Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

Written by

in

Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqejë në futbollin rus, duke realizuar një gol të bukur në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij, Rubin Kazan.

Daku, i cili aktualisht është pjesë e Spartakut të Moskës, arriti të shënojë vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.

Sulmuesi shqiptar realizoi me një parabolë të bukur, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke tërhequr vëmendjen me mënyrën e finalizimit.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte reagimi i tij pas golit, pasi vendosi të mos festonte në shenjë respekti ndaj ish-klubit.

Ky ishte goli i tretë i Dakut në dy ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon pas pushimit ndërkombëtar.

Me paraqitjet e fundit, sulmuesi shqiptar po jep sinjale të forta se meriton më shumë hapësirë në formacionin titullar të Spartakut të Moskës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mirlind Daku nuk ndalet, shënon supergol ndaj ish-klubit dhe nuk feston appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali