Category: Lajme

  • Forcat speciale zbarkojnë para Kryeministrisë në Tiranë

    Forcat speciale zbarkojnë para Kryeministrisë në Tiranë

    Forcat speciale zbarkojnë para Kryeministrisë në Tiranë

    Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në një situatë të tensionuar gjatë protestës, me fokus ruajtjen e godinës së Kryeministrisë.

    Sipas raportimeve të Euronews.al, prania e forcave speciale vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe Policisë janë përshkallëzuar, me hedhje molotovësh nga protestuesit dhe përdorim të gazit lotsjellës nga efektivët, transmeton Klankosova.tv.

    Situata në Tiranë, bazuar në raportimet e mediave shqiptare, vijon të jetë e rënduar, ndërsa shtimi i forcave të sigurisë në bulevard synon të mbrojë institucionin qeveritar dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

  • Barcelona konfirmon dy mungesa të mëdha para përballjes ndaj PSG dhe El-Clasicos

    Barcelona konfirmon dy mungesa të mëdha para përballjes ndaj PSG dhe El-Clasicos

    Barcelona konfirmon dy mungesa të mëdha para përballjes ndaj PSG dhe El-Clasicos

    Barcelona ka marrë një lajm të keq në prag të përballjes në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

    Mbrojtësit Eric Garcia dhe Jules Kounde kanë pësuar lëndime gjatë fitores ndaj Real Betisit dhe do të mungojnë në sfidën e së martës.

    Klubi katalanas konfirmoi se Garcia ka dëmtuar muskulin e kofshës së djathtë dhe do të mungojë për 3 deri në 4 javë, transmeton Klankosova.tv.

    Ky lëndim e lë atë jashtë fushave si për ndeshjen ndaj PSG-së, ashtu edhe për “El Clasicon” kundër Real Madridit.

    Në anën tjetër, Kounde ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë. Ai do të mungojë zyrtarisht ndaj PSG-së, ndërsa prania e tij kundër Real Madridit do të varet nga ecuria e rikuperimit.

    Mungesa e tyre shton problemet për trajnerin Hansi Flick, i cili po përballet edhe me lëndimin e Andreas Christensenit.

    Nëse Kounde nuk rikuperohet në kohë, Flick pritet të vendosë Joao Cancelon në krahun e djathtë, ndërsa Pau Cubarsi dhe Gerard Martin mbeten opsionet kryesore në qendër të mbrojtjes.

  • DRIDHET PDK – Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i partisë

    Zhvillime të papritura po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari i saj, Bedri Hamza, raportohet se ka vendosur të largohet nga drejtimi i subjektit politik.

    Hamza tashmë ka marrë vendimin për dorëheqje dhe pritet që ky zhvillim të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

    Vlora Çitaku përmendet si personi që pritet ta marrë përkohësisht drejtimin e PDK-së, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

    Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse Hamza do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë Çitakut.

    Hamza nuk pritet të kandidojë për një mandat tjetër në krye të PDK-së, ndërsa partia pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin Zgjedhor, i cili është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

    Bedri Hamza ishte zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës më 17 nëntor 2025, duke pasuar Memli Krasniqin.

    Ai ka një karrierë të gjatë politike dhe institucionale, gjatë së cilës ka ushtruar funksionet e ministrit të Financave, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, deputetit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës.

    Hamza ka qenë gjithashtu kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës në disa procese zgjedhore.

    Largimi i tij i mundshëm nga drejtimi i PDK-së pritet t’i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda partisë.

    Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar që konfirmon dorëheqjen dhe mënyrën se si do të organizohet udhëheqja e përkohshme e PDK-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post DRIDHET PDK – Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i partisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

    Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

    Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro

    Dy raste të djegies së hamulloreve janë regjistruar mëngjesin e së dielës në komunën e Klinës, ku Policia ka identifikuar dy persona përgjegjës dhe ndaj tyre ka shqiptuar gjoba.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rasti i parë është raportuar më 18 tetor 2026, rreth orës 08:10, në fshatin Ujmir të Klinës.

    Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se po digjeshin hamulloret.

    Policia ka arritur të identifikojë personin përgjegjës për ndezjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për lokalizimin e tij.

    Vetëm 35 minuta më vonë, rreth orës 08:45, e njëjta patrullë policore, gjatë kthimit në qytet, ka vërejtur një tjetër zjarr në fshatin Shtaricë.

    Edhe në këtë rast bëhej fjalë për djegie të hamulloreve, ndërsa Policia ka identifikuar personin përgjegjës.

    Të dy personat janë udhëzuar të paraqiten në Stacionin Policor në Klinë, ku ndaj secilit është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për kundërvajtjet e konstatuara.

    Pas këtyre rasteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos djegin hamullore dhe të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura.

    Policia ka paralajmëruar se veprime të tilla mund të shkaktojnë përhapje të pakontrolluar të zjarrit, dëme materiale dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve.

    Po ashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave që shkelin dispozitat ligjore, me qëllim parandalimin e zjarreve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dy zjarre brenda 35 minutave në Klinë, Policia identifikon përgjegjësit – gjobiten me nga 500 euro appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Një protestues vdes gjatë trazirave në Francë, qindra të plagosur

    Një protestues vdes gjatë trazirave në Francë, qindra të plagosur

    Sipas France 24, policia franceze ka dislokuar sërish njësitë speciale kundër trazirave (CRS) në Paris të dielën, më 18 tetor, ndërsa tensionet kanë vazhduar edhe pas protestave të së shtunës.

    Policia e Parisit ka raportuar një numër rekord prej 855 personash të arrestuar në kryeqytet. Sipas Prokurorisë, 517 persona janë mbajtur në ndalim policor, prej të cilëve 346 të rritur dhe 171 të mitur.

    Shumica e arrestimeve kanë të bëjnë me pranimin e mallrave të vjedhura, përfshirjen në grupe me qëllim kryerjen e dhunës dhe vandalizmin. 

    Mbi 500 policë, xhandarë dhe zjarrfikës të plagosur

    Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, ka njoftuar se më shumë se 500 policë, xhandarë dhe zjarrfikës janë plagosur gjatë protestave të së shtunës, duke theksuar se bilanci mbetet paraprak.

    Ende nuk ka të dhëna të plota për numrin e demonstruesve të plagosur gjatë përleshjeve.

    Në Saint-Étienne, një 17-vjeçari i është këputur dora nga shpërthimi i një granate të përdorur nga policia për kontrollin e turmave.

    Tensionet vazhdojnë në Paris, policia përdor gaz lotsjellës

    Sipas raportimeve të France 24, situata ka mbetur e tensionuar edhe të dielën në zonën e sheshit République në Paris.

    Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj grupeve ku ndodheshin demonstrues, kalimtarë dhe persona të tjerë të pranishëm.

    Zjarre janë raportuar në disa pjesë të kryeqytetit, përfshirë rrugën Rue du Château d’Eau dhe kryqëzimin e rrugëve Rue Léon Jouhaux dhe Valmy.

    Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët në barrikadat e ngritura në rrugë.

    Rreth 1,500 biznese të dëmtuara, humbjet arrijnë në qindra milionë euro

    Protestat e dhunshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznese dhe ndërtesa publike.

    Alexandre Bompard, president i Federatës së Tregtisë dhe Shpërndarjes, ka deklaruar se rreth 1,500 dyqane dhe biznese janë dëmtuar gjatë protestave, ndërsa shumë prej tyre janë plaçkitur.

    Sipas tij, humbjet ekonomike vlerësohen në disa qindra milionë euro, megjithëse është ende herët për një shifër të saktë.

    Në qytetin Limoges, një zjarr ka shkatërruar një pjesë të ndërtesës historike të bashkisë, duke shkaktuar shembjen e pjesës më të madhe të çatisë.

    Macron pritet t’i drejtohet kombit

    Presidenti francez Emmanuel Macron pritet t’u drejtohet qytetarëve me një deklaratë zyrtare në orën 20:00 të së dielës.

    Sipas Pallatit Élysée, Macron kishte planifikuar një takim me ministrat në orën 17:30, ndërsa qeveria po përballet me presion lidhur me menaxhimin e protestave.

    Ndërkohë, kryeministri Sébastien Lecornu ka shtyrë për të hënën, në orën 10:00, mbledhjen ndërministrore të krizës.

    Mbledhja do të përqendrohet te ekonomia, tregtia, sigurimet dhe procedurat ligjore pas vandalizmit dhe plaçkitjeve.

    Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet, ka njoftuar se do të propozojë një hetim parlamentar për dhunën dhe plaçkitjet gjatë demonstratave të 17 tetorit, përfshirë shqyrtimin e strategjisë së forcave të rendit.

    Rreth 800 mijë persona morën pjesë në protesta

    Protestat nisën rreth një muaj më parë nga nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kundërshtonin pabarazinë në arsim dhe gjendjen e përkeqësuar të objekteve shkollore.

    Lëvizja më pas u zgjerua, duke përfshirë pakënaqësitë për rritjen e kostos së jetesës, shpenzimet publike dhe mungesën e veprimeve ndaj ndryshimeve klimatike.

    Rreth 800 mijë protestues, përfshirë nxënës, punonjës të hekurudhave dhe pjesëtarë të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë, morën pjesë në demonstratat kombëtare, të cilat në pjesën më të madhe ishin paqësore.Burimi: France 24  

    Burimi: RTKLive

  • Protestuesit i vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë

    Protestuesit i vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë

    Protestuesit i vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë

    Protesta në Tiranë ka shënuar një tjetër moment tensioni, pasi protestuesit i kanë vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme.

    Ngjarja vjen pas incidenteve të mëparshme, përfshirë sulmin ndaj Komisariatit nr. 3, duke përshkallëzuar më tej situatën gjatë tubimit, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Aktualisht protestuesit janë kthyer tek Kryeministria.

  • Burimet e Klanit: Bedri Hamza ka ofruar dorëheqjen, në PDK ende s’ka vendim

    Burimet e Klanit: Bedri Hamza ka ofruar dorëheqjen, në PDK ende s’ka vendim

    Burimet e Klanit: Bedri Hamza ka ofruar dorëheqjen, në PDK ende s’ka vendim

    Bedri Hamza mësohet se ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Burime të Klan Kosovës brenda partisë kanë konfirmuar se dorëheqja e Bedri Hamzës është diskutuar në takimet e fundit të kryesisë së partisë, por ende nuk ka një vendim.

    Sipas këtij burimi, kjo pritet të ketë takime dhe bisedime lidhur me këtë çështje.

    “[Dorëheqja] është diskutuar në një nga takimet e fundit të kryesisë së partisë por akoma nuk ka një vendim. Gjatë kësaj jave pritet të ketë takime dhe bisedime në këtë drejtim dhe ato më pas t’i drejtohen organve të partisë.”, ka thënë burimi.

    Megjithatë, sipas këtij burimi, PDK-ja në mbledhjen e fundit ka vleresuar se është shumë e rëndësishme që fillmisht të kompletohen të gjitha nismat në raport me mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, para se një vendim final për zhvillimet brenda partisë të merret.

  • Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje

    Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje

    Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje

    Kosova ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të sportit, pasi dy kikboksierët kosovarë, Nart Kastrati dhe Art Dulaj, kanë fituar medalje në Kupën Botërore WAKO, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.

    Gara ndërkombëtare, e zhvilluar nga 13 deri më 18 tetor 2026, ka përfunduar me dy medalje për Kosovën, një të argjendtë dhe një të bronztë.

    Nart Kastrati ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 81 kilogramë, pasi arriti deri në finalen e garës, ndërsa Art Dulaj ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 67 kilogramë.

    Sipas Federatës së Kikboksit të Kosovës, në këtë ngjarje sportive morën pjesë mbi 2 mijë e 530 sportistë dhe anëtarë të delegacioneve nga më shumë se 48 shtete të botës.

    Kosova u përfaqësua nga një delegacion prej tre anëtarësh, i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, së bashku me dy sportistët Kastrati dhe Dulaj.

    Makolli e ka cilësuar këtë sukses si veçanërisht domethënës, duke marrë parasysh faktin se medaljet u fituan në Uzbekistan, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    “Për ne, ky sukses ka një domethënie të veçantë. Në një vend që ende nuk e njeh shtetin tonë, sportistët tanë përfaqësuan Kosovën me krenari dhe dinjitet, duke dëshmuar se sporti është një nga ambasadorët më të fuqishëm të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Makolli.

    Me këto dy medalje, Kastrati dhe Dulaj kanë ngritur edhe një herë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar potencialin e sportistëve kosovarë në garat botërore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ali Ahmeti bën thirrje për qetësi: “Shqipëria që digjet është humbje për secilin prej nesh”

    Ali Ahmeti bën thirrje për qetësi: “Shqipëria që digjet është humbje për secilin prej nesh”

    Ali Ahmeti bën thirrje për qetësi: “Shqipëria që digjet është humbje për secilin prej nesh”

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, pas protestave të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

    Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit, duke kërkuar nga klasa politike shqiptare që të tregojë maturi dhe përgjegjësi, si dhe të vendosë interesin e qytetarëve mbi interesat partiake.

    Përmes një reagimi publik, ai ka theksuar se situata ka arritur në një pikë që kërkon vëmendje të veçantë dhe angazhim të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje.

    “Sot, më shumë se kurrë, është koha që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe çdo konsideratë tjetër që mund të pengojë gjetjen e zgjidhjeve, në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ai ka kërkuar reflektim urgjent nga përfaqësuesit politikë, duke vlerësuar se tensionet duhet të tejkalohen përmes dialogut dhe jo përplasjeve.

    “Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Prandaj, kur Shqipëria përballet me vështirësi, të gjithë kemi përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e tyre. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh”, ka shkruar ai.

    Kreu i BDI-së u është drejtuar edhe studentëve dhe qytetarëve që po protestojnë, duke kërkuar që pakënaqësitë e tyre të shprehen në mënyrë paqësore dhe të mos shoqërohen me dëmtim të pronës.

    Sipas Ahmetit, shkatërrimi i bizneseve dhe përplasjet e dhunshme nuk ndihmojnë në realizimin e kërkesave të protestuesve.

    “Shkatërrimi nuk është zgjidhje, pas çdo biznesi qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve”, ka theksuar ai.

    Ahmeti ka kërkuar përgjegjësi edhe nga institucionet shtetërore, veçanërisht nga Policia, duke nënvizuar se ruajtja e rendit duhet të bëhet me profesionalizëm, paanshmëri dhe respektim të të drejtave të qytetarëve.

    Ai ka shtuar se asnjë formë dhune, pavarësisht se nga cila palë ushtrohet, nuk mund të jetë përgjigjja ndaj situatës së krijuar.

    “Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar”, ka deklaruar Ahmeti.

    Në fund, ai ka theksuar se Shqipëria, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të dëshmojë respekt për demokracinë, sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ali Ahmeti bën thirrje për qetësi: “Shqipëria që digjet është humbje për secilin prej nesh” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zhvillimet e fundit në Shqipëri, reagon Komisioni Europian

    Zhvillimet e fundit në Shqipëri, reagon Komisioni Europian

    Zhvillimet e fundit në Shqipëri, reagon Komisioni Europian

    Komisioni Evropian ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera, por edhe duke theksuar se reagimi i autoriteteve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.

    Në deklaratën e publikuar këtë të diel, më 18 tetor, Komisioni Evropian shprehet kundër zjarrvënieve, sulmeve ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimit të pronës publike e private, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    “Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohet se personat përgjegjës duhet të japin llogari përmes procedurave të rregullta ligjore.

    Njëkohësisht, Brukseli rikujton se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

    Komisioni Evropian mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre lirive gjatë përballimit të situatës së krijuar.

    Në mesazhin e tij, Brukseli e lidh situatën edhe me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se, në një vend kandidat që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ka shënuar përparim në këtë rrugë, pakënaqësitë duhet të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe paqësor.