Category: Lajme

  • Trump bllokon një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë të miratuara nga Kongresi

    Trump bllokon një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë të miratuara nga Kongresi

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përdorur kompetencat presidenciale për të bllokuar zbatimin e një pjese të sanksioneve ndaj Rusisë, të miratuara së fundmi nga Kongresi amerikan, me synimin për ta ndëshkuar Moskën për luftën në Ukrainë.

    Në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar të premten në mbrëmje, Trump argumentoi se pezullimi i disa prej sanksioneve është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

    Ligji për sanksionet, të cilin presidenti e nënshkroi në shtator, ishte paraparë të hynte në fuqi të dielën, më 18 tetor.

    Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi Trump njoftoi se SHBA-ja do të importojë naftë dizel nga Rusia, në përpjekje për të ulur çmimet e energjisë përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, të cilat do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan.

    Plani ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e ligjvënësve amerikanë, përfshirë kundërshtime nga të dyja partitë politike.

    Ligji për sanksionet mban emrin e senatorit republikan nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, një prej mbështetësve më të zëshëm të Ukrainës në Uashington, i cili vdiq më 11 korrik.

    Legjislacioni synon të godasë ekonominë ruse dhe i jep Trumpit kompetenca të gjera për të vendosur tarifa deri në 100 për qind ndaj pesë blerësve më të mëdhenj të naftës dhe gazit rus. Në mesin e vendeve që mund të preken më shumë nga këto masa janë Kina dhe India.

    Ligji parashikon gjithashtu sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, zyrtarëve të lartë të qeverisë ruse, bankave, institucioneve të tjera financiare dhe të ashtuquajturës “flotë në hije” të cisternave që Rusia përdor për të anashkaluar sanksionet ekzistuese.

    Të enjten, një grup prej 20 ligjvënësish amerikanë nga të dyja partitë i dërgoi një letër Trumpit, duke i kërkuar që të sigurojë zbatimin e plotë të ligjit.

    Ata e falënderuan presidentin për nënshkrimin e tij dhe theksuan se zbatimi i masave do të ishte vendimtar për ta detyruar Putinin që t’i marrë seriozisht negociatat për paqe.

    Ligjvënësit i kërkuan administratës Trump që sanksionet të zbatohen në masën më të plotë dhe pa vonesa.

    Megjithatë, vendimi i presidentit ka nxitur kritika nga demokratët. Kongresisti nga Virxhinia, Don Beyer, e akuzoi Trumpin se po i nënshtrohet Moskës dhe po i kthen shpinën Kievit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    “Dorëzimi i fundit i Trumpit ndaj Putinit tradhton sërish partnerët tanë ukrainas dhe bie ndesh me vullnetin e qartë të Kongresit përmes legjislacionit të hartuar për të ndëshkuar Rusinë për luftën e saj të paligjshme të agresionit”, shkroi Beyer në platformën X.

    Burimi: Dukagjini

  • “MALI” godet trafikun e drogës, kapen 53 kilogramë marihuanë

    “MALI” godet trafikun e drogës, kapen 53 kilogramë marihuanë

    “MALI” godet trafikun e drogës, kapen 53 kilogramë marihuanë

    Dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve janë arrestuar, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar 53 kilogramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me vlerë rreth 80 mijë euro në tregun vendor.

    Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar mbrëmë rreth orës 21:40, pas disa muajsh hetime në kuadër të rastit të koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

    Të dyshuarit dyshohet se ishin të përfshirë në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe në përgatitjet për transportimin e tyre jashtë vendit, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë operacionit, policia ka kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse. Në bagazhin e njërës prej veturave është gjetur dhe konfiskuar substanca e dyshuar narkotike.

    Përveç 53 kilogramëve marihuanë, si prova materiale janë sekuestruar edhe dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore.

    Operacioni është mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjilan dhe Njësia e Forenzikës Rajonale, e cila ka bërë fotografimin, evidentimin dhe tërheqjen e provave nga vendi i ngjarjes.

    Të dyshuarit, B.A., i lindur më 1988, dhe S.H., i lindur më 1971, të dy shtetas kosovarë, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy janë ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.

  • Babai raporton se djali i tij ia vodhi veturën dhe 2 mijë e 100 euro në Fushë Kosovë

    Babai raporton se djali i tij ia vodhi veturën dhe 2 mijë e 100 euro në Fushë Kosovë

    Babai raporton se djali i tij ia vodhi veturën dhe 2 mijë e 100 euro në Fushë Kosovë

    Një qytetar në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se djali i tij ia ka vjedhur veturën dhe një shumë prej 2 mijë e 100 eurosh, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 02:00, në lagjen 28/29 në Fushë Kosovë.

    Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se djali i tij i ka marrë veturën dhe paratë pa lejen e tij.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Lagja-28/29 Fushë Kosovë 16.10.2026-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i ka vjedhur veturën dhe një shumë parash prej 2100 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”.

  • Vushtrri: I zhduket motra, vëllai e raporton rastin në polici

    Vushtrri: I zhduket motra, vëllai e raporton rastin në polici

    Vushtrri: I zhduket motra, vëllai e raporton rastin në polici

    Një grua është raportuar e zhdukur në Vushtrri që nga 12 tetori.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 16 tetor, vëllai i saj ka njoftuar policinë se motra kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

    “Rasti është nën hetime”, thotë PK./Klankosova.tv

      

  • Vushtrri: I zhduket motra, vëllai e raporton rastin në polici

    Raportohet e zhdukur një vajzë në Gllogoc

    Vushtrri: I zhduket motra, vëllai e raporton rastin në polici

    Një qytetar në Gllogoc ka raportuar në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 tetor 2026, ndërsa ngjarja është evidentuar më 12 tetor, rreth orës 16:00.

    Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar policinë për largimin e vajzës së tij nga shtëpia, vendndodhja e së cilës nuk dihet.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetime.

  • Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit

    Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit

    Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit

    Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete më 15 tetor në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Azzam Dida, rreth 73-vjeçar, ndërsa identiteti i tij është konfirmuar nga familjarët.

    Rasti fillimisht ishte raportuar pasi një person ishte parë i shtrirë në skaj të rrugës, ndërsa pranë kokës kishte rrjedhje gjaku.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipet e urgjencës, të cilat pas ekzaminimit kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar rrethana të dyshimta.

    Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes kanë treguar se viktima është rrëzuar vetë, ndërsa më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Prizren – kamerat zbardhin momentin e rrëzimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pse kujdesi për skalpin po bëhet po aq i rëndësishëm sa ai për flokët?

    Kujdesi për skalpin e kokës nuk kufizohet më vetëm te shamponët kundër zbokthit dhe trajtimet mjekësore. Sot, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë te shëndeti i përgjithshëm i lëkurës së kokës, forcimi i barrierës mbrojtëse, ekuilibri i mikrobiomës dhe parandalimi i shqetësimeve si kruajtja dhe ndjeshmëria.

    Ky ndryshim pasqyron pritshmëritë e konsumatorëve, por edhe përparimet në dermatologji dhe shkencën kozmetike, të cilat po e trajtojnë gjithnjë e më shumë skalpin si një vazhdimësi të lëkurës së fytyrës, dhe jo si një zonë që kërkon vetëm trajtim të veçantë.

    Njohuritë e reja shkencore për oksidimin e yndyrave, inflamacionin e lidhur me sistemin nervor dhe ndërveprimin mes barrierës së lëkurës dhe mikrobiomës po ndryshojnë mënyrën se si kuptohet shëndeti i skalpit. Përbërësit tradicionalë vazhdojnë të kenë rëndësi, por tashmë po kombinohen me qasje të reja, si postbiotikët, përbërësit që rregullojnë lipidet, substancat që ndikojnë në ndjeshmërinë nervore dhe përbërësit enzimatikë që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura.

    Ky artikull shqyrton zhvillimet moderne në kujdesin e skalpit, duke përshkruar karakteristikat e një skalpi të shëndetshëm, teknologjitë ekzistuese dhe ato në zhvillim, si dhe zbulimet biologjike që po ndikojnë në krijimin e produkteve të gjeneratës së re.

    Çfarë karakterizon një skalp të shëndetshëm?

    Një skalp i shëndetshëm nuk nënkupton vetëm mungesën e zbokthit të dukshëm. Ai varet nga disa faktorë, përfshirë ekuilibrin e mikroorganizmave, integritetin e barrierës mbrojtëse, përbërjen e yndyrës natyrale të lëkurës, rehatinë shqisore dhe aftësinë për t’u mbrojtur nga ndikimet e përditshme të mjedisit.

    Ekuilibri i mikroorganizmave

    Mikrobioma e skalpit përbëhet kryesisht nga lloje të kërpudhave Malassezia, por përfshin edhe baktere si Cutibacterium dhe Staphylococcus, si dhe mikroorganizma të tjerë që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit natyror.

    Zbokthi është lidhur jo vetëm me shtimin e kërpudhës Malassezia restricta, por edhe me uljen e larmisë së baktereve dhe ndryshimet në raportet ndërmjet grupeve kryesore bakteriale. Kjo sugjeron se problemet e skalpit mund të lidhen me çrregullimin e përgjithshëm të ekosistemit mikrobik.

    Për këtë arsye, vëmendja nuk përqendrohet më vetëm në eliminimin e kërpudhave, por edhe në rikthimin e ekuilibrit të mikroorganizmave. Strategjitë e reja synojnë të mbështesin një mikrobiomë më të qëndrueshme dhe më të larmishme, në vend që të shtypin të gjithë aktivitetin mikrobik.

    Forcimi i barrierës mbrojtëse

    Barriera mbrojtëse e skalpit është më e hollë dhe më e përshkueshme sesa ajo e lëkurës së fytyrës. Kjo e bën atë më të ndjeshme ndaj substancave pastruese, faktorëve mjedisorë dhe fërkimit mekanik.

    Studimet klinike për zbokthin dhe dermatitin seborrheik kanë treguar ulje të niveleve të ceramideve dhe rritje të humbjes së ujit përmes epidermës. Të dyja këto ndryshime tregojnë se funksioni mbrojtës i lëkurës mund të jetë i dobësuar.

    Dëmtimi i barrierës dhe çrregullimi i mikrobiomës ndikojnë te njëri-tjetri. Kur struktura e lipideve dobësohet, irrituesit dhe nënproduktet e mikroorganizmave depërtojnë më lehtë në lëkurë. Kjo mund të dëmtojë më tej lipidet dhe lidhjet ndërmjet qelizave të shtresës së jashtme të lëkurës, duke krijuar një cikël irritimi, inflamacioni dhe rënieje jonormale të qelizave të vdekura.

    Rregullimi i yndyrës natyrale të lëkurës

    Yndyra natyrale e lëkurës, e njohur si sebum, ndihmon në lubrifikimin e saj, ruajtjen e fleksibilitetit të barrierës dhe ekuilibrin e mikroorganizmave. Megjithatë, përbërja e saj mund të ndryshojë nën ndikimin e stresit oksidativ.

    Studimet mbi lipidet kanë treguar se përbërësit e oksiduar të sebumit, përfshirë peroksidet e skualenit, mund të kontribuojnë në irritim dhe në aktivizimin e proceseve inflamatore.

    Për këtë arsye, kujdesi modern nuk synon vetëm zvogëlimin e yndyrës, por edhe ruajtjen e cilësisë së saj dhe kufizimin e krijimit të nënprodukteve që mund të nxisin inflamacionin.

    Rregullimi i kruajtjes dhe inflamacionit

    Kruajtja është një nga shqetësimet më të shpeshta të skalpit. Shkencëtarët tashmë i kushtojnë rëndësi edhe rrugëve nervore që ndikojnë në këtë ndjesi.

    Kanalet TRP dhe mekanizmat e lidhur me inflamacionin neurogjen mund të aktivizohen nga nxehtësia, fërkimi, lipidet e oksiduara dhe nënproduktet mikrobike. Kjo mund të shkaktojë parehati dhe të përforcojë reagimet inflamatore.

    Ky ndërveprim përfshin nervat, qelizat e lëkurës dhe sinjalet imunitare. Për këtë arsye, aktiviteti nervor po konsiderohet i rëndësishëm jo vetëm për kruajtjen, por edhe për skuqjen, ndjeshmërinë dhe rehatinë e përgjithshme të skalpit.

    Teknologjitë ekzistuese dhe ato të reja në kujdesin e skalpit

    Produktet moderne kombinojnë sistemet tradicionale kundër kërpudhave dhe mikroorganizmave me përbërës të frymëzuar nga kujdesi për lëkurën e fytyrës. Këto teknologji synojnë të trajtojnë aspekte të ndryshme të shëndetit të skalpit, nga kontrolli i mikroorganizmave deri te forcimi i barrierës dhe rregullimi i yndyrës.

    Përbërësit antimikrobikë dhe kundër kërpudhave

    Për dekada, trajtimet janë përqendruar te kërpudhat Malassezia globosa dhe Malassezia restricta, të cilat konsiderohen ndër organizmat kryesorë të përfshirë në shfaqjen e zbokthit dhe dermatitit seborrheik.

    Këto kërpudha përdorin sebumin si burim ushqimi dhe prodhojnë nënprodukte metabolike që mund të shkaktojnë irritim dhe rrjepje të lëkurës.

    Qasjet më të reja synojnë të largohen nga shtypja e gjerë e mikrobiomës dhe të përqendrohen në ndikimin më selektiv mbi mikroorganizmat. Megjithatë, trajtimet kundër kërpudhave vazhdojnë të jenë thelbësore, pasi kanë një histori të gjatë përdorimi klinik dhe mund të ofrojnë rezultate të dukshme.

    Përbërësit që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura

    Përbërësit keratolitikë ndihmojnë në normalizimin e largimit të qelizave të vdekura dhe në reduktimin e zbokthit të dukshëm.

    Acidet hidroksi, si acidi salicilik, si dhe përbërësit eksfoliues të krijuar për të imituar proceset natyrore të lëkurës, mund të ndihmojnë në largimin e shtresave të grumbulluara pa shkaktuar dëmtimet që mund të vijnë nga fërkimi i fortë me produkte abrazive.

    Këta përbërës shpesh funksionojnë më mirë kur kombinohen me substanca kundër kërpudhave ose me përbërës që mbështesin barrierën mbrojtëse. Kështu, ndihmojnë në largimin e zbokthit dhe në reduktimin e kushteve që favorizojnë grumbullimin e yndyrës, mikroorganizmave dhe irrituesve.

    Rregullimi i yndyrës së skalpit

    Menaxhimi i sebumit nuk kufizohet më vetëm në zvogëlimin e yndyrës. Hulumtimet sugjerojnë se si sasia e lipideve, ashtu edhe përbërja e tyre, ndikojnë në reagimet imunitare të lëkurës dhe në sjelljen e mikroorganizmave.

    Përbërës si zinku PCA dhe niacinamidi po përdoren për të ndihmuar në rregullimin e proceseve që kontrollojnë yndyrën, pa e zhveshur skalpin nga vajrat e tij natyralë. Kjo mund të ndihmojë në ruajtjen e një ndjesie më të lehtë dhe në shmangien e ciklit të pastrimit të tepërt, i cili mund të shoqërohet me shtim kompensues të yndyrës.

    Përbërësit që forcojnë barrierën dhe qetësojnë lëkurën

    Riparimi i barrierës mbrojtëse është bërë pjesë qendrore e kujdesit për skalpin, në përputhje me trendet më të gjera të kujdesit për lëkurën.

    Shtresa e jashtme e lëkurës vepron si mburojë ndaj depërtimit të mikroorganizmave, fërkimit dhe ndikimeve mjedisore. Ruajtja e integritetit të saj është thelbësore për rehatinë dhe qëndrueshmërinë e skalpit.

    Substancat hidratuese, si glicerina, ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë. Ndërkohë, kombinimet e lipideve që përmbajnë ceramide, kolesterol dhe acide yndyrore të lira mund të përmirësojnë organizimin e barrierës dhe ta forcojnë atë.

    Edhe pse këta përbërës nuk e trajtojnë domosdoshmërisht zbokthin drejtpërdrejt, ata mund të luajnë rol mbështetës duke ulur ndjeshmërinë dhe duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të skalpit.

    Teknologjitë që mbështesin mikrobiomën

    Teknologjitë që synojnë ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Në vend që të eliminojnë mikroorganizmat në mënyrë të gjerë, këto produkte synojnë të krijojnë një mjedis më të ekuilibruar.

    Prebiotikët, përfshirë oligosakaridet, dhe komplekset postbiotike po studiohen për aftësinë e tyre për të ndikuar në reagimet imunitare, për të mbështetur riparimin e lëkurës dhe për të reduktuar proceset inflamatore që lidhen me parehatinë e skalpit.

    Disa përbërës synojnë gjithashtu metabolizmin e mikroorganizmave në mënyrë më specifike, me qëllim forcimin e mekanizmave mbrojtës lokalë pa shkaktuar çrregullime të panevojshme të mikrobiomës natyrore.

    Zbulimet e reja biologjike

    Gjatë dekadës së fundit, njohuritë shkencore për biologjinë e skalpit janë zgjeruar ndjeshëm. Më parë, zbokthi dhe parehatia trajtoheshin kryesisht si probleme të lidhura me mikroorganizmat ose me formimin e qelizave të lëkurës. Sot, studimet mbi lipidet, sistemin nervor dhe barrierën tregojnë se këto procese janë të ndërlidhura.

    Studimi i lipideve dhe cilësia e sebumit

    Hulumtimet mbi lipidet kanë nxjerrë në pah rëndësinë e oksidimit të sebumit dhe përbërjes së acideve yndyrore në irritimin e skalpit dhe inflamacionin që shoqëron zbokthin.

    Lipidet e oksiduara, përfshirë peroksidet e skualenit, mund të pengojnë zhvillimin normal të qelizave të lëkurës dhe të kontribuojnë në largimin jonormal të tyre.

    Këto zbulime kanë rritur interesimin për antioksidantët dhe sistemet që ndihmojnë në riparimin e lipideve. Synimi nuk është më vetëm zvogëlimi i yndyrës, por edhe ruajtja e një mjedisi më të qëndrueshëm, me më pak gjasa për të shkaktuar irritim.

    Ndërveprimi mes mikrobiomës dhe barrierës

    Dëmtimi i barrierës mund të ndryshojë larminë e mikroorganizmave, ndërsa çekuilibri mikrobik mund ta dobësojë më tej barrierën.

    Studimet te personat me zbokth kanë vërejtur ndryshime në popullatat bakteriale dhe kërpudhore, të shoqëruara me rritje të humbjes së ujit përmes epidermës dhe me inflamacion.

    Kjo përforcon idenë se integriteti i barrierës dhe ekuilibri i mikrobiomës janë të ndërvarura. Për këtë arsye, produktet efektive duhet t’i trajtojnë të dyja aspektet, në vend që të përqendrohen vetëm në njërin.

    Rrugët nervore që shkaktojnë kruajtje

    Kanalet TRP dhe rrjetet nervore shqisore të lëkurës po studiohen gjithnjë e më shumë si faktorë që ndikojnë në parehatinë e skalpit.

    Qelizat e lëkurës duket se marrin pjesë aktivisht në këtë sistem, duke komunikuar me mbaresat nervore dhe duke ndikuar në reagimet e kruajtjes dhe irritimit.

    Kur aktivizohen nga fërkimi, nënproduktet mikrobike ose substancat kimike, këto rrugë mund ta përforcojnë inflamacionin dhe ta destabilizojnë barrierën. Kjo ka hapur rrugën për zhvillimin e përbërësve që synojnë të qetësojnë shqetësimin duke ndikuar në mekanizmat e tij.

    Shkaqet biologjike të erës së pakëndshme

    Era e pakëndshme e skalpit lidhet me shndërrimin e djersës dhe sebumit në përbërje të paqëndrueshme nga ana e mikroorganizmave.

    Hulumtimet mbi erën e lëkurës së njeriut tregojnë se metabolizmi bakterial ndikon drejtpërdrejt në krijimin e molekulave që shkaktojnë erë të pakëndshme.

    Kjo sugjeron se strategjitë e ardhshme për kontrollin e erës mund të jenë më efektive nëse synojnë proceset specifike metabolike, në vend që të mbështeten vetëm te përbërësit antimikrobikë me veprim të gjerë.

    Inflamacioni që nuk shihet menjëherë

    Edhe kur nuk ka simptoma të dukshme, skalpi mund të përjetojë inflamacion të lehtë për shkak të ndotjes, rrezatimit ultravjollcë dhe stresit mekanik.

    Studimet kanë treguar se grimcat e ndotjes në ajër mund ta dëmtojnë barrierën mbrojtëse, të nxisin stresin oksidativ dhe të kontribuojnë në ndryshime inflamatore të lëkurës.

    Kjo ka shtuar interesimin për kujdesin parandalues me antioksidantë, lipide që forcojnë barrierën dhe përbërës bimorë qetësues, të cilët ndihmojnë në reduktimin e ndikimit të përditshëm të faktorëve stresues.

    Teknologjitë e reja dhe drejtimet e inovacionit

    Me thellimin e njohurive biologjike, formulimet për skalpin po largohen nga mbështetja vetëm te përbërësit kundër kërpudhave dhe substancat qetësuese. Qasjet e reja synojnë të ndërhyjnë më herët në proceset që shkaktojnë problemet e lëkurës.

    Teknologjitë që ndikojnë në mikrobiomë

    Teknologjitë që modifikojnë mikrobiomën përfaqësojnë një kalim nga eliminimi i mikroorganizmave drejt mbështetjes së ekuilibrit të tyre.

    Lizatet postbiotike, si lizati i Bifidobacterium longum, janë studiuar për aftësinë e tyre për ta ndihmuar lëkurën të mbrohet nga faktorët fizikë dhe kimikë, si dhe për të reduktuar ndjeshmërinë.

    Për prodhuesit e kozmetikës, një nga sfidat kryesore është mënyra se si këta përbërës shpërndahen në produkt. Ata shpesh kërkojnë formula të lehta, që mund të aplikohen në skalp pa lënë mbetje ose pa e rënduar flokun.

    Përbërësit që rregullojnë lipidet dhe veprojnë si antioksidantë

    Këta përbërës synojnë të kufizojnë degradimin e vajrave natyralë të skalpit.

    Antioksidantë si acetati i tokoferilit, hidroksitirozoli dhe dimetilmetoksikromanoli po përdoren për të ndihmuar në parandalimin e formimit të peroksideve lipidike që mund të nxisin inflamacionin.

    Duke reduktuar degradimin oksidativ, këta përbërës mund të ndihmojnë në ruajtjen e një mjedisi më të favorshëm të sebumit dhe në uljen e irritimit që lidhet me shpërbërjen e lipideve.

    Përbërësit që synojnë qetësimin e kruajtjes

    Përbërësit bimorë që qetësojnë sistemin shqisor dhe teknologjitë me bazë peptide po studiohen për aftësinë e tyre për të reduktuar kruajtjen dhe ndjesinë e djegies.

    Avenantramidet, të përftuara nga tërshëra, kanë treguar veprim antiinflamator dhe kundër kruajtjes, duke i bërë të përshtatshme për t’u studiuar në produktet për skalpe të ndjeshme ose reaktive.

    Agjentët ftohës, si mentil-laktati dhe karboksamidet sintetike, mund të krijojnë ndjesi freskie duke aktivizuar rrugë shqisore, si TRPM8. Kur përdoren me kujdes, ato mund të ofrojnë rehati të menjëhershme pa efektet e padëshiruara që ndonjëherë lidhen me formulat më të forta me mentol.

    Rregullimi enzimatik i largimit të qelizave të vdekura

    Teknologjitë enzimatike ofrojnë një mënyrë që imiton proceset natyrore të lëkurës për kontrollin e zbokthit.

    Në vend që të mbështeten te fërkimi i fortë ose te acidet me pH të ulët, këto teknologji synojnë të mbështesin proceset proteolitike të vetë lëkurës dhe largimin më të rregullt të qelizave të vdekura.

    Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e zbokthit të dukshëm, duke minimizuar rrezikun e dëmtimit të barrierës. Për këtë arsye, sistemet enzimatike përputhen me prirjen drejt formulimeve më të buta dhe më të përshtatshme për skalpin.

    Formatet e reja të produkteve

    Inovacioni në kujdesin e skalpit nuk kufizohet vetëm te përbërësit. Forma e produktit luan gjithashtu rol të rëndësishëm në efektivitet, ndjesinë gjatë përdorimit dhe vazhdimësinë e rutinës.

    Serumet dhe esencat që nuk shpëlahen

    Produktet që qëndrojnë në skalp janë veçanërisht të përshtatshme për përbërës që kërkojnë kontakt më të gjatë me lëkurën, përfshirë substancat që mbështesin mikrobiomën, peptidet, antioksidantët dhe lipidet që forcojnë barrierën.

    Krahasuar me produktet që shpëlahen shpejt, këto formula mund të ndihmojnë në depozitimin më të mirë të përbërësve dhe të zgjasin kohën e veprimit të tyre.

    Për të qenë të pranueshme për përdoruesit, ato zakonisht krijohen me tekstura të lehta, si xhele që thahen shpejt dhe nuk lënë ndjesi të yndyrshme.

    Shamponët e thatë pa aerosol

    Shamponët e thatë po zhvillohen nga produkte që thithin vetëm yndyrën në formula që mund të ofrojnë edhe përfitime të tjera.

    Silica, zeolitet dhe ciklodekstrinat mund të ndihmojnë në kontrollin e sebumit dhe të erës së pakëndshme ndërmjet larjeve, ndërsa përbërësit bimorë mund të shtojnë përfitime të tjera për kujdesin e skalpit.

    Kjo pasqyron interesimin në rritje për produktet që përdoren pa ujë dhe për zgjidhjet praktike të mirëmbajtjes së përditshme.

    Maskat e natës për skalpin

    Maskat që aplikohen gjatë natës mundësojnë përdorimin e formulave më të pasura me lipide dhe të përbërësve me çlirim të ngadaltë.

    Aplikimi që krijon një shtresë mbrojtëse mund të ndihmojë në përthithjen e lipideve, si ceramidet, dhe në rikuperimin e shtresës së jashtme të lëkurës.

    Këto produkte mund të jenë veçanërisht të dobishme për skalpet e thata, të ndjeshme ose të irrituara që kanë nevojë për kontakt më të gjatë me përbërësit mbështetës.

    Xhelet në formë spreji dhe mjegullat hidratuese

    Xhelet në formë spreji dhe produktet e imëta spërkatëse ofrojnë kujdes të lehtë të përditshëm, pa ndjesinë e rëndë që mund të krijojnë formulat më të pasura.

    Ato janë të përshtatshme për prebiotikë, përbërës bimorë antimikrobikë, agjentë ftohës dhe polimere kondicionuese.

    Përparësia e tyre qëndron te lehtësia e përdorimit dhe mungesa e ndjesisë së yndyrshme, gjë që mund ta bëjë më të lehtë përdorimin e rregullt.

    Produktet që kombinojnë pastrimin dhe trajtimin

    Konsumatorët po kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte pastruese të buta që ofrojnë edhe përfitime për shëndetin e skalpit.

    Kremrat pastrues me përqendrim të ulët të substancave pastruese, pastruesit mikelarë për skalpin dhe tonikët eksfoliues mund të ndihmojnë në reduktimin e dëmtimit të barrierës, duke mbështetur njëkohësisht ekuilibrin e mikrobiomës dhe kontrollin e yndyrës.

    Këto produkte pasqyrojnë preferencën për rutina më të thjeshta, të cilat ofrojnë më shumë përfitime me më pak hapa.

    Sfidat në krijimin e produkteve të gjeneratës së re

    Megjithëse njohuritë shkencore për shëndetin e skalpit janë avancuar ndjeshëm, shndërrimi i tyre në produkte të qëndrueshme dhe të këndshme për përdorim mbetet sfidë.

    Trajtimet duhet të funksionojnë në kushte të veçanta: skalpi është i mbuluar nga flokët, yndyra natyrale rinovohet vazhdimisht, mbetjet e produktit mund të krijojnë parehati dhe përbërësit duhet të arrijnë te hapjet e folikulave të flokëve, e jo të mbeten vetëm në fijet e flokut.

    Në të njëjtën kohë, shumë përbërës premtues, përfshirë postbiotikët, antioksidantët, rregulluesit enzimatikë dhe substancat që ndikojnë në sistemin shqisor, paraqesin vështirësi në formulim. Këto mund të lidhen me tretshmërinë, qëndrueshmërinë në ujë ose papajtueshmërinë me substancat pastruese dhe konservuesit.

    Për këtë arsye, gjenerata e ardhshme e produkteve për skalpin do të kërkojë jo vetëm njohuri të thelluara biologjike, por edhe formulime të menduara me kujdes.

    Përfundim

    Shëndeti i skalpit është shndërruar në një fushë që shkon shumë përtej produkteve tradicionale kundër zbokthit. Përparimet në studimin e mikrobiomës, lipideve, inflamacionit neurogjen dhe barrierës mbrojtëse po nxisin zhvillimin e përbërësve dhe formateve të reja të produkteve.

    Me përhapjen e mjeteve diagnostikuese dhe të kujdesit të personalizuar, pritet që produktet e ardhshme të përqendrohen në qasje të integruara që ruajnë ekuilibrin e mikroorganizmave, forcojnë barrierën mbrojtëse, rregullojnë cilësinë e yndyrës natyrale dhe përmirësojnë rehatinë afatgjatë.

    Produktet më efektive të së ardhmes ka gjasa të mos mbështeten vetëm në një përbërës, por në kombinimin e disa mekanizmave që veprojnë së bashku për të ruajtur shëndetin e skalpit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pse kujdesi për skalpin po bëhet po aq i rëndësishëm sa ai për flokët? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, ndalohet një person në Leposaviq

    Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, ndalohet një person në Leposaviq

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 16:00, kur njësia policore ndaloi një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar.

    I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Burimi: RTKLive

  • Serie A, xhiroja e 7-të: Tri ndeshje interesante në programin e së dielës

    Serie A, xhiroja e 7-të: Tri ndeshje interesante në programin e së dielës

    Serie A, xhiroja e 7-të: Tri ndeshje interesante në programin e së dielës

    Serie A vazhdon sot me tri përballje interesante në kuadër të xhiros së shtatë, ku në fushë zbresin Napoli, Interi dhe Roma, me synimin për të marrë pikët e plota.

    Në orën 15:00, Venezia që ende është pa pikë, por me trajner të ri, përballet me Napolin, që kërkon të konfirmojë ambiciet e tij për të qenë protagonist në kampionat.

    Nga ora 18:00, Bologna dhe Interi takohen në një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione, siç ka ndodh gjithmonë. Kampionët synojnë të vazhdojnë garën për kreun e tabelës, por Bologna do të përpiqet t’ua vështirësojë punën.

    Dita e shtune mbyllet në orën 20:45 me ndeshjen Roma-Genoa. Të dyja skuadrat kërkojnë një rezultat pozitiv,  sidomos Genoa që të largohet nga fundi i tabelës kurse Roma pa sulmuesin Malen, dëshiron maksimumin.

    Tri përballje që premtojnë emocione në futbollin italian, direkt dhe ekskluzivisht në ArtMotion.

  • Zbulohen dy raste me kokainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

    Zbulohen dy raste me kokainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

    Zbulohen dy raste me kokainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

    Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë gjetur 5.31 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa lidhur me rastin dyshohet një shtetas i Shqipërisë.

    Sipas raportit të Policisë, substanca është zbuluar narkotike më 16 tetor rreth orës 16:20, gjatë kontrollit në hangarin ku bëhet kontrolli i automjeteve.

    Pas shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka dyshuar se substanca i përket një shtetasi të Shqipërisë, të cilit gjatë kontrollit të automjetit më 4 tetor i ishin gjetur edhe 0.91 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

    Për rastin e mëparshëm ishte iniciuar procedurë, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, rasti i është referuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) për procedura të mëtejshme.