Category: Lajme

  • Lajm i madh për Barcelonën, rikthehet Frenkie de Jong para duelit ndaj Real Betisit

    Lajm i madh për Barcelonën, rikthehet Frenkie de Jong para duelit ndaj Real Betisit

    Lajm i madh për Barcelonën, rikthehet Frenkie de Jong para duelit ndaj Real Betisit

    Barcelona ka marrë një lajm tejet pozitiv në prag të përballjes së radhës kampionale kundër Real Betisit, pasi reparti i mesfushës merr një shtysë të rëndësishme me rikthimin e Frenkie de Jong.

    Në konferencën për media para ndeshjes, timonieri i katalanasve, Hansi Flick, ka konfirmuar se ylli holandez e ka lënë përfundimisht pas krahëve lëndimin dhe tashmë është në dispozicion të plotë të skuadrës, transmeton Klankosova.tv.

    Tekniku gjerman vlerësoi lart peshën dhe rëndësinë taktike që de Jong bart me vete.

    Frenkie de Jong është një lojtar i nivelit më të lartë, prandaj jam shumë i lumtur që është rikthyer dhe është i disponueshëm. Prezenca e tij na jep një mundësi më shumë në fushë”, deklaroi Flick.

     Mesfushori holandez ishte jashtë fushave të blerta pas një goditjeje të pësuar në gjurin e djathtë gjatë angazhimit me përfaqësuesen e Holandës.

    Rikthimi i tij llogaritet si një armë shtesë për Barcelonën në këtë fazë vendimtare të garave.

     

  • Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Nga zyra e Kuvendit të Kosovës kanë njoftuar se të hënën nga orën 11:00 do të mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

    Sipas njoftimit, në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

    Veç kësaj, pikë e rendit të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

    Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Ky është njoftimi i plotë:

    I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

    II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës;

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

    3. Pyetjet parlamentare;

    4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

    5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Dhe: III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

  • Protesta studentore në gjithë Italinë, molotovë drejt institucioneve

    Protesta studentore në gjithë Italinë, molotovë drejt institucioneve

    Në Romë, protestues të maskuar kanë hedhur bomba artizanale dhe fishekzjarrë drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa në Padova policia ka ndërmarrë kontrolle parandaluese në banesat e 14 të rinjve, pas dyshimeve për planifikimin e akteve të dhunshme.

    Protestat e së premtes, më 16 tetor, janë organizuar në kuadër të lëvizjes “No Meloni Day”, kundër politikave të qeverisë së Giorgia Melonit në fushën e arsimit. Nxënësit dhe studentët kundërshtojnë koston e lartë të jetesës, përkeqësimin e kushteve në shkolla, kufizimet për nxënësit e huaj dhe atë që e cilësojnë si një model shkollimi me masa të tepruara disiplinore.

    Në të njëjtën ditë, dy sindikata kanë shpallur mobilizimin e personelit arsimor, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e tjerë të shkollave, duke shtuar rrezikun e ndërprerjes së mësimit në disa zona të vendit.

    Romë, fishekzjarrë dhe bomba artizanale drejt Ministrisë së Arsimit

    Në kryeqytetin italian, gjatë marshimit të studentëve në zonën qendrore, në rrugën Marmorata, disa persona me fytyra të mbuluara kanë hedhur bomba artizanale dhe fishekzjarrë. Ata kanë nxjerrë gjithashtu kazanë mbeturinash në mes të rrugës, me qëllim bllokimin e qarkullimit.

    Protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit, në bulevardin Trastevere, ku kanë hedhur fishekzjarrë drejt ndërtesës dhe kanë brohoritur: “Ne nuk do të largohemi që këtu” dhe “Valditara, dil nga ndërtesa”, duke iu referuar ministrit italian të Arsimit, Giuseppe Valditara.

    Përballë situatës, forcat e rendit janë pozicionuar në hyrje të ministrisë me pajisje kundër trazirave.

    Padova, kontrolle në banesat e 14 të rinjve pas bisedave për molotovë

    Ndërhyrje parandaluese janë kryer edhe në Padova, ku policia e Digos, (Divizioni i Investigimeve të Përgjithshme dhe Operacioneve Speciale) njësia hetimore e policisë italiane, ka kontrolluar banesat e të rinjve të dyshuar për planifikimin e akteve të dhunshme gjatë protestave.

    Sipas hetuesve, në një grup komunikimi në WhatsApp, të quajtur “16/10”, ishin diskutuar veprime të dhunshme, përfshirë djegien e kazanëve të mbeturinave dhe pjesëmarrjen në protesta me kapuçë, fishekzjarrë dhe mjete tymuese. Në biseda dyshohet se është përmendur edhe hedhja e koktejeve molotov drejt komisariatit të policisë.

    Për 14 të rinjtë janë vendosur masa parandaluese personale. Hetimet lidhen me dyshimet për nxitje të kryerjes së veprave penale.

    Verona, studentët djegin kazanët e mbeturinave

    Në Verona, një grup nxënësish të institutit shtetëror “Giorgi” u ka vënë flakën pesë kazanëve të mbeturinave dhe një monopatine të parkuar pranë tyre.

    Sipas raportimeve, veprimi dyshohet se ishte një formë proteste kundër masave disiplinore të ndërmarra nga drejtuesit e shkollës pas disa episodeve të përleshjeve mes nxënësve.

    Të rinjtë dyshohet se ishin organizuar përmes një grupi komunikimi dhe, përpara nisjes së mësimit, hodhën fishekzjarrë dhe dogjën kazanët. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe policia, ndërsa hetimet i janë besuar Digos së Veronës.

    Torino, përplasje me policinë dhe një 17-vjeçar i arrestuar

    Tensione janë regjistruar edhe në Torino, ku një grup prej rreth 40 të rinjsh, me fytyra të mbuluara me maska dhe kapuçë, ka hyrë në disa shkolla. Gjatë incidenteve, disa prej tyre kanë hedhur gurë drejt karabinierëve, duke plagosur një efektiv, i cili ka marrë një raport mjekësor për 10 ditë pushim.

    Një 17-vjeçar është arrestuar për rezistencë ndaj një punonjësi publik dhe është denoncuar për dëmtim të rëndë të pronës. Ndërkohë, disa të rinj të tjerë janë identifikuar nga autoritetet.

    Përplasjet kanë vijuar në sheshin Castello, ku një pjesë e protestuesve janë shkëputur nga marshimi kryesor, kanë mbuluar fytyrat dhe kanë hedhur gurë e flakadanë drejt forcave të rendit. Policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës.

    Dhjetëra shkolla të pushtuara

    Valës së protestave i janë bashkuar edhe shkollat në qytete të tjera italiane. Në Torino raportohen rreth 20 institucione të arsimit të mesëm të pushtuara, ndërsa në Romë janë rreth 10 dhe në Genova tre. Pushtime janë raportuar edhe në Milano, Napoli dhe Bolonja.

    Protestat vijnë në një kohë kur lëvizjet studentore në disa vende evropiane po shtojnë presionin ndaj qeverive për politikat arsimore dhe kostot e jetesës. Në Itali, demonstratat e 16 tetorit kanë bashkuar kërkesat për më shumë investime në shkollat publike, kushte më të mira infrastrukturore dhe kundërshtimin e reformave të qeverisë.

    Burimi: RTKLive

  • Protestat e dhunshme në Shqipëri, mbi 150 të arrestuar brenda katër ditësh

    Protestat e dhunshme në Shqipëri, mbi 150 të arrestuar brenda katër ditësh

    Protestat e dhunshme në Shqipëri, mbi 150 të arrestuar brenda katër ditësh

    Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Shqipëri, Dhimitraq Ziu, ka njoftuar se 127 persona janë arrestuar dhe 244 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

    Sipas tij, nga përplasjet në disa qytete të vendit janë lënduar 120 zyrtarë policorë, ndërsa strukturat e specializuara po hetojnë edhe mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale, përmes të cilave janë bërë thirrje për akte ekstreme e terroriste dhe janë drejtuar kërcënime ndaj policisë.

    “Deri në këto momente në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike”, ka thënë Ziu.

    Ai ka bërë të ditur se masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në Durrës janë arrestuar 23 persona dhe 12 të tjerë janë proceduar penalisht. Në Korçë janë arrestuar dy persona, ndërsa 23 janë proceduar në gjendje të lirë. Në Vlorë janë proceduar 20 persona, në Shkodër nëntë, në Elbasan gjashtë dhe në Kukës dhjetë persona.

    Gjatë protestës në Shkodër, sipas Ziut, është plagosur rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ka bërë të ditur se personi i dyshuar për plagosjen është identifikuar, por nuk është arrestuar për shkak të moshës.

    Ndërkohë, Ziu ka konfirmuar se 120 punonjës policie janë lënduar nga dhuna gjatë protestave në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

    “Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar mbi punonjësit e Policisë, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar deri tani 120 punonjës policie”.

    Hetime për thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

    Përveç ngjarjeve në terren, strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë nisur hetimet për kanale dhe grupe komunikimi në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje kriminale.

    Ziu ka thënë se autoritetet po bashkëpunojnë me agjencitë partnere ndërkombëtare për të identifikuar adresat IP, administratorët e këtyre kanaleve dhe përdoruesit që bëjnë thirrje për dhunë e akte terroriste.

    “Përveç ngjarjeve në terren, strukturat e specializuara të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë marrë në shqyrtim të menjëhershëm hapësirën virtuale, ku gjatë monitorimeve intensive, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër to, thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime direkte kundër jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit”, potencoi ai.

    Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe ata që përdorin dhunë, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk duhet të shndërrohet në arsyetim për akte të tilla.

    “E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin”.

    Po ashtu, Ziu ka thënë se policëve u është kërkuar të tregojnë vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet gjatë ndërhyrjeve, edhe në situata kur përballen me sulme të rrezikshme ose kur mbrojnë institucionet.

    “pavarësisht situatave ku përballen me sulme të rrezikshme, apo gjatë ndërhyrjeve për të mbrojtur institucionet, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe propocionalitet”.

    Gjatë katër ditëve të fundit, ndërkaq, janë raportuar edhe raste të përdorimit të dhunës nga zyrtarët policorë ndaj qytetarëve gjatë protestave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat e dhunshme në Shqipëri, mbi 150 të arrestuar brenda katër ditësh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • FSK e FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës e inovacionit ushtarak

    FSK e FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës e inovacionit ushtarak

    Në kuadër të këtij bashkëpunimi, delegacioni i Institutit të Kërkimeve Shkencore të FARSH-së realizoi një vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së.

    Delegacioni, i kryesuar nga gjeneral brigade Fatmir Neziraj, u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësues të Qendrës së Doktrinës.

    Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e koncepteve dhe doktrinës ushtarake, si dhe avancimin e inovacionit në fushën e mbrojtjes.

    Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Shqipëria bëri homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare, në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • 18 operatorë të Njësive Speciale certifikohen në mjekësinë emergjente

    18 operatorë të Njësive Speciale certifikohen në mjekësinë emergjente

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ceremonia e certifikimit u mbajt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa trajnimi u realizua në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

    Trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe shkathtësive praktike të pjesëtarëve policorë për ofrimin e ndihmës së parë në terren dhe reagimin fillestar në situata emergjente.

    Policia ka bërë të ditur se pjesëmarrësit fituan njohuri dhe përvojë praktike për përballimin e situatave të ndryshme emergjente shëndetësore, me synim reagimin e shpejtë dhe efektiv për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe pjesëtarëve të policisë.

    Në ceremoninë e certifikimit, përfaqësues të Policisë së Kosovës vlerësuan kontributin e SHSKUK-së, veçanërisht të Klinikës Emergjente, për mbështetjen profesionale në realizimin e trajnimit.

    Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përmes aktiviteteve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve profesionale.

    Burimi: RTKLive

  • IKSHPK shënon `Tetorin Rozë` me aktivitete në të gjitha rajonet e Kosovës

    IKSHPK shënon `Tetorin Rozë` me aktivitete në të gjitha rajonet e Kosovës

    Sipas njoftimit të IKSHPK-së, aktivitetet po realizohen përmes Qendrave Rajonale të Shëndetit Publik, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, arsimore dhe partnerët lokalë.

    Në Pejë janë organizuar aktivitete solidariteti, përfshirë dhurimin e flokëve në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit, si dhe ligjërata edukativo-shëndetësore.

    Në Prizren janë mbajtur aktivitete simbolike me mbjelljen e fidanëve nga gratë e mbijetuara dhe organizata “Burrneshat”, si dhe ligjërata në disa lokalitete.

    Ndërkaq, në Mitrovicë është organizuar marsh tradicional në shenjë solidariteti dhe ndërgjegjësimi, ndërsa në Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë janë zhvilluar ligjërata informuese në shkolla, institucione publike dhe qendra shëndetësore.

    “Përmes këtyre aktiviteteve, synohet rritja e ndërgjegjësimit për faktorët e rrezikut, njohja e shenjave dhe simptomave, rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit. Kujdesi për shëndetin fillon me informimin dhe veprimin në kohë! Kontrollohu, për veten, për jetën!”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Burimi: RTKLive

  • Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

    Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

    Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

    Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë të premten në mëngjes, ndërsa sulmet ndaj rrjetit energjetik kanë lënë rreth 370 mijë banorë pa energji elektrike në veriperëndim të vendit.

    Në qytetin lindor të Kharkivit, dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga sulmet në tri rrethe të qytetit, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

    Ndërkohë, në rajonin veriperëndimor të Volynit, që kufizohet me Poloninë, një sulm me dron ndaj një objekti të përpunimit të ushqimit vrau një person dhe plagosi tetë të tjerë, sipas guvernatorit Roman Romaniuk.

    Ekipet e riparimit kanë nisur punën për sanimin e dëmeve në rrjetin energjetik, ndërsa rreth 100 mijë banorë janë rilidhur me furnizimin me energji elektrike deri në orët e vona të mëngjesit.

    Megjithatë, kryetari i Lutskut, qendrës rajonale të Volynit, Andriy Razumovskyi, ka paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të zgjasin të paktën 24 orë.

    Sulmet ruse kanë goditur edhe dy qendra tregtare, një në qytetin verior të Sumyt dhe një tjetër në rajonin e Rivnes.

    Sipas guvernatorit të Rivnes, Oleksandr Koval, shtatë persona janë plagosur nga dronët që goditën një qendër të madhe tregtare dhe lokacione të tjera në rajon.

    Sulmet vijnë në vazhdën e goditjeve ruse ndaj infrastrukturës dhe objekteve civile në Ukrainë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

    Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

    Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

    Një vetëaksident ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione në lidhje me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje lidhur me mundësinë e personave të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

    Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

    Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se ambiciet e Serbisë përbëjnë kërcënim për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    Në një intervistë për portalin The Hungary Insider, Konjufca ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe marrëdhënieve paqësore me fqinjët, ndërsa pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë burim shqetësimi.

    Ai ka thënë se Kosova e merr seriozisht rrezikun e një përballjeje të re të armatosur, duke rikujtuar pasojat shkatërruese të luftës.

    “Populli ynë kërkon sigurinë për të ndërtuar jetën në paqe. Serbia, megjithatë, vazhdon ta pretendojë vendin tonë si pjesë të territorit të saj, përderisa ne nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj asnjë fqinji”, ka deklaruar Konjufca.

    Kreu i diplomacisë kosovare ka theksuar gjithashtu se grumbullimi i forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe sulmet e fundit në veri të vendit kërkojnë vigjilencë të shtuar.

    Sipas tij, çdo përqendrim i ri i forcave serbe përgjatë kufirit, apo sulm ndaj territorit dhe infrastrukturës kritike të Kosovës, do të përbënte përshkallëzim të rëndë të situatës.

    Konjufca ka vlerësuar se parandalimi i zhvillimeve të tilla kërkon prani të fortë të NATO-s dhe koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë institucionet e saj të mbrojtjes, duke mbetur e përkushtuar ndaj diplomacisë dhe dialogut konstruktiv.

    Në fund, Konjufca ka theksuar se paqja afatgjatë në Ballkanin Perëndimor mund të mbështetet vetëm në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali