Category: Lajme

  • Rubio drejt Azisë Qendrore, ndërsa SHBA-ja synon rol më të madh në rajonin e dominuar nga Rusia dhe Kina

    Rubio drejt Azisë Qendrore, ndërsa SHBA-ja synon rol më të madh në rajonin e dominuar nga Rusia dhe Kina

    Rubio drejt Azisë Qendrore, ndërsa SHBA-ja synon rol më të madh në rajonin e dominuar nga Rusia dhe Kina

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Uzbekistanit për bisedime me pesë vende të Azisë Qendrore, ndërsa administrata Trump synon të forcojë lidhjet tregtare dhe të zgjerojë praninë strategjike të Uashingtonit në rajon.

    Rubio do të marrë pjesë në një takim ministror që do të mbahet nga 17 deri më 20 tetor në Samarkand, në kuadër të formatit C5+1, që bashkon Shtetet e Bashkuara me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmeninë dhe Uzbekistanin. Ai do të zhvillojë, gjithashtu, takime dypalëshe me zyrtarë të lartë nga të pesë vendet dhe do të kryesojë një delegacion tregtar me më shumë se 200 drejtues biznesesh, njoftoi Departamenti i Shtetit më 13 tetor.

    Vizita vjen në një kohë kur SHBA-ja po tregon interes në rritje për mineralet kritike, burimet energjetike dhe korridoret e transportit të Azisë Qendrore, ndërsa qeveritë e rajonit kërkojnë të diversifikojnë partneritetet dhe të ulin varësinë nga fuqitë tradicionale.

    “Ky angazhim i paprecedentë mes SHBA-së dhe vendeve të Azisë Qendrore, si dhe kjo vizitë, do të përbënin hapin e parë drejt këtij qëllimi”, tha Ken Moriyasu, studiues i lartë në Institutin Hudson, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL).

    “Vendet e Azisë Qendrore nuk janë edhe aq të kënaqura me idenë e zëvendësimit të dominimit rus me dominimin kinez”, tha ai, duke shpjeguar pse kryeqytetet e rajonit po afrohen me Uashingtonin dhe partnerët evropianë.

    Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka larguar vëmendjen dhe burimet e Moskës nga rajoni, duke krijuar mundësi për fuqitë e tjera që të thellojnë lidhjet me Azinë Qendrore.

    Ndërkohë, Kina e ka zgjeruar praninë e saj në rajon përmes tregtisë, investimeve në infrastrukturë dhe nismës së saj kryesore, Brezi dhe Rruga.

    “Administrata Trump është e përqendruar kryesisht te interesat e saj, te interesat e Amerikës dhe te konkurrenca globale me Kinën”, tha Ariel Cohen, studiues i lartë jorezident në Këshillin Atlantik dhe drejtor menaxhues i Programit për Energjinë, Rritjen dhe Sigurinë në Qendrën Ndërkombëtare për Tatimet dhe Investimet.

    “Është e qartë se Kina është partneri dominues ekonomik, ndërsa Rusia vazhdon të ofrojë shumë lidhje në fushën e sigurisë. Por, Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen dhe nuk po e braktisin këtë hapësirë”, shtoi Cohen.

    Forcimi i lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mund ta ndihmojë Uashingtonin të sigurojë zinxhirët e furnizimit, të zgjerojë mundësitë tregtare dhe të parandalojë që një fuqi e vetme të fitojë ndikim dërrmues në të gjithë rajonin.

    Delegacioni i planifikuar, me më shumë se 200 drejtues biznesesh, nënvizon rëndësinë që administrata i kushton diplomacisë tregtare, thanë analistët. Sipas tyre, Uashingtoni shpreson që angazhimi më i ngushtë të sjellë investime dhe marrëveshje biznesi në një sërë sektorësh.

    “Ne tashmë kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve tona me vendet e Azisë Qendrore dhe duhet të vazhdojmë t’i zgjerojmë këto partneritete duke hequr kufizimet e vjetruara tregtare të epokës sovjetike, të njohura si Jackson-Vanik”, tha për REL-in senatori republikan Steve Daines.

    Ai iu referua legjislacionit që ua mohon statusin e marrëdhënieve normale tregtare disa ekonomive aktuale dhe të dikurshme jotregtare, nëse ato nuk përmbushin disa kërkesa lidhur me lirinë e emigrimit.

    Mineralet kritike janë një pjesë e rëndësishme e kësaj tabloje, por vlera strategjike e Azisë Qendrore buron edhe nga pozita e saj mes Kinës, Rusisë, Azisë Jugore dhe Evropës. Rrugët e transportit që lidhin rajonin me tregjet ndërkombëtare kanë fituar rëndësi, ndërsa qeveritë kërkojnë alternativa ndaj itinerareve që kalojnë përmes Rusisë.

    Moriyasu përmendi Korridorin e Mesëm, i cili lidh Azinë Qendrore me Evropën përmes Detit Kaspik dhe Kaukazit Jugor, si pjesë të mundësive më të gjera strategjike. Një prani më e fuqishme e kompanive amerikane përgjatë këtyre rrugëve mund të ndihmojë në krijimin e interesave të qëndrueshme ekonomike amerikane në rajon.

    Suksesi i vizitës do të varet nga fakti nëse vrulli diplomatik do të përkthehet në angazhime konkrete për investime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm tregtar, apo nëse do të mbetet thjesht një takim i profilit të lartë.

    Azia Qendrore në qendër të vëmendjes

    Organizimi i takimit i jep Uzbekistanit mundësinë të forcojë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe njëkohësisht të rrisë profilin e tij si qendër diplomatike rajonale.

    Presidenti Shavkat Mirziyoyev ka kërkuar vazhdimisht afrimin me Shtetet e Bashkuara. Sipas informacionit paraprak të dhënë për këtë raport, Uashingtoni ka ftuar Mirziyoyevin dhe presidentin e Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, të marrin pjesë në samitin e G20-s, që do të mbahet në Majami në dhjetor.

    Angazhimi diplomatik ka nxitur spekulime për një vizitë të mundshme të presidentit Donald Trump në Azinë Qendrore. Një vizitë e tillë do të ishte e paprecedentë për një president në detyrë të SHBA-së dhe mund t’i siguronte Uashingtonit qasje më të qëndrueshme te udhëheqësit e rajonit.

    Laura Linderman, studiuese e lartë në Këshillin Amerikan për Politikën e Jashtme dhe drejtoreshë e programeve në Institutin për Azinë Qendrore dhe Kaukazin, tha se pjesëmarrja e Rubios në takimin C5+1 përbënte tashmë një zhvillim pozitiv.

    Ajo tha se zgjerimi i formatit për të përfshirë edhe Azerbajxhanin, duke krijuar një kuadër C6+1, mund ta bënte bashkëpunimin më ambicioz.

    “Ngjarja do të konsiderohej një sukses edhe më i madh nëse SHBA-ja do ta zgjeronte formatin në C6+1 dhe do ta përfshinte Azerbajxhanin”, tha Linderman për REL-in.

    Një drejtues i lartë në Wall Street, i cili po udhëton me delegacionin e Rubios drejt Samarkandit, tha se gjatë disa dekadave të punës me rajonin nuk kishte parë kurrë një interes kaq të madh nga bizneset amerikane. Ai foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të komunikonte me mediat.

    “E dimë se ka lidhje të ngushta personale mes anëtarëve të administratës Trump dhe disa presidentëve të Azisë Qendrore. Por, interesi aktual për Uzbekistanin dhe vendet e tjera të rajonit shkon përtej këtyre marrëdhënieve. Ai është njëkohësisht personal dhe institucional”, i tha ai REL-it.

    Sipas drejtuesit, interesimi në rritje i kompanive amerikane nxitet edhe nga intensifikimi i konkurrencës ekonomike me Kinën.

    “Bizneset amerikane e kanë kuptuar se, nëse nuk i shtojnë aktivitetet e tyre në rajon, Kina së shpejti do ta përpijë gjithçka atje. Ato duan të konkurrojnë me Kinën në nivel global dhe pikërisht pranë saj, pasi rajoni ndodhet ngjitur me të”, tha ai.

    Pas Uzbekistanit, Rubio do të udhëtojë drejt Mumbait dhe Jamnagarit, në Indi, për vizitën e tij të dytë zyrtare në këtë vend gjatë këtij viti. Ai pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe drejtues biznesesh për të diskutuar partneritetin strategjik SHBA-Indi, zhvillimet rajonale dhe globale, bashkëpunimin energjetik dhe investimet tregtare./REL/

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rubio drejt Azisë Qendrore, ndërsa SHBA-ja synon rol më të madh në rajonin e dominuar nga Rusia dhe Kina appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Belgjika do t’i dorëzojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit

    Belgjika do t’i dorëzojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit

    Belgjika do t’i dorëzojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit

    Belgjika do t’i dorëzojë Ukrainës dhjetë avionë luftarakë F-16 deri në fund të këtij viti, për të ndihmuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka bërë të ditur kryeministri belg, Bart De Wever.

    Ai e konfirmoi këtë pas një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbajtur në margjinat e samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

    De Wever shpjegoi se dorëzimi i avionëve ishte vonuar për shkak të vonesave në furnizimin e Belgjikës me avionët F-35, por se këta të fundit kanë filluar të mbërrijnë, duke krijuar mundësinë që F-16 të dërgohen në Ukrainë.

    Sipas kryeministrit belg, Ukraina ka nevojë urgjente për avionë luftarakë operacionalë, veçanërisht për t’u mbrojtur nga dronët rusë.

    Gjatë takimit, dy liderët diskutuan gjithashtu mundësinë e furnizimit të Ukrainës me municion për avionët F-16, përfshirë produkte të kompanisë belge të mbrojtjes FN Herstal.

    Po ashtu, në fokus ishte edhe mbështetja financiare për Ukrainën dhe mundësia e përdorimit të aseteve të ngrira ruse, çështje për të cilën Belgjika ka shprehur më herët shqetësime ligjore dhe financiare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Belgjika do t’i dorëzojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kim Kardashian mahnit me paraqitjen në Hollywood, zgjedh një fustan të zi elegant

    Kim Kardashian mahnit me paraqitjen në Hollywood, zgjedh një fustan të zi elegant

    Kim Kardashian mahnit me paraqitjen në Hollywood, zgjedh një fustan të zi elegant

    Kim Kardashian është shfaqur me një veshje elegante tërësisht të zezë gjatë xhirimeve të emisionit “Jimmy Kimmel Live” në Hollywood, ku ka ndarë edhe një histori të pazakontë nga adoleshenca e saj.

    Ylli 45-vjeçar kishte zgjedhur një fustan pa mëngë, me dekolte të theksuar dhe fund të gjatë, të zbukuruar me detaje rrethore në pjesën e poshtme.

    Gjatë intervistës, Kardashian foli për përpjekjet e saj për t’u bërë avokate, por vëmendje mori edhe rrëfimi për O.J. Simpsonin, mik i familjes së saj, shkruan Daily Mail.

    Babai i saj, Robert Kardashian, ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Simpsonit gjatë gjyqit të bujshëm për vrasjen e Nicole Brown Simpson dhe Ron Goldman.

    Kim tregoi se, kur ishte vetëm 14 vjeçe, ishte përfshirë nga afër në përcjelljen e zhvillimeve të çështjes.

    Ajo kujtoi se, pasi Simpsoni kishte qëndruar në shtëpinë e familjes Kardashian, kishte vendosur të kontrollonte valixhen e tij, në përpjekje për të zbuluar nëse brenda saj kishte diçka me rëndësi.

    Adoleshentja e atëhershme u shqetësua kur pa në lajme se hetuesit synonin të sekuestronin bagazhet e Simpsonit.

    Kardashian tregoi me humor se në atë moment kishte frikë se mund të kishte lënë gjurmët e gishtërinjve në valixhe, një rrëfim që shkaktoi të qeshura gjatë intervistës.

    Historia u rikthye në vëmendje gjatë paraqitjes së saj televizive, ndërsa Kardashian vazhdoi të fliste edhe për synimin e saj për të ndjekur rrugën drejt profesionit të avokates.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kim Kardashian mahnit me paraqitjen në Hollywood, zgjedh një fustan të zi elegant appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti falënderon deputetët për miratimin e ligjit që i hap rrugë Kosovës drejt SEPA-s

    Kurti falënderon deputetët për miratimin e ligjit që i hap rrugë Kosovës drejt SEPA-s

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan në lexim të dytë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit.

    Kurti shkroi se miratimi i këtij ligji i hap rrugë Kosovës drejt integrimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

    “Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area). Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, shkroi Kurti në Facebook

    Burimi: Dukagjini

  • “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës me fushatë për sigurinë rrugore

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës me fushatë për sigurinë rrugore

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës me fushatë për sigurinë rrugore

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale për Ballkanin Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.

    Fushata, sië thuhet në njoftim, mbështetet nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian dhe synon të rrisë vetëdijesimin për rëndësinë e sigurisë në trafik.

    Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve u bëhet thirrje që të respektojnë masat e sigurisë gjatë udhëtimit, përfshirë:

    Të vendosin rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse janë ulur.

    T’i sigurojnë fëmijët në ulëse të përshtatshme gjatë udhëtimit.

    Ta mbajnë helmetën të vendosur dhe të lidhur siç duhet./Klankosova.tv

  • Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj

    Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj

    Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj

    Kanë nisur homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj, mbetjet mortore të të cilit u gjetën në varrezën masive në Zubin Potok.

    Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë po bëjnë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij, si dhe sakrificën për lirinë e vendit.

    Idriz Rrecaj po nderohet me respekt, ndërsa familjarët dhe të pranishmit i japin lamtumirën e fundit pas gjetjes së mbetjeve të tij mortore

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

    “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale të Ballkanit Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.

    Fushata, e mbështetur nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian, ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë gjatë pjesëmarrjes në trafik.

    Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë thirrje që drejtuesit dhe udhëtarët të vendosin rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse janë ulur.

    Po ashtu, është theksuar rëndësia e sigurimit të fëmijëve në ulëse të përshtatshme për udhëtim, si dhe e vendosjes dhe lidhjes së saktë të helmetës gjatë ngasjes së motoçikletave.

    Policia u bën thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë këto masa, të cilat mund të jenë vendimtare për mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e pasojave të rënda në trafik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës nis fushatën për siguri më të madhe në trafik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur?

    Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur?

    Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur?

    Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme, nga shkollat dhe universitetet deri te vendet e punës. Megjithatë, përdorimi i saj i shpeshtë ngre shqetësime për ndikimin që mund të ketë në aftësinë e njerëzve për të menduar dhe mësuar në mënyrë të pavarur.

    Përmes chatbotëve si ChatGPT, përdoruesit mund të marrin informacione brenda pak sekondash, të kuptojnë koncepte të vështira dhe të organizojnë punën e tyre. Megjithatë, marrja e përgjigjeve të gatshme nuk nënkupton domosdoshmërisht se informacioni është kuptuar dhe përvetësuar.

    Një shqetësim i veçantë lidhet me arsimin, ku studentët mund ta përdorin inteligjencën artificiale për të përmirësuar njohuritë e tyre, por edhe për të përfunduar detyrat pa zhvilluar aftësitë analitike.

    Nga ana tjetër, kjo teknologji mund të rrisë produktivitetin në vendin e punës, të ndihmojë në shkrim, përkthim dhe organizim të informacionit, duke ua lehtësuar njerëzve kryerjen e detyrave të ndryshme.

    Megjithatë, përdoruesit duhet të kenë kujdes që të mos i konsiderojnë përgjigjet e inteligjencës artificiale si gjithmonë të sakta. Verifikimi i informacionit përmes burimeve të besueshme mbetet i domosdoshëm.

    Prandaj, rëndësia qëndron te mënyra se si përdoret kjo teknologji. Inteligjenca Artificiale mund të jetë një ndihmë e vlefshme për të mësuar dhe krijuar, por nuk duhet të zëvendësojë mendimin kritik, përpjekjen personale dhe aftësinë për të analizuar informacionin në mënyrë të pavarur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inteligjenca Artificiale, ndihmë për të mësuar apo rrezik për mendimin e pavarur? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Ligji për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

    Kurti: Ligji për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë kushtin e fundit për integrimin në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).

    “Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, ka shkruar Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Grupi Punues për Apelin në Hagë, Shala thotë se duhet të marrë pjesë edhe Fatmir Limaj (VIDEO)

    Grupi Punues për Apelin në Hagë, Shala thotë se duhet të marrë pjesë edhe Fatmir Limaj (VIDEO)

    Grupi Punues për Apelin në Hagë, Shala thotë se duhet të marrë pjesë edhe Fatmir Limaj (VIDEO)

    Analisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sipas tij do të duhej të ishte pjesë e Grupit Punues për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Sipas Shalës, përvoja, dija dhe informacionet e Limajt karshi “padrejtësive” të Gjyaktës Speciale, siç thotë analisti, do të ishte ndihma më e madhe për çlirimtarët, transmeton Klankosova.tv.

    “Me këta politikanë që më ka ra me nejt, më i informuar, edhe për padrejtësitë e kësaj Specialeje, dhe se si mundesh t’i luftosh këto padrejtësi është Fatmir Limaj. Me të personalisht kemi biseduar për këtë çështje. Unë mendoj që përvoja e tij, dija e tij dhe informacionet e tij në raport me këto padrejtësi do të ishte ndihma më e mirë në këto momente. Nuk kam asnjë dilemë”, u shpreh Shala në Klan Kosova.