Category: Lajme

  • Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë

    Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë

    Konfiskimi i armëve ilegale dhe rastet e vrasjeve vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për sigurinë në Kosovë. Sipas Policisë, gjatë vitit 2025 janë konfiskuar 1931 armë dhe mbi 39 mijë fishekë, ndërsa gjatë vitit paraprak janë konfiskuar 1746 armë dhe mbi 33 mijë fishekë.

    Njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se amnistia mund të shërbejë si një mundësi për të nxitur qytetarët që t’i dorëzojnë armët ilegale.

     “Amnistia nganjëherë është shpëtim, sepse nuk ka ndjekje për ata persona që i dorëzojnë armët. Do të duhej që këta persona edhe të stimuloheshin”, tha Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

     Ndërkaq, sociologu Genc Xërxa shpreh shqetësimin për prirjen e individëve dhe palëve të ndryshme për t’i zgjidhur konfliktet duke marrë ligjin në duart e tyre.

    “Shumica e individëve dhe palëve në këtë kontekst po mundohen t’i zgjidhin [konfliktet] duke marrë ligjin në duart e tyre”, tha Genc Xërxa, sociolog.

    Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, në Kosovë janë evidentuar 17 raste të vrasjeve. Në Kosovë, sipas statistikave, ekziston një numër i konsiderueshëm i armëve legale, ndërsa hulumtimet e publikuara vitin e kaluar tregojnë se brenda një viti hyjnë rreth 1.300 armë të reja.

    Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh masa të ashpra ndëshkimore për veprat penale që lidhen me armët. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon ose shet armë, apo ndërmjetëson në tregtimin e tyre, mund të dënohet me gjobë deri në 7500 euro dhe me burgim nga një deri në tetë vjet. Nëse vepra përfshin më shumë se katër armë ose 400 fishekë, dënimi parashihet të jetë nga një deri në dhjetë vjet burgim.

    Burimi: RTKLive

  • Arsenal fiton ndaj Nottingham Forest

    Arsenal fiton ndaj Nottingham Forest

    Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Noni Madueke në minutën e tetëdhjetë, duke ia siguruar skuadrës londineze tri pikë të rëndësishme pas një ndeshjeje të vështirë.

    Arsenal e ka kontrolluar posedimin e topit në pjesën e parë, por e ka pasur të vështirë të krijojë raste të pastra shënimi.

    Në anën tjetër, Nottingham Forest e ka rrezikuar disa herë portën e mysafirëve, por nuk ka arritur ta gjejë rrjetën.

    Edhe në pjesën e dytë, vendasit kanë vazhduar të paraqiten rrezikshëm, ndërsa Arsenal e ka kërkuar golin e fitores përmes ndryshimeve në formacion.

    Vendimtare ka qenë ndërhyrja e Madueke, i cili ka depërtuar në zonën kundërshtare dhe ka gjuajtur drejt portës. Topi është devijuar nga një lojtar i Nottingham Forest dhe ka përfunduar në rrjetë.

    Në minutat e fundit, Declan Rice ka kontribuar edhe në fazën e mbrojtjes, duke bllokuar një goditje të Chris Wood dhe duke ndihmuar Arsenal ta ruajë epërsinë deri në fund.

    Kjo është fitorja e tretë radhazi e Arsenalit në të gjitha garat. Me këtë sukses, londinezët janë ngjitur në vendin e dytë në tabelë, tri pikë prapa liderit Manchester City.

    Në anën tjetër, Nottingham Forest, pas tri humbjeve radhazi, e ka mbyllur fundjavën në zonën e rënies nga liga.

    Burimi: RTKLive

  • Milan triumfon ndaj Atalantës në një ndeshje me pesë gola

    Milan triumfon ndaj Atalantës në një ndeshje me pesë gola

    Skuadra vendase e ka siguruar fitoren pas një fundi të vështirë, pasi Atalanta ka shënuar dy gola në pjesën e dytë dhe ka qenë afër ta barazojë rezultatin.

    Milan e ka nisur mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e katërt, kur Gonçalo Ramos ka shënuar nga penalltia. Vendasit e kanë dyfishuar epërsinë në minutën e dyzet e tretë, me Adrien Rabiot, i cili ka realizuar pas një aksioni të mirë të Diego Moreiras.

    Në pjesën e dytë, Milani e ka rritur epërsinë në 3:0. Mario Gila ka shënuar me kokë në minutën e pesëdhjetë e shtatë, pas një pasimi të Rabiotit.

    Megjithatë, Atalanta nuk është dorëzuar. Gianluca Gaetano e ka ngushtuar rezultatin, ndërsa Nikola Krstovic ka shënuar golin e dytë për mysafirët nëntë minuta para fundit, duke e bërë përballjen edhe më dramatike.

    Atalanta ka vazhduar të sulmojë në minutat e fundit dhe ka qenë afër barazimit, por portieri Mike Maignan ka reaguar mirë për ta shpëtuar Milanin.

    Me këtë fitore, Milani e ka regjistruar suksesin e tretë radhazi në shtëpi në Serie A gjatë vitit 2026. Gjithashtu, skuadra kuqezi e ka ndërprerë serinë prej gjashtë ndeshjesh pa fitore ndaj Atalantës në përballjet e kampionatit italian.

     

    Burimi: RTKLive

  • Milan fiton 3-2 ndaj Atalantës pas një fundi dramatik!

    Milan fiton 3-2 ndaj Atalantës pas një fundi dramatik!

    Milan fiton 3-2 ndaj Atalantës pas një fundi dramatik!

    Milan ka triumfuar 3-2 ndaj Atalantës në një ndeshje spektakolare të Serie A, ku kuqezinjtë kaluan në epërsi prej tri golash, por mysafirët u rikthyen dhe e bënë fundin e takimit shumë emocionues.

    Gonçalo Ramos në minutën e 24-të, Adrien Rabiot në të 43-ën dhe Mario Gila në minutën e 57-të shënuan për Milanin. Në anën tjetër, Gianluca Gaetano në minutën e 66-të dhe Nikola Krstoviq në të 81-tën rikthyen shpresat e Atalantës, por jo edhe barazimin, transmeton Klankosova.tv.

    Pas epërsisë 3-0, Milani u vu nën presion në minutat e fundit, por arriti ta ruajë fitoren në një përballje me shumë emocione.

    Një ndeshje e çmendur, me pesë gola dhe një fund dramatik!

  • Dramë në frymën e fundit, Gjilani mposht Feronikelin

    Dramë në frymën e fundit, Gjilani mposht Feronikelin

    Dramë në frymën e fundit, Gjilani mposht Feronikelin

    Gjilani ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme dhe dramatike përballë Feronikelit, duke triumfuar me shifrat minimale 1:0, në një sfidë që u vendos vetëm në sekondat e fundit të takimit.

    Përballja ishte mjaft e luftuar dhe e barabartë gjatë gjithë 90 minutave, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në fazën defensive, transmeton Klankosova.tv.

    Mirëpo, kur u duk se ekipet do të ndanin pikët, gjilanasit fituan një penallti në çastet e fundit të lojës.

    Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori mbrojtësi me përvojë, Armend Thaqi, i cili u tregua gjakftohtë duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1:0 dhe duke shkaktuar festë të madhe në taborin e kuqebardhëve.

    Kjo ndeshje shënoi gjithashtu një debutim të suskesshëm tët trajneriy Zekirija Ramadani, i cili e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij në krye të Gjilanit, duke arkëtuar tri pikë me peshë të madhe për ecurinë e skuadrës në kampionat.

  • Portugalia në këmbë për të frenuar rritjen e kostos së jetesës

    Portugalia në këmbë për të frenuar rritjen e kostos së jetesës

    Portugalia në këmbë për të frenuar rritjen e kostos së jetesës

    Dhjetëra mijëra qytetarë dolën të shtunën në rrugët e Lisbonës, Portos, Koimbrës dhe qyteteve të tjera të Portugalisë, për të kërkuar banesa me çmime të përballueshme dhe masa konkrete për të frenuar rritjen e kostos së jetesës.

    Në Lisbonë, mijëra protestues u mblodhën në qendër të qytetit, ku ngritën tenda dhe mbanin pankarta me thirrje për miratimin e ligjeve që do të ndalonin fondet e investimeve imobiliare, të cilat i akuzojnë për nxitjen e spekulimeve dhe rritjen e çmimeve të pronave, raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua, transmeton Klankosova.tv.

    Një pjesë e pankartave lidhej edhe me një operacion policor të zhvilluar në orët e para të së enjtes në Porto, gjatë të cilit policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit që kundërshtonin krizën e banimit.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, 37 protestues u lënduan gjatë ndërhyrjes, dy prej tyre me lëndime të rënda.

    Mesazhet e protestuesve përfshinin edhe thirrjen “Mos na thyeni kokat, na siguroni banesa”, duke kundërshtuar mënyrën e ndërhyrjes policore dhe duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit.

    Ndërkohë, presidenti i Portugalisë, Antonio Jose Seguro, paralajmëroi të shtunën se varfëria nuk mund të konsiderohet një gjendje e pashmangshme në një shoqëri demokratike.

    Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Seguro bëri të ditur se rreth 1.66 milion persona në Portugali vazhdojnë të jenë në rrezik nga varfëria. Megjithatë, sipas tij, kjo shifër ka rënë për herë të parë nën dy milionë që nga viti 2015.

    Presidenti kërkoi më shumë përpjekje për të garantuar qasjen në shërbimet bazë dhe për të mbrojtur grupet më të cenueshme të shoqërisë.

  • “Franca po digjet”, Trump reagon ndaj protestave të dhunshme: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin

    “Franca po digjet”, Trump reagon ndaj protestave të dhunshme: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin

    “Franca po digjet”, Trump reagon ndaj protestave të dhunshme: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë Francën, duke u bërë thirrje autoriteteve franceze të ndërmarrin masa për rikthimin e rendit dhe sigurisë.

    Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump ka komentuar pamjet e trazirave që u regjistruan gjatë së shtunës, më 17 tetor.

    “Franca po digjet!”, ka shkruar presidenti amerikan, duke kërkuar gjithashtu që Franca të mbyllë kufijtë dhe ta marrë situatën nën kontroll.

    Reagimi i tij vjen pas demonstratave në disa qytete franceze, ku protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me rritjen e kostos së jetesës, kushtet në arsim dhe gjendjen e shërbimeve publike.

    Protestat, të cilat fillimisht u nxitën nga kërkesat e nxënësve për kushte më të mira në shkolla, janë zgjeruar duke përfshirë edhe kërkesa të tjera sociale dhe ekonomike.

    Demonstrata janë raportuar në Paris, Lion, Marsejë, Bordo dhe qytete të tjera të Francës.

    Ndërsa shumë qytetarë kanë protestuar në mënyrë paqësore, në disa zona janë raportuar përplasje me Policinë, djegie automjetesh dhe dëmtime të pronës.

    Gazetarja dhe komentatorja franceze Agnès Poirier ka pretenduar se protestat paqësore të të rinjve janë infiltruar nga provokatorë të ekstremit të majtë. Ky pretendim mbetet vlerësim i saj dhe nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Ndërkohë, thirrja e Trumpit për mbylljen e kufijve ka tërhequr vëmendjen në kohën kur autoritetet franceze po përballen me tensione dhe kërkesa për zgjidhjen e pakënaqësive sociale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Franca po digjet”, Trump reagon ndaj protestave të dhunshme: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë

    Gjilani e mposht Feronikelin me gol në kohën shtesë

    Goli i fitores për vendasit është shënuar në kohën shtesë të ndeshjes, pasi pjesa e parë dhe koha e rregullt e pjesës së dytë janë mbyllur pa gola.

    Në stadiumin e Gjilanit, vendasit kanë dominuar në posedimin e topit dhe kanë krijuar më shumë raste shënimi, por nuk kanë arritur ta zhbllokojnë rezultatin deri në minutat e fundit të takimit.

    Megjithatë, Gjilani ka gjetur golin e fitores në kohën shtesë përmes Thaçit që është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme në garën e Superligës.

    Pas kësaj fitore, Gjilani renditet në vendin e tretë me shtatëmbëdhjetë pikë, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e tetë me tetë pikë.

    Më herët gjatë ditës, Malisheva e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.

    Malisheva ka shkuar në kuotën e njëzet e tri pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën. Prishtina renditet e dyta me njëzet pikë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

    Burimi: RTKLive

  • PDK-ja për largimin e Bedri Hamzës: Do të japë dorëheqje, nuk do të kandidojë më për kryetar

    PDK-ja për largimin e Bedri Hamzës: Do të japë dorëheqje, nuk do të kandidojë më për kryetar

    PDK-ja për largimin e Bedri Hamzës: Do të japë dorëheqje, nuk do të kandidojë më për kryetar

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas raportimeve për dorëheqjen e mundshme të kryetarit të saj, Bedri Hamza, duke sqaruar se ende nuk është marrë asnjë vendim zyrtar për largimin e tij nga drejtimi i partisë.

    Në reagimin e saj, PDK-ja ka konfirmuar se Hamza e ka bërë të ditur publikisht vendimin që të mos kandidojë më për kryetar, ndërsa dorëheqjen do ta paraqesë kur të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme.

    “Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e PDK-së.

    Ky sqarim vjen pas raportimeve se Hamza tashmë kishte vendosur të largohej nga drejtimi i subjektit politik dhe se Vlora Çitaku pritej ta merrte pozitën e ushtrueses së detyrës së kryetares.

    Megjithatë, PDK-ja nuk ka konfirmuar ndonjë vendim për emërimin e një ushtruesi të detyrës apo për ndryshime të menjëhershme në udhëheqjen e partisë.

    Partia ka bërë të ditur se aktualisht është e përqendruar në çështjen e mbështetjes së mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    “Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit”, thuhet tutje në reagim.

    Nga PDK-ja kanë theksuar se publiku do të informohet me kohë për çdo vendim zyrtar që lidhet me zhvillimet e brendshme të partisë.

    “Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, përfundon reagimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PDK-ja për largimin e Bedri Hamzës: Do të japë dorëheqje, nuk do të kandidojë më për kryetar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • PDK: Nuk ka vendim zyrtar për dorëheqjen e Bedri Hamzës

    PDK: Nuk ka vendim zyrtar për dorëheqjen e Bedri Hamzës

    Nga Zyra për Informim e PDK-së kanë deklaruar se Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më.

    “Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së.

    Sipas PDK-së, në këtë fazë partia është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit.

    “Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet tutje në përgjigje.

    Ndërkohë, në disa media kanë qarkulluar raportime se Bedri Hamza tashmë e ka njoftuar kryesinë e PDK-së për dorëheqjen dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

    Sipas këtyre raportimeve, Vlora Çitaku pritet të jetë ushtruese e detyrës së kryetarit dhe së bashku me kryesinë ta përgatisë partinë për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin zgjedhor që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

    Burimi: RTKLive