Category: Lajme

  • “Personazhe interesante...”, Labi vjen me më të rejat e BBVK-së (VIDEO)

    “Personazhe interesante…”, Labi vjen me më të rejat e BBVK-së (VIDEO)

    “Personazhe interesante...”, Labi vjen me më të rejat e BBVK-së (VIDEO)

    Së shpejti, në ekranet e juaja do të nisë transmetimi 24/7 i Big Brother VIP Kosova 5.

    Në emisionin “Shoqet”, prezantuesja e Prive Klan Kosova, Mbresa Hajrullahu tha se BBVK mund të mos jetë edhe aq afër, transmeton Klankosova.tv.

    “Ky është klipi i parë që është shpërndarë, zyrtarisht i BIG-ut. Që po i bjen që nuk është edhe shumë afër Big-u. Kështu që po besoj që ndoshta, sot jemi më 18-të, java e fundit e tetorit, ose java e parë e nëntorit”, u shpreh Mbresa.

    Nga ana tjetër, ish-banori i BBVK-së, Labinot Haxhiu bëri të ditur se jo të gjitha klipet e konkurrentëve janë xhiruar.

    Megjithatë, ai shtoi se disa emra që ai ka dëgjuar që do futen në edicionit e ri të formatit gjigant, sipas tij, do të jetë një Big shumë interesant.

    “Do personazhe që kam ni që kanë me hy, ka me qenë shumë interesant”, u shpreh ai.

  • “Nga i buzëqeshur u kthye në maniak” – Gruaja rrëfen në gjykatë momentet kur Russell Brand dyshohet se tentoi ta sulmonte seksualisht

    “Nga i buzëqeshur u kthye në maniak” – Gruaja rrëfen në gjykatë momentet kur Russell Brand dyshohet se tentoi ta sulmonte seksualisht

    “Nga i buzëqeshur u kthye në maniak” – Gruaja rrëfen në gjykatë momentet kur Russell Brand dyshohet se tentoi ta sulmonte seksualisht

    Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është përballur me dëshmi të reja në gjykatën Southwark Crown Court në Londër, ku një grua ka rrëfyer momentet kur pretendon se ai e kishte kapur me forcë dhe kishte tentuar ta tërhiqte drejt një tualeti.

    Gruaja, e cila në kohën e incidentit të pretenduar punonte në MTV, deklaroi para trupit gjykues se kishte mbetur e tronditur dhe e hutuar nga sjellja e aktorit.

    Sipas BBC-së, ajo dëshmoi të premten, më 16 tetor, nga prapa një ekrani mbrojtës, në ditën e tretë të procesit gjyqësor ndaj Brand.

    Ajo tha se incidenti i pretenduar kishte ndodhur në vitin 2001 dhe kishte zgjatur rreth 20 sekonda.

    “Nga një person i sjellshëm dhe miqësor, ai u shndërrua papritur në një maniak me sy të zgurdulluar që po përpiqej të më tërhiqte në tualet”, deklaroi gruaja para gjykatës.

    Sipas dëshmisë së saj, gjithçka kishte nisur me një bisedë miqësore, pasi ajo kishte komentuar bluzën që Brand mbante veshur.

    Më pas, aktori e kishte pyetur për vendndodhjen e tualetit, ndërsa ajo ishte ofruar t’ia tregonte rrugën.

    Por, sipas pretendimeve të gruas, sapo kishin arritur te dera e tualetit, sjellja e Brand kishte ndryshuar.

    “Ai më kapi për parakrahu dhe filloi të më tërhiqte brenda. Ishte shumë i dhunshëm”, dëshmoi ajo.

    Gruaja tha se kishte kundërshtuar dhe kishte arritur të çlirohej nga kapja e tij.

    E pyetur pse nuk e kishte raportuar rastin menjëherë, ajo deklaroi se kishte pasur frikë se askush nuk do ta besonte.

    Sipas saj, për ngjarjen u kishte treguar dy kolegëve, ndërsa denoncimin në Polici e kishte bërë në vitin 2023, pasi kishte parë një dokumentar televiziv për akuzat ndaj Brand.

    Gjatë marrjes në pyetje, mbrojtja e aktorit e kundërshtoi dëshminë e saj, duke ngritur pikëpyetje për faktin se denoncimi ishte bërë 22 vjet pas incidentit të pretenduar.

    Gruaja këmbënguli se veprimet që kishte përshkruar nuk kishin qenë me pëlqimin e saj.

    Ndërkohë, para gjykatës dëshmoi edhe ish-bashkëbanuesi i Brand, Andrew Dobson, i cili e përshkroi komedianin si një person energjik, me ego të madhe dhe sjellje të paparashikueshme.

    51-vjeçari Russell Brand përballet me shtatë akuza penale, përfshirë tri akuza për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për sulm të pahijshëm, që lidhen me pretendimet e gjashtë grave për ngjarje të periudhës 1999–2009.

    Brand i ka mohuar të gjitha akuzat.

    Procesi gjyqësor është duke vazhduar dhe fajësia e tij ende nuk është përcaktuar nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Nga i buzëqeshur u kthye në maniak” – Gruaja rrëfen në gjykatë momentet kur Russell Brand dyshohet se tentoi ta sulmonte seksualisht appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Siguria shtetërore në fokus, të hënën mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së

    Siguria shtetërore në fokus, të hënën mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së

    Siguria shtetërore në fokus, të hënën mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së

    Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) pritet të mblidhet të hënën, më 19 tetor 2026, në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas informacioneve për mbledhjen e paralajmëruar, takimi është planifikuar të mbahet në orën 10:00, në sallën N-302 të Kuvendit.

    Komisioni ka për detyrë mbikëqyrjen parlamentare të punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, institucionit përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e informacioneve që lidhen me sigurinë kombëtare.

    Mbikëqyrja parlamentare e AKI-së përfshin shqyrtimin e veprimtarisë së institucionit në përputhje me kompetencat ligjore të Komisionit, duke respektuar kufizimet që lidhen me informacionet e klasifikuara.

    Megjithatë, ende nuk është konfirmuar rendi konkret i ditës i mbledhjes së paralajmëruar për të hënën.

    Po ashtu, nuk dihet nëse në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të AKI-së apo nëse do të diskutohet ndonjë çështje specifike e sigurisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Siguria shtetërore në fokus, të hënën mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Incidentet në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit!

    Incidentet në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit!

    Incidentet në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit!

    Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestës, duke deklaruar se punonjësit e saj janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar dhe të dhunshëm.

    Sipas njoftimit zyrtar, personat e përfshirë në sulm, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga policia, janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ku kanë vijuar sulmin ndaj punonjësve të rendit, transmeton Klankosova.tv.

    Policia bën me dije se, në përgjigje të sulmit me molotovë nga ana e protestuesve, shërbimet e saj kanë përdorur gaz lotsjellës.

    Në reagimin e saj, Policia e Shtetit i ka cilësuar të pavërteta dhe dashakeqe pretendimet e tjera lidhur me ngjarjen, duke theksuar se ato synojnë, sipas saj, të fshehin të vërtetën mbi zhvillimet gjatë protestës.

  • Nuk po gjen hapësirë te Liverpooli, por paga milionëshe po e mban në “Anfield”

    Nuk po gjen hapësirë te Liverpooli, por paga milionëshe po e mban në “Anfield”

    Nuk po gjen hapësirë te Liverpooli, por paga milionëshe po e mban në “Anfield”

    E ardhmja e Federico Chiesas te Liverpooli mbetet e pasigurt, ndërsa disa klube të mëdha italiane po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të tij në Serie A.

    Sulmuesi italian po përballet me konkurrencë të madhe në repartin ofensiv të Liverpoolit, gjë që ka ndikuar në hapësirat e tij për të luajtur nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola.

    Përforcimet e fundit të skuadrës dhe paraqitjet e futbollistëve të rinj kanë bërë që 28-vjeçari të ketë gjithnjë e më pak mundësi për ta dëshmuar veten.

    Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Lazio, Interi dhe Atalanta janë ndër klubet që po e përcjellin situatën e italianit.

    Megjithatë, pengesa kryesore për një transferim të mundshëm është paga e tij e lartë.

    Sipas të dhënave të Capology, Chiesa përfiton rreth 160 mijë funte në javë, përkatësisht 8.3 milionë funte në vit, shumë kjo që mund ta vështirësojë rikthimin e tij në futbollin italian.

    Nëse futbollisti pranon uljen e pagës, mundësitë për një transferim do të rriteshin. Në të kundërtën, ai mund të vendosë të qëndrojë në “Anfield” deri në përfundim të kontratës.

    Chiesa ishte një nga protagonistët e Italisë në triumfin në Kampionatin Evropian 2020, ku u përfshi edhe në ekipin më të mirë të turneut.

    Megjithatë, lëndimet e rënda, veçanërisht ai në gju gjatë periudhës te Juventusi, kanë ndikuar në vazhdimësinë e paraqitjeve të tij.

    Mbetet të shihet nëse klubet italiane do të ndërmarrin hapa konkretë për transferimin e 28-vjeçarit apo nëse paga e tij do të vazhdojë të jetë pengesa kryesore për largimin nga Liverpooli.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nuk po gjen hapësirë te Liverpooli, por paga milionëshe po e mban në “Anfield” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Hyna në dhomë, po pse erdha?” – Shkencëtarët shpjegojnë pse truri na bën ta harrojmë qëllimin brenda sekondave

    “Hyna në dhomë, po pse erdha?” – Shkencëtarët shpjegojnë pse truri na bën ta harrojmë qëllimin brenda sekondave

    “Hyna në dhomë, po pse erdha?” – Shkencëtarët shpjegojnë pse truri na bën ta harrojmë qëllimin brenda sekondave

    A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni nga divani, të shkoni në kuzhinë apo në një dhomë tjetër dhe, sapo të hyni brenda, të harroni plotësisht arsyen pse shkuat?

    Ky moment, që shpesh na bën të qeshim me veten, ka një shpjegim shkencor dhe është shumë më i zakonshëm sesa mund të mendoni.

    Fenomeni njihet si “Doorway Effect”, apo “efekti i derës”, dhe lidhet me mënyrën se si truri ynë organizon informacionin dhe kujtimet gjatë kalimit nga një situatë në tjetrën.

    Sipas studimeve në fushën e psikologjisë, kalimi nëpër një derë mund të funksionojë si një kufi mes dy ngjarjeve në mendjen tonë.

    Për shembull, kur jeni në dhomën e ndenjjes dhe vendosni të merrni telefonin nga dhoma tjetër, truri e regjistron këtë qëllim në kontekstin ku ndodheni.

    Por kur kaloni në një ambient tjetër, ai fillon të përpunojë informacionin e mjedisit të ri. Në disa raste, kjo mund ta bëjë më të vështirë rikujtimin e qëllimit fillestar.

    Pse na kujtohet sapo kthehemi prapa?

    Një tjetër situatë e njohur është kur, pasi harrojmë pse kemi hyrë në një dhomë, kthehemi aty ku ishim më parë dhe papritur na kujtohet gjithçka.

    Kjo mund të ndodhë sepse rikthimi në mjedisin e mëparshëm na rikthen edhe disa nga sinjalet që lidhen me kujtimin fillestar.

    Megjithatë, efekti nuk ndodh gjithmonë dhe nuk do të thotë se çdo kalim nëpër derë shkakton harresë.

    Studiuesit kanë vërejtur se ngarkesa mendore dhe përpjekja për të mbajtur mend disa informacione njëkohësisht mund të ndikojnë në këtë fenomen.

    Në shumicën e rasteve, harresa të tilla të herëpashershme janë pjesë e funksionimit normal të kujtesës dhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht ndonjë problem shëndetësor.

    Prandaj, herën tjetër kur të hyni në kuzhinë dhe të pyesni veten “Çka deshta këtu?”, kujtojeni se nuk jeni të vetmit që e përjetoni këtë situatë.

    Po ju, sa herë ju ka ndodhur të hyni në një dhomë dhe të harroni pse keni shkuar?

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Hyna në dhomë, po pse erdha?” – Shkencëtarët shpjegojnë pse truri na bën ta harrojmë qëllimin brenda sekondave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

    Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

    Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 23 persona.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Aktualisht, në urgjencën e Spitalit të Traumës po merr trajtim një efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë.

    Ndërkohë, nga 13 tetori e deri më tani, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe të marrin mjekim.

    Bëhet fjalë për pesë efektivë policie, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese të medias.

  • Daku i pandalshëm: Shënon parabolë magjike ndaj ish-skuadrës së tij

    Daku i pandalshëm: Shënon parabolë magjike ndaj ish-skuadrës së tij

    Daku i pandalshëm: Shënon parabolë magjike ndaj ish-skuadrës së tij

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, duke konfirmuar edhe një herë klasin e tij prej golashënuesi të lindur në kampionatin rus.

    Ylli nga Gjilani e gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, kësaj radhe përballë ish-skuadrës së tij, Rubin Kazan, transmeton Klankosova.tv.

    Dakut i mjaftoi vetëm një minutë në fushën e blertë pas inkuadrimit nga stoli për të lënë gjurmë të menjëhershme.

    Ai realizoi një kryevepër me një goditje parabolike fantastike që la të shtangur portierin kundërshtar.

    🇦🇱 Mirlind Daku scores his first goal for Spartak in the Russian Premier League, against his ex club, Rubin. Daku scored one minute after coming on.

    3 goals in the last 2 games. pic.twitter.com/ggwCWUxloI

    — Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) October 18, 2026

    Për respekt ndaj klubit ku kaloi periudha të rëndësishme në karrierë, sulmuesi kuqezi zgjodhi të mos festonte pas realizimit të golit.

    Ky shënim dëshmon formën shpërthyese të Dakut pas pauzës së ndeshjeve me kombëtaret, duke e çuar në tre numrin e golave në dy sfidat e fundit.

    Me paraqitje të tilla vendimtare dhe efikasitet të lartë, duket se është vetëm çështje kohe para se 28-vjeçari të zërë vendin fiks të titullarit në formacionin bazë të Spartakut të Moskës.

  • Macron bën thirrje për qetësi në Francë

    Macron bën thirrje për qetësi në Francë

    Macron bën thirrje për qetësi në Francë

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për qetësi dhe rend, duke paralajmëruar se trazirat që përfshinë disa qytete të Francës nuk duhet të përshkallëzohen.

    Pas protestave kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kostos së jetesës, në vend shpërthyen përleshje, plaçkitje dhe zjarrvënie, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Në një fjalim televiziv drejtuar qytetarëve nga Pallati Elysee në Paris, Macron tha se vendi po përballet me ndjenja zemërimi dhe turpi, pas një dite protestash që, megjithëse nisën kryesisht në mënyrë paqësore, përfunduan me akte të dhunshme.

    Sipas raportimeve, rreth 550 mijë demonstrues dolën në rrugë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve, shtrenjtimin e jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike, përfshirë arsimin.

    Kreu i shtetit francez theksoi se duhet bërë dallimi mes kërkesave legjitime të protestuesve dhe personave që shfrytëzuan situatën për të shkatërruar, dëmtuar dhe plaçkitur prona.

    “Asgjë nuk e justifikon dhunën e pakontrolluar”, deklaroi Macron, duke paralajmëruar se personat e përfshirë në akte të tilla do të përballen me drejtësinë.

    Sipas të dhënave të raportuara, policia ka arrestuar rreth 2,400 persona.

    Trazirat përfshinë Parisin, Marsejën, Lilën dhe qytete të tjera të vendit. Grupe personash, disa prej tyre të veshur me të zeza dhe me fytyrat e mbuluara me maska, u përfshinë në akte vandalizmi, ndërsa u raportuan makina dhe ndërtesa të djegura, si dhe raste të shumta plaçkitjesh.

    Macron bëri të ditur se prefektët dhe kryetarët e bashkive do të bashkëpunojnë për të marrë masat e nevojshme me qëllim mbrojtjen e dyqaneve, ndërtesave dhe pronës publike e private.

  • Tirana përfshihet nga tensionet – 28 të lënduar nga protesta, mes tyre 19 policë dhe një gazetare

    Tirana përfshihet nga tensionet – 28 të lënduar nga protesta, mes tyre 19 policë dhe një gazetare

    Tirana përfshihet nga tensionet – 28 të lënduar nga protesta, mes tyre 19 policë dhe një gazetare

    Protesta e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Tiranë ka lënë të lënduar 28 persona, përfshirë efektivë të Policisë, protestues, një përfaqësuese të medias dhe qytetarë të rastit.

    Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të publikuar më 18 tetor 2026, në orën 21:00, gjithsej 28 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në dy institucione spitalore të kryeqytetit shqiptar.

    Në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 23 persona, prej tyre 17 efektivë policorë, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.

    Nga këta, një efektiv policor vazhdon të marrë trajtim në urgjencë, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Sipas Ministrisë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

    Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë të lënduar të tjerë, dy efektivë policorë dhe tre protestues.

    Njëri prej policëve vazhdon të marrë trajtim mjekësor, ndërsa katër personat e tjerë janë larguar pas marrjes së ndihmës dhe këshillave mjekësore.

    Ministria ka bërë të ditur se, nga 13 tetori e deri më tani, 14 persona janë shtruar në Spitalin Universitar të Traumës dhe kanë vazhduar të marrin trajtim, përfshirë pesë policë, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese të medias.

    Institucioni ka falënderuar ekipet mjekësore për angazhimin në trajtimin e të lënduarve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tirana përfshihet nga tensionet – 28 të lënduar nga protesta, mes tyre 19 policë dhe një gazetare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali