Category: Lajme

  • Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi - Vuçiq thotë se është duke humbur

    Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi – Vuçiq thotë se është duke humbur

    Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar nga portali hulumtues “Nova srpska politička misao” (NSPM), i drejtuar nga Gjorgje Vukadinoviq.

    Sipas hulumtimit, zgjedhjet që do të mbahen të dielën (25 tetor), 44,5 për qind e të anketuarve do të votonin për Listën e Studentëve, me sloganin “Studentët Fitojnë”, ndërsa 42,7 për qind do të mbështesnin listën e Vuçiqit, “Serbia e Bashkuar”.

    Listat e tjera do të mbeteshin nën pragun zgjedhor prej tre për qind. Partia Socialiste e Serbisë, e udhëhequr nga Ivica Daçiq, do të merrte 2,9 për qind të votave, ndërsa lista “Serbia Evropiane”, e përfaqësuar nga Marinika Tepiq dhe Zdravko Ponosh, do të siguronte 2,7 për qind.

    Ndërkohë, 2,5 për qind e të anketuarve do të votonin për listën “E Djathta Autentike”, të Milosh Jovanoviqit.

    Sondazhi tregon gjithashtu se 44 për qind e qytetarëve të anketuar konsiderojnë se fitorja e studentëve dhe opozitës do të ishte më e mira për Serbinë, shkruan danas.rs.

    Në anën tjetër, 22,5 për qind dëshirojnë që pushteti aktual të mbetet në krye të vendit, ndërsa 19 për qind mbështesin vazhdimin e qeverisjes aktuale me disa ndryshime.

    Ndërkohë, Vuçiq ka pranuar se diferenca mes listës së tij zgjedhore dhe kundërshtarëve politikë është 1.5 për qind, shkruan nova.rs.

    Në një intervistë për televizionin Informer, Vuçiq tha se mbështetja për listën e tij, “Serbia e Bashkuar”, është rritur në sondazhet e opinionit publik, ndërsa theksoi se përqendrimi kryesor duhet të jetë te dita e zgjedhjeve.

    Ai deklaroi se do t’i përgëzonte fituesit nëse lista e tij humb zgjedhjet, duke shtuar se këtë do ta bënte rreth orës 22:00 ose 22:30.

    Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026, 79,8 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se me siguri do të votojnë, ndërsa 13,3 për qind thanë se me gjasë do të marrin pjesë në zgjedhje. /Telegrafi/

  • Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

    Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka caktuar një takim më 19 dhjetor, në të cilin do të diskutohet për hapat e mëtejshëm lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë.

    Duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini për paralajmërimin e tij rreth rrezikut të dështimit të organizimit të lojërave, Rama tha se më 15 tetor kanë pranuar një email nga ICMG-ja. Sipas tij, emaili, të cilin e kanë bërë publik, nxjerr në pah probleme në komunikim dhe në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë së Kosovës ndaj komitetit.

    “Tash e kemi edhe një datë të re, 19 dhjetori ku ICMG thërret edhe një takim ku vendoset se çka bëhet më tutje”, ka thënë Rama.

    Ai tha se i janë përgjigjur menjëherë emailit, duke e cilësuar çështjen si serioze dhe me rëndësi ndërkombëtare.

    “Është çështje serioze, nuk është hajgare, nuk është çështje që është në duart e nivelit qendror apo nivelit lokal, por është çështje ndërkombëtare, çështje e Lojërave Mesdhetare, ku Kosova, Prishtina për herë të parë, ndoshta të vetmen, ka mundësi me prezantu vetën globalisht si një nikoqir i mirëfilltë i lojërave mediterane”, ka thënë ai.

    Rama e akuzoi Qeverinë për neglizhencë, duke pretenduar se disa emaile të dërguara nga ICMG-ja kanë mbetur pa përgjigje.

    “Kjo po neglizhohet, po shihet qartë prej emailit të ICMG-së, kundër faktit që i kanë dërgu disa emaila nuk ka pas asnjë përgjigje nga qeveria dhe si rezultat tash kjo data tjetër të cilën e ka caktu vet ICMG-ja për me diskutu rreth lojërave mediterane në Kosovë si rezultat i kësaj neglizhence”, ka thënë ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama raises the alarm for the Mediterranean Games: ICG addresses left unanswered by government

    Pristina Chairman Progress Rama has declared that the International Committee of Mediterranean Games ( The ICG) has scheduled a meeting on December 19th, in which it will be discussed further steps related to the organisation of the Mediterranean Games in Kosovo.

    Speaking on the show “Debat Plus” at RTV Dukaagjini for his warning about the risk of failing to organise the games, Rama said that on October 15th they have accepted an email from the ICG. According to him, the email, which they have made public, highlights problems in communication and in meeting Kosovo Government obligations to the committee.

    Now we have a new date, December 19th, where the ICG calls a meeting that sets out what is done next, Rama has said.

    He said they responded immediately to the email, calling the issue serious and of international importance.

    It’s a serious issue, it’s not a joke, it’s not a matter that’s in the hands of the central level or the local level, but it’s an international issue, the issue of the Mediterranean Games, where Kosovo, Pristina, for the first time, probably the only one, is likely to present itself globally as a true host of the Medajranean Games, he said.

    Rama accused the Government of neglect, claiming that several emails sent by the ICG have remained unanswered.

    This is being overlooked, is clearly seen by the ICG email, against having sent some emails after no government response, and as a result, this next date that the ICG itself has set up for discus about the daily games in Kosovo as a result of this negligence, he said.

    Source Layer: Dukeagini

  • PSRK kushtëzoi rikthimin e pronave nga fajdexhiu te viktimat, përkundër se i përfitoi me fajde

    PSRK kushtëzoi rikthimin e pronave nga fajdexhiu te viktimat, përkundër se i përfitoi me fajde

    PSRK kushtëzoi rikthimin e pronave nga fajdexhiu te viktimat, përkundër se i përfitoi me fajde

    Në prag të kalimit të afatit hetimor, prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Habibe Salihu kishte ftuar Rexhajn për të arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

    Përmes kësaj marrëveshje, prokurorja speciale Salihu i rekomandonte gjykatës dënim me burgim prej 18 muaj ndaj Rexhajt, aq sa kishte qëndruar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe gjobë prej 10 mijë euro.

    Ky rekomandim gjenë mbështetje në nenin 230 paragrafi 1 dhe nën paragrafi 1.1 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parasheh ulje të dënimit për të akuzuarin që arrinë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë për veprën penale që akuzohet nga Prokuroria e Shtetit.

    Mirëpo, përtej asaj që parasheh Kodi i Procedurës Penale, prokurorja speciale kishte futur në marrëveshje kushtëzimin e kthimit të pronave tek viktimat, të cilat ishin përfituar përmes kryerjes së veprës penale.

    Marrëveshja parashihte që viktima M.I në afat prej 1 viti nga plotfuqishmëria e aktgjykimit t’ía kthente 130 mijë euro fajdexhisë, ndërsa ky i fundit në afat prej 15 ditësh nga pranimi i parave në llogaria, t’ia kthente pronat viktimave, ani se të njëjtat i kishte përfituar përmes kryerjes së veprës penale “Fajdeja”.

    Tutja, brenda afatit një vjeçar, Rexhaj obligohej që t’ia mundësonte viktimave edhe shitjen e ndonjërës prej pronave me qëllimin që të njëjtit të arrinin të siguronin shumën prej 130 mijë euro.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • P SRK conditioned the return of property from the filetager to the victims, despite taking them by default

    On the eve of passing the investigative deadline, Kosovo Special Prosecutor Habibe Salihu had invited Rajaj to reach agreement on admitting guilt.

    By this agreement, special prosecutor Salihu recommended to the court the 18-month prison sentence of Rexaj as much as she had remained in custody and house arrest, as well as a fine of 10,000 euros.

    This recommendation found support in Article 230 paragraph 1 and paragraph 1.1 of the Code of Criminal Procedure, which envisions lowering the sentence for the accused to reach agreement on admitting guilt for the criminal act accused by the State Prosecutor.

    However, beyond what the Criminal Procedure Code envisions, the special prosecutor had entered into agreement conditioning the return of property to the victims, which had been taken advantage of by carrying out the criminal act.

    The deal was that the victim of M.I in the 1st year term from the indomitability of the act returned 130 thousand euros to the file, while the latter in the 15-day term from accepting money into the account returned property to the victims, even as he had benefited from the same through carrying out of the criminal act, Fajdija).

    Tutje, within a year’s term, Rexhaj was obliged to enable victims to sell any of the properties in order to obtain the same amount of 130 thousand euros.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjyqtari Ismajli pranoi marrëveshjen që kushtëzonte viktimat e fajdes, me kthimin e borxhit për marrjen e pronave

    Gjyqtari Ismajli pranoi marrëveshjen që kushtëzonte viktimat e fajdes, me kthimin e borxhit për marrjen e pronave

    Gjyqtari Ismajli pranoi marrëveshjen që kushtëzonte viktimat e fajdes, me kthimin e borxhit për marrjen e pronave

    Më pas, kjo marrëveshje i ishte propozuar edhe gjyqtarit të Departamentit Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli, në seancën e shqyrtimit fillestar më 27 nëntor 2024.

    Poashtu ishte konstatuar se prokurorja Salihu i kishte dorëzuar një kopje të numrit të llogarisë bankare.

    Kjo marrëveshje ishte pranuar edhe gjyqtari Ismajli.

    Bazuar në marrëveshjen e rekomanduar, gjyqtari kishte nxjerr aktgjykim dënues më 5 dhjetor 2024 ndaj Rexhajt për kryerjen e vepres penale “Fajdeja”.

    Siç edhe propozohej në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ai ishte dënuar me 18 muaj burgim, po aq sa kishte qëndruar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe me gjobë prej 10 mijë euro.

    Në anën tjetër, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim me burgim për këtë vepër nga 3 deri në 12 vjet. Por, marrëveshja e arritur i kishte mundësuar prokurores të shkonte me propozim të dënimit nën minimumin e paraparë me ligj, rrjedhimisht gjysmën e minimumit.

    Gjyqtari Ismajli është pyetur nëse është ushtruar kontrolli i ligjshmërisë mbi këtë marrëveshje.

    Mirëpo, ai nuk është përgjigjur për këtë.

    “Fillimisht, konsiderojmë me rëndësi të sqarohet se aktgjykimi në fjalë është nxjerrë mbi bazën e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, të arritur ndërmjet Prokurorisë së Shtetit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij dhe të paraqitur para gjykatës për aprovim.

    Në një procedurë të tillë, gjykata nuk është palë negociuese e marrëveshjes dhe nuk përcakton paraprakisht përmbajtjen e saj, por ushtron kontrollin gjyqësor mbi ligjshmërinë e marrëveshjes, vullnetin e palëve, pranimin e fajësisë, bazën faktike dhe përputhshmërinë e rekomandimit për dënim me kufijtë e lejuar nga ligji. Rrjedhimisht, dënimi prej 18 muajsh burgim nuk është rezultat i një përcaktimi të izoluar nga gjykata, por është shqiptuar në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe pas vlerësimit gjyqësor se kushtet ligjore për aprovimin e saj ishin plotësuar”, thuhet në përgjigjen e gjyqtarit Ismajli.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Justice Ishmael agreed to deal conditioning guilty victims with returning property debt

    Later, this agreement had also been proposed to the Special Department judge at the Basic Court in Pristina, Vesel Ismajli, at the initial review hearing on November 27, 2024.

    It was also found that prosecutor Salihu had handed him a copy of the bank account number.

    Judge Ishmael was also accepted.

    Based on the recommended agreement, the judge had issued a condemnation of justice on December 5, 2024 against Rexhajt for performing criminal work.

    As was proposed in the plea agreement, he was sentenced to 18 months in prison, as much as he had remained in house arrest and house arrest, as well as with a fine of 10,000 euros.

    On the other hand, the Kosovo Criminal Code envisions prison sentences for this work from 3 to 12 years. But the reached agreement had enabled the prosecutor to go on a plea under the pre-priced minimum by law, therefore half the minimum.

    Judge Ishmael has been asked whether the law enforcement of this agreement has been exercised.

    However, he has not responded.

    Initially, we consider it important to explain that the act of prejudice in question has been issued on the basis of the plea agreement reached between the State Prosecutor, the accused and his defender and brought before the court for approval.

    In such a procedure, the court is not the negotiating side of the agreement and does not predetermine its contents, but exercises judicial control over the legality of the agreement, the will of the parties, the admission of guilt, the actual basis, and the compliance of the recommendation for punishment with the limits permitted by the law. Consequently, the 18-month prison sentence is not the result of an isolated definition by the tribunal, but has been pronounced within the framework of the plea agreement and following the judicial assessment that the legal conditions for its approval had been met, Judge Ismajli’s response reported.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dortundru wins Baku, Fenerbahce equals Slavia Prague

    Dortmund has interrupted a series of three games without victory in all races, triumphing at Baku Olympic Stadium.

    Serhou Gurirassy has taken the German team to the top in the tenth minute, after exploiting the ball returned by goalkeeper Stas Pokatilov after Felix Nmecha’s hit.

    However, locals have reacted and equalled the outcome before the end of the first part. Aden McCarty had his head on after a shot of a sentence executed by Timothyusz Puchacz.

    Dortmund has restored his supremacy after the break. In the first few minutes of the second part, Gyrassy has scored the second personal goal, concreteising the forwarding of Joey Webber with a volley.

    The striker has thus achieved four goals in this edition of the race. Despite Sabah’s efforts to match the outcome, Dortmund has maintained his supremacy to the end.

    For the German team, it was the third victory in the last seven matches in the Champions League, where it has suffered four losses.

    Fenerbahce has failed to mark the victory in the match against Slavia Prague, equalising 2:2 in Istanbul, though there has been two goals’ advantage.

    The Turkish team has started the match very well. Oguz Aydın scored the first goal in the first few minutes, while Mason Greenwood doubled the advantage in the eleventh minute after Nelson Semedo assisted.

    Slavia Prague has reacted and narrowed the score through Lucas Provid, who has benefited from a mispassion of Matteo Gwendouz to send the ball to the net.

    After the break, the Czech team has increased the pressure and has created several opportunities for the draw. Fenerbahce, on the other hand, has failed to take advantage of the match to close the match, while Romelu Lukak too has missed a good chance for a goal.

    When it seemed that the natives would preserve the victory, Pavel Kacor scored at the ninety minute, after a crossing of Emmanuel Ayaos, providing Slavia Prague with an important point.

    This result has continued the negative Fenerbahces series in the main phase of the Champions League, where the Turkish team has not won in the last nine matches.

    Source Layer: RTKLive

  • Dortmundu fiton në Baku, Fenerbahce barazon ndaj Slavia Prague

    Dortmundu fiton në Baku, Fenerbahce barazon ndaj Slavia Prague

    Dortmund e ka ndërprerë serinë prej tri ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat, duke triumfuar në stadiumin Olimpik të Bakusë.

    Serhou Guirassy e ka kaluar skuadrën gjermane në epërsi në minutën e dhjetë, pasi e ka shfrytëzuar topin e kthyer nga portieri Stas Pokatilov pas goditjes së Felix Nmechas.

    Megjithatë, vendasit kanë reaguar dhe e kanë barazuar rezultatin para përfundimit të pjesës së parë. Aden McCarthy ka shënuar me kokë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Tymoteusz Puchacz.

    Dortmund e ka rikthyer epërsinë pas pushimit. Në minutat e para të pjesës së dytë, Guirassy ka shënuar golin e dytë personal, duke e konkretizuar krosimin e Joey Veerman me një goditje volej.

    Sulmuesi ka arritur kështu në katër gola në këtë edicion të garës. Pavarësisht përpjekjeve të Sabah për ta barazuar rezultatin, Dortmund e ka ruajtur epërsinë deri në fund.

    Për skuadrën gjermane, kjo ishte fitorja e tretë në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, ku ka pësuar edhe katër humbje.

    E Fenerbahce ka dështuar ta shënojë fitoren në ndeshjen ndaj Slavia Prague, duke barazuar 2:2 në Stamboll, ndonëse ka pasur epërsi prej dy golash.

    Skuadra turke e ka nisur ndeshjen shumë mirë. Oguz Aydın ka shënuar golin e parë në minutat e para, ndërsa Mason Greenwood e ka dyfishuar epërsinë në minutën e njëmbëdhjetë, pas asistimit të Nelson Semedo.

    Slavia Prague ka reaguar dhe e ka ngushtuar rezultatin përmes Lukas Provod, i cili ka përfituar nga një pasim i gabuar i Matteo Guendouz për ta dërguar topin në rrjetë.

    Pas pushimit, skuadra çeke e ka rritur presionin dhe ka krijuar disa mundësi për barazim. Fenerbahce, në anën tjetër, nuk ka arritur ta shfrytëzojë epërsinë për ta mbyllur ndeshjen, ndërsa edhe Romelu Lukaku ka humbur një rast të mirë për gol.

    Kur dukej se vendasit do ta ruanin fitoren, Pavel Kacor ka shënuar në minutën e nëntëdhjetë, pas një krosimi të Emmanuel Ayaosi, duke ia siguruar Slavia Prague një pikë të rëndësishme.

    Ky rezultat e ka vazhduar serinë negative të Fenerbahces në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, ku skuadra turke nuk ka fituar në nëntë ndeshjet e fundit.

    Burimi: RTKLive

  • Dua Lipa shkëlqen në operën Metropolitan me një fustan ekstravagant nga koleksioni i Ferragamos

    Dua Lipa shkëlqen në operën Metropolitan me një fustan ekstravagant nga koleksioni i Ferragamos

    Opera, si një formë arti me traditë shekullore, shpesh shoqërohet me stereotipe për kodet e rrepta të veshjes dhe me debate rreth interesimit gjithnjë e më të vogël të publikut për të. Megjithatë, Dua Lipa duket e vendosur ta ndryshojë këtë perceptim, duke dëshmuar se një mbrëmje në opera mund të jetë edhe një mundësi për të eksperimentuar me modën.

    Në fakt, këngëtarja 31-vjeçare beson se një paraqitje në opera mund të jetë rasti ideal për të veshur një krijim të sapoprezantuar në pasarelat e modës.

    Në galanë hapëse të shfaqjes Lincoln in the Bardo, ylli ndërkombëtar tërhoqi vëmendjen në Metropolitan Opera në New York, duke kombinuar stilin e saj modern me preferencën për veshjet që zbulojnë pjesë të trupit.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Ajo kishte zgjedhur një fustan nga koleksioni pranverë 2027 i shtëpisë së modës Ferragamo. Veshja përbëhej nga një pjesë e sipërme e zezë, pa rripa, e cila zgjerohej në një fund të gjatë prej byrynxhyku të lehtë dhe voluminoz.

    Pëlhura transparente ishte zbukuruar me fije të arta, kristale dhe elemente vezulluese në nuancë blu oqeani, të cilat reflektonin dritën teksa këngëtarja ecte. Një e çarë e lartë, bishti i gjatë dhe mëngët e gjera, që ngjanin me doreza elegante, i jepnin veshjes një pamje dramatike. Ndërsa këpucët me taka, të zbukuruara me gurë dekorativë, plotësonin paraqitjen luksoze.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Dua ishte mes emrave të njohur që morën pjesë në këtë mbrëmje gala, përfshirë Amy Poehler, Bowen Yang dhe bashkëshortin e saj, Callum Turner. Megjithatë, këngëtarja kishte edhe një arsye të veçantë për ta pritur me entuziazëm shfaqjen.

    Lincoln in the Bardo është një përshtatje skenike e romanit historik të George Saunders, i cili fitoi çmimin prestigjioz Booker. Siç e dinë ndjekësit e buletinit të saj kulturor Service95, Dua është prej kohësh adhuruese e këtij autori.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Në tetor të vitit 2024, ajo e kishte përzgjedhur librin e botuar më 2017 si një nga rekomandimet e saj mujore për lexim. Më vonë, e kishte intervistuar edhe vetë Saundersin në podcastin e saj, duke vlerësuar mënyrën se si ai e kishte rrëfyer historinë e vendosur gjatë Luftës Civile Amerikane.

    Artistja, fituese e çmimit Grammy, është bërë prej kohësh një burim frymëzimi për brezin e ri, jo vetëm për rekomandimet e librave, por edhe për sugjerimet e restoranteve që ia vlen të vizitohen. Së fundmi, ajo duket se po e zgjeron këtë interesim përmes pjesëmarrjes në shfaqje opere dhe paraqitjeve të menduara me kujdes për këto ngjarje.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Vetëm muajin e kaluar, Dua mori pjesë në natën hapëse të operës La Traviata në Metropolitan Opera, ku u shfaq me një krijim të guximshëm nga koleksioni vjeshtë 2026 i Ashi Studio, i frymëzuar nga maskaradat. Veshja e saj përfshinte një korse dhe detaje me pupla.

    Fustani i fundit nga Ferragamo dëshmon edhe një herë se stili eksperimental i këngëtares mund të përshtatet me elegancë edhe në ambientet tradicionale të operës. Pas këtyre paraqitjeve, mbetet të shihet nëse ndalesa e saj e radhës do të jetë baleti. /Telegrafi/

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Foto: Dua Lipa/Instagram