Category: Lajme

  • Shqiponja e mbyll aventurën në garat evropiane

    Shqiponja e mbyll aventurën në garat evropiane

    Ndonëse ishte duke udhëhequr shumicën e kohës, Shqiponja pësoi të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga skuadra izraelite, Bnot-Herzliya, me rezultat 29:27.

    Skuadra mysafire e fitoi edhe ndeshjen e parë dhe avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

    Sia Celine Tolno i shënoi 10 gola për skuadrën gjakovare. Gjashtë i kishte Ana Carolini Gonçalves.

    Shqiponja luajti dukshëm më mirë se në ndeshjen e parë, por në fund  mbeti pa fitore.

    Burimi: RTKLive

  • Blogu ushtarak italian: Tensionet etnike dhe politike në veri, burim i paqëndrueshmërisë në Kosovë

    Blogu ushtarak italian: Tensionet etnike dhe politike në veri, burim i paqëndrueshmërisë në Kosovë

    Blogu ushtarak italian: Tensionet etnike dhe politike në veri, burim i paqëndrueshmërisë në Kosovë

    Nga 14 tetori i këtij viti, KFOR-in do ta marrë nën drejtim gjenerali italian, Roberto Vergori. Në shkrimin e ““Brigatafolgore” për tranzicionin e komandës, thuhet se prej sfidave kryesore në Kosovë mbetet Veriu, Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, kërcënimet hibride e dezinformomi dhe koordinimi shumënivelësh.

    Sa i përket Veriut, në njoftim thuhet se fërkimet e vazhdueshme etnike dhe politike vazhdojnë të jenë faktor kryesor i paqëndrueshmërisë.

    “Tensionet në veri të Kosovës: Fërkimet e vazhdueshme etnike dhe politike në komunat me shumicë serbe në veri vazhdojnë të jenë faktori kryesor i paqëndrueshmërisë, duke kërkuar kontroll të vazhdueshëm dhe të balancuar”, thuhet në shkrim.

    Sa i përket Dialogut, thuhet se bllokadat dhe periudhat e përshkallëzimit verbal e diplomatike  bëjnë të domosdoshme praninë e KFOR-it si palë e tretë garantuese dhe neturale.

    “Normalizimi i marrëdhënieve Prishtina-Beograd: Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian vazhdon përmes fazave të ngërçit dhe periudhave të përshkallëzimit verbal dhe diplomatik, duke e bërë të domosdoshme praninë e KFOR-it si palë e tretë dhe garantues neutral.

    Kërcënimet Hibride dhe Dezinformimi: Përtej dimensionit tradicional të sigurisë, rajoni është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të jashtme që synojnë destabilizimin e ekuilibrit të pushtetit në Ballkan.

    Koordinim Shumënivelësh: Nevoja për të ruajtur ndërveprimin efektiv midis KFOR-it (ndërlidhës i sigurisë së nivelit të tretë), Policisë së Kosovës (ndërlidhës primar i sigurisë) dhe EULEX-it (ndërlidhës sekondar i sigurisë) për të parandaluar përshkallëzimet dhe për të menaxhuar menjëherë çdo krizë.”,thuhet “Brigatafolgore”.net.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Blogu ushtarak italian: Tensionet etnike dhe politike në veri, burim i paqëndrueshmërisë në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë

    Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë

    Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë

    Europoli, në bashkëpunim me agjencitë policore të Spanjës dhe Ekuadorit, ka goditur një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Në kuadër të operacionit të koduar “Kantabria”, janë arrestuar 20 të dyshuar në Ekuador.

    Operacioni u zhvillua më 8 tetor 2026, ndërsa autoritetet kryen kontrolle në 23 lokacione, në kuadër të hetimeve ndaj rrjetit kriminal që për vite me radhë kishte shfrytëzuar transportin detar për të kontrabanduar sasi të mëdha kokaine.

    Sipas Europolit, trafikantët fshihnin drogën në ngarkesa me banane, duke u mbuluar pas kompanive legale të importit dhe eksportit të frutave tropikale. Dërgesat niseshin nga Ekuadori drejt porteve evropiane.

    Hetimet zbuluan se rrjeti kishte krijuar një infrastrukturë të gjerë ndërkombëtare, me baza strategjike në Peru dhe lidhje logjistike në Belgjikë, Spanjë e Holandë, si dhe lidhje operative dhe financiare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Hetimi i përbashkët, i zhvilluar përgjatë disa vjetëve, çoi në sekuestrimin e më shumë se 43 tonëve kokainë gjatë 13 operacioneve të realizuara nga viti 2022 deri në vitin 2026.

    Një pjesë e rëndësishme e provave u sigurua përmes deshifrimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC. Ndër sekuestrimet më të mëdha të lidhura me rrjetin përmenden kapja e afro katër tonëve kokainë në Holandë, në dhjetor të vitit 2020, si dhe sekuestrimi i 13 tonëve në Spanjë.

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, e vlerësoi operacionin si dëshmi të rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të drogës.

    “Bashkëpunimi ndërkombëtar është forca jonë më e madhe në luftën kundër trafikimit të drogës. Rrjetet kriminale nuk njohin kufij, ashtu siç nuk njeh kufij as reagimi ynë”, deklaroi Brunner, duke shtuar se sekuestrimi i 43 tonëve drogë përbën një goditje ndaj rrugëve të trafikimit drejt Evropës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Europoli godet rrjetin e kokainës, arrestohen 20 persona dhe sekuestrohen 43 tonë drogë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trepça u kthehet fitoreve, triumfon bindshëm ndaj Vëllaznimit

    Trepça u kthehet fitoreve, triumfon bindshëm ndaj Vëllaznimit

    Skuadra mitrovicase shënoi kështu fitoren e parë në palestrën “Minatori” këtë sezon, duke treguar epërsi ndaj ekipit gjakovar.

    Trepça pati kontribut të rëndësishëm nga disa basketbollistë, pasi gjashtë lojtarë të saj e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.

    Më efikasi te mitrovicasit ishte Ja’cori Payne, i cili realizoi 16 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt triumfit.

    Në anën tjetër, te Vëllaznimi u dallua Kentrell Pullian, që ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 18 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e skuadrës gjakovare.

    Me këtë fitore, Trepça synon të vazhdojë me rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.

    Burimi: RTKLive

  • Cakolli: Mbarështimi i dhive dhe i deleve është fitimprurës|Video

    Cakolli: Mbarështimi i dhive dhe i deleve është fitimprurës|Video

    Në Malësinë e Gollakut jeton dhe punon duke u marrë me blegtori, fermeri Ramush Cakolli nga fshati Krilevë, i cili në fondin e tij blegtoral posedon dhi të kuqe dhe dele. Ai sqaron se bujqësinë dhe blegtorinë e kanë trashëgimi, derisa na bënë të ditur se kjo veprimtari është fitimprurëse.

    “Vlera që na japin dhitë është e bollshme çmimi është i mirë, diku 5 deri 6 euro është kilogrami i mishit, e qumështit është 2,5 euro një litër e kështu kur të mblidhen krejt në fund të muajit plus subvencionet është një burim i bollshëm”, tha Ramush Cakolli, fermer.

    Ai shpjegon se kanë kullosa të bollshme falë edhe largimit të fshatarëve nga fshati, derisa përparësi për ta është edhe jetesa e shëndoshë pasi ushqehen me prodhime bio.

    “Konsumatori duhet ta dijë se çfarë po blen. Nëse blen në ferma, blen mish të pastër, bio dhe natyral, por produkti duhet të jetë i pajisur edhe me matrikull. Çdo kec që blihet duhet ta ketë matrikullin dhe numrin e regjistrimit në AVUK, në mënyrë që të dihet sa muajsh është. Nëse blihet pa matrikull, atëherë nuk është prodhim i yni. Për atë që qytetarët blejnë nëpër tregje, i njoftoj se nuk është prodhim vendor”, shtoi ai.

    Fermeri Cakolli apelon tek institucionet lokale dhe qendrore që krahas kërkesës për shtim të vlerës së subvencionimit në bujqësi dhe blegtori që të prodhohen maksimalisht prodhime BIO, derisa kontrolli do të ishte çelës i suksesit dhe inkurajim që të prodhojmë sa më shumë prodhime vendore.

    Burimi: RTKLive

  • S’gabon Barcelona, deklason Getafen

    S’gabon Barcelona, deklason Getafen

    Kampionët në fuqi të Spanjës e kanë regjistruar fitoren e tetë radhazi në po aq xhiro të kampionatit, duke dëshmuar edhe një herë formën e shkëlqyer në këtë fillim të sezonit.

    Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë ideale, duke kaluar në epërsi që në minutat e para. Barcelona ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit dhe arriti ta zhbllokojë rezultatin pas një goditjeje që u devijua nga mbrojtja e Getafes, duke e lënë portierin David Soria të pafuqishëm.

    Barcelona vazhdoi të kërkonte golin e dytë dhe e gjeti atë pas një gabimi të rëndë të mbrojtësit Zaid Romero, i cili ia dhuroi topin Gabriel Jesusit. Sulmuesi brazilian nuk fali nga afërsia, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-0.

    Edhe në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e mbajti ritmin e lartë, duke krijuar disa raste të mira shënimi. Portieri Soria u detyrua të ndërhynte disa herë për ta mbajtur Getafen në lojë, por nuk arriti ta ndalte edhe golin e tretë.

    Jules Kounde e vulosi fitoren e Barcelonës, kur përfitoi nga një asistim i Lamine Yamalit dhe shënoi nga afërsia, duke e dërguar topin në rrjetë për 3-0.

    Në minutat e fundit, Barcelona pati mundësi ta thellonte edhe më shumë epërsinë, por Fermin Lopez nuk arriti ta konkretizonte një rast të mirë shënimi.

    Me këtë fitore, Barcelona e vazhdon startin perfekt në La Liga, me tetë fitore në tetë ndeshje, ndërsa Getafe pësoi humbjen e katërt radhazi si mysafire në elitën e futbollit spanjoll, pa arritur të shënojë gol në asnjërën prej tyre.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit: Referencë e dijes për shqiptarët e Kosovës

    Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit: Referencë e dijes për shqiptarët e Kosovës

    Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit: Referencë e dijes për shqiptarët e Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 54-vjetorit të themelimit, duke vlerësuar kontributin e saj në zhvillimin e shkencës dhe ruajtjen e trashëgimisë kombëtare shqiptare.

    Në mesazhin e urimit, Shiroka-Pula ka theksuar se Akademia, që nga themelimi nën drejtimin e profesor Aleks Budës e deri te udhëheqja aktuale nga Skënder Gjinushi, ka qenë një institucion i rëndësishëm i dijes, kërkimit shkencor dhe mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare.

    Ajo ka vlerësuar se gjatë 54 vjetëve të veprimtarisë, Akademia ka mbetur një nga shtyllat e identitetit intelektual shqiptar, duke ndërthurur ruajtjen e trashëgimisë me zhvillimin e shkencës, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

    Sipas presidentes, roli i këtij institucioni është veçanërisht i rëndësishëm në një kohë kur shoqëria shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri përballet me ndryshime të thella dhe ka nevojë të shtuar për dije dhe ekspertizë.

    “Për ne, shqiptarët e Kosovës, ky institucion ka qenë dhe mbetet një referencë e rëndësishme e dijes dhe e krenarisë kombëtare”, thuhet në urimin e Shiroka-Pulës.

    Presidentja ka shprehur gjithashtu dëshirën që Akademia të vazhdojë të jetë një hapësirë e hapur e dijes, ku studiuesit e rinj gjejnë frymëzim dhe ku Shqipëria e Kosova përfaqësohen denjësisht në botën e shkencës dhe kulturës.

    Në fund, ajo i ka uruar institucionit suksese të mëtejshme, botime të reja shkencore, projekte kërkimore dhe bashkëpunime ndërkombëtare që kontribuojnë në forcimin e shkencës shqiptare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit: Referencë e dijes për shqiptarët e Kosovës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës (VIDEO)

    Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës (VIDEO)

    Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës (VIDEO)

    Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori pjesë në një debat në Serbi për premtimet e partive në fushën e shëndetësisë, në kuadër të zgjedhjeve atje.

    Elek që e mohoi se është deputet i Kuvendit të Kosovës, foli në emër të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të Aleksandar Vuçiqit, transmeton Klankosova.tv.

    Ai njëkohësisht drejton spitalin në Mitrovicë që funksionon nën sistemin serb.

    Ndërkohë, në një tubim të SNS-së u shfaq edhe kryeterorristi Milan Radojçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Radojçiqi u paraqit në tubim i shoqëruar nga truproja, për t’i dhënë mbështetje Vuçiqit, i cili synon postin e kryeministrit të Serbisë.

  • Dua Lipa po bën namin me fitime, 23.4 milionë funte brenda një viti

    Dua Lipa po bën namin me fitime, 23.4 milionë funte brenda një viti

    Dua Lipa po bën namin me fitime, 23.4 milionë funte brenda një viti

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd, që përfshin të ardhurat nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale.

    Sipas Daily Mail, kjo shumë i bie afërsisht 64 mijë funte në ditë, ndërsa vlera e kompanisë së saj vlerësohet në rreth 73 milionë funte.

    Sukses të madh financiar ka shënuar edhe turneu i saj botëror “Radical Optimism”, i cili përfshiu 81 koncerte dhe gjeneroi rreth 162 milionë funte të hyra gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq, kompania Radical22 Live, e cila menaxhon financat e turneve, regjistroi 6.2 milionë funte fitim.

    Përveç muzikës, Dua Lipa ka zgjeruar aktivitetin e saj në fusha të tjera, përfshirë bashkëpunimet me marka ndërkombëtare, biznesin e kujdesit për lëkurën dhe kompaninë e saj të prodhimit të filmave.

    Sipas raportimeve, këngëtarja po përgatitet edhe për albumin e saj të katërt, ndërsa për vitin 2027 përflitet mundësia e një turneu të ri botëror.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dua Lipa po bën namin me fitime, 23.4 milionë funte brenda një viti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Djali i Jakup Krasniqit uron PDK-në për 27-vjetorin e themelimit

    Djali i Jakup Krasniqit uron PDK-në për 27-vjetorin e themelimit

    Djali i Jakup Krasniqit uron PDK-në për 27-vjetorin e themelimit

    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të saj.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kujtuar rrugëtimin e partisë, duke theksuar se ajo doli nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai ka vlerësuar se PDK-ja mori përgjegjësinë historike për ta shndërruar idealin e lirisë në një projekt shtetformues.

    “Gëzuar 27-vjetorin, Partia Demokratike e Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në urimin e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Djali i Jakup Krasniqit uron PDK-në për 27-vjetorin e themelimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali