Category: Lajme

  • 24 të lënduar nga protestat në Shqipëri, kjo është gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

    24 të lënduar nga protestat në Shqipëri, kjo është gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

    24 të lënduar nga protestat në Shqipëri, kjo është gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

    Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe policët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta në Shqipëri.

    Siç shkruan Euronewsal, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.

    Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë, transmeton Klankosova.tv

    Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia shqiptare para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.

    Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.

     Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.

     

  • Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

    Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

    Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, për rreth 9 mijë nxënës.

    Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

    “Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Macron “i pakënqur” me marrëveshjen SHBA-Rusi për naftën: Dërgon mesazh negativ

    Macron “i pakënqur” me marrëveshjen SHBA-Rusi për naftën: Dërgon mesazh negativ

    Macron “i pakënqur” me marrëveshjen SHBA-Rusi për naftën: Dërgon mesazh negativ

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kritikuar marrëveshjen mes SHBA-së dhe Rusisë për naftën dizel, duke deklaruar se ajo “dërgon një mesazh negativ” dhe nuk do të ketë ndikim në uljen e çmimeve globale të energjisë.

    Pas një takimi të Këshillit Evropian, Macron theksoi se nafta dizel ruse tashmë është e pranishme në tregjet ndërkombëtare dhe se furnizimet shtesë nuk do ta zgjidhin problemin e çmimeve.

    “Vëllimet e naftës dizel që vijnë nga Rusia ekzistojnë tashmë, ato blihen nga vende të ndryshme dhe janë tashmë në tregun global. Prandaj, nuk është e vërtetë se ato do ta zgjidhin problemin e tregut global”, tha Macron.

    “Besoj se kjo nuk do të ketë asnjë ndikim për presidentin Trump”, shtoi ai.

    Macron paralajmëroi se vendimi “dërgon një mesazh negativ dhe krijon përçarje ose dyshime”, duke e cilësuar atë si “të papërshtatshëm dhe joefektiv”.

    Megjithatë, presidenti francez tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me SHBA-në në mirëbesim, me qëllim që të shpjegojë shifrat dhe të kërkojë masa që do të ndihmonin realisht në uljen e çmimeve të energjisë.

    “Të gjithë biem dakord për një gjë: çmimet e naftës dizel, benzinës dhe gazit duhet të ulen, por kjo nuk është ajo që do t’i ulë ato në mënyrë efektive. Kjo nuk është përgjigjja e duhur”, tha ai.

    Në përpjekje për të ulur çmimet, presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar hoqi sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel. Ai deklaroi se Rusia do të furnizojë menjëherë tregjet amerikane dhe globale me më shumë se 300.000 tonë metrikë naftë dizel, ekuivalente me rreth 2.25 milionë fuçi.

    Trump njoftoi gjithashtu një armëpushim për infrastrukturën energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Macron “i pakënqur” me marrëveshjen SHBA-Rusi për naftën: Dërgon mesazh negativ appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Franca në gatishmëri për protesta të tensionuara, shtohen masat e sigurisë

    Franca në gatishmëri për protesta të tensionuara, shtohen masat e sigurisë

    Sipas Euronews, autoritetet franceze janë në gjendje gatishmërie të lartë përpara protestave të planifikuara në të gjithë vendin, ku pritet të marrin pjesë sindikatat, qytetarët e lëvizjes “jelekët e verdhë” dhe një numër i madh studentësh.

    Sipas një burimi të afërt me Ministrinë e Brendshme të Francës, të shtunën janë planifikuar 500 aksione dhe rreth 90 protesta në mbarë vendin.

    Protestat vijnë pas katër javësh demonstrata studentore lidhur me mungesën e mësimdhënësve, mbipopullimin e klasave dhe kushtet e vjetruara në shkolla. Shumica e protestave studentore kanë qenë paqësore, por janë regjistruar edhe përplasje, ndërsa janë shtuar kritikat për dhunën e pretenduar policore.

    Autoritetet presin përplasje të mundshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha. Një burim i tha Euronews se lëvizja e së majtës ekstreme mund të përpiqet të provokojë përballje me forcat e rendit dhe të depërtojë përtej perimetrave të sigurisë përgjatë itinerareve të protestave. Po ashtu, është paralajmëruar se bllokimi i rrugëve kryesore të transportit dhe i infrastrukturës jetike “nuk do të tolerohet”.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të premten se e drejta për të protestuar “respektohet plotësisht”, por ajo “duhet të shoqërohet me respektimin e njerëzve dhe pronës”.

    “Prandaj bëj thirrje për qetësi dhe respekt: këto të drejta duhet të ruhen”, tha Macron.

    Ndërkohë, veprimet e policisë franceze janë vënë nën shqyrtim pas disa rasteve të raportuara të dhunës gjatë protestave studentore.

    Një nxënës 15-vjeçar dyshohet se ka humbur njërin sy pasi është goditur nga një plumb gome i policisë, ndërsa një 14-vjeçar raportohet se ka humbur dorën pasi ka marrë në dorë një granatë trullosëse. Të dyja rastet mbeten nën hetim.

    Pas incidentit të dytë, Franca pezulloi përdorimin e disa llojeve të granatave trullosëse.

    Megjithatë, ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi se përdorimi i tyre do të lejohet më 17 tetor në rast të “dhunës së rëndë urbane” gjatë protestave. Nuñez bëri të ditur se janë hapur 36 hetime për dhunë të pretenduar policore gjatë demonstratave studentore, përfshirë katër raste me lëndime që kanë shkaktuar gjymtime dhe gjashtë raste me lëndime të rënda.

    Ndërkohë, ka pasur spekulime se protestat e 17 tetorit mund të shënojnë rikthimin e lëvizjes së “jelekëve të verdhë”, e cila u shfaq në vitin 2018 si reagim ndaj rritjes së planifikuar të taksave mbi karburantet dhe naftën.

    Në të njëjtën kohë, qeveria franceze po përballet me një krizë të madhe të borxhit publik, ndërsa përpiqet të miratojë një buxhet me masa shtrënguese në një parlament pa shumicë të qartë.

    Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, deklaroi të enjten se 937 policë dhe xhandarë janë lënduar që nga fillimi i protestave. Ai raportoi gjithashtu për 248 nxënës dhe 149 pjesëtarë të stafit mësimor të lënduar. Lecornu paralajmëroi se lëvizja e nxënësve të shkollave të mesme po shndërrohet në një “valë dhune urbane”.

    Ndërkohë, një nga sindikatat më të mëdha të policisë në Francë, Alliance Police Nationale, njoftoi se do të paraqesë ankesë kundër shtetit për “rrezikim të jetës së të tjerëve”.

    Sindikata kritikoi urdhrat që i cilësoi kontradiktorë, duke thënë se zyrtarët policorë janë ekspozuar ndaj dhunës gjatë protestave.

    Partia e së majtës radikale, Franca e Papërkulur, është akuzuar nga qeveria dhe kundërshtarët politikë për nxitje të dhunës dhe trazirave.

    Udhëheqësi i saj, Jean-Luc Mélenchon, më 30 shtator u bëri thirrje mbështetësve që “t’i kundërvihen brutalitetit policor”, duke deklaruar se “nuk do të ketë as harresë dhe as falje për askënd”. Ai më vonë sqaroi se mbështeste metodat paqësore të protestës. / Burimi: Euro News

    Burimi: RTKLive

  • Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

    Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

    Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

    Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke e kritikuar moszbatimin e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat.

    Në një postim në Facebook, Bajrami shkroi se punëtorët teknikë të shkollave, të punësuar nga kompani private të kontraktuara nga komunat, vazhdojnë të paguhen me 390 euro në muaj, ndonëse paga minimale prej 500 eurosh bruto ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026.

    Ajo ka kërkuar nga Inspektorati Qendror i Punës që të marrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.

    “Nëse kompanitë nuk i përballojnë kostot shtesë nga vendimi i Qeverisë, zgjidhjen duhet ta kërkojnë te kontraktori i tyre përmes ndryshimit të kontratave, POR problemet kontraktuale asnjëherë nuk duhet të zgjidhen në kurriz të punëtorëve dhe këtë situatë s’duhet ta lejoj Inspektorati”, u shpreh Bajrami, raporton Klankosova.tv

    Deputetja e LDK-së ka pasur kritika po ashtu për dallimin mes trajtimit të sektorit publik dhe atij privat, duke përmendur ndarjen e rreth 130 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

    “Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) ndërkohë punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale. Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të veta, komunat duhet të marrin përgjegjësi për kontratat e tyre, ndërsa kompanitë private duhet t’i respektojnë të drejtat e punëtorëve. Paga minimale nuk është privilegj as opsion, është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë”, shkroi Bajrami./Klankosova.tv

     

  • Diddy transferohet në një burg tjetër, i prishet “reha­tia” pas grilave

    Diddy transferohet në një burg tjetër, i prishet “reha­tia” pas grilave

    Diddy transferohet në një burg tjetër, i prishet “reha­tia” pas grilave

    Sean “Diddy” Combs, i dënuar për vepra penale që lidhen me prostitucionin, është transferuar në një burg federal në Pensilvani, pas raportimeve se producenti i diskredituar i muzikës po vazhdonte të shijonte një jetë luksoze në burg dhe se ishte lënduar në një përleshje në qendrën ku mbahej në Nju Xhersi.

    Byroja Federale e Burgjeve në SHBA (BOP) po e transferon 56-vjeçarin Combs nga burgu FCI Fort Dix në FCI Allenwood Low, një institucion me siguri të ulët, në jug të Williamsportit dhe rreth 250 kilometra në perëndim të qytetit të Nju Jorkut, ka bërë të ditur për Associated Press një person i njohur me çështjen.

    Personi, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, ka kërkuar të mbetet anonim, raporton The Guardian – transmeton Sinjali.

    Më vonë, Agence France-Presse raportoi se një zëdhënës i Byrosë Federale të Burgjeve kishte konfirmuar transferimin e Combs nga Fort Dix në Allenwood Low.

    Zëdhënësi i Combs, Juda Engelmayer, deklaroi se “vendimet për vendosjen e të burgosurve merren nga BOP dhe ne nuk jemi në pozitë të flasim për rrethanat që lidhen me këtë transferim”.

    “Sean mbetet i përqendruar në vazhdimin e jetës së tij dhe shpresojmë që koha e tij në institucionin e ri të jetë produktive dhe pa ndërprerje të panevojshme”, tha Engelmayer.

    Combs u dënua me katër vjet e dy muaj burg, pas vendimit të 2 korrikut 2025, kur u shpall fajtor për akuza që lidhen me transportimin e personave përtej kufijve shtetërorë për takime seksuale.

    Gjatë gjykimit u dëgjuan dëshmi tronditëse për dhunë dhe festa seksuale, të cilat ai i quante “freak-offs”. Rasti shënoi një përballje të ashpër ligjore për njërën prej figurave më me ndikim në industrinë e muzikës dhe argëtimit.

    Në shtator, NBC News raportoi se Combs po vazhdonte të shijonte disa aspekte të jetës së tij si milioner edhe në burgun FCI Fort Dix. Sipas raportimit, ai kishte futur kontrabandë konjak Hennessy, kishte shfrytëzuar të burgosur të tjerë për t’i gatuar ushqimin, për të pastruar, për t’ia rregulluar shtratin dhe për t’i bërë masazhe.

    Po ashtu, ai dyshohej se kishte përdorur një telefon celular të futur ilegalisht në burg për të parë rrjetet sociale dhe fotografi nudo të një ish-të dashure.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Diddy transferohet në një burg tjetër, i prishet “reha­tia” pas grilave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi

    Sot i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi

    Sot i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi

    Sot i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi, ish-kryetarit dhe njërit prej themeluesve të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës.

    Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet nga ora 15:30, në varrezat e fshatit Rashan, në Shalë të Bajgorës.

    Gjatë luftës në Kosovë, Sheremet Ademi kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër. Përvoja e tij personale e kishte lidhur ngushtë edhe me angazhimin për çështjen e personave të zhdukur dhe përfaqësimin e familjeve të tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ujësjellësi “Prishtina” u jep 10 ditë afat për pagesën e faturave konsumatorëve

    Ujësjellësi “Prishtina” u jep 10 ditë afat për pagesën e faturave konsumatorëve

    Përmes njoftimeve të veçanta, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët e komunave të Prishtinës, Lipjanit, Graçanicës, Fushë Kosovës, Podujevës, Shtimes, Drenasit dhe Obiliqit se duhet t’i kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar.

    Në njoftimin drejtuar konsumatorëve të Lipjanit, kompania ka bërë të ditur se ata kanë 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit.

    “Të nderuar konsumatorë të Lipjanit, ju njoftojmë se keni 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit. Pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.

    Paralajmërim të njëjtë ujësjellësi ka lëshuar edhe për konsumatorët e Graçanicës, duke kërkuar që obligimet për faturat e ujit të shlyhen brenda 10 ditësh.

    “Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme”, thuhet në njoftimin për konsumatorët e kësaj komune.

    Edhe banorët e Fushë Kosovës janë njoftuar se kanë në dispozicion 10 ditë për t’i paguar faturat e ujit. Sipas kompanisë, pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet do të përballen me ndërprerje të furnizimit.

    Njoftim i ngjashëm është publikuar edhe për konsumatorët e Podujevës, të cilëve u është kërkuar që pagesat t’i kryejnë me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme.

    KRU “Prishtina” ka paralajmëruar gjithashtu konsumatorët e Shtimes se mospagesa e faturave brenda afatit 10-ditor do të pasohet me ndërprerjen e furnizimit me ujë për ata që nuk i kanë shlyer obligimet.

    Ndërkaq, edhe për konsumatorët e Drenasit është lëshuar paralajmërimi i njëjtë, duke u bërë thirrje që të kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar.

    Në të gjitha njoftimet, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka përsëritur kërkesën që konsumatorët t’i shlyejnë obligimet me kohë.

    “Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimet e kompanisë.

    Një paralajmërim i tillë është lëshuar më 15 tetor edhe për konsumatorët e Prishtinës, të cilëve KRU “Prishtina” u ka dhënë afat prej 10 ditësh për pagesën e faturave të ujit.

    Sipas njoftimit, pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.

    Kompania u ka bërë thirrje edhe konsumatorëve të kryeqytetit që t’i kryejnë pagesat me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme. 

    Edhe për konsumatorët e Obiliqit, KRU “Prishtina” ka lëshuar paralajmërim të njëjtë, duke u dhënë afat prej 10 ditësh për pagesën e faturave të ujit.

    Burimi: RTKLive

  • I jepet lamtumira e fundit sot avokatit Sheremet Ademi

    I jepet lamtumira e fundit sot avokatit Sheremet Ademi

    I jepet lamtumira e fundit sot avokatit Sheremet Ademi

    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi, ish-kryetarit dhe njërit prej themeluesve të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës.

    Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet nga ora 15:30, në varrezat e fshatit Rashan, në Shalë të Bajgorës.

    Sheremet Ademi gjatë luftës në Kosovë kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër, ndërsa angazhimin e tij e kishte lidhur edhe me çështjen e personave të zhdukur dhe familjet e tyre./Klankosova.tv

  • Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat

    Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat

    Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot dritaren “Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit gjatë 4 ditëve të fundit.

    Në një dalje në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shpjegoi se si do të funksionojë platforma si dhe shtoi se në terren do të jenë 10 grupe nga Tatimet për verifikimin e dëmeve.

    “Dritarja quhet dëmi im dhe këtu mund të regjistroheni duke future të dhënat, niptin, parashikimi i dëmit dhe pastaj do ngarkoni dokumentet që janë pamjet dhe çdo dokumentacion tjetër dhe pasi të bëjmë të gjithë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve dhe patjetër do t’ju vijmë në ndihmë,” tha kryeministri.

    Përmes postimit Rama shtoi se prej ditës së sotme çdo biznes i vogël që sipas tij është dëmtuar nga vala e dhunës qorre, do të ketë një dritare në E-Albania, ku do të mund të regjistrojë dëmin.

    “Ndërkohë 10 grupe verifikimi nga tatimet do jenë në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmin ndaj bizneseve të vogla. Do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, tha Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali