Category: Lajme

  • Gnabry: Arteta ka qenë gjithmonë lider

    Gnabry: Arteta ka qenë gjithmonë lider

    Bayern do të përballet me Arsenal të mërkurën mbrëma në stadiumin “Allianz Arena”, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Për Gnabry, kjo përballje ka rëndësi të veçantë, pasi ai e ka nisur karrierën si futbollist profesionist te klubi londinez.

    “Arteta ka qenë padyshim lider brenda ekipit tonë. Ai ishte kapiten gjatë sezonit kur luajtëm së bashku”, ka thënë Gnabry të martën para gazetarëve.

    Ai ka kujtuar se Arteta i ndihmonte bashkëlojtarët dhe ndante me ta këshilla, duke qenë gjithmonë i hapur dhe i gatshëm për komunikim.

    “Kjo tregon se çfarë njeriu i mirë është. Ai e ka udhëhequr ekipin drejt sukseseve të mëdha. Nuk mund të them se e kishim parashikuar se do të bëhej trajner kaq i suksesshëm, por ai është zhvilluar shumë dhe ka bërë një punë të shkëlqyer”, ka deklaruar futbollisti gjerman.

    Gnabry, tridhjetë e një vjeçar, e ka cilësuar të veçantë përballjen me ish-klubin e tij, ku është rritur si futbollist që nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

    “Është një ndeshje e veçantë për mua, sepse luaj kundër ish-klubit tim. Është klubi ku kam kaluar shumë vite dhe ku jam rritur që nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeçare”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, trajneri i Bayern, Vincent Kompany, po përballet me një infeksion viral dhe mund të mungojë në stolin e skuadrës në ndeshjen e së mërkurës.

    Konferencën për media të së martës e ka mbajtur ndihmëstrajneri anglez Aaron Danks, i cili mund ta zëvendësojë Kompany gjatë ndeshjes. Ai ka theksuar se te Bayern rëndësi ka suksesi i ekipit dhe jo arritjet individuale.

    “Kur punon në një klub si Bayern Munich, e kupton se ai është shumë më i madh se secili prej nesh. Gjithçka ka të bëjë me ekipin dhe suksesin e përbashkët”, ka thënë Danks.

    Ai ka shtuar se mungesa e Kompany ndihet, por ka theksuar se trajneri duhet të pushojë, pasi njihet për përkushtimin dhe punën e madhe.

    Kompany ishte në stol edhe në fitoren 6:1 të Bayernit ndaj RB Leipzig të shtunën, por kishte vështirësi në ecje dhe nuk mori pjesë në konferencën për media pas ndeshjes.

    Burimi: RTKLive

  • Gnabry: Arteta has always been a leader.

    Bayern will face Arsenal on Wednesday evening at the Allianz Arena Stadium in a Champions League match. For Gnabry, this confrontation is of particular importance because he started his career as a professional football player at the London club.

    The truth has undoubtedly been the leader within our team. He was captain during the season when we played together, Gnabry said Tuesday before reporters.

    He has remembered that Arteta helped her companions and shared counsel, always being open and open to communication.

    This shows what a good man he is. He has led the team to great successes. I can’t say that we had predicted that he would become such a successful coach, but he has developed a lot and done a great job, has declared German footballer.

    Gnabry, thirty-one-year-old, has singled out his former club, where he has grown up as a football player since he was sixteen.

    It’s a special fight for me because I play against my former club. It’s the club I spent many years and where I grew up since I was sixteen years old, he said.

    Meanwhile, Bayern’s coach, Vincent Company, is facing a viral infection and may be missing from the team’s bench in Wednesday’s match.

    Tuesday’s media conference has held English assistant Aaron Danks, who can replace Company during the match. He has stressed that the Beyern priority is the team’s success rather than individual achievements.

    When you work in a club like Bayern Munich, you realize he’s much bigger than any of us. It’s all about team success and collective success, Danks said.

    He added that Company’s absence is felt, but has stressed that the coach must rest, as he is known for his devotion and hard work.

    Company was also on the bench in Bayern’s 6:1 victory over RB Leipzig on Saturday, but he had difficulty walking and did not participate in the media conference after the match.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjermania përgatitet për benzinën E20 - do të jetë më e lirë, por jo e përshtatshme për të gjitha veturat

    Gjermania përgatitet për benzinën E20 – do të jetë më e lirë, por jo e përshtatshme për të gjitha veturat

    Gjermania po shqyrton mundësinë e futjes në treg të një lloji të ri benzine, E20, e cila do të përmbajë deri në 20 për qind bioetanol.

    Karburanti i ri synon të ulë kostot e furnizimit dhe të rrisë përdorimin e biokarburanteve, por nuk do të jetë i përshtatshëm për të gjitha automjetet, veçanërisht për disa modele më të vjetra.

    Ministri gjerman i Transportit, Steffen Bilger, po mbështet këtë nismë dhe po bashkëpunon me homologun e tij francez për rritjen e përqindjes së biokarburanteve në benzinë.

    E20 do të përmbajë dyfish më shumë etanol sesa benzina E10, e cila aktualisht përdoret në Gjermani. Etanoli është një lloj alkooli që mund të prodhohet nga lëndë të para bimore dhe përdoret si përbërës i karburanteve.

    Një nga përparësitë e pritshme të E20 është çmimi më i ulët krahasuar me benzinën tradicionale. Përveç kësaj, përdorimi i bioetanolit synon të kontribuojë në uljen e ndikimit mjedisor të transportit.

    Megjithatë, përpara se karburanti të ofrohet gjerësisht, Gjermania duhet të ndryshojë standardet për cilësinë e benzinës, të cilat aktualisht lejojnë përmbajtje deri në 10 për qind etanol. Deri tani, E20 është duke u testuar në Mannheim, në një numër të kufizuar automjetesh.

    Një nga sfidat kryesore është përputhshmëria me automjetet që tashmë qarkullojnë në rrugë. Veturat që janë miratuar nga prodhuesit për përdorimin e karburanteve me përmbajtje më të lartë etanoli mund të jenë të përshtatshme, por për modelet e tjera nevojitet verifikim i veçantë.

    Përqindja më e lartë e etanolit mund të ndikojë në disa pjesë të sistemit të furnizimit me karburant, përfshirë zorrët, guarnicionet dhe komponentët metalikë. Në automjetet që nuk janë projektuar për këtë lloj përzierjeje, ekziston rreziku i konsumimit më të shpejtë të pjesëve dhe i korrozionit.

    Etanoli gjithashtu ka përmbajtje më të ulët energjetike sesa benzina, prandaj përdorimi i E20 mund të sjellë një rritje të konsumit, varësisht nga automjeti dhe kushtet e vozitjes.

    Për këtë arsye, shoferët do të duhet të kontrollojnë udhëzimet e prodhuesit përpara se të përdorin karburantin e ri. Fakti që një veturë mund të përdorë E10 nuk nënkupton automatikisht se është e përshtatshme edhe për E20.

    Për momentin, nuk është përcaktuar data e saktë kur E20 mund të dalë në tregun gjerman dhe as çmimi përfundimtar i tij. Nëse nisma miratohet, karburanti i ri mund të sjellë një alternativë për shoferët, por përdorimi i tij do të varet nga përputhshmëria me automjetet dhe rregullat që do të miratohen. /Telegrafi/

  • Germany prepares for E20 gas &#82/11; will be cheaper, but not adequate for all cars

    Germany is considering the possibility of marketing of a new type of gasoline, the E20, which will contain up to 20 percent bioethanol.

    The new fuel aims to lower supply costs and increase the use of biofuels, but will not be suitable for all vehicles, especially some older models.

    German Transport Minister Stephen Bilger is supporting this initiative and co-operating with his French counterpart in increasing the percentage of biofuels in gasoline.

    The E20 will contain twice as much ethanol as the E10 gas station, currently used in Germany. Ethanol is a type of alcohol that can be produced from the raw materials and is used as a fuel component.

    One of the expected E20 priorities is the lowest price compared to traditional gasoline. In addition, the use of bioethanoles aims to contribute to lowering the environmental impact of transport.

    Before the fuel is provided widely, however, Germany must change the standards for the quality of gasoline, which currently allow for content of up to 10 percent ethanol. So far, the E20 is testing at Mannheim, in a limited number of vehicles.

    One of the main challenges is compliance with vehicles that already circulate on the streets. Cars that have been approved by manufacturers for the use of fuel with higher ethanol content may be appropriate, but special verification is needed for other models.

    The highest percentage of ethanol can affect some parts of the fuel supply system, including intestines, guilds, and metal components. In vehicles that are not designed for this mixture, there is the risk of faster consumption of parts and congregation.

    Ethanol also has lower energy content than gasoline, so the use of the E20 could bring an increase in consumption, depending on vehicle and driving conditions.

    For this reason drivers will have to control the manufacturer’s instructions before using new fuel. The fact that a car can use E10 does not automatically imply that it is appropriate even for the E20.

    At the moment, the exact date has not been determined when the E20 can appear on the German market, nor can its final price be established. If the initiative is adopted, the new fuel may bring an alternative to drivers, but its use will depend on compliance with vehicles and regulations that will be adopted. /Telegraphy/

  • Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

    Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

    Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

    Në vitin 2018, për herë të parë viktima M.I ishte takuar me Aslan Rexhajn në Pejë me qëllimin për t’i kërkuar para me fajde.

    Nga Rexhaj, M.I thotë t’i ketë marrë fillimisht 50 mijë euro, me kamat të kthimit prej 4.5 përqind.

    Qëllimi i këtyre parave ishte për t’i shlyer borxhet e fajdes tek fajdexhinjtë e tjerë.

    Krejt kjo për shkak të një harraqi që thotë se i ishte vendosur në vitin 2017 nga një fqinj i tij, i cili e kishte kuptuar se nga biznesi i tij po qarkullonte para të kënaqshme.

    Për shkak të gjendjes së rënd psiqike dhe emocionale, M.I nuk ishte në gjendje për t’u deklaruar.

    Andaj, rrëfimi i tij do të sjellet përmes deklaratës së dhënë në PSRK si dhe video incizimit të takimit të zhvilluar me fajdexhiun, të cilat janë siguruar nga “Dosja”.

    “Aslan Rexhajt ia kam marrë 50 mijë euro përmes llogarisë bankare me përshkrim “Huazim” me interes 4.5 përqind, unë kam paguar kamatë 18 mijë euro afër 7 apo 8 muaj. Pastaj mi ka ofruar edhe 40 mijë euro përmes bankës me përshkrim të njëjtë, për shumën e dytë prej 40 mijë euro unë kam paguar fajde diku 10 mijë e 800 euro për të dy shumat së bashku. Pas një kohe mi ka ofruar 20 mijë euro kesh me qëllim që tía kthej me përqindje të njëjtë, unë menjëherë ia ktheva 10 mijë euro interes. Në fund të vitit 2019 prej presionit të tyre pra nga B. Lajqi dhe D. Podrimqakut unë e kam thirr në telefon Aslanin dhe i kam thënë a mundesh me mi gjetë edhe 100 mijë euro. Ai më ka ftuar tek banesa e tij dhe më ka thënë se unë t’i jap me interes 7.5 përqind por 30 mijë euro duhesh me mi dhënë interes menjëherë dhe këto para ia kam transferuar përmes bankës tek personat që u kisha borxh”.
    Pra, në total viktima i kishte pranuar 190 mijë euro përmes llogarisë dhe 20 mijë euro cash.

    Derisa Rexhaj parat ia transferonte në bankë, njëjtë nuk vepronte edhe viktima.

    Ai thotë se ishte i detyruar nga Rexhaj, që kthimin e parave të kamatës së fajdesë ta bënte cash, pra me para në dorë.

    Vlera që pretendon t’ia ketë kthyer në formë të kamatës është 70 mijë euro, ndërsa 10 mijë euro të tjera thotë të ketë paguar për shpenzime të ndryshme të tij.

    “Andaj nuk e mohoj shumën prej 210 mijë euro që e kam marrë nga Aslani, por në momentin kur Aslani mi ka transferu 50 mijë euro unë i kam tërhequr dhe aty për aty ia kam dhënë 18 mijë euro, për 40 mijë euro i kam tërhequr dhe ia kam dhënë 10 mijë e 800 euro, për 20 mijë euro mi ka marrë 10 mijë euro dhe për 100 mijë euro mi ka marrë 30 mijë euro në start cka do të thotë se prej shumën 210 mijë euro unë i kam marrë vetëm 141 mijë e 200 euro, e jo 210 mijë euro. Por kohë pas kohe prej 141 mijë e 200 euro unë kam paguar 10 mijë euro vetëm shpenzimet për Aslanin si benzinë, bileta të aeroplanit etj, ndërsa është e vërtetë se shumën prej 131 mijë euro ia kam borxh Aslan Rexhajt”.

    Mirëpo, meqë në kohë pandemie nuk mund të punonte, nuk kishte mundur t’i shlyente borxhin.

    Për 210 mijë euro që i kishte dhënë me fajde, ai thotë se Rexhaj i kërkonte bashkë me kamat 307 mijë euro.

    Bashkëshortja e cila është po ashtu viktimë e këtij rasti, ka rrëfyer për emisionin hulumtues “Dosja” përballjen e parë me fajdexhiun, i cili sipas viktimës kishte qenë i armatosur.

    “Ai ka hy megjithëse se nuk e kom ftu me hy brenda se nuk e kom njoftë as kush është. Ka hy vet tha du me hy se kom diçka edhe në atë kohë më kujtohet që më tha ma përpara isha taku me Hashim Thaçin se me ty, edhe e dita që diçka nuk është në rregull. Edhe ka hy mrena, fëmija kanë qenë mrena këtu krejt normal edhe kur e kanë pa fëmija edhe me maskë, se në atë kohë veç u dashke me i pas maskat, ka pas dorëza të zeza maskën dhe armën e ka pas në brez këtu edhe ka hy mrena edhe e kom kuptu që diçka nuk është”, ka thënë në një intervistë për emisionin “Dosja”, viktima V.I.

    Në këtë takim, sipas viktimes Rexhaj edhe i kishte kërcënuar.

    Fillimisht ai dyshohet të ju ketë thënë se për ta zgjidhur këtë punë i kishin ardhur djemtë nga Zvicra.

    E më pas u kishte thënë se djali i tyre nuk ka nevojë për plumba.

    Viktima V.I: Tha ma ka shkatrru familjen, e unë jom qe gjashtë muaj në Kosovë. E i thash çka u bo a bon me më tregu? Tha burri yt mi ka 307 mijë euro borxh, edhe në atë moment, 307 mijë euro për çka, për çka kur na s’kem pas nevojë për asnjë një send dikujt a e dinë. Se i kemi pas kushtet shumë mirë. Edhe deri atë ditë nuk e di që i kemi pas dikujt borxh, përveç bankës që kemi pas normal kredi për që i kemi marrë për obligimet tona që na u kanë dashtë. Edhe tani kanë fillu kërcënimet.

    Gazetarja: Çka ju ka thanë atë ditë?

    Viktima V.I: Atë ditë veç që borxhi, që i ka 307 mijë euro borxh edhe që na duhet me ia bartë krejt pronat në emër të tij se kena me pas problem shumë të madhë, djemtë ju kanë nis me ardh, në atë kohë veç në karantinë u dashke me nejt disa ditë për me deshtë me dalë. E djemt i kom në karantinë jon ardh për ketë punë, keni me pas problem shumë të madh nuk ko me ju vyft me ua dhanë prej shkollës ekonomike deri në qytet krejt të jujen s’ko me ju vyft ma. Ti e ki veç një djal, e djali yt ka nevojë për qokolladë e jo për plum. E në atë kohë djali im i kish as 7 vjet. Do më thanë mu ka dokë që qat moment edhe krejt të mi kish marrë veç kur ma ka përmend qat fjalë s’mu kish dok kurgjo se qaq më ka ardh ajo fjalë e vështirë e kom paramendu përnjëherë fminë që përnime më ka shku”.

    Këtë që viktima e thotë përmes deklaratës së dhënë për emisionin “Dosja” e mbështet edhe video incizimi ekskluziv i siguruar nga “Dosja”

    Më 25 dhjetor 2021 viktimat ishin takuar me fajdexhiun Aslan Rexhaj si dhe personin Gani Berisha.

    “Viktima V.I: Kur u hi mrena m’ka thanë a e din që burri yt mi ka 307 mijë euro borxh, edhe unë e dinë, çfarë jom ra e di në çfarë gjendje jom ra, jom ra në shok. Po ky s’kallxojke qysh oshtë puna, sa qysh e tek. Edhe më ka thanë prej sotit që s’vjen me mi nënshkrujt mu qato prona, djemt i kom në karantinë e prej këtu deri në qytet s’ka me të vyjt me ta fal. A është qështu?

    Aslan Rexhaj: Hajt, hajt veç kryje.

    Viktima V.I: Jo na po folim çka është në sy. Edhe duhet me ardh te avokati me ma bo, djemt i kom në karantinë kur të dalin çka bohet aty Zoti e dinë. E ki një djal ka nevojë për ledhatime”.

    “Viktima V.I: Qat minutë që je ti hi ti mrena e ma ke përmend djalin e hastretit e ki njo e s’ka nevojë për telashe e për plum unë pronat si kom llogarit se qaq tut kom pas, ti e dinë çfarë gjendje jom kanë.

    Aslan Rexha: Cilës tutë?

    Viktima V.I: Prej qasaj gjendjes kur u përmend djali.

    Aslan Rexhaj: Qysh?

    Viktima V.I: Unë krejt komplet merri merri merri”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Eurodeputeti austriak akuzon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

    Eurodeputeti austriak akuzon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

    Eurodeputeti Andreas Schieder, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian që do të monitorojë zgjedhjet e ardhshme në Serbi, deklaroi sot se protestat kundër këtij misioni vëzhgues kanë arritur përmasa të paprecedenta.

    Duke reaguar ndaj kundërshtimit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Serbisë, Ana Brnabiq, për emërimin e tij në krye të delegacionit, Schieder tha për agjencinë austriake të lajmeve APA, në margjinat e seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, se bëhet fjalë për një “sulm të paparë deri më tani”.

    Brnabiq, në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka akuzuar Schiederin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për njëanshmëri politike, shkruan N1.

    Në letrën që e ka parë agjencia APA, Brnabiq pretendon se Schieder, gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve në Serbi në dhjetor të vitit 2023, “ka shkelur vazhdimisht dhe në mënyrë të dukshme Kodin e Sjelljes për Vëzhguesit Ndërkombëtarë të Zgjedhjeve”.

    Schieder, i cili edhe më herët ka kritikuar pushtetin e ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sot mori mbështetjen e deputetit të Partisë Popullore Austriake (ÖVP), Lukas Mandl.

    “Serbia konsideron se mund të zgjedhë vetë se kush do ta kryejë këtë vëzhgim të zgjedhjeve. Austria është një mbështetëse e fuqishme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si austriak, Andreas Schieder është zgjedhja ideale për të udhëhequr misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve”, deklaroi ai.

    Në letrën e Brnabiqit përmendet edhe eurodeputeti i partisë NEOS, Helmut Brandstätter, i cili gjithashtu ka shprehur disa herë publikisht qëndrime kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe është anëtar i delegacionit.

    Brnabiq ka vënë në pikëpyetje se si Brandstätter “mund t’i qaset procesit zgjedhor në mënyrë të paanshme dhe t’i bazojë vlerësimet e tij në fakte të verifikuara”, raportoi transmetuesi publik austriak ORF. /Telegrafi/

  • Berisha u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve në protestë: Janë ngritur si feniksi nga hiri

    Berisha u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve në protestë: Janë ngritur si feniksi nga hiri

    Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për dhunë ndaj studentëve dhe të rinjve që po protestojnë në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në protestë.

    Në një videomesazh, Berisha pretendoi se gjatë javës së fundit më shumë se 2 mijë të rinj, përfshirë gjimnazistë, të mitur dhe studentë, janë dhunuar, ndaluar ose arrestuar.

    Ai akuzoi policinë për përdorim joproporcional të forcës, duke përmendur shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, ndërsa i cilësoi veprimet e autoriteteve si pjesë të asaj që e quajti “terror i kuq”.

    Berisha pretendoi gjithashtu se qeveria po përpiqet të shtypë protestat për të ruajtur pushtetin dhe akuzoi Ramën për keqpërdorim të fondeve publike, arrogancë dhe bllokim të rotacionit politik.

    Duke iu referuar protestës së pedagogëve dhe profesorëve në mbështetje të studentëve, kreu i PD-së tha se mobilizimi i tyre ka dëshmuar se të rinjtë nuk janë tërhequr përballë presionit.

    “Studentët, gjimnazistët, të rinjtë janë ngritur si feniksi nga hiri. Ata po e bëjnë detyrën e tyre. Tani është radha juaj”, deklaroi Berisha.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të dalin në shesh dhe t’i bashkohen protestës, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

    “Ndaj dhe dil sot, në mbështetje të atyre të rinjve, që Edi Rama u ka vjedhur gjithçka, por ende nuk e kanë braktisur dhe duan të bëjnë Shqipërinë sipas projektit të ëndrrave të tyre rinore”, tha Berisha.

    Në fund të videomesazhit, ai ftoi qytetarët të mblidhen të nesërmen, në orën 10:00, para universitetit, në mbështetje të studentëve./Telegrafi.

  • Tjetër lojtar nga Kosova po fiton vëmendje në Itali: Arnis Ademi ishte në stol ndaj Comos në Serie A

    Tjetër lojtar nga Kosova po fiton vëmendje në Itali: Arnis Ademi ishte në stol ndaj Comos në Serie A

    Edhe një futbollist nga Kosova së shpejti mund të debutojë në kampionatin italian Serie A.

    Mbrojtësi i krahut të majtë Arnis Ademi u ftua nga Fiorentina në humbjen që pësuan nga Como, pavarësisht që nuk zhvilloi asnjë minutë.

    Ademi, është vetëm 19-vjeçar dhe ftesa që mori nga Fiorentina dëshmon se klubi italian ka besim tek ai dhe shumë shpejtë mund t’i jepet mundësia për të debutuar në kampionatin italian.

    Ndër të tjera, Ademi ka zhvilluar katër paraqitje për ekipin e të rinjve të Fiorenitnas, skuadër të cilës iu bashkua verën e kaluar nga Young Boys.

    Mbrojtësi që përdoret edhe si mesfushor i majtë përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar, ku ka luajtur për grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19./Telegrafi/

  • United në dilemë për Rashford dhe Fernandes

    United në dilemë për Rashford dhe Fernandes

    Të dy futbollistët përfitojnë më shumë se 300 mijë funte në javë, por paraqitjet dhe ndikimi i tyre në lojën e ekipit po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

    Trajneri Michael Carrick e ka provuar Fernandes në pozita të ndryshme, në përpjekje për ta gjetur mënyrën më të mirë për ta përmirësuar lojën e ekipit, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sulmues.

    Ndërkohë, Rashford i ka nisur nga banka rezervë dy ndeshjet e fundit të Manchester United në Premier League, duke shtuar dyshimet për rolin e tij në planet e trajnerit.

    E ardhmja e të dy futbollistëve pritet të jetë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2027, veçanërisht nëse rezultatet dhe paraqitjet e ekipit nuk përmirësohen.

    Kontrata e Rashford me Manchester United është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa marrëveshja e Fernandes skadon në vitin 2027, me mundësinë e vazhdimit edhe për një sezon.

    Pagat e larta të të dy lojtarëve e vështirësojnë situatën për klubin, i cili duhet të vlerësojë nëse kontributi i tyre në fushë e arsyeton koston financiare.

    Manchester United po përpiqet ta ndërtojë një ekip që mund të luftojë për kreun e Premier League, por njëkohësisht duhet t’i menaxhojë shpenzimet dhe të marrë vendime të kujdesshme për përbërjen e skuadrës.

    Situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar nëse rezultatet vazhdojnë të jenë të dobëta. Ekipi po regjistron mesatarisht vetëm një pikë për ndeshje dhe aktualisht duket larg sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve.

    Mungesa e kualifikimit në garën më të rëndësishme evropiane për klube do të kishte pasoja të konsiderueshme financiare për Manchester United, krahas ndikimit në objektivat sportive.

    Në një situatë të tillë, klubi do të kishte më pak hapësirë për gabime në afatet kalimtare dhe do të duhej të sigurohej që shpenzimet për paga të përputheshin me kontributin e futbollistëve.

    Edhe vetë Carrick është nën presion, ndërsa drejtuesit e klubit duhet të vlerësojnë jo vetëm të ardhmen e Rashford dhe Fernandes, por edhe mënyrën se si ekipi mund të rikthehet në nivelin e kërkuar.

    Burimi: RTKLive

  • Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Vushtrrisë

    Banorët e rrugës “Jeton Terstena” dhe rrugëve anësore në Vushtrri do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

    Njoftimi është bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, e cila ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të defektit.

    Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me kohën e nevojshme për riparimin e defektit.

    “Furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet pas sanimit të defektit. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali