Category: Lajme

  • Presidentja Shiroka Pula pranon urime nga tri shtete evropiane

    Presidentja Shiroka Pula pranon urime nga tri shtete evropiane

    Presidentja Shiroka Pula pranon urime nga tri shtete evropiane

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si Presidente e Kosovës.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R. i ka përcjellë urimet e tij të sinqerta presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet, ndërsa popullit të Kosovës mirëqenie dhe prosperitet.

    Në letrën e tij të urimit, presidenti i Hungarisë, Andras Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon. Ai ka theksuar edhe kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

    “Kurse Presidenti i Republikës së Letonisë, Z. Edgars Rinkevics, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovë”, u tha në njoftimin nga presidenca./Klankosova.tv  

  • Skenderaj: E bëri gruan për spital, arrestohet i dyshuari

    Skenderaj: E bëri gruan për spital, arrestohet i dyshuari

    Skenderaj: E bëri gruan për spital, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar dje në Skenderaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    “Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Klankosova.tv

  • Lëkundje të lehta të tokës në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të lehta të tokës në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të lehta të tokës në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë është regjistruar sot, më 17 tetor, në orën 10:15, në zonën ndërmjet Makedonski Brodit dhe Krushevës.

    Sipas informacioneve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej pranë vendbanimeve Plasnicë dhe Llojan, në një thellësi prej 15 kilometrash, raporton Alsat.mk, transmeton klankosova.tv.

    Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe mund të jenë ndier nga banorët që jetojnë pranë epiqendrës. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale.

    Ndërkohë, priten informacione të tjera nga institucionet kompetente të sizmologjisë.

  • Raphinha: Isha gati të largohesha, ardhja e Flickut ndryshoi gjithçka

    Raphinha: Isha gati të largohesha, ardhja e Flickut ndryshoi gjithçka

    Raphinha: Isha gati të largohesha, ardhja e Flickut ndryshoi gjithçka

    Raphinha ka rrëfyer se e kishte vendosur mendërisht largimin nga Barcelona, por gjithçka ndryshoi pas mbërritjes së Hansi Flick.

    “E dija se do të largohesha nga Barça. E kisha marrë tashmë atë vendim në mendjen time… pastaj erdhi Flick”, u shpreh braziliani.

    “Hansi më tha se kishte besim tek unë dhe se do të isha i rëndësishëm për ekipin.”

    “Në një moment të tillë, vetëm disa fjalë mund të të ndryshojnë”, përfundoi Raphinha, duke theksuar rëndësinë që pati besimi i trajnerit gjerman në vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona.

  • Reuters për Marjana Koçekun: Deputetja e re kërkon të ardhme të re, ndërsa protestat shpërthejnë

    Reuters për Marjana Koçekun: Deputetja e re kërkon të ardhme të re, ndërsa protestat shpërthejnë

    Reuters për Marjana Koçekun: Deputetja e re kërkon të ardhme të re, ndërsa protestat shpërthejnë

    Jeta e Marjana Koçekut ndryshoi vitin e kaluar kur kryeministri Edi Rama e zgjodhi atë për të kandiduar për në parlamentin e Shqipërisë, një nga numri i madh i deputeteve rinj që ai shpresonte se do të bëheshin fytyra e Partisë së tij Socialiste, shkruan Reuters.

    Megjithatë, këtë javë, 25-vjeçarja, tani anëtare e pavarur e parlamentit, iu bashkua protestave masive të studentëve që kërkonin dorëheqjen e Ramës, transmeton Sinjali.

    Korrupsioni, mungesa e vendeve të punës dhe një ndjenjë e përgjithshme se qeveria nuk punon për ta kanë krijuar një zemërim të thellë që u përhap këtë javë, kur protestues të rinj pushtuan kryeqytetin, Tiranën, duke i vënë flakën ndërtesave qeveritare dhe bankave dhe duke hedhur gurë trotuari drejt policisë.

    Qeveria dhe policia e kanë dënuar dhunën. Sipas shifrave të policisë, 500 protestues janë ndaluar, 330 prej të cilëve janë liruar. Shifrat tregojnë se rreth 120 policë dhe 45 protestues janë plagosur, megjithëse numri i protestuesve ka të ngjarë të jetë më i lartë duke pasur parasysh se shumë lëndime nuk janë regjistruar.

    Trazirat në Shqipëri janë pjesë e një vale aktivizmi studentor në Evropë, përfshirë Francën, ku nxënësit e shkollave të mesme kanë organizuar javë të tëra protestash dhe bllokimesh shkollash duke kërkuar më shumë mësues dhe ambiente më të mira.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Reuters për Marjana Koçekun: Deputetja e re kërkon të ardhme të re, ndërsa protestat shpërthejnë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trumpi përqesh emrin Muhamed në tubimin elektoral

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë shaka me përhapjen e emrit Muhamed në mesin e myslimanëve, gjatë një fjalimi elektoral të premten në Dalton, teksa kritikonte presidencën e Iranit.

    “Nëse keni dyshime për emrin e dikujt nga Lindja e Mesme, thjesht thojini ‘Muhamed’”, u tha Trumpi të pranishmëve. “Keni rreth 65 për qind gjasa t’ia qëlloni. ‘Përshëndetje, Muhamed’. Këtë e bëj prej vitesh dhe nuk kam gabuar asnjëherë”, tha ai.

    Emri Muhamed është ndër emrat më të përhapur të meshkujve në mesin e myslimanëve, të cilët shpesh ua vënë djemve emrin e profetit Muhamed, raportoi Reuters.

    Gjatë fjalimit, Trumpi deklaroi gjithashtu se “Irani është i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të bëhet president”. Më pas, ai u shtir sikur po pyeste disa persona me emrin Muhamed nëse do të dëshironin ta merrnin këtë post.

    Sipas raportimit, të pranishmit në tubim reaguan me heshtje ndaj shakasë së presidentit amerikan.

    Trumpi është kritikuar vazhdimisht nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat që përfaqësojnë myslimanët për deklaratat e tij, të cilat, sipas tyre, përqeshin dhe demonizojnë myslimanët, emigrantët dhe pakicat etnike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trumpi përqesh emrin Muhamed në tubimin elektoral appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale dhe masa për përmirësimin e shërbimeve

    SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale dhe masa për përmirësimin e shërbimeve

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka kërkuar masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e llogaridhënies së menaxhmenteve të spitaleve rajonale.

    Në mbledhjen e mbajtur më 16 tetor, të udhëhequr nga kryesuesi Faik Shatri, Bordi kërkoi që të adresohen mangësitë e identifikuara, të zbatohen rekomandimet e auditimit dhe të përcaktohen përgjegjësit, masat konkrete dhe afatet për zbatimin e tyre.

    Sipas komunikatës, kanë filluar procedurat disiplinore ndaj personave për të cilët janë evidentuar dyshime për shkelje teksa thuhet se Bordi do të informohet në vazhdimësi për ecurinë e këtyre procedurave dhe masat që do të ndërmerren.

    Po ashtu, është kërkuar formimi i një grupi punues profesional për analizimin e treguesve të vdekshmërisë, infeksioneve spitalore, komplikacioneve, prerjeve cezariane dhe shfrytëzimit të kapaciteteve spitalore.

    Pas vlerësimit të pyetësorëve të vetëvlerësimit të dhjetë klinikave kirurgjike, Bordi kërkoi hartimin e masave për përmirësimin e shërbimeve, koordinimin ndërmjet klinikave dhe zbatimin e protokolleve klinike, si dhe përcaktimin e prioriteteve për investime infrastrukturore.

    Në të njëjtën mbledhje, Bordi miratoi unanimisht Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Administratës Qendrore të SHSKUK-së.

    Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe raporti i drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, Draft-Raporti i Punës për periudhën janar–qershor 2026, si dhe çështjet që lidhen me investimet, furnizimin me barna dhe planifikimin buxhetor për vitin 2027.

    Bordi theksoi se menaxhmentet e spitaleve rajonale duhet të japin llogari për rezultatet e punës dhe zbatimin e masave të kërkuara, duke shtuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen me qëllim të përmirësimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

    Burimi: Dukagjini

  • Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

    Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

    Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

    Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka etiketuar edhe llogarinë zyrtare të Ramës, Stresi i ka bërë thirrje që t’ua lërë qytetarëve vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.

    “Për hir të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, jepni dorëheqjen dhe lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit!”, ka shkruar reperi.

    Në fund të mesazhit, ai i ka drejtuar kryeministrit edhe një paralajmërim: “Ndryshe do kesh fundin më të keq!”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • ‘Allianz für Kinder’ ekzaminoi falas më shumë se 50 fëmijë nga Kosova

    ‘Allianz für Kinder’ ekzaminoi falas më shumë se 50 fëmijë nga Kosova

    Ekipi prej tre mjekësh nga organizata austriake “Allianz für Kinder” ka ekzaminuar të premten, në QKMF-në “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë, më shumë se 50 fëmijë nga komuna dhe zona të ndryshme të Kosovës, të diagnostikuar me probleme të zemrës, probleme kirurgjike, ortopedike dhe urologjike.  Realizimi i këtij aktiviteti në QKMF-në “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave humanitare dhe institucioneve publike shëndetësore, ka theksuar për RTK-Radio Albana Gashi, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Fushë Kosovës.

    Të premten, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë, ka qëndruar një ekip mjekësor nga Austria, në kuadër të aktiviteteve humanitare të organizatës “Allianz für Kinder”, e cila mbështet fëmijët në Kosovë përmes ofrimit të ekzaminimeve dhe mundësive për trajtim të specializuar.

    Gjatë qëndrimit të ekipit mjekësor në QKMF-në “Dr. Fatmir Krasniqi”, të shoqëruar edhe nga një mjeke e QKMF-së, e cila ka ndihmuar edhe gjatë përkthimit, janë kontrolluar më shumë se 50 fëmijë nga Komuna e Fushë Kosovës dhe komunat e tjera të Republikës së Kosovës.

    Ekzaminimeve mjekësore iu nënshtruan fëmijë të moshës nga 0 deri në 14 vjeç, të cilët ishin diagnostikuar me probleme të zemrës, probleme kirurgjike, ortopedike dhe urologjike.

    Prania e mjekëve nga Austria në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë u ka krijuar familjeve mundësinë që fëmijët e tyre të përfitojnë nga vlerësimet e specializuara mjekësore, duke lehtësuar qasjen në shërbime që mund të kërkojnë konsultime dhe trajtime të mëtejshme, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, konkretisht në Austri.

    Albana Gashi, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Fushë Kosovës, i tha RTK-Radios se “Komuna e Fushë Kosovës, në bashkëpunim me shoqatën austriake ‘Allianz für Kinder’, ka mundësuar që dy herë gjatë këtij viti të organizohen vizita specialistike për fëmijë nga të gjitha komunat e Kosovës”. Ajo shtoi se “ky bashkëpunim synon t’u mundësojë fëmijëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar qasje në vlerësim profesional dhe, për rastet e përzgjedhura, trajtim pa pagesë në institucionet shëndetësore në Austri”.

    Tutje, ajo ka theksuar se ekzaminimet janë kryer nga mjekë specialistë të fushave përkatëse, të cilët vlerësojnë gjendjen shëndetësore dhe nevojat për trajtim të mëtejshëm.

    “Përtej numrit të vizitave, rëndësia e këtij organizimi qëndron te mundësia që fëmijët të marrin një vlerësim të specializuar dhe familjet të orientohen për hapat e mëtejshëm të trajtimit, ndërsa  fëmijët që përzgjidhen pas vlerësimit specialistik, trajtimi në institucionet shëndetësore në Austri ofrohet pa pagesë. Kjo përbën një mbështetje të rëndësishme për familjet, duke ua lehtësuar barrën financiare të trajtimit të fëmijëve”, ka theksuar ajo.

    Ndërkaq, sipas dr. Qefsere Simnica, drejtoreshë në QKMF-së “Dr. Fatmir Krasniqi”, “ndihma nga kjo organizatë ka një rëndësi të veçantë për familjet që përballen me vështirësi në sigurimin e trajtimeve të specializuara, pasi mund të krijojë mundësi shtesë për qasje në shërbime mjekësore jashtë vendit, kur kjo vlerësohet e nevojshme”.

    Realizimi i këtij aktiviteti, sipas dr. Qefsere Simnicës, dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave humanitare dhe institucioneve publike shëndetësore, ndërsa përmes këtij bashkëpunimi, lehtësohet kontakti i fëmijëve dhe familjeve të tyre me profesionistët shëndetësorë, si dhe krijohen mundësi për identifikimin e nevojave që kërkojnë vëmendje të mëtejshme mjekësore.

    Organizata austriake „Allianz für Kinder” luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e fëmijëve që kanë nevojë për kujdes të specializuar shëndetësor. Në rastet e përzgjedhura, organizata mbulon edhe shpenzimet e trajtimit në Austri, si dhe shpenzimet për një prind që e shoqëron fëmijën.

     

     

     

    Burimi: RTKLive

  • Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

    Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

    Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

    Mbi 100 persona janë arrestuar në Francë, ndërsa në gjithë vendin janë zhvilluar protesta ku kanë marrë pjesë afro 33 mijë persona.

    Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, gjatë ditës janë regjistruar 140 aksione të ndara, ndërsa deri më tani janë arrestuar 166 persona.

    Ministria ka deklaruar se protestat janë shoqëruar me akte dhune nga persona të maskuar në qytete si Parisi, Marseja, Rennes, Toulouse dhe Angers, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Sipas autoriteteve franceze, disa protestues dyshohet se kanë tentuar të kryejnë plaçkitje, kanë sulmuar policinë, kanë shkaktuar zjarre dhe kanë vënë në shënjestër institucione shtetërore.

    Po ashtu, është raportuar për dëmtimin e një stacioni policor në Marsejë.

    Forcat e sigurisë kanë reaguar, ndërsa Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se ekziston një probabilitet i lartë që grupe të ekstremit të majtë të tentojnë ta përshkallëzojnë situatën gjatë marshimeve të pasdites.