Category: Lajme

  • Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë

    Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë

    Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë

    Mbi 50 thasë me mbeturina janë mbledhur dhe larguar nga Rruga Tirana në Prishtinë, në kuadër të një aksioni pastrimi të organizuar nga organizata “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me punonjësit e Hilton Prishtina.

    Përmes një njoftimi në Facebook, “Let’s Do It Kosova” bëri të ditur se aksioni u realizua në kuadër të iniciativës “Travel with Purpose” të Hilton, me pjesëmarrjen e punonjësve të hotelit dhe vullnetarëve të organizatës.

    Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe vullnetin e treguar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të përbashkët për një mjedis më të pastër.

    “Me njerëz që e duan vendin dhe janë të gatshëm të veprojnë, çdo ditë mund të bëjmë ndryshime pozitive”, thuhet në mesazhin e organizatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mozzik bëhet baba për herë të dytë, reperi ndan lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit

    Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është bërë baba për herën e dytë me ardhjen në jetë të një djali.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin e ka quajtur Oz.

    Në postimin e publikuar sot, Mozzik ka treguar se për një kohë të gjatë është lutur për këtë dhuratë, duke theksuar se sprovat e jetës e kanë bërë më të fortë.

    “Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!”, ka shkruar reperi.

    Ai i ka uruar të birit shëndet, jetë të gjatë dhe një rrugëtim të mbushur me të mira, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Të duam shumë, Nana & Baba!”

    Kujtojmë se Mozzik është baba edhe i një vajze të quajtur Hana.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mozzik bëhet baba për herë të dytë, reperi ndan lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia shqiptare identifikon kanale online ku bëhen thirrje për akte terroriste

    Policia shqiptare identifikon kanale online ku bëhen thirrje për akte terroriste

    Policia shqiptare identifikon kanale online ku bëhen thirrje për akte terroriste

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar 127 persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 244 të tjerë gjatë katër ditëve të protestave në Tiranë.

    Shifrat janë bërë të ditura të premten nga drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, i cili tha se të arrestuarit dyshohen për vepra penale, përfshirë shkatërrimin e pronës dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë.

    Ziu bëri të ditur se strukturat e specializuara për hetimin e krimit kibernetik dhe antiterrorizmin kanë nisur gjithashtu monitorimin e hapësirës virtuale.

    Sipas tij, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi ku dyshohet se janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje kriminale, thirrje për akte ekstreme e terroriste, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta ndaj jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

    Për këto raste është regjistruar procedim penal, ndërsa Policia po bashkëpunon me agjenci partnere ndërkombëtare për identifikimin e adresave IP, administratorëve të kanaleve dhe personave që dyshohet se kanë bërë thirrje për dhunë.

    Ziu theksoi se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur qëllimet dhe veprimet e personave të dyshuar.

    Në deklaratën e tij, Policia e Shtetit shprehu gjithashtu shqetësimin për përhapjen e lajmeve që i cilësoi të pavërteta dhe dashakeqe, duke thënë se ato synojnë të nxisin tensione dhe të cenojnë besimin e qytetarëve në institucion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia shqiptare identifikon kanale online ku bëhen thirrje për akte terroriste appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar

    Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar

    Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar

    Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur nga 16 tetori, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytetin shqiptar.

    Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ka bërë të ditur se mbyllja është masë sigurie dhe se rihapja e saj do të varet nga zhvillimet e situatës.

    Ndërkohë, për qytetarët që kanë çështje urgjente konsullore, ambasada ka vënë në dispozicion një numër telefoni celular për raste emergjente.

    “Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata”, thuhet në njoftim.

    Përfaqësia diplomatike ka bërë të ditur se do të ofrojë përditësime të tjera sipas nevojës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet islamofobike ndaj Egjiptit, 15% e stadiumit do të mbyllet

    FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet islamofobike ndaj Egjiptit, 15% e stadiumit do të mbyllet

    FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet islamofobike ndaj Egjiptit, 15% e stadiumit do të mbyllet

    FIFA ka ndëshkuar Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit pas thirrjeve anti-muslimane dhe ksenofobe të dëgjuara gjatë ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Egjiptit, të zhvilluar në muajin mars.

    Sipas BBC-së, Spanja është urdhëruar që ndeshjen e ardhshme miqësore ndërkombëtare ta zhvillojë me 15 për qind të kapacitetit të stadiumit të mbyllur, krahas një gjobe prej 20 mijë dollarësh.

    Gjatë barazimit pa gola ndaj Egjiptit, një grup tifozësh spanjollë brohoritën slogane anti-muslimane, përfshirë thirrjen “kush nuk kërcen është mysliman”. Mesazhe kundër diskriminimit u shfaqën në ekranet e stadiumit, ndërsa gjyqtarët i përsëritën ato edhe në fillim të pjesës së dytë.

    Pas ngjarjes, FIFA nisi procedurat disiplinore ndaj federatës spanjolle, e cila i dënoi thirrjet. Trajneri Luis de la Fuente i cilësoi ato si “diçka të patolerueshme”.

    Megjithatë, gjatë procedurave, federata spanjolle argumentoi se brohoritjet nuk përbënin sjellje diskriminuese. Komiteti disiplinor i FIFA-s e hodhi poshtë këtë pretendim, duke vënë në pikëpyetje mospërputhjen mes mbrojtjes së federatës dhe aktivizimit të masave kundër diskriminimit në stadium.

    Sanksioni mund të zbatohet gjatë miqësores së ardhshme të Spanjës, me muajin qershor që shihet si mundësia më e afërt. Me miratimin e FIFA-s, vendet e mbyllura mund t’u rezervohen grupeve komunitare ose organizatave që luftojnë diskriminimin.

    Edhe Federata Egjiptiane e Futbollit i dënoi thirrjet, duke i cilësuar si një akt racist të papranueshëm, por theksoi se incidenti nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy federatave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet islamofobike ndaj Egjiptit, 15% e stadiumit do të mbyllet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kroacia frenon avancimin e Malit të Zi drejt BE-së

    Kroacia frenon avancimin e Malit të Zi drejt BE-së

    Të gjitha kushtet kanë të bëjnë me luftën në Kroaci në fillim të viteve ‘90, kur Mali i Zi mori pjesë aktive përkrah Serbisë. Kërkesat e Kroacisë janë të vjetra me dekada, por Podgorica zyrtare deri tani nuk është marrë me zgjidhjen e tyre.

    Mali i Zi, si shteti më i përparuar në procesin integrues, synonte t’i përfundonte negociatat me BE-në deri në fund të këtij viti. Kushtet e Kroacisë, e cila ka të drejtë vetoje, tani e vënë këtë kalendar në pikëpyetje.

    Kjo duket edhe në dokumentin përfundimtar të samitit të BE-së. Me insistimin e Kroacisë, afati deri në fund të vitit u hoq dhe gjuha u zbut. Tani nuk përmendet më asnjë datë se kur mund të përfundojnë negociatat e anëtarësimit.

    Kryeministri kroat konfirmoi se ndryshimet u bënë me insistimin e Zagrebit.

    “Ka disa çështje të hapura – çështje vlerash, mes Kroacisë dhe Malit të Zi, për të cilat po zhvillojmë dialog me qeverinë e Malit të Zi. Me nismën tonë i ndryshuam konkluzionet, të cilat u dërguan një mesazh realist kolegëve në Mal të Zi që t’i përkushtohen bisedimeve me Kroacinë”, tha Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë.

    Mali i Zi mbetet kandidati më i përparuar, me dy të tretat e kapitujve negociues të mbyllur përkohësisht. Ai synon anëtarësimin e plotë gjatë vitit 2028. Mirëpo pa dritën jeshile të Zagrebit nuk mbyllen dot negociatat dhe nuk mund të nënshkruhet as Traktati i Anëtarësimit.

    Burimi: RTKLive

  • Mbi 150 të arrestuar në Shqipëri pas protestave, rreth 120 policë të lënduar

    Mbi 150 të arrestuar në Shqipëri pas protestave, rreth 120 policë të lënduar

    olicia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se 127 persona janë arrestuar dhe 244 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, në lidhje me protestat e ditëve të fundit.

    Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se nga dhuna ndaj efektivëve janë dëmtuar 120 punonjës policie në disa qytete të vendit.

    “Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar mbi punonjësit e Policisë, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar deri tani 120 punonjës policie”, ka deklaruar Ziu.

    Sipas të dhënave të Policisë, raste të arrestimeve dhe procedimeve penale janë regjistruar edhe në Durrës, Korçë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Kukës, për dhunë ndaj policisë dhe dëmtim të institucioneve e pronës publike dhe private.

    Në Durrës janë arrestuar 23 persona dhe 12 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa në Korçë janë arrestuar dy persona dhe 23 të tjerë janë proceduar. Në Vlorë janë proceduar 20 persona, në Shkodër nëntë, në Elbasan gjashtë dhe në Kukës dhjetë persona.

    Ziu ka bërë të ditur se gjatë protestës në Shkodër është plagosur rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas tij, personi i dyshuar për plagosjen është identifikuar, por nuk është arrestuar për shkak të moshës.

    Ai ka njoftuar gjithashtu se strukturat e Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit po hetojnë kanale dhe grupe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë mesazhe me thirrje për akte ekstreme e terroriste dhe kërcënime ndaj punonjësve të policisë.

    “Lidhur me këtë situatë është regjistruar menjëherë procedimi penal përkatës për veprat e lidhura me këto veprime kriminale tejet të rrezikshme, dhe po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste”, ka deklaruar Ziu.

    Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, duke theksuar se protesta duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore.

    “E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin”, ka theksuar Ziu.

    Burimi: Dukagjini

  • Bellingham mbyll dyert për tre klubet angleze

    Bellingham mbyll dyert për tre klubet angleze

    Bellingham mbyll dyert për tre klubet angleze

    Sipas raportimeve te “AS”, Jude Bellingham ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Real Madridin deri në vitin 2031.

    Ky vendim ua vështirëson planet Chelseat, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, që kanë shfaqur interesim për mesfushorin anglez.

    Bellingham iu bashkua madrilenëve në vitin 2023 nga Borussia Dortmundi për rreth 103 milionë euro.

  • Japonia jep gabimisht alarmin për tërmet 9,9 ballë, e tërheq pas pak minutash

    Japonia jep gabimisht alarmin për tërmet 9,9 ballë, e tërheq pas pak minutash

    Japonia jep gabimisht alarmin për tërmet 9,9 ballë, e tërheq pas pak minutash

    Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gabimisht një paralajmërim për një tërmet me magnitudë 9,9 sot në mëngjes, por e tërhoqi tetë minuta më vonë.

    Siç u bë e ditur, kjo erdhi pasi ishte mbivlerësuar tërmeti real me magnitudë 6,9 pranë Gadishullit Kamçatka, raporton ‘The Japan Times’, tansmeton Klankosova.tv

    Gjatë një konference, agjencia kërkoi falje për rastin dhe tha se po hetonte shkakun e mbivlerësimit.

    Agjencia shtoi se nuk kishte asnjë mundësi që incidenti të ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik.

    Paralajmërimi raportohet se shkaktoi natyrshëm tronditje dhe konfuzion, përpara se të jepej njoftimi se rreziku kishte kaluar.

    Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në histori, i cili goditi rajonin Biobío të Kilit në vitin 1960, kishte magnitudë 9,5.

    Sipas agjencisë, magnituda 9,9 është vlera më e lartë që sistemet e saj mund të dërgojnë për publikun. /Klankosova.tv

  • Zelensky komenton deklaratat e fundit të Trumpit: Po i mbroj interesat e Ukrainës

    Zelensky komenton deklaratat e fundit të Trumpit: Po i mbroj interesat e Ukrainës

    Zelensky komenton deklaratat e fundit të Trumpit: Po i mbroj interesat e Ukrainës

    Presidenti ukrainas Zelenskyy  është deklaruar rrth komenteve të presidentit amerikan Donald Trump se është më e vështirë të merresh vesh me të sesa me presidentin rus Vladimir Putin.

     Ai tha, në takimet e tij me Trumpin, gjithmonë ka gjetur tema për diskutim dhe vendime.

     “Unë thjesht po mbroj interesat e Ukrainës,” thotë ai, duke iu përgjigjur sulmeve ruse, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

     “Dhe pavarësisht se sa shumë do të donte Rusia t’i kufizonte të gjitha të drejtat tona, është e qartë se ne kemi të drejtë të mbrohemi.”

     Ai tha se Putini “nuk kërkon negociata në asnjë format”, por vetëm “luan këto lojëra fjalësh”. “Ai nuk dëshiron që lufta të marrë fund,” thotë ai, duke shtuar se veprimet e Putinit janë një “parodi” e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.