Category: Lajme

  • Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë

    Kapacitetet ushtarake të NATO-s janë dukshëm superiore ndaj atyre të Rusisë, ka deklaruar gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandant i lartë i aleancës, në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel.

    Sipas tij, kapacitetet që NATO-ja do të angazhonte në një konflikt të madh e tejkalojnë ndjeshëm fuqinë ushtarake të Moskës. Ai përmendi aeroplanët luftarakë F-35, shkatërruesit dhe nëndetëset moderne që zotëron aleanca.

    Grynkewich u shpreh i bindur se Rusia nuk do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë ndaj Evropës, duke argumentuar se presidenti rus, Vladimir Putin, po mbështetet në metoda të tjera, si sabotimi.

    Ai theksoi se parandalimi ushtarak duhet të ruhet përmes modernizimit të forcave të armatosura, stërvitjeve të gjera dhe demonstrimit të kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s.

    Gjenerali amerikan kritikoi gjithashtu përdorimin e termit të përgjithshëm “sulme hibride”, duke kërkuar që veprimet e Rusisë të emërtohen më saktë.

    “Sabotimi, zjarrvënia apo sulmet terroriste janë terma të saktë, që kërkojnë përgjigje të qarta”, ka theksuar ai.

    I pyetur nëse Evropa është tashmë në luftë me Rusinë, Grynkewich tha se Putini po luan një lojë të rrezikshme, duke synuar të krijojë frikë te qytetarët evropianë dhe t’i bindë ata se mbështetja për Ukrainën mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.

    Megjithatë, sipas gjeneralit, kjo strategji deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e synuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjenerali i NATO-s: Kapacitetet tona ushtarake janë shumë më të fuqishme se ato të Rusisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Fotografia prekëse e elefantit me këlyshin e ngordhur fiton çmimin prestigjioz të vitit 2026

    Fotografia prekëse e elefantit me këlyshin e ngordhur fiton çmimin prestigjioz të vitit 2026

    Fotografia prekëse e elefantit me këlyshin e ngordhur fiton çmimin prestigjioz të vitit 2026

    Një fotografi prekëse e një elefanti që mban trupin e një këlyshi të ngordhur i ka siguruar fotografit italian Federico Veronesi çmimin “Wildlife Photographer of the Year 2026”, një nga konkurset më të njohura të fotografisë së botës së egër.

    Fotografia u realizua në luginën e lumit Huab në Namibi, ku Veronesi vuri re gjurmë të pazakonta zvarritjeje në rërën e një shtrati lumi të tharë. Duke i ndjekur ato, ai hasi elefantin që mbante këlyshin me feçkë, ndërsa njërën këmbë ia kishte kapur mes feçkës dhe dhëmbit.

    Fillimisht, fotografi mendoi se bëhej fjalë për nënën e këlyshit, por studiuesit i thanë se kjo nuk mund të konfirmohej. Sipas tyre, elefanti kishte humbur një këlysh disa vjet më parë dhe ishte vërejtur edhe më herët duke mbajtur këlyshë të ngordhur të elefantëve të tjerë.

    Veronesi e përshkroi këtë përvojë si një nga momentet më emocionuese dhe dramatike të karrierës së tij 20-vjeçare në fotografinë e kafshëve.

    Ai shpreson që fotografia t’i nxisë njerëzit t’i shohin kafshët jo vetëm përmes pamjes së tyre fizike, por edhe si qenie me marrëdhënie, kujtime dhe emocione.

    Konkursi përfshin edhe fotografi të tjera të vlerësuara, të cilat dokumentojnë sjellje të veçanta dhe momente të rralla nga jeta e kafshëve në natyrë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Fotografia prekëse e elefantit me këlyshin e ngordhur fiton çmimin prestigjioz të vitit 2026 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës

    Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës

    Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se synimet e Vladimir Putinit shkojnë përtej pushtimit të territoreve ukrainase, duke vënë në rrezik vetë ekzistencën e shtetit.

    “Putini do të na shkatërrojë”, ka deklaruar Zelensky, duke theksuar se Rusia nuk dëshiron të ndalet apo ta ngrijë konfliktin.

    Ai ka vlerësuar se Evropa është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe ka paralajmëruar se përparimi i mëtejshëm rus mund të shkaktojë një valë të re të emigrimit të ukrainasve, raporton The Guardian.

    Zelensky ka shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj deklaratave amerikane për vështirësitë në komunikimin me të, duke kujtuar se Ukraina ishte sulmuar me më shumë se 1.000 dronë vetëm një ditë më parë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky paralajmëron: Putini synon shkatërrimin e Ukrainës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

    IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

    IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po zhvillon aktivitete të shumta informuese dhe edukative në të gjitha rajonet e vendit.

    Sipas njoftimit të IKShPK-së, aktivitetet po realizohen përmes Qendrave Rajonale të Shëndetit Publik, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, arsimore dhe partnerët lokalë.

    Në Pejë janë organizuar aktivitete solidariteti, përfshirë dhurimin e flokëve në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit, si dhe ligjërata edukativo-shëndetësore.

    Në Prizren janë mbajtur aktivitete simbolike me mbjelljen e fidanëve nga gratë e mbijetuara dhe organizata “Burrneshat”, si dhe ligjërata në disa lokalitete.

    Ndërkaq, në Mitrovicë është organizuar marsh tradicional në shenjë solidariteti dhe ndërgjegjësimi, ndërsa në Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë janë zhvilluar ligjërata informuese në shkolla, institucione publike dhe qendra shëndetësore.

    “Përmes këtyre aktiviteteve, synohet rritja e ndërgjegjësimit për faktorët e rrezikut, njohja e shenjave dhe simptomave, rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit.

    Kujdesi për shëndetin fillon me informimin dhe veprimin në kohë! Kontrollohu, për veten, për jetën!”, shkroi IKShPK./Klankosova.tv

  • 11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

    11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

    11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë evidentuar 11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

    Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, gjashtë raste janë identifikuar në Suharekë, tri në Prizren dhe dy në Malishevë.

    “Kompania apelon te të gjithë konsumatorët që të respektojnë ligjin dhe të mos bëjnë ndërhyrje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit”, thotë KRU “Hidroregjioni Jugor”./Klankosova.tv

  • Zelensky: Putini dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, në rrezik është ekzistenca e vendit

    Zelensky: Putini dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, në rrezik është ekzistenca e vendit

    Zelensky: Putini dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, në rrezik është ekzistenca e vendit

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se synimet e presidentit rus, Vladimir Putin, shkojnë përtej pushtimit të territoreve ukrainase, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit ukrainas.

    “Putini do të na shkatërrojë”, ka deklaruar Zelensky, duke theksuar se Rusia nuk e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

    Sipas tij, kërkesat e Moskës nuk kanë të bëjnë vetëm me Donbasin apo me pjesë të tjera të territorit ukrainas, por me vetë ekzistencën e vendit.

    “Ne jemi ende në këmbë dhe po luftojmë. Cila është alternativa tjetër? Asgjësimi”, ka thënë ai.

    Zelensky ka shprehur gjithashtu bindjen se Evropa aktualisht është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe e vetëdijshme për rreziqet që paraqet lufta me Rusinë.

    “Evropa është shumë e bashkuar dhe është e vetëdijshme për të gjitha rreziqet”, ka deklaruar presidenti ukrainas, duke përmendur edhe incidente të fundit në Bullgari, Gjermani, Poloni dhe Rumani.

    Ai ka theksuar se për sa kohë që Ukraina vazhdon të rezistojë, rreziku i përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë në Evropë mbetet më i kufizuar.

    Kreu i shtetit ukrainas ka paralajmëruar se përparimi i mëtejshëm i forcave ruse mund të shkaktojë edhe një valë të re të emigrimit të ukrainasve drejt vendeve evropiane.

    Duke folur për qëndrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Zelensky ka thënë se ai dëgjon shpesh prej tij se synimi është t’u jepet fund vrasjeve. Megjithatë, ai ka theksuar se Rusia është ajo që ka hyrë në territorin ukrainas dhe po vazhdon ofensivën.

    “Rusia po na vret në territorin tonë. Ata hynë në tokën tonë dhe po vazhdojnë të shtyhen më thellë. Nuk duan të ndalen. Siç e shihni, nuk duan as ta ngrijnë konfliktin”, ka thënë Zelensky, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për kufijtë në të cilët do të ndalej Rusia në rast se lufta do të vazhdonte.

    Zelenskyy ka shprehur frustrimin e tij edhe lidhur me deklaratat amerikane për vështirësitë në komunikimin me të. Ai ka bërë të ditur se vetëm një ditë më parë Ukraina ishte sulmuar me më shumë se 1.000 dronë, ndërsa nga pala amerikane ishte thënë se ishte e vështirë të bisedohej me presidentin ukrainas.

  • Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik

    Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik

    Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, në një deklaratë lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme për kontratën e kontestuar të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), e cilësoi këtë vendim si një fitore për drejtësinë, interesin publik dhe 350 punëtorët e ndërmarrjes.

    Kryetari Rama theksoi se vendimi, i cili e kthen çështjen në pikën zero, është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjen për mbrojtjen e pronës publike të Kryeqytetit në Lakrishte.

    Ai rikujtoi se, që nga fillimi i mandatit të tij të parë, ka insistuar në hetimin e kontratës dhe të procesit përkatës, duke sqaruar se ky proces është iniciuar dhe zhvilluar në vitin 2021, gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë. Vendimi është marrë më 27 prill, kontrata është nënshkruar më 17 maj, leja e ndërtimit është lëshuar më 16 gusht, ndërsa aneks-kontrata është nënshkruar më 5 tetor të atij viti.

    “Ne as nuk e kemi iniciuar, as negociuar dhe as nënshkruar këtë kontratë. Por kemi marrë përgjegjësinë për ta mbrojtur pronën publike dhe interesin e qytetarëve të Prishtinës”, deklaroi Kryetari Rama.

    Duke falënderuar Gjykatën Supreme për trajtimin e çështjes, Kryetari Rama theksoi se ka besuar në drejtësi dhe ka insistuar në ligjshmëri gjatë gjithë këtij procesi.

    “Sot fitoi interesi publik! Fitoi drejtësia! Fituan 350 punëtorët e NPB-së!”, u shpreh ai.

    Kryetari Rama ftoi organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe mekanizmat e pavarur monitorues që ta përcjellin nga afër procesin e rivendosjes së rastit, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe respektim të ligjit.

    Ai bëri të ditur se Kryeqyteti do t’i shtojë kapacitetet juridike dhe do ta forcojë mbikëqyrjen institucionale gjatë këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e plotë të interesit publik dhe të të drejtave të punëtorëve të NPB-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

    Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

    Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

    Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të hap sonte, nga ora 18:00, ekspozitën “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, të kuruar nga Mikaela Minga, e cila sjell në vëmendje historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe kontributin e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare.

    Përmes kërkimit arkivor dhe dokumentimit historik, ekspozita synon të rindërtojë rrugëtimin e fondit fotografik të kësaj studioje, duke ndriçuar veprimtarinë e saj, njerëzit që e krijuan dhe e trashëguan, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

    Një vëmendje e veçantë i kushtohet Krisanthi Venetik-ut, përfaqësueses së fundit të studios, jeta e së cilës pasqyron fatet komplekse dhe, në disa raste, tragjike të familjes Venetiku.

    Përtej vlerave artistike dhe dokumentare të fotografive, ekspozita trajton marrëdhënien mes fotografisë, kujtesës dhe historisë.

    Përmes këtij rrugëtimi, ekspozita synon të rikthejë në kujtesën kolektive historinë e një studioje fotografike dhe të njerëzve që qëndruan pas saj, duke kontribuar në njohjen dhe rivlerësimin e trashëgimisë fotografike shqiptare./KlanKosova.tv

  • I vendosën bombë në makinën e gruas, rrëfehet avokati shqiptar (VIDEO)

    I vendosën bombë në makinën e gruas, rrëfehet avokati shqiptar (VIDEO)

    I vendosën bombë në makinën e gruas, rrëfehet avokati shqiptar (VIDEO)

    Avokati Idajet Beqiri, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth vendosjes së një bombe në makinën bashkëshortes së tij, zonjës Nexhmije.

    Ai e konsideron si akt të pastër terrorizmi, pasi sipas tij, cak i sulmit ishte vetë ai, transmeton Klankosova.tv.

    “Ata kanë parë dokumentet, por në fakt Nexhi nuk ka hipur asnjëherë në atë autoveturë, ai është mjeti im i punës. Pra është makina ime. E dyta, shënjestra faktikisht isha unë në këtë akt terrorist”, tha ai në Klan Kosova.

  • Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030

    Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030

    Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030

    Çmimi i një pakoje me 20 cigare në Gjermani mund të rritet në 11.36 euro deri në vitin 2030, si pasojë e rritjes graduale të taksave mbi duhanin.

    Aktualisht, një pako mesatare kushton rreth 8.05 euro, ndërsa sipas përllogaritjeve që shoqërojnë ndryshimet e propozuara, çmimi pritet të rritet në 8.77 euro në vitin 2027, 9.56 euro në vitin 2028 dhe 10.42 euro në vitin 2029.

    Ndërkohë, disa marka premium mund të kushtojnë deri në 14 euro për pako. Rritje të çmimeve pritet të ketë edhe për duhanin që mbështillet manualisht.

    Përmes këtyre ndryshimeve, qeveria gjermane synon të sigurojë rreth 12 miliardë euro të ardhura shtesë gjatë katër viteve të ardhshme. Të ardhurat shtesë nga taksat pritet të arrijnë në rreth 1.5 miliard euro në vitin 2027 dhe në 4.5 miliardë euro deri në vitin 2030.

    Megjithatë, industria e duhanit ka shprehur shqetësimin se rritja e taksave mund t’i shtyjë konsumatorët drejt tregut të zi ose produkteve më të lira nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

    Deputeti i CDU-së, Carsten Brodesser, ka kërkuar rritje më të moderuara të taksave, duke paralajmëruar se shtrenjtimi i madh mund të dëmtojë tregtinë e ligjshme dhe të ulë të ardhurat tatimore. Propozimi i tij nuk u miratua.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali