Category: Lajme

  • Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

    Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

    Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

    Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

    Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon të tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje, ndërsa Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq përballen edhe me akuzat për rrezikimin e rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjen e veprës terroriste dhe spiunazh.

    Aktakuza ndaj tre të pandehurve është ngritur më 9 dhjetor 2025 nga Prokuroria Speciale. Sipas saj, të akuzuarit lidhen me sulmin që shkaktoi dëme të konsiderueshme në kanalin “Ibër-Lepenc”, një prej objekteve të rëndësishme të infrastrukturës ujore dhe energjetike të Kosovës. /Klankosova.tv

  • Tensione në Tiranë, Policia hedh gaz lotsjellës në oborrin e selisë së Partisë Demokratike

    Tensione në Tiranë, Policia hedh gaz lotsjellës në oborrin e selisë së Partisë Demokratike

    Tensione në Tiranë, Policia hedh gaz lotsjellës në oborrin e selisë së Partisë Demokratike

    Momente tensioni janë regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, ku forcat e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës pas përplasjeve me protestuesit.

    Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë momentin kur efektivët e Policisë hedhin gaz lotsjellës në ambientet e jashtme të godinës së PD-së, ku ishin futur disa prej protestuesve.

    Situata u tensionua pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytetin shqiptar.

    Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit ka pretenduar se efektivët e saj ishin sulmuar me koktej molotovi nga persona të maskuar, të cilët më pas ishin futur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.

    Sipas Policisë, përdorimi i gazit lotsjellës erdhi si përgjigje ndaj sulmit të pretenduar me mjete ndezëse.

    Pamjet tregojnë ndërhyrjen e forcave të rendit, ndërsa pretendimet e Policisë lidhur me rrethanat që çuan në përdorimin e gazit lotsjellës mbeten pjesë e versionit zyrtar të institucionit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tensione në Tiranë, Policia hedh gaz lotsjellës në oborrin e selisë së Partisë Demokratike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri

    Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri

    Reagimet e 17 tetorit erdhën në ditën e pestë të protestave studentore kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

    Në një deklaratë në rrjetet sociale, Ambasada amerikane tha se dhuna, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar. Ajo u kërkoi qytetarëve ta ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën për protestë dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për qetësi.

    Ndërkohë, kongresmeni republikan Joe Wilson tha se po e ndiqte me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri.

    “Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve”, shkroi Wilson në platformën X. Ai theksoi se shqiptarët meritojnë liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale, ndërsa të rinjtë duhet të kenë zë në të ardhmen e vendit të tyre.

    Edhe kongresisti Robert Aderholt shprehu shqetësim për përshkallëzimin e trazirave dhe kërkoi nga Qeveria respektimin e të drejtave të protestuesve paqësorë.

    “Të gjitha palët duhet ta refuzojnë dhunën”, shkroi ai në X, duke shtuar se shqiptarët meritojnë institucione llogaridhënëse dhe lirinë që zëri i tyre të dëgjohet.

    Kongresisti Keith Self, ndërkaq, i lidhi protestat me mosbesimin e qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe me lodhjen nga ajo që e cilësoi shpërfillje të plotë të sundimit të ligjit.

    Sipas tij, udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’i dëgjojnë thirrjet për ndryshime thelbësore, që krijojnë mundësi ekonomike dhe nxisin stabilitetin rajonal.

    Burimi: RTKLive

  • Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

    Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

    Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqejë në futbollin rus, duke realizuar një gol të bukur në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij, Rubin Kazan.

    Daku, i cili aktualisht është pjesë e Spartakut të Moskës, arriti të shënojë vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.

    Sulmuesi shqiptar realizoi me një parabolë të bukur, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke tërhequr vëmendjen me mënyrën e finalizimit.

    Megjithatë, ajo që ra në sy ishte reagimi i tij pas golit, pasi vendosi të mos festonte në shenjë respekti ndaj ish-klubit.

    Ky ishte goli i tretë i Dakut në dy ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon pas pushimit ndërkombëtar.

    Me paraqitjet e fundit, sulmuesi shqiptar po jep sinjale të forta se meriton më shumë hapësirë në formacionin titullar të Spartakut të Moskës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie, shqipton tri gjoba

    Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie, shqipton tri gjoba

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave një kompanie i janë ndaluar punimet për separimin e inerteve për shkak të mungesës së lejes ujore.

    “Tri gjoba administrative janë shqiptuar për shkelje të konstatuara lidhur me menaxhimin e ujërave dhe aktivitetet e operatorëve”, ka njoftuar Pacolli.

    Ajo ka bërë të ditur se janë inspektuar edhe gurthyesit, nga të cilët janë kërkuar raportet e analizave të pluhurit për vitin 2026.

    “U evidentuan mangësi në menaxhimin e ujit në hapësirën e magazinimit të mbetjeve radioaktive në Termocentralin Kosova A, duke caktuar afat për sanimin e tyre”, ka deklaruar ministrja.

    Sipas saj, janë zhvilluar edhe inspektime për ndërhyrjet në rrjedhat ujore në disa komuna.

    “Inspektorati do të vazhdojë kontrollet dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo shkeljeje të konstatuar”, ka theksuar Pacolli. 

    Burimi: RTKLive

  • Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!

    Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!

    Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës, zjarrvëniet dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

    Në mesazhin e tij, Peleshi thekson se sulmet ndaj institucioneve nuk kanë lidhje me të drejtën e studentëve dhe të rinjve për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë të drejta e mundësi, transmeton Klankosova.tv.

    “Dhuna nuk ka vend në demokraci!”, shkruan Peleshi, duke iu referuar edhe qëndrimit të Komisionit Evropian, i cili dënon aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri.

    Kreu i Kuvendit nënvizon se të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit dhe se ata kanë të drejtë të kërkojnë një të ardhme më të mirë, me mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Evropian.

    Megjithatë, sipas tij, dhuna nuk është rruga për të arritur ndryshimin.

    Peleshi bën thirrje për dialog, mirëkuptim dhe dëgjim të ndërsjellë, duke theksuar se kalimi i kohës e bën gjithnjë e më të vështirë komunikimin mes palëve.

    “Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun”, shprehet ai.

     “T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT! Jemi për një qëllim. Për Shqipërinë”.

  • Lazio turpëron Juventusin në Torino, fiton 0-3 pas nëntë vitesh!

    Lazio turpëron Juventusin në Torino, fiton 0-3 pas nëntë vitesh!

    Lazio turpëron Juventusin në Torino, fiton 0-3 pas nëntë vitesh!

    Lazio ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Juventusit, duke triumfuar me rezultat bindës 0-3 në Allianz Stadium. Skuadra kryeqytetase zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke e mposhtur Juventusin si në lojë, ashtu edhe në rezultat.

    Oliver Provstgaard kaloi Lazion në epërsi, ndërsa Gustav Isaksen dyfishoi rezultatin. Fitoren e mysafirëve e vulosi Fisayo Dele-Bashiru, duke i dhënë Lazios tri pikë të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo ishte fitorja e parë e Lazios në Torino ndaj Juventusit pas nëntë vitesh, duke i dhënë fund një serie të gjatë pa triumf në këtë stadium.

    Me këtë fitore, Lazio barazohet me Interin në krye të tabelës, me nga 19 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në kuotën e 11 pikëve, në pozitën e shtatë.

    Në xhiron e ardhshme, Juventusi do të luajë në udhëtim ndaj Lecces, kurse Lazio do ta presë Parmën në stadiumin Olimpico.

  • Policia reagon pas incidentit në selinë e PD-së: Protestuesit e maskuar na sulmuan me molotovë

    Policia reagon pas incidentit në selinë e PD-së: Protestuesit e maskuar na sulmuan me molotovë

    Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar është futur në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore, duke vijuar sulmin ndaj efektivëve.

    Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se punonjësit e saj janë sulmuar me molotovë nga persona që i cilëson si të dhunshëm dhe se, në përgjigje të sulmit, kanë përdorur gaz lotsjellës.

    Sipas policisë, personat e përfshirë në incident janë futur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin ndjekjes dhe kapjes nga shërbimet e rendit.

    Uniformat blu kanë hedhur poshtë pretendimet e tjera lidhur me ngjarjen, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dashakeqe.

    “Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit./Euronewsal

    Burimi: Dukagjini

  • Kur dhimbja e gjoksit bëhet shqetësuese?

    Kur dhimbja e gjoksit bëhet shqetësuese?

    Kur dhimbja e gjoksit bëhet shqetësuese?

    Dhimbja në gjoks është një simptomë që nuk duhet neglizhuar, veçanërisht kur shfaqet pa ndonjë shkak të qartë ose përsëritet vazhdimisht.

    Sipas studimeve, edhe pse mund të lidhet me probleme të ndryshme shëndetësore, në disa raste ajo mund të jetë shenjë e një sëmundjeje më serioze, përfshirë kancerin në mushkëri.

    Simptomat e kancerit shpesh mund të ngatërrohen me ato të sëmundjeve të tjera. Për këtë arsye, është e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje ndryshimeve të pazakonta në organizëm dhe të mos neglizhohen shenjat që vazhdojnë për një kohë të gjatë.

    Sipas informacioneve shëndetësore, dhimbja në gjoks e lidhur me kancerin në mushkëri mund të përhapet drejt shpatullave dhe të bëhet më e fortë gjatë frymëmarrjes së thellë ose kollitjes.

    Megjithatë, dhimbja në gjoks nuk nënkupton domosdoshmërisht se një person ka kancer në mushkëri. Ajo mund të shkaktohet nga probleme të ndryshme, ndaj vlerësimi mjekësor është i rëndësishëm për përcaktimin e shkakut.

    Cilat janë simptomat e tjera të kancerit në mushkëri?

    Përveç dhimbjes në gjoks, simptomat që mund të shfaqen përfshijnë:

    -Kollë të vazhdueshme ose kollë që përkeqësohet me kalimin e kohës.

    -Humbje të pashpjegueshme të peshës;

    -Vështirësi në frymëmarrje;

    -Kollitje me gjak;

    -Ngjirje të zërit;

    -Lodhje të vazhdueshme.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Dhimbja e pashpjegueshme ose e përsëritur në gjoks kërkon vlerësim mjekësor. Nëse dhimbja është e papritur ose e fortë, shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, djersitje të ftohta, marramendje apo përhapet në krah, shpinë ose nofull, kërkoni menjëherë ndihmë urgjente, pasi mund të jetë shenjë e një sulmi në zemër.

    Kujdesi ndaj shenjave që jep trupi dhe kontrolli në kohë te mjeku mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore dhe në trajtimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

  • LEX | 20 kilogramë eksploziv dhe mbi 376 mijë euro dëme – nesër vazhdon gjykimi i të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

    LEX | 20 kilogramë eksploziv dhe mbi 376 mijë euro dëme – nesër vazhdon gjykimi i të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

    LEX | 20 kilogramë eksploziv dhe mbi 376 mijë euro dëme – nesër vazhdon gjykimi i të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën, më 19 tetor, pritet të vazhdojë gjykimi ndaj tre të akuzuarve në rastin e sulmit me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

    Para trupit gjykues pritet të dalin vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, të cilët përballen me akuza të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

    Në seancën e radhës pritet të dëgjohen tre dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, pas miratimit të kërkesës për dëgjimin e tyre.

    Rasti lidhet me shpërthimin e 29 nëntorit 2024, kur u dëmtua rëndë kanali i Ibër-Lepencit, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm dhe duke rrezikuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, vëllezërit Viqentijeviq, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se vendosën rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT në brendësi të kanalit.

    Prokuroria pretendon se eksplozivi ishte vendosur në një çantë të lidhur me litar në një shtyllë betoni dhe më pas ishte aktivizuar, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në këtë infrastrukturë kritike.

    Sipas aktakuzës, dëmi material i shkaktuar ndërmarrjes Ibër-Lepenc vlerësohet në 376 mijë e 774 euro e 70 centë.

    Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit apo dëmtimit të instalimeve publike, në lidhje me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje.

    Jovan Viqentijeviq përballet edhe me akuzën për spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq akuzohet për armëmbajtje pa leje.

    Të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

    Vëllezërit Viqentijeviq ndodhen në paraburgim, ndërsa Dimoviq mbrohet në liri.

    Gjykimi pritet të vazhdojë me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | 20 kilogramë eksploziv dhe mbi 376 mijë euro dëme – nesër vazhdon gjykimi i të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali