Category: Lajme

  • 15-vjeçarja Emily Ibanez Guerrero thyen rekorde botërore dhe fiton tri medalje të arta për Kosovën

    15-vjeçarja Emily Ibanez Guerrero thyen rekorde botërore dhe fiton tri medalje të arta për Kosovën

    15-vjeçarja Emily Ibanez Guerrero thyen rekorde botërore dhe fiton tri medalje të arta për Kosovën

    Prej sot Kosova ka një rekordmene botërore në dy disiplina në sportin e peshëngritjes dhe tri medalje të arta për të reja (junior). Është garuesja Emily Ibanez Guerrero, e cila sot shkëlqeu në Kampionatin Evropian për junior dhe U-23 që po mbahet në Durrës të Shqipërisë. 

    Falë nënshtetësisë së nënës së saj, Abigail Guerrero , Emily Ibanez, debutoi sot për vendin tonë dhe fitoi tri medalje të arta në disiplinat e shkëputjes, shkëpuetje e shtytje dhe në total, grupmosha junior, kategoria deri 69 kg, transmeton Klankosova.tv.

    Në shkëputje ngriti 103 kg, ndërsa në shkëputje e shtytje 128 kg.

    Në sportin e peshëngritjes medalja e tretë vjen nga grumbullimi i pikëve në të dyja disiplinat. Emily grumbulloi 231 pikë dhe i takoi medalja e tretë.

    Guerrero është vetëm 15-vjeçare me prejardhje nga Kuba. Deri më tani ka garuar për Kanadanë.

    Babai i saj është Ciro Luis Ibanez Goicoechea, që njëherit është edhe trajner i Kianoush Rostamit, peshëngritësit që fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

    I pranishëm në sallë ishte edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i cili ia ndau medaljen e tretë Emily Ibanezit.

    Në të njëjtin Evropian, për Kosovën do të garojë edhe djali tjetër i trajnerit Ibanez Goicoechea, Brayan Guerrero Ibanez.

  • Real Madridi dështon në apel, Vinicius Jr mbetet i dënuar me katër ndeshje

    Real Madridi dështon në apel, Vinicius Jr mbetet i dënuar me katër ndeshje

    Real Madridi dështon në apel, Vinicius Jr mbetet i dënuar me katër ndeshje

    Real Madridi ka marrë një përgjigje negative nga Komiteti i Apelit i Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili ka refuzuar ankesën e klubit madrilen për dënimin e Vinicius Junior. Kështu, sulmuesi brazilian mbetet i dënuar me katër ndeshje pezullim në La Liga.

    Klubi madrilen kishte kërkuar anulimin ose së paku uljen e dënimit, pas kartonit të kuq që Vinicius mori në ndeshjen ndaj Villarrealit, të fituar nga Reali me rezultatin 1-0, transmeton Klanksoova.tv.

    Braziliani u ndëshkua për tërheqjen e flokëve të Nathan Salibas, ndërsa dy ndeshje të tjera pezullim iu shtuan për protestat ndaj gjyqtarit.

    Si pasojë, Vinicius do të mungojë në ndeshjet e kampionatit ndaj Sevillas, Barcelonës, Racing Santanderit dhe Valencias. Kjo do të thotë se ai do të humbasë edhe El Clasicon e 25 tetorit kundër Barcelonës. 

    Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madridi po shqyrton mundësinë që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Administrative të Sportit, në përpjekjen e fundit për t’ia ulur dënimin yllit brazilian./ Klankosova.tv

  • “NATO e tejkalon shumëfish Rusinë”, Gjenerali amerikan zbardh arsyen pse Putini po i shmanget luftës së hapur

    “NATO e tejkalon shumëfish Rusinë”, Gjenerali amerikan zbardh arsyen pse Putini po i shmanget luftës së hapur

    “NATO e tejkalon shumëfish Rusinë”, Gjenerali amerikan zbardh arsyen pse Putini po i shmanget luftës së hapur

    Kapacitetet ushtarake të NATO-s janë dukshëm më superiore se ato të Rusisë, ka deklaruar komandanti suprem i Aleancës për Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich.

    Sipas gjeneralit amerikan, forca ushtarake dhe pajisjet që Aleanca do të aktivizonte në rast të një konflikti madhor “tejkalojnë shumë ato të Moskës”.

    Ai tërhoqi vëmendjen te fakti se Rusia nuk posedon avionë luftarakë modernë të gjeneratës së fundit F-35 dhe as sasinë e madhe të luftanijeve apo nëndetëseve moderne me të cilat operon NATO-ja, raporton Yahoonews, transmeton Klankosova.tv.

    Grynkewich u shpreh i bindur se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë ndaj Evropës, pikërisht për shkak të parandalimit të fuqishëm konvencional të NATO-s. Si rrjedhojë, sipas tij, Kremlini po detyrohet t’u kthehet metodave të tjera subversive:

    Duhet t’i quajmë gjërat me emrin e tyre: sabotazhi, zjarrvënia apo sulmet terroriste janë terma të saktë, me përgjigje të qarta”, theksoi gjenerali, duke shtuar se termi “sulme hibride” mbetet tepër i vagullt.

    I pyetur nëse Evropa tashmë ndodhet në luftë me Rusinë, Grynkewich paralajmëroi se Putini po synon të trembë opinionin publik perëndimor:

     

    Ai dëshiron t’i bindë qytetarët tanë se është e rrezikshme të mbështetet Ukraina dhe se kjo mund të përfundojë në një luftë me Rusinë. Megjithatë, deri më tani, për fat të mirë kjo strategji nuk po i funksionon.”

     Ai nënvizoi se ky parandalim konvencional duhet të ruhet me çdo kusht, paralelisht me modernizimin e vazhdueshëm të forcave të armatosura të NATO-s, zhvillimin e stërvitjeve të përmasave të gjera dhe demonstrimin e kapaciteteve në terren.

    Duke iu përgjigjur kërcënimeve të fundit nga Moska se izolimi apo ndonjë sulm i mundshëm ndaj enklavës së Kaliningradit do të shkaktonte luftë, gjenerali rikujtoi parimin bazë të aleancës veriatlantike:

    NATO është një aleancë mbrojtëse dhe do të vepronte vetëm në rast se sulmohet. Prandaj, Rusia nuk ka asnjë arsye pse të shqetësohet për Kaliningradin.”

     Megjithatë, nga këndvështrimi ushtarak, ai vuri në pah se prania ruse në Kaliningrad është dobësuar ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë, ndërkohë që pozicioni i NATO-s në rajonin e Balltikut është konsoliduar dukshëm:

    Ai shtoi se stërvitjet e NATO-s në krahun lindor janë rutinë dhe se Aleanca tregohet e kujdesshme për të shmangur çdo veprim që mund të interpretohet si agresion.

    Duke folur për tentativën e dështuar të muajit gusht ndaj aeroportit të Lajpcigut — për të cilën qeveria gjermane bën përgjegjëse Rusinë — Grynkewich theksoi se edhe vetë përpjekja përbënte një shkelje të rëndë.

  • Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutime për seancën e radhës plenare

    Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutime për seancën e radhës plenare

    Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutime për seancën e radhës plenare

    Nga zyra e Kuvendit të Kosovës kanë njoftuar se të hënën nga orën 11:00 do të mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

    Sipas njoftimit, në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

    Veç kësaj, pikë e rendit të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

    Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Ky është njoftimi i plotë:

    I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

    II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës;

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

    3. Pyetjet parlamentare;

    4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

    5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Dhe: III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

  • Amazon sjell pajisje me AI që dëgjojnë dhe organizojnë aktivitetet e përditshme

    Amazon sjell pajisje me AI që dëgjojnë dhe organizojnë aktivitetet e përditshme

    Amazon sjell pajisje me AI që dëgjojnë dhe organizojnë aktivitetet e përditshme

    Amazon ka prezantuar pajisje të reja që përdorin inteligjencën artificiale për t’i ndihmuar njerëzit të mos harrojnë gjërat e rëndësishme.

    Pajisjet mund të mbajnë shënime nga bisedat dhe t’i kujtojnë përdoruesit detyrat që duhet t’i kryejnë gjatë ditës.

    Ato vijnë në formën e një byzylyku dhe të një pajisjeje të vogël që vendoset në rroba.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Amazon sjell pajisje me AI që dëgjojnë dhe organizojnë aktivitetet e përditshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studimi i ri: Ushqimet e shumëpërpunuara nuk lidhen domosdoshmërisht me kancerin e zorrës së trashë

    Studimi i ri: Ushqimet e shumëpërpunuara nuk lidhen domosdoshmërisht me kancerin e zorrës së trashë

    Studimi i ri: Ushqimet e shumëpërpunuara nuk lidhen domosdoshmërisht me kancerin e zorrës së trashë

    Një studim i ri nga studiuesit e Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA ka zbuluar se ushqimet e shumëpërpunuara, si kategori e përgjithshme, nuk lidhen domosdoshmërisht me një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit kolorektal, që prek zorrën e trashë dhe rektumin.

    Sipas NBC News, studimi përfshiu më shumë se 460 mijë të rritur, të cilët u ndoqën për 23 vjet. Në fund të periudhës së studimit, rreth 10 mijë pjesëmarrës ishin diagnostikuar me këtë lloj kanceri.

    Rezultatet treguan se jo të gjitha ushqimet e shumëpërpunuara kanë të njëjtin ndikim të mundshëm në shëndet. Disa produkte që përmbajnë kalcium, fibra dhe drithëra integrale, përfshirë bukën, drithërat e mëngjesit dhe disa produkte të ngrira, u shoqëruan me rrezik më të ulët të kancerit kolorektal.

    Në anën tjetër, mishi i përpunuar, si sallamet, proshuta dhe salsiçet, u shoqërua me rrezik më të lartë për këtë sëmundje.

    Erikka Loftfield, autore e studimit dhe studiuese në Institutin Kombëtar të Kancerit, ka theksuar se termi “shumëpërpunuar” nuk tregon vetvetiu nëse një ushqim është i shëndetshëm apo jo.

    “Vetëm termi ‘shumëpërpunuar’ nuk është një tregues i besueshëm për të përcaktuar nëse një ushqim është i shëndetshëm, bazuar te vlerat ushqyese”, u shpreh ajo.

    Sipas Loftfield, nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar nëse përbërës të caktuar ose aditivët ushqimorë mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit.

    Edhe Andrew Chan, gastroenterolog dhe studiues i kancerit, i cili nuk ishte pjesë e këtij studimi, ka vlerësuar se marrëdhënia mes ushqimeve të shumëpërpunuara dhe kancerit është më e ndërlikuar nga sa mund të duket.

    “Mesazhi i studimit është se lidhja mes ushqimeve të shumëpërpunuara dhe kancerit është e ndërlikuar. Klasifikimi që përdorim sot ka kufizimet e veta”, ka thënë ai.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet nuk përjashtojnë mundësinë që dieta të ndikojë në zhvillimin e kancerit kolorektal, veçanërisht te të rinjtë.

    Studime të mëparshme kanë gjetur lidhje mes konsumit të lartë të ushqimeve të shumëpërpunuara dhe kancerit kolorektal te burrat, si dhe me shfaqjen e polipeve parakanceroze te gratë nën moshën 50-vjeçare.

    Për më tepër, hulumtimet e viteve të fundit e kanë lidhur konsumin e lartë të këtyre ushqimeve me obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe rënien e funksioneve njohëse.

    Ekspertët theksojnë se ende nuk dihet me siguri nëse rreziqet e mundshme lidhen kryesisht me sasinë e sheqerit dhe kripës, me aditivët ushqimorë apo me faktin se ushqimet e përpunuara zëvendësojnë produktet e freskëta dhe ushqimet e plota në dietën e përditshme.

    Çfarë duhet pasur parasysh?

    Studimi nuk nënkupton se të gjitha ushqimet e shumëpërpunuara janë të padëmshme. Përkundrazi, ai sugjeron se një ushqim nuk duhet vlerësuar vetëm nga shkalla e përpunimit, por edhe nga përbërja dhe vlerat e tij ushqyese.

    Sipas ekspertëve, një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta, perime, drithëra integrale dhe fibra, së bashku me kufizimin e konsumit të mishit të përpunuar dhe aktivitetin e rregullt fizik, mbetet një zgjedhje e arsyeshme për ruajtjen e shëndetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Studimi i ri: Ushqimet e shumëpërpunuara nuk lidhen domosdoshmërisht me kancerin e zorrës së trashë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kryesia të hënën shqyrton formimin e komisionit për anëtarët e Bordit të RTK-së

    Kryesia të hënën shqyrton formimin e komisionit për anëtarët e Bordit të RTK-së

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rend dite është miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

    Ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohen në seancën plenare është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.

    Në rendin e propozuar të ditës për seancën plenare janë përfshirë edhe miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Po ashtu, deputetët pritet të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu propozimet dhe kërkesat e paraqitura për trajtim në këtë mbledhje.

    Burimi: RTKLive

  • Publikohen fotografitë e para të Papës që nga operacioni në mushkëri

    Imazhet e para të Papa Leos që nga operacioni i tij për kancer në mushkëri janë publikuar, duke e treguar atë në këmbë dhe duke mbajtur meshë në një faltore të improvizuar spitalore, shkruan CNN.

    Leo drejtoi meshën në mesditë të premten, me stafin mjekësor dhe infermieror jashtë detyrës nga Spitali Gemelli, të pranishëm, ndërsa Vatikani tha se ai tregoi “përmirësim të vazhdueshëm” pasi iu hoq një pjesë e mushkërive në fillim të javës, transmeton Sinjali.

    Papa falënderoi stafin për punën e tyre duke u kujdesur për të dhe të tjerët që janë të sëmurë gjatë predikimit të tij, tha Vatikani.

    Mesha u zhvillua në një dhomë në katin e 10-të të spitalit, ku është caktuar një suitë dhomash për sa herë që një Papë shtrohet për trajtim mjekësor.

    Vatikani tha gjithashtu se Papa Leo do të recitojë lutjet tradicionale Angelus të dielën në atë që do të jetë paraqitja e tij e parë publike që nga trajtimi i tij.

    Në përditësimin e fundit nga Vatikani, zyra e shtypit tha se Leo iu nënshtrua analizave të gjakut dhe një radiografie të kraharorit të premten në mëngjes.

    Papa po vazhdon seancat e fizioterapisë respiratore, thanë mjekët e përfshirë në trajtimin e tij, duke shtuar se shërimi i lejon atij të kryejë aktivitete normale të përditshme në mënyrë të pavarur.

    71-vjeçari është plotësisht autonom tani në lëvizje dhe frymëmarrje, shtoi Vatikani.

    Rezultatet e testeve pas operacionit për të konfirmuar nëse Papa është plotësisht pa kancer dhe çfarë trajtimi nevojitet, nëse nevojitet, nuk janë publikuar ende.

    Lajmi për diagnozën e Papës është pritur me tronditje brenda Vatikanit, me Leon të njohur si dikush fizikisht aktiv dhe që shihet se është në shëndet të mirë.

    Angazhimet e Papës janë anuluar deri më 20 tetor dhe nuk është e qartë nëse udhëtimi i tij i planifikuar në Amerikën Latine nga 6-17 nëntor do të zhvillohet.

    Megjithatë, Vatikani po vazhdon me përgatitjet për vizitën dhe të premten publikoi listën e gazetarëve që do të udhëtojnë me Papën për të raportuar mbi udhëtimin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Publikohen fotografitë e para të Papës që nga operacioni në mushkëri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mozzik dhe Lotina bëhen prindër

    Mozzik dhe Lotina bëhen prindër

    Reperi i njohur Gramos Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është bërë baba i një djali me partneren e tij, gazetarën e RTV Dukagjinit, Lotina Haziri.

    Lajmin e ka ndarë vetë reperi përmes një dedikimi emocional në rrjetet sociale, ku ka shprehur falënderimin ndaj Zotit për ardhjen në jetë të të birit, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Oz.

    Në postimin e tij, Mozzik ka treguar se dëshira për të pasur një djalë ka qenë prej kohësh pjesë e lutjeve të tij, të cilat i ka bërë vazhdimisht, veçanërisht ditëve të xhumasë.

    “Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar ai.

    Reperi ka ndarë edhe ndjenjat e tij për këtë moment të veçantë, duke theksuar se vështirësitë e jetës nuk e kanë dobësuar, por e kanë bërë më të fortë.

    Me rastin e lindjes së të birit, ai i ka kushtuar edhe disa fjalë urimi, duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe një rrugëtim të mbushur me të mira.

    Burimi: Dukagjini

  • A do ta ftojë më Martinezin? Carrick zbulon vendimin pas incidentit

    A do ta ftojë më Martinezin? Carrick zbulon vendimin pas incidentit

    A do ta ftojë më Martinezin? Carrick zbulon vendimin pas incidentit

    Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka komentuar situatën e Lisandro Martínezit, pas momentit të fundit që tërhoqi vëmendjen te klubi anglez.

    Mbrojtësi argjentinas ishte shfaqur i frustruar me drejtuesit e klubit pas ndeshjes me Atlético Madridin, në një periudhë kur Unitedi po kalon vështirësi në Premierligë.

    Para derbit të së dielës kundër Leeds Unitedit, Carrick u pyet nëse Martínez do të vazhdojë të jetë pjesë e planeve të tij.

    Trajneri anglez minimizoi situatën, duke bërë të ditur se çështja është zgjidhur dhe se lojtari e ka pranuar gabimin.

    “Asnjë dramë. Çështja është mbyllur”, tha Carrick, duke shtuar: “Lisandro Martínez e ka kuptuar gabimin e tij. Kjo është mjaftueshëm mirë për të gjithë ne. Nga pikëpamja jonë, pranimi është i mjaftueshëm”.

    Manchester Unitedi do të përballet me Leeds Unitedin të dielën, nga ora 15:00, në stadiumin “Elland Road”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post A do ta ftojë më Martinezin? Carrick zbulon vendimin pas incidentit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali