Category: Lajme

  • Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë

    Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë

    Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një shtëpi private në Prizren, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mangësive të evidentuara gjatë kontrollit.

    Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

    Inspektorati Qendror i Punës ka ritheksuar përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

    Kjo, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të kushteve të sigurta për punëtorët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

    Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

    Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ushtrojë presion ndaj Serbisë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë.

    Në një intervistë për mediumin “The Hungary Insider”, Konjufca ka theksuar se drejtësia për sulmin e shtatorit 2023, ku u vra polici Afrim Bunjaku, është thelbësore për parandalimin e sulmeve të tjera dhe garantimin e sigurisë në rajon.

    “Ne presim që Bashkimi Evropian të ushtrojë presion vendimtar ndaj Beogradit, në mënyrë që Radoiçiqi dhe personat e tjerë të akuzuar t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore të Republikës së Kosovës. Parlamenti Evropian që në vitin 2023 kishte bërë thirrje për vendosjen e masave kufizuese të synuara ndaj Radoiçiqit. Këto thirrje tani duhet të shndërrohen në veprime konkrete. Drejtësia për Banjskën është thelbësore për parandalimin e agresioneve të tjera dhe vendosjen e një sigurie të qëndrueshme në rajonin tonë”, ka thënë ai.

    Konjufca ka paralajmëruar se synimet territoriale të Serbisë dhe mungesa e llogaridhënies për sulmin në Banjskë përbëjnë shqetësim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

    Sipas tij, zhvillimet e fundit dëshmojnë vazhdimësinë e politikës së Beogradit ndaj Kosovës dhe mbrojtjen politike të personave të përfshirë në sulmin e armatosur.

    “Kërcënimi ndaj Republikës së Kosovës është real dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë seriozitetin e këtij modeli”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka përmendur deklaratat e zyrtarëve serbë për pretendimet territoriale ndaj Kosovës, si dhe paraqitjen publike të Milan Radoiçiqit në tubime politike në Serbi, përfshirë një aktivitet ku ai u shfaq në krah të djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Ambiciet territoriale të Serbisë duhet të kuptohen përmes lidhjes ndërmjet retorikës politike dhe veprimeve të saj. Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb herët a vonë do të valojë sërish mbi Prizren, ndërsa Milan Radoiçiqi, i cili ka pranuar se e ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë, shfaqet publikisht në krah të djalit të Vuçiqit në një tubim të partisë në pushtet, ne shohim një vazhdimësi shqetësuese ndërmjet ambicieve territoriale të Serbisë dhe mbrojtjes politike që u ofrohet përgjegjësve për agresionin e armatosur kundër Republikës së Kosovës”, ka theksuar Konjufca.

    Kryediplomati kosovar ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e një përshkallëzimi të ri të situatës së sigurisë. Sipas tij, grumbullimi i forcave luftarake serbe pranë kufirit ose një sulm tjetër ndaj territorit dhe infrastrukturës kritike të Kosovës do të përbënte përshkallëzim serioz.

    Për të parandaluar skenarë të tillë, Konjufca ka vlerësuar se nevojitet një prani e fortë e NATO-s përmes misionit të KFOR-it, si dhe koordinim i ngushtë me partnerët amerikanë dhe evropianë.

    “Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë institucionet tona të mbrojtjes, duke mbetur të përkushtuar ndaj diplomacisë, dialogut konstruktiv dhe marrëdhënieve paqësore me të gjithë fqinjët tanë”, ka deklaruar Konjufca.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Avokati Fetahu: Gjykata Supreme rrëzoi dy aktgjykime që e detyronin NPB-në të paguante 32 milionë euro

    Avokati Fetahu: Gjykata Supreme rrëzoi dy aktgjykime që e detyronin NPB-në të paguante 32 milionë euro

    Avokati i Ndërmarrjes Publike Banesore, Faton Fetahu, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ka prishur dy aktgjykimet e Gjykatës Komerciale, me të cilat Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ishte obliguar t’u paguante mbi 32 milionë euro tri kompanive private.

    Sipas Fetahut, kjo shumë paraqiste rrezik serioz për ekzistencën dhe funksionimin e ndërmarrjes publike, duke e ekspozuar atë edhe ndaj falimentimit.

    “Gjykata Supreme e ka marrë vendimin, i cili tashmë është bërë publik. Ka prishur dy aktgjykimet e Gjykatës Komerciale, me të cilat Ndërmarrja Publike Banesore ishte e detyruar, siç e dini, të paguante mbi 32 milionë euro në favor të tri kompanive private. Pra, mbi 32 milionë euro. Është një shumë e jashtëzakonshme, e cila mund të rrezikonte seriozisht ekzistencën dhe funksionimin e kësaj ndërmarrjeje, respektivisht mund ta ekspozonte lehtësisht ndaj falimentimit”, ka deklaruar Fetahu në një konferencë për media.

    Ai e ka cilësuar këtë vendim si fitore për mbrojtjen e interesit publik, duke theksuar se ai shkon përtej një çështjeje të zakonshme gjyqësore.

    “Ky vendim është një fitore e jashtëzakonshme për mbrojtjen e interesit publik, për rëndësinë e atij që shkon përtej një çështjeje gjyqësore. Gjykata Supreme, përmes këtij vendimi, ka qartësuar standardet themelore të procedurës civile, të së drejtës së detyrimeve dhe veçanërisht përgjegjësinë për shkaktimin e dëmit”, ka thënë ai./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Princesha e Uellsit promovon përdorimin e natyrës për fëmijët

    Princesha e Uellsit promovon përdorimin e natyrës për fëmijët

    Princesha e Uellsit promovon përdorimin e natyrës për fëmijët

    Princesha e Uellsit, Catherine, ka nisur një projekt që promovon përdorimin e natyrës për të ndihmuar në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve të vegjël.

    “Natyra është një mjedis kaq i jashtëzakonshëm për të gjithë ne dhe, në këtë epokë digjitale të drejtuar nga teknologjia, kalimi i kohës cilësore jashtë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm”, thotë Catherine në një postim në mediat sociale.

    Ajo thotë se hulumtimet kanë treguar “sa e rëndësishme është natyra për mirëqenien tonë psikologjike dhe fiziologjike”.

    Në shërimin e saj nga kanceri, princesha ka folur për rëndësinë e kalimit të kohës në natyrë, të cilën e përshkroi si “strehën” e saj.

    Ajo ka përshëndetur përfitimet e shenjta të natyrës, të cilat i përshkroi në terma pothuajse shpirtërorë, në një seri videosh që tregojnë ndryshimin e stinëve.

    Ky besim në natyrë tani po zbatohet në projektin e saj të hershëm – Qendra e Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme, sipas BBC.

    Princesha e Uellsit tha se dëshiron të inkurajojë mënyrat e përdorimit të botës natyrore për të përmirësuar ndjenjën e kreativitetit të fëmijëve dhe për të ndihmuar zhvillimin e tyre emocional. /Klankosova.tv

  • Dy aksidente në pak metra - kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë (VIDEO)

    Dy aksidente në pak metra – kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë (VIDEO)

    Dy aksidente në pak metra - kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë (VIDEO)

    Përveç kësaj përplasjeje, vetëm disa metra më poshtë ka ndodhur edhe një aksident tjetër trafiku, duke shkaktuar tollovi të madhe në komunikacion.

    Sipas informacioneve të Klan Kosova, fatmirësisht nga këto aksidente nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

    Ndërkohë, njësitet e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.

    Si pasojë e dy aksidenteve të njëpasnjëshme, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Pejë–Prishtinë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

    Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

  • Reece James jashtë fushave deri në janar, kapiteni i Chelseat i nënshtrohet operacionit

    Reece James jashtë fushave deri në janar, kapiteni i Chelseat i nënshtrohet operacionit

    Reece James jashtë fushave deri në janar, kapiteni i Chelseat i nënshtrohet operacionit

    Reece James pritet të mungojë deri në mesin e janarit të vitit 2027, pasi ka pësuar një lëndim në gju dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Chelsea ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës ka kryer me sukses një operacion të vogël në gju, pasi u lëndua gjatë stërvitjes para ndeshjes ndaj Bournemouthit.

    Sipas raportimeve të mediave angleze, mbrojtësi 26-vjeçar pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj, me rikthimin e tij të mundshëm në mesin e janarit. Megjithatë, Chelsea nuk ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e tij.

    Mungesa e James është një goditje për trajnerin Xabi Alonso, pasi anglezi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe mund të luajë si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë.

    James tashmë ka nisur fazën e rehabilitimit, ndërsa klubi londinez do ta përcjellë nga afër rikuperimin e kapitenit, pa e nxituar rikthimin e tij në fushë.

  • Chivu kërkon reagim nga Inter pas humbjes në Champions

    Chivu kërkon reagim nga Inter pas humbjes në Champions

    Duke folur para përballjes në stadiumin “Dall’Ara”, Chivu ka pranuar se Inter nuk ka reaguar siç duhet pas pësimit të golit të dytë, kur, sipas tij, skuadra e ka humbur organizimin dhe qartësinë në lojë.

    “Duhet të reagojmë. Askush nuk po na pret dhe nuk kemi kohë të qajmë”, ka deklaruar trajneri zikaltër.

    Chivu ka marrë përgjegjësinë për paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se përmirësimi duhet të nisë nga ai vetë.

    “Përgjegjësi i parë jam unë. Duhet të jemi të gjithë në të njëjtën linjë dhe t’i marrim përsipër përgjegjësitë tona”, ka thënë ai.

    Trajneri ka pranuar se humbja ka qenë e dhimbshme, sidomos për shkak të pritshmërive që Inter ka pasur në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ai ka kërkuar që rezultati të mos shndërrohet në dramë, por të shërbejë si mundësi për të përmirësuar lojën.

    Sipas Chivu, një nga problemet kryesore ka qenë presioni individual, në vend të presionit të organizuar si grup. Ai ka theksuar se skuadrës i duhet më shumë komunikim, energji dhe koordinim, veçanërisht në fazën e mbrojtjes.

    “Duhet t’i përmirësojmë disa detaje. Ne i kemi parimet tona të lojës, por të gjithë duhet të veprojnë sipas së njëjtës ide. Duhet të maturohemi dhe të jemi më të bashkuar në fushë”, ka shtuar Chivu.

    Inter do të ketë edhe një mungesë të rëndësishme në javët e ardhshme. Kapiteni Lautaro Martinez do të qëndrojë jashtë për disa javë për shkak të një problemi fizik. Sipas Chivu, gjendja e sulmuesit do të rivlerësohet pas ndërprerjes së kampionatit.

    Trajneri ka vlerësuar gjithashtu portierin Provedel, për të cilin ka thënë se mund t’i ndihmojë skuadrës gjatë këtij sezoni.

    Për Inter, sfida me Bologna paraqet një mundësi për t’u rikthyer te rezultatet pozitive dhe për të treguar se humbja në Evropë nuk do ta përcaktojë vazhdimin e sezonit.

    Burimi: RTKLive

  • Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës, suspendohen dy policë në Shqipëri

    Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës, suspendohen dy policë në Shqipëri

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku shfaqen duke tejkaluar detyrën gjatë ndërhyrjes në protestën e zhvilluar në Tiranë.

    Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për E. P. dhe T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vendimi për pezullimin e tyre është marrë menjëherë pas publikimit të pamjeve, në të cilat dy punonjësit dyshohet se kanë vepruar në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes.

    Burimi: Dukagjini

  • Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

    Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

    Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Sipas aktakuzës, më 12 gusht 2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, Llugiqi dyshohet se e ka kanosur Ramush Haradinajn.

    Po ashtu, ai dyshohet se nga fillimi i gushtit deri më 12 gusht 2026, përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj Haradinajt, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.

    Për këto pretendime, i pandehuri do të përballet me procedurat gjyqësore lidhur me dy veprat penale për të cilat akuzohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kompany: Bayern është pranë formës më të mirë

    Kompany: Bayern është pranë formës më të mirë

    Kampioni gjerman do të përballet të shtunën me RB Leipzig, pas barazimit 2:2 ndaj Augsburg në Bundesligë dhe atij 3:3 kundër Viking në Ligën e Kampionëve.

    Në të dyja ndeshjet, Bayern është gjetur në disavantazh, duke u detyruar të rikthehet për të shpëtuar një pikë. Skuadra ka pasur vështirësi në mbrojtje dhe nuk ka arritur t’i shfrytëzojë të gjitha rastet e krijuara.

    Aktualisht, Bayern renditet në vendin e tretë në Bundesligë, dy pikë prapa liderëve Freiburg dhe Borussia Dortmund.

    Megjithatë, Kompany nuk beson se rezultatet e fundit e pasqyrojnë plotësisht gjendjen e skuadrës.

    “Ne duam të sulmojmë. Kam ndjenjën se jemi shumë pranë versionit tonë më të mirë”, ka deklaruar trajneri në konferencën për media.

    Ai ka theksuar se skuadra ka krijuar shumë raste në dy ndeshjet e fundit.

    “Në dy ndeshjet e fundit kemi gjuajtur pesëdhjetë herë drejt portës. Nëse i përmirësojmë disa gjëra, nuk jemi larg formës sonë më të mirë”, ka thënë Kompany.

    Trajneri belg ka vlerësuar edhe përkushtimin e futbollistëve në stërvitje, duke thënë se skuadra është e motivuar për sfidat e ardhshme.

    “Jemi të përqendruar dhe të motivuar. I presim me padurim këto ndeshje, sepse duam ta masim veten kundër skuadrave më të mira”, ka shtuar ai.

    Pas ndeshjes me Leipzig, Bayern e presin përballja me Arsenal në Ligën e Kampionëve dhe ajo me Freiburg në Bundesligë. Më pas, bavarezët do të luajnë kundër Magdeburg në Kupën e Gjermanisë, para derbit me Borussia Dortmund më 31 tetor.

    Burimi: RTKLive