Category: Lajme

  • Incident mes të miturve në Pejë: Njëri përfundon në pranga e tjetri në emergjencë

    Incident mes të miturve në Pejë: Njëri përfundon në pranga e tjetri në emergjencë

    Incident mes të miturve në Pejë: Njëri përfundon në pranga e tjetri në emergjencë

    Një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi të dyshuar me mjet të mprehtë në rrugën “Onufri” në Pejë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezi ka bërë të ditur për Klankosova.tv se organet e rendit kanë arrestuar një person tjetër, po ashtu të mitur, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast.

    Sipas Elezit, rreth orës 15:50, emergjenca e spitalit ka njoftuar Policinë se një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të një plage që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

    Policia ka bërë të ditur se po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.

  • Protestat në Tiranë, rrjeti "SafeJournalists": Të garantohet siguri për punonjësit e mediave

    Protestat në Tiranë, rrjeti “SafeJournalists”: Të garantohet siguri për punonjësit e mediave

    Protestat në Tiranë, rrjeti "SafeJournalists": Të garantohet siguri për punonjësit e mediave

    Rrjeti rajonal i gazetarëve “SafeJournalists” ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës, pengimit dhe frikësimit ndaj gazetarëve që po mbulojnë protestat në Shqipëri.

    Që nga fillimi i protestave, më 13 tetor 2026, janë dokumentuar të paktën 17 incidente ku përfshihen pjesëtarë të policisë dhe protestues.

    Në reagimin zyrtar të publikuar më 18 tetor nga shoqatat e gazetarëve nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Sarajeva, Zagrebi, Beogradi dhe Podgorica, kërkohet veprim i menjëhershëm nga autoritetet shqiptare dhe ndërhyrje nga partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë e punonjësve të medias.

    Përveç dhunës policore, gazetarët janë përballur me sulme dhe dëmtim të pajisjeve edhe nga ana e protestuesve. Dy gazetare janë goditur në kokë me gurë të hedhur gjatë përplasjeve, megjithëse nuk ka indikacione se ato ishin me qëllim cak i goditjeve.

    “SafeJournalists” dënon të gjitha format e dhunës dhe rikujton se policia ka obligim të mbrojë gazetarët nga sulmet e të tjerëve, duke siguruar që përdorimi i forcës nga vetë ajo të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

  • Protestat e dhunshme në Shqipëri, Lladrovci kërkon shtyrjen e ekskursionit të maturantëve të Drenasit: Siguria e tyre mbi gjithçka

    Protestat e dhunshme në Shqipëri, Lladrovci kërkon shtyrjen e ekskursionit të maturantëve të Drenasit: Siguria e tyre mbi gjithçka

    Protestat e dhunshme në Shqipëri, Lladrovci kërkon shtyrjen e ekskursionit të maturantëve të Drenasit: Siguria e tyre mbi gjithçka

    Situata e tensionuar në Shqipëri, pas protestave të studentëve dhe përplasjeve me Policinë, ka nxitur reagimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka rekomanduar shtyrjen e ekskursionit të maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

    Lladrovci ka shprehur shqetësimin për sigurinë e nxënësve, duke vlerësuar se zhvillimet aktuale në Shqipëri mund të paraqesin rreziqe gjatë qëndrimit të tyre atje.

    Përmes një reagimi publik, ai ka kërkuar që ekskursioni të organizohet në një periudhë më të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor, kur të mos ketë shqetësime për sigurinë e maturantëve.

    “Rekomandimi im është të shtyhet ekskursioni për një kohë të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor, kur siguria juaj është e padiskutueshme dhe pa rreziqe”, ka shkruar Lladrovci.

    Ai ka theksuar se ekskursioni është një nga përvojat më të rëndësishme për maturantët, por se siguria e tyre duhet të ketë përparësi ndaj çdo aktiviteti tjetër.

    Sipas tij, situata e tensionuar në Shqipëri mund të krijojë rrethana të paparashikueshme, ku të rinjtë mund të përfshihen pa dashje në ngjarje të padëshiruara.

    “Prania juaj, me atdhetarizmin si traditë, fare lehtë mund të provokoheni dhe të bëheni pjesë e lajmeve të padëshirueshme. Në këtë rast, jeta dhe siguria juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë”, ka deklaruar ai.

    Kryetari i Drenasit ka bërë të ditur gjithashtu se edhe prindërit kanë shprehur shqetësime për sigurinë e fëmijëve të tyre, duke mbështetur idenë e shtyrjes së ekskursionit.

    “E di se energjia juaj si maturantë është mbresëlënëse, atdhedashuria dhe mosha juaj nuk guxon të provokohet apo të rrezikohet nga situatat që mund të ndodhin gjatë ekskursionit”, ka shtuar Lladrovci.

    Rekomandimi vjen në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta dhe tensione, ndërsa autoritetet janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Deri më tani, bëhet fjalë për një rekomandim të kryetarit të komunës dhe jo për një vendim përfundimtar për anulimin apo shtyrjen e ekskursionit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat e dhunshme në Shqipëri, Lladrovci kërkon shtyrjen e ekskursionit të maturantëve të Drenasit: Siguria e tyre mbi gjithçka appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

    Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

    Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

    Opinionisti Rrahman Paçarizi në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se Gjykata Speciale e ka dëmtuar Kosovën që nga dita e themelimit të saj.

    Sipas tij, tentativa për të bërë ndryshime përmes amendamentimit të ligjit është një hap i gabuar, ndërsa theksoi se më e rrugës do të ishte zhbërja e plotë e saj.

    Sipas Paçarizit, ndryshe nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Speciale nominalisht dhe juridikisht konsiderohet gjykatë e Kosovës, por në praktikë vepron si një sistem krejtësisht paralel.

    Vetë themelimi i saj e ka dëmtuar Kosovën mjaftueshëm, sepse Kosova ka pranuar se nuk mund t’i trajtojë rastet e këtilla të rënda të dyshimeve për krimet e luftës. Kjo gjykatë duket sikur është ndërtuar për të dënuar, sepse e gjithë struktura dhe mënyra e organizimit të saj është bërë e tillë që të mos mund të ndërhyhet nga askush në Kosovë,” tha Paçarizi.

    Ai shtoi se Tribunali i Hagës paraprakisht kishte trajtuar krime të shumta të kryera nga serbët në Bosnjë, Kroaci e Kosovë, gjë që krijoi një balancë ku figurat si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj u shpallën të pafajshëm. Ndërkaq, sipas tij, Dhomat e Specializuara po veprojnë në mënyrë njëanshme.

    Një nga kritikat kryesore të Paçarizit ishte edhe se si Gjykata Speciale merr vendime “në emër të popullit të Kosovës”, por refuzon çfarëdo elementi që e lidh me shtetin e Kosovës.

     

  • Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

    Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

    Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

    Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi, në emisionin “Info Magazine” deklaroi se politikanë në Serbi vazhdojnë ende me ëndrrën e tyre kolonialiste.

    Sipas tij, ka ende shumë që shpresojnë me shpresë imagjinare që mund ta marrin kontrollin mbi Kosovën, transmeton klankosova.tv.

    “Ata vazhdojnë me ëndrrën e vet kolonialiste, me atë qe e kanë humbur Kosovën me një shpresë të imagjinuar për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën, dhe me politikën në të cilën mbizotërojnë mitet e mesjetës. Pra asnjë klasë politike deri më tani në Serbi nuk ka arritur të ndërtojë një thellësi politike me të cilën do të mendojnë në mënyrë strategjike, që të relaksojë në radhë të parë raportet me Kosovën, të relaksojë raportet me shqiptarët në Luginë të Preshevës, të ndërtojë raporte më të mira”, u shpreh Kamberi.

  • Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese

    Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese

    Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese

    Manchester United ka vazhduar me rezultate jo të mira në Ligën Premier, duke u ndalur me barazim 1-1 në udhëtim te Leeds United, në kuadër të xhiros së shtatë të kampionatit anglez.

    Skuadra vendase e nisi më mirë takimin, duke krijuar mundësi të rrezikshme për gol. Nico Elvedi ishte pranë realizimit, por portieri Lammens reagoi me një pritje të shkëlqyer, duke e mbajtur portën të paprekur.

    Pavarësisht presionit të Leedsit, Manchester United kaloi i pari në epërsi. Bryan Mbeumo shënoi në minutën e 35-të, pas një asistimi nga Youri Tielemans, duke i dhënë avantazhin skuadrës mysafire.

    Megjithatë, epërsia nuk zgjati shumë pas fillimit të pjesës së dytë.

    Në minutën e 51-të, Dominic Calvert-Lewin shfrytëzoi një top të kthyer në zonë dhe realizoi golin e barazimit për Leedsin.

    Manchester United pati mundësi ta rikthente epërsinë, por Amad Diallo nuk arriti të konkretizonte një rast të mirë shënimi.

    Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë.

    Pas këtij rezultati, Manchester United renditet në pozitën e 13-të me shtatë pikë, ndërsa Leeds mban vendin e shtatë me dhjetë pikë.

    Barazimi e lë Manchester Unitedin me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa presioni ndaj trajnerit Michael Carrick vazhdon të rritet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump fajëson emigracionin për trazirat në Francë, 1,800 të arrestuar

    Trump fajëson emigracionin për trazirat në Francë, 1,800 të arrestuar

    Sipas LiveMint, Trump deklaroi të dielën (18 tetor) se emigracioni është shkaktar i trazirave që kanë përfshirë Francën, duke u bërë thirrje autoriteteve të forcojnë kontrollet kufitare.

    “Franca po digjet! Emigrimi i njerëzve nga një botë krejtësisht tjetër, njerëz me urrejtje në zemrat e tyre, e ka shkatërruar atë vend dikur madhështor. Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin, përpara se të jetë tepër vonë!”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

    Deklarata e tij erdhi një ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance fajësoi gjithashtu emigracionin dhe politikat e diversitetit për dhunën në Francë.

    Megjithatë, autoritetet franceze nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje mes emigrantëve dhe trazirave, duke ia atribuuar një pjesë të dhunës grupeve radikale të së majtës ekstreme dhe personave që u janë bashkuar protestave për të plaçkitur dyqane.

    Protestat kanë shtuar presionin ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa qindra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë, përkeqësimit të shërbimeve publike dhe kushteve të dobëta në shkolla.

    Sipas autoriteteve franceze, rreth 550 mijë persona morën pjesë në demonstrata në të gjithë vendin, ndërsa organizatorët vlerësuan se numri i pjesëmarrësve arriti në rreth 800 mijë.

    Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, njoftoi se më shumë se 500 policë, xhandarë dhe zjarrfikës janë plagosur gjatë trazirave.

    Demonstratat u shndërruan në përleshje të dhunshme të shtunën, kur grupe personash të maskuar ndezën zjarre, sulmuan ndërtesa publike, u përleshën me policinë dhe plaçkitën biznese.

    Sipas vlerësimeve të Alexandre Bompard, drejtor ekzekutiv i Carrefour dhe president i Federatës së Tregtisë dhe Shpërndarjes, rreth 1,500 objekte tregtare janë prekur drejtpërdrejt nga trazirat, ndërsa dëmet vlerësohen në disa qindra milionë euro.

    Plaçkitje dhe dëmtime janë raportuar në Paris, Marsejë, Lion, Bordo, Nantë dhe Nicë, ku janë prekur supermarkete, dyqane veshjesh, dyqane sportive dhe butikë luksozë.

    Në Bordo, autoritetet raportuan se deri në 100 dyqane janë plaçkitur, ndërsa në Marsejë u njoftua ndihmë financiare emergjente për bizneset e dëmtuara.

    Dëmet kanë përfshirë edhe ndërtesa publike. Në qytetin Limoges, një zjarr përfshiu ndërtesën e bashkisë së shekullit XIX, duke shkaktuar shembjen e çatisë.

    Protestat nisën në shtator, kur nxënësit e një shkolle të mesme në Créteil, pranë Parisit, kundërshtuan mungesën e personelit dhe kushtet e dobëta në shkolla. Më pas, demonstratat u përhapën në qytete të tjera, duke përfshirë edhe qytetarë të pakënaqur me çmimet, pagat, pensionet dhe shërbimet publike.

    Gjatë përleshjeve, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në Paris, ndërsa incidente të dhunshme u regjistruan edhe në Marsejë, Rennes, Toulouse dhe Angers.

    Autoritetet franceze njoftuan se të paktën 1,800 persona janë arrestuar në të gjithë vendin. Vetëm në rajonin e Parisit janë regjistruar 855 arrestime, ndërsa 557 persona janë mbajtur në ndalim policor.

    Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez dënoi dhunën, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore, por shkaktimi i qëllimshëm i trazirave përmes dhunës nuk është i pranueshëm.

    Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron kishte planifikuar një mbledhje emergjente me zyrtarë të lartë qeveritarë të dielën pasdite, përpara një adresimi drejtuar kombit në orën 20:00.

     

    Burimi: RTKLive

  • Formacionet zyrtare: AC Milan - Atalanta

    Formacionet zyrtare: AC Milan – Atalanta

    Formacionet zyrtare: AC Milan - Atalanta

    Milan do të luajë sot ndaj Atalantas në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A.

    “Rossonerët” do të presin Atalantan në “San Siro” me fillim nga ora 18:00.

    Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

    Ja 11’shet startuese:

  • Nga Tirana në Prishtinë, a mund të përhapet vala e protestave? A rrezikon edhe Qeveria Kurti të përballet me pakënaqësi qytetare?

    Nga Tirana në Prishtinë, a mund të përhapet vala e protestave? A rrezikon edhe Qeveria Kurti të përballet me pakënaqësi qytetare?

    Nga Tirana në Prishtinë, a mund të përhapet vala e protestave? A rrezikon edhe Qeveria Kurti të përballet me pakënaqësi qytetare?

    Protestat që kanë përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit, të shoqëruara me tensione dhe përplasje ndërmjet qytetarëve dhe Policisë, kanë ngritur pikëpyetje nëse një valë e ngjashme pakënaqësish mund të shfaqet edhe në Kosovë.

    Në Tiranë, mijëra qytetarë, kryesisht studentë dhe të rinj, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar politikat e Qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar ndryshime në arsim, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe llogaridhënie nga institucionet.

    Protestat janë shoqëruar me ndërhyrje policore, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit, ndërsa situata ka tërhequr edhe vëmendjen e përfaqësuesve të institucioneve evropiane.

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka bërë thirrje për ndalimin e përshkallëzimit të situatës, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pavarësisht se nga kush ushtrohet.

    Por, përtej zhvillimeve në Shqipëri, shtrohet pyetja nëse pakënaqësitë qytetare mund të nxisin mobilizime të ngjashme edhe në Kosovë.

    Edhe Prishtina është përballur së fundmi me protesta. Më 5 dhe 6 tetor, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta protestuan lidhur me zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara, ndërsa gjatë tubimeve pati tensione dhe ndërhyrje të Policisë.

    Megjithatë, ndryshe nga protestat në Shqipëri, ato në Kosovë kishin kërkesa specifike që lidheshin me çështjet e drejtësisë dhe legjislacionin për Gjykatën Speciale.

    Zhvillimet në dy vendet tregojnë se protestat mbeten një formë e rëndësishme e shprehjes së pakënaqësive qytetare, por nuk dëshmojnë domosdoshmërisht se një lëvizje protestuese në njërin vend do të ndikojë drejtpërdrejt në tjetrin.

    Në Kosovë, çështjet ekonomike, kostoja e jetesës, punësimi dhe politikat qeveritare janë tema që mund të nxisin debat publik, por për momentin nuk ka të dhëna të konfirmuara për organizimin e një vale protestash kundër Qeverisë së Albin Kurtit të frymëzuar nga zhvillimet në Shqipëri.

    Për këtë arsye, mbetet e hapur pyetja nëse protestat në Tiranë do të shërbejnë si nxitje për mobilizime qytetare në Kosovë, apo nëse zhvillimet në të dyja vendet do të vazhdojnë të kenë dinamika të ndara.

    Ajo që mbetet e qartë është se e drejta për protestë paqësore është pjesë e funksionimit demokratik dhe se reagimi i institucioneve ndaj kërkesave të qytetarëve luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e besimit publik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nga Tirana në Prishtinë, a mund të përhapet vala e protestave? A rrezikon edhe Qeveria Kurti të përballet me pakënaqësi qytetare? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kamberi i ashpër me BE-në: Përkëdhelja ndaj Vuçiqit, gabim! (VIDEO)

    Kamberi i ashpër me BE-në: Përkëdhelja ndaj Vuçiqit, gabim! (VIDEO)

    Kamberi i ashpër me BE-në: Përkëdhelja ndaj Vuçiqit, gabim! (VIDEO)

    Shaip Kamberi, bartës i listës shqiptare në Luginë, në emisionin “Info Magazine” ka deklaruar se përkëdhelja e BE-së ndaj ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi, sipas tij, është gabim.

    Kjo për faktin se, sipas Kamberit, në Serbi ka narracion antievropian dhe antiperëndim, transmeton Klankosova.tv.

    “Gjeopolitika. Fakti që Bashkimi Evropian, Perëndimi në tërësi po mendojnë që duke e përkëdhelur do ta mbajnë Vuçiqin në zonën e interesit apo sferën e interesit perëndimore, mendoj që është një gabim që po bëhet. Të dhënat statistikore flasin që Bashkimi Evropian në 12 vite të sundimit të Vuçiqit i ka dhënë Serbisë 4 miliardë euro ndihmë të drejtpërdrejt pa kthim, dhe rreth 4 miliardë kredi të volitshme. Në të njëjtën kohë në Serbi kemi një narracion antiperëndimor, anti pro-evropian, që po e bën Serbinë si shtetin e Ballkanit Perëndimor në të cilin përkrahja për BE-në është më së largu”, tha Kamberi.

    “Dhe kjo tregon se politika e BE-së, e përkëdheljes nuk po jep rezultatet e duhura, prandaj duhet ta ndryshojnë”.

    Sa i përket narracionit me Kosovën, Kamberi tha se në Serbi përdoret për ta mbajtur pushtetin ose për të fituar zgjedhjet.