Category: Lajme

  • Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje

    Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder theksoi se të rinjtë në Europë po protestojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke nënvizuar se këto kërkesa duhet t’i nxisin qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre.

    “Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre”, u shpreh ai.

    Raportuesi i PE-së vuri theksin te rëndësia e arsimit si investim për të ardhmen, duke argumentuar se mundësitë për t’u arsimuar nuk duhet të varen nga gjendja financiare e familjeve.

    “Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, theksoi Schieder.

    Ai dënoi dhunën, pavarësisht burimit të saj, duke përfshirë si individët që mund të depërtojnë në protesta me qëllime të dhunshme, ashtu edhe veprimet e shtetit dhe të Policisë.

    “Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, pavarësisht nëse vjen nga individë të dhunshëm që depërtojnë në protesta apo nga shteti dhe policia”, deklaroi Schieder.

    Në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ai përsëriti shqetësimin për situatën në kryeqytet dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.

    “Si raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit”, theksoi ai.

    Burimi: RTKLive

  • Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

    Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

    Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

    Kryeqyteti portugez fiton dy çmime në World Travel Awards Europe 2026, duke u vlerësuar edhe si destinacioni më i mirë i lundrimeve turistike në Evropë.

    Lisbona është shpallur Destinacioni më i mirë i qytetit në Evropë për vitin 2026 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve World Travel Awards Europe 2026. Kryeqyteti i Portugalisë është vlerësuar gjithashtu si Destinacioni më i mirë i lundrimeve turistike në Evropë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Dy çmimet u ndanë të shtunën, më 17 tetor, gjatë një ceremonie të organizuar në Gjirin e Kotorrit, në Mal të Zi.

    Në një deklaratë për media, Shoqata e Turizmit të Lisbonës theksoi se këto vlerësime dëshmojnë tërheqjen ndërkombëtare të qytetit dhe larminë e ofertës së tij turistike.

    Drejtori i përgjithshëm i shoqatës, Antonio Valle, u shpreh se çmimet konfirmojnë veçantinë dhe autenticitetin e Lisbonës si destinacion turistik.

    Sipas tij, kryeqyteti portugez dallohet nga destinacionet e tjera kryesore evropiane përmes ruajtjes së identitetit të vet, ndërsa njëkohësisht u përgjigjet interesave dhe pritshmërive të ndryshme të vizitorëve.

    Valle theksoi se këto çmime janë gjithashtu një vlerësim për përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin dhe zhvillimin e ofertës turistike. Ai shtoi se vlerësime të tilla ndihmojnë në nxitjen e ekonomisë lokale dhe në ruajtjen e autenticitetit që e veçon Lisbonën.

  • Zelensky thotë se Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë totale

    Zelensky thotë se Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë totale

    Zelensky thotë se Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë totale

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për sulmet e vazhdueshme ndaj nënstacioneve elekrtike në rajone të ndryshme të Ukrainës.

    Ai ka thënë se sulmet ruse gjatë natës kishin shënjestruar nënstacione elektrike, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa rrymë.

    Zelensky ka shtuar se Rusia ka kryer 76 sulme ndaj sektorëve të energjisë, naftës dhe gazit në Ukrainë gjatë javës që nga shpallja e një armëpushimi për infrastrukturën energjetike nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    “Gjatë javës së kaluar, Rusia lëshoi drejt Ukrainës afro 2.700 dronë sulmues, 1.700 bomba të telekomanduara ajrore dhe 66 raketa, shumica e të cilave raketa balistike”, ka shkruar Zelensky.

    Ai ka thënë se Amerika duhet ta kuptojë se Rusia nuk po ndërmerr hapa për t’iu përgjigjur heqjes së sanksioneve apo marrëveshjeve të mundshme.

    “Përkundrazi, çdo sinjal që ofron mundësi për të fituar para, ata e shohin si një nxitje për të vazhduar luftën. Është pikërisht ky qëndrim që e mban luftën gjallë – dhe jo fakti që Ukraina thjesht po mbrohet. Është Rusia ajo që duhet të vihet nën presion, në mënyrë që të ketë një shans për paqe.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

    Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

    Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar vizitën zyrtare të planifikuar për të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, në kohën kur në Tiranë po zhvillohen protesta të shoqëruara me tensione dhe ndërhyrje policore.

    Sipas një njoftimi të publikuar nga portali austriak OTS.at, anulimi i vizitës është bërë nga pala shqiptare.

    Rama ishte paraparë të zhvillonte një takim zyrtar me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.

    “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga pala austriake.

    Anulimi i vizitës vjen në një moment tensionesh në kryeqytetin shqiptar, ku këtë të diel Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur pranë Kryeministrisë.

    Gjatë ndërhyrjes, forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa protestuesit janë larguar përkohësisht nga sheshi, për t’u rigrupuar më pas në zona të tjera të kryeqytetit.

    Megjithatë, në njoftimin për anulimin e vizitës nuk është specifikuar arsyeja e vendimit dhe nuk është konfirmuar nëse ai lidhet drejtpërdrejt me protestat.

    Po ashtu, ende nuk është bërë e ditur nëse takimi ndërmjet Ramës dhe Stockerit do të ricaktohet për një datë tjetër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

    Mes protestave dhe tensioneve në Tiranë, Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Austri

    Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar vizitën zyrtare të planifikuar për të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, në kohën kur në Tiranë po zhvillohen protesta të shoqëruara me tensione dhe ndërhyrje policore.

    Sipas një njoftimi të publikuar nga portali austriak OTS.at, anulimi i vizitës është bërë nga pala shqiptare.

    Rama ishte paraparë të zhvillonte një takim zyrtar me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.

    “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga pala austriake.

    Anulimi i vizitës vjen në një moment tensionesh në kryeqytetin shqiptar, ku këtë të diel Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur pranë Kryeministrisë.

    Gjatë ndërhyrjes, forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa protestuesit janë larguar përkohësisht nga sheshi, për t’u rigrupuar më pas në zona të tjera të kryeqytetit.

    Megjithatë, në njoftimin për anulimin e vizitës nuk është specifikuar arsyeja e vendimit dhe nuk është konfirmuar nëse ai lidhet drejtpërdrejt me protestat.

    Po ashtu, ende nuk është bërë e ditur nëse takimi ndërmjet Ramës dhe Stockerit do të ricaktohet për një datë tjetër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mes protestave dhe tensioneve në Tiranë, Edi Rama anulon vizitën zyrtare në Austri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Egjipti i del në ndihmë Arabisë Saudite kundër sulmeve të Houthive

    Egjipti i del në ndihmë Arabisë Saudite kundër sulmeve të Houthive

    Përderisa luftimet përgjatë vijës së frontit në Jemen po vazhdojnë, kryengritësit e grupit Ansar Allah, të njohur si Houthi, kanë vazhduar sulmet ndaj Arabisë Saudite. Edhe pse, sipas njoftimeve, asnjëri prej sulmeve nuk ka qenë i suksesshëm, është bërë e ditur se mbrojtja ajrore saudite, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar së paku pesë raketa balistike dhe një numër fluturakesh pa pilot, të cilat ishin lëshuar drejt caqeve në Riad dhe në pjesë të tjera të vendit.

    Sulmet vijnë në kohën kur forcat qeveritare të Jemenit, të përkrahura nga aviacioni i Arabisë Saudite, po vazhdojnë të zhvillojnë luftime të ashpra përgjatë vijës së frontit, në kuadër të ofensivës së quajtur “Agimi i Jemenit”, e cila ka për qëllim rikthimin e të gjitha territoreve të humbura që nga viti 2014.

    Deri më tani, forcat qeveritare kanë arritur të rikthejnë qindra kilometra katrorë territor të humbur, ndërsa udhëheqësit e fushatës kanë shprehur optimizëm për rezultatin përfundimtar të saj.

    Ndërkohë, Egjipti ka deklaruar se do t’i ofrojë Arabisë Saudite çdo ndihmë të nevojshme për ta mbrojtur vendin nga sulmet e Houthive, duke iu bashkuar kështu Turqisë dhe Pakistanit, të cilat tashmë kanë filluar zhvendosjen e teknologjisë dhe të trupave ushtarake drejt Arabisë Saudite.

    Edhe pse nuk pritet që vendet e tjera të dërgojnë trupa për të luftuar kundër Houthive, vendosja e forcave aleate në Arabinë Saudite do t’i lironte forcat e Riadit për t’iu bashkuar forcave qeveritare të Jemenit në front.

    Deri më tani, mbretëria nuk ka bërë të ditur nëse do të dërgojë trupa ushtarake në Jemen. Megjithatë, medie të ndryshme kanë raportuar se Arabia Saudite është në proces të përgatitjes së rreth 100 mijë ushtarëve, të cilët mund të dërgohen në Jemen për t’u përballur me Houthit.

    Burimi: RTKLive

  • Malisheva vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Vushtrrinë në “Liman Gegaj”

    Malisheva vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Vushtrrinë në “Liman Gegaj”

    Malisheva vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Vushtrrinë në “Liman Gegaj”

    Ka përfunduar përballja ndërmjet Malishevës dhe Vushtrrisë, ku skuadra vendase ka arritur të arkëtojë tri pikë të plota para tifozëve të vet.

    Liderët e tabelës nuk gabuan në stadiumin “Liman Gegaj”, duke triumfuar përballë Vushtrrisë, ekip ky që po kalon momente të vështira dhe gjendet në fundin e renditjes tabelare, transmeton Klankosova.tv.

    Për malishevasit kjo shënon fitoren e shtatë të këtij sezoni, duke konfirmuar edhe një herë se janë pretendentë tejet seriozë në garën për titullin kampion.

    Golat për fitoren e vendasve u realizuan nga Xhylani dhe Nafiu, ndërkaq golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Demiri.

  • Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

    Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

    Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

    Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.

    Takimi ishte planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, por është anuluar nga pala shqiptare.

    Lajmi është bërë i ditur nga faqja austriake “Ots.at”, ndërsa anulimi është konfirmuar edhe nga Kryeministria, raporton A2 CNN, transmeton klankosova.tv.

    Anulimi i vizitës vjen në një moment të tensionuar politik në Shqipëri, ku protestat e dhunshme të studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë kanë hyrë sot në ditën e gjashtë.

    Tubimet në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe me incidente pranë institucioneve shtetërore dhe selisë së Partisë Socialiste.

  • Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

    Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

    Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta

    Tensionet sociale në Itali janë përshkallëzuar ndjeshëm, teksa qytetet kryesore janë përfshirë nga protesta të fuqishme kundër rritjes së lartë të kostos së jetesës.

    Të shtunën, qendra historike e Milanos dhe qyteti i Bolonjës u shndërruan në skena të vërteta përleshjesh mes forcave të rendit dhe demonstruesve, duke shkaktuar të lënduar, të arrestuar dhe kaos të plotë në zonat më të frekuentuara turistike.

    Në Milano, situata u tensionua veçanërisht në sheshin përballë Katedrales Gotike (Duomo). Policia, e pajisur me mjete speciale për shpërndarjen e turmave dhe ndërhyrje kundër trazirave, ndërhyri për të zmbrapsur grupe protestuesish me fytyra të mbuluara dhe kapuçë, raportojnë mediat italiane, transmeton Klankosova.tv.

    Këta të fundit ishin shkëputur nga marshimi kryesor dhe po tentonin të depërtonin brenda “Galleria Vittorio Emanuele II”, kompleksit të famshëm të dyqaneve luksoze që shtrihet ngjitur me sheshin e katedrales.

    Për shkak të eskalimit, dyqanet dhe bizneset përreth u detyruan të mbyllnin me urgjencë qepenat, ndërkohë që qindra turistë u larguan me panik nga zona qendrore.

    Po ashtu, autoritetet vendosën mbylljen e menjëhershme të stacionit kryesor të metrosë “Duomo”. Policia italiane përdori gaz lotsjellës për të neutralizuar protestuesit agresivë, të cilët godisnin forcat e rendit me gurë dhe sende të forta.

    Nga këto përplasje u raportuan disa persona të lënduar si dhe u kryen disa arrestime.

    Paralelisht me Milanon, skena dhune u regjistruan edhe në Bolonjë, pasi marshimi qytetar kundër çmimeve të larta u shndërrua në përplasje fizike, policia u detyrua të përdorte topa uji me presion për të shpërndarë turmën e acaruar, operacion ky që rezultoi me arrestimin e shtatë personave.

    Vala e tensioneve në Itali ngjason shumë me trazirat masive të regjistruara në Francë, ku dhjetëra mijëra qytetarë të revoltuar nga rritja e papërballueshme e çmimeve dhe degradimi i shërbimeve publike vërshuan rrugëve, duke shënuar disa nga protestat më të ashpra e më të dhunshme të viteve të fundit atje.

  • Këngëtarja e rreptë për komentuesit negativë në internet: I kisha gjobit! (VIDEO)

    Këngëtarja e rreptë për komentuesit negativë në internet: I kisha gjobit! (VIDEO)

    Këngëtarja e rreptë për komentuesit negativë në internet: I kisha gjobit! (VIDEO)

    Sa herë e keni gjykuar dikë pa e njohur?

    Lidhur me këtë temë, artistja Jehona Shaqiri në emisionin “Sol” tha se po të kishte mundësi, komentuesit në rrjetet sociale që shpërndajnë negativitet do t’i gjobiste, transmeton Klankosova.tv.

    “Unë me pasë mundësi këto rrjetet sociale ua kisha bë një limit, ku duhet me u gjobitë. Unë pajtohem që ka të drejtë secili me u shpreh, por unë kisha thënë që krejt frustrimet po iu dalin nëpërmjet…”, u shpreh ajo.

    Pos tjerash, Shaqiri thekson se shqiptarët, sipas saj, janë të vetmit në Ballkan që nxjerrin vetëm anë negative nëpërmjet shkrimit dhe komenteve.

    “Mendoj që të vetmit jemi në Ballkan që vetëm anët negative i nxjerrim nëpërmejt shkrimit dhe komenteve”, tha ajo.