Category: Lajme

  • Incident në Pejë, një person në spital – tjetri në pranga

    Incident në Pejë, një person në spital – tjetri në pranga

    Incident në Pejë, një person në spital – tjetri në pranga

    Një person është therur me thikë mesditën e së dielës në Pejë.

    Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë, derisa viktima është dërguar në tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari  pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv

  • Xhiroja e 10-të mbyllet sot, vëmendja te derbi Ballkani-Prishtina

    Xhiroja e 10-të mbyllet sot, vëmendja te derbi Ballkani-Prishtina

    Xhiroja e 10-të mbyllet sot, vëmendja te derbi Ballkani-Prishtina

    Xhiroja e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll, përmbyllet sot me dy ndeshje që pritet të jenë mjaft interesante.

    Në Suharekë, Ballkani e pret në konak Prishtinën.

    Ky duel transmetohet direkt në kanalin Sport 1, të Artmotion me fillim nga ora 14:00.

    Derisa një përballje mjaft e fortë pritet të jetë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës.

    Loja nis me fillim nga ora 18:00 me transmetim drejtpërdrejtë në kanalin Sport 2.

    Prishtina hyn në këtë ndeshje nga pozita e dytë me 20 pikë, por ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje. Me një fitore eventuale, kryeqytetasit do të barazonin me pikë liderin Malisheva, që ka 23 pikë nga dhjetë ndeshje.

    Në anën tjetër, Ballkani renditet në pozitën e gjashtë me 13 pikë dhe kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes 1:0 nga Drita në xhiron e kaluar. Skuadra nga Suhareka ka nevojë për pikë për t’iu afruar ekipeve të kreut dhe për të mos lejuar që distanca me rivalët të thellohet.

    Prishtina vjen pas barazimit 1:1 me Malishevën, ndërsa në tri ndeshjet e fundit kampionale ka regjistruar një fitore dhe dy barazime. Përballja me Ballkanin paraqet një test të rëndësishëm për kryeqytetasit, të cilët synojnë ta vazhdojnë serinë pa humbje në kampionat.

    Ndeshja Ballkani–Prishtina është planifikuar të nisë në orën 14:00.

    Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e pret Drenicën në Klinë, në një përballje ku vendasit synojnë ta shfrytëzojnë terrenin e tyre për të vazhduar me rezultate pozitive.

    Dukagjini renditet në pozitën e pestë me 16 pikë, ndërsa Drenica është e shtata me dhjetë pikë para kësaj ndeshjeje. Fitorja do t’u ndihmonte të dyja skuadrave në objektivat e tyre për këtë edicion.

    Skuadra klinase vjen pas fitores 1:0 ndaj Vushtrrisë dhe synon ta shfrytëzojë këtë rezultat për të vazhduar ngjitjen në tabelë. Dukagjini ka treguar qëndrueshmëri në ndeshjet e fundit, sidomos në aspektin defensiv.

    Drenica, në anën tjetër, kërkon reagim pas humbjes 3:0 nga Gjilani. Skuadra nga Skenderaj do të synojë të rikthehet te pikët për të mos humbur kontaktin me ekipet që e paraprijnë në renditje.

  • Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

    Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

    Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

    Komuna e Prishtinës po vazhdon programin e notit falas për fëmijët, i cili po realizohet për të tretin vit radhazi. Këtë vit janë përfshirë 50 fëmijë, mbi 30 për qind e tyre me aftësi të kufizuara.

    Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, tha se synimi i këtij programi është që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta për përfshirje në aktivitete sportive.

    “Secili fëmijë i Prishtinës duhet të ndihet i barabartë, të trajtohet njësoj dhe të ketë drejtësi sociale”, tha Sahiti në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

    Ajo ka folur edhe për programet e tjera të komunës, përfshirë mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, lehonat përfituese të asistencës sociale, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe të moshuarit pa përkujdesje familjare.

  • Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

    Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

    Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

    Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se po zhvillonin gjueti të kundërligjshme.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie dhe një fazan i vrarë.

    “Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

    Rasti është iniciuar për gjueti të kundërligjshme dhe mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

  • Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

    Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

    Një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është therur me thikë nga një person tjetër në Pejë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 15:40.

    Viktima, mashkull kosovar, është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur në rast.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”.

    Burimi: Dukagjini

  • Raportohet i zhdukur një burrë në Gjakovë

    Raportohet i zhdukur një burrë në Gjakovë

    Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 tetor, në orën 07:00, kur është bërë e ditur se një mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.

    Burimi: Dukagjini

  • Kina propozon kontrolle të eksportit të teknologjive të prodhimit të energjisë diellore

    Kina ka propozuar kontrolle të eksportit për 12 teknologji të përdorura për të prodhuar pajisje diellore, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare, si pjesë e një rishikimi më të gjerë që mbulon gjithashtu inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë.

    Ministria e Tregtisë propozoi shtimin e teknologjive fotovoltaike në listën e kontrollit të eksporteve të Kinës, tha ajo në një deklaratë të premten, duke shtuar se nevojitet mbikëqyrje më e madhe sepse teknologjitë diellore po përdoren gjithnjë e më shumë në fusha të ndjeshme si hapësira ajrore dhe mbrojtja kombëtare, shkruan Reuters.

    Zyrtarët kinezë zhvilluan bisedime fillestare me prodhuesit rreth kufizimeve të mundshme në teknologjitë e përparuara të prodhimit të paneleve diellore, raportoi Reuters në prill, një veprim që mund të kërcënojë planet e firmave amerikane si Tesla (TSLA.O), hap një skedë të repër të zgjeruar prodhimin në SHBA, transmeton Sinjali.

    Reuters ka raportuar se Pekini ka frenuar gjithashtu eksportet e teknologjisë së prodhimit të energjisë diellore në Indi . Analistët thonë se Kina po kërkon të ruajë dominimin e saj, ndërsa India përpiqet të ndërtojë prodhim vendas dhe të heqë dorë nga varësia nga Kina.

    Kufizimet e eksportit synojnë të “mbrojnë nga rreziqet e daljes jashtë kontrollit ose shpërndarjes së papërshtatshme të teknologjive, ndërkohë që mbrojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin normal ndërkombëtar në shkencë dhe teknologji”, tha ministria.

    Eksportuesit tani duhet të regjistrojnë transferime të caktuara të teknologjisë jashtë shtetit derisa katalogu i kontrollit të eksportit të përditësohet zyrtarisht. Konsultimi publik mbi propozimin do të mbyllet më 15 nëntor.Kina do të ndalonte teknologjitë, duke përfshirë ato të përdorura për të bërë disa pllaka të holla, qeliza diellore perovskite dhe tandem, si dhe teknologjitë e prodhimit të polisiliconit me shtrat të fluidizuar në shkallë të gjerë.

    Perovskiti është një teknologji në zhvillim e sipër që ofron potencialin e rritjes së efikasitetit të konvertimit, transmeton sinjali. Qelizat tandem kombinojnë shtresat e perovskitit dhe silikonit për të kapur më shumë nga spektri i dritës së diellit.

    Teknologjia me shtrat të fluidizuar për prodhimin e polisilikonit një element kyç ndërtimi për panelet diellore është më pak e kushtueshme dhe më efikase nga ana e energjisë sesa procesi dominues i Siemens.

    Kina gjithashtu do të kufizonte, por jo do të ndalonte, eksportet e teknologjive të përparuara të prodhimit të qelizave diellore, duke përfshirë TOPCon, HJT dhe XBC.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kina propozon kontrolle të eksportit të teknologjive të prodhimit të energjisë diellore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama për protestat: Nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë rrëmujën dhe kaosin

    Rama për protestat: Nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë rrëmujën dhe kaosin

    Rama për protestat: Nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë rrëmujën dhe kaosin

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit mbi protestat e dhunshme që po ndodhin në vend.

    Rama nënvizoi se këta që fshihen pas dhunës ndaj policëve nuk i konsideron studentë por njerëz të cilët duan rrëmujën dhe i cilëson si pengje e njerëz të pa shkollë.

    Ai shton se protesta të tilla po ndodhin kudo, por asnjëherë me thirrjet dhe përkrahjen për dhunë.

    “Është fatkeqësi kombëtare shumë e madhe që forcat e policisë që janë për të mbrojtur shtetin janë jo vetëm nën sulmin e gurëve por edhe nën sulmin e ekraneve. Kjo është rrënqethëse, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    “Kjo po ndodh në Francë, Itali, Belgjikë, Portugali, kjo do ndodh kudo siç paralajmërohet por në asnjë na keto vende, asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve as të brohorasë për flakë mbi institucione, të himnizojë drurin, gurin, dhunën e disave kapuçonësh të zinj të maskuar pas të cilëve nuk ka student, nuk ka të reja e të rinj që duan një Shqipëri më të mirë. Ka vetëm qenie të verbëra, njerez pa shkollë, që nuk dinë as nga vinë as ku shkojnë, viktima të shumçkaje të cilët adhurojnë molotovin, llastiqet me vida që godasin kafkat e policëve, adhurojnë rrëmujën dhe kaosin e pastaj ju turren dyqaneve që brejnë djersën dhe gjakun e familjeve që jetojnë me ato dyqane”.

    “Si mund të përkrahet e të adhurohet  kjo masë e cila ka nevojë për psikolog e për  tu trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash e djemsh që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën dhe që kanë brenda të gjitha keqkuptime e mëdha të një kohë kur shohim në ekran se si disa të tjerë që jetojnë me online-in dhe bëjnë nga dhjetëra euro në muaj pa paguar asnjë taksë, mund të hanë të pinë e të jetojnë në luks, e këta pastaj përdoren nga këto forca të tjera, armiq të Shqipërisë”, tha Rama.

  • Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore

    Ministri i Punëve të Brendshme së Shqipërisë, Ervin Demo, në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, ka dënuar ashpër përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se situata tashmë ka kaluar çdo vijë të kuqe.

    Demo theksoi se gjatë ditës së djeshme është sulmuar Komisariati Nr. 2 në Tiranë, ku si pasojë e sulmeve janë dëmtuar dhe djegur efektivë policie që ndodheshin në detyrë për mbrojtjen e godinës.

    Ministri shqiptar theksoi se këto veprime nuk mund të konsiderohen më si protestë studentore, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    “Situata ka kaluar vijën e kuqe. Është sulmuar Komisariati Nr. 2 ditën e djeshme dhe janë dëmtuar deri në djegie efektivë të policisë, të cilët po mbronin godinën. Kjo nuk është më as protestë dhe as protestë studentore. Ne kemi parë sulme ndaj institucioneve të ndryshme. Janë 295 të lënduar në këto gjashtë ditët e fundit dhe janë 295 shqiptarë që kanë pësuar dëmtime, qofshin policë, protestues, gazetarë apo punonjës të tjerë”.

    “Punonjësit e policisë kanë duruar dhunë barbare. Sot nuk kemi parë që forcat politike të dalin dhe të mbajnë qëndrim sa i përket kësaj dhune të kryer. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Dhuna nuk është mjet negocimi. Do të doja t’ju falënderoja për sakrificën. I kam ndjekur gjërat nga afër. Çdo natë kemi qenë në spital, por ajo që është e rëndësishme është që ne do të jemi pranë jush. Ne jemi këtu për të mbrojtur atë që është më e shenjta: demokracinë shqiptare”, u shpreh Demo.

  • Sot mblidhen dy komisione parlamentare

    Sot mblidhen dy komisione parlamentare

    Sot mblidhen dy komisione parlamentare

    Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 19 tetor.

    Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Në rend dite janë edhe miratimi i rendit të ditës dhe i procesverbaleve nga mbledhjet e 2 dhe 6 tetorit.

    Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në orën 10:00, në sallën N-303.

    Po ashtu, në të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

    Ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.

    Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e 1 tetorit dhe pika të ndryshme.

    Mbledhja do të mbahet në sallën N-302.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot mblidhen dy komisione parlamentare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali