Category: Lajme

  • Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Sot, më 17 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe praktikave kulturore që përcillen nga një brez te tjetri.

    Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), kjo ditë shënohet për të tretin vit radhazi, duke vënë në pah shumëllojshmërinë dhe pasurinë e trashëgimisë së gjallë kulturore në mbarë botën, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    Në kuadër të shënimit të kësaj dite, UNESCO ka nisur një fushatë ndërkombëtare për promovimin e aktiviteteve kulturore gjatë gjithë muajit tetor.

    Organizata ka ftuar institucionet kulturore, komunitetet, organizatat joqeveritare dhe vendet anëtare të Konventës së vitit 2003 që të organizojnë aktivitete për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale.

    Kjo trashëgimi përfshin traditat gojore, artet interpretuese, praktikat shoqërore, ritualet, festat tradicionale, njohuritë për natyrën dhe mjeshtëritë tradicionale.

    Përmes kësaj dite, UNESCO synon të theksojë rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe përcjelljes së njohurive e traditave te brezat e rinj.

    Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale u shpall nga UNESCO në vitin 2023, ndërsa për herë të parë u shënua më 17 tetor 2024.

  • Nis me diell, por kështu përfundon moti javën e ardhshme (VIDEO)

    Nis me diell, por kështu përfundon moti javën e ardhshme (VIDEO)

    Nis me diell, por kështu përfundon moti javën e ardhshme (VIDEO)

    Java e ardhshme në Kosovë pritet të nisë me mot të ngrohtë dhe me diell, ndërsa nga mesi i javës do të ketë vranësira dhe reshje lokale shiu.

    Kështu ka bërë të ditur meteorologu Valdrin Shala, në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

    Shala tha se në fillim të javës temperaturat do të jenë më të larta, ndërsa nga mesi i javës pritet të luhaten nga 18 deri në 23 gradë Celsius në disa zona.

    “E hëna dhe e marta do të jenë me diell, ndërsa të mërkurën do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu”, ka deklaruar Shala.

    Sipas tij, të enjten dhe të premten pritet të depërtojë në rajon një sistem atmosferik nga Oqeani Atlantik, përmes Italisë. Ky sistem pritet të sjellë reshje intensive në Shqipëri, ndërsa në Kosovë parashihen reshje më të pakta.

  • Ky është një zakon romantik që mund t’ju lërë pa gjumë

    Ky është një zakon romantik që mund t’ju lërë pa gjumë

    Ky është një zakon romantik që mund t’ju lërë pa gjumë

    Të flesh në përqafim me partnerin shihet si një shenjë dashurie dhe afërsie, por ekspertët paralajmërojnë se ky zakon mund të dëmtojë seriozisht cilësinë e gjumit tuaj.

     Ndërsa imazhi i një çifti të ndërthurur është idealizuar nga ana kulturore, përqafimet gjatë gjithë natës mund të jenë një pengesë për një gjumë të thellë.

    Juan Nattex, një ekspert i gjumit në Nattex, pohon se të flesh në përqafim është “gjëja më e keqe që mund të bësh nëse dëshiron të flesh mirë natën”. “Të gjithë do t’ju thonë se kjo ju ndihmon të relaksoheni dhe të flini më mirë, por kjo është vetëm një pjesë e historisë. Realiteti është se të gjithë lëvizim dhe ndryshojmë pozicione gjatë natës. Këto lëvizje ndikojnë në pushimin e personit tjetër dhe prishin gjumin e thellë, edhe nëse nuk e mbani mend në mëngjes”, shpjegoi ai.

     Nattex shton se të flesh në çift nuk është një ide e keqe, por përqafimet gjatë gjithë natës po. “Ekzistojnë dy zgjidhje për të fjetur së bashku. E para janë shtretër të veçantë. E dyta, të cilën unë e rekomandoj, janë shtretër të mëdhenj me zona të pavarura. Kjo do të thotë që mund të lëvizni pa e shqetësuar partnerin tuaj sepse dysheku është projektuar për të thithur lëvizjen. Partneri juaj mund të lëvizë lirisht pa ju zgjuar”, thotë Nattex, transmeton Klankosova.tv.

    Pse përqafimi prish gjumin

    Eksperti shpjegon se trupi i njeriut nuk është projektuar për të qëndruar i palëvizshëm për orë të tëra. Gjatë gjumit, ne ndryshojmë natyrshëm pozicionet për të zvogëluar presionin mbi muskujt dhe nyjet dhe për të stimuluar qarkullimin.

    Në një përqafim, këto lëvizje janë të kufizuara sepse një person në mënyrë të pavetëdijshme përpiqet të mos lëvizë në mënyrë që të mos e zgjojë tjetrin. Një kufizim i tillë shpesh shkakton ngurtësi muskulore, dhimbje shpine ose qafe dhe zgjime të shkurtra që ndërpresin gjumin pa e kuptuar fare, shkruan Index.hr.

    Problemi i dytë është nxehtësia e trupit. Kontakti i vazhdueshëm fizik ngre temperaturën tuaj, gjë që mund të jetë e këndshme në fillim, por ndërhyn në një proces kyç për pushim – uljen e temperaturës së trupit të nevojshme për të hyrë në një fazë të thellë gjumi. Kur trupi mbinxehet, gjumi bëhet më i lehtë dhe më pak rigjenerues, duke rezultuar në lodhje të nesërmen.

  • SINJALI 24 | 53 kilogramë drogë, pistoletë në duart e një 16-vjeçari e dhunë në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

    SINJALI 24 | 53 kilogramë drogë, pistoletë në duart e një 16-vjeçari e dhunë në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

    SINJALI 24 | 53 kilogramë drogë, pistoletë në duart e një 16-vjeçari e dhunë në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

    Dhuna në familje, armët, droga dhe arrestimet e personave të kërkuar kanë karakterizuar 24 orët e fundit në Kosovë. Në Prishtinë, një i mitur u kap me pistoletë, ndërsa dy persona u arrestuan në operacionin “MALI”, ku u sekuestruan 53 kilogramë marihuanë me vlerë rreth 80 mijë euro.

    Ndërkohë, dy gra raportuan dhunë në familje, një i dënuar u ekstradua nga Kroacia dhe një shtetas shqiptar u arrestua në Vërmicë.

    Prizren – 73-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugë

    Azzam Dida, rreth 73-vjeçar, u gjet pa shenja jete më 15 tetor në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.

    Sipas informatave të Sinjalit, kamerat e sigurisë treguan se ai ishte rrëzuar vetë, ndërsa gjatë ekzaminimit nuk u konstatuan rrethana të dyshimta. Rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

    Vërmicë – Arrestohet shqiptari i kërkuar për narkotikë

    Marjus Allikaj, shtetas i Shqipërisë, u arrestua më 15 tetor rreth orës 16:20 në Pikën Kufitare në Vërmicë.

    Ai kërkohej me urdhëresë për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe është ndaluar për 48 orë.

    Aeroporti “Adem Jashari” – I dënuari ekstradohet nga Kroacia

    Bekim Lushtaku, 49-vjeçar, u ekstradua nga Kroacia në Kosovë më 15 tetor, rreth orës 23:20.

    Ndaj tij kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, ndërsa pas mbërritjes në aeroport u dërgua për vuajtjen e dënimit me burgim prej një viti.

    Prishtinë – Gruaja denoncon bashkëshortin për sulm fizik

    Një grua në Prishtinë raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pas një incidenti të ndodhur pak pas mesnatës në rrugën “Besa”.

    Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa rasti u iniciua për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

    Prishtinë – I mituri kapet me pistoletë dhe dy fishekë

    Një 16-vjeçar u ndalua në rrugën “Ali Vitia” pasi tentoi të ikte kur pa Policinë.

    Gjatë kontrollit, atij iu gjet një pistoletë “Zoraki” me karikator dhe dy fishekë.

    Me vendim të prokurores, i mituri u ndalua për 48 orë.

    Shkabaj – Shoferit i gjendet sprej OC

    Policia ndaloi një veturë më 16 tetor, rreth orës 14:00, në rrugën “Batalioni i Atlantikut” në Shkabaj, ku gjeti një sprej OC.

    I dyshuari, Getuar Fazliu, u intervistua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

    Rasti u iniciua për “Armëmbajtje pa leje”.

    Skenderaj – Gruaja denoncon dhunë psikike, bashkëshorti ndalohet

    Një grua nga fshati Polac denoncoi bashkëshortin për dhunë psikike më 16 tetor.

    Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti u iniciua si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë.

    Gjilan – Sekuestrohen 53 kilogramë marihuanë, dy të arrestuar

    Në kuadër të operacionit “MALI”, pas hetimeve disamujore, Policia arrestoi dy persona dhe sekuestroi 53 kilogramë marihuanë me vlerë rreth 80 mijë euro.

    Substanca u gjet në bagazhin e një veture, ndërsa u sekuestruan edhe dy telefona dhe dy automjete.

    Të dyshuarit u ndaluan për 48 orë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve dhe përgatitje për transportimin e tyre jashtë vendit.

    Nata në Kosovë u karakterizua nga raste të dhunës në familje, armëmbajtjes, arrestimeve dhe luftës kundër narkotikëve.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SINJALI 24 | 53 kilogramë drogë, pistoletë në duart e një 16-vjeçari e dhunë në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Angelina Jolie mezi ia del mbanë pasi shiti pronën e saj në Los Angeles

    Angelina Jolie mezi ia del mbanë pasi shiti pronën e saj në Los Angeles

    Angelina Jolie mezi ia del mbanë pasi shiti pronën e saj në Los Angeles

    Aktorja Angelina Jolie ka shitur pronën e saj të madhe në Los Angeles për 24.75 milionë dollarë, që është pak më shumë se sa pagoi për të nëntë vjet më parë, shkruan New York Times.

    Jolie e nxori në shitje pronën prej 2.1 akrash, e cila dikur ishte në pronësi të regjisorit legjendar Cecil B. DeMille, pranverën e kaluar për 29.85 milionë dollarë. E pakënaqur me klimën politike në SHBA, ajo ka shprehur dëshirën për t’u zhvendosur përfundimisht jashtë vendit, transmeton Sinjali.

    Prona ndodhet në Laughlin Park, një enklavë e rrethuar në lagjen Los Feliz të Los Angeles. Ajo përfshin një rezidencë në stilin Beaux-Arts prej 11,000 metrash katrorë me gjashtë dhoma gjumi, 10 banjo të plota, një bibliotekë dhe një bodrum vere. Ekziston gjithashtu një shtëpi mysafirësh me oxhak, së bashku me një shtëpi pishine dhe studio fitnesi, një çajtore dhe një garazh për tre makina.

    Jolie bleu shtëpinë për 24.5 milionë dollarë në qershor 2017, disa muaj pasi paraqiti kërkesën për divorc nga aktori Brad Pitt.

    Ernie Carswell i Sotheby’s International Realty dhe Jon Grauman i Resident Group kanë listën.

    Në një intervistë në Instagram, Carswell tha se raportet që e emëronin Madonnën si blerëse ishin të pasakta. Megjithatë, ai nuk tha se kush e kishte blerë pronën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Angelina Jolie mezi ia del mbanë pasi shiti pronën e saj në Los Angeles appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Qeveria do t’i dëmshpërblejë bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat

    Rama: Qeveria do t’i dëmshpërblejë bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar edhe këtë mëngjes një nga bizneset e dëmtuara gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar të enjten në Tiranë.

    Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla që kanë pësuar dëme gjatë protestave.

    Për këtë qëllim, sipas tij, në platformën e-Albania është hapur një dritare e posaçme ku bizneset mund të deklarojnë dëmet e shkaktuara. Ndërkohë, 10 grupe të administratës tatimore do të dalin në terren për të verifikuar dëmet.

    Rama ka shpjeguar se bizneset duhet të plotësojnë të dhënat e tyre personale dhe të biznesit, si dhe të paraqesin dëshmi për dëmet e shkaktuara.

    “Po bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Pastaj e-mailin, numrin e celularit, të dhëna si sipërfaqja, kompania e sigurimit, parashikimi i dëmit dhe më pas do të ngarkoni dokumentet, që janë pamjet, bashkë me faturat”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka shtuar se do të verifikohet edhe raporti i bizneseve me shtetin sa i përket pagesës së detyrimeve, ndërsa pas përfundimit të verifikimeve do të krijohet një regjistër i plotë i dëmeve.

    “Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve”, ka thënë ai.

    Rama ka bërë të ditur se 10 grupe të administratës tatimore do të dalin në terren për të mbledhur të dhënat mbi dëmet e shkaktuara në bizneset e vogla të kryeqytetit.

    “Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin. Siç u thashë miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël në kryeqytet. Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës”, ka deklaruar Rama.

    Burimi: Dukagjini

  • Raporti i ndërlikuar BE-Kosovë

    Raporti i ndërlikuar BE-Kosovë

    Raporti i ndërlikuar BE-Kosovë

    Shkruan: Blerim Shala

     Kosova është shtet në Evropë, por nuk është shtet i Evropës, i Bashkimit Evropian. Dhe Zoti e di kur do të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

    Aleanca e Atlantikut Verior është në Kosovë qëmoti, nga qershori i vitit 1999 (çlirimi i Kosovës), dhe që prej ditës së parë të pavarësisë së Kosovës (viti 2008), por Kosova nuk është shtet anëtar i Paktit NATO. Dhe Zoti e di kur do të bëhet shtet anëtar i Aleancës.

    Këto konstatimet e mësipërme, ndryshe, krejtësisht faktike, nuk janë pasojë e Rusisë dhe politikës së saj, apo, konsekuencë e akëcilit shtet tjetër jashtë BE-së dhe Paktit NATO.

    Në anën tjetër dihet që pa SHBA-në, NATO-n dhe BE-në, Kosova kurrë nuk do të çlirohej dhe kurrë s’do të bëhej shtet.

    Dhe Kosova s’kërkon dhe nuk synon gjë tjetër pos që sa më parë që është e mundur, flamuri i saj të ngritët në Bruksel, në selinë e NATO-s dhe të BE-së.

    Natyrisht, nuk kalon takim i rëndësishëm i zyrtarëve të Kosovës me përfaqësues të BE-së dhe NATO-s, ku nuk përmendet që Kosova ka perspektivë evropiane dhe euro-atlantike.

    Përmenden në atë rast ndryshimet dhe reformat që duhet bërë këtu, pastaj respektimin e sundimit të ligjit dhe atë të ndarjes së pushteteve, dhe formulime të ngjashme të cilat përsëriten shpesh, por tej atyre, nuk e di kush i lemë (si thuhet), atje në Bruksel, apo edhe në kryeqendrat e tjera të mëdha të BE-së, se kur dhe si Kosova do të mund t’ia dalë në qëllimin e saj sipëror ndërkombëtar.

    Natyrisht, kush nuk e ka guximin në BE të na thotë troç që edhe sikur të bëhemi Zvicër (teksa Zvicër nuk është asnjëri shtet i vetëm i BE-së dhe i NATO-s, dhe kurrë nuk do të bëhet, sepse Zvicra është shtet shumë i veçantë dhe i organizuar të thuash në mënyrë të përsosur), ne nuk do të mund të hymë dot për disa vite në atë portën kryesore të NATO-s dhe të BE-së, sepse këtu kemi të bëjmë me shtetet anëtare të këtyre dy organizatave/ strukturave më të larta perëndimore, të cilat nuk e njohin (tutje) pavarësinë e Kosovës.

    Në këtë kontekst, vlen të përmendet një tjetër fakt i njohur që konfirmon këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit në mes të këtyre dy shteteve me 21 mars, 2018, (teksa ky ishte kushti i fundit i Komisionit Evropian që qytetarët e Kosovës ta fitojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në Zonën e Schengenit), teksa vetëm me 1 janar të vitit 2024 kosovarët hoqën qafe regjimin e vizave.

    Pra, kjo ndodhi me vonesë që njihte të thuash gjashtë vjet të plota.

    Sa e gjatë do të jetë një tjetër vonesë këtë askush nuk e di. Ajo ka të bëjë me mungesën e përgjigjes së BE-së ndaj Aplikacionit të Kosovës, të bërë në muajin dhjetor të vitit 2022 (pra, së shpejti bëhen katër vjet), për ta marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE.

    Dëgjohen (dhe lexohen) shumë justifikime pse tutje nuk ka gatishmëri në Bruksel që shtetit të fundit të Ballkanit Perëndimor t’i ofrohet ky status. Por objektivisht, e tëra ka të bëjë me mungesën e unitetit në BE karshi Kosovës si shtet të pavarur.

    E dimë ne që ky rrugëtimi ynë kah BE-ja do të jetë i gjatë, i lodhshëm, i mundimshëm (mbase pak më i lehtë mund të jetë udhëtimi ynë kah Aleanca Veri-Atlantike), siç ka qenë zaten, e gjithë historia e jonë e re, në atë harkun kohor që lidhë të thuash gjithë shekullin XX.

    Sidoqoftë, këtë rrugë nuk mund ta bëjmë vetëm ne.

    I kemi njëqind të meta me të cilat duhet të merremi përditë. Jo vetëm për shkak të synimit tonë që të hynë në NATO dhe në BE. Mbi të gjitha, sepse duam të jemi shtet i qëndrueshëm, në të gjitha aspektet e mundshme.

    Por BE-ja duhet të na tregojë shumë më qartë, tej atyre formulimeve të rëndomta mediatike, çfarë e ka ndërmend të bëjë me ne tash e tutje, dhe cila është rruga që duhet ta kalojmë për të mbërri në stacionin e fundit të këtij shteti, në Bruksel.

     

     

     

  • Papa Leon flet me Putinin nga spitali, kërkon armëpushim për evakuim të civilëve

    Papa Leon flet me Putinin nga spitali, kërkon armëpushim për evakuim të civilëve

    Sipas Vatikanit, Papa shprehu “shqetësim të thellë” për situatën e rëndë humanitare në qytetin e rajonit të Khersonit, ku, sipas autoriteteve ukrainase, rreth 2,000 civilë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa furnizimet me ushqime dhe ilaçe janë ndërprerë.

    Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për një armëpushim lokal, i cili do të lejonte evakuimin e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

    Nga ana e tij, Kremlini deklaroi se Putin mbështeti synimin e Vatikanit për të ndihmuar në lehtësimin e situatës humanitare. Ndërkohë, Ukraina ka akuzuar Rusinë për krijimin e qëllimshëm të një katastrofe humanitare në Oleshky.

    Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, shprehu shpresën se presidenti rus do t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së Papës.

    Telefonata, e dyta mes Papës Leon dhe Putinit gjatë këtij papati, vjen ndërsa Ati i Shenjtë po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjikale të së martës. Sipas Vatikanit, gjendja e tij shëndetësore po shënon përmirësim të vazhdueshëm.

    Të premten, Papa Leoni drejtoi meshën në spitalin Gemelli, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të stafit mjekësor dhe infermieror. Fotografitë e publikuara nga Vatikani e treguan atë në këmbë, duke kremtuar meshën në kapelën e improvizuar të spitalit

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen dy persona në Gjilan, konfiskohen 53 kilogramë marihuanë

    Arrestohen dy persona në Gjilan, konfiskohen 53 kilogramë marihuanë

    Dy persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të Policisë së Kosovës, pas disa muajsh hetime lidhur me rastin e koduar “MALI”.

    Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar më 16 tetor, rreth orës 21:40, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

    Gjatë kontrollit të dy shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në bagazhin e njërës veturë është gjetur dhe konfiskuar substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë prej 53 kilogramësh dhe vlerë në tregun vendor rreth 80 mijë euro.

    Policia njofton se si prova materiale janë sekuestruar edhe dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore.

    Të dyshuarit, me inicialet B.A., i lindur më 1988, dhe S.H., i lindur më 1971, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës teksa me vendim të prokurorit të shtetit, të dy janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

    Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe në përgatitjet për transportimin e tyre jashtë vendit.

    Burimi: Dukagjini

  • Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

    Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

    Sipas komunikatës së Policisë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, më 16 tetor 2026, rreth orës 21:40, kanë realizuar një operacion taktik, ku janë arrestuar dy persona.

    Hetimet janë zhvilluar nën dyshimin se të dyshuarit janë të përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, përkatësisht se janë duke bërë përgatitjet për transportimin e lëndëve narkotike jashtë vendit.

    Në kuadër të operacionit janë kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse. Gjatë kontrollit, në bagazhin e njërës prej veturave është gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet të jetë marihuanë.

    Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 53 kilogramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore.

    Operacioni është mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Gjilan, si dhe nga Njësia e Forenzikës Rajonale në Gjilan.

    Të dyshuarit, B.A., i lindur më 1988, dhe S.H., i lindur më 1971, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

    Burimi: RTKLive