Category: Lajme

  • Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar

    Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar

    Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku Milan Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të ish-presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, në një tubim elektoral të partis së tij në Kragujevc.

    Haxhiu shkroi në Facebook, se shfaqja e Radoiçiqit në tubime të tilla dëshmon se ai jo vetëm që qëndron i lirë në Serbi, por edhe pritet në rrethet e pushtetit, ndonëse e ka marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    “Njeriu që mori publikisht përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi dhe që kërkohet ndërkombëtarisht, në vend që t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, shfaqet lirshëm në tubimin e partisë në pushtet në Serbi. Kjo nuk mund të trajtohet thjesht si mungesë e bashkëpunimit me drejtësinë. Prania e tij në rrethet e afërta me pushtetin ngre pyetje të drejtpërdrejta për përgjegjësinë politike të autoriteteve serbe, të cilat duhet t’i japin fund mbrojtjes së tij dhe ta dorëzojnë në Kosovë, ku duhet të përgjigjet për sulmin që organizoi”, ka shkruar Haxhiu.

    Ajo ka kërkuar edhe reagim të qartë nga bashkësia ndërkombëtare, duke vlerësuar se kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit dhe personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë duhet të shoqërohet me trysni konkrete ndaj autoriteteve serbe.

    “Një sjellje e tillë kërkon reagim të qartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit dhe të personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë autoriteteve të Kosovës duhet të shoqërohet me trysni konkrete dhe pasoja për mosdorëzimin e tyre. Çdo tolerim i mëtejshëm përçon mesazhin se një sulm terrorist mund të organizohet, të marrë jetë njerëzish dhe të mbetet pa ndëshkim, për sa kohë autorët gëzojnë mbrojtjen e pushtetit. Për Kosovën, drejtësia për Afrim Bunjakun dhe vënia para përgjegjësisë e organizatorëve të sulmit në Banjskë mbeten detyrim i patjetërsueshëm. Vendi i tyre është para gjykatave të Republikës së Kosovës. As koha e as afërsia me pushtetin në Beograd nuk do t’i amnistojnë ata që e përgatitën dhe e kryen sulmi”,u shpreh kryeparlamentarja./Klankosova.tv

       

  • S’ka fitues në ‘Bajram Aliu’

    S’ka fitues në ‘Bajram Aliu’

    Derbi drenicas ka dhuruar një ndeshje të kënaqshme, me raste të mira dhe katër gola të shënuara.

    Mysafirët nga Drenasi e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Lorik Dobratiqi ishte autor i golit për 0:1.

    Megjithatë, reagimi i Drenicës ishte i menjëhershëm. Vetëm tri minuta më vonë, vendasit barazuan shifrat në 1:1 pas një autogoli të futbollistëve të Feronikelit ’74. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

    Në fraksionin e dytë, Drenica arriti ta përmbyste rezultatin. Genc Hamiti shënoi në minutën e 62-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës nga Skënderaj për 2:1.

    Por Feronikeli ’74 nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në lojë. Ibrahim Cervadiku realizoi në minutën e 72-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:2.

    Pas këtij barazimi, Drenica renditet në pozitën e shtatë me 10 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 zë vendin e tetë me shtatë pikë të grumbulluara.

    Në xhiron e ardhshme, Drenica do të udhëtojë në Anamoravë për t’u përballur me Gjilanin, kurse Feronikeli ’74 do ta presë Llapin në Drenas.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për dorëzimin e Radoiçiqit

    Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për dorëzimin e Radoiçiqit

    Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se këto pamje dëshmojnë se organizatori i sulmit në Banjskë jo vetëm që gjen strehë në Serbi, por edhe pritet në rrethet e pushtetit.

    “Më 24 shtator 2023, grupi terrorist i armatosur rëndë, në krye me Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Republikës së Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Sulmi synonte të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës sonë. Institucionet e Kosovës e zmbrapsën atë sulm, por përgjegjësit e tij ende nuk janë përballur me drejtësinë. Njeriu që mori publikisht përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi dhe që kërkohet ndërkombëtarisht, në vend që t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, shfaqet lirshëm në tubimin e partisë në pushtet në Serbi”, ka shkruar Haxhiu.

    Sipas saj, kjo nuk mund të trajtohet thjesht si mungesë e bashkëpunimit me drejtësinë.

    “Prania e tij në rrethet e afërta me pushtetin ngre pyetje të drejtpërdrejta për përgjegjësinë politike të autoriteteve serbe, të cilat duhet t’i japin fund mbrojtjes së tij dhe ta dorëzojnë në Kosovë, ku duhet të përgjigjet për sulmin që organizoi”, ka shtuar Haxhiu.

    Për kryeparlamentaren e Kosovës, një sjellje e tillë kërkon reagim të qartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    “Kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit dhe të personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë autoriteteve të Kosovës duhet të shoqërohet me trysni konkrete dhe pasoja për mosdorëzimin e tyre. Çdo tolerim i mëtejshëm përçon mesazhin se një sulm terrorist mund të organizohet, të marrë jetë njerëzish dhe të mbetet pa ndëshkim, për sa kohë autorët gëzojnë mbrojtjen e pushtetit”, ka nënvizuar Haxhiu.

    Në fund, kryetarja e Kuvendit ka thënë se afërsia me pushtetin në Beograd nuk duhet t’i amnistojë përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit 2023.

    “Për Kosovën, drejtësia për Afrim Bunjakun dhe vënia para përgjegjësisë e organizatorëve të sulmit në Banjskë mbeten detyrim i patjetërsueshëm. Vendi i tyre është para gjykatave të Republikës së Kosovës. As koha e as afërsia me pushtetin në Beograd nuk do t’i amnistojnë ata që e përgatitën dhe e kryen sulmin”, ka përfunduar Haxhiu.

    Burimi: RTKLive

  • Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente

    Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente

    Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente

    Vetëm pak ditë pasi mori detyrën e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.

    Shiroka ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke sjellë një stil të ri dhe më të freskët.

    Transformimi i saj vjen në ditët e para pas marrjes së detyrës së re, ndërsa ndryshimi në pamje nuk ka kaluar pa u vënë re.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentja Justina Shiroka ndryshon pamje pak ditë pasi u bë presidente appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Super derbi rajonal, Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët në një ndeshje me katër gola

    Super derbi rajonal, Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët në një ndeshje me katër gola

    Super derbi rajonal, Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët në një ndeshje me katër gola

    Drenica dhe Feronikeli kanë zhvilluar një derbi rajonal spektakolar, që u mbyll me barazimin 2-2.

    Mysafirët ndoshta merituan më shumë, duke pasur parasysh rastet e shumta të shpërdoruara, por në fund arritën ta fitojnë pikën e parë në udhëtim.

    Lorik Dobratiqi kaloi Feronikelin në epërsi, por Drenica barazoi menjëherë në aksionin pasues, pas autogolit të Krešimir Luetiq.

    Në pjesën e dytë, Drenica kaloi në epërsi me Genc Hamitin, por Feronikeli nuk u dorëzua.

    Ibrahim Cërvadiku realizoi golin e barazimit, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë të merituar.

    Pas këtij barazimi, Feronikeli do të luajë në mesjavë kundër Llapit, ndërsa Drenicën e pret udhëtimi te Gjilani./Klankosova.tv

      

  • Interi fiton 3-0 ndaj Parmas, zikaltrit e mbyllin çështjen që në pjesën e parë

    Interi fiton 3-0 ndaj Parmas, zikaltrit e mbyllin çështjen që në pjesën e parë

    Interi fiton 3-0 ndaj Parmas, zikaltrit e mbyllin çështjen që në pjesën e parë

    Interi e ka nisur me fitore ndeshjen ndaj Parmas, duke triumfuar me rezultat të pastër 3-0.
    Zikaltrit ishin dominues që në pjesën e parë, kur edhe i shënuan të tre golat e takimit.
    Petar Suçiq zhbllokoi rezultatin, ndërsa Hakan Çalhanoglu dyfishoi epërsinë nga pika e penalltisë. Para përfundimit të pjesës së parë, Marcus Thuram shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e Interit, transmeton Klankosova.tv.

    Në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi dhe Interi siguroi një fitore të merituar.
    Interi në xhiron tjetër luan te skuadra e papërshtatshme Bologna, kurse Parma e pret Torinon.

  • Haliti shpreh ngushëllime për rastin në Pozheran: Përgjegjësit të përballen me drejtësinë

    Haliti shpreh ngushëllime për rastin në Pozheran: Përgjegjësit të përballen me drejtësinë

    Haliti shpreh ngushëllime për rastin në Pozheran: Përgjegjësit të përballen me drejtësinë

    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani, pas vdekjes të dy anëtarëve të saj dhe plagosjes së një tjetri.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Vitisë në Facebook, Haliti e ka cilësuar rastin si akt të rëndë dhune, ndërsa ka kërkuar që organet kompetente të zbardhin sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.

    “Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim”, ka shkruar Haliti.

    Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

    “Njëkohësisht, shpreh shqetësimin dhe indinjatën time të thellë për këtë rast të rëndë dhe bëj thirrje që organet kompetente të veprojnë me urgjencë, të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës së njeriut duhet të mbeten përparësi e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë. Në këto çaste të rënda, ndaj dhimbjen me familjen Bogujevci dhe lutem që ajo të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje të parikuperueshme. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci!”, thuhet në postim./Klankosova.tv

     

  • Nis hetimi për dhunë policore në Saraj|Video

    Nis hetimi për dhunë policore në Saraj|Video

    Pas dhunës së ushtruar ndaj dy të rinjve shqiptarë nga njësiti antidrogë i policisë së Maqedonisë së Veriut, nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po bëjnë hetime për zbardhjen e plotë të rastit, pas të cilit do të japin hollësi rreth tij.

    Ministria e Brendshme po ndërmerr masa dhe aktivitete për të përcaktuar gjendjen faktike, rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

    VLEN ka shprehur shqetësim për rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga zyrtarë policorë, duke kërkuar hetim të paanshëm dhe përgjegjësi në rast se konstatohen shkelje të ligjit.

    Nga kjo parti theksojnë se dhuna nuk mund të arsyetohet me uniformë dhe se çdo tejkalim i kompetencave duhet të marrë përgjigjen e merituar ligjore.

    Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë publikuar disa pamje për të cilat thonë se janë të momentit të dhunës së ushtruar nga policia ndaj dy të rinjve shqiptarë.

    BDI kërkon nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si trajtohet ky rast dhe të japë dorëheqje. Nga kjo parti kërkojnë që hetimi të zhvillohet me seriozitet dhe transparencë, ndërsa Prokuroria të ndërmarrë veprimet e nevojshme në bazë të provave.

    Burimi: RTKLive

  • 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010|Video

    63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010|Video

    Sipas të dhënave të përmendura për vrasjet e grave në Kosovë, kjo është gruaja e 63-të e vrarë nga bashkëshorti që nga viti 2010. Pas ngjarjes ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ka theksuar se institucionet duhet të veprojnë para se dhuna të përfundojë me vrasje.

    “Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla në reagimin e saj publik.

    Kosova e ka të përfshirë drejtpërdrejt në nenin 22 të Kushtetutës Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Ajo përcakton standarde për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të kryesve.

    Në vitin 2022, me iniciativën e presidentes së atëhershme, Vjosa Osmani, u formua Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili gjatë dy vjetëve të punës nxori rekomandime konkrete për luftimin e dhunës me bazë gjinore, përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme ligjore. Megjithatë, sipas të dhënave të përmendura, këshilli u mblodh vetëm dy herë.

    Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës vlerëson se mbledhja e këshillit nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por duhet të pasohet nga veprime konkrete të institucioneve për hetimin e rasteve dhe përmirësimin e legjislacionit.

    “Presim që nga kjo mbledhje institucionet tona të dalin me hapa konkretë për veprimet që do t’i ndërmarrin, për hetime adekuate të këtyre rasteve, si dhe për ndryshime në legjislacion, të cilat po duket se janë gjithnjë e më të nevojshme, në mënyrë që dhuna ndaj grave dhe vrasja e grave të trajtohen edhe në legjislacionin tonë, por edhe të jenë prioritet kombëtar dhe të kenë vëmendjen e institucioneve”, theksoi ajo.

    Nevojën për trajtim urgjent të problemit e thekson edhe Ilir Havolli, kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, i cili vë në pah rëndësinë e ndërhyrjes institucionale dhe të investimit në shëndetin mendor.

    “Nuk mund ta konceptojmë dhe ta pranojmë dhunën si diçka normale në shoqërinë tonë. Dhe si e tillë, problematika kryesore qëndron te shteti ynë, sepse shteti nuk investon në promovimin e shëndetit mendor dhe trajtimin e këtyre rasteve. Ne kemi politika në letër, por ato politika asnjëherë nuk janë të zbatuara”, pohoi Havolli.

    Të dhënat e përmendura tregojnë se gratë e moshës 30-40 vjeç përbëjnë grupin me numrin më të madh si viktima të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në raportin 6-mujor të këtij viti, 1335 raste kanë raportuar dhunë në familje.

    Burimi: RTKLive

  • Me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të FSK-së dhe ish-ushtarit të UÇK-së

    Me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të FSK-së dhe ish-ushtarit të UÇK-së

    Me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të FSK-së dhe ish-ushtarit të UÇK-së

    Me nderime të larta ushtarake është varrosur sot në Polac të Skënderajt, Ali Ngucati, zyrtar i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit të FSK-së, në homazhet e mbajtura në Shtëpinë e Kulturës në Skenderaj morën pjesë familjarë, miq, kolegë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë.

    Pas homazheve u mbajt edhe një akademi përkujtimore, ku u vlerësua kontributi i tij gjatë luftës çlirimtare dhe në ndërtimin e institucioneve të sigurisë pas luftës, raporton Klankosova.tv

    “Në emër të Komandantit të FSK-së dhe të gjithë ushtarakëve, fjalën e mori zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, i cili pasi shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët, vlerësoi lart kontributin e çmuar, përkushtimin dhe angazhimin e Ali Ngucatit në shërbim të atdheut, duke theksuar rëndësinë e veprës dhe angazhimit të tij ndër vite, që nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri në formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    Në Akademi gjithashtu folën nënkryetari i Komunës së Skënderajt, z.Fadil Nura, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, z.Faik Fazliu, dhe në emër të familjes vajza Alisa Ngucati, të cilët vlerësuan lartë kontributin e Aliut si në luftë po edhe pas luftës në krijimin e institucioneve të sigurisë në vende”.

    “Ali Ngucati ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada 114 e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe vdekja e ndau në pozitën civile, zyrtar i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    I ndjeri la pas vetes babanë, bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të cilët i rriti dhe i edukoi me dashuri, përkushtim dhe frymë të thellë atdhedashurie, duke ua përcjellë vlerat dhe idealet që e karakterizuan edhe vetë gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Klankosova.tv