Category: Lajme

  • Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

    Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

    Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat e të cilit, pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme, janë kthyer në vendlindje për t’u rivarrosur pranë familjes së tij, në Skenderaj.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka kujtuar figurën dhe sakrificën e Idriz Rrecajt, i cili ishte pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, një grup atdhetarësh që angazhoheshin për vendin dhe lirinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka theksuar se anëtarët e këtij grupi u shënjestruan nga forcat serbe, me qëllim të zhdukjes së tyre dhe të gjurmëve që lanë pas, por kujtimi për ta nuk u shua kurrë.

    “Eshtrat e Idrizit u gjetën, dhe sot ai kthehet në tokën për të cilën dha jetën”, ka shkruar Haxhiu.

    Sipas saj, sakrifica e Idriz Rrecajt dhe e veprimtarëve të tjerë të “Grupit të Intelektualëve” për një Kosovë të lirë, që përcakton vetë fatin e saj, nuk do të harrohet kurrë.

    Haxhiu ka vlerësuar se gjetja dhe rivarrimi i tij përbëjnë një hap drejt drejtësisë dhe një ngushëllim për familjen, e cila priti për vite të tëra për të mësuar fatin e të dashurit të saj.

    Megjithatë, ajo ka rikujtuar se dhimbja mbetet e madhe për familjet që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë, duke theksuar se kërkimi për ta duhet të vazhdojë deri në zbardhjen e së vërtetës.

    “Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.

  • Cili është ndryshimi mes Lipedemës dhe Celulitit: Çfarë duhet të dini

    Lipedema është një sëmundje kronike që karakterizohet nga grumbullimi jo i zakonshëm dhe simetrik i indit dhjamor nën lëkurë, kryesisht në këmbë dhe ndonjëherë në krahë. Ajo prek kryesisht gratë dhe shpesh ngatërrohet me mbipeshën ose celulitin. Ndryshe nga dhjami i zakonshëm, lipedema mund të shoqërohet me dhimbje, ndjeshmëri në prekje, ënjtje dhe mavijosje që shfaqen lehtësisht. 

    Zakonisht, duart dhe këmbët nuk preken nga ky grumbullim i yndyrës, duke krijuar një disproporcion mes gjymtyrëve dhe pjesës tjetër të trupit. Sipas vlerësimeve të cituara nga National Geographic, kjo gjendje mund të prekë deri në 12% të grave, megjithëse përhapja e saj e saktë ende nuk dihet.

    Shkaku i lipedemës nuk është përcaktuar plotësisht. Studiuesit mendojnë se mund të ndikojnë faktorët trashëgues, ndryshimet hormonale dhe çrregullimet e enëve të gjakut. Simptomat mund të shfaqen ose të përkeqësohen gjatë pubertetit dhe menopauzës. Megjithëse sëmundja mund të bashkëjetojë me mbipeshën, ajo nuk shkaktohet thjesht nga ushqyerja e gabuar apo mungesa e aktivitetit fizik. Për këtë arsye, personat me lipedemë mund të mos arrijnë të zvogëlojnë ndjeshëm indin dhjamor në zonat e prekura vetëm përmes dietës dhe ushtrimeve. Megjithatë, jo të gjithë pacientët përjetojnë përkeqësim të vazhdueshëm.

    Diagnostikimi mbetet sfidues, sepse aktualisht nuk ekziston një analizë gjaku apo një ekzaminim i vetëm që e konfirmon përfundimisht lipedemën. Mjeku vlerëson simptomat, historinë shëndetësore dhe shpërndarjen e indit dhjamor, ndërsa ekzaminimet e tjera mund të ndihmojnë në përjashtimin e sëmundjeve të ngjashme.

    Edhe pse nuk ka ende një kurë përfundimtare, disa trajtime mund të lehtësojnë simptomat, si veshjet kompresive, aktiviteti fizik i përshtatur dhe ushqyerja e ekuilibruar. Në raste të caktuara mund të merret në konsideratë ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e indit dhjamor, shkruan living.al.

    Studiuesit po punojnë gjithashtu për metoda më të sakta diagnostikimi, që pacientët të marrin më herët kujdesin e duhur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Cili është ndryshimi mes Lipedemës dhe Celulitit: Çfarë duhet të dini appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

    Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e katërt të protestave të studentëve, duke thënë se vazhdon ta dojë vendin pa rezervë dhe se, sipas tij, nuk ka më forcë që e rrëzon Shqipërinë.

    “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, ka shkruar Rama.

    Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.

    Më herët, Rama e kishte cilësuar situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska”, duke akuzuar opozitën se qëndron pas dhunës gjatë protestave. Ai, ndërkaq, është shprehur i gatshëm për dialog me studentët.

    Burimi: Dukagjini

  • Zelensky siguron mbështetjen e BE-së

    Zelensky siguron mbështetjen e BE-së

    Duke folur për mediat amerikane të enjten në mbrëmje, Trump e quajti gjithashtu “turp” valën e re të sulmeve të Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës.

    Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për një samit me liderët e BE-së, i kishte pezulluar sulmet për tri ditë me kërkesë të Trumpit për një armëpushim që do të përfshinte objektivat energjetike; megjithatë, të enjten ai deklaroi se sulmet do të rifillonin, pasi Moska nuk i kishte ndaluar kurrë të sajat.

    Ndërkohë, gjatë natës vazhduan sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës. Zelensky nuk ka bërë asnjë koment lidhur me kritikat më të fundit të Trumpit. Ai mbërriti në samitin në Bruksel i shoqëruar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

    “Sigurisht që ne e mbështetëm armëpushimin energjetik të Presidentit Trump, por kemi parë që Rusia nuk e respektoi atë, asnjë minutë të vetme,” u tha Von der Leyen gazetarëve.

    SHBA-ja njoftoi së fundmi një marrëveshje për të importuar 300 mijë tonë naftë ruse në tregun amerikan, në një përpjekje për të ulur çmimet e karburanteve.

    Kjo marrëveshje, nga ana tjetër, e zemëroi Zelenskyn, i cili e quajti atë një dhuratë për Putinin.

    Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Zelensky ka zhvilluar një sërë takimesh të njëpasnjëshme me udhëheqës të BE-së. Të enjten, ai u takua me kreun e NATO-s, Mark Rutte, si dhe me presidentët e Polonisë, Francës, Danimarkës dhe Belgjikës.

    Një ditë më parë, ai u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në selinë e qeverisë në Londër.

    Në samitin e së premtes, Zelensky deklaroi se do të zhvillonte bisedime me krerët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, si dhe me kryeministrat e Hungarisë, Finlandës dhe Suedisë.

    Burimi: RTKLive

  • Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

    Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

    Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar në mbrojtje të Daut Haradinajt, pas deklaratave të tij për situatën e krijuar gjatë protestës së 5 dhe 6 tetorit, duke thënë se rreziku i përshkallëzimit ishte i njohur për institucionet e vendit nëse nuk do të miratohej Ligji për Dhomat e Specializuara.

    Tahiri për KosovaPress e cilësoi Haradinajn si një nga figurat më të respektuara të luftës dhe tha se deklaratat e tij pasqyrojnë, sipas tij, tensionet dhe pasigurinë që karakterizuan atë ditë.

    Në një deklarim publik ditë më parë, Haradinaj kishte bërë pretendime për praninë e personave me bomba gjatë protestës më 5 dhe 6 tetor.

    “Daut Haradinaj, pa dyshim, është ndër figurat më të respektuara të luftës. Burri, njeriu, ushtari e gjenerali më i dëshmuar. Po ashtu është i dëshmuar edhe pas luftës, në mbështetje dhe ballafaqim të shoqërisë së Kosovës me të vërtetën. Dauti e ka thënë një të vërtetë të cilën e dinë të gjithë, me tri porosi. E para, secili prej nesh që ka qenë në Parlament dhe në shesh e ka ditur shumë mirë se situata në shesh ka qenë e tensionuar. Ai tension ka mundur të krijojë efekte të paparashikueshme, të cilat pastaj do të ishte vështirë të ndaleshin. E ka ditur Qeveria, e kemi ditur ne në Kuvend, e ka ditur edhe Policia dhe institucionet e tjera të sigurisë. E ka thënë një të vërtetë dhe s’po e thotë askush”, tha ai.

    Sipas tij, situata gjatë protestës ishte e njohur për Qeverinë, deputetët dhe Policinë, ndërsa rreziku i përshkallëzimit duhej të merrej seriozisht nga institucionet përgjegjëse.

    Tahiri gjithashtu pretendoi se kryeministri Albin Kurti kishte qenë nën presion për miratimin e ndryshimeve ligjore që po diskutoheshin në Kuvend. Sipas tij, ekzistonin shqetësime se protesta mund të bëhej më e zhurmshme dhe se protestuesit mund të përdornin mjete të ndryshme për të shtyrë përpara kërkesat e tyre.

    Ai shtoi se deputetët që ndodheshin brenda Kuvendit ishin të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe rrezikun e mundshëm në rast se ligji nuk do të miratohej.

    Daut Haradinaj duke folur për seancën e 6 tetorit deklaroi të mërkurën në Rubikon të Klan Kosovës, tha se “Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”.

  • ​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

    ​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

    ​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

    Manchester Unitedi ka gjobitur mbrojtësin argjentinas Lisandro Martinez pas reagimit të tij të ashpër pas humbjes ndaj Atletico Madridit.

    Martinez tashmë ka sqaruar se ka zhvilluar një takim me Michael Carrickun dhe, së bashku me drejtuesit e klubit, ka vendosur që situata të tejkalohet, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    Mbrojtësi argjentinas do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme ndaj Leeds Unitedit.

  • Stambolli "nën ujë", gazetari Brahaj jep detajet e fundit (VIDEO)

    Stambolli “nën ujë”, gazetari Brahaj jep detajet e fundit (VIDEO)

    Stambolli "nën ujë", gazetari Brahaj jep detajet e fundit (VIDEO)

    Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Stamboll nga e mërkura.

    Gazetari shqiptar që jeton dhe vepron në Turqi, Sokol Brahaj, tha për “Kosova Today” se bilanci i viktimave nuk ka ndryshuar nga dje, transmeton Klankosova.tv.

    Ai shtoi se institucionet përkatëse po bëjnë të pamundurën për të marrë nën kontroll situatën pas përmbytjeve, dhe të iu dalin në ndihëm banorëve të prekur.

    “Bilanci nuk ka ndryshuar që dje, por të gjitha institucionet po mundohen të marrin nën kontroll dhe të lehtësojnë jetën e banorëve që janë ndikuar nga këto përmbytje që ka pasur Stambolli”, u shpreh Brahaj në Klan Kosova.

  • “Më mësoi të luftoj”, Hajdini-Beqiri rrëfen sfidat si nënë e një fëmije me sindromën Down (VIDEO)

    “Më mësoi të luftoj”, Hajdini-Beqiri rrëfen sfidat si nënë e një fëmije me sindromën Down (VIDEO)

    “Më mësoi të luftoj”, Hajdini-Beqiri rrëfen sfidat si nënë e një fëmije me sindromën Down (VIDEO)

    Drejtoresha e organizatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, ka rrëfyer për sfidat, emocionet dhe rrugëtimin e saj si nënë e një fëmije me sindromën Down, pasi djali i saj, Genci, u diagnostikua me këtë sindromë.

    E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo foli hapur për përjetimet e një nëne, vështirësitë me të cilat është përballur dhe forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.

    Hajdini-Beqiri tregoi se, pavarësisht sfidave, Genci është bërë një pjesë e rëndësishme e formimit të saj si person, duke e mësuar të luftojë dhe duke ia zhvilluar edhe më shumë ndjeshmërinë ndaj të tjerëve.

    “Pavarësisht sfidave, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe ka momente që edhe sot nuk janë të lehta. Pavarësisht se Genci sot është një djalë shumë i pavarur, është një djalë që më ka ndryshuar si personalitet, më ka mësuar të luftoj, ma ka zhvilluar shumë empatinë dhe më ka bërë t’i shoh gjërat përtej vetes dhe familjes”, u shpreh ajo.

    Ajo foli edhe për përballjen me rrethin shoqëror dhe sfidat e përditshme, duke thënë se, mbi të gjitha, është gjithmonë e lumtur që Genci është djali i saj.

    “Pavarësisht sfidave dhe ballafaqimit me rrethin, jam ndier gjithmonë e lumtur që Genci është fëmija im. I kam premtuar në heshtje se do t’i qëndroj gjithmonë pranë...”, tha Hajdini-Beqiri në Klan Kosova.

     

  • Shqipëria, 68 vjet në UNESCO me pasuritë e saj kulturore e natyrore

    Shqipëria, 68 vjet në UNESCO me pasuritë e saj kulturore e natyrore

    UNESCO-ja mbron trashëgiminë botërore të paçmueshme, dëshmi e jetës dhe e veprimtarisë njerëzore ndër shekuj. Ajo numëron 194 vende anëtare, të cilët së bashku synojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në mbarë botën. Konventa e vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore përcaktoi se disa pasuri kulturore dhe natyrore kanë vlerë të jashtëzakonshme universale dhe duhet të konsiderohen pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.

    Në listat dhe regjistrat e UNESCO-s bëjnë pjesë pasuri materiale e shpirtërore shqiptare, të cilat, së bashku, përfaqësojnë vlerat e gjithanshme të kulturës dhe të natyrës shqiptare.

    Ndër pasuritë shqiptare të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s janë Butrinti, i njohur për peizazhin e larmishëm dhe dëshmitë arkeologjike të kulturave të ndryshme, përfshirë atë greko-romake; si dhe qendrat historike të Beratit, të njohur si qyteti i një mbi një dritareve, dhe të Gjirokastrës, qyteti i gurtë. Në këtë listë përfshihet gjithashtu Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit, si dhe Pyjet e Lashta dhe Parësore të Ahut, ku bëjnë pjesë Rrajca dhe Lumi i Gashit.

    Në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale, UNESCO-ja njeh iso-polifoninë popullore shqiptare, xhubletën dhe transhumancën, traditën e shtegtimit sezonal të bagëtive. Ndërkaq, Kodikët e Purpurt të Beratit janë përfshirë në Regjistrin Ndërkombëtar të programit “Kujtesa e Botës” të UNESCO-s.

    Pasuritë e mbrojtura nga UNESCO-ja u përkasin të gjithë popujve të botës, pavarësisht nga territori në të cilin ndodhen.

    Burimi: RTKLive

  • Të hash kur nuk ke uri? Ekspertët shpjegojnë pse ndodh dhe çfarë mund të ndihmojë

    Të hash kur nuk ke uri? Ekspertët shpjegojnë pse ndodh dhe çfarë mund të ndihmojë

    Të hash kur nuk ke uri? Ekspertët shpjegojnë pse ndodh dhe çfarë mund të ndihmojë

    Paralajmërim për shkak të nxitjes: Ky artikull mund të jetë shqetësues për ata që janë në rrezik të çrregullimit të të ngrënit. Nëse jeni të prekur, ndihma dhe mbështetja janë në dispozicion.

    A ke ngrënë ndonjëherë një pako biskota kur nuk ke pasur as uri në fillim?

    Të ngrënit emocional është e zakonshme dhe ekspertët thonë se nuk shkaktohet vetëm nga stresi ose trishtimi, shkruan BBC.

    Hulumtimet sugjerojnë se një ditë pas një gjumi të keq natën – diçka me të cilën shumë prej nesh përballen rregullisht, i jashtëm– njerëzit mund të konsumojnë qindra kalori shtesë pa e kuptuar, transmeton Sinjali.

    Ka edhe shkaktarë të tjerë që shpesh i anashkalojmë.

    Pse ha kur nuk kam uri?
    Pesë shenja që mund të ndikoheni nga ngrënia emocionale:

    Ju dëshironi ushqime specifike që ju ngushëllojnë

    Ndjeni dëshirën për të ngrënë papritur, në vend që të keni uri gradualisht

    Ju kërkoni ushqim kur ndiheni të stresuar, të mërzitur ose të vetmuar

    Hani kur nuk keni uri, ose nuk ndiheni të ngopur edhe kur jeni të ngopur

    Ndiheni fajtorë ose keqardhje pasi të keni ngrënë

    Çfarë e shkakton të ngrënit emocional?
    Mendoni se të ngrënit emocional ka të bëjë kryesisht me ‘shpërblimin’ e vetes kur jeni të lumtur ose me ‘ngushëllimin’ e vetes kur jeni të trishtuar?

    Këto janë disa emocione dhe ndjenja të tjera që mund të ndikojnë në atë që hamë dhe kur hamë.

    Stresi

    “Trupat tanë nuk e dallojnë ndryshimin midis stresit të një luani që na ndjek dhe stresit të afateve në punë”, thotë Aishah Muhammad., i jashtëm, një mjek dhe trajner personal.

    Kjo shpjegon pse dëshira jonë për diçka që do të na japë energji mund të ndihet intensive.

    Mërzi

    Ky është një emocion i zakonshëm që lidhet me bërjen e zgjedhjeve më pak të ekuilibruara të të ngrënit. Ne hamë për të shpërqendruar veten., i jashtëmnë vend që të jetë sepse kemi uri.

    Mungesa e gjumit

    Edhe pse lodhja nuk është një emocion, ajo çon në ndjenja të mungesës së energjisë.

    Kjo mund të ndikojë në dietën tonë, pasi duam të përmirësojmë nivelet e energjisë, ndërkohë që në të njëjtën kohë ndihemi më pak të aftë të kontrollojmë emocionet tona.

    Në fakt, kur na mungon gjumi, hulumtimi, i jashtëmtregon se mund të hamë pothuajse 400 kalori më shumë çdo ditë sesa kur flemë mirë, sepse “marrim burime të shpejta energjie për të na mbajtur zgjuar, zakonisht karbohidrate”.

    “Të qenit i përgjumur rrit gjithashtu hormonet e urisë”, thekson dietologia Sophie Medlin., i jashtëm.

    Hulumtime të fundit, i jashtëmtregon se të flesh vazhdimisht më pak se shtatë orë gjumë ndikon në hormonet tona të urisë, gjë që çon në rritje të dëshirave për të ngrënë.

    Cikli emocional i të ngrënit i shpjeguar
    Ndërsa të ngrënit herë pas here për të ngushëlluar është normale, mbështetja e rregullt te ushqimi për të menaxhuar ndjenjat e vështira mund të ndikojë në shëndetin fizik, si dhe në mirëqenien emocionale me kalimin e kohës.

    Nëse hani shpesh emocionalisht, shpjegon NHS, i jashtëmsi mund të shndërrohet në një cikël emocional të të ngrënit:

    Ndjeni një emocion të tillë si mërzitje, mërzitje ose ngazëllim

    Ndjenja e emocioneve të bën të hash

    Të ngrënit ju bën të ndiheni më mirë në një afat të shkurtër

    Pas një kohe ndiheni fajtorë ose të turpëruar për të ngrënit emocional.

    Këto ndjenja mund t’ju shkaktojnë më shumë “ngrënie” emocionale.

    Por, ka mënyra të thjeshta dhe efektive për të menaxhuar ngrënien emocionale.

    Metoda e thjeshtë ‘tre F’ që mund të ndihmojë
    Të kuptuarit pse hamë emocionalisht është një mënyrë për të ndihmuar në menaxhimin e saj.

    Dr. Rangan Chatterjee, i jashtëm, autori i librit “Ndihuni shkëlqyeshëm dhe humbni peshë” dhe “Zgjidhja e stresit”, na inkurajon gjithashtu të provojmë sistemin e tij me tre “F” . Ja çfarë përfaqësojnë ato:

    Ndjej

    Kur ke uri, ndalo një çast dhe pyete veten nëse je i mërzitur, i vetmuar apo i stresuar. Nëse ke uri, ha.

    Furnizim

    Konsideroni se si ajo që zgjidhni të hani e ushqen ndjenjën që identifikuat në F-në e parë. Si ju bën të ndiheni kur e hani atë – më mirë, më keq apo pa asnjë ndryshim?

    Gjej

    A mund të gjesh një mënyrë jo ushqimore për të përballuar emocionin? Mund të jenë ushtrimet, një praktikë joge, një banjë e gjatë, gjumi, telefonata e një miku ose përdorimi i teknikave të frymëmarrjes., i jashtëmpër të zvogëluar ankthin dhe stresin.

    NHS gjithashtu rekomandon, i jashtëmduke i dhënë përparësi të ngrënit të vetëdijshëm – duke bërë pauza dhe duke menduar për të marrë në konsideratë urinë tuaj – si dhe praktikat e meditimit dhe kujdesit për veten për të ndihmuar në rregullimin e emocioneve tuaja. Sugjeron gjithçka, nga të luajturit lojëra deri te ngjyrosja, punimet artizanale ose mbajtja e ditarit.

    Pse na duhet sheqeri kur jemi të trishtuar ose të stresuar?
    Shoqata Britanike e Dietologjisë (BDA), i jashtëmshpjegon se kur njerëzit hanë emocionalisht, “është shumë e pamundur që ata t’i drejtohen tasit të frutave si burim ngushëllimi”.

    Kjo për shkak se ushqimet e pasura me yndyrë dhe sheqer kanë tendencë të stimulojnë prodhimin e dopaminës., i jashtëm(kimikati i lidhur me shpërblimin dhe kënaqësinë) më shumë sesa opsione më të shëndetshme.

    Sa më shumë që i hani këto ushqime dhe aktivizoni receptorët e kënaqësisë në trurin tuaj, aq më pak ndikim kanë ato, thotë psikologu Dr. Douglas Lisle., i jashtëm, që do të thotë se dëshirojmë më shumë dhe biem të bllokuar në një cikël.

    “Për më tepër, kur je i stresuar, dëshiron ushqim që tretet lehtë dhe çliron energji shpejt për të të ndihmuar të luftosh ose të vraposh – sheqer dhe karbohidrate”.

    Mendoni për çokollatën, patatinat, biskotat dhe ushqimet për të marrë me vete.

    A mund të jetë ndonjëherë e shëndetshme të ngrënit emocional?
    Mund të ketë situata ku ushqimi vërtet mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Darka me një film ose me pjekje mund të jetë një përvojë pozitive emocionale, thotë nutricionistja Rachael Hartley., i jashtëm.

    Duke ngrënë me vetëdije dhe qëllim, “keni shumë më tepër gjasa të shijoni ushqimin dhe përvojën”, në krahasim me ngrënien impulsive, thotë ajo.

    Për më tepër, të ngrënit emocional nuk do të thotë domosdoshmërisht të ngrënit jo të shëndetshëm., i jashtëm.

    “Por ushqimi rrallë i zgjidh problemet dhe nuk mund t’ju ndihmojë të përpunoni gjërat e vështira, kështu që duhet të shohim përtej ushqimit si një mënyrë për të përballuar sfidat”, thotë ajo.

    “Të ngrënit nuk duhet të jetë mekanizmi i vetëm përballues në mjetet tuaja.”

    Çfarë të provoni nëse hani emocionalisht
    Jepini përparësi të flini të paktën shtatë orë çdo natë

    Hani vakte të rregullta

    Mbani një regjistër të shkaktarëve që vini re për t’ju ndihmuar t’i dalloni ato në të ardhmen

    Praktikoni të ngrënit me vetëdije

    Provoni strategji përballimi që nuk përfshijnë ushqimin për të parë se çfarë funksionon – si të dilni për një shëtitje ose t’i dërgoni mesazh një shoku për të biseduar.

    Ji i butë me veten – shmangu ndjesinë e turpit ose fajit

    Si të jesh më i sjellshëm me veten nëse ha emocionalisht
    Ekspertët thonë se të ngrënit emocional është në rregull herë pas here – nuk kemi nevojë ta eliminojmë plotësisht.

    Qëllimi është të dalloni kur ushqimi është bërë një nga mënyrat kryesore për të përballuar stresin, mërzinë ose humorin e keq, dhe të ndërtoni gradualisht strategji të tjera më të dobishme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Të hash kur nuk ke uri? Ekspertët shpjegojnë pse ndodh dhe çfarë mund të ndihmojë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali