Category: Lajme

  • Lecce e turpëron Udinesen në udhëtim, humbja e pestë për Runjaic

    Lecce e turpëron Udinesen në udhëtim, humbja e pestë për Runjaic

    Lecce e turpëron Udinesen në udhëtim, humbja e pestë për Runjaic

    Lecce ka triumfuar me rezultat bindës 0:3 në udhëtim ndaj Udineses, duke shfrytëzuar dobësitë e vendasve dhe duke merituar plotësisht tri pikët.

    Skuadra mysafire mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, pasi krijoi raste të shumta të pastra, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe shtyllat e penguan të thellonte edhe më shumë epërsinë.

    Kialonda Gaspar dhe Konan N’Dri shënuan në pjesën e parë, ndërsa Jamil Siebert vulosi fitoren me golin e tretë në fund të ndeshjes.

    Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Udinesen, që mbetet me vetëm katër pikë në tabelë. Pas këtij kapitullimi, e ardhmja e trajnerit Kosta Runjaic pritet të jetë në qendër të diskutimeve, me presionin mbi të që po rritet ndjeshëm.

    Në xhiron e ardhshme, Lecce do të presë Juventusin, ndërsa Udinese do të përballet me Milanin, në një tjetër sfidë të vështirë për skuadrën e Runjaicit.

  • Protesta në Tiranë, Nushi: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar

    Protesta në Tiranë, Nushi: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar

    Protesta në Tiranë, Nushi: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar

    Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publik, Albert Nushi, ka njoftuar se 54 shtetas janë shoqëruar pas protestës së dhunshme të një dite më pare.

    Në një konferencë për media gjatë së dielës, ai ka thënë se 27 persona janë arrestuar dhe 27 janë proceduar penalisht për shkatërrim të pronës dhe dhunë ndaj policisë.

    Ai ka thënë se nga kontrolli i personave të maskuar është gjetur një karikator me fishekë luftarakë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta të përdorura ndaj efektivëve të policisë.

    “Policia e Shtetit u ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tubim në mënyrë paqësore. Ligji për tubimet parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në tubim me veshje ose sende të tjera, si maska, shall dhe veshje të tjera, me qëllim fshehjen e identitetit.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Përshkallëzohet protesta para Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë

    Përshkallëzohet protesta para Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë

    Përshkallëzohet protesta para Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë

    Ka nisur me veprime të dhunshme protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit kanë shkulur gurët nga trotuari dhe kanë sulmuar autobotin e policisë dhe uniformat blu.

    Raportohet se gabimisht është goditur me gurë gazetarja Elira Kadiu nga “Citizens”, e cila për disa momente është parë të ulet në tokë, duke pritur mbërritjen e ambulances, që e ka transportuar pak minuta më vonë në spital. Gazetarja e cila u qëllua me gurë në pjesën e barkut ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës.

    Në ditën e gjashtë të protestave, vijohet të bëhet thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha më herët sot se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës që kërkon gjak.

    Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë sigurie, duke mbyllur dyert dhe dritaret e godinës me dërrasa, pas incidenteve dhe zjarrvënieve të regjistruara gjatë tubimeve, raporton A2CNN.

    Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar pranë institucionit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.

    Në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përshkallëzohet protesta para Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

    Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

    Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur kolonelin Jabari M. Miller gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës, ndërsa forcat amerikane nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe Divizioni i 1-rë i Këmbësorisë kanë marrë përsipër misionin.

    Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e Ushtrisë Amerikan në Europë dhe Afrikë, ky ndryshim shënon kalimin nga Ekipi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë te forcat e angazhuara drejtpërdrejt për teatrin e operacioneve.

    Ky tranzicion paraqitet si pjesë e përshtatjes me konceptin e ri të NATO-s, të quajtur NATO 3.0, në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, përkrah aleatëve të Aleancës.

    Njoftimi thekson vazhdimin e angazhimit të ushtrisë amerikane në kuadër të KFOR-it, misionit të NATO-s që kontribuon në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.

    Ruajtja e paqes dhe stabilitetit përkrahaleatëve të NATO-s në Kosovë.

    “Gjatë një ceremonie të ndërrimit të komandës,Komanda Rajonale-Lindje mirëpriti kolonelinJabari M.Miller, ndërsa forcat e vëna nëdispozicion të teatrit të operacioneve ngaRegjimenti i 2-të i Kalorësisëdhe Divizioni i1-rë i Këmbësorisë morën përsipër misionin.Ky kalim nga Ekipi Luftarak i Brigadës së53-të të Këmbësorisë shënon kalimin te forcat evëna në dispozicion të teatrit të operacioneve,nëpërputhje me kalimin drejt NATO-s 3.0”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Rey Manaj del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Zëri i tyre nuk duhet mbytur me dhunë

    Rey Manaj del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Zëri i tyre nuk duhet mbytur me dhunë

    Rey Manaj del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Zëri i tyre nuk duhet mbytur me dhunë

    Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve.

    Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Manaj ka theksuar se studentët janë e ardhmja e vendit dhe meritojnë të dëgjohen, ndërsa kërkesat e tyre lidhen me të drejtat, kushtet më të mira dhe mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendlindje.

    “Dua të shpreh shqetësimin tim për dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve. Studentët janë fëmijët tanë, janë e ardhmja e kombit dhe meritojnë të dëgjohen. Askush nuk duhet të ushtrojë dhunë ndaj tyre, aq më pak ata që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët”, ka shkruar Manaj.

    Sulmuesi shqiptar, krahas mbështetjes për kauzën e të rinjve, ka bërë thirrje edhe për maturi, duke theksuar rëndësinë që protestat të mbeten paqësore.

    Ai ka nënvizuar se pakënaqësitë duhet të shprehen pa dhunë dhe se prona private e publike nuk duhet të dëmtohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rey Manaj del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Zëri i tyre nuk duhet mbytur me dhunë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Ishte histori për kamera?” Alba thyen heshtjen për raportin me Limin (VIDEO)

    “Ishte histori për kamera?” Alba thyen heshtjen për raportin me Limin (VIDEO)

    “Ishte histori për kamera?” Alba thyen heshtjen për raportin me Limin (VIDEO)

    Alba Pollozhani, një nga ish-banoret më të komentuara të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, është rikthyer në ekran.

    Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ajo ka folur ekskluzivisht për raportin me Limin dhe dramën që e shoqëroi, si brenda shtëpisë së BBVK-së, ashtu edhe jashtë saj.

    E pyetur për deklaratën e Limit se marrëdhënia e tyre ishte një histori për kamera, Alba tha se vendosi të flasë publikisht për të dhënë versionin e saj dhe për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

    “Fjala ‘të dua’ ka vetëm një kuptim”, u shpreh Alba.

    Por, si qëndron e vërteta? Ndiqni videon në vijim:

  • Leo surprizon Lelën në studio pas ribashkimit (VIDEO)

    Leo surprizon Lelën në studio pas ribashkimit (VIDEO)

    Leo surprizon Lelën në studio pas ribashkimit (VIDEO)

    Ish-banorja e Big Brother, Lela Seferi ka marrë një surprizë të bukur nga i dashuri i saj, po ashtu ish-banor i Big Brother Vip Kosova, Leo Gashi.

    Leo përmes një video-mesazhi iu drejtua Lelës duke i thënë se është shumë krenar me të.

    “Hello Amore. E di që i ki shumë qejf surprizat, por kësaj here s’ke mujt me ma zbulu. E di edhe që nuk bëj shpesh komplimente, por sot po dukesh si yll. Jam këtu për të thënë diçka… Jam shumë krenar me ty”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon:

  • Përplasje te Ministria e Arsimit, policia shqiptare nis shoqërimin e protestuesve

    Përplasje te Ministria e Arsimit, policia shqiptare nis shoqërimin e protestuesve

    Përplasje te Ministria e Arsimit, policia shqiptare nis shoqërimin e protestuesve

    Kanë nisur përplasjet e para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, ku policia shqiptare ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesve të mbledhur aty në ditën e gjashtë të protestës.

    Pas hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit janë shpërndarë më tej në drejtim të Rrugës së Durrësit, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    Policia ka nisur shoqërimet e para ndërsa 2 autobote dhe dhjetëra forca policie kanë nisur të zmbrapsin protestuesit nga Ministria e Arsimit.

      

  • Protestuesit në Tiranë hedhin molotovë ndaj policisë, ajo përgjigjet me gazlotsjellës

    Protestuesit në Tiranë hedhin molotovë ndaj policisë, ajo përgjigjet me gazlotsjellës

    Protestuesit në Tiranë hedhin molotovë ndaj policisë, ajo përgjigjet me gazlotsjellës

    Me të nisur protesta në ditën e gjashtë të saj, tensionet janë përshkallëzuar pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të Policisë.

    Përballë sulmeve, policia ka përdorur ujë me presion dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

    Gjatë përplasjeve janë kryer edhe disa shoqërime të protestuesve, ndërsa situata në zonë vijon të jetë e tensionuar.

  • Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion

    Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion

    Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion

    Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës.

    Istrefi ka theksuar se zemërimi i qytetarëve nuk është i rastësishëm, duke shprehur bindjen se ndoshta ka ardhur koha për një revolucion.

    Ajo ka bërë thirrje për më shumë barazi shoqërore, duke shprehur dëshirën për një shoqëri ku qytetarët të kenë mundësi ta përballojnë jetesën dhe të mos detyrohen të jetojnë në mbijetesë të vazhdueshme.

    Këngëtarja ka shpresuar që protestat të përfundojnë për të mirë, pa pasoja të rënda, trauma apo shkatërrime.

    Në fund të postimit, Istrefi e ka përcjellë mesazhin e saj me fjalët: “Pray for…” (Lutuni për…).

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali