Category: Lajme

  • JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë

    JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë

    JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë

    Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka fajësuar emigracionin për situatën në Francë, duke shkruar se në emër të diversitetit dhe dhembshurisë, liberalët perëndimorë kanë shpërfillur çështjet e asimilimit dhe të përputhshmërisë.

    Në reagimin e tij në rrjetin social X, Vance deklaroi se liberalët perëndimorë e sollën “botën e tretë” në Francë dhe në vende të tjera, duke injoruar paralajmërimet se kjo do të çonte në një situatë të tillë.

    “Lutem që Franca – një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm – t’i japë fund kësaj çmendurie, para se të digjen edhe më shumë nga monumentet e saj,” u shpreh ai.

    Vance iu drejtua gjithashtu amerikanëve, duke i paralajmëruar të jenë të vëmendshëm. Sipas tij, kjo është e ardhmja që demokratët në Kongres synojnë për Shtetet e Bashkuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit

    LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit

    LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit

    Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit, të arrestuar në operacionin antidrogë në fshatin Velekincë, ku Policia e Kosovës sekuestroi 53.2 kilogramë marihuanë.

    Vendimi është marrë më 18 tetor 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, e cila i dyshon dy personat për dy vepra penale që lidhen me narkotikët.

    Sinjali ka raportuar më herët se bëhet fjalë për Burim Ademin, rreth 38-vjeçar, dhe Sadri Halimin, rreth 55-vjeçar, të cilët u arrestuan më 16 tetor, gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të hetimeve të koduara “MALI”.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, dy të pandehurit dyshohet se, gjatë periudhës nga shtatori deri më 16 tetor 2026, kanë vepruar në bashkëpunim për organizimin, blerjen, shitjen, shpërndarjen dhe transportimin e marihuanës, me qëllim përfitimin financiar. Veprimtaria e dyshuar, sipas Prokurorisë, shtrihej në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.

    Më 16 tetor, gjatë kontrollit policor në pronën e njërit prej të pandehurve në Velekincë të Gjilanit, në një veturë u gjetën dhjetë pako me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 53.2 kilogramësh.

    Siç ka raportuar Sinjali, vlera e kësaj sasie në tregun vendor është përllogaritur në rreth 80 mijë euro. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe dy automjete me targa vendore.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Të pandehurit dyshohen për veprat penale të organizimit, drejtimit apo financimit të trafikimit të narkotikëve dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Kundër vendimit për caktimin e paraburgimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Të pandehurit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pamje kaosi në Paris, makina të djegura e xhama të thyer

    Pamje kaosi në Paris, makina të djegura e xhama të thyer

    Pamje kaosi në Paris, makina të djegura e xhama të thyer

    Franca është zgjuar të dielën me pamje të dëmeve të mëdha pas një dite protestash dhe trazirash, ku u thyen vitrinat e dyqaneve, u dogjën automjete dhe rrugët u mbushën me xhama e mbeturina.

    Policia arrestoi rreth 1 mijë e 800 persona të shtunën, ndërsa rreth 550 mijë protestues dolën në rrugë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve, koston e jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike, përfshirë arsimin.

    Edhe pse pjesa më e madhe e protestave ishte paqësore, grupe personash të maskuar shkaktuan trazira në Paris, Marsejë, Lilë dhe qytete të tjera.

    Në Paris, protestuesit u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji. U raportuan gjithashtu djegie automjetesh e ndërtesash dhe plaçkitje të dyqaneve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Në Marsejë, protestuesit hynë me forcë në ndërtesën e bashkisë, ndërsa në Lilë u dogj një restorant i McDonald’s dhe u plaçkit një dyqan i Apple, sipas policisë.

    Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, bëri të ditur se gjatë trazirave janë lënduar 150 policë.

    Të dielën në mëngjes, pronarët e dyqaneve në Paris nisën pastrimin e dëmeve, ndërsa vitrinat e thyera të dyqaneve luksoze dhe mbishkrimet në mure dëshmonin për përmasat e trazirave.

    Një pronar dyqani rrobash pranë sheshit Place de la Republique i tha BBC-së se grabitësit qëndruan brenda lokalit për më shumë se një orë e gjysmë, pa parë asnjë polic gjatë asaj kohe.

    Ai tha se, sipas tij, personat që plaçkitën dyqanin po shfrytëzonin protestat për të kryer vjedhje, dhe nuk po protestonin për koston e jetesës apo kushtet në shkolla.

  • Rasti i Adi Hilës, gazetari shqiptar zbulon detaje të reja në SOL (VIDEO)

    Rasti i Adi Hilës, gazetari shqiptar zbulon detaje të reja në SOL (VIDEO)

    Rasti i Adi Hilës, gazetari shqiptar zbulon detaje të reja në SOL (VIDEO)

    Skandali i kompozitorit Adi Hila, ishte një nga kryetemat që u diskutua në opinionin publik në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

    Rasti përfshiu emra eminentë të estradës shqiptare.

    Tashmë për këtë ngjarje kanë nisur hetimet.

    E gazetari Gjergj Prenaj, i cili e ka përcjellë nga afër këtë zhvillim ka dhënë informacione të reja në emisionin SOL në Klan Kosova.

    Ai deklaroi se dyshohet se Adi Hila ka paguar për t’u mos arrestuar.

    “Sepse sipas ligjit, ai duhet të ishte dënuar sipas neneve dhe Kushtetutës së Shqipërisë, se i ka filmuar pa leje të gjitha zonjat dhe ato nuk kanë qenë në dijeni se kanë qenë duke u filmuar”, tha Prenaj në Klan Kosova.

  • Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

    Reshje shiu parashihen kryesisht të martën, ndërsa të enjten dhe të premten.

    Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, me luhatje të lehta nga dita në ditë.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe veriperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare.

  • Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve

    Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve

    Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve

    Fundjava sjell ndeshje interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të zhvillohen përballjet e xhiros së pestë.

    Një nga sfidat që pritet të tërheqë vëmendjen është ajo mes Borës dhe Trepçës, e cila zhvillohet në Mitrovicë.

    Prishtinasit e Borës, pas tri fitoreve radhazi, pësuan humbje nga Bashkimi, ndërsa kampionët e Trepçës e kanë nisur edicionin me bilanc prej dy fitoresh dhe dy humbjesh.

    Takimi i fundit i javës së pestë do të jetë përballja mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

    Bardhekaltrit kanë regjistruar dy fitore dhe dy humbje në katër ndeshjet e para, ndërsa Bashkimi ka arritur katër fitore radhazi.

    Skuadra prizrenase është e vetmja e pamposhtur deri më tani në këtë edicion të ProCredit Superligës, ndaj synon ta vazhdojë serinë pozitive edhe në përballjen e radhës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kaos në Francë: 550 mijë protestues në rrugë, një i vdekur, 855 të ndaluar dhe zjarr në bashkinë e Limoges

    Kaos në Francë: 550 mijë protestues në rrugë, një i vdekur, 855 të ndaluar dhe zjarr në bashkinë e Limoges

    Një protestues ka humbur jetën gjatë protestave në Paris, pasi është ndier keq në bulevardin Magenta, në zonën ku po kalonte procesioni. Lajmi është bërë i ditur nga policia franceze.

    Sipas Prefekturës së Policisë së Parisit, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se gjatë protestave në kryeqytetin francez janë ndaluar 855 persona, një numër rekord.

    Gjatë përplasjeve, 13 policë dhe xhandarë, si dhe dy zjarrfikës, kanë mbetur të plagosur, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Situata ka qenë e tensionuar edhe në qytetin e Limoges, ku një zjarr në ndërtesën e bashkisë është vënë nën kontroll. Prefekti Maurice Barat e dënoi incidentin, duke kritikuar personat që shkaktuan zjarrin dhe dëmtuan rëndë ndërtesën komunale, e cila daton nga shekulli XIX.

    Sipas prokurorisë së qytetit, 17 persona janë arrestuar gjatë demonstratës në Limoges, mes tyre edhe shtatë të mitur. Për ngjarjen është hapur një hetim për shkatërrim të pronës me mjete të rrezikshme, në kuadër të një grupi të organizuar.

    Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë protestës janë sulmuar edhe qytetarë të tjerë. Autoritetet kanë paralajmëruar se evidentimi i viktimave do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

    Dhuna shpërtheu të shtunën në disa qytete të Francës, gjatë valës së fundit të protestave kundër kushteve të këqija në shkolla dhe rritjes së kostos së jetesës.

    Qeveria franceze ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës, ndërsa vlerësohet se rreth 550 mijë persona kanë marrë pjesë në demonstrata në qytete të ndryshme të vendit.

    Burimi: Dukagjini

  • Rikuperimi pas operacionit, Papa Leo udhëheq lutjen e tij të parë të së dielës

    Rikuperimi pas operacionit, Papa Leo udhëheq lutjen e tij të parë të së dielës

    Rikuperimi pas operacionit, Papa Leo udhëheq lutjen e tij të parë të së dielës

    Papa Leo XIV ka bërë daljen e tij të parë të madhe publike që nga operacioni për kancerin në mushkëri, duke udhëhequr lutjen e së dielës.

    Ai është shprehur se kjo përvojë e ka afruar më shumë me të gjithë ata që vuajnë.

    Papa Leo ka falënderuar mjekët për trajtimin mjekësor, si dhe të gjithë ata që u lutën për të, duke shtuar se po kthehet gradualisht në detyrat e tij, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    “Kjo përvojë më ka dhënë një ndjesi të thellë afërsie me të gjithë ata që po kalojnë një sëmundje ose një gjendje dobësie fizike. Tani që kjo fazë delikate ka kaluar, do t’i rifilloj gradualisht aktivitetet e mia – gjithmonë me ndihmën e Zotit dhe lutjet tuaja. Faleminderit edhe një herë”, u tha ai njerëzve të mbledhur.

    Papa është liruar të shtunën nga spitali, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri për heqjen e një mase, e cila më vonë u diagnostikua si adenokarcinomë, formamë e zakonshme e kancerit të mushkërive.

    Mjekët thonë se ai është rikuperuar mirë pas operacionit, madje kanë deklaruar se mund ta realizojë udhëtimin në Amerikën Latine, i planifikuar për periudhën 6–17 nëntor.

  • Nis dita e gjashtë e protestës në Tiranë, të rinjtë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

    Nis dita e gjashtë e protestës në Tiranë, të rinjtë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

    Nis dita e gjashtë e protestës në Tiranë, të rinjtë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

    Protesta e sotme në Tiranë, e cila hyn në ditën e saj të gjashtë, nisi ndryshe nga ditët e tjera, raporton TCH.

    Të rinjtë marshuan drejt Ministrisë së Arsimit dhe, kur mbërritën para institucionit, ia morën këngës dhe valles, ndërsa efektivët e Policisë i vështronin.

    Por duket se kjo “festë” nuk ka zgjatur shumë, pasi rreth 30 minuta pas nisjes së grumbullimit të protestuesve, ka nisur hedhja e mjeteve piroteknike, konkretisht kapsollave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nis dita e gjashtë e protestës në Tiranë, të rinjtë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Raportuesi i PE-së për Shqipërinë reagon për protestat e dhunshme në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje

    Raportuesi i PE-së për Shqipërinë reagon për protestat e dhunshme në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje

    Raportuesi i PE-së për Shqipërinë reagon për protestat e dhunshme në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndalin menjëherë përshkallëzimin e situatës, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pavarësisht se nga kush ushtrohet.

    Ai ka vlerësuar se protestat e të rinjve në qytete të ndryshme evropiane, përfshirë Parisin, Berlinin dhe Tiranën, pasqyrojnë kërkesat për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta.

    Sipas Schiederit, këto kërkesa janë të drejta dhe duhet t’i shtyjnë qeveritë që të rishikojnë qasjen e tyre ndaj arsimit.

    “Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, ka shkruar ai.

    Megjithatë, raportuesi i Parlamentit Evropian ka theksuar se dhuna nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë, qoftë kur ushtrohet nga individë që depërtojnë në protesta, apo nga institucionet shtetërore dhe Policia.

    “Si raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit”, ka deklaruar Schieder.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Raportuesi i PE-së për Shqipërinë reagon për protestat e dhunshme në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali