 150 ligjvënësit mbajtën fjalime që përmbanin tekst të gjeneruar me mjete IA, duke përfshirë ChatGPT dhe Claude.

    Gazetarët analizuan fjalimet e të gjithë 150 deputetëve duke përdorur Pangram, një mjet zbulimi të IA-së i projektuar për të identifikuar tekstet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

    Tekstet që vlerësohet se përmbajnë më pak se 50 për qind përmbajtje të gjeneruar nga IA u përjashtuan nga gjetjet, duke sugjeruar se numri real i deputetëve që përdorin mjete të tilla mund të jetë më i lartë.

    Analiza u përqendrua në deklaratat hapëse të mbajtura nga ligjvënësit gjatë debateve parlamentare, duke përjashtuar ndërhyrjet dhe mocionet.

    Hetimi zbuloi gjithashtu se disa ligjvënës përdorën materiale të gjeneruara nga IA në fjalimet e tyre të para, të cilat tradicionalisht konsiderohen kontribute personale që shënojnë fjalimin e parë të një deputeti në parlament.

    Të gjithë ligjvënësit e identifikuar në hetim pranuan se kanë përdorur inteligjencën artificiale, por thanë se kryesisht mbështeteshin tek ajo për të përmirësuar strukturën e fjalive, për të shkurtuar tekstet ose për të përsosur argumentet.

    Raportet e mëparshme zbuluan se kryeministri Rob Jetten përdor rregullisht inteligjencën artificiale për të hartuar postime në mediat sociale, ndërsa një hetim i veçantë nga transmetuesi publik NOS zbuloi se afërsisht një e katërta e pyetjeve me shkrim parlamentare ishin përgatitur me ndihmën e inteligjencës artificiale. /AA/

  • LEX | 10 vjet burgim për Millorad Gjokoviqin për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Pejë

    LEX | 10 vjet burgim për Millorad Gjokoviqin për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Pejë

    LEX | 10 vjet burgim për Millorad Gjokoviqin për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Pejë

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim Millorad Gjokoviqin për krime lufte kundër popullatës civile.

    Aktgjykimi është shpallur në Departamentin Special, nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Donikë Shala-Abdyli.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Gjokoviqi ngarkohej se gjatë viteve 1998–1999, në Ozdrim dhe fshatrat përreth Pejës, në bashkëveprim me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kishte marrë pjesë në vrasje, tortura, arrestime, keqtrajtim dhe dëbim të civilëve shqiptarë.

    Aktakuza përshkruan operacionin e 7 majit 1999, kur forcat serbe kishin rrethuar Ozdrimin dhe e kishin sulmuar nga tri drejtime. Sipas Prokurorisë, gjatë këtij operacioni ishin vrarë gjashtë civilë shqiptarë, ndërsa tre të plagosur ishin dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas ishin ekzekutuar dhe varrosur në Lutogllavë.

    Në dosjen e Prokurorisë përshkruhet edhe vrasja e pesë personave të tjerë, trupat e të cilëve nuk ishin gjetur dhe figuronin në listën e personave të zhdukur.

    Gjithashtu, sipas aktakuzës, rreth 40 persona ishin arrestuar dhe mbajtur për tri ditë në kushte çnjerëzore në garazhin e njohur si “Shupa e Shemit”, pranë nënstacionit policor në Ozdrim.

    Prokuroria pretendonte se të ndaluarit ishin privuar nga ushqimi dhe uji i pijshëm dhe ishin torturuar. Pas tri ditësh, 12 prej tyre ishin liruar, ndërsa 28 të tjerët ishin transferuar në Pejë dhe më pas në Burgun e Leskovcit në Serbi.

    Gjokoviqi, i njohur me nofkën “Mici”, gjatë procesit ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa mbrojtja kishte kundërshtuar përfshirjen e tij në ngjarjet e përshkruara nga Prokuroria.

    Gjykimi ishte rihapur më 27 korrik 2026, në ditën kur fillimisht pritej shpallja e aktgjykimit, për plotësimin e procedurës lidhur me një deklaratë të dëshmitares Nurije Krasniqi.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dhanë gjymtyrët për liri, lihen në harresë nga Qeveria – Haradinaj reagon pasi nuk u ndanë mjete buxhetore për invalidët e luftës

    Dhanë gjymtyrët për liri, lihen në harresë nga Qeveria – Haradinaj reagon pasi nuk u ndanë mjete buxhetore për invalidët e luftës

    Dhanë gjymtyrët për liri, lihen në harresë nga Qeveria – Haradinaj reagon pasi nuk u ndanë mjete buxhetore për invalidët e luftës

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen e një milion eurove shtesë për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës.

    “Është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga kjo qeveri. Mosmbështetja e amendamentit për ndarjen e një milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës është e dhimbshme dhe dëshmi e mungesës së kujdesit nga ana e pushtetit ndaj kësaj kategorie të shenjtë”, shkroi ai në Facebook.

    Sipas tij, proteza për një invalid të luftës nuk është luks, por domosdoshmëri.

    “Këto pajisje duhet të ndërrohen periodikisht, ndërsa kostoja e tyre është e papërballueshme për shumë prej tyre. Është detyrim i shtetit që t’ua sigurojë, e jo t’i lërë të kërkojnë ndihmë te miqtë dhe bashkatdhetarët në diasporë”, shtoi ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tried limbs for freedom, left forgotten by the government Haradinaj reacts after no budgetary means were shared for the disabled of war

    Alliance for the Future of Kosovo MP Ramush Haradinaj has reacted after the Board Commission has not backed the amendment to allocate an additional onem euros for equipment, protections and other medical means for war disabled.

    It is unacceptable that those who provided members and health for Kosovo’s freedom, today be forgotten by this government. The failure to support the amendment to allocate an additional million euros to prosthetics and medical equipment for the disabled of war is painful and evidence of a lack of power to this sacred category, he wrote on Facebook.

    According to him, prosthetics for a war disability are not a luxury but a necessity.

    These devices must be changed periodically, while their costs are affordable to many of them. It is the state’s obligation to provide, not to let them seek help with friends and countrymen in the diaspora, he added.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX over 10 years in prison for Milorad Djokovic for war crimes against Albanian civilians in Pec

    The Constitutional Court in Pristina has convicted and sentenced Milorad Djokovic for war crimes against the civilian population to 10 years in prison.

    The trial was announced at the Special Department, by the trial panel led by Judge Donika Shala-Abdyli.

    According to the Special Prosecutor’s Act, Djokovici charged that during the years 1998, in Ozdrim and villages around Peja, in co-operation with Serbian military, police and paramilitary forces, had participated in murder, torture, arrests, mistreatment and expulsion of Albanian civilians.

    The Acropolis describes the May 7th 1999 operation, when Serb forces surrounded Ozdrim and attacked him from three directions. According to the prosecution, six Albanian civilians had been killed during this operation, while three injured persons were originally sent to the Peja Hospital and were then executed and buried in Lutoglava.

    The prosecution’s record describes the killing of five other people whose bodies were not found and found on the list of missing persons.

    Also, according to the indictment, about 40 people were arrested and held for three days in inhumane conditions in a garage known as the Shemité Square, near the police substation in Ozdrim.

    The prosecution claimed that the detainees had been deprived of food and drinking water and had been tortured. After three days, 12 of them had been released, while the other 28 had moved to Pec and later to Leskovci Prison in Serbia.

    Djokovicqi, known by the nickname “Micci,” was declared innocent during the process, while the defence had rejected his involvement in events described by the Prosecutor.

    The trial was re-opened on July 27th, 2026, on the day when the indictment was initially expected, to complete the procedure concerning a statement by witness Nurije Krasniqi.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 10 vjet burgim për Millorad Gjokoviqin

    10 vjet burgim për Millorad Gjokoviqin

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millorad Gjokoviqin për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim, raporton Ekonomia Online.

    Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Donika Shala-Abdyli.

    Sipas vendimit, Gjokoviq është shpallur fajtor për veprime të kryera më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, në cilësinë e policit rezervë, së bashku me persona të tjerë, duke shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

    Dënimi është shqiptuar në bazë të dispozitave të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë, ndërsa në të do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Më 27 korrik të këtij viti, trupi gjykues kishte rihapur shqyrtimin gjyqësor në këtë rast, pasi në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë nuk ishte gjetur deklarata e dëshmitares Nurije Krasniqi, të cilën ajo kishte thënë se e kishte dhënë në polici pas përfundimit të luftës.

    Në atë kohë, gjyqtarja Shala-Abdyli kishte deklaruar se gjykata vlerësonte se nuk ishin shteruar të gjitha mundësitë për sigurimin e kësaj prove. Krasniqi kishte dëshmuar se kishte dhënë deklaratë në polici, por nuk e kishte kujtuar datën e saktë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të ngritur më 23 qershor 2023, Gjokoviq akuzohej se gjatë viteve 1998-1999, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte kryer veprime kundër popullsisë civile shqiptare në Ozdrim dhe fshatrat përreth.

    Aktakuza përfshinte akuza për vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, torturë, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të civilëve, si dhe plaçkitje, djegie e shkatërrim të shtëpive.

    Sipas Prokurorisë, gjatë ofensivës në Ozdrim ishin vrarë gjashtë civilë shqiptarë. Tre civilë të tjerë, të plagosur nga të shtënat, fillimisht ishin dërguar në Spitalin e Pejës, por më pas ishin ekzekutuar dhe varrosur në fshatin Lutogllavë, thuhet në aktakuzë.

    Po ashtu, pesë civilë shqiptarë ishin vrarë gjatë ofensivës, por trupat e tyre nuk ishin gjetur dhe ata vazhdonin të figuronin si persona të zhdukur.

    Burimi: Dukagjini

  • Bashkimi politik i shqiptarëve në Luginë, Kurti pret në takim Rexhepin dhe Hasanin

    Bashkimi politik i shqiptarëve në Luginë, Kurti pret në takim Rexhepin dhe Hasanin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

    Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Rexhepi dhe Hasani kanë shprehur mbështetjen për angazhimin e Kurtit për bashkimin e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

    Në njoftim theksohet se përfaqësimi i fuqishëm i shqiptarëve kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

    Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e Kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

    Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi.

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar e secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje në qytetin e Pejës

    Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje në qytetin e Pejës

    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot ka pranuar një video nga një qytetar, në të cilën shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj një viktime në qytetin e Pejës.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se pas pranimit të videos, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për identifikimin e personit të dyshuar dhe të viktimës, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe ligjore.

    “Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici personin e dyshuar dhe viktimën, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme procedurale. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Pejë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin në raportimin e rasteve që bien ndesh me ligjin.

    Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rasteve të tilla.

    Prokuroria Themelore në Pejë rithekson rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke garantuar trajtimin e çdo rasti në përputhje me ligji. /Telegrafi/

  • Zhernovski: Çfarë fshihet pas takimeve të Mickoskit me Richard Grenell, njeriun nën hetim në SHBA?

    Zhernovski: Çfarë fshihet pas takimeve të Mickoskit me Richard Grenell, njeriun nën hetim në SHBA?

    Hetimi në SHBA ndaj Richard Grenell, për shkak të dyshimeve për përvetësim të miliona dollarëve nga një donacion për Qendrën Kenedy dhe shitjen e çasjes deri te presidenti Donald Trump, ngre pyetje serioze rreth lidhjes së Hristijan Mickoskit me Grenell dhe interesave të vërteta pas kontakteve të qeverisë maqedonase në Uashington, tha sot në konferencën e sotme për shtyp anëtari i Bordit të LSDM-së, Andrej Zhernovski.

    Zhernovski theksoi se rasti hap një pamje më të gjerë të një rrjeti interesash politike dhe biznesi në të cilin ndërthuren ndikimet e Vuçiqit dhe Orbanit, shtëpive lobuese dhe kompanive të lidhura me rrethet e tyre.

    “Ura strategjike me administratën amerikane, kanali shembullor për komunikim të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë, lojtarin kryesor ekonomik në agjendën ekonomike të qeverisë së vendit në prioritetet e saj ndaj Uashingtonit, është nën hetim që nga dje për përvetësim të miliona dollarëve nga një donacion për Qendrën Kenedy dhe për shitjen e çasjes te presidenti Trump”, tha Zhernovski.

    Ai kujtoi serinë e takimeve midis Mickoskit dhe Ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski me Grenellin, duke theksuar se ato u mbajtën në disa raste, në Uashington dhe në Shkup, si dhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

    “Shikoni serinë e takimeve që janë treguese dhe që tashmë flasin për lidhjen midis Mucunskit dhe Mickoskit me këtë njeri. I njëjti Grenell, duam t’ia shpjegojmë opinionit vendas, ka punuar për Vuçiçin për vite me radhë”, tha Zhernovski.

    Zhernovski theksoi firmën amerikane të lobimit “Valcour”, e cila tha se po punonte për të promovuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në qarqet politike dhe mediatike në Uashington, duke theksuar se raportet e paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së tregojnë se përfaqësuesit e “Valcour” kontaktuan Grenell midis shtatorit 2025 dhe marsit 2026.

    Zernovski theksoi se “Valkur”, përveç përfaqësimit të Serbisë, po lidhet edhe me kompani që kanë ndikim në rajon, përfshirë “Telekom Serbia” dhe kompaninë hungareze “4iG”.

    LSDM kërkon një përgjigje nga kryeministri Mickoski në lidhje me natyrën e kontakteve të tij me Grenell dhe nëse ai po mbronte interesat e shtetit apo interesat e individëve gjatë atyre takimeve./Telegrafi/

  • Komisioni për Buxhet miraton projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Komisioni për Buxhet miraton projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Komisioni për Buxhet miraton projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe anëtarët e Komisionit për Buxhet, pas mosmbështetjes së amendamenteve të propozuara nga deputetët e opozitës për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Lushtaku ka thënë se është e papranueshme që, sipas tij, ministri të vazhdojë t’ua kujtojë deputetëve se çfarë kanë bërë qeveritë e kaluara, duke theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te nevojat aktuale të qytetarëve, veçanërisht te mbështetja për pacientët.

    Ai ka përmendur edhe amendamentet e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për ndërtimin e Qendrës së Kujdesit Paliativ, duke thënë se mbështetja për pacientët është e domosdoshme dhe se mungesa e saj i detyron shumë prej tyre të kërkojnë trajtim jashtë vendit.

    “E dëgjova me vëmendje edhe ministrin, edhe kolegë deputetë, edhe për amandamentet, edhe realisht mua më vjen marre që ministri vazhdimisht po i paraqet në diskutim edhe në reagim deputetëve përkatës se çfarë keni bërë ju më herët. Besoj që është bërë edhe qytetarët e kanë tejkaluar këtë arsyetim, sepse edhe qeveria është për tashmë edhe për të ardhmen nuk është gjithmonë me thënë çfarë keni bërë ju më herët. Edhe tjetra është, besoj që secili absolutisht e ka mendimin e vet edhe personal edhe politik por besoj që ka nevojë sidomos në pjesën e mbështetjeve të pacientëve një mbështetje më të madhe që nuk po e gjejnë pacientët e Kosovës e fatkeqësisht po shkojnë jashtë vendit dhe amandamentet që ishin para nesh sidomos te Ariana Musliu-Shoshi ishin shumë të nevojshme, por besoj që në këtë drejtim shpresoj që ju vran sadopak ndërgjegjja nëse një pacient vdes e nuk e ka këtë mbështetje kur keni pasur mundësi me mbështet amandamentin e caktuar”, tha ai.

    Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, ka lexuar rekomandimin për miratimin e projektligjit me amendamentet e propozuara nga Komisioni Funksional për Buxhet, duke bërë të ditur se amendamentet e tjera nuk e kanë marrë mbështetjen e komisionit.

    “Atëherë më lejoni edhe një herë që të lexoj rekomandimin. Të miratohet projektligji numër 11L/013 për ndryshim dhe plotësim të ligjit numër 10L/009 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026 me amandamente dhe propozuara nga Komisioni Funksional për Buxhet. Ndërsa amandamente të tjera nuk kanë marrë mbështetjen e komisionit. Konstatoj që me 6 vota për, 4 vota kundër dhe asnjë abstenim, merr mbështetje dhe kalon. Ky projektligj për plotësim dhe ndryshimin e ligjit numër 10L/009 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali