Category: Lajme

  • Balla për dëmtimet në selinë e PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent

    Balla për dëmtimet në selinë e PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent

    Balla për dëmtimet në selinë e PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit ndaj fasadës së selisë së PS-së në Tiranë.

    Ai i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të largojë protestuesit e mbledhur para godinës.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Balla e ka akuzuar Berishën se qëndron pas akteve të dhunës që kanë shoqëruar protestat në kryeqytet prej gjashtë ditësh.

    “O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor”, shkruan Balla.

  • Inteligjenca artificiale pritet të ndryshojë ekonominë botërore, ekonomistët parashikojnë rritje të madhe të produktivitetit

    Inteligjenca artificiale (AI) pritet të sjellë ndryshime të mëdha në ekonominë botërore gjatë dekadës së ardhshme, duke nxitur rritjen ekonomike, produktivitetin dhe transformimin e tregut të punës.

    Sipas një sondazhi të realizuar nga Financial Times me 94 ekonomistë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azia, shumica e ekspertëve shprehen optimistë për ndikimin që kjo teknologji do të ketë në ekonominë globale.

    Rezultatet tregojnë se 54 për qind e ekonomistëve të anketuar besojnë se shumë ose pothuajse të gjitha vendet e G20-ës do të përfitojnë rritje të konsiderueshme ekonomike dhe të produktivitetit gjatë dhjetë viteve të ardhshme, falë përdorimit të inteligjencës artificiale.

    Ekspertët vlerësojnë se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm në fuqitë e mëdha teknologjike, si SHBA-ja dhe Kina, por do të shtrihen edhe në vendet që arrijnë ta integrojnë këtë teknologji në bizneset dhe sektorët e tyre ekonomikë.

    Përdorimi i inteligjencës artificiale pritet të ndihmojë kompanitë në automatizimin e proceseve, uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik.

    Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se ndikimi i kësaj teknologjie nuk do të jetë i njëjtë në të gjitha vendet.

    Shtetet me infrastrukturë më të dobët teknologjike dhe ekonomitë që mbështeten kryesisht në fuqinë punëtore me kosto të ulët mund të përballen me sfida më të mëdha.

    Një tjetër shqetësim lidhet me tregun e punës, pasi inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë disa detyra rutinore, veçanërisht në administratë dhe shërbimet ndaj klientëve.

    Megjithatë, shumica e ekonomistëve të anketuar nuk presin që zhvillimi i kësaj teknologjie të shkaktojë papunësi masive afatgjatë, duke vlerësuar se transformimi teknologjik mund të krijojë profesione dhe mundësi të reja punësimi.

    Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë theksuar potencialin e inteligjencës artificiale për të nxitur produktivitetin dhe rritjen ekonomike, megjithëse përfitimet do të varen nga investimet dhe aftësia e vendeve për t’u përshtatur me teknologjinë.

    Këto zhvillime tregojnë se inteligjenca artificiale mund të shndërrohet në një nga faktorët kryesorë të transformimit të ekonomisë globale gjatë viteve të ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inteligjenca artificiale pritet të ndryshojë ekonominë botërore, ekonomistët parashikojnë rritje të madhe të produktivitetit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haradinaj merr pjesë në “Ditën e Gështenjës” në Deçan, falënderon fermerët dhe kryetarin Ramosaj

    Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, e organizuar në Deçan.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar rëndësinë e kësaj feste, duke theksuar se ajo përfaqëson një traditë të trashëguar ndër breza dhe dëshmon lidhjen e banorëve të Deçanit me tokën, punën dhe trashëgiminë kulturore.

    “Një festë që është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe për fermerët vendas që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të kësaj komune.

    “Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, ka shtuar Haradinaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haradinaj merr pjesë në “Ditën e Gështenjës” në Deçan, falënderon fermerët dhe kryetarin Ramosaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Martinez pritet të rikthehet pas disa javësh

    Martinez pritet të rikthehet pas disa javësh

    Portieri tridhjetë e katër vjeçar është lënduar të shtunën, pas një përplasje me mbrojtësin e Everton, Jarrad Branthwaite, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Hill Dickinson.

    Martinez ka marrë trajtim për rreth tetë minuta në fushë, para se të largohej me barelë dhe të dërgohej në spital. Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, kishte bërë të ditur më pas se portieri kishte pësuar edhe tronditje në tru.

    Portieri i Përfaqësueses së Argjentinës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se operacioni ka kaluar me sukses.

    “Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Operacioni shkoi mirë. Gjëja më e rëndësishme është se fituam dhe nuk pranuam gol. Do të rikthehemi pas disa javësh”, ka shkruar Martinez.

    Në mungesë të tij, portën e Chelseat pritet ta mbrojë Mike Penders, njëzet e një vjeçari që debutoi në Premierl League si zëvendësues në ndeshjen ndaj Everton.

    Penders iu bashkua Chelsea nga klubi belg Genk në gusht të vitit 2024. Gjatë dy sezoneve të fundit ishte i huazuar te skuadra të tjera.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky: Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë të plotë

    Zelensky: Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë të plotë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse gjatë natës kishin shënjestruar nënstacione elektrike në disa rajone të Ukrainës, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa rrymë. Ndërkohë, zyrtarët ukrainas dhe rusë raportuan për viktima civile pas sulmeve me dronë të dielën.

    Zelensky tha se Rusia ka kryer 76 sulme ndaj sektorëve të energjisë, naftës dhe gazit në Ukrainë gjatë javës që nga shpallja e një armëpushimi për infrastrukturën energjetike nga presidenti amerikan, Donald Trump. Më 11 tetor, Trump tha se i kishte kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, të respektonte një pauzë njëjavore në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, për shkak të temperaturave të ulëta në Ukrainë.

    “Gjatë javës së kaluar, Rusia lëshoi drejt Ukrainës afro 2.700 dronë sulmues, 1.700 bomba të telekomanduara ajrore dhe 66 raketa, shumica e të cilave raketa balistike”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale të dielën.

    Duke e akuzuar Moskën se synon ta zhysë Ukrainën në errësirë të plotë energjetike, Zelensky shkroi: “Rusia nuk po ndërmerr hapa drejt paqes”.

    Sipas Zelenskyt, gjatë sulmeve të natës u shënjestruan nënstacione elektrike në rajonet Vinitsia, Zhitomir, Hmelnitski dhe Odesa.

    Zyrtarët ukrainas thanë se sulmet ruse vranë të paktën dy persona dhe plagosën disa të tjerë në Ukrainë.

    Në qytetin Zaporizhja, në juglindje të vendit, u vra një grua 27-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, njoftoi administrata ushtarake rajonale.

    Sipas saj, sulmet dëmtuan dy ndërtesa banimi, 18 automjete dhe një institucion arsimor.

    Në qytetin Poltava, në pjesën qendrore të Ukrainës, një sulm rus me dron vrau një grua dhe plagosi katër persona të tjerë, tha në Telegram kreu i administratës ushtarake të qytetit, Vitaliy Dyakivnych. Nëntë ndërtesa banimi u dëmtuan, disa prej tyre nga rënia e mbetjeve të dronëve.

    Në rajonin perëndimor të Vinitsias, sulmet ruse me dronë ndaj infrastrukturës kritike shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, njoftoi administrata ushtarake rajonale.

    Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar 180 dronë luftarakë gjatë sulmeve të natës, prej të cilëve 152 u interceptuan. Sulme u regjistruan në 20 lokacione, sipas tyre.

    Rusia raporton viktima dhe dëme në infrastrukturë

    Në Rusi, një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën nga një sulm ukrainas me dronë në Shën Petersburg, tha të dielën guvernatori i qytetit, Aleksandr Beglov.

    Sipas Beglovit, zjarre shpërthyen në terminalin e naftës në Shën Petersburg, në një depo nafte dhe në disa depo industriale. Po ashtu, u dëmtuan 12 ndërtesa banimi.

    Kompania ruse e tregtisë elektronike Ozon tha se një dron goditi njërën prej qendrave të saj logjistike në Shën Petersburg, duke shkaktuar zjarr. Punonjësit u evakuuan dhe askush nuk u lëndua në objekt, njoftoi kompania.

    Kompania e internetit VK tha se dronët kishin shënjestruar edhe qendrën e saj të të dhënave në rajonin e Leningradit, por shërbimet e saj vazhduan të funksiononin normalisht për përdoruesit.

    Një dron goditi një urë të varur me kabllo, pjesë e autostradës së shpejtë në Shën Petersburg. Shkalla e dëmeve nuk ishte menjëherë e qartë.

    Sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të rajonit. Sipas raportimeve, dy nënstacione elektrike në Yanino u shkëputën nga rrjeti, ndërsa pati ndërprerje të operacioneve në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut.

    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 1.015 dronë ukrainas mbi rajone të ndryshme të Rusisë gjatë natës. Ky numër nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

    Sulmet me dronë shkaktuan ndërprerje edhe në trafikun ajror në gjithë Rusinë. Më shumë se 350 fluturime u vonuan ose u anuluan gjatë natës së 17 tetorit në katër aeroportet e Moskës, pasi autoritetet vendosën kufizime mes raportimeve për sulme ukrainase me dronë në rajonin e Moskës.

    Këto shifra u bazuan në tabelat e nisjeve dhe mbërritjeve të aeroporteve, të shqyrtuara nga mediumi i pavarur rus, Meduza.

    Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se mbrojtja ajrore ruse kishte shkatërruar 75 dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se më shumë se 600 dronë ishin shkatërruar ose interceptuar në gjithë vendin gjatë natës, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.

    Edhe aeroportet në Penza, Saratov dhe Soçi pezulluan operacionet./REL

    Burimi: Dukagjini

  • Dy medalje për Kosovën në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan

    Dy medalje për Kosovën në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan

    Dy medalje për Kosovën në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan

    Kikboksierët e Kosovës, Nart Kastrati dhe Art Dulaj, kanë fituar dy medalje në Kupën Botërore WAKO, e cila u zhvillua nga 13 deri më 18 tetor në Tashkent të Uzbekistanit.

    Nart Kastrati e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 81 kilogramë, pasi arriti deri në finalen e garës, ndërsa Art Dulaj u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 67 kilogramë.

    Sipas njoftimit të Federatës së Kikboksit të Kosovës, në këtë garë ndërkombëtare morën pjesë mbi 2.530 sportistë dhe anëtarë të delegacioneve nga më shumë se 48 shtete, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    Kosova u përfaqësua nga një delegacion prej tre anëtarësh, i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, së bashku me dy garuesit Kastrati dhe Dulaj.

    Makolli e vlerësoi lart suksesin e sportistëve kosovarë, duke theksuar se medaljet kanë domethënie të veçantë pasi u fituan në Uzbekistan, shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    “Për ne, ky sukses ka një domethënie të veçantë. Në një vend që ende nuk e njeh shtetin tonë, sportistët tanë përfaqësuan Kosovën me krenari dhe dinjitet, duke dëshmuar se sporti është një nga ambasadorët më të fuqishëm të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Makolli.

    Me këto dy medalje, Kastrati dhe Dulaj i kanë dhënë Kosovës një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të kikboksit.

  • Mbi 1 mijë dronë sulmojnë Rusinë, shpërthejnë zjarre të mëdha në Shën Petersburg – një i vdekur dhe pesë të plagosur

    Mbi 1 mijë dronë sulmojnë Rusinë, shpërthejnë zjarre të mëdha në Shën Petersburg – një i vdekur dhe pesë të plagosur

    Mbi 1 mijë dronë sulmojnë Rusinë, shpërthejnë zjarre të mëdha në Shën Petersburg – një i vdekur dhe pesë të plagosur

    Rusia është përballur me një valë masive sulmesh me dronë gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, ku në shënjestër kanë qenë disa rajone të vendit, përfshirë qytetin e Shën Petersburgut.

    Sulmet ukrainase kanë shkaktuar zjarre në terminalin e naftës në Shën Petersburg dhe në depon e naftës Ruchi, ndërsa të paktën një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Sipas guvernatorit të Shën Petersburgut, Alexander Beglov, zjarre janë regjistruar edhe në disa objekte industriale, ndërsa ekipet emergjente janë angazhuar për vënien e situatës nën kontroll.

    Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjithsej 1,015 dronë ukrainas në disa rajone të Rusisë, si dhe mbi Krime dhe Detin e Zi.

    Nga sulmet është goditur edhe një qendër logjistike e kompanisë ruse Ozon, si dhe një qendër e të dhënave e kompanisë teknologjike VK.

    Ndërkohë, sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra banorë dhe pengesa në trafikun ajror në Shën Petersburg.

    Kjo valë sulmesh vjen në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të përshkallëzohen, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se gjatë javës së fundit ka kryer 76 sulme ndaj sektorit energjetik ukrainas, duke kërkuar shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj Moskës.

    Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sulmet ukrainase ndaj objekteve ruse të naftës, ndërsa mbetet e paqartë nëse Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.

    The post Mbi 1 mijë dronë sulmojnë Rusinë, shpërthejnë zjarre të mëdha në Shën Petersburg – një i vdekur dhe pesë të plagosur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Messi shënon dy gola në fitoren e Inter Miami

    Messi shënon dy gola në fitoren e Inter Miami

    Ylli argjentinas ka realizuar në minutat pesëdhjetë e gjashtë dhe gjashtëdhjetë, duke ia siguruar skuadrës së tij fitoren e tretë radhazi, në një periudhë kur po afrohet faza e “play off”.

    Inter Miami kishte kaluar në epërsi në minutën e dyzet e pestë, kur German Berterame ka shënuar me kokë pas një aksioni të nisur nga Messi dhe të vazhduar nga Luis Suarez.

    Vendasit kanë arritur ta ngushtojnë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e nëntë, kur Fafa Picault ka shënuar nga penalltia, por nuk kanë pasur kohë për ta rrezikuar fitoren e Inter Miami.

    Messi, i cili është tridhjetë e nëntë vjeçar, kryeson listën e golashënuesve në MLS me njëzet e pesë gola, gjashtë më shumë se Petar Musa i FC Dallas dhe Milan Iloski i Philadelphia Union.

     

    Ai ka regjistruar edhe një asistim në këtë ndeshje, duke u barazuar me Son Heung-min e Los Angeles FC në krye të listës së asistuesve. Messi është bërë lojtari i parë në historinë e MLS-së që regjistron të paktën pesëmbëdhjetë asistime në tri sezone radhazi.

    Inter Miami e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në “play off” dhe vazhdon mbrojtjen e titullit nën drejtimin e trajnerit Cristian “Kily” Gonzalez, i cili e mori ekipin muajin e kaluar.

    Burimi: RTKLive

  • Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

    Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

    Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

    Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.

    Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës, raporton TCH.

    Ndërkohë, brenda selisë së Partisë Socialiste janë parë disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar te dera e godinës, pa maska, transmeton Sinjali.

    Të pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, se cilët ishin, ata nuk janë prezantuar dhe nuk kanë bërë asnjë koment.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

    Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

    Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke iu drejtuar drejtpërdrejt efektivëve të policisë dhe duke dënuar dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë.

    “Si sportist, kam përjetuar krenarinë që të jep përfaqësimi i vendit tënd. Besoj se edhe uniforma e policisë duhet të mbahet me atë ndjenjë përgjegjësie… Dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë është e papranueshme. Qytetarët meritojnë të dëgjohen dhe të ndihen të mbrojtur,” u shpreh Uzuni.

    Futbollisti bëri thirrje që efektivët të nderojnë uniformën dhe të mos lejojnë që veprimet e disa individëve të njollosin imazhin e gjithë strukturës së policisë.

    Reagimi i Uzunit vjen në një kohë kur protestat në Shqipëri kanë nxitur reagime edhe nga figura të njohura publike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali